Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2598

Nga ushqimi varet 90 për qind e humbjes së peshës: Top ushqimet që jua rrafshojnë barkun shumë shpejt

$
0
0

Dieta është komponent krucial për djegie të yndyrës, ndërkaq rreth 90 për qind e suksesit apo dështimit do t’i atribuohet ushqimit dhe pijeve që i konsumoni.

Sidoqoftë, dieta nuk nënkupton vetëm privimin nga ushqime të caktuara, por është vendim për një stil të jetesës, prandaj duhet të vendosni ta ndryshoni ushqimin që e hani, sasinë dhe shpeshtësinë e shujtave.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej ushqimeve më të mira që mund t’i konsumoni nëse jeni duke provuar të digjni dhjamin dhe të humbni peshë:

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është një prej mënyrave më të mira për të ndihmuar në procesin e djegies së yndyrës, sepse është i pasur me përbërës të cilët kontribuojnë në humbje të peshës.

Shega
Shega është e pasur me vitaminë C, vitaminë K, foliat dhe kalium. Sasia e lartë e fibrave ndihmon në sistem të tretjes, por edhe përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe performanca fizike.

Gjoksi i pulës
Gjoksi i pulës është një prej burimeve më të mira të proteinës, pasi që e ulë apetitin, e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbje të peshës.

Vezët
Vezët po ashtu janë burim i mirë i proteinës dhe i acideve yndyrore omega-3.

Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është i mbushur me acide yndyrore që e ulin kolesterolin, e përmirësojnë funksionin e trurit dhe i zvogëlojnë sulmet epileptike.

Farat chia
Farat chia janë të pasura me vlera ushqyese, e posaçërisht me fibra dhe proteina. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega-3, kalciumit, fosforit, magnezit dhe ju ndihmojnë t’i largoni shpejt kilogramët me dhjamë. /Telegrafi/

The post Nga ushqimi varet 90 për qind e humbjes së peshës: Top ushqimet që jua rrafshojnë barkun shumë shpejt appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2598


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>