Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2543 articles
Browse latest View live

Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’u ketë skaduar afati

$
0
0

Një sipërmarrës nga Britania e Madhe thotë se ka fituar shuma të mëdha parash duke shitur produkte të cilat kanë përfunduar datën e skadimit.

Dan Cluderay, pronari i një biznesi i cili shet ushqime të lira, për të përditshmen britanike “The Independent” tha se disa prej ushqimeve që mund t’i ketë mbaruar afati i skadimit nuk është e nevojshme që të hidhen në kosh.

Ai ka përmendur disa nga produktet ushqimore, të cilat mund të konsumohen përtej datës së skadimit.

1. Patatinat

Konsumimi i patatinave edhe pas datës së skadimit nuk përben problem, pasi sasia e kripës që gjendet i ndihmon për t’i ruajtur.

2. Çokollata

Sasia e sheqerit që gjendet te çokollata e ndihmon për ta ruajtur më gjatë atë.

3. Keçapi

Përbërësit e keçapit kanë aftësi të rrojnë deri në një vit, nëse i kemi ruajtur në një vend të freskët dhe të thatë, ose në frigorifer.

4. Kosi

Kosi, mund të zgjasë deri në gjashtë javë përtej datës, edhe në rastet kur ze myk, mund ta pastroni dhe më pas ta konsumoni.

5. Djathi

Kur flasim për djathin, nuk përfshijmë të gjithë llojet e djathrave, por një pjesë e tyre. Si për shembull gorgonzola apo dhe djathëra të tjera të kësaj familje mund të përdoren për konsum edhe pas datës së skadimit.

6. Qumështi

Për sa kohë sa ai nuk ka erë të keqe ose të fillon të pritet, mund ta konsumoni pa problem.

7. Vezët

Edhe për vezët nuk kanë një datë të caktuar, për aq kohë sa nuk kanë filluar të vijnë erë apo nëse nuk janë thyer mund t’i përdorni.

8. Buka

Në qoftë se buka është pak e ndenjur mund ta ngrohni atë në furrë. Sigurohuni që ajo nuk ka zënë myk.

9. Orizi

10. Frutat dhe perimet

The post Këto ushqime mund t’i hani edhe pasi t’u ketë skaduar afati appeared first on Telegrafi.


Piu lëng domatesh për dy muaj rresht, ja çfarë i ndodhi

$
0
0

Ne të gjithë i dimë dhe besojmë në përfitimet e fuqishme të domates dhe ka shumë arsye që është konsideruar një prej super-ushqimeve. Megjithatë, për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit kanë vendosur për të kryer një eksperiment.

Ata mblodhën gra të moshave të ndryshme, me mbi peshë, dhe iu dhanë nga 250 mililitra lëng domate çdo ditë për dy muaj. Ndryshimi i parë ishte i dukshëm. Kishte humbje në peshë që ka ndodhur për arsye se janë hequr depozitat e yndyrave në trup.

Shkencëtarët që kryen eksperimentin tregojnë se: “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk kanë ndryshuar zakonet e tyre të ushqimit ose rutinën stërvitore, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Për më tepër, këtyre grave u janë marrë analizat e gjakut në fillim dhe në fund të eksperimentit dhe thuhet se niveli i kolesterolit ishte ulur ndjeshëm dhe ishte rritur niveli i likopeneve – një antioksidant në domate që ofron një numër përfitimesh shëndetësore.

tomato-celery-juice

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan shumë më tepër se që pritej, pra, domatet ofruan shumë përfitime shëndetësore. Një gotë e vetme në çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, mbron nga sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Përveç kësaj, kjo pije freskuese pengon sëmundjet e fshikëzës, pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive dhe përmirëson shumë shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i domates redukton kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson gjakun. Për më tepër, i jep një shkëlqim edhe lëkurës tuaj.

Domatet përmbajnë kalcium, kalium, proteina bimore dhe karbohidrate si dhe vitaminë C thelbësore. Gjithashtu është një ilaç i madh natyror për spazmën e muskujve, sepse është e pasur me magnez – 11mg prë 100 gram.

Pra, nëse keni pasur një stërvitje të zellshme, një gotë lëng domatje ndihmon muskujt tuaj të forcohen përsëri.

0295b7a2000004b0-3115939-image-a-1_1433801349794

The post Piu lëng domatesh për dy muaj rresht, ja çfarë i ndodhi appeared first on Telegrafi.

Ka ardhur në dyqane ORIZI përplot me PLASTIKË: Ja si ta dalloni nga ai natyral!

$
0
0

Orizi i cili importohet nga Kina shpesh është përplot pesticide, por edhe i përzier me plastikë. Natyrisht, orizi i këtillë assesi nuk është i mirë për organizmin njeriut dhe prandaj duhet të kujdeseni mirë.

Ja si të dalloni a është natyral apo krejtësisht artificial orizin që e keni blerë! – transmeton Telegrafi.

Testi me ujë
Në një gotë me ujë qiteni një lugë oriz të pazier. Nëse bie në fund, është i mirë, nëse pluskon në sipërfaqe – është artificial.

Testi me zjarr
Mund të ndizni pak oriz me shkrepës. Nëse vëreni aromë plastike, mos e përdorni për ushqim. E tmerrshme dhe shumë e rrezikshme.

00

Testi me havan
Edhe një metodë me të cilën mund të verifikoni cilësinë e orizit – është testi me havan. Qiteni orizin në havan dhe shtypeni. Nëse pluhuri është i bardhë, çdo gjë është në rregull. Nëse pluhuri është i verdhë, hidhen poshtë.

Testi me myk
Qiteni orizin në një enë dhe mbylleni hermetikisht. Lëreni në një vend të ngrohtë dhe pas disa ditësh te orizi natyral do të vëreni shfaqjen e mykut. Nëse nuk shfaqet myku, do të thotë që diç nuk është në rregull, sepse shfaqja e mykut është dukuri normale. /Telegrafi/

Young Woman Eating Rice Dish

Young Woman Eating Rice Dish

The post Ka ardhur në dyqane ORIZI përplot me PLASTIKË: Ja si ta dalloni nga ai natyral! appeared first on Telegrafi.

Çfarë ndryshimi do të pësojë trupi juaj nëse një muaj hani fara liri

$
0
0

Farat e lirit janë pjesë përbërëse e shumë menyve të shëndetshme. Shikoni se si reagon trupi pas vetëm një muaji konsumimi të këtyre farave…

Farat e lirit janë pjesë e ushqimit të shumë popujve tashmë me shekuj.

Ky artikull me plot të drejtë është në listën e superartikujve! – transmeton Telegrafi.

Mund t’i shtoni në shumë artikuj dhe me të të pasuroni ushqimin tuaj të preferuar, kështu që në organizëm do të fusni pasuri të vërtetë të përbërësve shërues.

Farat e lirit përmbajnë komponentë  shumë të dobishëm, përfshirë këtu: vitamina, minerale, aminoacide dhe fibra, që normalizojnë zorrët.

, Image: 193218162, License: Royalty-free, Restrictions: Not available for license and invoicing to customers located in Italy., Model Release: no, Credit line: Profimedia, Corbis

Ja në ç’mënyrë kjo farë shëruese ndikon në organizmin tuaj:

– Është e pasur me thartirë yndyrore omega 3 e cila ka ndikim të pabesueshëm në shëndetin tuaj në përgjithësi.

– Farat e lirit mund të zvogëlojnë nivelin e kolesterinës së keqe në gjak edhe deri në 50 për qind.

– Këto fara gjithashtu mund të zvogëlojnë edhe nivelin e trigliceriteve për 25 – 60 për qind.

– Vetëm tri lugë fara liri përmbajnë aq omega 6 dhe omega 9 të thartës yndyrore sa përmban gjysmë kilogrami i mishit të peshkut.

– Acidet yndyrore që i përmbajnë farat e lirit, e aktivizojnë indin dhjamor duke ndihmuar në “shkrirjen” e tij. Për këtë shkak, farat e lirit janë ideale për të ju ndihmuar për të rënë nga pesha.

– Gjatë kohës së rënies nga pesha, lëkura nuk do të varet, e çfarë është më e mirë – nga ndikimi i pijes do të largohet edhe celuliti.

c

Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese.
Farat e bluara mund t’i ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla.

Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund t’i konsumoni. Ato, mund t’i shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për t’i skuqur perimet. /Telegrafi/

The post Çfarë ndryshimi do të pësojë trupi juaj nëse një muaj hani fara liri appeared first on Telegrafi.

Kafjalli që do ta adhuroni: Kombinimi i artikujve për ndërtim të shpejtë të muskujve!

$
0
0

Pa kalori të mjaftueshme në ushqimin tuaj plani juaj për të ndërtuar muskuj më të mëdhenj nuk do të bëhet me shpejtësinë e dëshiruar.

Rregulla lidhur me këtë është e qartë – nevojitet që me ushqim të merrni më shumë kalori se sa shpenzoni, transmeton Telegrafi.

Nevojitet, para së gjithash, të fokusoheni në marrjen e mjaftueshme të proteinave të cilat janë kyç për rritje të muskujve.

Njëra ndër mënyrat më të thjeshta që të merrni mjaftueshëm këtë nutrien janë edhe pllakëzat proteine.

k

Kanella e kombinuar me kokrra tërshëre

Kokrrat e tërshërës përfundimisht bëjnë pjesë në kategorinë e artikujve të pasur me proteina.

Në vetëm një filxhan kokrrash tërshëre ka 150 kalori, mirëpo nëse qëllimi juaj është arritja e masës muskulore do të duhej të filloni me marrjen e përafërsisht 300 kalorive të këtij artikulli.

Kjo në fillim duket sikur janë shumë kokrra tërshëre, mirëpo në kombinim me shtojcat e tjera është zgjedhja e përkryer.

Përbërësit:

– 1 filxhan kokrra tërshëre
– 180 mililitra qumësht me 2 për qind yndyrë
– ½ filxhani jogurt
– pllakëza proteine të grimcuara në pjesë
– 1 lugë kanellë
– ëmbëltues

Përgatitja:

Në një enë plastike përzieni të gjithë përbërësit derisa të bashkohen mirë.

Tretjen lëreni në frigorifer gjatë natës dhe kënaquni me kafjallin…

Vlerat nutritive

Kalori: 726
Yndyrë: 18 gr
Karbohidrate: 98 gr
Proteina: 43 gr

/Telegrafi/

The post Kafjalli që do ta adhuroni: Kombinimi i artikujve për ndërtim të shpejtë të muskujve! appeared first on Telegrafi.

Tani e dimë çfarë bën Victoria Beckham për të qenë gjithnjë në formë

$
0
0

Victoria Beckham është simbol i stilit, finesës, elegancës, elegancës dhe…elegancës. Por asgjë nuk vjen rastësisht.

Në fakt bashkëshortja e David Beckham konsultohet me një ndër nutricionistet më të mira, Amelia Freer dhe s’do të habiteshim aspak sikur kjo e fundit të bënte pjesë në thirrjet e emergjencës së Beckham.

Bëhet fjalë për gruan që ha salmon ÇDO DITË, për të patur një lëkurë të pastër. Në një intervistë të realizuar së fundmi për Daily Mail, Freer ka zbuluar dietën e saj ditore dhe nëse mund të mendoni se është e dhimbshme gaboheni, në fakt është shumë e shijshme!

30583d45adaada969a0108d424eac93e

Mëngjesi

Ajo përpiqet që të marrë dozën e duhur të perimeve në çdo vakt. Një mëngjes i saj konsiston në konsumimin e qepës së skuqur, domateve dhe spinaqit, shoqëruar me dy vezë të ziera ose të skuqura, pak avokado dhe tërshërë. Freer preferon të pijë dhe kafen në mëngjes, por pa sheqer.

Dreka

Për t’i kursyer kohë dhe mund vetes, Freer përpiqet të konsumojë ushqimet e mbetura: sallata e një dite më parë ose perime dhe sigurisht, proteina. Nëse kjo nuk mjafton, Amelia mund të shtojë një racion të vogël drithërash ose një fetë bukë.

“Pjesën më të madhe të kohës nuk e ndjej të nevojshme të shtoj karbohidrate mbi frutat dhe perimet që konsumoj, por nëse jam e uritur, e bëj. Përpiqem të dëgjoj trupin tim dhe t’i përgjigjem kërkesave të tij. Pas dreke mund të konsumoj një tjetër kafe të zezë ose çaj jeshil,”- u shpreh nutricionistja e Beckham.

d58dc6479bc1e2c445e2b23105af9b4f

Darka

Darka në shtëpinë e Freer dhe besojmë se dhe në atë të Victoria Beckham konsiston në supë, ‘curry’, një kombinim kompleks erëzash, që zakonisht përfshin speca pikant të thatë ose të freskët dhe gjellë të lehta me bazë perimesh, pasi sipas saj janë një mënyrë e mirë për të marrë të gjitha perimet e nevojshme.

Ushqimet mes vakteve

Ajo nuk është një fanse e madhe e ushqimeve mes vakteve. “Personalisht mendoj se këto ushqime mund të sjellin mbingopje dhe nivele gjaku të paqëndrueshme. ‘Ushqimet e shëndetshme’ që janë tani në treg kanë të njëjtën sasi sheqeri sa çokollatat dhe pijet me sheqer. Prandaj dhe unë përpiqem t’i mbaj klientët e mi larg tyre.”

Burimi: Harper’s Bazaar

The post Tani e dimë çfarë bën Victoria Beckham për të qenë gjithnjë në formë appeared first on Telegrafi.

Duhet ta hani kështu hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues!

$
0
0

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta konsumojmë që nga ajo të marrim atë që është më e shëndetshme.

Akoma nuk është krejt e qartë se si pjesët përbërëse të hudhrës ndikojnë në organizëm, mirëpo hudhra vërtet ndikon si antibiotik, mjet për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, mjet antikancerogjen dhe kundër inflamacionit, shkatërron kërpudhat dhe disa viruse, transmeton Telegrafi.

mh

Kështu duhet të hahet hudhra:

1. Para se ta konsumoni patjetër duhet ta ndrydhni në mënyrë që të shkaktoni reaksionin e enzimave nga të cilat krijohet alicina.

2. Çdo ditë do të duhej të hani së paku tre thelpinj hudhre.

3. Është më mirë ta konsumoni të freskët.

4. Nëse e përpunoni në mënyrë termike, bëjeni por shkurt – jo më gjatë se 10 minuta.

28tke36

Shumica e shmangin hudhrën për shkak të aromës së fortë. Është me rëndësi të dihet që ajo është pasojë e materieve të cilat përmbajnë squfur i cili i jep cilësitë shëruese.

Problemin me aromën e pakëndshme pas konsumimit të hudhrës mund ta zgjidhni me përtypjen e fletëve të majdanozit, kokrrave të kafes apo të maraqit (Foeniculum vulgare). /Telegrafi/

The post Duhet ta hani kështu hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues! appeared first on Telegrafi.

Djathi i gomaricës më i shtrenjti në botë, kushton 800 euro kg

$
0
0

Qumështi i gomaricës është një nga më të dobishmit në botë, por deri më tani nuk kishim dëgjuar për djathin. Ai është bërë me ligj si djathi më i shtrenjtë në botë. Duhen 800 euro për të shijuar një kg djathtë.

Djathi është një nga nënproduktet më të kërkuar në botë, por kafshët që e prodhojnë janë vetëm tre: lopa që është më i përhapuri, delja dhe dhia. Deri më tani nuk ka pasur djathëra që prodhohen nga lloje të tjera kafshësh.

Në fakt ai që bëhet me ligj si djathi më i shtrenjtë në botë  vjen nga një specie jo e zakonshme, gomarica.

295F101F00000578-0-image-a-2_1433490472478

 

Përfitimet e qumështit të gomarit në fakt janë shumë të njohura: me pak yndyrë, proteina, laktozë dhe shumë i pasur me omega-3, yndyrë e mirë për organizmin; këto karakteristika e bëjnë shumë të ngjashëm me qumështin e një gruaje dhe për këtë mjekët e rekomandojnë për të zëvendësuar qumështin e gjirit kur nëna për arsye të ndryshme nuk ka.

Por problemi mbetet se kostoja e qumështit të gomaricës kushton 30 euro për litër për shkak se gomari prodhon shumë pak qumësht dhe gjinjtë e saj janë të vogla. Për të marrë sasinë e kërkuar, duhet që gomarica të milet të paktën 6 herë në ditë, krahasuar me lopët dhe delet, të cilat milen dy herë.

article-2230677-15F0E49C000005DC-489_634x420

 

Kjo duhet të jetë arsyeja se pse qumështi shitet kaq shtrenjtë dhe në botë ekziston vetëm një fermë e tillë. Fakti që qumështi i gomaricës është shumë i pasur me ujë dhe për të prodhuar një kg djathtë, duhen të paktën 25 litra qumësht, bën që çmimi i djathit të rritet në stratosferë.

Për momentin një kg djathtë kushton 800 euro, por çmimi i tij mund të rritet  nëse do të merret në konsideratë kërkesa dhe prodhimi i pakët e tij.

Popullariteti i këtij djathi u rrit shumë kur një nga tenistët më të mirë në botë vendosi që të blejë për gjithë vitin, që të sigurohej se nuk do t’i mbaronte.

donkey-cheese-3

Ai mendon se djathi mund të përmirësojë përformancën e tij sportive. Ferma ka shumë punë për të bërë në këtë periudhë sepse tenisti u ka hequr të drejtën të tjerëve që ta shijojnë. Me pak fjalë, ai që është bërë djathi më i shtrenjtë në botë, edhe nëse do të donit ta provonit, nuk mundeni dot sepse është i shitur.

Ata që e kanë provuar thonë se ka një shije shumë delikate. Por për momentin furnizimi ka mbaruar dhe ju duhet të prisni sezonin e ardhshëm dhe të vini disa para mënjanë që ta provoni.

Equus_asinus_Kadzidłowo_002-770x497

The post Djathi i gomaricës më i shtrenjti në botë, kushton 800 euro kg appeared first on Telegrafi.


DILEMË E PËRHERSHME! A është më mirë të pimë ujë të ftohtë apo të ngrohtë! Përgjigjja është…

$
0
0

A është me rëndësi se a e pimë ujin të ngrohtë apo të ftohtë? Mjekësia tradicionale si p.sh. ajo Ayurvede thekson rëndësinë e temperaturës së ujit të cilin e pimë.

Nuk rekomandohen temperatura ekstreme të ujit – as të akullt, por as të ngrohtë.

Kur pimë pije të ftohta enët e gjakut ngushtohen, ngadalësohet tretja dhe hidratimi i organizmit vështirësohet. Trupi shpenzon energji në rregullimin e temperaturës trupore.

Prandaj, më mençuri është të pimë ujë të ngrohtë, apo edhe më mirë ujë të vakët.

Uji është burim i jetës, e të gjithëve na kujtohet se si ndihemi kur na ka etja.

317428420-taking-pills-cold-illness-painkiller-sneezing

Ja kur guxoni të pini ujë të ftohtë e kur të ngrohtë:

Kur të pini ujë të ftohtë?

Ushtrime. Temperatura e trupit rritet gjatë aktiviteteve fizike, e me djersitje trupi mëton të ftohet. Kur gjatë ushtrimeve pini ujë të ftohtë organizmi ftohet, e trupi ri-hidratohet.

Pas ushtrimeve sugjerohet të pini ujin pak më të ftohtë se temperatura e dhomës.

Humbje në peshë. Uji i ftohtë mund ta përshpejtojë punën e metabolizmit dhe ndihmon të humbni 70 kalori shtesë brenda ditës.

Kur të pini ujë të ngrohtë?

Për tretje. Uji i ngrohtë në orët e mëngjesit mund të nxitë të keni një tretje më të shpejtë. Nëse pas shujtës pini ujë të ftohtë, organizmi do ta ketë më të vështirë ta tretë ushqimin.

Për detoksim. Sugjerohet që në ujin e vakët të shtoni disa pika limoni dhe kështu ta filloni ditën. Pos limonit mund të shtoni edhe trangull, mentë, mollë apo kanellë, që ndihmojnë pastrimin. /Telegrafi/

The post DILEMË E PËRHERSHME! A është më mirë të pimë ujë të ftohtë apo të ngrohtë! Përgjigjja është… appeared first on Telegrafi.

Me këtë dietë, Beyonce ia ka dalë që të heqë 38 kilogramë

$
0
0

Kjo është një dietë që është përdorur edhe nga Beyonce pasi ajo lindi fëmijën. Këngëtarja e famshme me këtë dietë ka humbur peshë plot 38 kilogramë.

Përveç asaj që limoni forcon trupin, shërben për shkrirjen e shpejtë të kilogramëve dhe yndyrës.

Lemonade Diet’ është dietë shumë e thjeshtë e cila përmban vetëm tre produkte: ujë me limon, ujë të kripur dhe çaj bimor laksativ.

Rezultatet e kësaj diete mund të vërehen në 10 ditët e para pasi do të humbni disa kilogramë dhe përpos kësaj ju do të ndiheni më energjik, të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Në 10 ditët e para ju lejohet të përdorni vetëm tre produktet e përmendura më lartë. Pasi të kalojnë 10 ditë, ju gradualisht mund t’i ktheheni ushqimeve, por vetëm disa nga ato të cilat janë më të lehta duke filluar më një supë apo një lëng frutash. Pas kësaj ju mund të përdorni pak mish.

Kjo pije me vitaminë C do të pastrojë trupin tuaj prej toksinave që merrni çdo ditë.

Përbërësit:

▪ 8 gota me ujë të vakët
▪ Lëng i shtrydhur nga 6 limonë
▪ 6 lugë të mëdha të mjaltit
▪ Disa kubëza të akullit
▪ 10 gjethe të mentës

lemon-diet

Përgatitja:

Ngrohni ujin, por nuk guxon të vlojë shumë – jo më shumë se 60 gradë.

Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë.

Në fund e procedoni dhe e pini.

Në secilën gotë shtoni një kubëz akull, sepse trupi shkrin energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.

Plani i dietës:

Para kafjallit pini një gotë limonadë. Kafjalli përbëhet prej sallatës me pemë, sipas dëshirës.

– Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me badem të pjekur, si zamër.

– Për drektë vezë të zier dhe sallatë të gjelbër me vaj ulliri dhe uthull molle.

– Në orën 16 do të duhej lëpini edhe një gotë tjetër limonadë, dhe pemë sipas dëshirës.

– Për darkë peshk të bardhë ose sallatë me mish pule.

– Dy orë para gjumit pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë.

beyonce

/Telegrafi/

The post Me këtë dietë, Beyonce ia ka dalë që të heqë 38 kilogramë appeared first on Telegrafi.

Dardha, “dhurata e Zotit” kundër sëmundjeve

$
0
0

Dardhat janë ushqim ideal i vjeshtës, i cili për shumë arsye duhet të konsumohet sa më shpesh.

Pse pikërisht ato? Arsyet janë të shumta, ndërsa në vijim ju sjellim vetëm disa prej tyre.

Kjo frutë e ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale.

Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.

Dardhat janë një fryt shumë i pasur me fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të kolesterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

fresh

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid foli.

Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidantë, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.

Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”.

Spontanisht, do të vendosej edhe dardha, në çështjen e shëndetit, krahas mollës dhe portokallit. Por ky frut, ka edhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterinës në gjak.

Dhe siç e shpjegon dhe Dr. Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat.

Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm, për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu kundra osteoporosës (sëmundje kockash) që shkaktohet nga mungesa e këtij minerali. Gjithashtu, ky mineral është i dobishëm dhe për trurin.

Dardha, para ngrënies nuk duhet qëruar, pasi gjithë vitamina ndodhet ne lëkurën e saj. E freskët, është më mirë sesa një komposto, pasi tek kompostot një pjesë e vitaminave janë larguar. Kompostot përmbajnë rreth 25% të vitaminave të frutit.

The post Dardha, “dhurata e Zotit” kundër sëmundjeve appeared first on Telegrafi.

Eliminoni DHJAMIN nga STOMAKU për vetëm shtatë ditë me ndihmën e këtyre ushtrimeve

$
0
0

Ky program i ushtrimeve nuk është fare i mundimshëm. Mirëpo, kushtoni kujdes frymëmarrjes së drejtë.

Shikojeni videon dhe ndiqni të gjitha instruksionet, transmeton Telegrafi.

Nuk është e rëndësishme vetëm të ushtroni, por si të ushtroni.

Ekzekutimi i drejtë i ushtrimeve dhe frymëmarrja e drejtë, plus edhe ndonjë truk, shumëfish shton efektin.

Shumica e njerëzve vuajnë nga teprica e dhjamit në stomak. Me ndihmën e këtij programi të ushtrimeve mund të eliminoni yndyrën nga beli për vetëm shtatë ditë.

Ushtrimi është mënyra e vetme që ta bëni stomakun të rrafshët, por ne gjithmonë ju ofrojmë trajnim i cili nuk do t’ju marrë as kohë, as fuqinë.

Mos hiqni dorë nga ushtrimi një javë…

The post Eliminoni DHJAMIN nga STOMAKU për vetëm shtatë ditë me ndihmën e këtyre ushtrimeve appeared first on Telegrafi.

Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim: Deri në Vitin e Ri, pesë kilogramë më pak!

$
0
0

Zyrtarisht ka filluar sezoni i dietave të para Vitit të Ri, pra kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt. Çajet për dobësim gjithmonë janë aktualë.

Nuk ka nevojë të blini çaje për dobësim, kur mund t’i bëni vetë më të mirë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Përgatitja e çajeve për dobësim:

Përzieni një sasi të barabartë të rozmarinës, hithrave, lulequmështores, mështeknës (Betula alba), hjeksës së fushave (Equisetum aruvense), maraqit, gjethe dielli (Plantaginacea) dhe qitni në një enë.

Përdorimi: Qitni tri-katër lugë supe në një litër ujë të vluar, mbyllni me kapak, lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe kullojeni.

Këshillë: Pini një litër të kësaj përzierjeje çaji në ditë bashkë me 1 filxhan çaji të gjelbër.c

Për dobësim mund të përdorni edhe çajin nga hithrat.

Një-dy lugë çaji të fletëve të thata të hithrave qitni në 250 ml ujë të vluar. Lërini të qëndrojnë 5 minuta dhe kulloni.

Kjo është e mjaftueshme për një filxhan çaj. Pos që do të dobësoheni, trupi juaj do të përjetojë rilindje të plotë për shkak të pirjes së çajit të hithrave.

Çaji i pashmangshëm për dobësim është çaji i gjelbër. Çaji i gjelbër ndihmon me rastin e humbjes së peshës trupore me pirje të rregullt të këtij çaji.

Përdorimi: Çaji i gjelbër zakonisht merret në doza prej 300 – 400 mg polifenol (substancë aktive në çajin e gjelbër) në ditë. Një filxhan çaj përmban 50 – 100 mg polifenol.

Këshillë shtesë: Nëse vendosni që të dobësoheni me ndihmën e çajit, patjetër rregulloni edhe ushqimin.

Pirja e sasisë së madhe të çajit kërkon zvogëlim të pirjes së kafes apo eliminim i tërësishëm të saj. Çaji përmban kofeinë, pra nëse pini akoma edhe kafe, trupi juaj do të pësojë shok. /Telegrafi/

cccc

The post Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim: Deri në Vitin e Ri, pesë kilogramë më pak! appeared first on Telegrafi.

Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë

$
0
0

Sot orizi konsiderohet si një nga kulturat më të vjetra të kultivuara, ndërsa pas grurit është ndër drithërat e përhapura më së shumti.

Pasi që ka efekt shumë të mirë në enët e gjakut, konsumimi i orizit mund të na ndihmojë në një varg vështirësish siç janë qarkullimi i gjakut, puna e zemrës, si dhe te rregullimi i tensionit të lartë dhe të ulët.

Përveç tek problemet e sipërpërmendura, orizi po ashtu përshpejton tretjen, sekretimin e urinës dhe acidit të urinës.

Në shekullin e 15-të është rekomanduar tek anemia dhe sëmundjet e stomakut, zorrëve dhe veshkave, ndërsa në kopshtet e manastireve është kultivuar si bimë shëruese.

Në disa spitale në Amerikë dieta me oriz përdoret si terapi te tensioni i lartë dhe te sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Hamilton-Beach-37532-20-Cup-Capacity-Rice-Cooker-cooked-all-types-of-rice

Llojet e orizit

Sot dallojmë tri lloje të orizit, dhe ato janë: orizi natyror i paqëruar, orizi i qëruar i palëmuar dhe orizi i qëruar i lëmuar.

Orizi natyral i paqëruar mund të jetë orizi i egër ose orizi ngjyrë kafe. Orizi i egër zakonisht hahet në kombinim me llojet e tjera të orizit dhe i duhet më shumë kohë për t’u zier, sepse përmban shtresë të fortë sipërfaqësore.

Orizi integral ngjyrë kafe dhe orizi ngjyrë kafe i përpunuar me avull janë më shijshmit dhe kanë vlerën më të lartë ushqyese. Hiqet vetëm shtresa e jashtme e cila në parim është e patretshme (orizi i përpunuar me avull shkurtimisht është i përpunuar me avull, që të forcohet kokrra), ndërsa lëvozhga mbetet, transmeton Koha.net. Këto superushqime përmbajnë enzime, minerale, oligoelemente, vitamina, acide yndyrore, fibra celuloze të cilat përshpejtojnë tretjen, proteina me vlera të larta biologjike.

Orizin e bardhë të qëruar, të lëmuar apo të palëmuar mund ta gjejmë në më shumë forma, për shembull, si gjysmë të rafinuar, të rafinuar, të përpunuar me avull, instant… Megjithatë, problemi te orizi i bardhë është që me qërimin dhe lëmimin është hequr pjesa që vlen më së shumti, dhe ajo është lëvozhga.

Orizi i qëruar është pak a shumë i pavlefshëm për organizmin, përbëhet kryesisht nga niseshteja, ndërsa materiet minerale, proteinat, vitaminat dhe fibrat gati as nuk i ka.

Duke konsumuar orizin e bardhë të qëruar organizmi tendoset edhe më shumë për të tretur diçka që nuk e mbështet energjikisht. /Telegrafi/

The post Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë appeared first on Telegrafi.

Pijen ideale për kohën e ftohtë e kemi ҫdo ditë para syve, surprizë?

$
0
0

Një prej pijeve më të njohura të dimrit e ndër më të vjetrat në rajon, e përhapur dhe familjare edhe në vendin tone, është boza.

Siҫ dihet, boza përbëhet nga fermentimi i kokrrave të misrit (në vendin tonë) ose nga fermentimi i drithërave të tjera. E përhapur në shumë prej vendeve të Ballkanit, është veçanërisht popullore në Kazakistan, Kirgistan, Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Mali të Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në disa rajone të Rumanisë dhe Serbisë.

Boza përmban vlera të larta ushqimore, shumë proteina, kalcium, hekur, zink, fosfor etj. Është një prej pijeve ushqyese, e cila të mban të ngopur për shumë orë. Rekomandohet të pihet 2 deri në 3 orë pas vakteve.

Në Turqi, është një prej pijeve që daton qysh në fillim të shekullit të 10-të.

9615f2dea96f9c0bb8a1b13e50e66b53

Pse këshillohet në dimër?

Shumë preferojnë ta konsumojnë bozën edhe në verë si pije freskuese, por në shumë vende të Ballkanit, si në Turqi, sa herë dëgjohet dikush duke thirrur “bozë”, do të thotë që dimri ka ardhur.

Është mirë të konsumohet në dimër për shkak se është e pasur me vlera të larta ushqimore, përmban shumë vitamina, A, C, E dhe B – të vlefshme për stinën e ftohtë kur trupi është i sulmuar nga virozat.

Po kështu, është një pije që u rekomandohet edhe të gjithë njerëzve që merren me aktivitet fizik (për shkak të pasurisë me vitamina të domosdoshme)

Edhe pse është një pije që nuk serviret e ngrohtë, duke i shtuar pak kanellë, bozën do ta bëni mjaft të shijshme për pasditet apo netët e ngrohta në shtëpi.

Tradicionalni turski napitak boza uglavnom se pije u zimsko doba jer je poznata po tome da grije tijelo, daje energiju i bogata je vitaminima B1, B2, B3, B6 i B12. (Muhsin ARSLAN - Anadolu Ajansı)

The post Pijen ideale për kohën e ftohtë e kemi ҫdo ditë para syve, surprizë? appeared first on Telegrafi.


E konfirmon studimi: Djathi e bën verën të ketë shije më të mirë

$
0
0

Më në fund u dëshmua edhe shkencërisht se djathi e bën verën të ketë shije më të mirë.

Në këtë studim, 31 pjesëmarrës kishin testuar katër lloje të verërave, ndërsa pastaj i kishin provuar prapë ato, por duke kafshuar nga një copë djathë mes gllënjkave, transmeton Telegrafi.

Në verën e bardhë të thatë, pjesëmarrësit kishin vërejtur se aroma citrike kishte qenë më e vogël kur e kishin konsumuar atë me djathë, gjë që i ka bërë ata t’i vërejnë më shumë aromat tjera.

Përveç verës së bardhë, edhe vera e kuqe kishte pasur shije më të mirë kur ishte kombinuar me djathë.

Por, nëse ju apo partneri juaj nuk e preferoni djathin, përpiquni ta kombinoni verën me arra, ullinj, apo proshutë për ta përmirësuar shijen e verës. /Telegrafi/

The post E konfirmon studimi: Djathi e bën verën të ketë shije më të mirë appeared first on Telegrafi.

Afrodiziakët, 12 ushqime që përmirësojnë jetën seksuale

$
0
0

Konsumi i disa ushqimeve që përmbajnë enzima rrisin qarkullimin dhe stimulimin e hormoneve, duke premtuar për një marrëdhënie të mirë seksuale. Ja cilat janë afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksuale.

Borziloku. Aroma e borzilokut e përdorur nga femrat në formë kremrash, ka qenë prej kohësh e lidhur me tërheqjen seksuale të meshkujve. Pavarësisht së në kohët e sotme, përdorimi i tij nuk është shumë i përhapur, fakt mbetet që borziloku nxit epshin dhe tërheqjen seksuale, e përforcuar edhe nga aroma e tij natyrale.

Tërshëra ka efekte magjike në lidhje me zgjimin e seksualitetit. Kërkuesit kanë zbuluar se tërshëra ndihmon zhbllokimin e prodhimit të testosteroneve në trup. Në raste të shumta është reklamuar përdorimi i tërshërës në vaktet e mëngjesit, duke shpjeguar se bën mrekulli në zgjimin seksual.

Avokado. Forma e avokados nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetërimet e shekujve të mëparshëm, si për shembull nga aztekët, të cilët pemën e avokados e quanin “pema testikul”. Kjo frutë është e pasur me vitaminën B6, e cila ndihmon në shtimin e dëshirës seksuale te meshkujt dhe është e pasur me kalcium që rregullon gjëndrat e tiroideve te femrat. Avokado përmban gjithashtu një lloj acidi, i cili bën mirë për zemrën dhe shton energjinë.

Shalqiri. Kur shalqiri u përmend si rastësisht tek filmi i famshëm “Dirty Dancing”, personazhi kryesor ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për potencën seksuale të frutës. Si lëkura ashtu edhe brendësia e shalqirit përmbajnë një aminoacid që hap enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale, me një fuqi të ngjashme me Viagrën.

Hudhra. Nuk është produkti ideal me të cilin mund të shkosh lirshëm në shtrat, por përdorimi i saj mund të ndikojë shumë në aktin seksual. Hudhra përmban alicin, një substancë që rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Sigurohuni që hudhrën ta përdorni të copëtuar, pasi kur pritet, hudhra jep efektin e duhur.

Çokollata e zezë ka nivelin më të lartë të kakaos, shkakton ngacmime seksuale kurdo dhe përmban një mori komponentësh si fenileflamina, e cila quhet ndryshe “dashuria kimike”. Gjatë ngrënies së çokollatës çlirohet vitaminë në tru, duke rritur motivimin dhe kënaqësinë. Një studim i “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se femrat që hanin qoftë edhe një copë të vogël çokollate çdo ditë, kishin një aktivitet më të lartë seksual sesa ato që nuk e përdornin.

Vanilja. Herën tjetër që do ndiheni fajtor për përdorimin e tepruar të akullores me vanilje, mendojini dhe një herë mrekullitë që mund të bëjë kjo shije në jetën tuaj seksuale. Nuk është shumë e pëlqyeshme vetëm aroma e fuqishme e vaniljes, por ajo ndihmon edhe sistemin nervor qendror, duke stimuluar trupin.

Bajamet. Lajthitë zakonisht janë të njohura për nivelet e larta të yndyrës, që është çelësi për prodhimin e hormoneve të nevojshme për një jetë të shëndetshme seksuale. Nga ana tjetër, bajamet janë edhe më të mira. Studimet tregojnë se aroma e tyre i ndez femrat. Në përmbajtje të bajameve është një lloj aminoacidi i quajtur arginine, që ndihmon hapjen e enëve të gjakut dhe rritjen e potencialit seksual mashkullor.

Panxhari. Romakët e lashtë e kanë përdorur panxharin për të përmirësuar aktivitetin seksual dhe cilësitë e tyre epshndjellëse. Panxhari përmban tritofan, një lëndë kimike që kontribuon në mirëqenien e njeriut. Panxhari shquhet për nivele të larta të mineralit boron, që është i lidhur direkt me prodhimin e hormoneve seksuale.

Gjalpi i kikirikut. Lajmi i mirë për njerëzit që e pëlqejnë gjalpin e kikirikut është ai ka yndyra organike bimore, të cilat absorbohen lehtë nga organizmi, shkruan Shqip. Gjalpi i kikirikut rrit dopaminën dhe epshin te femrat. Herën tjetër që do ta konsumoni, sigurohuni që të merrni pak më shumë.

Shpargu. Pamja e tij e jashtme tregon se kemi të bëjmë me një frutë “mashkullore” dhe mesa duket, është me të vërtetë. Shpargu përmban nivele të larta të vitaminës E, që njihet ndryshe si “vitamina e seksit”. Gjethet e tij janë të nevojshme për prodhimin e histaminës, një lëndë që është e lidhur me kalimin e shpejtë të orgazmës te meshkujt dhe femrat. Klubi i vegjetarianëve na këshillon të hamë shparg për tri ditë rresht që të ketë një efekt më të fuqishëm.

Specat djegës. Ka një arsye përse specat djegës janë të lidhur prej kohësh me jetën aktive seksuale. Shija pikante vjen si pasojë e përmbajtjes së shumtë të kapsaicinës, një lëndë kimike që të sjell në humor dhe rrit qarkullimin e gjakut në zemër. Specat djegës stimulojnë edhe qetësimin nervor. /Telegrafi/

The post Afrodiziakët, 12 ushqime që përmirësojnë jetën seksuale appeared first on Telegrafi.

Ja si duhet t’i hash makaronat, orizin, patatet dhe gjithë karbohidratet, që të dobësohesh

$
0
0

Makaronat mund të jenë të mira për belin tënd. Një studim mbi dietën e më shumë se 23,000 njerëzve ka zbuluar që konsumimi i moderuar i makaronave shoqërohet me një bel më të hollë dhe raport më të shëndetshëm të belit dhe vitheve.

Dëshiron t’i rrisësh përfitimet e karbohidrateve të preferuara? Ftohi. E gjitha ka të bëjë me krijimin e niseshtesë rezistente. Ndërsa karbohidratet e përpunuara, që ndodhen në bukën e bardhë, biskota dhe kek, përthithen lehtë nga trupi, duke lejuar kaloritë e tyre të depozitohen lehtësisht si yndyrë, niseshteja rezistente (me këtë emër për rezistencën ndaj tretjes) kthehet në acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, që digjen shumë më lehtësisht si energji.

Drithërat e plota, bishtajat, tërshëra e gjallë dhe bananet e papjekura janë plot me niseshte rezistente, por po kështu janë dhe patatet, makaronat e bardha dhe orizi, kur ato janë të gatuara dhe të ftohta. Për çudi, po t’i lësh patatet, orizin ose makaronat e gatuara të ftohen në frigorifer, krijohet niseshteja rezistente për shkak të ndryshimeve në zinxhirin molekular të ushqimeve. Pasi ftohen, ato mund të hahen të ftohta ose të ringrohura.

Niseshteja e patateve është gjithashtu dhe një burim i shkëlqyer i niseshtesë rezistente, provo ta përdorësh në vend të niseshtesë së misrit për të trashur salcat, në tava ose supë.

Nëse kombinon një burim niseshteje rezistente me një burim proteinash, është gjetur që shpejton djegien e yndyrave nëse do e krahasonit vetëm me niseshtenë rezistente ose vetëm me proteinat, kështu që hidh një vezë të zier ose dy në sallatën e patateve dhe mbulo pjatën e mbetur të orizit me ca copa mish pule ose tofu. Ky kombinim do të gjallërojë metabolizmin, por dhe ndihmon për të qëndruar më gjatë të ngopur.

Dhe nuk është vetëm kaq. Është gjetur dhe që niseshteja rezistente vepron si një prebiotik i fuqishëm, duke forcuar shëndetin e zorrëve. Duket se redukton inflamacionin, rrit përthithjen e disa mineraleve dhe ul rezistencën e insulinës. Molekula e mrekullueshëm mund të ndihmojë dhe për të parandaluar diabetin e tipit dy e kancerin e zorrës.

“Disa popullsi dhe kultura kanë përfituar nga niseshteja rezistente prej kohësh”, ka thënë për revistën Time studiuesi Paul Arciero. “Në bindjen time, kjo i ka mbrojtur ata kundër dëmeve të dietës së pasur me karbohidrate të kohëve moderne”.

Kështu që, ftohi njëherë karbohidratet dhe më pas mund t’i shijosh pa u shqetësuar.

The post Ja si duhet t’i hash makaronat, orizin, patatet dhe gjithë karbohidratet, që të dobësohesh appeared first on Telegrafi.

Dietë me patate: Heq pesë kg për tri ditë, por duhet të kini kujdes!

$
0
0

Dieta është shumë e varfër dhe nuk është për gjithkënd, prandaj do të duhej të kërkoni këshillë te mjeku para se të vendosni ta aplikoni.

Ushqimi i drejtë dhe aktiviteti i rregullt fizik kanë rëndësi të madhe për ruajtje të peshës normale, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse dëshironi, me ushqim të drejtë dhe ushtrime të rregullta, mund të provoni edhe dietën treditore e cila mund të shpejtojë dukshëm procesin e humbjes së peshës.

Ata të cilët e kanë provuar këtë dietë thonë që për tri ditë kanë humbur edhe deri në pesë kg, mirëpo pas përfundimit të dietës patjetër duhet t’i kushtoni kujdes ushqimit, që yndyrat e shkrira të mos ju kthehen.

Nëse ndieni uri të fuqishme, hani pak bademe apo ndonjë pemë arrore, pini një shtesë gotë jogurti apo hani ndonjë pemë.

Regjimi i të ushqyerit:

Dita e parë

Mëngjesi: 1 patate e zier pa krip, 1 gotë jogurt
Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë jogurt
Darka: 2 gota jogurt

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 gotë jogurt
Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë jogurt
Darka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë jogurt

Dita e tretë

Mëngjesi: 1 patate të zier pa krip
Dreka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë jogurt
Darka: 1 gotë jogurt.

/Telegrafi/

The post Dietë me patate: Heq pesë kg për tri ditë, por duhet të kini kujdes! appeared first on Telegrafi.

Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë

$
0
0

Sot orizi konsiderohet si një nga kulturat më të vjetra të kultivuara, ndërsa pas grurit është ndër drithërat e përhapura më së shumti.

Pasi që ka efekt shumë të mirë në enët e gjakut, konsumimi i orizit mund të na ndihmojë në një varg vështirësish siç janë qarkullimi i gjakut, puna e zemrës, si dhe te rregullimi i tensionit të lartë dhe të ulët.

Përveç tek problemet e sipërpërmendura, orizi po ashtu përshpejton tretjen, sekretimin e urinës dhe acidit të urinës.

Në shekullin e 15-të është rekomanduar tek anemia dhe sëmundjet e stomakut, zorrëve dhe veshkave, ndërsa në kopshtet e manastireve është kultivuar si bimë shëruese.

Në disa spitale në Amerikë dieta me oriz përdoret si terapi te tensioni i lartë dhe te sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Hamilton-Beach-37532-20-Cup-Capacity-Rice-Cooker-cooked-all-types-of-rice

Llojet e orizit

Sot dallojmë tri lloje të orizit, dhe ato janë: orizi natyror i paqëruar, orizi i qëruar i palëmuar dhe orizi i qëruar i lëmuar.

Orizi natyral i paqëruar mund të jetë orizi i egër ose orizi ngjyrë kafe. Orizi i egër zakonisht hahet në kombinim me llojet e tjera të orizit dhe i duhet më shumë kohë për t’u zier, sepse përmban shtresë të fortë sipërfaqësore.

Orizi integral ngjyrë kafe dhe orizi ngjyrë kafe i përpunuar me avull janë më shijshmit dhe kanë vlerën më të lartë ushqyese. Hiqet vetëm shtresa e jashtme e cila në parim është e patretshme (orizi i përpunuar me avull shkurtimisht është i përpunuar me avull, që të forcohet kokrra), ndërsa lëvozhga mbetet, transmeton Koha.net. Këto superushqime përmbajnë enzime, minerale, oligoelemente, vitamina, acide yndyrore, fibra celuloze të cilat përshpejtojnë tretjen, proteina me vlera të larta biologjike.

Orizin e bardhë të qëruar, të lëmuar apo të palëmuar mund ta gjejmë në më shumë forma, për shembull, si gjysmë të rafinuar, të rafinuar, të përpunuar me avull, instant… Megjithatë, problemi te orizi i bardhë është që me qërimin dhe lëmimin është hequr pjesa që vlen më së shumti, dhe ajo është lëvozhga.

Orizi i qëruar është pak a shumë i pavlefshëm për organizmin, përbëhet kryesisht nga niseshteja, ndërsa materiet minerale, proteinat, vitaminat dhe fibrat gati as nuk i ka.

Duke konsumuar orizin e bardhë të qëruar organizmi tendoset edhe më shumë për të tretur diçka që nuk e mbështet energjikisht. /Telegrafi/

The post Cili oriz është më i mirë për organizmin tonë appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2543 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>