Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528

Fryrja e stomakut: Lëngu me limon dhe kastravecë e largon këtë problem menjëherë

$
0
0

Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj.

Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit, transmeton Telegrafi.

Por, Jason Vale, i njohur si ekspert i nutricionit, ka këshilluar gjatë një interviste të konsumoni lëng që përbëhet me limon, kastravecë, mollë dhe pjeshkë për ta zvogëluar fryerjen e barkut.

“Limoni dhe kastraveci e pastrojnë sistemin e trupit. Duke shtuar mollë dhe pjeshkë ju e bëni pijen të pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në funksionimin e duhur të organizmit”, ka thënë ai.

Edhe nutriconistja Stephanie Middleberg ka sugjeruar se kastraveci dhe limoni ndihmojnë në zvogëlimin e fryerjes së barkut.

“Jo vetëm se merrni vitaminë C nga limoni, por është mënyrë e mahnitshme edhe për të ndihmuar në sistemin e tretjes. Në anën tjetër, kastraveci rekomandohet për shkak se ndihmon në uljen e ënjtjes”. /Telegrafi/

The post Fryrja e stomakut: Lëngu me limon dhe kastravecë e largon këtë problem menjëherë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>