Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2543 articles
Browse latest View live

Hani KASTRAVECË sa ma shpesh që mundeni! Nuk do të besoni çfarë efekte shëruese ka

$
0
0

Studime të shumta tregojnë se përbërësit e kastravecit janë shumë të mirë për luftimin e disa llojeve të kancerit.

Gjithashtu, kastravecët e përmirësojnë gjendjen e flokëve, lëkurës dhe ndihmojnë në heqjen e të gjitha toksinave të trupit, transmeton Telegrafi.

Krejt çfarë duhet të bëni për t’i pasur këto përfitime shëndetësore të kastravecit, është të shtoni kastravecin në ushqimin tuaj.

Kastraveci i eliminon toksinat dhe e hidraton trupin

Siç e dinë shumë njerëz, 95 për qind e kastravecit është ujë. Kastraveci gjithashtu është i pasur me shumë vitamina dhe kësisoj e mbush trupin me vitaminat thelbësore.

Shumica e vitaminës C që e ka kastraveci, gjendet në lëvoren e kastravecit, prandaj nutricistët rekomandojnë ta konsumoni bashkë me lëvore.

Sistem më i mirë i tretjes

Konsumimi i kastravecit çdo ditë e përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, kastraveci është i pasur me ujë dhe fibra.

Përqindje e lartë e vitaminës B

Një ndër përfitimet më të vlefshme të kastravecit është se përmban sasi të madhe të vitaminës B dhe trupit i duhet kjo vitaminë çdo ditë.

Prandaj, konsumoni kastravecë për ta furnizuar trupin me këtë vitaminë.

Parandalon erën e keqe të gojës

Thjesht e preni një copë të kastravecit, e vendosni në gojë dhe e mbani për një minutë.

Për shkak se kastraveci ka veti antibakteriale dhe këto veti i vrasin të gjitha bakteret që janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës, ju do të vëreni se brenda pak minutave do t’ju hiqet era e keqe e gojës. /Telegrafi/

The post Hani KASTRAVECË sa ma shpesh që mundeni! Nuk do të besoni çfarë efekte shëruese ka appeared first on Telegrafi.


Kujdes: Këto janë ushqimet më adiktive, nuk do ndaloni dot po të nisni t’i hani

$
0
0

Nga studimet shihet që ushqimet e përpunuara që përmbajnë yndyra dhe sheqerna, janë shumë adiktive dhe kanë krijuar listën me to.

Ajo kryesohet nga pica dhe vazhdon me çokollatë, patatina etj. ndërsa djathi është në vendin e dhjetë është i pari në listë, që konsiderohet i papërpunuar.

Procesimi duket sikur është thelbi i adiksionit.

“Në mënyrë të ngjashme sesi drogat procesohen për të rritur adiksionin, studimi sugjeron që mund të procesohen ushqimet duke shtuar yndyra dhe karbohidrate të ripërpunuara, si mielli dhe sheqeri”.

Dhe ndërkaq që “Yale Food Addiction Scale” mbështetet në baza shkencore një rezultat interesant i studimit është që “uji” merr pjesë në listë para gjithë frutave dhe perimeve të përfshira.

Shihni listën dhe nëse doni të hani diçka ndërsa lexoni, zgjidheni nga fundi.

addicted-to-food

Pica
Çokollata
Patatinat
Biskotat
Akullorja
Patate të skuqura
Burgeri me djathë
Kripa jodietike
Torta
Djathi
Proshutë
Pula e pjekur
Kokoshka me gjalpë
Drithëra
Çamçakëz
Bifteku
Arrat
Vezët
Gjoks pule
Çibukë
Ujë
Dredhëza
Misër (pa gjalpë ose kripë)
Salmoni
Bananet
Brokoli
Oriz i thjeshtë kaf
Molla
Bishtaja
Karota
Kastraveci

o-food-addiction-abuse-facebook

The post Kujdes: Këto janë ushqimet më adiktive, nuk do ndaloni dot po të nisni t’i hani appeared first on Telegrafi.

Kombinimi ushqimor për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm

$
0
0

Eshtrat e shëndetshëm ofrojnë strukturën mbrojtëse të trupit. Në të njëjtën kohë, eshtrat e fortë nevojiten për ekuilibër dhe forcë.

Përzgjedhja e duhur ushqimore është mjaft e rëndësishme për imunitetin tonë, shëndetin tonë dhe mirëqenien e kockave tona.

Për të pasur eshtra të fortë, nevojiten nutriente kyçe, si: kalciumi, magnezi, kaliumi, betakarotinë, vitamina dhe proteina.

Ky kombinim është përdorur në kohët e lashta në Greqi dhe përdoret edhe në ditët e sotme si një ushqim shumë i dobishëm për kockat tona.

Senior tourist couple hiking at the beautiful mountains

Përbërësit:

▪ 10 lugë gjelle fara lini
▪ Pesë lugë të bluara të susamit
▪ Tri lugë rrush të terur
▪ Pak kungull të verdhë
▪ Pak tërshërë ose misër
▪ Pak fara luledielli
▪ 1 kg mjaltë të livadheve

Përgatitja:

Hidhini në një enë të madhe të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë me një lugë druri që të mos humbasin vetitë mjekësore të tyre.

Konsumoni çdo ditë esëll një lugë gjelle dhe një lugë para drekës.

/Telegrafi/

The post Kombinimi ushqimor për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm appeared first on Telegrafi.

A prishet mjalti?

$
0
0

Pasi largohet nga kosheret mjalti ngurtësohet dhe bëhet më i qartë, proces ky që favorizohet nga prania e temperaturave të ulëta dhe kushtëzohet nga sasia e sakarozës e pranishme në të. Por nëse sasia e sakarozës është më e vogël se niveli në të cilin ndodh dukuria, kristalizimi mund të ndodhë edhe pas një viti ose mund të mos ndodhë fare. Rekomandohet që mjalti të mbahet në mjedise me ajër të thatë.

Hyrja e ajrit nga jashtë është një dukuri që duhet të evitohet sepse çon shumë shpejt drejt procesit të kristalizimit të mjaltit. Mjalti karakterizohet nga përmbajtja e faktorëve “pengues” si pH i ulët, fuqia antibiotike dhe presioni i madh osmotik që e bëjnë të pamundur zhvillimin e mikroorganizmave në mjaltë. Mjalti është çudi, sepse nuk prishet. Arkeologët kanë zbuluar se kavanozat e vjetra të mjaltit në varret egjiptiane ishin ende të shijshme!

Si të gjitha produktet biologjike komplekse edhe mjalti është objekt i ndryshimeve me natyrë kimike, biologjike që e pakësojnë vlerën ushqyese dhe mund të prishin karakteristikat organo leptike të tij. Shkak kryesor për këto ndryshime janë disa maja osmofile, të cilat rriten në sipërfaqe ku produkti ka lagështinë më të madhe dhe për një kohë të shkurtër përshtaten me përqendrimet e larta të sheqerit. Ndryshimet në mjaltë karakterizohen nga një proces fermentativ shumë i ngadalshëm që zgjat disa muaj dhe çon në çlirimin e disa lëndëve që i japin produktit një shije të ndryshme dhe një errësim që është i dukshëm dhe në sipërfaqe shfaqet një shtresë shkume.

Në mjaltin shumë të vjetruar pakësohen veçoritë antibiotike dhe nga aktiviteti enzimatik produkti zhvlerësohet sepse dobësohen karakteristikat organo leptike të tij. Nuk njihen toksinfeksione ushqimore nga konsumi i mjaltit. Disa studime kanë konfirmuar se stafilokokët patogjenë mund të jetojnë deri në 20 ditë në mjaltë, ndërsa mikroflora banale jo më shumë se një ditë dhe ky fakt i atribuohet aftësisë antibiotike dhe antiseptike të mjaltit. Por mjalti mund të provokojë intoksikacione kur bletët kullosin në lule që përmbajnë lëndë toksike, ndërmjet të cilave më e përmendura është andrometotoksina, që provokon edhe në ditët tona toksiinfeksione ushqimore në SHBA, Brazil, Afrikë dhe më pak në Evropë.

Mjalti i konservuar me kalimin e kohës mund të vjetrohet dhe si rezultat ai pëson ndryshime dhe transformime, të cilat në shumicën e rasteve ndodhin nga prania e temperaturave të larta ku mjalti mbahet.

Mjalti është produkti biologjik që jeton me vite. Gjatë vitit të parë ngjyra e mjaltit fillon të theksohet ndërsa në vitin e dytë ajo errësohet. Sot në botë fatkeqësisht përdoret një sistem i tërë i cili realizon sofistikimin apo falsifikimin e mjaltit.

Mënyra më e përhapur është ajo e përdorimit të shurupit të sheqerit. Bletës çfarëdo që t’i japësh, reçel, shurup misri apo sheqeri ajo e kthen në mjaltë. Duhet të konsiderojmë faktin se nëse sheqeri jepet deri në muajin e tretë me qëllimin e rritjes së bletës së vogël, nuk ngelet asnjë gjurmë sheqeri në mjaltin që merret në muajin e shtatë apo të tetë.

KËSHILLA
▪ Mjalti nuk këshillohet të mbahet në frigorifer sepse thith lagështirën
▪ Mjalti origjinal ka një aromë të veçantë si esencë dhe kjo ndihet më shumë kur e presim mjaltin apo kur hapim kapakun e enës me mjaltë
▪ Konsumatorët duhet të zgjedhin mjaltin e parë
▪ Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në forcimin e memories dhe rrit imunitetin, si dhe forcon fizikisht organizmin, atribuar kjo vetive antioksiduese që përmban.
▪ Zëvendësoni sheqerin me mjaltin kur pini qumësht, kos apo çaj.
▪ Mjalti është më i dobishëm se sheqeri, sepse asimilohet më mirë, ka aromë të shkëlqyer dhe i jep shumë energji organizmit

Përdorimet:
Preferohet që mjalti të përdoret i holluar me ujë, në mënyrë që të bëhet përvetësimi i lëndëve të tij sa më mirë. Po kështu preferohet që të merret një orë para ngrënies ose tre orë pas ngrënies. Doza e lejuar e mjaltit është 60-100 gram në ditë dhe jo më shumë. Preferohet që mjalti të përdoret në sasi të vogla dhe në periudha të ndara kohore.

Nuk mund të lëmë pa përmendur përdorimin e mjaltit edhe në kulinari për përgatitjen e ëmbëlsirave, pijeve apo salcave të ndryshme etj. Me mjaltin përgatisim sallatat e frutave, shoqërojmë petullat dhe krepat në mëngjesin e së dielës, përgatisim biskotat për çajin e pasdites etj.

Sigurisht që të gjithë jemi mësuar t’i japim shije sallatës me mënyrën e thjeshtë, por të këndshme dhe të shëndetshme me kripë, uthull apo limon dhe vaj ulliri. Ndonjëherë kemi nevojë për më tepër larmishmëri shijesh në tryezat tona, shkruan revista Shije. Atëherë le t’i japim shije sallatës me salcën franceze “Saussa D’avije”, e cila përgatitet nga mjalti i lëngshëm (150-180 g), 12 thelpinj arre, i lugë plot me sinap brumë, 1-2 lugë lëng mishi apo ujë.

Përgatitja:
Thelpinjtë e arrës zhyten për 1 minutë në ujë të valuar dhe më pas shtypen imët. Masa e përftuar bashkohet në një tas me të gjithë përbërësit e tjerë duke e përzier, dhe salca është gati.

Me mjaltin mund të përgatisim edhe një salcë shumë të thjeshtë, e cila ka në përbërje 2 lugë çaji mjaltë, 1 filxhan kafe uthull balsamike dhe 4 lugë çaji vaj ulliri.
Rrahim të gjithë përbërësit derisa të bëhen masë e njëtrajtshme dhe ia hedhim sipër sallatës me: 1 tufë sallatë të gjelbër, 1 qepë e thatë, 2 qepë të njoma, 1 tufë rukola, pak djathë kaçkavall të grirë.

Provojeni, është një sallatë me shije shumë të veçantë!

Sot mjalti ka gjetur një përdorim të gjerë në industrinë farmaceutike dhe kozmetike për vetitë e tij antiseptike dhe antibiotike. Mjalti mbron lëkurën nga rrudhosja dhe ruan freskinë e saj. Kremrat e përbërë nga mjalti me vlerat e mrekullueshme të hojeve të bletës, kombinuar edhe me koncentrate mineralesh i japin lëkurës hidratim dhe shkëlqim shumë të veçantë. Shumë preparate farmaceutike kanë në përbërjen e tyre mjaltin si psh. sprej për infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrje, të aparatit tretës etj.

Me të drejtë në SHBA, mjalti quhet “Mrekullia e shekullit”. /Telegrafi/

The post A prishet mjalti? appeared first on Telegrafi.

10 gjëra që nuk i dini për konsumin e frutave të detit

$
0
0

Peshku është një nga ushqimet bazë për një dietë të ekuilibruar dhe që shumë prej nesh e konsumojnë. Por jo të gjithë kanë njohuritë e thella rreth frutave të detit.

Të gjithë e dimë se peshku dhe ushqimi i detit në përgjithësi, janë të mira për shëndetin dhe se duhet të konsumohen shpesh.

Në këtë listë ne do të ju paraqesim 10 kuriozitete për frutat e detit.

657536-lobster

Karavidhet ndjejnë dhimbje
E nisim me një kuriozitet shumë të shëmtuar, por që jep pak shpresë. Një studim shkencor ka treguar se karavidhet ndjejnë dhimbje nëse i vendosim në ujë të nxehtë. Duket e pabesueshme që dikush e vuri në dyshim një gjë të tillë, por t’i ziesh të gjalla është një praktikë normale në kuzhinë dhe kjo duhet kujtuar. Shpresojmë që një gjë e tillë të hiqet me ligj sepse nuk është e drejtë që ato të ngordhin në një mënyrë kaq të tmerrshme.

anisakis

Disa peshq janë të rrezikshëm për shkak të krimbave
Ky kuriozitet është shumë i famshëm, por shumë peshq kanë brenda tyre atë që quhet anisakis. Edhe nëse parazitët e njerëzve janë të rralla tani, kjo është ndoshta gjëja më e zakonshme në vendet e qytetëruar si i yni. Nëse peshku nuk është i gatuar dhe paraziti është i pranishëm në të, kur anisakis arrin në zorrët tona, mund të rrezikojë jetën. Është mirë që peshku të gatuhet përpara se të hahet ose ta fusni në ngrirje për të paktën 3 ditë.

4-sushi-deluxe-en-kodama-sushi

Peshkun e papërpunuar ju e hani të shkrirë
Nëse mendoni se kur shkoni në një restorant për të ngrënë peshk të papërpunuar, gaboheni. Në fakt për shkak të një ligji, që shërben për të evituar problemin anisakis, peshku duhet të ngrihet në frigorifer përpara se të serviret. Pavarësisht kësaj, ju keni mundësinë që ta konsumoni të freskët.

25f5691e67bf7358063e5db6918309952a98129d

Linja e zezë e karkalecave
Shumë prej tyre nuk kanë vënë re ndonjëherë, por kur ju hani karkaleca, shihet një vijë e zezë në shpinë e tyre, që shumë prej jush e hani. Në fakt, kjo linja e zezë janë zorrët e tyre dhe që brenda ka jashtëqitje. T’i hash nuk të bën keq, por do të ishte mirë që të hiqeshin, qoftë edhe për të larguar merakun.

article-0-18b17ca700000578-99_634x460

Tregtia e delfinëve të ngrënshëm
Konsumi i delfinëve duket një gjë absurde dhe në fakt kjo është një gjë e jashtëligjshme. Ndonëse delfini, nuk mund të hahet, dikush po përpiqet të thotë të kundërtën. Por ky është një problem me vete sepse në det kanë mbetur shumë pak delfinë. Gjëja më absurde është se pjesa më e madhe e tyre nuk konsumohen sepse mishi është shumë i fortë. Delfinëve u hahet vetëm një pjesë e vogël dhe mbetja tjetër shkon dëm.

bigstock-two-shark-steak-with-lemon-and-53664256

Peshkaqenët konsumohen
Nëse mendoni se ngrënia e peshkaqenëve është e tmerrshme, por duhet theksuar konsumimi i tyre nuk është as i mirë. Në fakt ka vende që e konsumojnë peshkaqenin dhe kjo është një traditë e konsoliduar: në një mënyrë të ngjashme me delfinët. Peshkaqenit i hahet vetëm pendët dhe pjesa tjetër hidhet. Kjo është një praktikë e tmerrshme që edhe në këtë rast i duhet dhënë fund këtij fenomeni. Nuk është e thjeshtë, duke parë edhe interesat ekonomike.

img_0526

Mendoni se disa peshq janë të ndryshëm, por në fakt janë të njëjtët
Kjo mund të duket e pamundur, por disa peshq që mendohet se janë dy peshq të ndryshëm, në të vërtetë janë të njëjtët, por me emra të shumtë. Kjo sepse peshkatarë të ndryshëm, i thërrasin me emra të shumëllojshëm.

phoca_thumb_l_7

Peshku top
Peshku top është një peshk konsumi i të cilit është i ndaluar në vendin tonë, për shkak se disa gram do të ishte e mjaftueshme për të vrarë një person. Helmi që emeton, gjendet në lëkurën e tij por mishi është i ngrënshëm. Për këtë arsye në Japoni, disa shefa kuzhine që bëjnë teste shumë të vështira, mund t’i përgatisin duke iu hequr lëkurën në mënyrë precize nga mishi, me anë të kirurgjisë. Në fakt kjo është një shije që i përngjan ruletës ruse.

surimi-1

Çfarë janë në të vërtetë Surimit?
Surimi është një preparat që shumë e ngatërrojnë me mishin gaforres, edhe pse ajo ka shumë pak të bëjë me të. Në fakt surimi, në fakt është një merluc, që përpunohet dhe bëhet një fletë që mbështillet. Më pas ngjyroset me të kuqe në sipërfaqe, për të kujtuar ngjyrën e gaforres, që shpesh nuk ka të bëjë fare me atë, por mund të përdoret pak salcë gaforreje.

saithe-pollachius-virens-stockfish-atlantic-cod-fish

Baccalà dhe Stockfish janë i njëjti peshk
Edhe pse ato duken si dy lloje krejtësisht të ndryshëm, Baccala dhe Stockfish janë absolutisht i njëjti peshk. Në fakt bëhet fjalë për merlucin nordik, dhe që vjen gjithmonë nga vendet nordike, edhe pse disa vende të ndryshme mund të pretendojnë të kundërtën. Diferenca ka të bëjë me të kundërtën. Nëse merluci thahet në diell, kemi të bëjmë me Stockfish, ndërsa nëse lihet në kripë, kemi të bëjmë me baccala. Në të dyja rastet koha e konservimit është shumë e lartë.

The post 10 gjëra që nuk i dini për konsumin e frutave të detit appeared first on Telegrafi.

Forconi imunitetin: Vitamina për shëndet dhe humor të mirë

$
0
0

Në periudhën kur janë përhapur viruset, është me rëndësi të forcojmë më shumë imunitetin.

Ushqimi i njëllojshëm më së shumti dobëson aftësinë e organizmit që të luftojë me sëmundjet, prandaj është me rëndësi që rregullisht të hamë pemë dhe perime, posaçërisht ato të pasura e vitaminën C.

Zinku shkurton kohëzgjatjen e ftohjes, por vitaminë C ka edhe në mish qengji, në farëra dhe në fruta arrore, drithëra me kokrra të plota dhe në fruta të detit, transmeton Telegrafi.

Kjo recetë për “bombë vitaminash” do t’ju ndihmojë që muajt e ftohtë t’i kaloni me shëndet të mirë, por dhe me humor të mirë.

Ju nevojiten: 100 g rrush të thatë, 150 g arra, 100 g bademe, lëng dhe kore të 2 limonëve organikë, 100 g kajsi të thata, 100 g kumbulla të thata, 250-300 g mjaltë.

Përgatitja: Bluani rrushin e thatë, arrat, bademet dhe koret e limonëve, shtoni lëngun e limonit, përzieni dhe bashkojani kumbullat dhe kajsitë e thata të bluara.

Përzieni, shtoni mjaltin dhe të gjitha përzieni mirë.

Qitni në një kavanoz të patër, lërini të qëndrojnë në një vend të errët një ose dy ditë dhe ruani në frigorifer.

Për fëmijët të moshës 3 vjeçare rekomandohet një lugë e vogël 2 herë në ditë, ndërkaq për të rriturit 1 – 2 lugë tri herë në ditë. /Telegrafi/

The post Forconi imunitetin: Vitamina për shëndet dhe humor të mirë appeared first on Telegrafi.

Pija me KUMBULLA që jua rrafshon barkun në AFAT REKORD!

$
0
0

Fatkeqësisht, zona më e vështirë për ta hequr dhjamin është zona abdominale. Kjo pasi që zakonisht dhjami gjendet në këtë zonë.

Barku i fryrë ndikon në pamjen fizike të njerëzve, dhe kjo është problem pasi që mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, fatmirësisht për këtë problem mund të mbështetemi në ilaçet natyrale.

Përbërësit:

– 100 gramë kumbulla

– Një litër ujë i pastër

Vendosni ujin dhe kumbullat në një shishe hermetike. Lërini në frigorifer për një javë, pastaj tendoseni atë dhe ilaçi juaj magjik është i gatshëm.

Një gotë të këtij ilaçi natyral e konsumoni çdo mëngjes për t’i fituar rezultatet që i dëshironi. /Telegrafi/

The post Pija me KUMBULLA që jua rrafshon barkun në AFAT REKORD! appeared first on Telegrafi.

Njihuni me ‘drogën’ tuaj të re: Çokollatë e ngrohtë me qumësht dhe me verë të kuqe

$
0
0

Pasi t’i shtoni këtë përbërës çokollatës së shkrirë, nuk do të ketë më kthim pas!

Me ardhjen e ditëve të zymta, njerëzit shpesh i mbërthen një lloj melankolie falë shiut e të ftohtit dhe mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje, shpesh është një çokollatë e ngrohtë.

Por, së fundmi blogeret e ushqimit kanë gjetur mënyrën për ta bërë edhe më interesante pijen e ëmbël, duke i shtuar asaj verë të kuqe.

Po, po, e lexuat mirë! Çokollatë e ngrohtë me qumësht dhe me verë të kuqe.

Kjo përzierje është bërë edhe fiksimi më i ri i rrjeteve sociale, teksa përdoruesit janë bërë edhe më kreativë duke shtuar copëza çokollate të zezë e të tjerë përbërës.

Jeni gati ta provoni?

screen_shot_2016-10-14_at_7-02-16_pm

Burimi: The Kitchn

The post Njihuni me ‘drogën’ tuaj të re: Çokollatë e ngrohtë me qumësht dhe me verë të kuqe appeared first on Telegrafi.


Vetitë e specit djegës, ‘ari’ i kuq i tavolinës

$
0
0

Shumë njerëz pohojnë se nuk mund të hanë spec të kuq djegës, sepse “ndiejnë djegie në stomak”. Aspak e vërtetë. Madje në shumë kultura është e përhapur tradita popullore e çajit për tretjen e ushqimit i bërë me kamomil të ngrohtë, një lugë spec djegës pluhur dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues.

Te specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë ari i kuq i tavolinës.

Shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve. Por ajo që duhet theksuar është se duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara.

Nuk këshillohet përdorimi te fëmijët, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeç. Po ashtu, nuk duhet të abuzojnë edhe ata që vuajnë nga aciditeti i lartë i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund të shkaktojë irritim të mukozës së zorrëve, inflamacion gastrointestinal në stomak dhe në veshka. Megjithatë, në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje sëmundjesh.

chilli4

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.

Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre. U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.

Studimi i vetive anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret.

1419277884409

Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e kapsaicinës në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky princip aktiv ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe zorrës së trashë.

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery që në revistën shkencore “Human Nutrition” kanë publikuar një studim me titullin “efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë. Sipas këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300. /Telegrafi/

The post Vetitë e specit djegës, ‘ari’ i kuq i tavolinës appeared first on Telegrafi.

Lëng me tre përbërës për të humbur peshën e tepërt

$
0
0

Lëngjet natyrale janë shumë të përdorshme për shkak se ata ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme, pa pasur nevojë të privoni veten.

Karakterizohen nga kalori të ulëta, vitamina, minerale, antioksidantë dhe vlera të tjera ushqyese që mbështesin një dietë për humbje peshe.

Ju paraqesim një recetë të shijshme me lëng karotash dhe portokalli që do t’iu ndihmojë të humbisni peshë shumë shpejt.

Tani që dini përmbajtjen dhe përfitimet e tyre, ju njohim me hapat e përgatitjes.

Përbërësit:

– 2 portokallie
– 2 karota
– 200 ml ujë
– 1 tufë majdanoz

3

Përgatitja:

Pastroni dhe shpërlani gjethet e majdanozit.

Karotat dhe portokalliet pritini në feta mesatare. Shtoni në blender karotat dhe gjethet e majdanozit.
Më pas në të hidhni ujin dhe lëngun e shtrydhur të portokallieve.

Lërini të përgatiten në blender për disa minuta që të kombinohen të gjithë përbërësit.

Shërbejeni në moment me kube akulli. Duke shtuar këtë lëng në dietën tuaj të përditshme, ai do të rrisë metabolizmin tuaj dhe do t’iu ndihmojë të digjni shumë kalori.

Rekomandohet të pihet me stomakun bosh për të rritur efektet e tij të dobishme.

Shënim: Keni kujdes që ta konsumoni në formën e shtojcës dhe jo duke e zëvendësuar atë me një ushqim të rregullt.

img_2603jk

 

The post Lëng me tre përbërës për të humbur peshën e tepërt appeared first on Telegrafi.

Lakrën përzieni me dy përbërës: Me ndihmën e kësaj pijeje kilogramët thjesht zhduken!

$
0
0

Në shtëpi gjithmonë kemi një lakër, rezervë, në mënyrë që të bëjmë sallatë të shpejtë, ndërkaq pikërisht lakra e freskët është më e shëndetshme.

Që kur mbahet në mend flitet se zbut apo shëron të gjitha problemet shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk e preferoni, por megjithatë do të dëshironit që ta “fusni” në organizëm në mënyrë që të përmirësoni shëndetin tuaj, ju këshillojmë që të provoni këtë pije nga lakra e freskët.

Falë shtesës së lëngut nga aloe vera (mund ta gjeni në çdo dyqan të ushqimit të shëndetshëm), xhenxhefil apo menta, ka shije të shkëlqyeshme, andaj do të mund ta pini shpejt me një gllënjkë.

smuti-1401882019-37624

Përbërësit:

– 2 dcl lëng nga aloe vera,
– ¼ e lakrës,
– 1 lugë të vogël xhenxhefil të grirë në rende,
– Sipas dëshirës: fletë mente të freskët (sa mund të kapet me gishta),
– Gjysmë kastraveci

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe bluani mirë dhe lëngun pini të freskët.

lll

/Telegrafi/

The post Lakrën përzieni me dy përbërës: Me ndihmën e kësaj pijeje kilogramët thjesht zhduken! appeared first on Telegrafi.

Soja, i shpall luftë osteoporozës, arteriosklerozës, kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë…

$
0
0

Përmbajtja e madhe e proteinave prej 35 deri në 40 për qind, e bën sojën superiore në krahasim me artikujt e tjerë, por është mirë të dini që përmban edhe që të tetë amino-thartirat të cilat janë të rëndësishme për ushqimin e njeriut.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052

Këto produkte përftohen me njomjen e sojës e cila qëndron një kohë, bluhet dhe kullohet, pastaj qumështi i tillë thartohet ose bëhet djathë.

Nga mbetjet bëhen thjerrëza ose bërxolla soje, të cilat kryesisht përbëhen nga hidrokarburet e patretura, përkatësisht nga fibrat.

Pa marrë parasysh se në çfarë forme i konsumoni produktet e ndryshme të sojës, ato kanë të njëjtat vlera si edhe soja e zier, të njëjtat kalori dhe të njëjtën cilësi nutritive.

Soja u rekomandohet personave të cilët për shkak të problemeve shëndetësore nuk u lejohet konsumimi i proteinave shtazore, d.m.th. mishit.

Smiling elderly woman drinking glass of milk

Gjithashtu, proteinat e sojës përmbajnë kalcium dhe estrogjene bimore, të cilat pengojnë me siguri osteoporozën dhe zvogëlojnë valungën te femrat gjatë menopauzës.

Hulumtimet kanë konstatuar që konsumimi i sojës zvogëlon kolesterinën e serumit dhe rrezikun nga kanceri i gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.

Edhe pse ka përmbajtje të konsiderueshme të yndyrës, pothuajse 90 për qind të atyre yndyrave janë të pangopura, kështu që zvogëlojnë kolesterinën dhe mbrojnë nga arterioskleroza.

Soja është shëruese në terapinë e psoriazës, ekzemës, të thatit, përmban shumë fibra, hidrokarbure të patretshme, gjë që i ndihmon zbrazjes së rregullt të zorrëve. /Telegrafi/

The post Soja, i shpall luftë osteoporozës, arteriosklerozës, kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë… appeared first on Telegrafi.

HARRONI VEZËT DHE DRITHËRAT: Për kafjall do të duhej të hani MISH!

$
0
0

Kjo përfundimisht do t’i gëzojë të gjithë ata të cilët mbajnë dietë, sepse më nuk do të jenë të detyruar të rrinë të uritur.

Shumica e dietave përjashtojnë plotësisht mishin e kuq nga ushqimi, mirëpo trajneri Greg Cornthwaite nuk pajtohet me këtë. Ai përfaqëson tezën që mishi duhet të hahet edhe për kafjall.

Nëse keni menduar që vezët apo pemët janë kafjalli më i mirë të cilin mund ta hani, atëherë do të duhej edhe një herë të mendoni. Në të vërtetë, trajneri Greg konstaton që mishi është artikulli i cili do të duhej të hahej në orët e mëngjesit.

Ai ka bërë listën ideale për kafjall, e cila përbëhet nga mishi i shtazëve të egra dhe mishi i qengjit.

Kafjalli trupit tuaj do të duhej t’i sillte proteina dhe yndyra, të cilat shpejtojnë metabolizmin tuaj dhe balancojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Racionet e këtilla më gjatë ju bëjnë të jeni të ngopur dhe zvogëlojnë dëshirën për sheqer para drekës. Propozimi i parë është mishi i bluar me brokoli dhe me qepë të kuqe, i fërguar në vaj kokosi.

Ky racion është i pasur me zink, vitamina A, B1, B6, B12, hekur, kalium dhe kalcium. Nëse nuk doni mish të bluar, për kafjall mund të hani bërxollë nga mishi i shtazëve të egra.

kitchen-romance

Për të përgatitur racion të pasur me vitaminat A, B6, C dhe K, fibra dhe kalium, gatuani me domate dhe patjetër në vaj kokosi.

Gregu rekomandon edhe kotëletë mishi të fërguar në gjalpë me lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala), domate, që do të pasurojnë organizmin me vitamina B6, B12 dhe me hekur.

Zgjedhja kryesore e Gregut është mishi i qengjit me spinaq dhe speca, përkatësisht kafjalli i pasur me magnez, hekur, zink, kalium, si dhe me vitaminat A, B2, B6, B12, C dhe K.

Propozimi i fundit është peshk skumbri i fërguar në gjalpë me bizele.

Kafjalli i këtillë është i pasur me proteina, omega-3 me thartira yndyrore, vitamina A, B1, B6 dhe E, si edhe me kalium, magnez, kalcium dhe hekur.

Propozimet e Greg Cornthwaite janë të mira edhe për ata të cilët dëshirojnë të humbin kilogramët e tepërt.

– Mishi do të mund të jetë shkak për të cilin miket tuaja duken shtatholla, edhe pse konsumojnë mjaft hidrokarbure. /Telegrafi/

The post HARRONI VEZËT DHE DRITHËRAT: Për kafjall do të duhej të hani MISH! appeared first on Telegrafi.

Receta detoks për trup të shëndetshëm dhe lëkurë rinore ka në bazë çajin

$
0
0

Detoksi është mënyra më e mirë për të pastruar plotësisht të gjithë sistemin tonë. Trupi ynë mbledh një sasi të madhe toksinash, falë ushqimeve të rënda apo johigjienike, ujit, yndyrave etj.

Eliminimi i toksinave nga trupi nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë punë e lehtë, megjithatë një pije e përditshme mund t’ju ndihmojë për t’u ndier më të lehtë brenda dhe më të bukur jashtë.

Pra, nëse dëshironi të keni një lëkurë të shkëlqyer dhe trup të shëndetshëm, atëherë ka një recetë detoks, e cila i ka këto dy funksione njëherësh.

Lëngu i limonit është një produkt shumë i mirë për të pastruar organizmin, ndërsa xhenxhefili ka veti antiinflamatore. Ai ndihmon për të mbajtur fytyrën të pastër nga aknet, por njëkohësisht është një produkt i shkëlqyer edhe për sistemin e tretjes.

Xhenxhefili është një produkt i shëndetshëm që stimulon edhe djersitjen (ndaj këshillohet për të gjithë ata që merren me aktivitet sportiv) – një mënyrë tjetër e shëndetshme detoksi.

Ndërsa, çaji i gjelbër, pastron trupin nga toksinat, përshpejton metabolizmin, zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak.

Smiling woman relaxing at home with cup of coffee

Çfarë të nevojitet?

– Ujë i vluar ose çaj i gjelbër organik – 1-2 filxhanë
– Lëng limoni – nga 1/2 e limonit
– Xhenxhefili – 2.5 cm
– Mjaltë – 1/2 lugë gjelle

Në një filxhan çaji hidh çajin jeshil bashkë me copat e xhenxhefili dhe lëri për 5-10 minuta.

Përzieni me lëng limoni dhe mjaltë dhe konsumoje çdo mëngjes për të marrë vlerat më të mira shëndetësore.

The post Receta detoks për trup të shëndetshëm dhe lëkurë rinore ka në bazë çajin appeared first on Telegrafi.

Tri ditë nga dy lugë dhe DHJAMI më nuk do të shtresohet: Kush e provon këtë, më nuk do të shtojë peshë!

$
0
0

Kur hani shumë sheqer, atëherë krijoni kushte të cilat akumulojnë tepricën e sekrecioneve në trupin tuaj, ndërkaq ajo tepricë e sekrecionit është bazë e përsosur për kërpudhat dhe bakteret që të riprodhohen dhe të shumëzohen.

Mënyra më e mirë natyrale që të zhduken këta parazitë është me ndihmën e disa metodave të shëndetshme dhe efikase të pastrimit, transmeton Telegrafi.

Duhet të shmangni sheqerin dhe drithërat sado që të mundeni, nëse dëshironi të arrini rezultate më të mira. Dhe kur të pastroni trupin tuaj nga këta parazitë të dëmshëm, do të jeni sërish e freskët dhe plot energji!

Ja cilët përbërës ju nevojiten për të bërë këtë recetë shtëpiake për pastrim nga parazitët: 100 gramë fara liri dhe 10 gramë xhenxhefil.

woman-mirror-stomach

Përgatitja: E gjitha që duhet të bëni është që të bluani këta përbërës, derisa të përftoni formën e pluhurit.

Aplikimi: Duhet të merrni dy lugë të këtij pluhuri tri ditë në çdo mëngjes. Mund ta përzieni këtë pluhur me qumësht të ngrohtë të filtruar, por mund ta shtoni edhe në drithërat tuaj për kafjall.

Pas tri ditësh duhet të bëni 3 ditë pauzë, dhe përsëri nga fillimi.

Duhet të përsërisni këtë metodë një muaj.

Nëse dëshironi t’i eliminoni parazitët e dëmshëm, duhet disa herë në vit të përsërisni këtë proces pastrimi. /Telegrafi/

The post Tri ditë nga dy lugë dhe DHJAMI më nuk do të shtresohet: Kush e provon këtë, më nuk do të shtojë peshë! appeared first on Telegrafi.


Djathi Tofu – ushqim i përshtatshëm për çdo dietë

$
0
0

Djathi Tofu është artikull i pasur me proteina, por i varfër me natrium, kolesterinë dhe kalori. Punohet në mënyrë të ngjashme si edhe djathërat e tjerë, mirëpo përbërësi kryesor i tij është soja.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052

Madje, ekspertët mjekësor dhe nutricionistët mund të pajtohen që djathin Tofu ta radhisin në ushqim të shëndetshëm.

Po ju zbulojmë disa përparësi shëndetësore dhe mangësi të këtij artikull.

Njëra ndër përparësitë shëndetësore është se ky djathë është i përshtatshëm për çdo dietë. Ai do të sigurojë gjithë energjinë e cila i nevojitet trupit tuaj.

Veç kësaj, ka pak kalori dhe përmbajtje të ulët kolesterine dhe nuk përmban yndyra të ngopura.

Djathi Tofu ka aftësi të absorbojë mëlmesa dhe uthulla të ndryshme.

Nëse vendosni të gatuani djathë Tofu për të arritur shije më të mirë, eliminoni sa më shumë ujë nga soja.

the-health-benefits-of-tofu-cheese

Tofu është i pasur me proteina, hekur dhe kalcium. Përmban izoflavonoide bimore, të cilat janë treguar të efektshme në pengimin e kancerit.

Djathi Tofu përmban tetë amino-thartira të rëndësishme të cilat nuk mund të sitentizohen nga bashkimet e tjera në organizmin e njeriut.

Qumështi dhe djathi i sojës përmbajnë një element që quhet ”genistein”. Prania e këtij elementi i jep produkteve të sojës përmbajtjen e kolagjenit për të cilën ne kemi nevojë.

Për shkak të sasisë së izoflavonoideve, nëse konsumoni shumë djathin Tofu, ekziston rreziku të sëmureni nga hipotiroidizma.

Gjithashtu, hulumtimet kanë treguar që konsumimi tepër i shpeshtë i këtij djathi shkakton dëmtime të caktuara të kujtesës dhe atrofi të trurit në pleqëri. /Telegrafi/

The post Djathi Tofu – ushqim i përshtatshëm për çdo dietë appeared first on Telegrafi.

Tri bimë të cilat me siguri i keni në shtëpi bëjnë MREKULLI për heqjen e kilogramëve të tepërt!

$
0
0

Të gjithë e dinë që mëlmesat janë ndër armët më të forta në luftë me kilogramët e tepërt. Mirëpo a e keni ditur që këto bimë qëndrojnë paralel me to?

Majdanozi, rozmarina dhe nana, kanë përbërës që shërbejnë si mjete ndihmëse për humbjen e peshës kur përdoren siç duhet, transmeton Telegrafi.

 

health-benefits-of-drinking-parsley-juice

Majdanozi

Është diuretik natyral, andaj do t’ju ndihmojë shumë që të nxirrni tepricën e ujit. Edhe më mirë, do t’ju ndihmojë edhe në metabolizëm, domethënë nuk do të keni barkë të fryrë.

Krahas gjithë kësaj, substanca eugenol ndihmon në mbajtjen e nivelit stabil të sheqerit në gjak.

istock_000048688568_medium

Rozmarina

Është plot antioksidante të cilat kanë veprime kundërinflamatore, por ndihmojnë që të zvogëlohet niveli i sheqerit në gjak.

Rozmarina është e pasur me thartirën e vlefshme karnozine e cila është e luftëtare e madhe dhe e rëndësishme në luftë kundër kilogramëve të tepërt.

Mortar with medicine cross, fresh herbs and essential oil bottle

Nana

Me këtë aromë kemi kontakte të përditshme, mirëpo ndoshta nuk e keni ditur që ajo zvogëlon apetitin. Pra, herën tjetër kur nuk jeni të sigurt se a jeni vërtet të uritur apo thjesht ndieni monotoni, nuhasni pak vaj esencial të nanës.

Pos kësaj, vaji i fletës së nanës ndihmon në metabolizëm dhe në zvogëlim të gazrave. /Telegrafi.

The post Tri bimë të cilat me siguri i keni në shtëpi bëjnë MREKULLI për heqjen e kilogramëve të tepërt! appeared first on Telegrafi.

Assesi nuk mund ta lini duhanin? Epo, pra, pastroni organizmin nga nikotina me këta artikuj

$
0
0

Nëse jeni duhanxhi me siguri keni vërejtur që ndonjëherë trupi nuk përballon mirë nikotinën dhe shfaqen efekte të padëshirueshme të shoqëruara me pasoja të dëmshme të atij vesi vdekjeprurës.

Mirëpo, nëse edhe megjithëkëtë nuk dëshironi të lini duhanin, do të mundeni që së paku në ushqim të fusni disa shprehi të shëndetshme dhe shprehi të pasura nutritive.

Pra, e gjitha që duhet të bëni është të lexoni këtë artikull dhe të përpiqeni që t’i përmbaheni, transmeton Telegrafi.

Pini çaj të gjelbër dhe ujë me vitamina
Pirja e duhanit trupin ngadalë e dehidron, andaj pirja e sasive të mëdha të lëngjeve është e domosdoshme. Ideale do të ishte të pini çaj të gjelbër, ujë të rëndomtë dhe ujë me vitamina, por mund të pini edhe ujë të rëndomtë me një fetë limoni apo fletë mente që do t’ju freskojnë.

Brokoli
Brokoli është i pasur me Vitaminën C dhe B5. Të pirit të duhanit redukton vitaminën C nga trupi. Ndërsa duke u ushqyer me brokoli eliminojmë nikotinën nga organizmi ynë.

non-smokers

Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i rregullt i portokallit do të përmirësojë ndjeshëm metabolizmin dhe çlirojë stresin.

Lëngu i karotës
Nëse ti pi cigare, duhet ta dish se nikotina mbetet në trupin tënd për tri ditë me radhë. Nikotina gjithashtu dëmton edhe lëkurën. Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me vitaminat A, C, K dhe B, si dhe është provuar se është efecientë në heqjen e nikotinës nga trupi.

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik.

Kivi
Ky fryt i mrekullueshëm do të të ndihmojë që të eliminosh nikotinën nga trupi jot. Kivi është një fryt i pasur shumë me vitamina A, C dhe F. Kur ti tymos cigare, ulen ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave.

Uji
Të pirit të cigares e dehidraton trupin tënd. Sipas shumë kërkimeve, nëse do të pish sasi të mjaftueshme uji, ti mund ta ndalosh të pirit dhe të eliminosh sadopak nikotinën në trupin tënd. /Telegrafi/

The post Assesi nuk mund ta lini duhanin? Epo, pra, pastroni organizmin nga nikotina me këta artikuj appeared first on Telegrafi.

Sa xhenxhefili duhet të konsumojmë në ditë?

$
0
0

Xhenxhefili është një erëz e shkëlqyer për përditshmërinë, gjithmonë e më shumë të përfshirë në dietën tonë për të promovuar mirëqenien e organizmit. Por çfarë saktësisht ndodh me trupin tonë çdo ditë, duke marrë sasinë e duhur të xhenxhefilit?

Janë të shumta përfitimet falë këtij produkti natyral: anti inflamator, ndihmon tretjen, lehtëson e parandalon ftohjet dhe gripin, zvogëlon dhimbje të natyrave të ndryshme që nga menstruacionet, artriti, por gjithashtu edhe në raste dhimbje koke.

Pra veprim në 360 gradë, i cili ndihmon për të na bërë të ndihemi më mirë pa shumë sforcime. Mjafton një sasi e konsiderueshme xhenxhefili çdo ditë në sasi një lugë kafeje dhe do të përjetoni jo vetëm shijen, por edhe përfitimet shëndetësore që ai fal.

benefits-of-ginger

Përfitimet e xhenxhefilit

Përfitimet e xhenxhefilit janë konfirmuar nga studimet të ndryshme shkencore. Në veçanti, kjo erzë përqendrohet në aftësinë e saj për të qetësuar të përzierat dhe ndihmon tretjen. Për këtë është e rekomandueshme të pihet në formë çaji bimor, i cili mbron nga sëmundjet stinore.

Efekt i shkëlqyer i xhenxhefilit edhe në rregullimin e disa parametrave të rëndësishëm të shëndetit: nivelit të glukozës në gjak dhe kolesterolit. Në të dyja rastet, kjo erzë konsumohet në formë pluhuri në një sasi prej 2-3 gr.

Tjetër avantazh në konsumin e përditshëm është përmirësimi i dukshëm ndaj inflamacionit, i cili mund të jetë muskulor, ai i kyçeve apo për shkak të ciklit menstrual. Sipas një studimi, xhenxhefili krahasohet me efektin anti inflamator dhe analgjezik të produktit farmaceutik si ibuprofeni.

benefits-of-ginger-2

Sa xhenxhefil të konsumojmë në ditë?

Përgjithësisht rekomandohet një sasi rrënjësh të freskëta mes 10-30 gram në ditë. Nuk është pak, mbi të gjitha kur nuk jeni mësuar ende me të, por dalëngadalë duke eksperimentuar me receta të ndryshme, nuk është më e vështirë të rrisësh dozën e konsumit.

Nëse ju konsumoni pluhur të thatë, sasia e rekomanduar është shumë më e ulët, rreth 3-4 gram në ditë.

Si ta shtojmë xhenxhefil në dietën e përditshme?

Mënyra më e lehtë për të konsumuar xhenxhefil është ajo në formë pluhuri pas gatimit mbi oriz, makarona, pjata të dyta ose perime. Por me xhenxhefil, ju mund të përgatisni gjithashtu ëmbëlsira, pije freskuese, çaj bimor dhe një vaj të shkëlqyer.

/Telegrafi/

The post Sa xhenxhefili duhet të konsumojmë në ditë? appeared first on Telegrafi.

Dieta me VEZË të ZIERA: Hiqni 11 kilogramë për DY JAVË

$
0
0

Nëse dëshironi të arrini rezultate të shpejta sa i përket humbjes së peshës, atëherë dieta me vezë të ziera është më idealja. Në këtë dietë përfshihen vezët, një numër i madh i perimeve dhe frutave citrik etj.

Kjo dietë do t’ju ndihmojë në përmirësimin e metabolizmin dhe djegies së yndyrës pa e pasur ndjenjën e bezdisshme të së uriturit, transmeton Telegrafi.

Rregullat e kësaj diete janë shumë të thjeshta. Si në çdo dietë tjetër, nuk lejohet të hani ‘mbeturina’, siç janë: hamburgerët, gjërat e ëmbla, pijet freskuese etj. Është e nevojshme të kufizohet konsumimi i sheqerit dhe kripës, si dhe të shmanget tërësisht konsumimi i alkoolit.

Kjo është menyja juaj për dy javët e ardhshme. Shijojeni!

Java e parë:

E hënë:

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Një frut dhe dy rriska bukë me miell të pasitur

Darkë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

E marte

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një frut citrik

Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e gjelbër

Darkë: Dy vezë, sallatë e perimeve dhe një portokall

E mërkure

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Djathë me pak yndyrë, një domate dhe një rriskë bukë me miell të pasitur

Darkë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

E enjte

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Vetëm fruta

Darkë: Pulë të zier dhe sallatë të madhe

E premte

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Dy vezë dhe perime të ziera

Darkë: Peshk të përgatitur në skarë dhe sallatë të madhe

E shtune

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Fryt

Darkë: Pulë e zier dhe sallatë e madhe

E diel

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë me perime të ziera dhe sallatë domatesh

Darkë: Perime të ziera

Java e dytë:

E hëne

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë me sallatë të madhe

Darkë: Dy vezë, sallatë dhe një portokall

E marte

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Dy vezë dhe perime të ziera

Darkë: Peshk të përgatitur në skarë dhe sallatë të madhe

E mërkure

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

Darkë: Dy vezë, sallatë perimesh dhe një portokall

E enjte

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Dy vezë, djathë me pak yndyrë dhe perime të ziera

Darkë: Pulë e zier dhe sallatë e madhe

E premte

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Sallatë tuna

Darkë: Dy vezë dhe sallatë e madhe

E shtune

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe

Darkë: Fruta

E diel

Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik

Drekë: Pulë e zier dhe perime të ziera

Darkë: Njëjtë sikurse në drekë

/Telegrafi/

The post Dieta me VEZË të ZIERA: Hiqni 11 kilogramë për DY JAVË appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2543 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>