Duhet të jeni të vetëdijshëm se bëhet fjalë për dietë restriktive. Prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet ta mbani më shumë se dy javë
Është shumë me rëndësi që në mënyrë strikte t’i përmbaheni rregullit kyç të kësaj diete- që çdo ditë të konsumoni nga gjysmë kilogrami kos. Nuk është aspak e rëndësishme se si do ta shpërndani këtë sasi të kosit nëpër vaktet tuaja.
Krahas kësaj kombinoni edhe pemët dhe perimet sipas dëshirës, transmeton Telegrafi.
Kosi është ushqim jashtëzakonisht i dobishëm. Përveçse normalizon aktivitetin e traktit gastrointestinal, përmirëson imunitetin, ndihmon në grumbullimin dhe eliminimi e toksineve nga organizmi dhe nxit metabolizmin.
Kosi përmban të gjitha materiet e domosdoshme ushqyese: yndyrat, karbohidratet dhe proteinat, duke e bërë atë pjesë të ushqimeve të ashtuquajtura ‘komplete’.
Dieta e thjeshtë ditore:
Mëngjesi
Përzierja e kosit dhe frutave të malit
Një filxhan çaj të gjelbër (ose lëng të pastër portokalli)
Dreka
Çaj të nxehtë bimor
Supë të ftohtë të përbërë nga kosi dhe kastravecët, të prerë në copëza të holla
100 g mish të zier
Sallata nga kastraveci, domatet dhe sos bimor
Një gotë limonade të ftohtë (pa sheqer)
Pasdite
Domate me kos. Në kos shtoni pakëz mustardë, kripë dhe përzieni një kohë të shkurtë
Darka
Një filxhan çaj të ngrohtë bimor
Bizele me kos
Një gotë limonade të ftohtë (pa sheqer)
Rekomandimet
● Kos- 500 gr në ditë
● Pemë- 300 gr në ditë (këtu nuk përfshihen rrushi, pjepri dhe shalqiri, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që përmbajnë)
● Mish- deri në 100 gr në ditë (mish pule pa lëkurë dhe mish peshku)
● Perime – deri në 600 gr
Nuk duhet harruar aktivitetin fizik. Çdo ditë ndani së paku gjysme ore për çfarëdolloj aktiviteti fizik. Nëse nuk jeni në gjendje që të merreni me ndonjë lloj sporti ose të shkoni në palestër, atëherë së paku ecni gjysmë ore.
Krahas kësaj kini në mendje dy rregulla bazë- ecja duhet të jetë më e shpejtë dhe nuk duhet anashkaluar asnjë ditë. /Telegrafi/
The post Dieta me kos eliminon pesë-gjashtë kilogramë për dhjetë ditë appeared first on Telegrafi.