Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2531

Ushqimet që paraqesin rrezikun më të lartë për sëmundjet koronare të zemrës

$
0
0

Nëse dëshironi ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme, nuk mjafton vetëm aktiviteti fizik. Duhet të shmangni ushqimin e keq, veçanërisht ‘hot dogët’.

Hot dogët përmbajnë natrium, yndyra të ngopura dhe konservues, të cilët e bëjnë veçanërisht të dëmshëm për zemrën. Përveç hot dogëve, lista e ushqimeve më të dëmshme përfshin mishin e shijshëm (gustator) dhe proshutën – raporton Eat This, Not That.

Sipas një analize të publikuar në Current Atherosclerosis Reports, konsumimi i mishit të përpunuar çon në një rrezik më të lartë të sëmundjeve koronare të zemrës në krahasim me mishin e kuq të papërpunuar. Mishi i përpunuar mund të përmbajë deri në 400 herë nivel më të lartë të natriumit.

(Foto: Facebook/Nathan’s Famous)

Një përmbledhje e 13 studimeve grupore nga viti 2021 doli në një përfundim të ngjashëm. Konsumimi i rregullt i mishit të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve koronare me 18 për qind, ndërsa mishi i papërpunuar e rrit atë me vetëm nëntë për qind.

Kjo është mënyra se si duhet të strukturoni dietën tuaj për të parandaluar sëmundjet e zemrës Kjo është mënyra se si duhet të strukturoni dietën tuaj për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Disa njerëz e zëvendësojnë ushqimin e lartpërmendur jo të shëndetshëm me mish viçi ose gjeldeti.

(Foto: State Street Meats)

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe këto ushqime nuk janë aq të shëndetshme. Në fakt, mishi i përpunuar duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur. /Telegrafi/

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

The post Ushqimet që paraqesin rrezikun më të lartë për sëmundjet koronare të zemrës appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2531


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>