Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2531 articles
Browse latest View live

Provojeni dietën me akullore

$
0
0

Fatkeqësisht kjo dietë nuk funksionin kështu, por ju lejon të hani sasi të caktuar të akullores në ditë.

Dieta me akullore është dietë prej rreth 1.250 kalorish e cila ju mundëson që çdo ditë të hani akullore, vazhdimisht të humbni në peshë, por duhet të keni kujdes në porcionet e mëdha.

Femrat në dietë mund të hanë një pjatë me akullore në ditë, ndërsa meshkujve u lejohet madje një pjatë e gjysmë.

Po ashtu rekomandohet që të hani akullore me përqindje të ulët të yndyrës e cila ka 125 ose më pak kalori për shujtë, respektivisht në një porcion.

Prandaj është e domosdoshme që të filloni të lexonin etiketat dhe jemi të sigurt që do të jeni mjaft të befasuar se si dallojnë kaloritë në llojet e ndryshme të akullores. Sigurisht që akullorja e shtëpisë është zgjedhja më e mirë.

Shembulli i parë i menysë

Kafjalli: një filxhan me drithëra me një lugë sheqer, një filxhan boronica dhe një filxhan qumësht me yndyrë;

Dreka: Sandviç me një copë bukë integrale, një fletë e sallatës së gjelbër dhe 75 gramë tunë. Sipas dëshirës shtoni edhe copa të domates si dhe borzilok të bluar;

Messhujta: një filxhan qumësht pa yndyrë dhe një pemë;

Darka: një copë e madhe e picës me djathë dhe sallata mikse;

Deserti: Një pjatë akullore.

Shembulli i dytë i menysë

Kafjalli: 75 gr. djathë i ri, 2 tosta prej bukës integrale, 1 portokall, një filxhan çaji;

Dreka: gjoks pule në skarë (150 gr.), një copë buke integrale, sallatë e madhe nga perimet sezonale.

Messhujta: shake nga 2.5 dl kefir të shtëpisë (ose jogurt) dhe gjysmë filxhani mjedra ose dredhëza ose boronica (me një fjalë – fruta mali të cilat i keni);

Darka: 200 gr kërpudha të pjekura në teflon, 25 gr proshutë, një filxhan me perime të përziera të përgatitura në avull (karfiol, karotë, borani e re, bizele…) dhe 1 domate si sallatë;

Deserti: një pjatë akullore

Kështu, do të mund të hani akullore çdo ditë, ndërsa menyja e balancuar mirë do t’ju mundësojë që të mbani nën kontroll kaloritë.

Pjesa e dytë e dietës me akullore përfshin aktivitetin fizik (të paktën 30 minuta shëtitje të shpejtë çdo ditë), edhe pse kjo rekomandohet pavarësisht asaj se cilën dietë e përdorni.

Kur jeni në dietën me akullore, ju këshillojmë që të hani ushqime të ndryshme ushqyese, të cilat janë të pasura me fibrat, së bashku me pemët, perimet dhe gjithsesi me porcionin ditor të akullores.

Mund të hani akullore të llojeve të ndryshme, edhe pse më së miri është që t’u përmbaheni akulloreve të shëndetshme të shtëpisë, tek të cilat edhe mund të kontrolloni sasinë e kalorive kur i bëni.

A është efikase dieta me akullore

Dietën me akullore e kanë provuar shumë njerëz dhe të gjithë pohojnë që kjo dietë kryen punë.

Ende nuk është vërtetuar se sa kilogramë humben tërësisht pasi që bëhet fjalë për një dietë relativisht të re, por një mesatare është rreth dy kilogramë në javë, që me menynë mjaft të begatshme nuk është aspak keq.

Nëse vendosni të provoni këtë dietë, duhet të shikoni nëse ju përshtatet.

Dieta me akullore do të funksionojë absolutisht nëse e kuptoni dhe përcillni udhëzimet që u janë dhënë.

Përndryshe, kjo dietë e ka marrë këtë emër për të tërhequr vëmendje, por në parim është qasje shumë e arsyeshme për t’u dobësuar, dhe ato janë ushtrimet dhe numërimi i kalorive. /Telegrafi/ 

The post Provojeni dietën me akullore appeared first on Telegrafi.


Përfitimet shëndetësore nga vezët

$
0
0

Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Vitamina A e përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sistemit imunitar dhe të parit.

Vitamina B2 e përmirëson efikasitetin e energjisë, rrit nivelin e rruazave të kuqe të gjakut, e përmirëson shikimin dhe punën e sistemit nervor.

Vitamina B5 e përmirëson shfrytëzimin e energjisë dhe funksionet kognitive.

Vitamina D e ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe e përmirëson absorbimin e kalciumit.

Vitamina E përmirëson shëndetin e sistemit riprodhues, sistemit nervor dhe muskujve.

Biotina e përmirëson efikasitetin e energjisë, ruan shëndetin e flokëve dhe të lëkurës, dhe e përmirëson sistemin imunitar.

Kolina e përmirëson përpunimin e yndyrës dhe funksionin e mëlçisë.

Acidi folik e përmirëson formimin e rruazave të gjakut dhe indeve të bebeve në zhvillim.

Jodi e përmirëson funksionin e tiroides, e ruan shëndetin e lëkurës dhe funksionin e sistemit nervor.

Hekuri merr pjesë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e oksigjenit në trup.

Luteina dhe zeaksantina e përmirësojnë shëndetin e syve dhe e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të syrit.

Fosfori e ruan shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve dhe e përmirëson efikasitetin e energjisë.

Proteinat janë të nevojshme për ndërtimin dhe funksionimin e muskujve, organeve, rigjenerimin e indeve, prodhimin e antitrupave, enzimave dhe hormoneve.

Seleni e redukton nivelin e radikaleve të lira, e stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit imunitar.

Vezët konsiderohen një nga burimet më të mira të proteinave. Një vezë e madhësisë mesatare përmban mesatarisht rreth 5.53g proteina. Rreth 12.6% të vezës e përbëjnë vetë proteinat.

Një vezë mesatare përmban rreth 63 kalori.

Rreth 9% e vezës është yndyrë, të cilën e gjejmë në të verdhën e vezës. Pjesa më e madhe e yndyrës, të cilën e gjejmë në vezë, konsiderohet e shëndetshme: rreth 38% e acideve yndyrore të pangopura, 16% të acideve yndyrore poli-të-pangopura dhe 28% acide yndyrore të ngopura.

Vezët përmbajnë edhe kolesterol. Një vezë mesatare përmban rreth 164mg kolesterol. Sa i përket ndikimit të kolesterolit të vezës në shëndet, mendimet janë të ndryshme.

Disa besojnë se ai e dëmton shëndetin, ndërsa disa besojnë se nuk e dëmton dhe në fakt e përmirëson shëndetin.

Përfitimet e mundshme shëndetësore

Ndërtimi i muskujve. – Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave që e ruajnë punën dhe shëndetin e muskujve dhe e ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën humbet masa e muskujve.

Funksioni më i mirë i trurit. – Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave të trurit dhe atyre nervore.

Nivelet e ekuilibruara të energjisë. – Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për trupin ashtu që qelizave t’u sigurojnë burim të qëndrueshëm dhe të balancuar të energjisë.

Imuniteti i fortë. – Vezët përmbajnë vitaminë A, B12, dhe selen, të cilat janë dëshmuar se mund ta përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.

Shëndet më i mirë i zemrës. – Kolina e luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sepse mund ta zvogëlojë nivelin e homocisteineve, një aminoacid që është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Rritje dhe zhvillim i shëndetshëm i fëmijës. – Përbërja ushqyese e vezëve kontribuon për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar të grave shtatzëna dhe mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve të lindura.

Shëndet më i mirë i syve. – Luteina dhe zeaksantina ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, sëmundjes së syrit që është shkaku kryesor i verbërimit.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme të trupit. – Proteinat me cilësi të lartë në vezë ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme sepse e zgjasin ndjenjën e ngopjes.

Pamja më e mirë. – Vitaminat dhe mineralet që i gjejmë në vezë e përmirësojnë shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Sistemi i fortë imunitar gjithashtu kontribuon në pamje të shëndetshme dhe të bukur, ndërsa vezët mund ta forcojnë sistemin imunitar. /Telegrafi/

The post Përfitimet shëndetësore nga vezët appeared first on Telegrafi.

Tekila ju ndihmon të humbni peshë

$
0
0

Për disa njerëz, dietat strikte janë qëllimi kryesor i Vitit të Ri. Por hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse me dietë strikte nënkuptoni edhe mos konsumimin e alkoolit, atëherë mund ta keni gabim.

Po pra: hulumtimet e reja sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave – e cila përdoret për ta krijuar tekilën – ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.

Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh. Pra kjo ju bën të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin. Ata kanë zbuluar se minjtë të cilët kishin konsumuar agavine kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak. /Telegrafi/

The post Tekila ju ndihmon të humbni peshë appeared first on Telegrafi.

Provoni këto ushqime magjike për të djegur dhjamin më shpejt

$
0
0

Çdo herë që e shihni një super-modele me siguri se mendoni se çfarë bën që të ketë stomak të rrafshët dhe këmbë të mahnitshme. Përgjigja për këtë fshihet në dietat e rrezikshme të cilave u përmbahen modelet – dieta të cilat shpeshherë kanë mungesë të vlerave esenciale ushqyese.

Në një anë, dhjami i tepërt abdominal e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dhe duhet gjithsesi ta hiqni atë. Por në anën tjetër, ju duhet të ndaloni së torturuari veten me dieta të rrezikshme sepse janë të dëmshme për shëndetin, transmeton Telegrafi.

Prandaj Telegrafi më poshtë ju sjellë disa ushqime të cilat duhet t’i përfshini në dietën tuaj për ta rrafshuar barkun më shpejt, por gjithmonë duke mos e rrezikuar shëndetin:

Mollët

Mollët janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, prandaj janë ushqimi ideal për ta djegur dhjamin abdominal. Për të pasur rezultate të kënaqshme, hani tri molla në ditë. Efektin mund ta dyfishoni nëse mollët i konsumoni në stomak të zbrazët.

Bananet

Bananet janë burim i mahnitshëm i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe vitaminave. Një banane në ditë mund t’ju ndihmojë ta fitoni betejën kundër peshës së tepërt. Bananet mund t’i konsumoni kurdo që ndjeheni të uritur mes shujtave.

Ushqimet e detit

Nëse jeni aq me fat sa të jetoni afër detit, atëherë duhet ta shfrytëzoni këtë avantazh. Ushqimet e freskëta dhe kualitative të detit përmbajnë elemente të cilat ju ndihmojnë ta shmangni akumulimin e dhjamit të tepërt. Plus, ushqimet e detit janë burim i mahnitshëm i acideve yndyrore omega-3.

Domatet

Sigurohuni t’i përfshini domatet në dietën tuaj: ato e zvogëlojnë sasinë e lipoideve në gjakun tuaj (dhjamit dhe kolesterolit).

Domatet mund t’i konsumoni duke i shtrydhur dhe duke i pirë, apo thjesht t’ia shtoni sallatës. /Telegrafi/

The post Provoni këto ushqime magjike për të djegur dhjamin më shpejt appeared first on Telegrafi.

Super-ushqimi që i balancon hormonet, e promovon humbjen e peshës dhe ju mbron nga kanceri

$
0
0

Të mbushura me yndyra të shëndetshme, antioksidantë, vitamina e minerale të cilat janë tejet të domosdoshme për një shëndet të mirë, avokadotë padyshim se mund të konsiderohen si super-ushqim.

Qoftë nëse i hani për mëngjes, drekë apo darkë, ka plot arsye se përse duhet t’ia shtoni dietës suaj këtë ushqim, transmeton Telegrafi.

Avokadotë e përmirësojnë shëndetin e zemrës

Avokadotë janë të afta t’i balancojnë lipoidet e gjakut falë acideve yndyrore që përmbajnë. Ky fryt i shëndetshëm përbëhet nga lloje të ndryshme të acideve yndyrore, ndërsa është i dobishëm për shëndetin e zemrës sepse i forcon arteriet.

Ndihmojnë në luftën kundër kancerit

Një studim i publikuar në ‘Journal of Nutrition and Cancer’ ka zbuluar se pitokimikalet që gjenden në avokado janë mjaft të fuqishme sa të kenë mundësi ta parandalojnë përdorimin e kimioterapisë te personat që vuajnë nga kanceri oral. Antioksidantët karotenoidë që gjenden në avokado janë fitimprurës edhe për parandalimin e kancerit të lëkurës.

E promovojnë humbjen e peshës

Dietat me pak karbohidrate dhe me sasi të larta të yndyrave të shëndetshme janë të mira për shpejtimin e procesit të humbjes së peshës. Avokadotë ndikojnë që ju të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë, dhe kjo shpie në humbje të peshës.

Avokadot i balancojnë nivelet e hormoneve

Acidet yndyrore në avokado janë çelësi kryesor për rregullimin e funksioneve të sistemit qendror nervor. Ato ndihmojnë në balancimin e niveleve të hormoneve për të siguruar diskonim më të mirë, e gjithashtu e rrisin pjellorinë dhe ofrojnë funksion më të qartë kognitiv.  /Telegrafi/

The post Super-ushqimi që i balancon hormonet, e promovon humbjen e peshës dhe ju mbron nga kanceri appeared first on Telegrafi.

Pija shtëpiake që ju ndihmon t’i humbni katër kilogramë brenda dy jave

$
0
0

Mbipesha është problem i madh ditëve të sotme për shkak të stilit të jetesës që e bëjmë.

Ne i kushtojmë shumë pak rëndësi ushqimit që e hamë, nuk konsumojmë ushqime të shëndetshme dhe nuk bëjmë ushtrime fizike, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, ka gjëra të vogla që na ndihmojnë të kontrollojmë peshën tonë dhe të ndalojmë fitimin e kileve të tepërtave.

Njëkohësisht edhe e përmirësojmë shëndetin tonë…

Përbërësit:

– Një gotë me lakër jeshile

– ½ e gotës majdanoz

– ½ e gotës panxhar

– ½ e gotës ananas

– Dy molla mesatare të gjelbra

– Një degëz e freskët e nenexhikut

– ½ limon, i qëruar

– Dy gjethe të lules zvicerane (Swiss Chard)

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i përzieni dhe sipas dëshirës mund të shtoni edhe ujë.

Pija preferohet të përdoret në mëngjes në barkun e zbrazët, ndërsa efektet do t’i vëreni brenda dy jave. /Telegrafi/

The post Pija shtëpiake që ju ndihmon t’i humbni katër kilogramë brenda dy jave appeared first on Telegrafi.

Nëse nuk e zieni orizin në këtë mënyrë, shëndeti juaj rrezikohet!

$
0
0

Shkencëtarët konstatojnë që për shkak të toksinave industriale dhe pesticideve në tokë,  në oriz gjenden sasi të mëdha arseni!

Jeni të bindur që jeni adhurues i vërtetë dhe në përgatitjen e recetave të thjeshta të kuzhinës nuk mund të gaboni?

Mbase edhe gaboni, sepse, në të vërtetë, si duket, shumica nesh gabimisht e zien orizin.

Hedhja e më shumë ujë, apo lënia gjatë natës në ujë, është mënyra më e mirë që nga orizi të hiqen të gjitha shenjat e helmit arsen, theksojnë ekspertët.

Arseni bie në mikroelemente dhe konsiderohet si një nga helmet më të forta. Sidomos vjen si kërcënim nga uji, përmes perimeve të trajtuara me pesticide, preparatet për pastrim, në ngjyra dhe llak.

Ekspozimi ndaj këtij helmi lidhet me shumë probleme me shëndetin, si sëmundjet e zemrës, diabet dhe kancer.

Si ta zieni në mënyrë të dejtë orizin:

– E lini në ujë gjatë natës;
– Ditën vijuese e shpëlani, derisa uji të mos jetë kristal i pastër;
– Orizin e derdhni në enë për gatim, hidhni ujë, ena të jetë plot me ujë;
– Shtoni pak kripë dhe përzieni mirë në temperaturën më të lartë;
– Kur uji të vlojë, zvogëloni temperaturën, e mbuloni dhe e zieni edhe për 10 minuta.

/Telegrafi/

The post Nëse nuk e zieni orizin në këtë mënyrë, shëndeti juaj rrezikohet! appeared first on Telegrafi.

Përse duhet të ndryshoni mënyrën e ushqimit

$
0
0

Njohuritë e sotme mbi ushqimin kërkojnë zvogëlim të futjes së yndyrave në organizëm, posaçërisht yndyrave me prejardhje shtazore, si edhe të artikujve me rafinim të lartë, ndërkaq rekomandohet përdorimi i shtuar i ushqimit me prejardhje bimore.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka të tillë të cilët orientohen për mënyrën e ushqimit vegjetarian. Disa nga menyja e tyre eliminojnë vetëm mishin dhe produktet e mishit, ndërsa të tjerët në tërësi përjashtojnë artikujt me prejardhje shtazore.

Ekzistojnë shumë arsye për vendime të këtilla, po i theksojmë disa:

▪ Dëshira për përmirësim të shëndetit të përgjithshëm
▪ Për shkak të kolesterinës së shtuar në gjak
▪ Zvogëlim i peshës trupore

Shumë hulumtime shkencore dhe eksperimente flasin në favor të mënyrës së ushqimit vegjetarian, i cili gjithnjë e më shumë po reklamohet dhe po u rekomandohet të gjithëve.

Hulumtimet janë bërë me sportistë, çiklistë, vullnetarë. Njëri grup i sportistëve ka marrë për ushqim kryesisht mish dhe produkte të mishit, ndërsa grupi tjetër kishte saktësisht ushqim vegjetarian.

Pas një periudhe kohore të shkurtër është bërë testi i aftësive të tyre të cilat kanë pasur të bënin me vozitje sa më të gjatë të biçikletës me shpejtësinë më të madhe të mundshme.

Rezultatet kanë treguar që grupi i cili është ushqyer ekzaktisht në mënyrë vegjetariane, ka arritur pothuajse periudhë kohore dy herë më të gjatë të vozitjes.

Ky është vetëm njëri ndër shembujt e shumtë të cilët kanë treguar rëndësinë e ushqimit të drejtë.

Për secilin veç e veç eksperimenti më i rëndësishëm do të jetë ai në të cilin pjesëmarrës do të jemi ne vetë.

Shkencëtarët kanë treguar që çdo ditë e ushqimit të drejtë ka ndikim pozitiv në gjendjen shëndetësore. Patjetër duhet theksuar që ndryshimi i mënyrës së ushqimit duhet të zhvillohet me atë shpejtësi e cila i përshtatet organizmit.

Gjithashtu duhet pasur kujdes edhe në vendosjen e zëvendësimeve të përshtatshme në mënyrë që organizmi të marrë të gjithë përbërësit e nevojshëm për funksionim të drejtë.

Zëvendësimi primar i artikujve me prejardhje shtazore janë produktet në bazë të sojës.

/Telegrafi/

The post Përse duhet të ndryshoni mënyrën e ushqimit appeared first on Telegrafi.


Dobësohuni pesë deri në dhjetë kilogramë

$
0
0

Dëshironi të dobësoheni pesë deri në dhjetë kilogramë për gjashtë javë? Harrojeni kafjallin, pini kafe dhe bëni dush në ujë të ftohtë!

Dieta e quajtur “Six Weeks To OMG’, e autorit britanik të fitnesit dhe trajnerit Venice a Fulton, për dallim nga regjimet e shumta të të tjerëve, nuk ofron plan të strukturuar të racioneve apo të recetave, mirëpo thotë që po ia përshtatët këshillat e tij stilit të jetës suaj, mund të humbni 5 deri në 10 kilogramë për gjashtë javë.

1. Mos hani kafjall

Pjesa më e tmerrshme por edhe më e rëndësishme e planit tim të ushqimit është: Mos hani kafjall gjashtë javë, ju këshillon Fulton.

Kur shkoni në shtrat për të fjetur gjumë, ekziston një sasi e konsiderueshme e energjisë në sistemin tuaj – ushqimi në lukth, një pjesë në gjak, një pjesë ushqen mëlçi. Mirëpo, duke pasur parasysh që truri juaj akoma punon derisa ju jeni në gjumë, kur të zgjoheni nuk do të ngelet asgjë. Rezultati i kësaj janë sinjalet të cilat i dërgon truri që jemi të uritur dhe ne e dëshirojmë kafjallin.

Mos hani, lëvizni dhe ushtroni kur në organizëm keni sasi të vogël energjie (kur të jeni zgjuar dhe para se të keni ngrënë kafjall), dhe trupi juaj do të shkrijë më shumë yndyra.

2. Bëni çdo mëngjes dush në ujë të ftohtë

Dushi i ftohtë çdo mëngjes do të nxisë trupin tuaj që të shkrijë yndyrat dhe kështu dukshëm do të shpejtojë metabolizmin prej 12 deri në 15 orë. Patjetër duhet të bëni dush në ujë në temperaturë midis 15 dhe 20 gradësh celsius dhe të qëndroni në ujë më shumë se 15 minuta.

Mos “kërceni” menjëherë por gradualisht, pastaj assesi mos provoni të ngroheni me dush të ngrohtë, në mënyrë që të mos humbni vetëdijen.

(Vërejtje: Ndryshimet e temperaturës së trupit mund të ndikojnë përkohësisht në qarkullimin e gjakut. Mos përdorni dushin e ftohtë nëse keni probleme me zemrën, me shtypjen e gjakut apo me diabetin.)

3. Koha është për të pirë kafe

Pas dushit të ftohtë, koha është për një filxhan kafe. Kafja është pije natyrale e cila shkrin yndyrat, ndërkaq sekreti është te kafeina. Kur ta konsumoni në lukth të zbrazët, do t’ju jap sinjal trupit tuaj që më shpejt t’i shkrijë yndyrat. Kafeina hap qelizat yndyrore, përmbajtja e të cilave lirohet në qarkullim të gjakut prej nga yndyra shkon në muskuj dhe aty funksionon si “karburant” i lëngët yndyror.

Pini vetëm një filxhan të vogël kafeje, pa sheqer, pa ëmbëlsues artificialë apo qumësht i cili nxit trupin të lirojë insulinën e cila, duke sinjalizuar që së shpejti do të arrijë ushqimi, ndërpret shkrirjen e yndyrës.

4. Lëvizni

Kombinimi i kafeinës në gjak dhe aktivitetet trupore nxisin trupin tuaj që të shkrijë më shumë yndyra që i keni në trup. Sa më shumë muskuj që t’i përdorni, rezultati do të jetë edhe më i mirë.

Zgjidhni aktivitetin në të cilin kënaqeni dhe ecni 30 minuta. Rezultatet do të jenë më të mira nëse ecni jashtë, posaçërisht midis orës 8 dhe 9, sepse drita natyrore riaktivizon orën tonë biologjike dhe nxit prodhimin e vitaminës D.

5. Filloni të hani

Në shumicën e dietave kërkohet që të jeni pak dhe shpesh, gjë që shton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës, mirëpo Fulton këshillon tri racione të bollshme në ditë. Yndyrat trupore ekzistojnë në mënyrë që të sigurojmë energjinë kur nuk e marrim nëpërmjet ushqimit, andaj yndyrat mund t’i shkrijmë vetëm nëse bëjmë pauza më të mëdha midis racioneve.

Pjesa më e mirë e ditës kur fillohet ngrënia e ushqimit është rreth kohës së kafjallit, ndërkaq ideale do të ishte kur racioni juaj i fundit në ditë të jetë më i vogël dy orë para se të flini gjumë.

6. Kontrolloni sa hidrokarbure fusni në organizëm

Secili racion do të duhej të ketë së paku 50 për qind proteina. Kjo ndoshta tingëllon shumë, por proteinat zvogëlojnë apetitin dhe e mbajmë me orë të tëra nën kontroll. Zgjedhje e mirë janë proteinat e mishit të pulës, mishi të gjeldetit, mishi të viçit, mishi të qengjit, mishi të peshkut, vezët, jogurti, arrat, farërat, thjerra (Ervus lens), qiqra (Cicer arietinum).

Mirëpo, nëse dëshironi të dobësoheni, patjetër duhet të kontrolloni sa hidrokarbure fusni në organizëm: qëllimi juaj duhet të jetë që të mos fusni më shumë se 120 gramë hidrokarbure në ditë. Zgjidhni hidrokarbure të parafinuara, të cilat japin ndjenjën e ngopjes dhe mbajnë nivelin e vazhdueshëm të sheqerit në gjak.

Hani sa më shumë perime (me përjashtim të fasules së pjekur, panxharit të kuq, karotës, pastinakut (Pastinaca sativa), patates dhe misrit, të cilat llogariten si burim i hidrokarbureve). Mos hani më shuamë se tri kokrra pemë në ditë, sepse fruktoza bllokon veprimin e “leptinës”, përbërës i cili trurit tonë i sinjalizon që jemi të ngopur. Hani mish të yndyrshëm peshku, si p.sh. mish salmoni, sardele apo skumbri dy herë në javë.

Pini ujë dhe çaj të gjelbër bashkë me një filxhan kafeje në mëngjes. Shmanguni pijeve të ëmbëlsuara dhe alkoolit. /Telegrafi/

The post Dobësohuni pesë deri në dhjetë kilogramë appeared first on Telegrafi.

Çfarë ndodh në trup nëse nuk hani mish të kuq: Doktorët tërheqin vërejtjen në shkatërrimin e rrezikshëm të organizmit

$
0
0

Ja se çfarë ndodh në trupin e femrës nëse në tërësi shmang të hajë mish të kuq!

Mishi i kuq është proklamuar si shkaktari kryesor për shumë sëmundje të rrezikshme, por ja se çfarë ndodh në turpin tuaj nëse në tërësi e shmangni.

Hulumtimi është dëshmi që femrat më parë vendosin për menynë pa mish sesa meshkujt.

Me mënyrën e tillë të ushqimit i pamundësohet trupit të furnizohet me zinkun e domosdoshëm, hekurin, vitaminën D, vitaminën B12 dhe kaliumin, transmeton Telegrafi.

Mishi i kuq është një burim i mirë për proteina dhe energji. Furnizon përreth 30% të yndyrnave nga 100-130 gram yndyrna që përgjithësisht njerëzit mund të konsumojnë çdo ditë e gjithashtu ky lloj mishi përmban gati 40% edhe të energjisë që trupit i nevojitet.

Hekuri, një përmbajtje e shkëlqyer e porfirinës, e cila formon nënproteinën e hemoglobinës dhe disa molekulave të tjera biologjike, gjendet në mishin e kuq, e cila përthithet gjithashtu me lehtësi nga trupi.

Mishi i kuq ofron proteina, të cilat ndihmojnë ndërtimin e kockave dhe të muskujve.

Nëse shmangni mishin e kuq rrezikoni të sëmureni nga anemia, mungesa e zinkut, zvogëlimi i mundësisë që të mbeteni shtatzënë, ndërsa hulumtimet tregojnë që në moshën e pjekurisë shfaqen problemet me kujtesën.

Për trup të shëndetshëm dhe të fuqishëm nevojitet të hani 1 kg mish në javë, ndërsa nëse keni vendosur për ushqim vegjetarian burimin e proteinave të domosdoshme kërkoni në bishtajoret, vezët ose produktet e qumështit.

Kur mishi hahet me zarzavate ndihmon trupin të absorbojë më mirë edhe vlerat nga këto të fundit. /Telegrafi/

The post Çfarë ndodh në trup nëse nuk hani mish të kuq: Doktorët tërheqin vërejtjen në shkatërrimin e rrezikshëm të organizmit appeared first on Telegrafi.

A është vaji i arrës së kokosit i shëndetshëm, apo jemi gënjyer?

$
0
0

Vaji i kokosit përdoret për shumëçka ditët e sotme. Por, a është në të vërtetë zgjedhje e shëndetshme apo vetëm një trend kalimtar? 

Në një sondazh të kohëve të fundit, 72% e amerikanëve mendojnë se vaji i arrës së kokosit është një ushqim i shëndetshëm. Ama, pavarësisht opinionit publik, Shoqata Amerikane e Zemrës, ka këshilluar kundër përdorimit të këtj vaji, pasi rrit nivelet e kolesterolit LDL dhe shkakton sëmundje të sistemit kardiovaskular.

“Vaji i arrës së kokosit vendoset diku në mes të spektrit të yndyrnave. Është më i mirë sesa vajrat e hidrogjenizuar, por jo aq i mirë sa vajrat e pasaturuar, si vaji i ullirit ose i kanolës,” thotë Willet, profesor i ushqyerjes në Harvard.

Vaji i arrës së kokosit nxirret nga tuli i frutit dhe përmban më së shumti yndyrna të saturuara, të cilat gjenden në sasi të mëdha në gjalpë dhe mish të kuq.

Si të gjithë yndyrat e tjera të saturuara, vaji i arrës së kokosit rrit nivelet e kolesterolit LDL, llojit të pashëndetshëm që shoqërohet me rrezik të rritur për sëmundje të zemrës.

Gjithashtu, vaji i arrës së kokosit rrit dhe nivelet e kolesterolit HDL, llojit të mirë.

Një lugë gjelle vaj kokosi përmban 117 kalori, 14 gram yndyrë, 12 gr yndyrë të ngopur dhe nuk ka vitamina apo minerale.

 

Pavarësisht këtyre, ky vaj nuk është më i miri për t’u konsumuar, pasi ka lloje të tjera që ulin nivelet e kolesterolit të dëmshëm dhe rrisin ato të kolesterolit të dobishëm.

Karakteristikë e tij unike është se ka një pikë shkrirje të lartë: ai shkrin në temperaturën 25 gradë C. Kjo do të thotë që është në trajtë të ngurtë në temperaturë dhome.

Për ta shkrirë atë zhysni ambalazhin e vajit të arrës së kokosit në një enë me ujë të ngrohtë dhe ai do të shkrijë pas pak çastesh.

Vaji i kokosit po bëhet i favorshëm për vegjetarianët, të cilët preferojnë t’i marrin yndyrat e ngopura nga ushqimet bimore

Kujdes! Nuk duhet të vendoset në mikrovalë apo sobë, sepse do të ndikonte tek vetitë e tij kuruese.

Në kontrast me dilemat që shoqërojnë vajin e arrës së kokosit si ushqim, në aspektin kozmetik, mbetet ndër zgjedhjet më të shëndetshme e natyrale.

Qoftë si hidratues, maskë flokësh apo pastrues dhëmbësh, vaji i arrës së kokosit është më i dobishëm sesa produktet e tjera kozmetike.

Burimi: CNN

The post A është vaji i arrës së kokosit i shëndetshëm, apo jemi gënjyer? appeared first on Telegrafi.

Bashkim i përsosur pas ushtrimeve: Birra dhe kikirikë

$
0
0

Edhe pse në shikim të parë duket që këta dy artikuj bëjnë pjesë në kategorinë e atyre të pashëndetshëm, sasitë e matura të birrës dhe kikirikut mund të jenë shumë të dobishme për trupin tonë pas stërvitjes.

Shkencëtari dhe fiziologu Ronald Mogan ka bërë një studim sensacional me të cilin konstaton që birra dhe kikirikët, jo vetëm që nuk dëmtojnë organizmin, por po ashtu janë produkte ideale për këndellje pas ushtrimeve.

Është fakt që gjatë aktiviteteve sportive humbim mjaft lëngje: ato gjenden në birrë, mirëpo për rritje të muskujve patjetër duhet të fusim në trup natrium dhe kalcium.

Këto vitamina gjenden në kikirikë të fërguar, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë theksuar që për këndellje pas ushtrimeve mjafton të pini gjysmë litri birrë dhe të hani 100 deri 200 gramë kikirikë.

Nutricionistët rekomandojnë që birra e shndritshme është më e mirë se sa uji mineral për rregullimin e balancimit të ujit në organizëm, mirëpo theksojnë që kjo megjithatë është pije alkoolike, e cila ngadalëson metabolizmin.

Kur është fjala për kikirikët, gjëja kryesore është që të mos jenë tepër i njelmët, sepse kripa mban lëngun në organizëm, gjë që shkakton obezitet dhe fryrje. /Telegrafi/

The post Bashkim i përsosur pas ushtrimeve: Birra dhe kikirikë appeared first on Telegrafi.

Çfarë hanë njerëzit e shëndetshëm në mëngjes

$
0
0

Në mënyrë që të hani shëndetshëm, jo domosdoshmërish duhet t’i qëndroni besnik një diete apo të blini produkte të veçanta fshati.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa ushqime të shëndetshme, të cilat kushtojnë lirë dhe janë tejet të thjeshta për t’u përgatitur, e të cilat i konsumojnë njerëzit e shëndetshëm për mëngjes:

Avokado me vezë të fërguara

Ky mëngjes i shijshëm, i pasur me proteina dhe yndyra të perimeve, padyshim se do t’jua kënaqë zemrën! Ngroheni në 200 gradë Celsius, pastaj prejeni avokadon në dysh, pastrojeni nga brenda dhe vendoseni nga një vezë në secilën gjysmë të avokados. Shtojani pak domate, kripë dhe dekorojeni me majdanoz ose diçka tjetër.

Futeni prapë në furrë për 20-22 minuta.

Fruta, perime dhe tost nutricioz

Përgatiteni për mëngjes një tost me gjalpë bajamesh, avokado dhe me fara luledielli e susami. Rekomandohet që kësaj shujte t’ia shtoni edhe një lëng të përbërë me fruta të shëndetshëm. /Telegrafi/

The post Çfarë hanë njerëzit e shëndetshëm në mëngjes appeared first on Telegrafi.

Gjashtë rregullat sekrete të dietave të futbollistëve

$
0
0

Kur flasim për përmirësimin e performancës profesionale të futbollistëve, nutricioni padyshim se luan rol kyç në këtë aspekt.

Futbollistët profesionistë – siç janë të gjithë atletët elitë – duhet t’i kushtojnë po aq vëmendje të madhe dietës sa i kushtojnë treningut, transmeton Telegrafi.

Përderisa në të kaluarën ata mund të kenë dalë nga fusha e gjelbër dhe të kenë ngrënë një shujtë me mish dhe çipsa, tani ata i kushtojnë tejet rëndësi nutricionit dhe efektet që ka ushqimi në performancën e tyre.

“Nutricioni ndikon në çdo aspekt te një lojtar, duke filluar nga nivelet e qëndrueshmërisë e deri te shpejtësia e rikuperimit”, tregon shkencëtari sportiv Armando Vinci, i cili ka punuar përkrah menaxherit të Chelseas, Antonio Conte.

Është e rëndësishme që futbollistët t’i marrin vlerat e duhura ushqyese në sasi të duhura dhe kohë të duhur për t’u siguruar se do të kenë performancë të shkëlqyeshme në fushë të gjelbër.

Dhe padyshim se ka sekrete të caktuara në dietat e tyre nga të cilat mund të mësojmë se cili, qoftë nëse edhe ju jeni futbollist apo thjesht dëshironi të keni një sesion të mahnitshëm me ushtrime të intensitetit të lartë në palestër.

1. MOS PINI PIJE SPORTIVE!
Konsumimi i pijeve sportive çdo herë që ushtroni mund t’i pengojë të gjitha efektet të cilat i sjellë puna juaj e vështirë, sepse shpeshherë këto pije kanë sasi të larta të kalorive dhe sheqerit, transmeton Telegrafi.

“Për të konsumuar një pije sportive, ju duhet të ushtroni intensivisht për të paktën një orë që ajo pije t’ia vlejë, përndryshe ju thjesht e futni një sasi të panevojshme të sheqerit në trupin tuaj”, tregon John Brewer, profesor i shkencave sportive.

Përderisa futbollistët ende konsumojnë pije isotonike sportive në ditët e ndeshjeve për t’u furnizuar me karbohidrate, prapëseprapë ata e kanë zvogëluar sasinë të cilën e kanë konsumuar dikur.

2. HANI MISH TË THARË
Nuk është ndonjë sekret se konsumimi i proteinave është i domosdoshëm për rikuperimin e muskujve. Por ekziston edhe një ushqim, të cilin futbollistët për një kohë të gjatë e konsumojnë pas stërvitjeve: mishi i tharë.

“Mishi i tharë posedon sasi të larta të proteinave dhe e furnizon trupin me amino acide të cilat nevojiten për ta ndërtuar, mirëmbajtur dhe rikuperuar muskulin”, tregon Nancy Rodriguez, profesor i shkencave të nutricionit.

3. KUFIZONI PERIMET E CAKTUARA
Shumica e njerëzve e kanë të vështirë t’i tretin perimet e caktuara si patatet, specat, domatet, etj.

Por futbollistëve u kërkohet t’i zvogëlojnë sasitë e salcave të domateve si rezultat se përmbajnë përbërës të cilët e bllokojnë absorbimin e kalciumit nga trupi.

Por ky sugjerim nuk vlen vetëm për futbollistët – edhe lojtarët e futbollit amerikan si Tom Brady nuk njihen si adhurues të perimeve të caktuara.

4. HANI BORONICA, FARA SHEGE DHE VISHNJE
Jo vetëm që konsiderohet si super-ushqim, por boronicat – së bashku me vishnjat dhe farat e shegëve – janë anti-pezmatues dhe kësisoj ndihmojnë në rikuperim, prandaj edhe janë pjesë e rëndësishme e dietave të futbollistëve.

Boronicat në veçanti janë zgjidhje e mahnitshme para një ndeshje sepse e përmirësojnë sistemin e imunitetit.

“Këta antioksidantë mund t’i neutralizojnë rrezatimet e lira të cilat prodhohen gjatë metabolizmit dhe e mbrojnë trupin nga efektet dëmtuese të këtyre rrezatimeve të lira”, thotë Dr. Stewart Laing, transmeton Telegrafi.

Boronicat janë burim i karbohidrateve prandaj u ndihmojnë futbollistëve të mbushen ‘karburant’ para ushtrimeve dhe njëkohësisht nuk e rrisin nivelin e insulinës.

5. MENAXHONI KARBOHIDRATET
Duke ditur se futbollistët djegin tejet shumë kalori, normalisht se atyre u duhen karbohidrate. Por nuk furnizohen me karbohidrate aq shumë sa njerëzit mund të mendojnë, e gjithashtu kujdesen edhe për kohën kur i konsumojnë atë.

Hulumtimet e fundit shkencore kanë zbuluar se është thelbësore të modifikohet koha kur konsumoni karbohidrate duke u bazuar nëse jeni duke stërvitur apo jo.

Futbollistëve profesionalë u duhen rreth 7g karbohidrate për kilogram të peshës trupore gjatë ditëve të ndeshjes për ta optimizuar rezintezën e glikogjenit, por në ditët e rikuperimit kjo sasi bie në 2g për kilogram të peshës trupore.

6. HANI JOGURT GREK PARA SE TË FLINI
Jo vetëm se jogurti grek është burim i mahnitshëm i proteinave, probiotikëve dhe kalciumit, por edhe ndihmon në rikuperimin e trupit kur flini, nëse veç e konsumoni gjysmë ore para se të flini.

“Proteina e cila gjendet në jogurt dhe produkte tjera të qumështit është thuajse e gjitha kazeinë, e cila tretet ngadalë në trup dhe është ideale për rindërtimin e muskujve pas një sesioni intensiv të stërvitjeve, e veçanërisht nëse keni ushtruar me pesha”, thotë Vinci. /Telegrafi/

The post Gjashtë rregullat sekrete të dietave të futbollistëve appeared first on Telegrafi.

Rreziku që vjen nga ushqimet e shpejta

$
0
0

Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.

Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë rruaza të kuqe gjaku të dëmtuara. Këto rruaza mbajnë oksigjen dhe e çojnë nga mushkëritë në indet e organizmit, duke hequr mbetjet e dioksidit të karbonit.

Pra, janë një pjesë thelbësore e mirëqenies së njeriut. Studiuesit thonë se mënyra e jetesës në përgjithësi dhe dieta në veçanti është e lidhur ngushtë me shëndetin e qelizave.

Sipas tyre, nëse ushqehemi keq, gjithçka do të reflektohet shumë shpejt në gjendjen e rruazave të gjakut. Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë më shumë se 3-5 rruaza gjaku të dëmtuara për një milion. Personat që nuk hanë fruta e perime kanë 10 rruaza gjaku të dëmtuara, kështu që rreziku është trefish më i madh.

The post Rreziku që vjen nga ushqimet e shpejta appeared first on Telegrafi.


Djathi, super-ushqimi të cilin duhet ta konsumoni për një jetë më të gjatë

$
0
0

Harroni çajin e gjelbër dhe boronicat, super-ushqimi më i ri mund të jetë djathi, sepse një studim i ri ka zbuluar se mund t’jua shtojë jetëgjatësinë.

Probiotikët të cilët gjenden në djathërat zviceran mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe në forcimin e sistemit të imunitetit, transmeton Telegrafi.

Këta probiotikë, të cilët gjenden edhe në produktet tjera djathore si qumështi, mund t’i përmirësojnë edhe shenjat e plakjes.

Djathërat zviceran përmbajnë ‘propionibacterium freudenreichii’, bakter i cili është dëshmuar se e rrit jetëgjatësinë, e gjithashtu ka veti të forcimit të sistemit të imunitetit.

Hulumtuesit kanë konkluduar se probiotikët në djathërat zviceran e zgjasin jetëgjatësinë duke ju mbrojtur ndaj patogjeneve dhe duke e forcuar sistemin e imunitetit.

Përveç kësaj, më herët është dëshmuar se konsumimi i rregullt i djathit mund t’ju ndihmojë nga sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/

The post Djathi, super-ushqimi të cilin duhet ta konsumoni për një jetë më të gjatë appeared first on Telegrafi.

Pastroni zorrët, rrafshojeni stomakun për një javë: Një racion zëvendësojeni me këtë sallatë!

$
0
0

Këtë sallatë me të drejtë e quajnë “Fshesa”, sepse pastron trupin nga toksinat dhe yndyrat.

“Fshesa” (apo edhe siç e quajnë ndryshe “Brusha”) mbase nuk duket bukur dhe ekzotike, mirëpo ajo është e vlefshme për ata të cilët dëshirojnë të pastrojnë organizmin e vet dhe të humbin kilogramët e tepërt.

Sallatës nuk është e nevojshme t’i qitni kripë. Nëse nuk mundeni pa shijen e njelmët, përdorni salcë soje, e cila përmban goxha sasi kripe dhe përmirëson shijen e ushqimit, por ka edhe vlera të larta nutritive dhe nuk është e dëmshme për shëndetin.

“Fshesa“, ndoshta nuk duket e bukur dhe ekzotike, por ka vlerë për të gjithë ata që dëshirojnë ta pastrojnë organizmin,  transmeton Telegrafi.

Young Smiling Girl Eating Salad At Luch Break From Work

Receta:

Për përgatitjen nevojiten: lakër, panxhar, karotë, lëng limoni, vaji.

Përgatitja:

– Qërojeni lakrën, panxharin dhe karotën në sasinë: 3:1:1.
– Shtojini erëzat bimore sipas shijes.
– Shtypini perimet të lëshojnë lëngun.
– Shtojini pak lëng limoni.
– Hidhni pak kripë.

Kini parasysh: tek thartësira e ulët e lukthit më mirë është të konsumoni lakër turshi. /Telegrafi/

devojka-1461566273-86266

The post Pastroni zorrët, rrafshojeni stomakun për një javë: Një racion zëvendësojeni me këtë sallatë! appeared first on Telegrafi.

Dieta bizare e Maywather çdo ditë para ndeshjes me McGregor (Foto)

$
0
0

Nëse dëshironi të bëheni kampion, normalisht se edhe duhet të hani si kampioni.

Por çfarë ka ngrënë për darkë çdo natë Floyd Maywather para ndeshjes më të mirë të jetës së tij?  TMZ ka pyetur menaxheren e ekipit të Mawather, J. Santiago, dhe duket se Floyd është mashkull i ushqimeve të hijshme, transmeton Telegrafi.

Çdo ditë, ajo ia ka përgatitur një pjatë të madhe me spageti boloneze 40 vjeçarit, ku Santiago ka shtuar se Maywather është i “fiksuar” pas këtij ushqimi italian.

Ndërsa mëngjesi i Maywather shpeshherë ka përfshirë vezë, patate të shtëpisë, mishra të ndryshëm dhe palapeta.

Ndër ushqimet tjera të preferuara të Maywather kanë qenë edhe pula e pjekur në skarë, pula e pjekur me oriz, etj.

Para matjes së peshës, krejt çfarë Floyd kishte ngrënë kanë qenë nga dy banane dhe një sasi e madhe e ujit.

Deri më tani nuk dihet asgjë për dietën e McGregor, por padyshim se muskujt e tij kanë lënë përshtypje të madhe. /Telegrafi/

The post Dieta bizare e Maywather çdo ditë para ndeshjes me McGregor (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Makina e gjelbër”: Për tri javë do t’i hiqni kilogramët pa u lodhur fare

$
0
0

Kjo recetë ka fuqinë që të balancojë hormonet në organizëm dhe njëkohësisht të shpejtojë metabolizmin.

Nevojiten:

▪ 1 lugë kafeje çaj të gjelbër
▪ 3 fletë dafine
▪ 1 shkopth kanelle

Përgatitja:

Është shumë e thjeshtë – vloni ujin, qitni këta tre përbërës dhe lini të qëndrojnë 15 minuta, pastaj kulloni.

Duhet të pini tre filxhanë në ditë, por nuk duhet ta pini më shumë se tri javë.

Filxhanin e parë e pini sapo të zgjoheni, në lukth të thatë.

Të dytin menjëherë pas kafjallit, ndërkaq të tretin drejtpërdrejt para shkuarjes për të fjetur gjumë, transmeton Telegrafi.

The post “Makina e gjelbër”: Për tri javë do t’i hiqni kilogramët pa u lodhur fare appeared first on Telegrafi.

Këshillat e pediatrit-nutricionist: Udhëzim për ngrirje të drejtë të perimeve

$
0
0

Cilësia e perimeve të ngrira varet nga cilësia e freskët – andaj perimet e freskëta, të pjekura, drejtpërdrejt nga kopshti, janë më të mira për ngrirje.

Nëse nuk mund t’i ngrini drejtpërdrejt pas arritjes nga kopshti, duhet t’i mbani në frigorifer, në mënyrë që të ruajnë freskinë.

Ekzistojnë perime që nuk është mirë t’i ngrini – ato janë qepët e reja, sallata e gjelbër, kastravecët dhe domatet – pos nëse nuk përdoren për zierje apo për t’i bërë lëngje, transmeton Telegrafi.

Si duhet të ngrihen perimet?

Perimet duhet të pastrohen mirë nën vrushkull uji. Duhet të hidhen shumë pak minuta në ujë të nxehtë apo në avull. Kjo është shumë me rëndësi, sepse ngadalëson apo stopon aktivitetin e enzimave.

Në të vërtetë, enzimat janë të rëndësishëm për rritje dhe pjekje të perimeve. Mirëpo, nëse aktiviteti i tyre nuk ndërpritet para ngrirjes, perimet humbin ngjyrën dhe shijen, forcohen dhe bëhen të pashijshme në afat prej disa javësh pas ngrirjes.

Koha e mbajtjes në ujë të nxehtë është e ndryshme për perime të ndryshme – duhet të jetë po aq sa të ndërpriten apo të çaktivizohen enzimat. Drejtpërdrejt pas procesit të mbajtjes në ujë të nxehtë, perimet duhet larë me ujë të ftohtë, për të ndërprerë procesin e zierjes.

Pasi të ftohen, perimet vihen në kuti të posaçme plastike apo në qese. Duhet vënë në frigorifer me ngrirje të thellë sa më parë, më së voni deri në 24 orë (gjatë kësaj kohe duhet mbajtur në frigorifer).

Shumica e perimeve mund të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë 12 muaj. Qëndrimi më i gjatë nuk i bën të pangrënshme, mirëpo do t’ia ulin cilësinë.

Vënia e perimeve në ujë të nxehtë

▪ Lulelakra pastrohet mirë në vrushkull uji. Për t’i eliminuar eventualisht insektet e pranishme – të cilat kohë pas kohe gjenden në fletë, mund të mbahen gjysmë ore në ujë të njelmët para se t’i qitni në ujë të nxehtë – tre minuta në ujë të valuar. E njëjta procedurë është edhe me brokolin.

▪ Patëllxhani lahet, pritet në rrathë të trashësisë së një centimetri, zhytet në ujë të njelmët 5 minuta, pastaj qitet në ujë të nxehtë katër minuta.

▪ Panxhari (Beta vulgaris), lakra me gjethe (Brassicaoleraceaacephala) dhe spinaqi mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Specat e gjelbër nuk është e nevojshme të mbahen në ujë të nxehtë, vetëm i hiqen farat. Specat e kuq të pjekur mund të lihen me lëvore dhe të qërohen gjysmë të shkrira.

▪ Selinoja dhe pastinaku – të pastruar dhe të prera në rrathë, mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Kungulleshat – të pastruara dhe të qëruara, të prera në rrathë apo të përgatitura për mbushje, mbahen në ujë të nxehtë dy minuta.

▪ Bari i freskët i erëzave pastrohet nën vrushkull uji, thahet dhe vihet në qese për ngrirje. /Telegrafi/

The post Këshillat e pediatrit-nutricionist: Udhëzim për ngrirje të drejtë të perimeve appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2531 articles
Browse latest View live