Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2535

Gabimet që mund të bëni gjatë kujdesit për dhëmbët

Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik. Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.

Në këtë artikull ju njohim me gabimet e zakonshme që mund të bëni gjatë rutinës të pastrimit:

Pastroni vetëm dhëmbët

Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqendrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve. Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Përdorimi i një furçe me fije të forta

Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë. Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.

Nuk përdorni fillin dentar

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët. Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë, shkruan AgroWeb.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme

Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta. Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme. Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.

Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht

Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini.

The post Gabimet që mund të bëni gjatë kujdesit për dhëmbët appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2535

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>