Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528

Artikujt të cilët nuk bën t’i konsumoni bashkë: Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve

$
0
0

Me kombinimin e keq të artikujve mund të rrezikoni seriozisht shëndetin e sistemit tuaj të tretjes dhe të gjithë trupit

Artikujt e caktuar, nëse i hani bashkë, ndikojnë negativisht ndaj njëri-tjetrit dhe me të madhe zvogëlojnë vlerën e tyre ushqyese.

Pasoja e kombinimeve të këtilla janë fryrja, koliti, tretja e keqe, zorrët e irrituara, migrena, artriti, kandida ose lodhja kronike, posaçërisht pas racioneve.

Mishi dhe djathi

Kalciumi nga produktet e qumështit vështirëson absorbimin e hekurit nga mishi. Prandaj, me kombinimin e këtillë merren albumina të tepërta me prejardhje shtazore, gjë që i lodh veshkat, transmeton Telegrafi.

Mishi dhe patatja

Ky kombinim shkakton fryrje, gogësitje dhe gazra. Zbrazja e lukthit është e ngadalshme gjë që shkakton kapsllëkun, mirëpo edhe nxjerrje të shpejtuar të ushqimit të patretur. Ndjenja e molisjes dhe lodhjes është shfaqje shoqëruese.

Qumështi dhe kafja

Kafja e popullarizuar me qumësht për disa është shumë e rëndë, sepse këto dy artikuj bashkë krijojnë substancën për tretjen e së cilës nevojiten edhe deri në tri orë. /Telegrafi/

The post Artikujt të cilët nuk bën t’i konsumoni bashkë: Fryrja dhe gazrat janë vetëm fillim i problemeve appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>