Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2532

Rebel Wilson tregon më në fund sekretin pas humbjes së mahnitshme të peshës

$
0
0

Rebel Wilson ka zbuluar mënyrën shumë të thjeshtë se si ajo humbi 35 kilogram gjatë ‘vit të saj të shëndetit’ në 2020.

Në një intervistë për Apple Fitness+, aktorja, 41 vjeçe, pranoi se ecja – në vend të ushtrimeve të pafundme me intensitet të lartë – ka qenë në fakt arma e saj sekrete për humbjen e peshës .

Rebel tha se një mjek e kishte këshilluar që të fillonte të ecte, duke këmbëngulur se ishte ‘mënyra më e mirë’ që ajo të humbte kilogramët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)


“Doktori më tha: ‘Rebel, mënyra më e mirë për të humbur yndyrën e padëshiruar të trupit është thjesht ecja’”, shpjegoi ajo.

“Nuk duhet të jetë me intensitet të lartë, nuk duhet të jetë përpjetë, thjesht ecje e moderuar një orë në ditë. Dhe nëse mund ta bëni këtë, për ju, për llojin e trupit tuaj, është mënyra më e mirë për të humbur yndyrën e padëshiruar të trupit”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)


Rebel u bë titull në mbarë botën pasi e shpalli 2020-ën si ‘viti i saj i shëndetit’ dhe që atëherë ka humbur rreth 35 kilogram. /Telegrafi/

The post Rebel Wilson tregon më në fund sekretin pas humbjes së mahnitshme të peshës appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2532


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>