Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2537

Shtimi i një luge vaj ulliri në ushqimet tuaja do të lehtësojë dhimbjen e nyjave

$
0
0

Lagështia e verës plus aktivitetet e tilla si kopshtaria mund të bëjnë të keni dhimbje në nyjat tuaja pak më shumë se zakonisht.

Ndërsa dhimbjet thjesht mund të jenë një simptomë e plakjes, ka gjëra që mund të bëni për të minimizuar dhimbjet tuaj.

Marrja e ushqyesve të duhur në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar, dhe siç rezulton, konsumimi i vajit të ullirit për dhimbje të nyjave mund të sjellë lehtësimin që po kërkoni.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është super ushqyes, i mbushur me antioksidantë për luftimin e moshës dhe yndyrna të shëndetshme.

Ai përmban sasi të lartë të yndyrave omega-3 që forcojnë trupin, si dhe një lloj yndyre të pangopur të quajtur acidi oleik.

Acidi oleik përbën rreth 73 për qind të përmbajtjes totale të yndyrës në vajin e ullirit dhe ka disa përfitime kryesore shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për nyjat tuaja.

Kështu që, nëse keni probleme me nyjat ose thjeshtë dëshironi të parandaloni problemet, filloni përdorimin e vajit të ullirit. /Telegrafi/

The post Shtimi i një luge vaj ulliri në ushqimet tuaja do të lehtësojë dhimbjen e nyjave appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2537

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>