Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2532

Vaji i arrës nxit rritjen dhe volumin e flokëve

$
0
0

Vaji i kokosit, ullirit dhe arrës janë vetëm disa nga vajrat natyralë që vlerësohen me përfitime të shumta shëndetësore për flokët, lëkurën e kokës dhe pjesë të caktuara të lëkurës

Vajrat me presion të ftohtë kanë vlera jashtëzakonisht të larta, janë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe kanë një numër të cilësive mjekësore, transmeton Telegrafi.

Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin.

Vaji i arrës nxit rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre. I bën ato më të shndritshëm dhe më të fortë, ndihmon në luftimin e zbokthit, pasi parandalon qërimin e lëkurës së kokës dhe ka veti të buta antiseptike.

Arrat janë të pasura me kalium dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave. Vaji është i dobishëm për trajtimin e acarimeve dhe infeksioneve të ndryshme të lëkurës.

Vaji i arrës është i destinuar për nuancat më të errëta të flokëve, rikthen shkëlqimin, plotësinë dhe volumin e tyre.

Konsultohuni me një dermatolog ose estetist nëse ju përshtatet ky vaj, ndërsa trajtimi do të duhej të rrisë vëllimin e flokëve dhe të forcojë skalpin.

Vaji i arrës përftohet duke shtrydhur arrat dhe gjithashtu ka shumë përbërës të dobishëm.

Ekzistojnë dy lloje të vajit të arrës në dispozicion, vaj i shtypur në të ftohtë dhe i rafinuar.

Vaji i arrës organike me presion të ftohtë përbëhet nga shumica e ushqyesve që janë të rëndësishëm për shëndetin tonë dhe për këtë arsye është më i shtrenjtë.

Nga ana tjetër, vaji i rafinuar ka një sasi pak më të ulët të lëndëve ushqyese thelbësore dhe zakonisht përdoret në shërbim të bukurisë dhe kujdesit.

/Telegrafi/

The post Vaji i arrës nxit rritjen dhe volumin e flokëve appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2532


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>