Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2537 articles
Browse latest View live

Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT!

$
0
0

Konsumimi i frutave që përmbajnë agrume është tejet i rekomandueshëm për njerëz që kanë probleme me peshën e tepërt, pasi që këta fruta janë të pasur me vitamine dhe antioksidantë të cilët e inkurajojnë humbjen e peshës.

Dieta e limonadës është përdorur për humbjen e peshës për më shumë se pesë dekada nga njerëzit të cilët duan ta kenë trupin në formë dhe të shëndetshme dhe nga njerëzit të cilët dëshirojnë të humbin peshë pa dieta me elemente të veçanta si vitamine etj., transmeton Telegrafi.

Detoksikimi me limonadë jo vetëm që përdoret për humbje të peshës, por edhe e furnizon trupin me vitamina të cilat e mbajnë trupin të shëndetshëm dhe në formë. Veç kësaj, kjo dietë e çuditshme por tejet e mirë, është shumë e lehtë për t’u mbajtur.

Duhet ta konsumoni një përzierje të lëngut të limonit dhe ujit në stomak të zbrazët çdo ditë, pasi të jeni zgjuar në mëngjes. Kjo dietë e detoksikon organizmin dhe do t’i humbni deri në 10 kilogramë për vetëm dy javë.

Ndiqni këto instruksione:

Dita e parë: Një limon i përzier me një gotë ujë

Dita e dytë: Dy limonë të përzier me dy gota ujë

Dita e tretë: Tre limonë të përzier me tri gota ujë

Dita e katërt: Katër limonë të përzier me katër gota ujë

Dita e pestë: Pesë limonë të përzier me pesë gota ujë

Dita e gjashtë: Gjashtë limonë të përzier me gjashtë gota ujë

Dita e shtatë: Tre limonë të përzier me 10 gota ujë

Dita e tetë: Gjashtë limonë të përzier me gjashtë gota ujë

Dita e nëntë: Pesë limonë të përzier me pesë gota ujë

Dita e 10’të: 4 limonë të përzier me katër gota ujë

Dita e 11’të: Tre limonë të përzier me tri gota ujë

Dita e 12’të: Dy limonë të përzier me dy gota ujë

Dita e 13’të: Një limon i përzier me një gotë ujë

Dita e 14’të: Tre limonë të përzier me 10 gota ujë.

Produkti i përbërë nga lëngu i limonit dhe uji duhet të konsumohet i tërë përnjëherë. Sidoqoftë. Nëse ndjeni vështirësi në konsumimin e menjëhershëm, atëherë mund të pini vetëm aq sa mundeni, por pjesën e mbetur patjetër se duhet ta pini më vonë.

Është e rëndësishme të ceket se personat me probleme gastrointestinale duhet ta shmangin këtë dietë. /Telegrafi/

The post Humbni 10 KILOGRAMË për vetëm DY JAVË me dietën e LIMONIT! appeared first on Telegrafi.


Përdorimi i shkopit të kanellës në kuzhinë

$
0
0

Të gjithë e pëlqejnë aromën që shkopi i kanellës lëshon midis rrobave apo i vendosur në ambientet e shtëpisë. Aroma e tij preferohet shumë tek ëmbëlsirat, por jo vetëm.

Ndaj, ne sot do të u tregojmë se ku ta përdorni shkopin e kanellës që mbani në kavanozin e qelqit tek rafti i erëzave.

Është koha që shkopi i kanellës të përdoret në të gjitha mënyrat e mundshme për të lëshuar aromën dhe shijen e veçantë në gatime të ndryshme.

Nxirreni nga rafti ku e mbani, dhe mos harroni ta përdorni! Ushqime dhe gatime të ndryshme kanë nevojë për shijen e tij.

– Si fillim, vendoseni në një çajnik me ujë të nxehtë për një filxhan me çaj të ngrohtë kanelle.

cinnamon-tea-wallpaper-4073-4287-hd-wallpapers

– Nëse për në mëngjes keni vendosur të gatuani bollgur, mund t’i shtoni një shkop kanelle gjatë kohës që është duke u gatuar.

– Mund ta vendosni në mes të kafes suaj përpara se ta konsumoni.

– Gjatë kohës që po gatuani mish mund ta hidhni në tenxhere.

cs4

– Shkopin e kanellës mund ta përdorni për t’i dhënë shije salcës së përgatitur nga ju, qoftë kjo me mollë ose dardhë.

– Para se të piqni në furrë mishin, mund t’i bëni disa vrima dhe t’i vendosni disa shkopinj kanelle për të lëshuar aromën e tyre.

– Shkopin e kanellës mund ta përdorni edhe gjatë kohës që po gatuani oriz, kuskus ose thjerrëza duke e hedhur së bashku me to në tenxhere.

Besoj se nuk u kishte vajtur më parë mendja për këto përdorime të kanellës, shkruan Bordo. Tani që i lexuat, përdorini për të patur një shije edhe më të veçantë të ushqimit tuaj. /Telegrafi/

The post Përdorimi i shkopit të kanellës në kuzhinë appeared first on Telegrafi.

Qesharake, por e vërtetë: DIETA është si SEKSI i keq

$
0
0

Lexoni në vijim përse dieta është e tmerrshme sikur seksi i keq.

Mendoni vetëm për picë

Kur jeni në dietë vazhdimisht mendoni për atë që do të dëshironit të hani, por që e keni të ndaluar. Kjo më së shpeshti është… Pica! Nga ana tjetër, kur keni seks të keq, gjithashtu mendoni për atë që ju mungon… seksi i mirë!

Ndiheni të gjorë

Derisa jeni në dietë në mendje ju është ushqimi dhe racioni pasues, ndonëse pas kësaj më në fund to të jeni të ngopur. Kur keni seks të keq, gjithashtu shpresoni që herën tjetër do të jetë më mirë, së paku pak më i mirë, transmeton Telegrafi.

Kur do të jetë fundi?!

Kur dëshirojmë të humbin mbipeshën i caktojmë vetes ndonjë fat deri kur mund të jemi në dietë. Atëherë mesi presim që ditët e kaluara në uri të përfundojnë. Kur kemi seks të keq, gjithashtu mezi presim të përfundojë!

healthy-soup-unhappy-diet

Gjithmonë jeni të lodhur

Nëse keni vendosur për dietën të cilën nuk jua ka përshkruar mjeku, por mikja apo ndokush “që hiqet si i ditur”, mund t’ju ndodhë që pas disa ditësh të filloni të ndieni rraskapitje dhe mungesë force, sepse organizmit tuaj i mungojnë proteinat dhe “karburanti” tjetër të cilin e marrim me ushqim. Gjithashtu është njësoj edhe kur nuk jeni të kënaqur me seksin, – nuk ju intereson asgjë!

Pyesni – përse kjo po ju ndodhë bash juve?!

Në fillim të çdo diete nuk jemi plot entuziazëm dhe u gëzohemi ditëve kur do të zgjohemi me humbjen e gjysmës së peshës. Mirëpo, humbja e kilogramëve është proces i gjatë dhe i mundimshëm, gjatë të cilit shpesh pyesim – të vazhdojmë apo jo.

Gjithashtu edhe kur është fjala për seksin e keq: i gëzohemi “rrokullisemi në krevat”, nuk e heqim buzëqeshjen nga fytyra derisa… derisa nuk e kuptojmë që “nuk është ajo që duam”. Të ngriheni nga shtrati apo të hiqni dorë, është çështja tani? /Telegrafi/

The post Qesharake, por e vërtetë: DIETA është si SEKSI i keq appeared first on Telegrafi.

Menyja e KIM KARDASHIAN: Si të humbni 15 kg dhe të ruani linjat e trupit!

$
0
0

Provojeni dietën në të cilën betohet Kim Kardashian!

Kim sërish thotë se, pas lindjes së djalit Saint, ka rikthyer linjat e trupit “pothuajse deri në përsosmëri”, ndërkaq linjat sipas të cilave është e njohur akoma janë po ato.

Starleta e njohur betohet në dietën e Atkinsonit dhe, përveç që i përmbahet regjimit të rreptë të ushqimit, i cili nuk lejon më shumë se 1.800 kalori në ditë, ushtron me përkushtim në palestër dhe tashmë ka arritur t’i humbë më shumë se 30 kilogramë të fituar gjatë shtatzënisë.

Tani gjoja ka më pak se 60 kg. Ja se çka përmban menyja ditore e zonjës West, transmeton Telegrafi.

Hidratimi: prej 1,5 deri në 2 litra ujë

Dita e parë

Kafjalli: Omëletë me mish të tymosur gjel deti
120 ml jogurt grek me 1/3 e filxhanit boronica
Zamra: Kek me çokollatë të zezë dhe drithëra nga programi i Atkinsit
Dreka: Mish i pulës i pjekur në skarë me spinaq dhe me salcë nga djathi feta
Zamra: 1 karotë e madhësisë mesatare dhe 4 lugë humus
Darka: Shojzë me limon dhe sherbelë dhe bizele të ziera në avull

Gjithsej kalori 1.504

Dita e dytë

Kafjalli: Simite me mish pule dhe luledielli salcë dhe djathë
Zamra: Një gjysmë molle e madhësisë mesatare
60 gramë djathë të pastër
Dreka: Burger me mish gjeldeti me ajolie, domate, tranguj dhe qepë
Zamra: Çokollatë karamele e Atkinsit
Darka: Mish pule të pjekur me rozmarinë dhe limon bashkë me shpargull skare
1/3 e filxhanit oriz integral

Gjithsej kalori: 1561

Dita e tretë

Kafjalli: Vezë syze, speca të gjelbër të pjekur
1/8 e pjeprit
Zamra: Vanilje frape
Dreka: Brumë nga kungulleshkat me suxhuk nga mishi i pulës
Zamra: Çokollatë e Atkinsit me vanilje, pemë dhe drithëra
Darka: Mish zogu i pjekur në skarë me lulelakër, makarona dhe djathë

/Telegrafi/

Van Nuys, CA - Kim Kardashian appears to be sweating under her lady lumps as she leaves the Bunim-Muray productions studio in a cleavage baring skin tight green dress and tan heels with a smile. June 21, 2016, Image: 291994302, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, AKM-GSI

The post Menyja e KIM KARDASHIAN: Si të humbni 15 kg dhe të ruani linjat e trupit! appeared first on Telegrafi.

Dëshironi që bananet t’i ruani sa më gjatë të freskëta? Duhet ta bëni vetëm një gjë (video)

$
0
0

Sa më shumë që të qëndrojnë, shansi më i madh është që bananet të marrin ngjyrë të errët dhe të bëhen shumë të buta.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se janë të prishura, por shumica nesh i do më shumë kur janë më të forta dhe të freskëta.

Si t’i mbajmë të freskëta? Ekziston një truk i thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Tashmë e dini që bananet nuk do të duhej t’i mbani në frigorifer. Ajri i ftohtë do t’i bëjë që kjo perime të marrin ngjyrë të errët, andaj mënyra më e mirë është t’i mbani sa më larg frigoriferit.

Bëni këto veprime: rrënjën e bananes mbështilleni me folie najloni. Në këtë mënyrë rrënja nuk do të marrë ngjyrë të errët, andaj më gjatë do të ruajë freskinë dhe nuk do të bëhet tepër e butë.

Shikoni se si duhet ta bëni këtë:

/Telegrafi/

The post Dëshironi që bananet t’i ruani sa më gjatë të freskëta? Duhet ta bëni vetëm një gjë (video) appeared first on Telegrafi.

DIETA E DEMBELIT: Më e mira për HUMBJE të SHPEJTË të PESHËS!

$
0
0

Nëse jeni lodhur me punën në tavolinë, punën pas orarit apo thjesht nuk dëshironi ta lini shtëpinë dhe të shkoni në palestër pavarësisht se dëshironi të humbni peshë, atëherë kjo dietë e dembelit është zgjedhja e duhur për ju.

Përbërësit kryesor të saj janë kanella dhe mjalti, pjesë e dietave më të përdorura kohëve të fundit. Kjo dietë mund të përdoret në çaj, qumësht të nxehtë apo thjesht të hahet ashtu siç është. Mjalti dhe kanella do t’ua shpejtojnë metabolizmin dhe do t’ju ndihmojnë të digjni qindra kalori vetëm duke qëndruar ulur dhe pa kryer ndonjë aktivitet fizik, transmeton Telegrafi.

Për t’i gëzuar këto efekte në mënyrën më të mirë të mundshme, ekspertët rekomandojnë ta përdorni një pjesë të kanellës me dy pjesë mjaltë. Receta funksionon kështu:

– 250 ml ujë

– Një lugë gjelle kanellë organike

– Dy lugë gjelle mjaltë

Vendoseni ujin në një tas dhe nxeheni derisa të filloj të vloj. Pastaj futeni kanellën në një pjatë të thellë dhe digjeni me ujë të vluar. Përzieni lëngun mirë, mbulojeni pjatën mirë dhe lëreni të ftohet derisa të jetë mjaftueshëm e sigurt për t’u konsumuar. Posa të ftohet, shtoni mjaltin dhe përzieni.

Sigurohuni që asnjëherë të mos e shtoni mjaltin kur uji është i nxehtë pasi që nxehtësia vetëm i shkatërron enzemat dhe vlerat ushqyese të mjaltit. Pijen duhet ta vendosni në frigorifer për 24 orë.

Mos e ngrohni para se ta përdorni.

Preferohet ta konsumoni gjysmën e produktit para se të flini, menjëherë pas përgatitjes dhe gjysmën tjetër në mëngjes. Efektet e humbjes së peshës do t’i shijoni vetëm nëse e konsumoni pijen në stomak të zbrazët.

Veç humbjes së peshës, kjo pije ua ngritë edhe nivelet e energjisë dhe i rrit nivelet e libidosë. /Telegrafi/

The post DIETA E DEMBELIT: Më e mira për HUMBJE të SHPEJTË të PESHËS! appeared first on Telegrafi.

Këto ushqime assesi nuk duhet t’i ri-nxehni në mikrovalë

$
0
0

Pavarësisht se sa e shijshme dhe i shëndetshëm është ushqimi që e keni përgatitur, ai mund t’i humb vlerat e veta ushqyese, e gjithashtu mund t’ju helmojë nëse e ri-nxehni në mikrovalë.

Këto janë disa nga ushqimet të cilat duhet t’i hani menjëherë si të gatuhen dhe assesi nuk duhet t’i ri-nxehni prapë:

Selino

Selino është përbërës i mahnitshëm për supë, por vetëm deri në momentin kur nuk e nxehni në mikrovalë. Selino përmban nitrate të cilat shndërrohen në nitrite toksike dhe nitrosamine kanceroze pasi ta ri-nxehni, transmeton Telegrafi.

Vezët

Këtu duhet të keni kujdes të gjithë: pasi t’i ri-nxehni vezët, ato bëhen toksike. Prandaj, konsumoni vezët të ftohta ose hidhni në bërllok, por assesi mos i ngrohni prapë.

Spinaqi

Shumë njerëz që ushqehen shëndetshëm, e fusin spinaqin në shujtat e tyre ditore sepse përmban shumë vitamine dhe minerale. Por, njëjtë sikurse selino, edhe spinaqi është i mbushur me nitrate të cilat shndërrohen në nitrite dhe nitrosamine pasi t’i rinxehni.

Patatet

Patatet të cilat i rinxehni e humbin shijen dhe shumë vlera ushqimore.

Orizi

Orizi është i pasur me vitamine, minerale dhe amino acide, por gjithashtu përmban spore të baktereve, të cilat mbijetojnë edhe pas gatimit. Nëse orizi lihet në ambient me temperaturë të dhomës pasi të përgatitet, bakteret vetëm shumëzohen dhe kjo mund t’ju shkaktojë helmim nga ushqimi.

Rinxehja nuk e zgjidh këtë problem, prandaj është mirë ta konsumoni orizin menjëherë ose ta fusni në frigorifer brenda një ore pasi e keni gatuar. /Telegrafi/

The post Këto ushqime assesi nuk duhet t’i ri-nxehni në mikrovalë appeared first on Telegrafi.

Gjashtë lëngjet e shëndetshme që parandalojnë dhe trajtojnë aneminë

$
0
0

Nëse dëshironi që ta trajtoni aneminë dhe po ashtu të ndiheni me energji si kurrë më parë gjatë gjithë ditës, atëherë këto lëngje duhet të jenë të parat që i pini në mëngjes.

LËNGU I MAJDANOZIT PËR PARANDALIM DHE TRAJTIM TË ANEMISË

Majdanozi është bimë e zakonshme, përbërësit e të cilit kanë vlera në mjekësinë alternative dhe në gatim. Është i pasur me hekur, por edhe me vitamina dhe antioksidues që promovojnë detoksimin e trupit.

Përbërësit: 1 grusht majdanoz; Lëngu nga 1 limon; 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni majdanozin mirë. E copëtoni në disa pjesë. E vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin. I përzieni për disa minuta. E pini menjëherë, preferohet para kafjallit.

LËNGU NGA PANXHARI DHE THARMI I BIRRËS

Panxhari është perime e pasur me hekur, që është i përsosur kundër simptomave të anemisë. Dhuron energji, që lufton dhimbjet, ndërsa nutrientet nga ai forcojnë flokët dhe thonjtë e dobët.

Përbërësit: 1 panxhar; 1 karotë; 1 lugë tharmë të birrës (5 gr); 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Panxharin dhe karotën i copëtoni në pjesë dhe i vendosni në blender. Shtoni gotën me ujë dhe lugën me tharmin e birrës dhe i përzieni për disa minuta. Lëngun e pini menjëherë.

LËNGU ME MANAFERRA, DREDHËZA DHE MOLLË

Ky lëng i shijshëm jo vetëm se përmban hekur, por edhe fibra e antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

Përbërësit: 2 manaferra; 3 dredhëza; 1 mollë; 1/2 e gotës ujë (100 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni manaferrat dhe dredhëzat dhe i futni në blender. Copëtoni mollën dhe ia shtoni përbërësve e tjerë. Mos harroni t’i hiqni farat. Shtoni gjysmë gotë me ujë për ta lehtësuar përzierjen. E pini në mëngjes.

maxresdefault_3

LËNGU ME RREPKË DHE LAKËRISHTË

Lëngu nga rrepka dhe lakërishta posedon pak kalori dhe mund të përfshihet në ushqimin tuaj si preventivë e anemisë dhe të kontrolloni plogështinë dhe dhimbjet.

Përbërësit: 5 copë lakërishtë; 4 rrepka; 2 grushte spinaq; 1 gotë ujë (200 mL), transmeton gazeta Kosova Sot.

Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. Shtoni një gotë me ujë dhe e pini para kafjallit.

LËNGU ME KAROTË DHE LAKËRISHTË

Karotat dhe lakërishta ofrojnë një sasi të shëndetshme me fibra, vitamina dhe mineraleve esenciale që rigjallërojnë trupin. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu parandalon simptomat e anemisë dhe ndihmon në përmirësimin e performancave mendore dhe fizike.

Përbërësit: 3 karota; 2 copë lakërishtë; 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. I përzieni së bashku me një gotë me ujë. Kur të jenë përzier, e pini sa më shpejtë që është e mundur. Mund të pini dy gota të tilla në ditë.

LËNGU ME SPINAQ, KAROTA DHE SELINO

Ky lëng i perimeve përmban vitamina dhe minerale që shtojnë energjinë trupore kur shfaqen dhimbjet kronike dhe anemia.

Përbërësit: 5 karota; 1 kërcell selino; 1 grusht spinaq; 1 gotë me ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Përbërësit i pastroni mirë, i përzieni në një enë dhe i hidhni në blender me një gotë ujë. Përzieni për disa minuta. E shërbeni të freskët, para kafjallit. /Telegrafi/

The post Gjashtë lëngjet e shëndetshme që parandalojnë dhe trajtojnë aneminë appeared first on Telegrafi.


Ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve

$
0
0

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave:

Vezët: Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.

Mishi i pulës: Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit, këshillon Anabel. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.

Banania: Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikë, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin. /Telegrafi/

The post Ushqimet që ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve appeared first on Telegrafi.

Dieta e cila vërtet ka sukses, madje për një muaj: Sheherzada është dobësuar 7 kg, Sulejmani 14!

$
0
0

Për shkak të xhirimit të serisë së re, Halit Ergenç është detyruar të dobësohet, andaj Berguzar ka marrë gjërat nën kontroll dhe ka aplikuar menynë familjare.

Seria turke “Ti je atdheu im” (Vatanim Sensim), bindshëm është më e shikuara në vend. Për të portretizuar besnikërisht personazhin e të burgosurit, Haliti shpejt është detyruar të dobësohet, por edhe për të ruajtur megjithatë forcën për xhirime të mundimshme.

Aty është bashkëshortja e tij energjike Berguzar Korel, e cila gjërat i ka marrë vetë nën kontroll dhe ka organizuar menynë sipas së cilës Haliti për një muaj e gjysmë ka hequr 14 kilogramë, ndërkaq ajo rreth 7, transmeton Telegrafi.

“Ushqehem me perime të gjelbra dhe me mish gjysmë të pjekur”, ka zbuluar Haliti i cili me disiplinën ushtarake i është përmbajtur regjimit të cilin ia ka përcaktuar bashkëshortja.

“Gjithashtu, nga ushqimi kam eliminuar sheqerin, ushqimet me gluten dhe produktet e qumështit. Në të vërtetë, mund të them që kam qenë në ushqim të papjekur”, ka pranuar aktori i famshëm.

Ato ditë Haliti ka ngrënë spinaq të gjelbër, selino, panxhar të kuq, karotë, avokado, mollë të gjelbra dhe xhenxhefil, por që të gjitha i ka njomur me limonadë dhe me lëng të bërë nga mugujt e drithërave.

Ka ngrënë 2 lugë fara liri para drekës. Për një muaj ka humbur 15 kg dhe ka rregulluar kolesterinën!

Megjithatë, racionet nuk kanë qenë monotone, sepse bash e dashura e tij ia ka përgatitur sallatë nga kinoe, çorbë nga kungujt, biskota nga bademet dhe farat e lirit apo të bademit, arrat indiane, kakaos e gjalpit dhe kokosit, si edhe ëmbëlsira nga hurma, kakao, portokalli dhe menta.

Të gjitha i ka bërë me shumë dashuri dhe kreativitet andaj nuk është për t’u çuditur që Haliti, edhe pse ka humbur aq shumë kilogramë, thjesht po shkëlqen. /Telegrafi/

The post Dieta e cila vërtet ka sukses, madje për një muaj: Sheherzada është dobësuar 7 kg, Sulejmani 14! appeared first on Telegrafi.

Përse nuk duhet të hani portokall përpara se të shtriheni

$
0
0

Për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqyese të portokallit, nuk duhet t’i hani përpara se të shkoni për të fjetur, sidomos nëse vuani nga gastriti!

Nëse e keni dëgjuar shprehjen “portokalli në mëngjes është ar, në drekë argjend ndërsa në darkë plumb”, duhet të dini që nuk është pa të vërteta brenda.

Në darkë, portokalli mund të jetë i bezdisshëm, por edhe i dëmshëm për organizmin.

Arsyet janë dy!

Së pari sepse edhe frutat kanë sheqer i cili tjetërsohet në kalori njësoj si ëmbëlsirat. Mos mendoni se meqenëse po hani një frutë e jo një ëmbëlsirë, keni vepruar mirë!

Në rastin e portokajve, aciditeti i tyre dëmton edhe më tepër njerëzit që vuajnë nga gastriti! Ndjesia e djegies në stomak do të rritet dhe tretja e ushqimit do të rëndohet.

Duhet theksuar se edhe agrumet e tjera si limoni apo qitro, kanë të njëjtin efekt!

The post Përse nuk duhet të hani portokall përpara se të shtriheni appeared first on Telegrafi.

Arsyet pse duhet të konsumoni një lugë vaj ulliri çdo mëngjes

$
0
0

Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci apo për higjienën personale.

 Ajo çka e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopura, sidomos acidit oleik dhe antioksidues të ndryshëm.

Për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”.

Nëse do të konsumoni një lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:

Sëmundjen e dementias

Një nga shkaktarët e sëmundjes së alcejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

Parandalon kancerin

Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit.

Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.

Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit, njofton shendet+.

Ndihmon në rënien në peshë: vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Ja sa vaj ulliri duhet të konsumoni çdo ditë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme:

Për tretjen: 30 ml vaj ulliri

Për tensionin e lartë të gjakut: 30-40 ml vaj ulliri ektra të virgjër, si pjesë të dietës. Një opsion tjetër është duke përdorur 400 mg të sktrektit të gjethes së ullirit 4 herë në ditë.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës: 50 ml në ditë.

Për kolesterolin e lartë: 23 ml vaj ulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji).

/Telegrafi/

The post Arsyet pse duhet të konsumoni një lugë vaj ulliri çdo mëngjes appeared first on Telegrafi.

Mos e përdorni më shumë se katër ditë: Kjo pije ju ndihmon t’i humbni KATËR KG për KATËR DITË

$
0
0

Ushqimi që konsumojmë ka shpirë që një numër i madh i njerëzve të fitojnë peshë.

Por, ndryshimi i mënyrës së ushqyerit është hapi i parë drejt arritjes së një pamje joshëse fizike dhe drejt një trupi të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Përveç ushtrimeve fizike që kontribuojnë në formësimin e trupit dhe largimin e peshës së tepërt, kjo recetë gjithashtu do t’ju sigurojë t’i humbni të paktën katër kilogramë brenda një jave.

Përbërësit:

– Një kastravec të qëruar dhe të prerë  në copa të vogla

– Një lugë gjelle rrënjë xhenxhefili

– Dymbëdhjetë gjethe të freskëta nenexhiku

– Nenexhik të tharë

– Tetë gota ujë

Të gjithë përbërësit i përzieni dhe i futni në frigorifer, ku i lini tërë natën. Nga pija e fituar duhet t’i pini katër deri në pesë gota në ditë, ndërsa rekomandohet ta bëni këtë para shujtës së mëngjesit.  /Telegrafi/

The post Mos e përdorni më shumë se katër ditë: Kjo pije ju ndihmon t’i humbni KATËR KG për KATËR DITË appeared first on Telegrafi.

Përse është i dobishëm vaji i trumzës?

$
0
0

Pos që ka shumë cilësi shëruese edhe lehtë i lufton infeksionet kërpudhore dhe bakteriale, vaji i trumzës ofron lehtësim dhe jep ndjenjën e kënaqësisë dhe ngrohtësisë që me gllënjkën e parë.

Gëzim Humolli
Trajner i fitnesit
tel. 044 161 876

Shkenca moderne ka treguar praninë e një sërë materieve shëruese të cilat arsyetojnë përdorimin e trumzës. Nga kohët e lashta praktikohej në mjekësinë popullore, ndërkaq shkenca bashkëkohore konfirmon efektin e saj.

Është e preferueshme për mbrëmjet e ftohta të dimrit apo për krijimin e energjisë shtesë kur jeni të ftohur.

Trumza (lat. Thymus serpyllum) është e pasur me hekur, kalcium dhe me përbërës të tjerë shërues. Ndikon pozitivisht ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Karakteristika e saj më e madhe fizike është e njohur edhe aroma shumë e këndshme e cila përftohet falë vajrave të veta eterike.

Vaji i trumzës mund të përdoret si vaj i ngrohtë për masazh dhe losion për artrit dhembje të muskujve dhe të kruarave, pastaj si mjet për dezinfektim.

Ky vaj përdoret “pothuajse për të gjitha” – nga shërimi i ftohjes, deri te “vrasja” e mikrobeve të ndryshme dhe jep ndjenjën e kënaqësisë dhe ngrohtësisë që me gllënjkën e parë.

Nuk ka asnjë përbërës të dëmshëm, toksik, prandaj mund të pihet pa përkufizime kohore dhe në sasi të pakufizuara.

Të gjitha dobitë e trumzës

– Ndihmon në shërimin e anemisë
– Shëron çrregullimin e frymëmarrjes
– Ndihmon kundër ngërçit muskulor
– Stimulon rritjen e flokëve
– Forcon dhe zhvillon eshtrat
– Shëron aknet
– Përmirëson shikimin
– Forcon sistemin imunitar
– Kontrollon shtypjen e gjakut
– Anti-flamator
– Kundër zbokthit

/Telegrafi/

The post Përse është i dobishëm vaji i trumzës? appeared first on Telegrafi.

Mëngjesi nuk është shujta më e rëndësishme e ditës, thonë shkencëtarët

$
0
0

Pohimet se shujta e mëngjesit është më e rëndësishmja e ditës kanë shumë pak mbështetje shkencore, sugjeron një studim.

Nutricistët dhe ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë promovuar përfitimet e ngrënies së mëngjesit, duke e vlerësuar këtë shujtë si përmirësuese të niveleve të energjisë, transmeton Telegrafi.

Por, ideja se shmangia e kësaj shujte bën që ju të hani më shumë se ç’duhet më vonë, nuk është edhe aq e vërtetë.

Dr. James Betts, nutricist, thotë se ‘përfitimet’ e të ngrënit herët ende nuk janë shqyrtuar siç duhet.

Sipas tij, studimet e kryera deri tani nuk janë testuar asnjëherë dhe, rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se është komplet e vërtetë.

Prandaj, ai kishte vendosur të bëjë një studim të vetin, ku kishte zbuluar se shmangia e shujtës së mëngjesit nuk ndikon në nivelet e dhjamit në trup, e as nuk ndikon që njerëzt të shtojnë më shumë kile.

Sidoqoftë, studimi ka treguar se njerëzit të cilët kishin ngrënë shujtën e mëngjesit kishin djegur ekstra kalori.  /Telegrafi/

The post Mëngjesi nuk është shujta më e rëndësishme e ditës, thonë shkencëtarët appeared first on Telegrafi.


Yndyrat që trupi ynë i kërkon me “këmbëngulje”

$
0
0

Është e vërtetë se sapo dëgjojmë fjalën yndyrë ndërmend na vjen shëndeti i tepërt, probleme me zemrën apo probleme me qarkullimin e gjakut. Trupi ynë ka nevojë për yndyra që të funksionojë siç duhet, ka nevojë për energji për të mbrojtur organet tona dhe mbi të gjitha për të mbajtur organet nën kontroll.

Janë yndyra të cilat kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Ata ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ulin presionin e gjakut dhe përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës duke mbrojtur zemrën.

Sipas një studimi të publikuar javën e shkuar, njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit të cilët ishin me diabet të tipit 2 të cilët kanë konsumuar 500 mg omega 3 në ditë, e kanë pasur 48 përqind më të reduktuar rrezikun lidhur me diabetin.

Për të parë efektin e këtyre yndyrave të shëndetshme, provoni t’i shtoni dietës tuaj edhe këto pesë ushqime:

Vaj ulliri
Një lugë vaj ulliri në sallatën, kekun apo salcën tuaj të preferuar është shumë më mirë se përdorimi i gjalpit.

Fëstëkët
Fëstëkët janë një burim i mirë i fibrave dhe proteinave në trupin tonë.

Fara kungulli
Kungujt janë shumë të shëndetshëm për shëndetin tonë, pasi farat e tij përmbajnë shumë fibra, proteina, magnez dhe vitamina.

Salmoni i gatuar
Acidet yndyrore omega 3 nuk mund të prodhohen vetë nga trupi ynë, por duke përdorur salmonin e gatuar ne do të kemi mundësinë për t’i fituar ato.

Avokado
Nëse ka një frut i cili përbëhet vetëm nga yndyrna të shëndetshme, ai është avokado. I dhurojnë fibra dhe antioksidantë trupit tonë, duke bërë që ai të funksionojë akoma më mirë. /Telegrafi/

The post Yndyrat që trupi ynë i kërkon me “këmbëngulje” appeared first on Telegrafi.

Fillojeni ditën me një gotë ujë të vakët

$
0
0

Në vend të kafes së mëngjesit, mjekët rekomandojnë ritualin i cili përmirëson shëndetin.

Shumica e njerëzve mëngjesin e fillojnë me një filxhan kafe të ngrohtë apo me çaj për të freskuar trupin pas ngritjes nga krevati, ndërkaq para këtij racioni shumica pinë edhe një gotë ujë në mënyrë që organizmi t’i punojë mirë gjatë ditës.

Ky ritual mëngjesi – që me një gotë ujë të filloni ditën – duhet gjithsesi të praktikohet, por në vend të ujit të ftohtë, ekspertët këshillojnë të pini një gotë ujë të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht temperaturës, pirja e ujit ka ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm:

Ndihmon tretjen: një gotë ujë i vakët në mëngjes ndihmon trupin që të largojë toksinat. Uji i vakët ndihmon në funksionimin sa më mirë të sistemit tretës dhe mënjanon yndyrnat e depozituara në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut: në rastet kur e nisni ditën me një gotë ujë të vakët do të ndihmojë në eliminimin e depozitave yndyrore të akumuluara në trup. Uji do të heqë të gjitha toksina e ndodhura në trup dhe do të rrisë qarkullimin e gjakut. Muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe do të keni më shumë energji.

Lehtëson dhimbjet: uji i vakët do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve te kokës dhe dhimbjeve nga menstruacionet. Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për dhimbjet e barkut gjithashtu.

Ndihmon në rënien në peshë: uji i vakët rrit temperaturën e trupit, gjë e cila çon në rritjen e normës metabolike. Kjo i lejon trupit djegien e më shumë kalorive dhe gjithashtu ndihmon traktin gastrointestinal dhe veshkat për të funksionuar më mirë. Pirja e një gote uji të ngrohtë me limon do të reduktojë yndyrën e tepërt në trup dhe gjithashtu do të largojë urinë për shkak të fibrave që përmban limoni.

Ngadalëson plakjen e parakohshme: Plakja e parakohshme është mankth i çdo gruaje, por kjo mund të parandalohet nëse e nisni ditën me një gote uji të ngrohtë me limon. Prania e toksinave në trup mund të çojë në plakjen e parakohshme dhe uji i ngrohtë i pastron këto toksina rrit elasticitetin e lëkurës.

Lehtëson kapsllëkun: ndihmon në problemet e stomakut dhe lëvizjen e zorrëve. /Telegrafi/

The post Fillojeni ditën me një gotë ujë të vakët appeared first on Telegrafi.

“Mashtruesit” dietalë: Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë?

$
0
0

Shumica besojnë se janë duke u ushqyer shëndetshëm, mirëpo disa artikuj ushqimorë që i konsiderojmë dietalë, shpesh kanë më shumë kalori se saqë mendojmë. Andaj, mësoni se cilat janë ata artikuj “mashtrues” me të cilët do të duhej të jeni më të kujdesshëm.

Revista Shape, transmeton Telegrafi, ka përpiluar listën e artikujve “më mashtrues” dietalë. Lexoni se cilat janë ato:

1. Rrushi i tharë
Një qese e vogël mundet të përmbajë edhe deri në 130 kalori, pra ekspertët mendojnë se është më mirë që të hahet një enë e plotë me rrush të freskët dhe ashtu të kurseni në kalori. Rrushi i tharë është i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për nxitje të tretjes, po nuk është ushqim me pak kalori.

2. Ëmbëlsirat me oriz
Edhe pse duken sikur “dietale’ ato nuk kanë pothuajse ndonjë shije, shpesh përmbajnë sasi të njëjtë të kalorive sa edhe biskotat e thjeshta.

3. Çokollata e zezë
100 gramë të kësaj çokollate mundet të përmbajë edhe deri në 600 kalori. Mos e teproni, pra me çokollatë të zezë vetëm për shkak se është më e shëndetshme se e zakonshmja, por hani vetëm një pjesë të vogël, ndërsa pjesën tjetër e lini për nesër.

4. Vaji i ullirit
Dy lugë me vaj ulliri pasurojnë shujtën tuaj, madje edhe me 238 kalori, gjë që nuk e vërejnë shumë njerëz, sepse mendojnë për të si për një “ushqim të shëndetshëm”.

5. Salmoni
Një file ka mesatarisht 734 kalori, ndërsa kur ia shtojmë vajin dhe erëzat, mund të arrijë edhe deri në 1.000 kalori dhe atë pa ia shtuar patatet, orizin ose sallatën. Salmoni është shumë i shëndetshëm dhe shumë i mirë për shëndetin tonë, por ka më shumë kalori sesa mendojnë shumë njerëz.

7. Thërrimet e bukës
Fakti që janë thërrime të bukës nuk do të thotë që janë pa kalori. Nëse vendosni t’i shtoni ushqimit thërrime të bukës, ia shtoni edhe 100 deri në 150 kalori shujtës suaj. /Telegrafi/

The post “Mashtruesit” dietalë: Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë? appeared first on Telegrafi.

THARMI është vërtet i SHËNDETSHËM, por ja si mund të bëhet – VRASËS!

$
0
0

Për bukën e shëndetshme vazhdimisht debatohet, mirëpo çfarë do të themi për ndikimin e tharmit në organizmin tuaj?

Tharmi si artikull i veçantë është absolutisht i shëndetshëm. Në të vërtetë, tharmi është burim i pasur me vitaminën B, e cila ndihmon funksionimin e sistemit nervor por, veç kësaj, ndihmon edhe në rigjenerimin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Nëse do ta kishit konsumuar këtë artikull çdo ditë pas ushqimit, madje vetëm këtë, shëndeti juaj do të ishte i shkëlqyeshëm.

Mirëpo, një numër shumë i vogël e përdor në këtë mënyrë tharmin në ushqim. Shumica e marrin si përbërës ndihmës të bukës dhe simiteve.

Në këtë formë, tharmi humb të gjitha cilësitë e mira.

Në kombinim me miellin, ai krijon përbërjen e cila ngjitet për mure të zorrëve, andaj automatikisht shkakton probleme me tretjen ashtu që pengon absorbimin e materieve ushqyese.

Si pasojë e krijimit të kësaj shtrese pothuajse të çimentuar, mund të çojë në sëmundjen serioze të tyre, gjë që ndikon në gjithë shëndetin e organizmit.

Pengesat në tretje shfaqen edhe për shkak të fermentimit të shtuar, i cili shkaktohet kur tharmi kombinohet me sheqerin, gjë që është rasti edhe me gatimin e bukës dhe me gatimin e simiteve.

Pra, nëse dëshironi të mbroni shëndetin, tharmin hajeni veç…/Telegrafi/

 

The post THARMI është vërtet i SHËNDETSHËM, por ja si mund të bëhet – VRASËS! appeared first on Telegrafi.

Afati i skadimit të turshive

$
0
0

Me kalimin kohës shija e turshive ndryshon, por edhe ulet vlera ushqyese dhe sasia e vitaminave.

Mënyra më e mirë për ruajtjen e artikujve është ngrirja, mirëpo këtë shpesh nuk e bëjmë në mënyrë të përshtatshme.

Çdo lloj turshie, por edhe shumica e turshive të preferuara, kanë afatin e skadimit, transmeton Telegrafi.

Pas një muaji, në turshi përmbajtja e vitaminave përgjysmohet, dhe pas tre deri katër muajsh mbeten sasi të parëndësishme.

Shisja nuk ndryshon, por më nuk përmban vlera ushqyese, theksojnë nutricionistët.

Mënyra më e mirë për ruajtjen të turshive për kohë më të gjatë është ngrirja.

Mirëpo, as kjo tek ne nuk bëhet në mënyrë të përshtatshme, sepse me rastin e ngrirjes në kushtet shtëpiake krijohen kristale ujore, të cilat shkatërrojnë vitaminat dhe praktikisht prishin përbërësit më të mirë.

Për t’i ruajtur vitaminat në sasinë sa më të madhe, artikujt patjetër duhet shumë shpejt që të vendosen në temperaturën sa më të ulët në frigorifer të ngrirjes së thellë.

Çdo gjë që është e mundur para pas kësaj duhet të pastrohen, përkatësisht të “kalohen” nëpër ujë të vluar, por jo edhe t’i fërgoni, siç praktikohet me bishtajat. /Telegrafi/

The post Afati i skadimit të turshive appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2537 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>