Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528

Shafrani është çelësi për një jetë më të gjatë

$
0
0

Jetën mund t’ia zgjatni vetes vetëm duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës.

Lënia e duhanit e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri, sëmundjeve të zemrës, etj., transmeton Telegrafi.

Bashkë me ushtrimet fizike, ekspertët shëndetësorë thonë se edhe ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është gjë kruciale për të jetuar më gjatë, ku një nga ushqimet e rekomanduara është vaji i ullirit.

Në anën tjetër, edhe shafrani është bërë i njohur viteve të fundit falë përfitimeve shëndetësore që sjell.

Shafrani është i mbushur me curcumin, i cili ndihmon në lehtësimin e inflamacionit afatgjatë, ku kryesisht nga kjo përfiton truri.

Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kelllow thonë se nuk është shafrani i vetmi produkt që duhet ta shtoni në pjatën tuaj, por edhe specin e zi, kanellën dhe xhenxhefilin.

Sipas tyre, shafrani dhe këto ushqime tjera na mbrojnë nga kanceri, na ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit, e luftojnë inflamacionin, etj. /Telegrafi/

The post Shafrani është çelësi për një jetë më të gjatë appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2528


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>