Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528

Ushqehuni si paraardhësit tanë dhe përfshini në ushqimin e përditshëm këtë drithë

$
0
0

Thekra quhet nga shumica e njerëzve “mbretëreshë e drithërave”, pra sigurisht që ka një arsye të mirë për këtë

Përmban minerale dhe vitamina, por shumë pak gluten dhe nisheste. Gjithashtu, është e shkëlqyeshme për personat të cilët vuajnë nga diabeti, transmeton Telegrafi.

Përfshijeni thekrën në ushqim edhe nëse keni tension të lartë të gjakut, sepse ul nivelin e triglicerideve kolesterinës në gjak.

Mirëpo, thekra ka edhe përparësi të pabesueshme për të gjithë ata të cilët kanë probleme me dhëmbët, sepse pengon paradentozën.

Ky drithë nuk është i butë sikur gruri dhe patjetër duhet të përtypet, andaj furnizon gingivitin me gjak, i cili automatikisht parandalon periodontitin.

Është i mirë edhe për “zorrët dembele”, andaj me të drejtë e quajnë “oxhakpastrues”, pasi që i pastron ato me themel. Kokrra e thekrës përmban 70% karbohidrate, 12% proteina, dhe pjesa tjetër është yndyrë, vitamina dhe fibra dietike.

Meqenëse një 100 gramë thekër ka 335 kalori, është e mirë për zëmër (mesracion) të përsosur e cila jep mjaft energji për gjithë ditën.

Një dietë e shëndetshme do të thotë shumë drithëra. Në këtë drejtim, mos harroni të futni herë pas here bukë thekre në meny.

Thekra është vërtetuar se ndihmon në humbjen e peshës, parandalon shfaqjen e gurëve në tëmth, ul kolesterolin, ruan shëndetin e zemrës, përshpejton tretjen dhe aktivitetin hormonal. /Telegrafi/

The post Ushqehuni si paraardhësit tanë dhe përfshini në ushqimin e përditshëm këtë drithë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>