Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2574

Ushqimet e pasura me vitaminë B12

$
0
0

Mungesa e vitaminës B12 shkakton aneminë megaloblastike, prandaj duhet të marrim sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine përmes ushqimit.

Ushqimet e pasura me vitaminë B12 janë: mëlçia dhe veshkat e shtazëve, molusqet, sardelet, mishi i kuq, drithërat, peshku ton, tharmi, trofta.

Anemia megaloblastike është një gjendje, në të cilën palca kockore prodhon qeliza të kuqe të pazakonta, të mëdha, me strukturë anormale dhe të papjekura.

(Foto: ASH Image Bank)

Deficienca e acidit folik dhe vitaminës B12 janë shkaktarët udhëheqës të anemisë megaloblastike.

Simptomat: Shumë pacientë nuk kanë simptoma, të tjerët kanë frymëzënie gjatë sforcimit fizik, lodhje, kokëdhimbje, parestezi në shputa, vështirësi në ecje, infertilitet.

Shenjat: Zbehje e mukozave, verdhëz e lehtë, inflamacion i gjuhës, shenja të neuropatisë. /Telegrafi/

The post Ushqimet e pasura me vitaminë B12 appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2574


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>