Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2539 articles
Browse latest View live

Çfarë ndodh nëse NUK hani SHEQER për TRI DITË?!

$
0
0

Shumica e njerëzve kanë menduar ndonjëherë t’i nënshtrohen ndonjë diete.

Për disa, dietat janë vetëm dëshirë kalimtare për t’i hequr disa kilogramë, përderisa për tjerët, humbja e peshës mbetet luftë e cila zgjatë me vite të tëra, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, një doktor suedez, Andreas Eenfeldt, sugjeron se është koha të ndaloni së besuar në mitet rreth ushqimit dhe t’i dëgjoni sinjalet që ua dërgon trupi.

Siç dihet, energjinë e marrim nga dy burime të ndryshme:

– nga karbohidratet, të cilat përfshijnë sheqer;

– nga yndyrat

Për shumë vite kemi besuar se yndyrat janë të këqija dhe mënyra e vetme për të humbur peshë është të hamë produkte me pak yndyrë dhe selino. Sidoqoftë, heqja dorë nga sheqeri në vend të yndyrës është diçka që duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje. Nëse e bëni këtë, diçka interesante do të ndodhë:

– Posa të keni ndaluar së brengosuri për konsumimin e ushqimeve me yndyrë (në sasi të arsyeshme) dhe të keni heqë dorë nga sheqeri, do të keni mundësinë të qëndroni në formë trupore përgjithmonë, dhe si bonus tjetër, ju do të keni më shumë energji, lëkurë dhe flokë më të mirë, si dhe shëndet më të mirë.

– Nuk do të keni më nevojën ta kontrolloni sasinë e kalorive për çdo produkt që e bleni sepse beli juaj vazhdimisht do të zvogëlohet.

Nëse hiqni dorë nga sheqeri – qoftë edhe për vetëm tri ditë – ju së shpejti do t’i ndjeni ndryshimet në trup, dhe vazhdimisht do të ndjeheni të kënaqur. /Telegrafi/

The post Çfarë ndodh nëse NUK hani SHEQER për TRI DITË?! appeared first on Telegrafi.


Pesë ushqimet më të këqija që të shtojnë yndyrën në bark

$
0
0

Me siguri gjatë sezonit të festave të kap paniku që mund të shtosh peshë? Por nuk është problem aq shqetësues nëse do të tregohesh pak më e vëmendshme me ushqimet dhe sidomos me ato që të shtojnë yndyrën në bark.

Ekziston një dietë, e cila mund të të ndihmojë të mos shtosh më shumë kile gjatë këtyre ditëve.

Ka disa ushqime, të cilat duhet shmangur me çdo kusht, sepse janë kryesore për të shtuar sidomos yndyrën në bark.

Këto ushqime kanë tendencë që të nxjerrin në pah sidomos ato pjesë trupi që marrin lehtësisht kile, siç është edhe barku.

Më poshtë është një listë, e cila të rekomandon ushqimet që duhet të shmangësh gjatë sezonit festiv.

Qëndro larg nga patatet e skuqura, pijet me gaz, ushqimet e bardha (me karbohidrate të përpunuara), të skuqurat, si dhe lëngjet e frutave.

Me siguri po mendon se si mund t’i kesh ngrënë vetëm dje të gjitha këto ushqime. Por, kjo është edhe arsyeja pse e ke gjithmonë stomakun të rënduar.

Në përgjithësi patatet e skuqura janë shumë të këqija për yndyrën, sepse kanë sasi të lartë vaji dhe kripe që rri e gjitha në stomak.

Po kështu edhe pijet me gaz apo lëngjet e ndryshme të frutave, për shkak sasisë së lartë të sheqerit që përmbajnë – që, siç dihet, kthehet në yndyrë.

Të njëjtin efekt kanë edhe karbohidratet e përpunuara që gjendjen në ushqime të tilla si buka e bardhë, biskotat e bardha dhe drithërat me sheqer.

Të gjitha këto ushqime të japin pikërisht ato kile që nuk do të doje t’i shtoje gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

The post Pesë ushqimet më të këqija që të shtojnë yndyrën në bark appeared first on Telegrafi.

Zieni orizin dhe pini vetëm ujin: Do t’ju ndodhin gjëra të cilat keni mundur vetëm t’i ëndërroni!

$
0
0

Uji i orizit është përplot materie ushqyese, prandaj herën tjetër pini këtë ujë dhe kënaquni me këto tri ndryshime të shkëlqyeshme.

Shumica, nëse jo edhe të gjithë ne, nuk e pimë ujin i cili mbetet pas zierjes së orizit, por vetëm e hedhin si diçka krejtësisht të panevojshëm, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ne pikërisht nuk jemi të vetëdijshëm se sa të mira na sjell ai dhe që pikërisht e hedhin poshtë thesarin e vërtetë për organizmin tonë!

Të mirat që sjellë lëngu i orizit të zier janë të mahnitshme. Është një recetë e vjetër kineze sipas së cilës uji që mbetet pas orizit të zier mund të shërbejë shumë.

Kjo recetë shërben për një lëkurë më të shëndetshme, flokë më të shndërritshme dhe për më shumë energji.

Mund ta keni një trup të shëndetshëm dhe lëkurë të mrekullueshme me ndihmën e dy përbërësve të thjeshtë: ujë dhe oriz.

Benefits-of-Rice-Water-4

Si ta përgatisni këtë ujë?

Mund ta përdorni edhe ujin në të cilin zieni orizin në mënyrë të zakonshme. Por, në mënyrë që të merrni sa më shumë benefite, vendoseni orizin në një tepsi/tenxhere dhe vendosni më shumë ujë se zakonisht. Kur orizi zien, mund ta përdorni ujin. Konsumojeni të ngrohtë ose lëreni të ftohet, varësisht nga shijet.

Përparësitë në shëndet:

– E mbush trupin me energji dhe rrit sasinë e karbohidrateve
– Ndihmon për gastroenteritis ose diarrea
– Ju mban larg kancerit
– Kontrollon presionin e lartë të gjakut
– Kontrollon temperaturën trupore

Përparësitë në bukuri:

– E pastron fytyrën
– Ndalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë
– Flokë më të shëndosha dhe të shndërritshme, nëse lahen me këtë ujë

/Telegrafi/

The post Zieni orizin dhe pini vetëm ujin: Do t’ju ndodhin gjëra të cilat keni mundur vetëm t’i ëndërroni! appeared first on Telegrafi.

Cilat janë erëzat që përmirësojnë qarkullimin e gjakut?

$
0
0

Qarkullimi i keq i gjakut ndikon drejtpërdrejtë në funksionet e zemrës. Dieta e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, kontribuojnë në bllokimin e enëve të gjakut, duke zhvilluar ndër vite sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Duke e njohur mjaft mirë fuqinë e erëzave dhe “ushqimeve magjike” Living ju vjen në ndihmë duke ju përmbledhur më poshtë erëzat që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Kakao

Ekstraktet e kakaos janë shumë të mira në përmirësimin e niveleve të tensionit të gjakut në trup. Kakaoja është një burim i mirë i magnezit, i cili zvogëlon efektet e stresit në trup.

Ajo është e pasur gjithashtu me antioksidues që eliminojnë radikalet e lira. Kakao ofron mbrojtje edhe nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Piperi i kuq

Është një tjetër erëz që siguron qarkullim të mjaftueshëm të gjakut dhe mban zemrën të shëndetshme.

Heqja e pllakëzës bakteriale nga arteriet, heqja e toksinave nga trupi dhe zhvillimi i qelizave të gjakut janë disa nga përfitimet kryesore të kësaj erëze. Ajo ndihmon me zbërthimin e ushqimit dhe tretjen.

Hudhra

Mendohet që egjiptianët kishin qindra mënyra të përdorimit të hudhrës nga ana mjekësore. Kjo erëz mban nën kontroll kolesterolin e keq, si dhe parandalon infeksione të ndryshme.

Studime të ndryshme kanë treguar se hudhra parandalon edhe grumbullimin e trombociteve.

/Telegrafi/

The post Cilat janë erëzat që përmirësojnë qarkullimin e gjakut? appeared first on Telegrafi.

SHPREHI JO E MIRË: Përse nuk duhet të pimë ujë derisa jemi duke ngrënë

$
0
0

Nga pirja e ujit gjatë ngrënies, kemi më shumë dëm sesa dobi.

Disa nutricionistë thonë se kjo shprehi tret dhe absorbon materiet ushqyese në organizëm.

Ata porosisin që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit, transmeton Telegrafi.

Nëse bash duhet patjetër të pini ujë gjatë ushqimit në mënyrë që më lehtë të përpini ushqimin, pini gllënjka të vogla.

Në të kundërtën, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në lukth, e cila është kyç për zbërthim të drejtë të ushqimit.

Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materieve ushqyese.

Në lukth pH-ja ideale është 1 deri në 2, dhe niveli i tillë i thartirës ndihmon në zbërthimin e albuminave, nxit lirimin e enzimave të tretjes, ndihmon në absorbimin e vitaminave si p.sh. B12 dhe shndërrimin e ushqimit në qull gjë që lehtëson tretjen.

Kur pini ujë gjatë ushqimit i tërë procesi ngadalësohet dhe ndodh fryrja dhe tretja e keqe e ushqimit.

Pra, kur është më së miri të pimë ujë?

Për tretje të shëndetshme gjatë ushqimit pini më së shumti dy decilitra ujë (me gllënjka të vogla).

Gjatë pjesës së mbetur të ditës ujin pini midis racioneve, gjë që do t’ju ndihmojë të përzëni urinë “e rreme” të cilën e ndieni kur jeni të dehidruar. /Telegrafi/

The post SHPREHI JO E MIRË: Përse nuk duhet të pimë ujë derisa jemi duke ngrënë appeared first on Telegrafi.

Pihet vetëm para gjumit: Lëngu i cili shkrin gjithë atë që i keni ngrënë gjatë ditës!

$
0
0

Ndihmësi më i mirë për humbje të peshës trupore që do ta gjeni ndonjëherë.

Ëndërr e çdo femre është të ketë trup të përsosur, pa hequr dorë nga shumica e ëmbëlsirave të preferuara të ëmbla dhe të njelmëta.

Natyrisht, ky është mision goxha i pamundshëm, pos te fatlumet e rralla të cilave metabolizmi u punon me shpejtësi të dritës, transmeton Telegrafi.

Një zgjidhje e përhershme është ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta, por ekziston edhe një “ndihmës” i cili mund t’jua lehtësojë procesin e dobësimit.

Fjala është për recetën nga përbërësit plotësisht natyralë dhe të fuqishëm, të cilët do t’ju ndihmojnë që atë që keni ngrënë gjatë ditës të mos “ngjitet” në formë shtresash yndyrore.

Përbërësit:

– 2 lugë majdanoz të grirë,
– Një filxhan i madh ujë,
– Pak kanellë,
– Pak uthull molle,
– Një lugë mjaltë,
– Një lugë xhenxhefil,
– Lëng të kulluar të një limoni

Përgatitja:

1. Vlojeni ujin, shtoni majdanozin dhe lëreni të ftohet.

2. Kullojini dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë.

3. Pini këtë pije çdo natë një orë para se të flini gjumë, gjatë dy javëve. Nëse dëshironi të vazhdoni, bëni pauzë së paku 3 ditë, pastaj përsëriteni. /Telegrafi/

 

 

The post Pihet vetëm para gjumit: Lëngu i cili shkrin gjithë atë që i keni ngrënë gjatë ditës! appeared first on Telegrafi.

PËRZIENI KRIPËN DHE UJIN: Pini këtë përzierje shtatë ditë pa ndërprerje dhe shikoni se çfarë po ndryshon!

$
0
0

Rrallë kush e di që pirja e një gote ujë të ngrohtë dhe të njelmët në mëngjes mund të përmirësojë dukshëm shëndetin tuaj.

Mirëpo, kjo vërtet është kështu dhe kjo shprehi mund të përmirësojë në mënyrë të përgjithshme shëndetin, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet kanë treguar që kjo metodë mund të përmirësojë gjendjen shëndetësore, do të pastrojë organizmin nga toksinet dhe do të shërojë çdo qelizë në trup.

Merrni një gotë ujë të vakët dhe tretni në të një majë luge kripë (varet nga preferenca e çdo kujt) dhe konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll përshtatë ditë.

Këto janë përparësitë më të rëndësishme të konsumimit të ujit të njelmët.

Futja e mineraleve në organizëm
Shkencëtarët pajtohen me faktin se gota me ujë dhe kripë do të ndikojë për mirë në trupin tuaj. Kjo pije e thjeshtë ndihmon trupin të rigjenerohet dhe të largoj helmet, pasi jonet pozitive dhe negative të ujit dhe kripës së detit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Hidratimi
Trupi e absorbon ujin dhe kripën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë sepse të dyja janë substanca natyrore. Jonet pozitive të trupit dhe jonet negative të ujit lidhen me njëra­tjetrën.

Detoksifikimi
Uji i kripur ka aftësi antibakteriale dhe ka aftësi që të largojë toksina nga trupi. Kjo do të parandalojë edhe krijimin e baktereve dhe sëmundjeve të ndryshme nga to.

Salt-Water

Ndihmon në tretje
Uji i kripur është një zgjidhje për traktin tretës sepse enzimat që gjenden në të e përmirësojnë këtë proces. Kujdes! Ju lutemi, nëse keni probleme me stomakun apo probleme të tjera që lidhen me mos absorbimin e kripës në trup, mos e përdorni këtë metodë!

Trajton pagjumësinë
Mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.

Eshtra të shëndetshëm
Është e dobishme për kockat sidomos për ata që vuajnë nga osteoporoza.

Përfitimet në lëkurë
Nëse keni provuar kremra dhe losione të ndryshme të lëkurës, duhet ta provoni edhe këtë përzierje. Ju do të shihni se një gotë me ujë të kripur mund të largojë papastërtitë nga lëkura juaj dhe ajo do të duket e shëndetshme dhe plot jetë.

Humbje e peshës
Kjo pije do të ndihmojë edhe në humbjen e peshës dhe do të mbush trupin tuaj me minerale dhe kripëra të nevojshëm për organizmin. /Telegrafi/

The post PËRZIENI KRIPËN DHE UJIN: Pini këtë përzierje shtatë ditë pa ndërprerje dhe shikoni se çfarë po ndryshon! appeared first on Telegrafi.

Pse duhet te kemi kujdes kur blejmë Nutribullet (Foto/Video)

$
0
0

Viteve të fundit si trend i të ushqyerit shëndetshëm janë bërë smoothiet. Tani edhe ne tregun e Kosovës është e mundur të blihen blendera të ndryshëm për përgaditjen e smoothieve.

Mirëpo, është interesant fakti se kanë filluar që të gjithë belnderët që jane të destinuar për tu ushqyer shëndetshëm me smoothie të quhen Nutribullet. Por, në fakt emri Nutribullet është brend i vetëm një blenderi, I patentuar, origjinal nga distributori i vetëm për Kosovë Delimano.

Në tregun tonë gjinden shumë kopje të Nutribullet. Kemi shumë raste kur brendet tjera kopjojnë fillimin e fjalës “Nutri” për tu munduar që ti hutuojnë konsumatorët duke menduar se po marrin Nutribulletin Origjinal. Por në fakt është vëtëm një, origjinal, si Nutribullet, që mund të merrni ne Top Shop.

Për tu siguruar se jeni duke blere Nutribullet Origjinal mund te shikoni keto foto me poshte. Poashtu mbani ne mend se Nutribullet original shitet vetem ne Dyqanet Topshop ose Dormeo Home.

NutriBullet është ekstraktuesi më i njohur në botë me origjinë në Amerikë. Nutribullet zbërthen vlerat e ushqimit që në hamë duke ruajtur vlerat e tyre ushqyese!

Ne treg ka shume blender dhe shumica e tyre bluajnë apo miksojnë përbërësit. Por Nutribullet ka një diferencë të madhe prej këtyre blenderëve të zakonshëm sepse Nutribullet është i vetmi i cili ekstakton apo zbërthen çdo ushqim!

Një përparësi tjerër e Nutribullet është se zë shumë pak vend në kuzhinë në krahasim me blenderët tjerë në treg dhe më e mira e kësaj paisje që do ta pëlqeni shumë është se pastrimi i saj është tëpër i lehtë.

Prandaj, konsumatorë të dashur, këtë fundvit bëni zgjedhjen më të mirën për ju dhe familjen tuaj!

Merr dhuratën e shëndetit dhe lumturisë, Nutribullet Origjinal për vetëm 69,90 EUR si oferte e limituar deri me 31.12.2016. Klikoni KËTU per me shume informata rreth Nutribullet.

*Çdo minutë 10 Nutribulletë shiten në mbarë botën. 19.000.000 janë shitur deri tani!

The post Pse duhet te kemi kujdes kur blejmë Nutribullet (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.


Nutricionistët zbulojnë: Mos u besoni gënjeshtrave mbi dietat – me siguri nuk do të dobësoheni!

$
0
0

Sot jemi të rrethuar me trende të shumta, nga dietat të cilat ndalojnë yndyrat apo karbohidratet deri te ato në të cilat nuk konsumohen prodhimet e qumështit.

Nutricionistët kanë zbuluar cilat janë truqet më të këqija dietale, të cilat i kanë dëgjuar dhe assesi mos i aplikoni! – transmeton Telegrafi.

Mos hani pas orës 8 të mbrëmjes
Nëse dëshironi të ushtroni në mbrëmje, kjo rregull është plotësisht absurde. Nëse hani një ose dy orë para se të shkoni në gjumë, racioni juaj të mos i kalojë 500 kalori. Racioni i shëndetshëm në orën shtatë, tetë apo madje edhe në orën nëntë të mbrëmjes do t’u bëjë mirë dhe nuk do të shtoni asnjë kilogram. Nëse racioni është i pasur me drithëra, pemë dhe me pak proteina lirisht mund ta hani edhe pas orës 8.

Më shpejt do të humbni peshë nëse hani më pak dhe ushtroni më shumë
Këtë këshillë nutricionistët e theksojnë si më të keqen nga të gjitha dhe konstatojnë që po të ishte e mundur humbja e kilogramëve aq e lehtë, të gjithë njerëzit e botës do të ishin të thatanikë!

juice

Pini lëngje dietale në vend të atyre të zakonshmeve
Nutricionistët thonë që lëngjet dietale pikërisht janë armiku më i madh i peshës së shëndetshme trupore. Hulumtimet kanë treguar që futja e rregullt në organizëm e lëngjeve dietale mund të jetë e lidhur me rrezikun më të madh nga diabeti i tipit 2. Gjithmonë opsioni më i mirë janë uji i zakonshëm dhe çaji i gjelbër.

Nxirrni jashtë karbohidratet
Ushqimi i drejtë nuk eliminon asnjë artikull. Në vend të kësaj, duhet të mësojmë se si t’i gatuajmë artikujt të cilët i duam: p.sh. brumërat, bukën dhe patatet në mënyrë të shëndetshme. Mësoni se si përgatitet porcioni i shëndetshëm dhe gjithmonë më me dëshirë kërkoni versionet e karbohidrateve integrale.

Nxirreni jashtë sheqerin
E vërtetë është që teprica e kalorive nga shtojca e sheqerit në lëngje, bonbone, ëmbëlsira mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe rrezikun nga diabeti. Mirëpo, nuk janë të gjithë sheqernat njësoj. Burimet natyrore të sheqerit si p.sh. nga pemët e freskëta ofrojnë nutriene të rëndësishme, prandaj edhe një sasi e vogël e sheqerit nuk mund askënd ta dëmtojë. /Telegrafi/

The post Nutricionistët zbulojnë: Mos u besoni gënjeshtrave mbi dietat – me siguri nuk do të dobësoheni! appeared first on Telegrafi.

Dieta e thjeshtë me kastravec: Humbni shtatë kilogramë për 14 ditë

$
0
0

Kjo dietë është e përsosur për çdo njeri që nuk dëshiron të mendoj se çfarë duhet të hajë, pasi që plani i kësaj diete është shumë i thjesht.

Kjo dietë ka pak përbërës dhe zgjatë 10 deri 14 ditë, transmeton Telegrafi.

Produktet që mund t’i konsumoni gjatë kësaj diete:

– Dy vezë të ziera, 150g tuna (pa vaj) apo 15g gjoks pule

– Dy patate të mëdha të ziera apo tri rriska bukë integrale

– 500g fruta organik

Pijet: çaj, kafe pa sheqer (nuk lejohen pijet freskuese apo alkooli)

Mund të hani sallatë të freskët me kastravecë apo lëng kastraveci mes shujtave tuaja.

Çdo herë që ndjeheni të uritur i konsumoni që të dyja. Sasia është e palimituar.

Menyja e dietës së kastravecit për një ditë

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe sallatë me kastravecë

Mes shujtave: Një mollë e madhe apo pjeshkë (më të vogla se 200 gramë)

Drekë: Bukë integral me sallatë kastravecëve

Mes shujtave: Lëng kastraveci

Darkë: Sallatë frutave (300 gramë)

/Telegrafi/

The post Dieta e thjeshtë me kastravec: Humbni shtatë kilogramë për 14 ditë appeared first on Telegrafi.

Sallata me KASTRAVECË që heq SHTATË kilogramë brenda 14 DITËVE!

$
0
0

Nuk ka ndonjë dyshim që ndër mënyrat më të mira për të humbur peshë është dieta me kastravecë. Kastravecët janë të pasur me ujë dhe fibra, që do të thotë se ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për disa orë.

Në fakt, kastravecët janë në listën e top pesë perimeve më të mira për djegien e dhjamit, transmeton Telegrafi.

Dieta e mëposhtme me kastravecë do t’ju ndihmoj t’i hiqni rreth shtatë kilogramë për vetëm dy javë. Kjo dietë është e mirë për djegien e dhjamit të tepërt, si dhe njëkohësisht e furnizon trupin me të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese për funksionim të duhur të tij.

Dieta me kastravecë:

Për mëngjes: Sallatë me kastravecë dhe dy vezë të ziera

Mes shujtave: Një mollë të madhe dhe një pjeshkë (më të vogël se 200 gramë)

Drekë: Bukë gruri dhe sallatë me kastravecë

Mes shujtave: Pije e përzier me mollë, spinaq, kastravecë, xhenxhefil, bajame dhe arra.

Darkë: Sallatë me fruta (300 gramë)

Mënyra e përgatitjes së sallatës:

– 400 gramë kastravecë

– 200 ml qumësht të thartë apo jogurt

– Kripë

– Qepë të freskët

Kastravecët, pasi t’i pastroni i preni në copa të vogla, pastaj i shtoni kripën dhe gjatë përzierjes e shtoni jogurtin apo qumështin. I përzieni mirë, dhe në fund e shtoni qepën. Sallata me kastravecë është e gatshme për t’u ngrënë. /Telegrafi/

The post Sallata me KASTRAVECË që heq SHTATË kilogramë brenda 14 DITËVE! appeared first on Telegrafi.

SOJA – ushqim me vlera të larta

$
0
0

Soja është artikull bimor që përmban të tetë amino-thartirat esenciale, pa të cilat organizmi i njeriut nuk mundet.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052

Për sojën, si artikull i rëndësishëm në ushqim, ekzistojnë gjurmë të shkruara që para pesë mijë vjetësh, ndërkaq është quajtur ushqim engjëllor, për shkak të përbërësve të dobishëm që përmban.

Sojën vërtet nuk mund ta zëvendësojë asgjë, mirëpo është e përsosur edhe si plotësim për mishin, sepse përmban 40 për qind të proteinave të domosdoshme për zhvillim të qelizave dhe madje 34 për qind të hidrokarbureve.

Në kuptimin biologjik është artikull shumë cilësor i cili përmban llojin specifik të vajit, thartira yndyrore poli të pangopura (thartira alfa-lionoleniume), jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e enëve të gjakut.

Prodhimet nga soja të përziera me mish, perime apo miell gjithashtu kanë vlerë të jashtëzakonshme biologjike, për ç’shkak është e obligueshme ta përdorni në gjellë.

41331271-Black-eye-peas-mung-bean-adzuki-beans-soy-beans-black-beans-and-red-kidney-beans-on-white-background-Stock-Photo

Nga soja sot përdoren shumë derivate: salcë soje, qumësht soje apo miell soje. Soja ekziston në disa lloje: e verdhë, e gjelbër, e zezë dhe e kuqe (fasulet azuki). Secila prej tyre përdoret në mënyra të ndryshme.

Varieteti i kuq përdoret për të luftuar problemet me veshkat; soja e gjelbër (që nuk është gjë tjetër veçse soja e verdhë e marrë para pjekjes) ka shumë minerale si magnezi dhe klorofili, që janë shumë të mira për organizmin; soja e verdhë përdoret pak për shkak se zgjat shumë në gatim; soja e zezë është shumë e mirë për shpretkën.

Farat e sojës përmbajnë proteina (40%) dhe yndyrna (20%), që luajnë një rol thelbësor për organizmin tonë. Ato parandalojnë shumë probleme dhe sëmundje.

Soja praktikisht nuk ka fare karbohidrate dhe është e pasur me kalcium, fosfor, kalium, magnez dhe hekur. Gjithashtu përmban vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6 dhe C.

CheckoffatWork_SoyFood1

Soja përmban edhe fibra që ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, rregullojnë gliceminë si dhe kolesterolin në gjak.

Soja, përveçse është shumë ushqyese, është në gjendje që të ndihmojë edhe në forcimin e kockave.

Një tjetër veti e saj është se shërben si ilaç për shqetësimet e menopauzës, kjo sepse isoflavonët që gjenden në të ndihmojnë në riintegrimin e një pjese të estrogjenit që nuk prodhohet më nga vezoret.

Soja nuk i shkakton ndonjë të keqe organizmit, përveç rasteve kur përdoret me tepri. Nëse përdoret shumë, atëherë mund të shkaktojë alergji të ndryshme, të vjella dhe në raste ekstreme krijimin e qelizave kancerogjene.

Kush ka vuajtur nga kanceri në gji nuk duhet ta përdorë në mënyrë absolute. Edhe gjatë shtatëzënisë soja duhet përdorur nga pak (80 mg në ditë). /Telegrafi/

The post SOJA – ushqim me vlera të larta appeared first on Telegrafi.

Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë

$
0
0

Për festa, ushqimet e shijshme janë të shumta dhe e kemi shumë të vështirë t’u rezistojmë.

Ka shumë mundësi të shtojmë në peshë, e megjithatë asnjë nuk mund t’i rezistojë gjelit të detit të pjekur dhe ëmbëlsirave të përgatitura në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Por, mos u shqetësoni: mund të ruani peshën tuaj këto ditë feste, duke bërë zgjedhje të zgjuara:

l. Mos shkoni në darkën e Vitit të Ri me stomakun bosh. Hiqeni pak urinë, duke ngrënë ndonjë snack të vogël, si p.sh pak bukë e djathë ose një fryt. Pini një gotë ujë që të shuani etjen me diçka që nuk përmban kalori.

2. Zgjidhni të hani vetëm diçka të veçantë. Lërini mënjanë patatet, orizin dhe djathërat, që mund t’i shijoni në çdo periudhë të vitit. Preferoni të hani gjelin e detit, që mund të gatuhet edhe i mbushur. Plotësoni pjesën tjetër të pjatës me perime dhe mish të pjekur.

3. Hani një dhe të mirë. Bëni të njëjtën gjë edhe me të ëmblat: mos konsumoni kalori me çokollata dhe pasta. Preferoni një ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi.

4. Konsumoni një gotë ujë për çdo gotë alkool. Kështu, do të ngadalësoni ritmin me të cilin pini, do të shmangni kalori të boshe, por edhe dehjen.

Gjatë periudhës së festës:

• Gjatë periudhës së festës ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndroni besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri.

• Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe.

Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer. Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light).

• Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha.

Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

Caucasian woman eating Christmas cookies

Pas festës:

• Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës.

Shpeshherë, gjatë periudhës së festave, kjo mënyrë të ushqyeri anashkalohet duke u zëvendësuar me konsumimin e një ose dy vakteve të mëdha gjatë ditës.

Vaktet e shpeshta do të reduktojnë ndjesinë e urisë, ndërkohe që sasitë më të vogla të ushqimit do t’ju ndihmojnë në kontrollin më të mirë të peshës tuaj.

• Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes.
Kjo praktikë është një rregull bazë për kontrollin e peshës.

• Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi.

• Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash çdo javë. /Telegrafi/

The post Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë appeared first on Telegrafi.

A e dini se kjo erëz nga kopshti juaj kuron rënien e flokëve?

$
0
0

E njohur ndryshe edhe si Rosa maris ose trëndafil deti sipas grekëve dhe romakëve, kjo barishte mjekësore është përdorur si ilaç prej shekujsh. Në kulturën tonë, kjo erëz njihet si rozmarina.

Rozmarina është fantastike për të rregulluar presionin e lartë të gjakut dhe për të riparuar problemet e tretjes. Ky ilaç përdoret edhe për një sërë sëmundjesh të tjera dhe është përdorur veçanërisht në verëra nga mbretëresha hungareze Isabella në shekullin e 14-të.

Mbretëresha ishte 72 vjeç dhe kishte probleme me përdhesin. Kur filloi të përdorë rozmarinën si ilaç, ajo zbuloi rezultatet e menjëhershme të bimës dhe lëkura e saj u bë aq e re, sa madje princi i Polonisë donte të martohej me të.

Sipas kërkimeve, rozmarina e magjishme është një antioksidant magjik, plot me flavonoide të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, rregullojnë punën e tiroides dhe lehtësojnë dhimbjet e kokës. Rozmarina ka qenë veçanërisht e përdorshme në kozmetikë, për të inkurajuar rritjen e flokëve.

Nëse vuani nga problemet me stomakun ose dhimbjet e barkut, rozmarina do t’i rregullojë ato menjëherë. Studimet konfirmojnë se kjo barishte ndikon pozitivisht në procesin e humbjes së peshës, si dhe djeg dhjamin në mënyrë efektive.

Një studim i publikuar në vitin 1995 zbuloi se rozmarina mund t’i shkatërrojë toksinat e trupit dhe vepron si një diuretik i vërtetë.

Për më tepër, rozmarina është në gjendje që të parandalojë të gjithë llojet e inflamacionit, nga bronkiti në vesh, hundë dhe infeksionet e fytit. Në qoftë se përdorni rozmarinë nga jashtë dhe e kombinoni me vaj, do të lehtësojë simptomat dhe dhimbjet e nervit shiatik, dhimbjet reumatike dhe dhembjet e muskujve.

Përderisa stimulon qarkullimin e mirë të gjakut, rozmarina thekson rritjen e flokëve dhe parandalon zbokthin dhe humbjen e flokëve. Rozmarina nuk është për përdorim oral dhe as nuk duhet t’u jepet fëmijëve. Gjithashtu, gratë shtatzëna këshillohet që të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin. Zakonisht lejohen sasi të vogla rozmarine në ushqim dhe kur gatuani.

Ju mund të përgatisni gjithashtu çaj nga gjethet dhe lulet e rozmarinës, të cilat do ta qetësojnë organizmin dhe do t’iu ndihmojnë të relaksoheni, shkruan Shije. Për më tepër, rozmarina mund të asgjësojë simptomat e depresionit dhe do të reduktojë dhimbjet menstruale në mënyrë të konsiderueshme.

Receta për përdorimin e rozmarinës

Për të përdorur rozmarinë në mënyrën më të mirë, po iu sjellim dy receta.

Merrni një lugë çaji rozmarinë të freskët ose të thatë dhe mbulojeni me një filxhan ujë të vluar. Lëreni lëngun të depërtojë në të për 15 minuta dhe pastaj kullojeni me garzë.

Merrni dy gota në ditë nga ky lëng, një në mëngjes dhe një pasdite. Në darkë nuk rekomandohet të pihet pasi mund të prishë gjumin.

Tretësirë rozmarine

Përzieni ½ filxhan alkool medicinal me 1 lugë gjelle gjethe rozmarine. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 10 ditë dhe pastaj kullojeni me garzë.

Merrni 15 deri në 20 pika të përzierjes në një gotë me ujë çdo ditë. Gjithashtu mund ta përdorni për trajtim të humbjes së flokëve dhe reumës. Thjesht masazhoni zonat e prekura dhe prisni për rezultatet. /Telegrafi/

The post A e dini se kjo erëz nga kopshti juaj kuron rënien e flokëve? appeared first on Telegrafi.

Këto janë ushqimet të cilat e pastrojnë trupin nga nikotina

$
0
0

Duhanpirësit, mund ti ndihmojmë trupit të tyre përmes disa ushqimesh për të cilat mjekët thonë se pastron trupin sadopak nga nikotina.

Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjësese për varësinë ndaj duhanit. Është një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre. Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Këto janë ushqimet të cilat mund të iu ndihmojnë në pastrimin e trupit nga nikotina

1.Brokoli
Është i pasur në vitamina B5, C dhe D që janë përgjegjëse për të rregulluar shumë proçese në trupin e njeriut.Brokoli ndihmon në forcimin e metabolizmit dhe i mbron mushkritë tuaja nga toksinat.

2.Portokallet
Nikotina e zbras trupin nga vitamina C, ndërsa portokallet janë të mbushura me vitaminë C dhe rikthejnë ekulibrin.

3.Spinaqi
Spinaqi përmban acide fosile dhe Vitamin B9 që janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi.

4.Xhinxheri
Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina.

5.Limonat
Janë një armë e fuqishme për të luftuar nikotinën.Helmi i nikotinës rri në gjak për 3 ditë duke dëmtuar qelizat dhe sisitemin imunitar. Limoni ka fuqinë ti largojë këto efekte negative që lë nikotina në organizëm.

6.Karrotat
Konsumimi i rregullt i Karrotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkaktrron nikotina.

7.Shegët
Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet.

8.Lakra jeshile
Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.

The post Këto janë ushqimet të cilat e pastrojnë trupin nga nikotina appeared first on Telegrafi.


Buka është sikur doza e vitaminave – zbulo cila është më e shëndetshme

$
0
0

Buka integrale është e gatuar nga mielli i grurit të bluar nga kokrrat e plota. Ka vlerë të lartë ushqyese, sepse përmban shumë minerale dhe vitamina. Simitet dhe kuleçtë kanë tri deri në pesë herë më shumë vlera ushqyese sesa ato nga mielli i bardhë. Pejzat e shumta krijojnë ndjenjën e ngopjes së plotë.

Buka cilësore nuk ju shton peshën trupore, ndërkaq plotëson madje 10 për qind të nevojave ditore me hekur dhe albumine. Buka e bardhë është më mirë të shmanget, sepse ka sheqer të fshehur, transmeton Telegrafi.

Ngjyra nuk është tregues i sigurt i cilësisë së bukës. Buka ngjyrë të errët shpesh është e ngjyrosur me karamele. Njerëzit shpesh mendojnë se buka e pasuruar me krunde është më e shëndoshë, mirëpo ajo bukë ju shton shumë më tepër peshë se sa e zakonshmja. Bukët më të forta pikërisht janë më të shëndetshme.

Buka nuk ju shton peshë nëse hahet në sasi të duhura, përkatësisht 200 – 300 gramë gjatë një dite. Njerëzit që janë në dietë i shmangen bukës, mirëpo buka nuk ka kalori të larta. Ju shton peshën ajo që vihet në bukë – gjalpi, pastat dhe sallamet, apo marmelata.

assortment of baked bread on wood table

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur është më e mira për njerëzit që kujdesen për linjat: duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes. Kur buka integrale përmban fibra dhe sakaromicete (kërpudhat mikroskopike përgjegjëse për ardhjen e brumit), rregullon peristaltikën e zorrëve, duke garantuar kështu mirëqenien e organizmit. Përveç kësaj, majaja natyrore (sakaromicetet) duke tretur niseshtenë, ia lehtëson stomakut procesin e përpunimit të ushqimeve.

Buka me brumë të ardhur njihet përnjëherë: tretet më lehtë nga stomaku, reziston për shumë ditë dhe pesha e saj është afërsisht një kilogram. Brumi i një cope të tillë buke ka në brendësi sakaromicete që duke u vendosur në mes, e bëjnë bukën të rezistojë për shumë ditë.

Shmangni bukën e bardhë të bërë me miell gruri dhe maja birre, që është shkaku kryesor i fermentimit të zorrëve dhe konsumoni të gjitha llojet e bukës së zezë (përmbajnë thekër, grurë të fortë etj.). Më mirë akoma do të ishte nëse buka e zezë përmban fara lini, luledielli etj., këto lloj kanë vlera ushqyese, të pastrojnë, kanë më pak yndyrë dhe nuk të shëndoshin.

Buka e zezë përmban sasi të mëdha hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B dhe magnez, elementët e nevojshëm në metabolizmin e sheqerit. Këto karakteristika e bëjnë bukën e zezë mjaft të shëndetshme, sidomos për personat që vuajnë nga diabeti, transmeton Telegrafi.56568617_XS

Në të gjitha drithërat integrale gjenden oligoelementet, që ndihmojnë në ruajtjen e linjave dhe shëndetit. Më të rëndësishmet janë:
– zinku, forcon flokët, thonjtë, dhe përmirëson punën e mëlçisë;
– bakri, mbron sistemin imunitar;
– kaliumi, tonifikon sistemin muskulor;
– magnezi, favorizon sintezën e antitrupave, parandalon alergjitë dhe intolerancat.

Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur ka shije më të fortë sesa buka e bardhë dhe të shijon më shumë: mjafton një copë e vogël për t’u ngopur. Kjo është edhe arsyeja që rekomandohet në dietat hipokalorike. Duke e shoqëruar me një pjatë me zarzavate ose duke e ngrënë në formë bruskete, të mbush stomakun, ka pak yndyrë dhe shumë pak kalori.

Veç të tjerash, buka integrale është e pasur me vitamina (B1), proteina, kripëra minerale dhe enzima aktive; vitamina B1 (tiamina) bën të mundur shndërrimin e sheqernave dhe yndyrave në energji, duke shmangur që ato të kthehen në depozita dhjamore. /Telegrafi/

The post Buka është sikur doza e vitaminave – zbulo cila është më e shëndetshme appeared first on Telegrafi.

Ja çfarë s’duhet të hani në varësi të grupit të gjakut

$
0
0

Nëse jeni duke u përpjekur të humbisni peshë apo të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, mundohuni të keni parasysh ushqimet që duhet dhe s’duhet t’i hani në varësi të grupit të gjakut.

Dr Peter J. D’Adamo është krijuesi i dietës ushqimore bazuar në llojin e gjakut që keni.

“Kur flasim për dietë, nuk po flas domosdoshmërisht për një plan humbje peshe, por një plan ushqimor të shëndetshëm”¬ shpjegon dr D’Adamo.

Grupi A Sipas udhëzimeve të dr D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A duhet të mbajnë një dietë kryesisht vegjetariane. Mund të konsumoni mish pule ose peshk, por duhet të reduktoni konsumimin e mishit të kuq dhe drithërave të papërpunuara sepse duan shumë kohë të treten dhe do t’ju depozitohen në yndyrë.

Grupi B Udhëzuesi këshillon për njerëzit me këtë grup gjaku të konsumojnë shumë fruta dhe perime, sidomos ato me gjethe jeshile. Qumështin dhe nënproduktet e tij duhet ta konsumoni me yndyrë të ulët.Ushqimet që ndikojnë në shtim në peshë tek këta persona janë misri, gruri, kikirikët, mishi i kuq sidomos ai i deles. Konsumoni më shumë mish lepuri dhe peshk.

Grupi AB Njerëzit me këtë grup gjaku kanë aciditet të ulët në stomak. Ata duhet të shmangin në maksimum përdorimin e kafeinës dhe alkoolit. Dr D’Adamo rekomandon ushqime të tilla si: peshk, fruta deti dhe perime jeshile për këtë kategori pesonash. Ju duhet të shmangni mishin e tymosur.

Grupi O Ndryshe nga grupi AB, njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë tendencë të kenë nivele të larta të aciditetit në stomak. Njerëzit me këtë grup gjaku nuk duhet të konsumojnë karbohidrate të thjeshta, sidomos ato në formë kokrrash sepse ju kërkojnë një kohë shumë të gjatë për t’u tretur dhe mund t’ju konvertohen në yndyrna dhe trigliceride. Ju mund të hani fruta dhe perime dhe mish në sasi jo të mëdha.

The post Ja çfarë s’duhet të hani në varësi të grupit të gjakut appeared first on Telegrafi.

Ja përse PATJETËR do të duhet t’i bini me gisht kënaçes para se ta hapni!

$
0
0

Për shumicën e njerëzve është bërë shprehi që, para se të hapin kënaçen, trokasin me gisht në majë. Mirëpo përse bëjnë kështu njerëzit?

Të gjithë mendojnë që në këtë mënyrë mund të pengohet derdhja e lëngut kur të hapet kënaçja. Megjithatë, askush nuk dëshiron të spërkatet me lëng në ditët e nxehta të verës, transmeton Telegrafi.

1

Mirëpo, trokitja me gishta apo me thonj në majë të kënaçes në të vërtetë është legjendë urbane apo metodë e bazuar në teori shkencore?

Nëse jeni ndër ata të cilët veprojnë kështu, atëherë gëzohuni – sepse ekziston arsyeja e mirë përse kjo metodë funksionon dhe është përkrahur nga shkenca.

2

Një mësimdhënës i kimisë në Universitetin e Nottingham, ka treguar procesin e saktë se çfarë ndodh para dhe pas hapjes së kënaçes.

3

“Para se të hapet kënaçja, flluskat mikroskopike të ajrit “ngjiten” për brenda (nukleacioni)”.

“Kur hapet kënaçja, këtyre flluskave u shtohet madhësia e tyre, për shkak të zvogëlimit të tretshmërisë së karbo-hidrateve”.

5

“Kur këto flluska arrijnë madhësinë e caktuar, ato ndahen nga brendësia e konservës dhe shtyhen lart, bashkë me lëngun”.

Mësimdhënësi pranon që akoma ekziston debati rreth efikasitetit të kësaj metode, por teoria se çka ndodh kur trokitet në majë të kënaçes është e sqaruar. Kur hapet konserva vrullshëm, flluskat krijojnë edhe më shumë flluska.

“Flluskat në kënaçen e pahapur grumbullohen dhe ngjiten në majë dhe kur trokitni me gishta në majë të kënaçes flluskat do të largohen dhe do të pluskojnë në majë“.

6

Kur të hapet kënaçja, flluskat të cilat gjenden sa më thellë do të zgjerohen më shumë se sa ato në majë, gjë që do të thotë që më shumë lëngë do të jetë i hedhur në sipërfaqe”.

Trokitja me gishta në maje të konservës do të krijojë më pak flluska të këtilla “të thella” dhe në këtë mënyrë më pak lëng do të dalë në sipërfaqe – më pak do t’ju spërkatë“. /Telegrafi/

The post Ja përse PATJETËR do të duhet t’i bini me gisht kënaçes para se ta hapni! appeared first on Telegrafi.

Kujdes se çfarë blini! A e dini domethënien e letrave të ngjitura në pemët dhe perimet që i blini?

$
0
0

Kur blini pemë dhe perime në dyqane, a i keni vërejtur disa ngjitës në to? Nëse po, a e dini domethënien e tyre?

Nëse numri i ngjitësit fillon me 3 apo 4

Nëse numri i ngjitësit në ndonjë fryt fillon me 3 ose 4, duhet të dini se prodhimi është i kultivuar në gjysmën e dytë të shekullit të 20’të dhe se në atë fryt janë përdorur pleh artificial, transmeton Telegrafi.

Në rast se numri fillon me 9

Në rast se ngjitësi përmban kod 5 shifror me numrin 9, atëherë prodhimi është kultivuar në mënyrë tradicionale për mijëra vite dhe këto produkte janë të njohura si organike.

Në këtë produkt nuk janë përdorur pesticide dhe pleh.

Në rast se fillon me numrin 8

Produktet e modifikuara gjenetikisht zakonisht përmbajnë shifra pesë shifrore që fillojnë me numrin 8.

Prandaj, duke i ditur këto, duhet të filloni të keni më shumë kujdes se çfarë po blini dhe çfarë po konsumoni. /Telegrafi/

The post Kujdes se çfarë blini! A e dini domethënien e letrave të ngjitura në pemët dhe perimet që i blini? appeared first on Telegrafi.

Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…

$
0
0

Mish, pulë, ëmbëlsira me shumë sheqer dhe alkool – këto janë gjërat që shumica e njerëzve i blejnë për t’i konsumuar.

Po, pra! Këtë e ka konstatuar edhe kompania “Hartman Group”, e cila e ka studiuar këtë dukuri së fundmi, transmeton Telegrafi.

Këto ushqime janë në mesin e burimeve më të mëdha të kalorive në ushqimin amerikan. Por, vlen të ceket se mishi dhe pula janë të shëndetshme, megjithatë nuk duhet shmangur efektet e alkoolit të tepërt dhe ëmbëlsirave.

Pra, duke e ditur se ushqimet të cilat i blini zakonisht janë të dëmshme, cilat ushqime mendoni se duhet të kryesojnë në listën e gjërave që i blini në dyqan? Për këtë, mund të ndiqni këshillat e doktorëve.

Më poshtë i keni shtatë ushqimet të cilat doktorët i konsumojnë zakonisht, për t’i shmangur problemet kardiovaskulare etj.

– Guaskat e detit

– Boronicat, rrushin etj.

– Vezët

– Vajin e ullirit

– Tërshërën

– Bathët

– Arrat

/Telegrafi/

 

The post Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë… appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2539 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>