Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2530 articles
Browse latest View live

Kujdes! Këshilla mbi efektet dhe përdorimin e akullit

$
0
0

E dinit që jo gjithmonë kubet e akullit janë të ushqyeshme? Që edhe këto produkte në shtëpi kërkojnë kujdes të veçantë?

Në pamje të parë është diçka shumë e thjeshtë: akulli është ujë i ftohur nën O gradë, deri në pikën që kalon në gjendje të ngurtë. Ndonjë kub akulli i shtuar në një pije, sjell freski në ditët e nxehta; i copëtuar dhe i vënë në një enë, mund ta rrethojë dhe ta mbështesë pjatën dhe ta mbajë të freskët një pjatë ose një sallatë.

Por akulli nuk është i njëjtë dhe mund të fshehë shumë gracka: për këtë ekziston një dallim shumë i qartë mes akullit ushqyes dhe atij që nuk është i tillë.

Ja disa informacione në lidhje me këtë, disa besime të rreme për t’i larguar dhe praktikat e mira për të prodhuar në shtëpi një akull ushqyes të sigurt.

Akulli ushqyes është ai i përgatitur me ujë të cilësuar të pijshëm nga Zyrat e Shëndetit dhe që në fund del në ujë njëlloj të pijshëm. Kuptohet që akulli që nuk i plotëson këto kërkesa përcaktohet akull jo furnizues ose jo i ushqyeshëm.

Përdorimi i këtij lloji të dytë të akullit është lejuar vetëm në rastet kur nuk përdoret drejtpërdrejt në ushqime.

Nuk pranohet përdorimi i tij as për të ftohur një ushqim, në qoftë se kjo prek direkt ushqimin: në këtë rast, në fakt mund të verifikohet ndonjë ndotje. Rreziku bëhet më i madh në qoftë se një akull jo i sigurt përdoret në formë kubesh, i shtuar në pije dhe gëlltitet.

Për të bërë të qartë karakteristikat e akullit të mirë dhe rreziqet e atyre që pamë, përmbajuni këtij informacioni të saktë për akullin ushqyes, për të hequr ndonjë dyshim për akullin që konsumojmë

1- E dini që akulli duhet konsideruar në të gjitha efektet si një ushqim? Duhet të jetë prodhuar duke u nisur nga një ujë i përshtatshëm për konsumim njerëzor sipas legjislacionit aktual.

2- E dini që akulli nuk ka efekt baktericid absolut në organizëm? Ngrirja shkakton vdekjen e një pjese të mikroorganizmave, por jo të gjithëve. Disa thjesht mbeten të palëvizshëm nga i ftohti, por është mundësia që rizgjohen pas shkrirjes dhe bëhen aktivë e marrin jetë.

3- E dini që akulli është një nga shkaqet e infeksionit dhe gastroenteritit të marra gjatë udhëtimeve në disa vende të botës. Mikroorganizmat mund të jenë prezent si shkak i cilësisë së keqe të ujit të ngrirë, ose për shkak të funksionimit të keq ose mirëmbajtjes jo të mirë të makinerive të përdorura për t’i prodhuar.

4- E dini që akulli i vetëprodhuar nga lokalet dhe shërbimet publike duhet të jetë subjekt mbikëqyrjeje dhe objekt kujdesi në prodhim dhe në trajtim , sipas rregullores legjislative?

Në fund disa këshilla për të shmangur ndotjet në frigoriferin e shtëpisë

1- Përdorni gjithmonë ujë të pijshëm dhe të “sigurt”

2- Pastroni shpesh frigoriferin dhe ngrirjen dhe verifikoni efikasitetin e tyre. Periodikisht hiqeni komplet akullin nga pajisja, e lani me kujdes duke përdorur produkte të përshtatshme.

3- I prekni enët dhe kubet e akullit me duar të pastra, siç bëni me çdo lloj ushqimi.

4- Në qoftë se kubet e akullit janë pjesërisht të shkrirë, e zëvendësoni ujin dhe e ngrini të gjithin nga fillimi.

5- Përdorni vetëm enë të certifikuara për përdorim furnizimi.

6- Mos e “ruani” akullin, për shembull duke e transferuar në qese jo të përshtatshme: zgjidhni më shumë qese posaçërisht në “topa” që të mbushet me ujë e të përdoret vetëm një herë të vetme.

The post Kujdes! Këshilla mbi efektet dhe përdorimin e akullit appeared first on Telegrafi.


Çokollata e bardhë ka vlera të larta kalorish, por jo edhe ushqyese…

$
0
0

Siç konstatojnë specialistët e ushqimit, prodhuesit e çokollatës së bardhë në vend të kakaos përdorin gjalpin dhe yndyrat e tjera bimore, andaj çokollata e bardhë nuk mund të shërbejë as si zëvendësimi më i keq për çokollatën…

Çokollata e bardhë nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorie.

Ekspertët paralajmërojnë se çokollata e bardhë tretet shumë më vështirë se sa e zeza, për shkak se përmban deri në 20 për qind gjalpë, dhe rreth 14 për qind e përbërjes së qumështit është masë e thatë.

Pjesa tjetër është më së shumti sheqer dhe 100 gram çokollatë e bardhë ka deri në 57.1 gram i karbohidrateve, transmeton Telegrafi.

Çokollata e bardhë është e përbërë nga gjalpi i kakaos, sheqeri, qumështi pluhur dhe vanilja. Pra edhe pse e bardhë, ajo është çokollatë, vetëm se pak më e ëmbël se çokollata e zezë dhe ajo me qumësht.

Në fakt në gjendjen natyrale edhe gjalpi ka shijen e kakaos, por kur përpunohet hiqet aroma tërësisht.

Nuk do ta besonit, por çokollata e bardhë ndikon në masë të madhe në shëndetin e njeriut. Është vërtetuar se nëse çokollatës së bardhë i shtohen përbërës të ndryshëm shtesë, shtojnë diversitetin e saj.

Edhe pse sot mendojnë se çokollata e bardhë në fakt nuk është çokollatë, shkaku i përbërësve të saj, anën e saj pozitive askush nuk mundet ta fshehë.

Vetëm 8 gramë çokollatë e bardhë në vete përmban kalcium, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Ndihmon në parandalimin e alergjive dhe depresionin. /Telegrafi/

The post Çokollata e bardhë ka vlera të larta kalorish, por jo edhe ushqyese… appeared first on Telegrafi.

E dini përse nuk duhet të hani shalqi në mbrëmje

$
0
0

Shalqiri është shumë i shëndetshëm – mirëpo vetëm nëse i përmbaheni kësaj rregulle.

Shalqiri i sjell trupit tonë një numër të madh të mirash. Falë ndikimit diuretik, ai është aleat besnik i eliminimit të peshës së tepërt trupore, madje edhe në eliminimin e celulitit.

Edhe një benefit është ajo që lehtë na ngop, sepse është përplot fibra dhe është i ëmbël, por përmban edhe shumë pak kalori.

Lëngu i shalqirit forcon edhe imunitetin tonë, ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe është antioksidans i mirë.

Gjithashtu, shalqiri është përplot vitamina A dhe C, kalori, fosfor dhe magnez, transmeton Telegrafi.

Pas stërvitjes, lëngu i shalqirit do të ndihmojë muskujt që sa më parë të këndellen, sepse kompenson ujin e humbur, mirëpo nëse e hani në plazh, do t’ju ndihmojë që më shpejt të rreziteni dhe më gjatë do të qëndroni të nxirë, sepse përmban shumë betakarotene.

Megjithatë, e vetmja rregull të cilën nuk bën ta shkelni është që ta hani para gjumi.

Në të vërtetë, atëherë ekziston mundësia që lukthi juaj të mos e tretë, sepse gjatë gjumit ngadalëson metabolizmin, prandaj në mëngjes mund të kemi probleme me lukthin.

Pos kësaj, do t’ju detyrojë të shkoni në WC gjatë gjithë natës, dhe nuk do të mund të flini mjaftueshëm. /Telegrafi/

The post E dini përse nuk duhet të hani shalqi në mbrëmje appeared first on Telegrafi.

Dieta më e kërkuar në 2017-n: Për shtatë ditë heq 7 kilogramë!

$
0
0

Rregulla kryesore e dietës është që rreptësisht t’u përmbaheni udhëzimeve gjatë një jave.

Ditën e parë të dietës hahet vetëm pemë, mirëpo ato me bazë uji, ashtu që bananet janë rreptësisht të ndaluara.

Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni.

Gjatë tri ditëve të para humbet më së shumti kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë tërë regjimit shtatëditor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë, transmeton Telegrafi.

Qoftë nëse dëshironi të keni trup të përsosur për shkak se do të shkoni në plazh së shpejti, apo thjesht keni nevojë të humbni peshë për arsyeje shëndetësore, ju mund të provoni planin e dietës General Motors.

Kjo kompani gjigante e ka themeluar këtë dietë për çdo njeri dhe shumë raportime tregojnë se njerëzit po i humbin shtatë kilogramë për vetëm shtatë ditë.

Dita e parë: Mos hani gjë tjetër pos frutave

Dita e parë duhet të jetë vetëm me fruta. Kur ndjeheni të uritur, hani disa fruta. Mos hani asgjë tjetër – as perime, e as copëza të vogla të çokollatës. Ndër frutat më të mirë janë mollët, pjeshkat, shalqiri etj.

Dita e dytë: Dita e perimeve!

Dita e dytë është si e parë, por në vend të frutave duhet të konsumoni vetëm perime. Perimet mund t’i hani ashtu siç janë nga natyra, por edhe të gatuara, megjithatë nuk duhet t’i shtoni ndonjë lloj të vajit kur i gatuani.

Duhet të mbani mend se patjetër që duhet t’i konsumoni 8 deri në 12 gota ujë gjatë ditës.

Dita e tretë: Kombinimi i frutave dhe perimeve

Në këtë ditë, mund të hani çdo lloj fryti dhe perime që dëshironi, por nuk mund t’i prekni assesi bananet dhe patatet.

Dita e katërt: Banane dhe qumësht

Mund t’ju duket befasuese për shkak se thuajse qysh nga dita e parë i keni shmangur bananet, por tani duhet t’i konsumoni ato. Duhet t’i hani të paktën tetë banane gjatë ditës dhe t’i pini tri deri në katër gota qumësht.

Dita e pestë: Oriz dhe domate

Kjo ditë ndryshe quhet edhe ‘dita e banketit’, për shkak se mund të konsumoni një gotë oriz për drekë dhe t’i hani gjashtë domate përgjatë tërë ditës! Sasinë e konsumimit të ujit duhet ta rritni në ditën e pestë! Kjo për shkak se trupi do të prodhojë më shumë acid urik si pasojë e domateve që i hani, prandaj konsumoni më shumë se 15 gota ujë.

Dita e gjashtë: Oriz dhe perime

Kjo është edhe një ditë tjetër e banketit në këtë plan të të ushqyerit, ku mund të keni një gotë me oriz gjatë kohës së drekës dhe të zgjidhni çfarëdo perime që ua ka ëndja. Në këtë ditë mund të riktheheni në konsumimin e 12 gotave me ujë gjatë tërë ditës.

Dita e shtatë: Finalja!

Më në fund e keni arritur fundin e kësaj diete ku duhet të konsumoni një gotë oriz, perime dhe lëng të frutave. Lëngu i frutave që e konsumoni do t’i heqë të gjitha toksinat që i keni në sistem, gjë që e bën këtë mënyrë të përsosur për ta përfunduar këtë dietë.

Dieta GM është dizajnuar për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë shpejt, pa pasur nevojë ta mbysin veten nga uria.

Çelësi i kësaj diete është t’i hani ushqimet e duhura kur jeni të uritur, gjë që jo vetëm se e bën këtë plan efektiv, por edhe mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë. /Telegrafi/

The post Dieta më e kërkuar në 2017-n: Për shtatë ditë heq 7 kilogramë! appeared first on Telegrafi.

Mbani gabimisht vezët: Kjo është pozita në të cilën patjetër duhet të qëndrojnë në frigorifer

$
0
0

A e bëni edhe ju këtë gabim të madh, i cili mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin?

Vezët kanë një anë më të ngushtë, më të mprehtë dhe një më të gjerë, më të rrumbullakët. Në fund të pjesës së gjerë gjendet qesja e vogël ajrore. Në të gjendet embrioni i cili përdor atë ajër për frymëmarrje kur i zhvillohen mushkëritë.

Sa më shumë që të vjetrohet veza, qoftë të jetë e pëlleshme apo jo, kjo qese ajri zgjerohet dhe bëhet më e madhe, sepse ajri depërton nëpër pore të vezës.

Gjithashtu, vezët posedojnë mbështjellës të posaçëm, i cili pengon bakteret të depërtojnë brenda vezës, dhe prandaj vezët do të duhej t’i lani drejtpërdrejt para përdorimit.

Këto baktere hyjnë nëpërmjet poreve të lëvozhgës së vezës, ato më parë gjenden në të bardhët e vezës, duke pasur parasysh që e verdha është e pozicionuar fuqishëm në mesin e vezës me ndihmën e penjve të hollë të proteinave.

Të bardhët mbron të verdhët – e cila është pjesë e vezës që mund të prishet, transmeton Telegrafi.

Sa më të vjetra që të jenë vezët, bakteret lëvizin drejt pjesës së verdhë. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, duke u bërë më të vjetra vezët, shtohet edhe qesja ajrore dhe kështu i lejon bakteret që t’i afrohen të verdhës.

Kur veza është lënë ashtu që të “ulet” në pjesën e rrumbullakët, qesja ngadalë ngrihet dhe do të shkojë në drejtim të së verdhës dhe kështu i afron bakteret.

Në këtë mënyrë do të jetë i shpejtuar procesi i vjetrimit të vezës dhe ajo do të jetë më pak e freskët, por edhe shanset më të mëdha që të infektohemi me salmonelë.

Kur veza është lënë ashtu që në fund të pjesës së mprehtë, qesja ajrore mbetet në majë të vezës (pjesa e rrumbullakët) – aty ku i takon.

Në këtë mënyrë më shumë të bardhë do të ketë brenda kutisë së kartonit dhe nuk do të jetë aq e ekspozuar ajrit dhe do të humbë freskinë shumë më ngadalë. /Telegrafi/

The post Mbani gabimisht vezët: Kjo është pozita në të cilën patjetër duhet të qëndrojnë në frigorifer appeared first on Telegrafi.

Bollguri zvogëlon kolesterolin, rrit efektin e antibiotikëve, zgjon epshin

$
0
0

Studimet kanë treguar që nëse hani një pjatë me bollgur çdo ditë, nivelet e kolesterolit në gjak do të bien për 12 deri në 24 përqind, e sidomos nëse ato janë shumë të larta, për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.

Bollguri është burim i pasur me fibër e cila formon një lloj xheli në zorrët tua që ndihmon në zvogëlimin e absorbimit të yndyrave që hani.

Është i pasur me vitaminën E, betakarotinë dhe betaglukan, që ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit. Bollguri, rrit edhe efektin e antibiotikëve.

Kur u publikuan zbulimet në vitet e ’80, bollguri u bë një ushqim shumë i popullarizuar dhe shumë i kërkuar.

Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë kur Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA konfirmoi që ushqimet të cilat përbëhen nga mielli i tërshërës ose krundet e tërshërës, mund të përfshijnë përfitime për zemrën, nëse kombinohen edhe me një dietë me pak yndyrë.

Si drithë integral, bollguri rrit nivelin e testosteronit në trup. Reagon si relaksues dhe zvogëlon ngurrjen në trup, në organe intime, veçanërisht u rekomandohen atyre që kanë problem me ereksion.

Andaj, përdorini në mëngjes dhe zgjoni epshin së bashku me partnerin, transmeton Telegrafi.

Bollguri, rekomandohet ta përfshini në menynë e përditshme ushqimore. Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës, sepse na ngopë, ndërsa nuk shkakton urth.

Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën. /Telegrafi/

 

The post Bollguri zvogëlon kolesterolin, rrit efektin e antibiotikëve, zgjon epshin appeared first on Telegrafi.

Si ta dallojmë mjaltin e vërtetë natyror

$
0
0

1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të.

2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë, mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.

8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

9. Majën e fijës së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen, transmeton. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska. /Telegrafi/

 

The post Si ta dallojmë mjaltin e vërtetë natyror appeared first on Telegrafi.

Si ta luftoni impotencën me ushqim: Lista e ushqimeve të cilat ndikojnë në rritje të libidosë

$
0
0

Problemi i përhapur i impotencës mund të përmirësohet dukshëm me disa artikuj ushqimorë.

Me ushqim të përshtatshëm dhe stil të shëndetshëm të jetës në masë të madhe përmirësohet dëshira seksuale dhe për këtë shkak është e dëshirueshme të përdorni këta artikuj në ushqimin e rregullt.

Shalqiri

Kjo pemë e njohur freskuese përmban fitonutrienë të rëndësishëm të cilët kanë ndikim të ngjashëm si edhe viagra.

Shalqiri përmban likopen, citrulin dhe beta-karoten që nxisin qetësimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e funksionit seksual.

Ushqimi i pasur me vitaminën C

Vitamina C përmirëson qarkullimin e tëgjitha organeve posaçërisht ka të bëjë me libidonë e femrave. Pos marrjes së kësaj vitamine me ushqim, mund ta merrni edhe në formë suplementesh.

Citruset, speci i kuq, brokoli dhe fiku duhet të jenë në menynë tuaj kurdo që të keni rastin, transmeton Telegrafi.

Xhenxhefili

Ndikimi shërues i xhenxhefilit shumicës i është i njohur. Xhenxhefili ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe nxit qarkullimin e gjakut.

Ky artikull shërues i cili përdoret në forma të ndryshme bën pjesë ndër 10 artikujt më të shëndetshëm në botë dhe ka cilësi kundërinflamatore dhe antiseptike, është i mirë për traktin digjestiv por ndikon edhe në forcimin e përqendrimit.

Mjedra

Mjedra ia kthen trupit energjinë. Këta artikuj të pasur fitokimikë përmirësojnë qarkullimin e gjakut dheforcojnë enët e gjakut.

Janë shumë të dobishme për forcimin e pasqyrës së gjakut, libidosë dhe qëndrueshmërisë seksuale.

Bademi

Veç tjerash, rekomandohet edhe te problemet me impotencën.

Bademi forcon zemrën dhe rregullon nivelin e kolesterinës, meqenëse është i pasur me magnez, niacin, bakër, vitaminën E dhe hekur, u rekomandohet njerëzve të cilët e kanë të dobët afshin seksual. /Telegrafi/

The post Si ta luftoni impotencën me ushqim: Lista e ushqimeve të cilat ndikojnë në rritje të libidosë appeared first on Telegrafi.


Kjo pije e fuqishme, heq kilogramët e tepërt

$
0
0

Deri më tani kemi konsumuar limonadë, por tani hit i ri është pija nga trangulli me shije freskuese.

Përveç se do t’ju rifreskojë menjëherë, kjo pije ka një numër të efekteve pozitive, si dhe është gjithashtu një aleat i fuqishëm në luftën kundër celulitit dhe peshës së tepërt.

Është e njohur se uji përmban zero kalori, ndërsa një trangull mesatarisht përmban rreth 50 për qind ujë, e cila e bën këtë pije një variant më të mirë se çdo lëng të blerë apo pije që përmban sheqerna, ëmbëltues dhe shije artificiale.

Trangulli është diuretik, që stimulon dhe pastron zorrët dhe traktin tretës në përgjithësi. Trangujt heqin ujin tepricë nga trupi, që mund të grumbullohet nëse hani ushqime të papërpunuara, të konservuara dhe ushqimin me shumë kripë.

Kjo dietë është shumë e pranishme tek ata persona që provojnë të pastrojnë dhe detoksojnë sistemin e tyre tretës, transmeton Telegrafi.

Për këtë pije do t’ju duhen:

– 1 trangull i freskët
– 2 litra ujë
– një enë qelqi

Trangulli duhet të pastrohet mirë dhe të copëtohet në feta të holla. Në enën nga qelqi të mbushur me ujë e shtoni trangullin.

Lëreni pijen të qëndrojë për disa orë para përdorimit, si dhe në qoftë se dëshironi, gjithashtu mund t’i shtoni limon, bli ose disa përbërës të ngjashëm sipas dëshirës.

Dieta me tranguj është e lirë

Ushqimin është lehtë ta përgatisni, e shumica e njerëzve kanë të gjithë përbërësit. Ushqimi nuk nënkupton kurrfarë prodhimi shtesë.

Mangësitë e dietës me tranguj

Ky plan i shkurtër i ushqimit për pastrimin e sistemit tretës nuk do të thotë përdorim për periudhë të gjatë kohore që do të ndikojë pozitivisht në shëndet. Njerëzit rrallëherë ndihen të ngopur gjatë kësaj diete. /Telegrafi/

The post Kjo pije e fuqishme, heq kilogramët e tepërt appeared first on Telegrafi.

I vetmi ushqim që nuk duhet të hash në mbrëmje, sipas nutricistëve

$
0
0

Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh këtë keqkuptim.

Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur derisa të flesh.

Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Drithëra me sheqer

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën.

Nëse drithërat janë me ëmbëltues dhe shumica prej tyre janë të ngjyrosur – sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.

Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra.

Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit, shkruan revista class.

Një alternativë më e mirë: kos i freskët

Një zgjedhje e mençur për darkën pas orës 20 është kosi. Përmban proteina, ka pak yndyrë, por është mjaft i lehtë për të mos rënduar stomakun. Një filxhan kos me boronica është një zgjidhje e shëndetshme. /Telegrafi/

The post I vetmi ushqim që nuk duhet të hash në mbrëmje, sipas nutricistëve appeared first on Telegrafi.

Akullorja – të vërtetat dhe lajthitjet

$
0
0

Besohet gabimisht se akullorja mund të shkaktojë ftohjen dhe inflamacionin e fytit.

Akulloren mund ta konsumojnë edhe pleqtë, edhe të rinjtë, por edhe në këtë rast ekzistojnë kufizimet.

Për shkak të sasisë së madhe të sheqerit, nuk u rekomandohet diabetikëve. Edhe të sëmurëve nga mëlçia, për shkak të vezëve dhe yndyrave që ka në përbërje, nuk u rekomandohet akullorja, por as personave me peshë të madhe trupore.

Por, as fëmijëve pa i mbushur një vit nuk duhet t’u jepet akullore, si edhe as personave që kam problem me tretjen, transmeton Telegrafi.

Si t’i rezistojmë akullores?

E vështirë, por megjithatë duhet pasur parasysh se ekzistojnë disa lajthitje, nga të cilat më e madhja është ajo e cila flet për atë se si akullorja është e rrezikshme (për shkak se është e ftohtë) dhe në këto ditë të nxehta gushti mund të shkaktojë ftohje, madje edhe inflamacion të fytit.

Është e qartë se akulloren nuk duhet futur në gojë në sasi të mëdha, por nëse konsumohet ngadalë duke u kënaqur, akullorja shkrihet që në buzë, andaj që aty e humb sasinë e madhe të ftohtësisë.

Duhet rikujtuar se nuk është e rekomandueshme që bashkë me akulloren apo sapo ta keni konsumuar atë, të pini pije të ngrohta siç janë kafja apo çaji.

Në qoftë se kujdesin rreth përgatitjes së akullores ia lëmë industrisë, megjithatë nuk bën të harrojmë ata të cilët janë kureshtarë dhe të gatshëm që këtë ftohës veror të organizmit ta përgatisin vetë, pra, në shtëpi.

Këshilla të domosdoshme

Kur sipas dëshirës dhe recetave tuaja përgatisni përbërjen për akullore, para se ta vendosni frigorifer me ngrirje të thellë, është e domosdoshme ta vendosni në frigorifer, në mënyrë që të mos bëhej shumë shpejt, por në faza.

Për akullore më të përshtatshme janë enët e metalta apo ato të aluminit të lëmuar, mirëpo ato tani nuk është edhe e lehtë të sigurohen. Mirëpo, gjithmonë gjenden afër enët e plastikës. Me rastin e zgjedhjes dhe blerjes së këtyre enëve duhet kushtuar kujdes që të kenë fund të gjerë dhe të jenë sa më të cekëta. Kapaku është i domosdoshëm. Këto enë kurrë nuk duhet t’i mbushni përplot, duhet lënë hapësirë që përbërja “të marrë frymë”.

Edhe një herë ju rikujtojmë: më parë në frigorifer, e pastaj në frigorifer me ngrirje të thellë. Duhet të lihet në frigorifer me ngrirje të thellë së paku deri në një orë, e më së shumti 80 minuta.

Nuk është keq që përbërjen ta përziejmë disa herë, sepse duke e përzier eliminojmë paraqitjen e kristaleve të akullta në sipërfaqe, të cilat nuk janë të dëmshme, por nuk janë të hijshme për t’i parë me sy.

Akullore me pemë

Nevojiten: 250 gramë pemë të grira (dredhëza, vishnje, mjedra, mana, kajsi, pjeshkë dardhë aromatike apo boronicë), një gotë ajkë të thartë, 200 gamë sheqer.

Me mikser ose me lugë i përziejmë këto përbërje dhe i hedhim në enë, pastaj i vendosim në frigorifer.

Akullore nga banania

Nevojiten: 2 banane, lëng nga dy limona dhe nga një portokall, 350 gramë sheqer, një gotë ajkë të ëmbël.
Në sheqer hidhet një filxhan ujë dhe zihet shurupi si për ëmbëlsira, pastaj ftohet. Bananet e pastruara shtrydhen dhe përzihen me lëngun e limonëve dhe të portokallit në ajkën e ëmbël.

Përzihet shurupi i ftohur, hidhet në enën për akullore dhe vendoset në frigorifer për ngrirje të thellë. /Telegrafi/

The post Akullorja – të vërtetat dhe lajthitjet appeared first on Telegrafi.

Agjërimi s’është punë feje: Rrini në formë me metodën më të vjetër në botë

$
0
0

Hiqni dorë nga mëngjesi, mos u fiksoni pas ushqimeve të caktuara, dëgjojeni trupin tuaj dhe hani kur t’ju hahet, por brenda fashës orare.

Agjërimi i përhershëm nuk është një dietë, është një mënyrë të ngrëni. Kjo do të thotë se nuk ndryshon çfarë hani, por kur e hani.

Gjatë kohës që agjëroni, nuk do të ulni numrin e kalorive që konsumoni dhe do të arrini të mbani masën e muskujve, duke humbur dhjam dhe peshë të panevojshme.

Si? Është një ndër strategjitë më të thjeshta sepse kërkon pak ndryshime në veprimet tuaja të përditshme. Për të kuptuar si funksionon agjërimi i përhershëm, si fillim duhet të kuptojmë dallimin midis gjendjes së ushqyer dhe gjendjes në agjërim.

Trupi ndodhet në gjendjen e ushqyer kur është duke tretur dhe përthithur ushqim. Zakonisht, kjo gjendje nis kur ju filloni të hani dhe zgjat 3-5 orë teksa trupi tret dhe përthith ushqimin që sapo hëngrët.

Kur ndodheni në këtë gjendje, është shumë e vështirë për trupin të djegë kalori, pasi nivelet e insulinës janë shumë të larta.

Pas periudhës kohore më lart, trupi futet në gjendjen post-tretëse, që është thjesht një mënyrë për të thënë se nuk po tresni më ushqim. Kjo gjendje zgjat 8-12 orë pas vaktit të fundit dhe quhet agjërim.

Është më e lehtë për trupin të djegë dhjamin në gjendjen e agjërimit pasi nivelet e insulinës janë të ulëta. Gjatë kësaj fashe kohore, mund të aksesoni kilogramë dhe masë trupore që ishte e paarritshme gjatë gjendjes së ushqyer.

Agjërimi ka mijëra vite që praktikohet. E gjejmë në çdo fe e kulturë, shkruan Anabel. Mjekët kanë kohë që flasin për avantazhet e të ngrënit nga dreka deri në 8 dhe nuk është thjesht diçka e momentit dhe nuk është një truk marketingu, pasi nuk ka produkte për t’u shitur. Dhe pikërisht për këtë arsye nuk dëgjojmë shumë për agjërimin e përhershëm, sepse kompanitë nuk kanë ç’fitojnë prej tij.

Në grafikët e mëposhtëm shpjegohen tre mënyrë për të ndjekur agjërimin e përhershëm. Mund ta ndiqni përditë, duke shmangur mëngjesin dhe t’i nisni vaktet në mesditë, e t’i përfundoni në orën tetë të mbrëmjes.

Momentalisht, ju jeni duke ngrënë në të njëjtat orare çdo ditë. Edhe agjërimi i përhershëm këtë kërkon, me dallimin e vetëm se oraret janë fikse dhe kjo është mëse e lehtë për t’u arritur.

Sipas orarit, katrorët e gjelbër përcaktojnë kohën kur mund të hani, katrorët bezhë kohën kur jeni duke agjëruar dhe katrorët e vijëzuar kohën kur jeni duke fjetur (dhe agjëruar).

Mund të ndiqni regjimin e një here në javë, sipas tabelës, ku ju vetë mund të zgjidhni ditën më të përshtatshme.

Ose një ditë po një ditë jo, sipas tabelës.

Për ta përmbledhur, ky regjim ushqimor thjesht kërkon të ushqeheni gjatë fashës orare nga dreka deri në tetë të darkës.

Hiqni dorë nga mëngjesi, mos u fiksoni pas ushqimeve të caktuara, dëgjojeni trupin tuaj dhe hani kur t’ju hahet, por brenda fashës orare.

Si rezultat, do të shihni rënie në peshë, masë trupore e përbërë nga më shumë muskul sesa dhjam dhe një jetë më të gjatë, me shanse më të ulëta për kancer, pa u stërmunduar. /Telegrafi/

The post Agjërimi s’është punë feje: Rrini në formë me metodën më të vjetër në botë appeared first on Telegrafi.

Secila farë ka fuqinë e vet shëruese: Po ju zbulojnë cilat duhet patjetër t’i hani!

$
0
0

Farat përmbajnë përqindje të madhe albuminash, mineralesh dhe vitaminash, enzimash, yndyrash dhe hidrokarburesh.

Në farë janë të përqendruara të gjithë përbërësit ushqyes, të cilët i janë të domosdoshëm bimës për rritje dhe zhvillim, andaj edhe janë shumë të pasura me energji dhe posaçërisht rekomandohen te tensionet mendore dhe përdorimi i kompjuterit, gjithashtu u rekomandohen edhe nxënësve dhe studentëve edhe me rastin e aktiviteteve të jashtëzakonshme intelektuale.

Farat përmbajnë përqindje të lartë fosfori, madje 20 herë më shumë se mishi i peshkut, transmeton Telegrafi.

Arra ka prejardhje nga Mesdheu. Bërthama përmban 55 – 65 për qind vaj, 15 për qind albumina, 15 për qind hidrokarbure. Është e pasur me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitamina B dhe C.

Fryti i papjekur është posaçërisht i pasur me vitaminën C, ndërkaq fleta përdoret për përgatitjen e çajeve shëruese. Arra pastron gjakun, shëron sëmundjet e mushkërive, inflamacionin e mukozës së syve, eliminon parazitët e zorrëve, forcon të parët.

Lajthia, pos arrës, është artikulli më i vlefshëm energjik. Bërthama përmban 60 për qind vaj, 15 për qind albumina, 10 për qind hidrokarbure, 4 mg hekur, kalium, kalcium, vitamina B dhe E.

Është e mirë kundër verdhëzës, venave të zgjeruara, inflamacionit të mushkërive, tensionit të ulët të gjakut, diarresë, hemorroideve, për nxjerrjen e helmeve nga organizmi. Resat e lajthisë përdoren për përgatitjen e çajeve shëruese. Edhe tensioni i ulët i gjakut mund të jetë i rrezikshëm: Këta janë shkaktarët dhe simptomat kryesore!

Bademi ka prejardhjen nga Azia. Në 100 g bademe ka 20 për qind albumina, 50 për qind lipide, 17 për qind glicide, pastaj kalium, fosfor, kalcium, hekur, vitaminë B3.

Cilësitë shëruese të bademit: kundër të thatit në lukth, djegësirës, lodhjes nervore, sëmundjeve të zorrëve, kolesterinës, sëmundjeve të zemrës, për normalizim të shtypjes së gjakut. Përdoret mjaft edhe në kozmetikë dhe në industri farmaceutike.

Farat e kungullit përmban 40 për qind albumina, thartira yndyrore të pangopura 40 për qind, kalcium, fosfor, hekur, pektine, linoleine (vaj përmban 45 për qind), thartirë oleine dhe stearine, 90 mg vitaminë E.

Cilësitë shëruese të farës së kungullit: shëron prostatën, avancon tajitje të rregullt të hormoneve, antioksidant, në popull përdoret për eliminimin e lëvrizave. Lëvoren e gjelbër në të errët nuk duhet hedhur, sepse është shumë shëruese.

Fara Chia është superushqimi i fundit për të cilën të gjithë flasin! Është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes

Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve. Dieta apo mënyra strikte e të ushqyerit bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. /Telegrafi/

The post Secila farë ka fuqinë e vet shëruese: Po ju zbulojnë cilat duhet patjetër t’i hani! appeared first on Telegrafi.

Këto janë ushqimet që i përmirësojnë nivelet e testosteronit

$
0
0

Niveli i testosteronit mund të bie përgjatë viteve, por gjithashtu edhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Mirëpo, ushqime të ndryshme mund t’ju ndihmojnë t’i rrisni nivelet e testëronit dhe t’i mbani hormonet në balancë.

Këto ushqime të poshtëcekura mund t’i konsumoni për të pasur një shëndet më të mirë të muskujve, prodhimit të spermës dhe dëshirës seksuale, transmeton Telegrafi.

Tuna

Tuna është e pasur me vitaminë D, prandaj konsumimi i këtij peshku shërben si mënyrë natyrale për përmirësimin e testëronit.

Qumështi dhe të verdhët e vezës

Qumështi me pak yndyrë dhe të verdhët e vezës janë burime të mahnitshme të proteinës dhe kalciumit, prandaj këto ushqime janë të mahnitshme për të ngritur nivelet e testëronit.

Patatet

Karbohidratet janë tejet të rëndësishme për prodhimin e shëndetshëm të testëronit. Patatet janë burim i shkëlqyeshëm dhe gjithashtu të pasura me vlera ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e testëronit. /Telegrafi/

The post Këto janë ushqimet që i përmirësojnë nivelet e testosteronit appeared first on Telegrafi.

Mitet më të shpeshta për dietat

$
0
0

Duheni ta dini që dietat në shumicën e rasteve nuk janë të mira. Shumica prej tyre nuk janë të shëndetshme në aspektin e vlerave ushqyese, për ç’arsye mund t’i bëjnë dëm shëndetit tuaj, ngadalësojë metabolizmin dhe kilogramët e humbur shpejt t’i kthejë edhe më shpejt. Ushqyerja e rregullt me ushtrimet e rregullta është receta e më e mirë për dobësim.

Megjithatë, nëse planifikoni të mbani dietë për një kohë, ose vetëm ta reduktoni konsumin e kalorive për të humbur kilogramët e tepërt, ju sjellim rregullat më të përhapura të dobësimit të cilat duhet t’i harroni menjëherë.

Mos hani mish të kuq – Shijimi i mishit të kuq kohë pas kohe është i shkëlqyeshëm sepse do t’ua sigurojë sasinë e mjaftueshme të proteinave. Mishi i kuq ka reputacion të keq sepse llojet e caktuara të mishit të kuq përmbajnë nivel të lart të acideve të ngopura yndyrore të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Mos hani më shumë se 140 gramë mish të kuq në ditë, këto janë përafërsisht dy porcione. Nëse nuk mund ta merrni me mend madhësinë e një porcioni, paramendoni që çdo copë e mishit të jetë sa madhësia e kutisë së letrave për luajtje.

Darka të jetë shujta e fundit – Trupi juaj nuk do të depozitojë në mënyrë magjike më shumë yndyra dhe kalori vetëm pas një ore. Nëse ushtroni në mbrëmje, dhe atë pas darkës dhe pastaj ndieni uri, hani diçka. Injorimi i urisë është mënyra më e mirë për ta ngadalësuar metabolizmin. Truku qëndron në atë që duhet të zgjidhini ushqime të shëndetshme siç janë drithërat integrale, kokoshkat pa kripë dhe gjalpë ose pemë dhe perime.

Do të ishte mirë që gjatë ditës të mbani evidencë të vlerave të përafërta të kalorive të konsumuara. Kjo është treguar e suksesshme te një numër i madh njerëzve. Kështu kur e dini që shujta juaj e fundit nuk guxon të përmbajë shumë kalori, ka më pak shanse të hani ushqime të pashëndetshme.

Duheni t’i rezistoni dëshirës – Sigurisht që ndonjëherë duhet të rezistojmë ndaj ushqimeve të njelmëta dhe ëmbla, por kjo nuk është gjithmonë e mundshme, e as e shëndetshme. Mund të provoni ta mundni dëshirën me ëmbël ose njelmët ashtu që do të hani diçka të shëndetshme (pemë, fruta arrore), por ka shumë mundësi që në fund do të konsumoni më shumë kalori se sa t’i kishit ngrënë ata katrorë çokollatë për të cilat mendoni tashmë një kohë të gjatë.

Ajo çka nuk mund të kemi, ose të paktën mendojmë që nuk mund ta kemi, me kohë bëhet burim i dëshirës, qoftë ushqim ose diçka tjetër. Më së miri është të parandaloni krijimin e dëshirës së tepruar për ëmbël ose njelmët ashtu që të hani rregullisht. Në fund të fundit, më mirë është që çdo ditë të hani disa katrorë çokollatë se tërë çokollatën përnjëherë. Konsumi i kalorive në fund do të jetë i njëjtë, por konsumimi uniform i ushqimeve nuk do të përkeqësojë balancin e nivelit të sheqerit në gjak.

Buka është armik – Pavarësisht të gjitha pohimeve të deritashme buka është e domosdoshme për punën e rregullt të organizmit. Por këtu mendojmë për bukën nga drithërat e plota të cilat përmbajnë karbohidrate komplekse dhe fibra. Karbohidratet të cilat gjenden në bukën e bardhë dhe pasta janë lehtësisht të tretshme dhe nuk na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, çka çon në trashje.

Shmangni yndyrat – Fokusohuni në yndyra të shëndetshme: gjysmë-të pangopura, mono-të-pangopura dhe acidet yndyrore omega 3. Gjenden në fruta arrore, vaj ulliri, fara dhe shumë lloje të peshkut. Ajo çka duhet të shmangni me të vërtetë janë acidet e ngopura yndyrore që gjenden në ushqimet siç janë çipsi, ushqimi i fërguar, mishi i yndyrshëm dhe gjalpi. Yndyrat e shëndetshme do ta ndihmojnë trupin për të absorbuar nutrientët e domosdoshëm.

Gjithmonë zgjidhni produkte “light” – Mos lejoni që t’ju gënjejnë etiketat në produkte. Termi “light” nuk është i rregulluar tërësisht dhe e vetmja që do të thotë është që përmban më pak kalori se produktet e prodhuesit të njëjtë. Për shembull birra light përmban vetëm 35 kalori më pak se birra e zakonshme. Është dëshmuar që produkti light do t’ju ngopë shumë më vonë se produkti i zakonshëm, çka do të thotë që në fund gjithmonë do të konsumoni më shumë kalori, vetëm nëse vetëdisiplina juaj është në nivel të lakmueshëm. /Telegrafi/

The post Mitet më të shpeshta për dietat appeared first on Telegrafi.


Këshillat e pediatrit-nutricionist: Udhëzim për ngrirje të drejtë të perimeve

$
0
0

Cilësia e perimeve të ngrira varet nga cilësia e freskët – andaj perimet e freskëta, të pjekura, drejtpërdrejt nga kopshti, janë më të mira për ngrirje. Nëse nuk mund t’i ngrini drejtpërdrejt pas arritjes nga kopshti, duhet t’i mbani në frigorifer, në mënyrë që të ruajnë freskinë.

Ekzistojnë perime që nuk është mirë t’i ngrini – ato janë qepët e reja, sallata e gjelbër, kastravecët dhe domatet – pos nëse nuk përdoren për zierje apo për t’i bërë lëngje.

Si duhet të ngrihen perimet?

Perimet duhet të pastrohen mirë nën vrushkull uji. Duhet të hidhen shumë pak minuta në ujë të nxehtë apo në avull. Kjo është shumë me rëndësi, sepse ngadalëson apo stopon aktivitetin e enzimave.

Në të vërtetë, enzimat janë të rëndësishëm për rritje dhe pjekje të perimeve. Mirëpo, nëse aktiviteti i tyre nuk ndërpritet para ngrirjes, perimet humbin ngjyrën dhe shijen, forcohen dhe bëhen të pashijshme në afat prej disa javësh pas ngrirjes.

Koha e mbajtjes në ujë të nxehtë është e ndryshme për perime të ndryshme – duhet të jetë po aq sa të ndërpriten apo të çaktivizohen enzimat.

Drejtpërdrejt pas procesit të mbajtjes në ujë të nxehtë, perimet duhet larë me ujë të ftohtë, për të ndërprerë procesin e zierjes.

Pasi të ftohen, perimet vihen në kuti të posaçme plastike apo në qese. Duhet vënë në frigorifer me ngrirje të thellë sa më parë, më së voni deri në 24 orë (gjatë kësaj kohe duhet mbajtur në frigorifer).

Shumica e perimeve mund të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë 12 muaj. Qëndrimi më i gjatë nuk i bën të pangrënshme, mirëpo do t’ia ulin cilësinë, transmeton Telegrafi.

Vënia e perimeve në ujë të nxehtë

▪ Brokoli pastrohet mirë në vrushkull uji. Për t’i eliminuar eventualisht insektet e pranishme – të cilat kohë pas kohe gjenden në fletë, mund të mbahen gjysmë ore në ujë të njelmët para se t’i qitni në ujë të nxehtë – tre minuta në ujë të valuar. E njëjta procedurë është edhe me lulelakrën.

▪ Patëllxhani lahet, pritet në rrathë të trashësisë së një centimetri, zhytet në ujë të njelmët 5 minuta, pastaj qitet në ujë të nxehtë katër minuta.

▪ Panxhari, lakra me gjethe dhe spinaqi mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Specat e gjelbër nuk është e nevojshme të mbahen në ujë të nxehtë, vetëm i hiqen farat. Specat e kuq të pjekur mund të lihen me lëvore dhe të qërohen gjysmë të shkrira.

▪ Selinoja dhe pastinaku – të pastruar dhe të prera në rrathë, mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Kungulleshat – të pastruara dhe të qëruara, të prera në rrathë apo të përgatitura për mbushje, mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Bari i freskët i erëzave pastrohet nën vrushkull uji, thahet dhe vihet në qese për ngrirje. /Telegrafi/

The post Këshillat e pediatrit-nutricionist: Udhëzim për ngrirje të drejtë të perimeve appeared first on Telegrafi.

Të vërtetat dhe lajthitjet: Cilët aditivë dhe numra E duhet t’u shmangemi?

$
0
0

Viteve të fundit është shfaqur një lajthitje dhe moskuptim rreth përdorimit të emulgatorëve dhe aditivëve.

Moskuptimi është shfaqur kur këta dy artikuj përzihen, ndërsa në të vërtetë përbëjnë substanca plotësisht të ndryshme, të cilat ushqimit i shtohen për shkaqe të ndryshme.

Për ta kuptuar se çka janë emulgatorët dhe çka janë aditivët, më parë duhet patjetër t’i kuptojmë kiminë dhe proceset të cilat zhvillohen në përpunimin e artikujve ushqimorë dhe në prodhimin e ushqimit.

Ky është njëri ndër shembujt i cili tregon plotësisht përdorimin e arsyeshëm dhe të domosdoshëm të emulgatorit. Në situatat normale, uji dhe vaji nuk mund të përzihen, sepse vaji gjithmonë pluskon në sipërfaqe, transmeton Telegrafi.

Këto dy substanca mund të përzihen, madje edhe në mënyrë natyrale, sepse atëherë përftojmë substanca dhe produkte plotësisht të reja. Shembulli më i mirë për këtë është qumështi, i cili me sukses përzien, në mënyrë plotësisht natyrale, yndyrën dhe ujin në vete.

Mirëpo, kur në prodhimtarinë e ushqimit është e domosdoshme të përzihen këto dy substanca, atëherë hasim në problem, sepse është e vështirë të bëhet në mënyrë natyrale. Është e nevojshme të shtohen substanca speciale të cilat quhen emulgatorë. Pa këta emulgatorë nuk do të mund të prodhonim majonezë, madje as akullore.

Emulgatorët përftohen nga burimet natyrale, siç janë të verdhët e vezëve, soja, yndyra me prejardhje shtazore apo mund të jenë të prejardhjes sintetike apo gjysmë sintetike, përkatësisht me kombinimin e prejardhjes natyrale dhe artificiale.

Në rastet normale, emulgatorët janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e ushqimit nga prishja dhe shfaqja e mykut, derisa llojet e tjera përmirësojnë vetë dukjen dhe konsistencën e ushqimit.

Pa emulgatorë nuk do të kishim mundur të kishim as majonezë, as akullore, por as bukë dhe simite, sepse shumë shpejt do të prisheshin, mykeshin dhe shkatërroheshin.

Praktikisht nuk ekziston ushqim i cili nuk është bërë me ndihmën e ndonjë emulgatori, por është e njohur përdorimi i tyre i gjerë në kozmetikë.

Edhe pse viteve të fundit është krijuar frika e vërtetë nga përdorimi i emulgatorëve, disa nga ta nuk janë as të dëmshëm as të këqij për organizmin.

Problemi shfaqet kur këto dy substanca përdoren në sasi të mëdha dhe në produkte të shumta.

Kjo ka të bëjë me ato produkte të cilat janë bërë nga përbërës natyralë dhe përdoren për prodhimin e ushqimit. Disa nga ata kanë edhe një sërë cilësish të dobishme për organizmin.

E tillë është, për shembull, lecitina.

E përftuar nga vaji i sojës apo i lulediellit, lecitina përdoret në ushqim nga viti 1930 në një sërë produktesh, nga margarina, shtojcat për sallata, salcat e deri te çokollatat dhe buka.

Shenja e tyre në prodhimtari është E322, ndërkaq ajo është përftuar nga vaji i sojës. Në situatat e tilla është e domosdoshme të lexohen deklarimet në produkte dhe të shmangen ato të cilat përmbajnë lecitinë.

Gjithashtu lind problemi edhe aty që 90% e sojës në gjithë botën është soja gjenetikisht e modifikuar, andaj edhe ekziston frika nga ajo që lecitina përdoret nga soja e modifikuar.

Në mënyrë të ngjashme është krijuar frika nga të gjitha shtesat të cilat përdoren në përpunimin e ushqimit. /Telegrafi/

The post Të vërtetat dhe lajthitjet: Cilët aditivë dhe numra E duhet t’u shmangemi? appeared first on Telegrafi.

Dieta 2 + 1: Regjim ushqimi i cili shkrin kilogramët pa qenë të uritur

$
0
0

Kjo dietë bazohet në parimin e konsumimit të më shumë ushqimeve me pak kalori, – rezultatet janë 5 kilogramë më pak për 2 javë!

Dieta 2 + 1 lejon konsumimin e të gjitha ushqimeve të zakonshme, mirëpo theksi vihet tek perimet. E njëjta dietë përshkruan që pjata të mbushet me dy pjata me perime dhe me një pjatë mish.

Me fjalë të tjera, te çdo racion 75 për qind të pjatës mbusheni me perime (dy të tretat), ndërkaq pjesën e mbetur (një të tretën) me proteina, sipas dëshirës, si p.sh. mish, peshk, vezë apo sojë.

Perimet bishtajore dhe me fletë të cilat mund të gjenden gjatë vjeshtës janë të pasura me materie ushqyese dhe me fibra ushqimore të cilat ofrojnë ndjenjën e ngopjes, përmirësojnë metabolizmin, por që kanë pak kalori.

Ideja themelore e dietës 2 + 1 bazohet pikërisht në parimin e konsumimit të më shumë ushqimeve me pak kalori, përkatësisht shmangie nga kafshatat tepër të njelmëta, të ëmbla dhe të yndyrshme.

Për të arritur rezultate optimale përkufizoni porcionin e proteinave në 80 gramë për racion – hani mish të pjekur të bardhë me yndyrë minimale, peshk të pasur me omega 3 me thartira yndyrore apo zëvendësim vegjetarian, ndërkaq pjesën e mbetur të pjatës mbusheni me karota të shijshme, me selino, lakra apo me artikuj të tjerë perimesh të sezonit.

Nutricionistët thonë që gjatë dy javëve të praktikumit të këtij regjimi të ushqimit mund të humbni edhe deri 5 kilogramë dhe pas kësaj periudhe do të kërkoni alternativa të shëndetshme pa u hamendur. /Telegrafi/

The post Dieta 2 + 1: Regjim ushqimi i cili shkrin kilogramët pa qenë të uritur appeared first on Telegrafi.

Kjo perime e zvogëlon inflamacionin, e përmirëson shëndetin e nyejve dhe ju mbron nga kanceri

$
0
0

Qoftë nëse e hani atë pa e përzier me ushqime tjera, apo e hidhni në supë ose në sallatë, selino sjellë efekte të mahnitshme shëndetësore në trup.

Selino është e mbushur me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit, e promovon shëndetin e nyejve dhe ju ndihmon nga kanceri.

Selino është antipezmatues natyral sepse përmban luteolin, ndërsa e zvogëlon inflamacionin në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë edhe trurin.

Selino ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut

Selino përmban kalium, i cili është i dobishëm për menaxhimin e shtypjes së gjakut. Vitaminat dhe mineralet e selinos ndihmojnë në relaksimin e muskujve përreth artereve.

Përveç këtyre, selino ndihmon edhe në humbjen e peshës, në sistem më të mirë të tretjes, e liron stresin, etj. /Telegrafi/

 

The post Kjo perime e zvogëlon inflamacionin, e përmirëson shëndetin e nyejve dhe ju mbron nga kanceri appeared first on Telegrafi.

Soja – ilaç për dhembje dhe temperatura të larta

$
0
0

Për shkak të përbërësve të dobishëm, në mjekësinë popullore përdoret si ilaç për disa probleme shëndetësore.

Soja është artikull jashtëzakonisht i vlefshëm, që ka aplikim më të gjerë sesa në ushqim. Rekomandohet për heqjen e temperaturës së lartë, eliminimin e procesit të inflamacionit si edhe si melhem për ato pjesë që dhëmbin.

Flasteri nga soja e papjekur është më frytdhënës. Përgatiteni duke qitur në 5 filxhanë ujë një filxhan sojë të papjekur (të gjelbër) dhe lini të qëndrojnë tërë natën.

Në mëngjes sojën grimcojeni, shtoni pak miell dhe do të keni pastën e ngjitshme në fashë apo në letër të yndyrtë, e cila duhet të jetë e trashësisë 1 cm.

Qiteni në lëkurë dhe ndërrojeni sapo të thahet, gjithnjë derisa problemi shëndetësor të qetësohet, transmeton Telegrafi.

Djathin tofu nga soja gjithashtu mund ta përgatisni në formë flasterësh. Heq në mënyrë efikase temperaturën e lartë, shëron djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, përdredhjet, ndrydhjet dhe proceset inflamatore.

Përgatiteni në atë mënyrë që më parë nga pjesa më e vogël e djathit tofu me ndihmën e fashës të kulloni ujin e tepërt.

Pastaj djathin tofu të grimcuar përzieni me 5 g xhenxhefil të grirë në rende dhe me një lugë supe miell.

Të gjithë përbërësit përzieni mirë, ndërkaq përbërjen e përftuar përdoreni në të njëjtën mënyrë si edhe flasterin nga soja. /Telegrafi/

The post Soja – ilaç për dhembje dhe temperatura të larta appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2530 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>