Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2532

Mungesa e vitaminës D – kërpudhat janë burim i mahnitshëm i vitaminës së diellit

$
0
0

Vitamina D është e domosdoshme për trupin, pasi që i mban eshtrat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Me mungesë të vitaminës D, trupi e ka të vështirë ta rregullojë sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës D mund të shpijë edhe në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në deformime të ndryshme.

Por, sipas tyre, rrezikun e mungesës së vitaminës D mund ta ulni duke ngrënë më shumë kërpudha.

Llojet e caktuara të kërpudhave, sipas sajtit ‘Everyday Health’, ju ndihmojnë ta shmangni mungesën e kësaj vitamine.

Ekspertët bëjnë të ditur se disa prej kërpudhave trajtohen me rreze ultravjollcë, gjë e cila u jep atyre vitaminë D.

Sasia e vitaminës D që përmbajnë kërpudhat varet nga ajo se me sa shumë dritë ultravjollcë janë trajtuar, por mund të përmbajnë deri në 17 miligramë.

Nëse ju keni nivele të ulëta të vitaminës D, do të ndiheni të lodhët, të dobët dhe në përgjithësi pa disponim.

Vlen të ceket se kërpudhat në mënyrë natyrale nuk ofrojnë sasi të larta të vitaminës D, por disa lloje që trajtohen me rreze UV e bëjnë këtë. /Telegrafi/

The post Mungesa e vitaminës D – kërpudhat janë burim i mahnitshëm i vitaminës së diellit appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2532


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>