Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2543 articles
Browse latest View live

Shtypeni hudhrën para se ta hani

$
0
0

Me rëndësi është që ta hani të freskët, por nëse dëshironi ta përpunoni termikisht, mos e përpunoni më gjatë se 7-8 minuta.

MJEKËT thonë që çdo ditë do të duhej të hamë dy deri në tre thelpinj hudhre, që të jemi më të shëndetshëm dhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Kaherë është njohur ndikimi e saj kundër inflamacionit dhe forca e “vrasjes” së baktereve dhe kërpudhave.

Mirëpo, e shmangim kryesisht për shkak të erës së fuqishme e cila krijohet për shkak se përmban sulfur, por problemi është që e fusim në organizëm në mënyrë jo të drejtë.

Për t’i shfrytëzuar cilësitë e saj shëruese, është e nevojshme që ta shtypim mirë, përkatësisht ta imtësojmë me lugë.

Vetëm ashtu do t’i nxisim reaksionet e enzimave në të cilat krijohet alicina, bashkim i fuqishëm i cili shëron dhe mbron.

e12150-5

Nëse vetëm e përpini, nuk do të ketë efekt.

Me rëndësi është që hudhrën ta grimconi të freskët, por nëse dëshironi që ta përpunoni termikisht, mos e bëni më gjatë se 7-8 minuta, sepse ndryshe do t’i dobësoni apo plotësisht do të “shkatërroni” efektin e saj shërues.

E vjetër apo e freskët, hudhra është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Të dyja llojet përmbajnë kompozime që e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rregullojnë presionin e gjakut dhe e zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit

Hudhrën është shumë lehtë ta përfshini në dietën tuaj të përditshme për shkak se ajo mund të përdoret si një erëz për sallata, supa, gjella dhe mish. /Telegrafi/

The post Shtypeni hudhrën para se ta hani appeared first on Telegrafi.


Çfarë konsumojnë motrat Kardashian për ta mbajtur vijën e trupit?

$
0
0

Duke qenë se dr. Philip Goglia ia ka dalë të dobësojë dhe të mbajë në superformë Kim dhe Khloe Kardashian, atëherë ky është njeriu i duhur për të dëgjuar për këshilla dobësimi.

Por sigurisht që të paktë janë ata që mund t’ia lejojnë vetes shërbimet e tij. Megjithatë, Goglia ka pasur mirësinë që në një intervistë me portalin “Byrdie”, të zbulojë 10 sekrete për të rënë në peshë në mënyrë të shëndetshme.

Konsumojini në mbrëmje proteinat
Vakti me më shumë proteina duhet të jetë në mbrëmje, sepse kjo është koha kur trupi pushon dhe riparon indet muskulore.

Kur keni uri, konsumoni bajame
Veçanërisht para stërvitjes, të kombinuara me një frut. Kombinimi i yndyrnave të shëndetshme dhe sheqerit do t’ju japë energjitë e nevojshme.

Thuajini mirupafshim bukës
Shmangni ushqimet me përbërës të shumëfishtë si buka, keku, petullat etj.

Bëni kujdes me suplementet
Mos bëni kurrë gabimin të zëvendësoni vaktet apo stërvitjen me suplemente të çfarëdolloji.

las-hermanas-del-clan-kardashian

Mos kini besim tek ushqimet me “yndyra të ulëta”
Shmangini ato sa më shumë që të keni mundësi.

Mundohuni të eliminoni bulmetin
Për sa të keni mundësi, mundohuni të hiqni produktet e bulmetit nga dieta juaj.

Thjeshtojini gjërat
Ndërkohë që metabolizmi i çdo personi është i ndryshëm, për një ushqyerje të shëndetshme, kushdo duhet të konsumojë peshk, një produkt me karbohidrate nga niseshteja si patatet dhe pulë, fruta dhe perime të freskëta.

Hidratohuni
Pini ujë vazhdimisht gjatë ditës.

Shmangini pijet e sportit
Pijet që përdorin sportistët janë të pasura në sodium dhe sheqer. Disa prej tyre përmbajnë edhe kafeinë, që mund të shkaktojë probleme me tretjen, shkruan Anabel. Energjia që merret prej tyre do të jetë e fuqishme në fillim por nuk do të jetë e qëndrueshme.

Anashkalojini shufrat proteinike
Mos u gënjeni nga marketingu. Këto shufra janë thjesht sheqerna të maskuara. Nëse nuk kanë në përbërje pulë, peshk, vezë apo mish, nuk kanë si të jenë proteinike. /Telegrafi/

The post Çfarë konsumojnë motrat Kardashian për ta mbajtur vijën e trupit? appeared first on Telegrafi.

Shtoni këta tre përbërës në kafe: Pas dy gllënjkave, dhjami do t’ju hiqet dhe metabolizmi do t’ju shpejtohet

$
0
0

Nuk ka ndonjë dyshim se kafja është ndër pijet më të shijshme në mëngjes. Brenda pak minutave pas konsumimit, ajo i rritë nivelet e energjisë dhe ju bën gati për pjesën tjetër të ditës.

Veç kësaj, ajo ngërthen në vete një sërë të mirash shëndetësore, siç është metabolizmi i shpejt dhe mbrojtja e shëndetit të zemrës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, pak njerëz e dinë se pijen e preferuar të mëngjesit shumë lehtë mund ta ktheni në heqës dhjami vetëm duke ia shtuar dy përbërësit më të zakonshëm: vajin e kokosit, selinon dhe mjaltën.

Pra, nëse ia shtoni këta përbërës kafesë, ju në mënyrë shumë të lehtë do t’i humbni kilet ekstra pa bërë ndonjë ndryshim drastik në stilin e jetës.

Përbërësit:

– Gjysmë gote mjaltë

– ¾ e gotës me vaj kokosi

– Një lugë gjelle selino

Përgatitja është shumë e lehtë, vetëm i përzieni të gjithë përbërësit dhe i vendosni në një tegëll para se t’i vendosni në frigorifer.

Një deri në dy lugë të këtij produkti ia shtoni çdo kafesë që e pini në mëngjes, vetëm e përzieni mirë dhe e shijoni atë. /Telegrafi/

The post Shtoni këta tre përbërës në kafe: Pas dy gllënjkave, dhjami do t’ju hiqet dhe metabolizmi do t’ju shpejtohet appeared first on Telegrafi.

E PABESUESHME, POR E VËRTETË: Humbni pesë kg peshë, por që të mos lëvizni nga KREVATI! Pa dietë dhe pa tableta!

$
0
0

Shkencëtarët kanë vërtetuar që mund të humbni peshë vetëm nëse imagjinoni për ushtrimet.

Krijimi i pasqyrës mendore është teknika të cilën sportistët profesionistë tashmë e përdorin, tani edhe ju mund ta mësoni, transmeton Telegrafi.

Doktor Michael Mosley dhe ekipi i tij kanë testuar konstatimet e disa neurologëve që nëse vetëm duke imagjinuar për ushtrimet i forconi muskujt tuaj, transmeton “Daily Mail”.

Në testim kanë marrë pjesë njerëz, nga të cilët disa nuk kanë mundur të ushtrojnë për shkaqe shëndetësore, siç është skleroza multiple.

d

Të gjithëve u janë dhënë ushtrime mendore, të cilat i kanë bërë pesë ditë në javë gjatë një muaji. Para eksperimenteve, është testuar fortësia e muskujve të të gjithë pjesëmarrësve ashtu që me këmbë kanë shtyrë makinën.

Me ultrazë kanë shënuar madhësinë e saktë dhe peshën e muskujve dhe me impulse elektrike kanë matur sa muskuj vërtet përdorin.

Të gjithëve “u është përshkruar” që të imagjinojnë veten se si shtyn të njëjtën makinë dhe të imagjinojnë ndjenjën e kontraksionit të muskujve së paku 50 herë, madje 15 minuta në ditë, pesë ditë në javë pa lëvizur vërtet gjatë ushtrimeve.

living-room__square

Pas një muaji janë ftuar në testim të sërishëm.

E papritur, fuqia u është rritur mesatarisht 8 për qind, ndërsa te një femër është shënuar rritje e masës së muskujve madje 33 për qind!

Dr. Mosley ka sqaruar që vullnetarët para ushtrimeve kanë përdorur 50 për qind të indeve muskulore, ndërkaq pas një muaji deri në 70 për qind.

Kjo nuk do të thotë që kanë zhvilluar inde të reja muskulore, por kanë mësuar t’i përdorin në mënyrë më efikase ato që nuk i kanë.

Arsyeja për këtë është që krijimin i pasqyrave mendore ndihmon trurin që të ekzekutojë veprimin, dhe e mëson që të aktivizojë më shumë inde muskulore. /Telegrafi/

ddd

The post E PABESUESHME, POR E VËRTETË: Humbni pesë kg peshë, por që të mos lëvizni nga KREVATI! Pa dietë dhe pa tableta! appeared first on Telegrafi.

Katër arsye të forta pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

$
0
0

Të gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është uthulla e mollës për lëkurën dhe për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë, uthulla është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin.

Mund të shijojë pak çuditshëm në fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.

1. Ndihmon tretjen: Uthulla e mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat e pështymës në gojë”,- thotë Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse ushqimet nuk mund të treten plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është e mjaftueshme.

2. Qetëson dhimbjet e fytit: Të pish pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin e pehashit në fyt. Uthulla vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

3. Ul kolesterolin. Një studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në uthullën e mollës ul në mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban trigliceridet në nivelin e duhur. Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të të ndihmojë për të mbajtur në nivele të kënaqshme kolesterolin.

4945-apple-cider-vinegar-for-skin-hair-and-health

4. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak: Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës, nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.

Uthulla e mollës ka edhe shumë përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej tyre duhet të ketë edhe prova shkencore.

Nëse fillon të shtosh uthullën e mollës në ditën e përditshme, është mirë që fillimisht të pyesësh mjekun.

Rekomandohet edhe hollimi i uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të ndikojë edhe në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Përziej një deri në dy lugë gjelle uthull organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak mjaltë për ta bërë shijen e saj pak më të ëmbël. /Telegrafi/

The post Katër arsye të forta pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle appeared first on Telegrafi.

Sipas shkencës, ushqimi organik është vetëm shpenzim i kotë i parave (Video)

$
0
0

Nuk ka ndonjë dyshim se shumica e blogerëve do t’ju sugjerojnë të hani ushqim organik i cili ju bën super të hollë, super të shëndetshëm – apo edhe ua shërojnë kancerin.,

Megjithatë, për këtë ekziston vetëm një problem i vogël: këto pohime janë shumica gjepura, transmeton Telegrafi.

Kanali i shkencës ‘ASAP Science’ ka kryer një sërë hulumtimesh së fundmi – shumica e të cilave sugjerojnë se pavarësisht që janë tejet të shtrenjta, ushqimet organike nuk janë më të mira për shëndetin tuaj, dhe në disa raste vetëm sa mund t’ju sëmurin më shumë.

ASAP Science thotë se kjo është paksa keqkuptuese. Shumë konsumatorë e imagjinojnë se fermerët organikë nuk përdorin pesticide. Megjithatë, edhe fermerët organikë përdorin pesticide – dhe disa pesticide natyrale janë më serioze për shëndetin sesa ato sintetike. Natyralja jo gjithmonë do të thotë më mirë.

Për më shumë informata rreth këtij zbulimi befasues, më poshtë e keni videon e përgatitur nga kanali i YouTubes që i përkushtohet shkencës. /Telegrafi/

 

The post Sipas shkencës, ushqimi organik është vetëm shpenzim i kotë i parave (Video) appeared first on Telegrafi.

Shkencërisht është vërtetuar: Perimet e fërguara janë më të shëndetshme se ato të zierat

$
0
0

Ekspertët kanë arritur një teori interesante që perimet e fërguara janë më të shëndetshme se perimet e ziera, por vetëm me një kusht.

Fërgimi i perimeve është më i shëndetshëm se zierja dhe madje mund të ndihmojë në preventivën e kancerit, thonë ekspertët e Universitetit në Granadë, në studimin e botuar në revistën Food Chemistry Journal.

Aty thuhet se ushqimet e skuqura, përkatësisht perimet, mund të jenë më të shëndetshme se ato të ziera, por vetëm nëse skuqet në vaj ulliri transmeton Telegrafi.

Ekspertët erdhën në përfundim se ushqimet e fërguara si domatet, patatet, patëllxhani, kungulleshkat, janë mënyra më e mirë për t’i konsumuar.

11

Fshehtësia është se duhet të fërgohen në vaj ulliri, që përmban përbërës të fortë antioksidues, që ulin rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Pasi që ekspertët kanë testuar katër teknika të zierjes, ata kanë ardhur në përfundim se perimet e fërguara kanë absorbuar disa prej antioksiduesve, që i hasim në vajin e ullirit.

Ndryshime të tilla nuk janë vërejtur te perimet ziera në ujë.

maxresdefault

Perimet e skuqura përmbajnë deri në 10 g yndyrë për 100 g perime. Megjithatë, me çfarë mund të zëvendësohen?

Idealja është të konsumoni perime të freskëta.

Nëse ju nuk keni kohë të zgjidhni perime të freskëta, mos harroni se perimet e ngrira (jo të skuqura) përzgjidhen me maturi, gatuhen ndonjëherë me avull, në mënyrë që të ruajnë të gjitha vitaminat e tyre. /Telegrafi/

The post Shkencërisht është vërtetuar: Perimet e fërguara janë më të shëndetshme se ato të zierat appeared first on Telegrafi.

Tri pije të cilat assesi nuk bën t’i pini pas stërvitjeve

$
0
0

Kur jeni të etur dhe ju nevojitet hidratimi pas aktivitetit intensiv, lehtë mund t’u qaseni materieve të gabueshme. Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa pije mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi, dhe të zvogëlojnë ndikimin e stërvitjeve tuaja.

Ja cilat pije nuk janë të rekomandueshme pas stërvitjes:

PIJET E GAZUARA

Në pijet e gazuara është e koncentruar sasi e madhe e sheqernave të zakonshëm të cilët trupi i absorbon shpejt. Fjala është për burimin e shpejtë të energjisë, e cila do të shkaktojë rënie të shpejtë të saj, por nuk do të ofrojë kurrfarë dobie nutritive. Bashkë me këtë pijet e gazuara nxisin dehidratimin e organizmit, gjë që nuk është zgjidhja më fatlume pas stërvitjes.

Nëse dëshironi që të pini diçka me ‘flluska’, nutricionistët këshillojnë ujin e gazuar mineral në të cilin duhet të qitni paksa limon të freskët, transmeton Telegrafi.

whey-protein-drinking-from-bottle_0

PIJET ALKOOLIKE

Alkooli mund të jetë diuretik për ç’shkak mund të rrezikoni shumë të dehidroheni, ndërkaq mungesa e lëngjeve mund t’ju shkaktojë mahmur të pakëndshëm.

Pini lëng natyral pemësh, por nëse bash dëshironi të pini alkool, birra e lehtë është opsioni më i mirë sepse hidraton trupin më mirë se pijet e tjera alkoolike.

KAFJA DHE PIJET ME KAFEINË

Pijet me bazë të fortë kafeine nuk e hidratojnë organizmin, as nuk ofrojnë burim të sigurt energjie.

Në vend të kësaj shtoni paksa kakao organike në shejk i cili do t’ju këndellë pas lodhjes fizike.

maxresdefault

/Telegrafi/

The post Tri pije të cilat assesi nuk bën t’i pini pas stërvitjeve appeared first on Telegrafi.


Ushqim i shëndetshëm: Sa kohë duhet të zihen vezët për të qenë të ngrënshme?

$
0
0

Vezët janë racion shumë i shijshëm dhe i ushqyeshëm. Përmbajnë proteine dhe një numër të madh vitaminash dhe mineralesh, andaj mund të zëvendësojnë në tërësi mishin.

Janë lehtë të tretshme dhe relativisht me vlera të ulëta kalorish, transmeton Telegrafi.

Si duhet të zihen vezët?
Në saje të lëvozhgës, vezët përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese. Ja këshilla se si t’i zieni.

Vezët e ftohta lërini në tenxhere (në një radhë). Qitni ujë nga çezma – rreth tre centimetra mbi vezë. Mbuloni dhe në temperaturë të lartë zieni derisa të vlojnë. Ulni temperaturën dhe në zjarr të ngadaltë zieni edhe 10 minuta. Shtoni kripë në ujë gjatë zierjes për t’u qëruar më lehtë. Pastaj vezët lini nën vrushkull të ftohtë uji. Pasi të ftoheni vendosni në një kuti të pastër apo në karton për të mos absorbuar aromat e ushqimit tjetër nga frigoriferi.

Vezët e freskëta vështirë qërohen nga ato të cilat janë të vjetra shtatë deri në dhjetë ditë.

Vezët e ziera shumë
Shpesh nuanca e butë e pranishme ngjyrë të gjelbër është nga squfuri dhe hekuri të cilët dalin në sipërfaqe kur vezët janë tepër të ziera. Kjo nuk ndikon në shije, ndërkaq janë të përshtatshme që vezët lehtë qërohen.

vezet3

A është e freskët veza?
Në një gotë me ujë qiteni vezën e freskët. Nëse bie në fund apo me pjesën e ngushtë është e kthyer lart, – është e freskët, nëse pluskon – duhet ta hidhni poshtë sepse është e prishur. Veza e cila qëndron diku në mes të ujit, mund të përdoret, ndonëse nuk është plotësisht e freskët.

Si të ruhen vezët?
Vezët e freskëta në frigorifer mund të ruhen deri në pesë javë. Lëvorja është “linja e parë e mbrojtjes”, kujdesuni të mos pëlcasë.

Vezët duhet lënë në frigorifer – për të qëndruar të freskëta deri në një javë. /Telegrafi/

The post Ushqim i shëndetshëm: Sa kohë duhet të zihen vezët për të qenë të ngrënshme? appeared first on Telegrafi.

Cilat janë ushqimet magjike që ua përmirësojnë disponimin?

$
0
0

Të ngrënit ushqime të shëndetshme dhe me vlera ushqyese është dëshmuar shkencërisht se i bën mirë shëndetit tuaj dhe në veçanti disponimin.

Megjithatë, është paksa e vështirë ta mirëmbani një dietë të tillë kur e keni pasur një ditë të keqe dhe dëshironi të zhyteni në Nutella, transmeton Telegrafi.

Këto nëntë ushqime të thjeshta është dëshmuar se janë më të mirat për përmirësimin e disponimin, si dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Hani këto ushqime të shijshme e të shëndetshme dhe do të shndritni brenda një kohe shumë të shkurtë.

– Çokollata

– Kafja

– Salmoni

– Vezët

– Manaferrat

– Arrat

– Avokado

– Bananet

– Pastat

/Telegrafi/

The post Cilat janë ushqimet magjike që ua përmirësojnë disponimin? appeared first on Telegrafi.

Erëzat, llojet dhe si t’i përdorim në kuzhinë

$
0
0

Njësi për njësi, bimët dhe erëzat kanë më shumë antioksidues se secili ushqim i grupeve të tjera.

Bimët aromatike, ato që i shtojnë shijet çdo pjate… I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike.

Po ju prezantojmë bimët aromatike më të përdorshme dhe disa këshilla se si t’i përdorni për t’i bërë pjatat tuaj super të shijshme.

kopraKopra
Kopra është një bimë me aromë shumë të veçantë dhe delikate. Perfekte për të shoqëruar receta me bazë salmonin e freskët ose të tymosur. Është shumë e mirë dhe për turshitë.

basil_050111_2lBorziloku
Pestoja gjenoveze nuk do të ekzistonte pa borzilokun. Borziloku është një nga bimët aromatike me më shumë aromë që shtohet më së shumti në pjatat e ftohta apo sallatat.

maydanoz-un-bitmeyen-faydalari-22876Majdanozi
Kudo ta vësh, shkon për bukuri. Majdanozi i jep shije çdo pjate dhe është një nga bimët aromatike më të përhapura në botë.

Koriandra___teri_4b37d74392f7bKoriandri
Duket si majdanoz, por nuk është. Gjethet e freskëta, farat dhe rrënjët përdoren në receta pa fund etnike. Ka një aromë të fortë që shkon shumë mirë me peshkun, frutat e detit, orizin dhe pulën.

manxuranaManxurana
Ngjan me rigonin, por ka një aromë më të dallueshme dhe një shije më delikate. Është perfekte për pjatat vjeshtore si supat dhe shkon shumë me djathërat dhe arrat.

menta

Menta
Një barishte aromatike e fortë që përshtatet shumë mirë me perimet dhe që “zbut” pjatat me yndyrë me ushqime të skuqura. Perfekte edhe në ëmbëlsira.

rigoniRigoni
Perfekt për picat dhe tek domatet e freskëta në verë. Përshtatet mjaft mirë dhe me mishin. Provoni t’i shtoni në përzierje të ndryshme dhe t’i skuqni.

trumzaTrumza
Në shije të kujton paksa rozmarinën. Trumza gatuhet shumë mirë në mish dhe peshk, me bishtajoret dhe perimet dhe është perfekte për salcat shoqëruese.

rosemary_3Rozmarina
Kjo bimë aromatike nuk mund të mungojë në peshkun apo mishin e gatuar në grilë dhe në disa receta për gatime në furrë si pulë me patate. Njësoj si majdanozi, shkon pothuajse me të gjitha. /Telegrafi/

The post Erëzat, llojet dhe si t’i përdorim në kuzhinë appeared first on Telegrafi.

Dëshironi të humbni peshë? Konsumoni shumë VERË TË KUQE!

$
0
0

Hulumtimet e shumta kanë zbuluar se një përbërës i caktuar në rrush, manaferra dhe verë të kuqe mund t’ua rrafshojë barkun më mirë se çfarëdo tjetër.

Zbulimi sugjeron se dietat të cilat përmbajnë resveratrol, mund të ndihmojnë në luftimin e obezitetit.

Këtë substancë magjike e përmbajnë verërat e kuqe dhe, pavarësisht se studimi është kryer në minj, hulumtuesi i këtij studimi, profesori Min Du nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit, thotë se substanca në fjalë i ka të njëjtat ndikime edhe te njerëzit.

Këto zbulime janë raportuar në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit. /Telegrafi/

The post Dëshironi të humbni peshë? Konsumoni shumë VERË TË KUQE! appeared first on Telegrafi.

Portokall apo mandarinë? Cili është më i mirë për shëndetin?

$
0
0

Mandarina dhe portokalli mund të duken njësoj, por kjo nuk do të thotë se ata janë të njëjtë.

Ndërsa portokalli vendoset në krye të familjes së agrumeve, edhe pjesëtarë të tjerë meritojnë të njëjtën vëmendje. Midis tyre është mandarina, që në fakt është një varietet kinez.

Ka disa dallime të rëndësishme mes dy frutave që do t’ju ndihmojnë t’i konsumoni edhe sipas dietës suaj:

Portokalli

Kur vjen puna për kaloritë e portokallit, me bindje themi se ato janë të ulëta. Ja pse ky frut është zgjedhur nga shumë dietologë si pjesë e sallatave dhe ëmbëlsirave që përdorin. Portokalliet janë gjithashtu të mëdha, kur hahen të papërpunuara dhe mund të bëhen lëng.

Një portokall ka 60 kalori dhe pothuajse të gjitha vijnë nga karbohidratet, duke përfshirë niseshtenë dhe sheqerin. Kjo do të thotë se portokalli mund t’ju japë energjinë e nevojshme për trupin.

Portokalliet janë gjithashtu të pasura në fibra dietetike. Një portokalli i plotë përmban 15 gram karbohidrate, të cilat mund t’ju ndihmojnë për një periudhë më të gjatë kohe.

Fibrat e portokallit ju ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshme, në mënyrë që të shmangni kapsllëkun. Përveç kësaj, portokalliet kanë 1 gram proteina dhe më pak se 1 gram yndyrë.

Sa për vitaminat, portokalliet kanë vitaminën C, më të rëndësishme për trupin, së bashku me vitamin të tjera dhe minarale, shkruan Shije. Portokalli është i pasur me antioksidantë, rreth 70 gram në total, duke ju dhënë pothuajse 100 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminave.

clementines-tangerines

Mandarina

Ndërsa portokalli ka 60 kalori, mandarina përmban vetëm 47 kalori. Megjithatë, kjo është për shkak të madhësisë që ka mandarina. Sa për karbohidratet, ato kanë 12 gram, ose 3 tre gram më pak se ato të portokallieve.

Ata kanë pothuajse të njëjtën sasi yndyrash dhe proteinash, më pak se 1 gram. Sa për fibrat, nisur nga madhësia, portokalli ka 3 gram, ndërsa mandarina vetëm 2 gram.

Mandarina janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, por vetëm 23.5 mg në krahasim me portokalliet. Megjithatë, ky fryt ka shumë për të ofruar, duke përfshirë betakarotenin dhe antioksidantë të tjera.

Ndërsa është e qartë se portokalliet kanë më shumë kalori se sa mandarina, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shmangni ato dhe të preferoni vetëm portokalliet.

Nëse ju jeni në një dietë, ose po kontrolloni peshën tuaj, mandarinat janë në fakt një zgjedhje shumë më e mirë, sepse kanë më pak kalori. /Telegrafi/

The post Portokall apo mandarinë? Cili është më i mirë për shëndetin? appeared first on Telegrafi.

Krono ushqimi: Vetëm KJO është e saktë

$
0
0

“Ka plot produkte të këqija dhe plagjiat, të cilët shiten me emrin krono ushqim”, thotë dr. Ana Gifing, e cila e para ka promovuar dhe ka ofruar këtë regjim nutricionistik. Ajo gjithashtu, ka sqaruar se çfarë në të vërtetë është krono…

Doktoresha Gifing thotë që për krono regjim nuk janë të nevojshme “krono” produktet, por më e rëndësishme është koha e racionit dhe zgjedhja e artikujve, transmeton Telegrafi.

Kafjalli është i obligueshëm, sepse atëherë organizmi është më aktiv në lirimin e yndyrave të cilat janë të rëndësishme për sigurimin e energjisë të nevojshme për punën e zemrës dhe të mushkërive.

Në atë kohë të ditës do të duhej të hani hidrokarbure – bukë, drithëra të ndryshme dhe yndyra me prejardhje bimore dhe shtazore, më saktë mish dhe perime të cilat janë burim i “ngadalshëm” i sheqerit dhe i fibrave.

Koha ideale e drekës është midis orëve 13 dhe 15 orë, sikurse zgjedhja e proteinave bimore e shtazore, saktësisht mishit dhe perimeve, të cilat janë burim “ngadaltë” i sheqerit dhe fibrave.

Në mbrëmje, kur fillon periudha e pushimit, racioni më i mirë janë sallatat nga mishi i pjekur në skarë dhe i perimeve të freskëta me vaj të kulluar të ftohtë, thotë dr. Gifin.

bae529e11970322576a9eadd8c00d48a

RREGULLAT E HRONONUTRICIONIT:

– Patjetër hani tri racione në ditë në periudhën nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të mbrëmjes.

– Katër orë është pauza midis racioneve.

– Darka më së paku dy orë para gjumi.

– Janë të ndaluara pijet e gazuara dhe të gjitha llojet e biskotave (patatinave, çipsave…).

– Ëmbëlsirat janë të lejuara vetëm nga ora 16:00 deri në 18:00, deserti vetëm një deri në dy orë pas drekës.

– Pemët nuk hahen në mëngjes dhe në mbrëmje.

– Buka, brumërat dhe perimet (patatet, bizelet) hani më së vonë deri në orën 15:00.

– Më së miri janë perimet e freskëta, ndërkaq nëse marinohen atëherë zgjedhje më e mirë është të zihen në avull.

– Qumështi i lopës nuk lejohet, sepse vështirë tretet, por kosi dhe djathërat.

– Margarina, djathërat bimore (pos tofës – djathit të sojës) ajka bimore, kremi bimor, pjekurinat e furrës nuk lejohen, sepse janë burim i transyndyrave industriale, të cilat shtojnë nivelin e kolesterinës së keqe. /Telegrafi/

The post Krono ushqimi: Vetëm KJO është e saktë appeared first on Telegrafi.

Pesë gjëra që mund t’i bëni me qepën në shtëpi

$
0
0

Qepën e adhurojmë në shumë gjella dhe për këtë arsye me siguri gjithmonë e keni në shtëpi, por provoni disa ide të tjera përveç gatimit dhe zgjidhni disa probleme.

1. Largon ndryshkun nga thika
Nga larja e thikave dhe pajisjeve të ngjashme në kuzhinë me ujë ndonjëherë krijohet ndryshku. Në vend të mjeteve të blera, ndryshkun mund ta largoni thjesht me qepë. Në thikë vendosni copa qepë dhe lëvizni nëpër teh disa herë. Varësisht nga sasia e ndryshkut veprimin ndoshta duhet ta përsëritni me qepë të re, shkruan “Reader’s Digest”.

2. Aromat e pakëndshme të ngjyrës pas ngjyrosjes
Pas ngjyrosje së mureve në dhomë mund të mbetet aroma e ngjyrës edhe për disa ditë. Kjo edhe ndoshta mund të mos jetë problem i madh me dhomën e ditës, por me siguri nuk është e përshtatshme të flihet në dhomën e tillë të gjumit. Pasi të keni kryer punë me punimet dhe ngjyrosjen, shpërndani në dhomë disa pjata me pak ujë dhe qepë të freskët të prerë. Ato do të absorbojnë aromat për disa orë.

jiu_rf_photo_of_kitten_vs_onions_and_garlic

3. Kafshët shtëpiake problematike
Nëse macja juaj ose ndonjë kafshë tjetër shkatërron mobilet tuaja ose bën nevojën në vende ku nuk duhet, qepa do t’i mbushë mend. Në vendet ku është bërë dëmi vendosni qepë të prerë dhe herën tjetër kafsha do të heqë dorë nga sherret e veta të vogla. As macet e as qentë nuk janë adhurues të qepës dhe me siguri nuk do të kthehen më në vendin e krimit.

Home-Remedies-for-Healing-Bug-Bites

4. Shëron pickimet e bletës
Pickimi apo thumbimi i bletës mund të dhembë shumë, dhe nëse në dorë nuk keni asnjë mjet nga barnatorja, përdorni qepën. Vetëm preni një copë qepë dhe vëreni në vendin e kafshimit. Shumë shpejt do ta lehtësojë dhimbjen. Nëse jeni alergjik në pickimet apo thumbimet duhet menjëherë ta kërkoni ndihmën e mjekut.

5. Pesticidi natyror
Mjetet e blera për kopsht që largojnë parazitët e mërzitshëm nga bimët tuaja mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Në mikser përzieni katër qepë, dy thelpinj hudhre, dy lugë piper dhe një litër ujë. Në enën tjetër përzieni dy lugë spreji të lëngshëm për duar dhe shtatë litra ujë dhe shtoni përzierjen e përgatitur. Aplikoni në bimët e rrezikuara sipas nevojës.

The post Pesë gjëra që mund t’i bëni me qepën në shtëpi appeared first on Telegrafi.


Vera është e shëndetshme – nuk ka dyshim, mirëpo a e dini sa duhet të pini në një ditë?

$
0
0

Se vera është e shëndetshme nuk duhet të flasim shumë. Me arsye quhet pije e perëndive. Vera është e shëndetshme për trupin, mendjen dhe shpirtin. Me këtë pajtohen edhe të gjithë mjekët. Por, ndikimi i verës në shëndetin e njerëzve nxit pyetje dhe përgjigje shumë kontroverse.

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë

Deri sot janë bërë shumë studime mbi ndikimet pozitive dhe negative të verës në përgjithësi në organizmin e njeriut.

Ndonëse nuk jam mjek, megjithatë, qëndroj pas shqetësimeve mjaft pozitive të shumë konsumatorëve të verës. Megjithatë duhet t’i përmbahemi disa kushteve!

Ai i cili shijon rregullisht verë, duhet të ketë një dietë të ekuilibruar me ushqime mesatare, dhe duhet të ketë lëvizje të mjaftueshme.

Në këshillat e forumit gjerman “Wein und gesundheit” (Vera dhe shëndeti), thuhet se, një ditë në javë mund të bëni një pauzë pa përdorimin e verës.

Shumë ekspertë të tjerë, këshillojnë edhe deri dy ditë në javë.

Dashamirët e verës, nuk duhet të tejkalojnë masën e moderuar të konsumimit të verës. Sigurisht për meshkujt – 32 gram alkool në ditë, është një masë e padëmshme. Kjo masë korrespondon me 3 deri 4 dl verë, kurse për femrat, mjaftojnë 2 deri 3 dl verë në ditë.

Konsumuesit të cilët nuk i përmbahen masës së moderuar, e ekspozojnë veten ndaj rreziqeve serioze.

1130-97

Masa e lartë e alkoolit dëmton mëlçinë, ndikon keq në sistemin e imunitetit, rrit rrezikun e kancerit në zgavrat e gojës, në laring, faring dhe në ezofag.

Dozat e tepruara nga vera e bardhë, sidomos nga ato verëra që janë përfituar nga rrushi jo i pjekur mirë, ose i trajtuar me doza të larta të acidit sulfuror, vjen deri te rreziku nga sëmundja e artritit (Arthritis), sipas klinikës së Reumatologjisë të universitetit të Cyrihut. Vera ndikon në gjumin jo të rehatshëm, nxit shqetësime dhe rrit pulsin.

Verërat me përmbajtje të larta të acidit sulfuror, janë përgjegjëse gjithashtu për shumë pasoja në shëndet.

Sipas studimeve të ndryshme, vera si pije e shëndetit, mund të jetë mjaft e dobishme. Pra, konsumuesit e moderuar të verës, jetojnë më gjatë se ata që nuk pinë fare. Në mënyrë të suksesshme, vera, zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër (infarktit).

Vlerat e verës duhet të konstatohen me vetëdije të lartë, pasi nuk ka ndonjë pije tjetër më të gjithanshme se kjo.

Sipas motos së poetit gjerman Johann Wolfsgang von Goethe, “Jeta është shumë e shkurtër për të pirë verë të keqe”, unë sugjeroj që, më mirë është të pini pak dhe të shijoni verën e cilësisë së lartë. /Telegrafi/

The post Vera është e shëndetshme – nuk ka dyshim, mirëpo a e dini sa duhet të pini në një ditë? appeared first on Telegrafi.

Hiqni KILOGRAMËT E TEPËRT vetëm me DY PËRBËRËS, të cilët veçse i keni në SHTËPI

$
0
0

Shumica e njerëzve kanë provuar dhjetëra dieta të ndryshme vetëm për të hequr kilogramët e tepërt, e veçanërisht në pjesën e barkut ku dhjami akumulohet më lehtë. Megjithatë, për shumicën këto dieta nuk kanë qenë efektive, ose në disa raste kanë qenë shumë strikte për t’ju përmbajtur.

Krejt çfarë ju duhet për të përgatitur këtë pije magjike e cila e djegë dhjamin si asgjë tjetër, janë:

– Lëng molle (një lugë gjelle)

– Lëng dhe lëvore nga një limon

– Spec të djegës (një lugë gjelle)

Përgatitja është shumë e lehtë. Fillimisht e hiqni lëvoren e limonit dhe e vendosni limonin në ujë të vluar. E lini të vlohet për 10 minuta pastaj ia shtoni përbërësit tjerë. Pasi të është ftohur, pija është gati për t’u pirë, transmeton Telegrafi.

Rekomandohet që pijen ta konsumoni pas çdo shujte.

Speci i djegës njihet si përbërës i cili e shpejton metabolizmin dhe sistemin e tretjes, rrjedhimisht e shpejton procesin e djegies së dhjamit.

Ndërsa limoni e ngadalëson heqjen e dhjamit. Kjo është e rëndësishme sepse garanton që shumica e dhjamit eliminohet çdo herë që e konsumoni këtë pije.

Lëngu i limonit e dobëson dhjamin, prandaj, kur të gjithë këta përbërës kombinohen, një e keni një mënyrë super të mahnitshme për t’i humbur kilogramët e tepër. /Telegrafi/

The post Hiqni KILOGRAMËT E TEPËRT vetëm me DY PËRBËRËS, të cilët veçse i keni në SHTËPI appeared first on Telegrafi.

Doni të sheshoni barkun? Ja recetat super të thjeshta të ujit detoks

$
0
0

Një mrekulli e vërtetë për eliminimin e fryrjes së barkut.

Vitet e fundit, uji detoks është shndërruar në një fenomen të mirëfilltë përsa i përket të jetuarit shëndetshëm dhe jo më kot.

Uji me infuzion frutash, perimesh ose erëzash, është një shtysë e fuqishme për metabolizmin, e përshpejton atë, shpërndan në mënyrë tepër efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët e shumtë, ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara.

Për më tepër, uji detox konsiderohet një mrekulli e vërtetë për eliminimin e fryrjes së barkut. Ja 4 receta super të thjeshta.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016232-640x0c

Limon dhe kastravec

Përbërësit: ½ kastravec; 1 limon; pak gjethe mente; ujë.
Udhëzimet: Lani dhe ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe shpëlani gjethet e mentes. Vendosini në një kanë me ujë, përziejini dhe lërini për një natë në frigorifer.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016235

Mango, limon dhe ananas

Përbërësit: 1/3 një gote e mbushur me ananas dhe mango të prerë në kubikë; disa feta limon; ujë. Udhëzimet: Përziejini të gjithë ingredientët dhe shërbejeni menjëherë.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016234

Xhenxhefil me mente

Përbërësit: 1 kastravec i prerë hollë; 5 cm rrënjë xhenxhefil i pastruar; 2 feta limon; 10-12 gjethe të freskëta menteje; pakëz kripë.
Udhëzimet: Në një enë qelqi, përzieni ingredientët dhe më pas shtoni ujin. Lëreni në frigorifer përbërjen për 3-4 orë dhe më pas shërbejeni.

4-detox-water-recipes-that-will-give-you-a-flatter-stomach-2016233

Dredhëza me borzilok

Përbërësit: 10 dredhëza; 2 feta limon; lëngun e një gjysme limoni; një grusht gjethesh borziloku; 3 litra ujë.
Udhëzimet: Në një enë qelqi, përzieni ingredientët dhe më pas shtoni ujin. Lëreni në frigorifer përbërjen për 3-4 orë dhe më pas shërbejeni.

Burimi: Byrdie

The post Doni të sheshoni barkun? Ja recetat super të thjeshta të ujit detoks appeared first on Telegrafi.

Do t’jua përgjysmojë peshën: PIJA më e fuqishme për ELIMINIMIN E DHJAMIT ndikon për SHTATË DITË!

$
0
0

Kjo është njëra ndër mënyrat e shëndetshme dhe natyrale që t’i ndihmoni organizmit tuaj, por bashkë me këtë është edhe shumë efektive kur është fjala për shtresat dhjamore.

Këtë pije do të duhej ta provonit, sepse është shumë e shëndetshme dhe sjell shumë përparësi, transmeton Telegrafi.

Ato përparësi janë eliminimi i toksinave, shtimi i energjisë, shpejtimi i metabolizmit dhe humbja e kilogramëve.

Shumica të cilët e kanë provuar janë shumë të kënaqur dhe thonë që pas shtatë ditësh i shohin rezultatet drastike!

health-benefits-of-grapefruit

Përbërësit:

– 1 lugë mjaltë,
– 2 lugë uthull molle,
– 1 filxhan lëng grejpfruti të freskët

Përgatitja:

Bluani këta përbërës në blender dhe pini lëngun e përgatitur para drekës dhe darkës.

Veproni kështu shtatë ditë, pastaj bëni një pauzë prej shtatë ditësh dhe sërish përsëriteni procedurën.

Në vend të grejpfrutit mund të përdorni edhe portokallin dhe rezultatet shpejt do t’i shihni. /Telegrafi/

dd

The post Do t’jua përgjysmojë peshën: PIJA më e fuqishme për ELIMINIMIN E DHJAMIT ndikon për SHTATË DITË! appeared first on Telegrafi.

Dietë USHTARAKE: Humbni PESË KILOGRAMË për vetëm TRI DITË!

$
0
0

Dita e parë – mëngjesi

– ½ grejpfrut

– Një rriskë tosti – preferohet krunde

– Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku

– Një gotë kafe apo çaj (me kafeinë)

Dita e parë – drekë

– Gjysmë gote tuna apo ndonjë zëvendësues tjetër me proteinë

– Një rriskë tosti

– Një gotë kafe apo çaj (me kafeinë)

Dita e parë – darkë

– 85 gramë të çfarëdo lloj mishi

– Një gotë batha të gjelbra

– Gjysmë banane

– Një mollë e vogël

– Një gotë akullore me vanilje

Dita e dytë – mëngjesi

– Një vezë

– Dy rriska tosti

– Gjysmë banane

Dita e dytë – drekë

– Një gotë gjizë

– Një vezë të zier

– Një banane

Dita e dytë – darkë

– Dy ‘hot dogs’

– Një gotë brokoli

– Gjysmë gote karote

– Gjysmë banane

– Gjysmë gote akullore me vanilje

Dita e tretë – mëngjesi

– Pesë biskota

– Një rriskë djathë çedër

– Një mollë të vogël

Dita e tretë – drekë

– Një vezë të zier

– Një rriskë tosti

Dita e tretë – darkë

– Një gotë tuna

– Gjysmë banane

– Një gotë akullore me vanilje

Dita katër deri shtatë

Hani çfarëdo që ju pëlqen, mirëpo maksimumi duhet të konsumoni 1500 kalori në ditë. /Telegrafi/

The post Dietë USHTARAKE: Humbni PESË KILOGRAMË për vetëm TRI DITË! appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2543 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>