Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2529 articles
Browse latest View live

Si t’i bëjmë fëmijët të hanë ushqim të shëndetshëm?

$
0
0

Për t’i bërë fëmijët të hanë ushqim të shëndetshëm, është më e vështirë se t’i bashkojmë macet. Por ju mund të gjeni strategji të duhura nëse jeni të vendosur të arrini të zgjoni interesimin e fëmijëve tuaj në ushqim të shëndetshëm – pa nevojën për t’i bezdisur.

Kur filloni t’i provoni këto strategji është shumë me rëndësi të jeni të durueshëm. Fëmijëve shpeshherë ju duhet një ekspozim i përsëritur të mësojnë ta duan një ushqim të ri.  Në disa raste, fëmijëve ju duhet të jenë të ekspozuar mbi 20 herë në mënyrë qe të adaptohen me atë mënyrë ushqimi.

Mbani frigoriferin dhe raftet e pajisura me zgjedhje të shëndetshme

Një nga mënyrat më të duhura për t’i shtyrë fëmijët ta bëjnë zakon ushqimin e shëndetshëm është të limitoni ushqimet e procesuara në frigorifer. Në vend qe të mbushni kuzhinën me çipsa ose ushqime te tjera të procesuara – reduktojini ato. Një zgjedhje e duhur gjithmonë janë ekstraktimet e vlerave ushqyese të frutave dhe perimeve, ku ne ju propozojmë Nutribulletin që ju bënë gjithçka më atraktive dhe të lehtë. Fëmijët do t’i adhurojnë kombinimet e frutave për shijen e preferuar të smoothieve të tyre.

Lejoni fëmijët të shijojnë mënyrën e përgatitjes së ushqimit

Një metodë tjetër për ta ndezur dëshirën e fëmijëve për t’u interesuar në ushqim të shëndetshëm është t’i rekrutosh edhe ata në përgatitjen  e ushqimit. Jepuni atyre detyra që u përshtaten moshës se tyre: duart e vogla mund të grimcojnë sallatën e gjelbër ose të përziejnë përbërësit, përderisa fëmijët më të mëdhenj mund të krijojnë feta të frutave dhe perimeve me mbikëqyrje nga ju. Kur të vegjlit ndihen më rehat me ushqimin e shëndetshëm, do ta provojnë atë me shpesh.

Mos i bezdisni ata përreth zakoneve të ngrënies

Shtytja ndoshta nuk ka funksionuar as kur djali ose vajza juaj kanë gjuajtur këpucët e tyre tek hyrja për të disatën herë radhazi– kështu nuk do të funksionojë as për t’i shtyrë ata drejtë ushqimit të shëndetshëm. Bëni ngrënien e ushqimit të shëndetshëm një eksperiencë të dashur për ta, që fëmija ta zhvilloj si një rutinë. Nëse fëmija juaj po  bën një përzgjedhje të pashëndetshme, gjithmonë propozojini një alternativë tjetër të shëndetshme. Kur bëjnë zgjedhjen  e duhur, lavdërojini.

Bëni ata të hanë me orar

Fëmijët kur janë të uritur, hanë çfarëdo dhe gjithçka qe ju kap dora. Frenoni këto dëshira duke servuar 3 shujta dhe dy mes-shujta në ditë.

Bëni versione të ushqimeve të shëndetshme për mbarë familjen.

Vetëm për shkak se fëmijët vdesin për lasanja nuk do të thotë se ajo duhet të jetë duke kulluar me yndyrë dhe përplot me kalori. Ju duhet gjithmonë nga recetat me ushqime klasike familjare të bëni një kthim të shëndetshëm mbi to. Gjithmonë përdorni enët e kuzhinës qe nuk kanë nevojë për yndyra të tepërta. Për këtë ne ju propozojmë enët nga brendi Delimano, linjën Delicia  me të cilat mund të përgatitni me një pikë vaji.

Le t’i shijojnë ndonjëherë edhe ëmbëlsirat

Ndalimi i ëmbëlsirave dhe sheqerërave mund të shkaktojë dëshirë edhe më të madhe tek fëmijët. Nëse fëmijët po hanë ushqim që ndihmon trupat dhe trurin e tyre të rriten, ju ende mund të lejoni që ata të shërbehen me ëmbëlsira. Mbani kontrollin, por duhet gjithsesi të provoni desertet e tyre të preferuara se bashku. /Telegrafi/

The post Si t’i bëjmë fëmijët të hanë ushqim të shëndetshëm? appeared first on Telegrafi.


Dieta për parandalimin e kancerit: Ushqimet të cilat duhet t’i keni në pjatën tuaj çdo ditë

$
0
0

Kanceri, sëmundjet e zemrës dhe shtypja e lartë e gjakut mund të parandalohen duke ngrënë pemë e perime.

Ekspertët shëndetësorë kanë rekomanduar për një kohë të gjatë që njerëzit t’i hanë pesë porcione në ditë për përfitime maksimale shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Por, sado që të hami, ekspertët tregojnë se përfitimet janë të mëdha.

“Pemët dhe perimet janë të mbushura me vitamine vitale dhe minerale si acidi folik, vitamina C dhe kaliumi, e të cilat janë të rëndësishme sepse e mundësojnë funksionimin normal të trupit tonë”, thotë Julian Gaine, nutricioniste.

Pemët dhe perimet janë gjithashtu burime të mahnitshme të fibrave, e të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të lukthit, parandalojnë kapsllëkun dhe problemet tjera me sistemin e tretjes.

Një dietë e lartë me fibra e zvogëlon edhe rrezikun e disa llojeve të kancerit, sëmundjeve të zemrës, të trurit, etj.

Por sa pemë dhe perime duhet t’i konsumoni në ditë për t’i korrur përfitimet maksimale?

Këto janë këshillat e nutricionistes:

– Brokoli – 200g

– Një mollë të madhe, eventualisht 2

– Spinaq – 200g

– Një banane të madhe

– Karotë – 100g

– Boronica – 100g.

Gaine gjithashtu ka treguar se shumica e njerëzve e keqkuptojnë këshillën e të ngrënit bukë pesë herë në ditë.

Ka disa pemë e perime të cilat dinë edhe të jenë të dëmshme. P.sh., patatet e ëmbla përmbajnë shumë kalori dhe sheqer, dhe shkaktojnë shtimin e peshës. /Telegrafi/

The post Dieta për parandalimin e kancerit: Ushqimet të cilat duhet t’i keni në pjatën tuaj çdo ditë appeared first on Telegrafi.

Kungulli, ushqimi që ju ndihmon të humbni peshë

$
0
0

Halloween-i mund të ketë përfunduar, por është mirë që kungujt t’i mbani si pjesë e përditshmërisë tuaj.

Në vend se t’i përdorni si fytyrë të frikshme, preni kungujt dhe bëni gatë për darkë sepse ekspertët shëndetësorë sugjerojnë që të hani kunguj tërë vitin.

Dr. Seth Rankin tregon se kungujt janë të mbushura me vlera ushqyese të cilat ndikojnë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Fibrat janë esencialë për një sistem të shëndetshëm të tretjes, dhe lajmi i mirë është se kungujt kanë 0.5g fibra për 100g.

Vetëm një tas me kungull përmban 3g fibra, 49 kalori, dhe gjithashtu shërben si ushqim i mahnitshëm pas ushtrimeve fizike.

Përveç fibrave, kungujt janë të mbushur edhe me kalium, beta karoten, vitaminë A, lutein, zeaksantin, etj. /Telegrafi/

The post Kungulli, ushqimi që ju ndihmon të humbni peshë appeared first on Telegrafi.

Një mollë para se të flesh? Po, arsyet janë të mrekullueshme

$
0
0

Të hash diçka para se të flesh mund të të sjellë probleme gjatë natës, sepse ushqimet në orët e vona të rëndojnë stomakun. Nëse kjo është e vërtetë për shumicën e ushqimeve, të rënda, djegëse dhe ushqimet yndyrore, molla mund të jetë zgjidhja më e mirë para gjumit.

Molla ka përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh, antioksidantë, polifenole dhe pothuajse fare yndyrë.

Vitaminat dhe mineralet

Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit.

Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës. Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet

Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë.

Fibrat dhe uji

Përafërsisht 86 për qind e pjesës së ngrënshme të një molle mesatare prej 182 g është ujë. Një mollë e mesme përmban rreth 15 për qind të fibrave, të cilat të mbajnë në gjendje të ngopur derisa fle.

Por fibrat gjithashtu ndihmojnë edhe në kontrollin e ujit në zorrë duke parandaluar tualetin gjatë natës dhe duke ndihmuar tretjen.

Kalori, karbohidrate dhe yndyra

Mollët nuk përmbajnë pothuajse fare yndyrë dhe kanë shumë pak kalori. Një mollë e mesme shton vetëm 95 kalori.

Mollët përmbajnë pothuajse 10 për qind të karbohidrateve që merr çdo ditë dhe kjo përmbajtje vjen kryesisht nga sheqernat e thjeshta dhe fibrat.

The post Një mollë para se të flesh? Po, arsyet janë të mrekullueshme appeared first on Telegrafi.

Rregulla të thjeshta për trup të hollë dhe bukuri: Cili është ushqimi i Melania Trumpit

$
0
0

Si ish-manekine dhe njëra ndër damat të para më intriguese të cilat kanë hyrë ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, jeta e Melanias, duke përfshirë edhe dietën e saj, po nxit interesim të shumicës së njerëzve.

Është interesante që dama e parë e Amerikës gjithmonë për kafjall zgjedh të njëjtin ushqim, sipas të cilit mund të përfundohet që Melania është femër shumë e disiplinuar, transmeton Telegrafi.

Çdo ditë e fillon me të njëjtin artikull ushqimor

Me gjithë faktin që tani është më e zënë se kurrë më parë, kjo damë 47-vjeçare gjithmonë gjen kohë për kafjall, i cili patjetër duhet të jetë i shëndetshëm.

Para disa vjetësh, Melania ka zbuluar për revistën GQ që zakonisht ditën e vet e fillon me qull tërshëre (Avenasativa), i cili përmban fibra dhe me pijen smothie të bërë nga disa përbërës përplot vitamina.

Çdo ditë ha një numër të caktuar pemësh

Pyesni se si sllovenia e bukur mban linjën e përsosur të trupit të vet, ndërkaq lëkurën të shkëlqyer? Ajo në ushqimin e vet përfshin pemë të pasura me antioksidantë.

Në një intervistë ka zbuluar që qëllimi ditor i saj është të hajë së paku shtatë pemë.

Nuk i ndalon vetes asgjë

Për shkak të dukjes fantastike fizike, shumë njerëz mendojnë që Melania nuk ha absolutisht sheqer. Megjithatë, është e kundërta.

“Nuk kam ndonjë ëmbëlsirë të zakonshme të cilën e ha gjithmonë. Nëse dua të ha ëmbëlsirë, do të zgjidhja pemë apo pak çokollatë, për shkak se mendoj që ato i janë të nevojshme trupit tim”, ka thënë ajo.

Dama e parë madje ka pranuar që ndonjëherë dëshiron të hajë akullore, gjithnjë derisa ajo të jetë “Në balancë me ushqimin e shëndetshëm”.

Nuk u nënshtrohet dietave të këqija, por ushqimi i shëndetshëm është pjesë e mënyrës së saj të jetës

Për Melanian është shumë me rëndësi që të pijë mjaft ujë gjatë ditës, në mënyrë që të jetë e hidratuar, mirëpo kurrë nuk konsumon ushqim të yndyrshëm apo kalorik.

Pasi që ka lindur djalin e vet, Baronin, dhe i ka hequr kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë, ka pranuar që ushqimi i shëndetshëm dhe pilates, dy-tri herë në javë, i kanë ndihmuar të kthejë formën e vjetër.

Melania ka ushqimin e preferuar

“Ushqimi i preferuar më është mishi i zogut në parmeyan, ndërkaq pija Coca-Cola dietale nga shishja klasike e qelqtë”, ka thënë njëherë. /Telegrafi/

The post Rregulla të thjeshta për trup të hollë dhe bukuri: Cili është ushqimi i Melania Trumpit appeared first on Telegrafi.

Gjërat e mahnitshme që i ndodhin trupit kur filloni të merrni vaj peshku çdo ditë

$
0
0

Mijëra suplemente ushqimore të prezantuara në dyqane ju premtojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, por faktikisht pak prej tyre funksionojnë.

Ndër ushqimet që gjithmonë funksionojnë është vaji i peshku, efekti i të cilit është dëshmuar edhe shkencërisht, transmeotn Telegrafi.

Nëse filloni të merrni vaj peshku çdo ditë, ai do t’jua:

Përmirësojë shëndetin e zemrës

Acidet yndyrore omega-3 të cilat gjinden në vaj të peshkut shërbejnë si mbrojtës të fortë të zemrës. Omega-3 i zvogëlon rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit.

Përmirësojë memorien

Vaji i peshkut është esencial për një funksion të mirë të trupit sepse acidet yndyrore omega-3 janë blloqet kryesore ndërtuese të membranave dhe strukturave qelizore. Qelizat tona nervore kanë nevojë për këto acide në mënyrë që të funksionojnë më së miri.

Hulumtimet tregojnë se vaji i peshkut e përmirëson memorien, por ky efekt zvogëlohet me moshën.

Përveç këtyre dyjave, vaji i peshkut ndihmon edhe në ngritjen e disponimit, zvogëlimin e peshës, zvogëlimin e ndikimit të ajrit të ndotur, e mbron shikimin, kontribuon në shëndetin e lëkurës, etj. /Telegrafi/

The post Gjërat e mahnitshme që i ndodhin trupit kur filloni të merrni vaj peshku çdo ditë appeared first on Telegrafi.

Fasulja është më e mirë se çdo copë mishi!

$
0
0

Nëse ju vonohet paga dhe nuk keni para për të blerë mish, blini një kilogram fasule. Jo që fasulja është më e lirë, por edhe njëqind herë më e shëndetshme.

Këto janë faktet më të reja të cilat e konfirmojnë këtë konstatim.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Journalof Food Science”, theksojnë që fasulja është zëvendësimi më i mirë për mishin e kuq, sepse ka burim të shkëlqyeshëm të proteinave dhe nxit ndjenjën e ngopjes.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 28 persona. Pjesëmarrësit janë ndarë në dy grupe. Njëri grup për drekë ka ngrënë mish të kuq, ndërkaq grupi tjetër fasule.

Të dy racionet kanë pasur pjesë të njëjtë kalorish dhe yndyre. Mirëpo, dreka me mish të kuq në vete përmban 26 gramë proteina dhe 3 gramë fibra, ndërsa dreka me fasule ka gjithsej 17 gramë proteina, mirëpo madje 12 gramë fibra.

Pjesëmarrësit tri orë pas ngrënies kanë plotësuar pyetësorin nëpërmjet të cilit kanë treguar se sa janë të ngopur, transmeton Telegrafi.

Siç kanë thënë, pjesëmarrësit e të dy grupeve njësoj kanë ngrënë, që mund të arrihet te përfundimi që fasulja njësoj ngop si edhe mishi i kuq, ndërkaq organizmit i siguron sasi të kënaqshme proteinash.

Proteinat janë të rëndësishme për shëndetin e eshtrave dhe muskujve. Ato marrin pjesë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe ndihmojnë në preventivën e lodhjes kronike.

Me ndërprerjen e konsumimit të mishit të kuq trupit nuk do t’i bëni dëm në asnjë mënyrë, nëse do të shtoni konsumimin e fasules.

Hulumtimet e deritashme kanë treguar që tri porcione fasule në javë mund të ndihmojnë në preventivën e sëmundjeve kronike, siç janë obeziteti, lloje të ndryshme të kancerit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, fasulja nuk përmban thartira esenciale yndyrore, për ç’shkak është me rëndësi që para ndërprerjes së konsumimit të mishit të kuq të këshilloheni me mjekun apo nutricionistin./Telegrafi/

The post Fasulja është më e mirë se çdo copë mishi! appeared first on Telegrafi.

Ushqimet e jetëgjatësisë: Çfarë të hamë e të pimë për një jetë më të gjatë

$
0
0

Ajo çfarë hani nuk ndikon vetëm në peshën dhe energjinë tuaj – por ndikon edhe në atë se sa gjatë do të jetoni.

Kjo për shkak se njerëzit nuk vdesin thjesht nga mosha, por për shkak të sëmundjeve që vijnë si pasojë e stileve të pashëndetshme të jetesës, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është e rëndësishme t’i dëgjoni këshillat e ekspertëve dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Më poshtë e keni një listë me gjërat të cilat duhet t’i konsumoni për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme:

Kafja

Një studim i ri sapo ka zbuluar një lidhje mes konsumimit të kafes dhe shëndetit të zemrës, duke i mbështetur studimet e mëhershme të cilat sugjeronin se konsumuesit e kafesë janë më të prirë të jetojnë më gjatë.

Ushqimet e djegësta

Ushqimet pikante jo vetëm se jua djegin gojën, por edhe jua zgjasin kohën tuaj në këtë jetë! Një studim i vitit 2015 me pothuajse 500.000 kinezë ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve të djegësta një apo dy herë në javë është ndërlidhur me 10 për qind reduktim të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Arrat

Studimet e këtij viti kanë zbuluar se ata të cilët hanë arra, bajame, kikirika, etj., janë më pak të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës – që do të thotë se janë më të prirë të shijojnë jetë të gjatë e të shëndetshme.

Salmoni

Salmoni është i pasur me vitamina e minerale, dhe ndërlidhet me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare – rrjedhimisht vdekjes së parakohshme.

Boronicat

Ngjyra e veçantë e boronicave vjen nga një antioksidant i quajtur ‘anthocyanin’. Sipas ekspertëve, antioksidantët që gjenden në boronica e mbrojnë trupin nga kanceri, sëmundjet e zemrës, dhe sëmundjet e trurit si ajo e Alzheimerit. /Telegrafi/

The post Ushqimet e jetëgjatësisë: Çfarë të hamë e të pimë për një jetë më të gjatë appeared first on Telegrafi.


Rrepkat – fijet e kuqe të shëndetit

$
0
0

Kur ta zbuloni se sa të përsosura janë në sallata dhe si meze, nuk do të mund të ngopeni. Rrepkat e kuqe nuk janë të preferuara vetëm si ushqim, por vlerësohen edhe si një ilaç i fuqishëm, që nga Perandoria Romake. Ato kultivohen kryesisht në Evropë dhe Kinë, ndërsa i përkasin të njëjtit lloj si brokoli, lakra, lakra e gjelbër…

Ajo rritet shpejt, kultivohet lehtë. Kur e mbillni, farat mbijnë pas vetëm 3 ditëve. Është për keqardhje se pse janë aq të injoruara si perime, sepse me të vërtetë nuk e meritojnë këtë.

Ato kanë pak kalori dhe janë plot me fibra, vitaminë C, folate, kalium, magnez, kalcium, hekur, grupin e vitaminave B. Nuk do të gaboni në qoftë se ua shtoni sallatave me perime të freskëta, djathë, mish pule të fërguar dhe pak vaj ulliri. Tashmë tingëllon e shijshme, apo jo? Përveç kësaj, kjo sallatë do ta forcojë dhe pastrojë organizmin.

Vetitë e dobishme

Në shumë hulumtime është vërtetuar se rrepkat përmbajnë komponentë (izotiocianate dhe antocianine), që njihen si luftëtarë të shkëlqyeshëm kundër kancerit. Përmbajtja e fibrave të rrepkës e bën atë shumë efektive në parandalimin dhe luftimin e kancerit kolorektal.

Rrepka u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga bronkiti kronik, infeksionet e sinuseve apo astma. Rrepkat mund të veprojnë si një ilaç kundër kongjestionit, zënies së hundës dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Rrepka është në mesin e perimeve më të mira për ata me probleme kardiovaskulare, ul kolesterolin, rregullon diabetin, tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Pastrimi i organizmit

Me ngrënien e rrepkës e stimuloni punën e mëlçisë dhe fshikëzës dhe e pastroni gjakun. Fibrat nga rrepka e rregullojnë zbrazjen e zorrëve, prandaj kështu në mënyrë më efektive i largoni toksinat dhe e pengoni shfaqjen e kapsllëkut.

Përveç se i pastron veshkat, kjo perime (sidomos lëngu i rrepkës) është shumë efektive në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar. Lëngu i rrepkës (mundësisht i përzier me perime apo fruta të tjera, si karrota dhe molla) mund t’i lehtësojë simptomat, si dhe ndjenjën e djegësimit gjatë infeksioneve të traktit urinar, dhe ndihmon në shërimin më të shpejtë nga infeksioni.

E gjithë kjo që thuhet për rrepkat gjithsesi tregon edhe se ky është një ushqim i shkëlqyeshëm dhe meze për ata që duan të dobësohen.

Për lëkurë dhe bukuri

Rrepkat veprojnë jashtëzakonisht mirë në lëkurë. Me ndihmën e tyre, ju mund t’i largoni aknet (madje ato edhe më këmbëngulëset dhe problematiket) duke e pirë lëngun e rrepkës dhe duke vendosur maska nga rrepka.

Kjo perime vepron në mënyrë antiinflamatore, përmban vitaminë C dhe antioksidantë. Jo vetëm që mund t’i zbutë pickimet e insekteve, por edhe mund ta zgjidhni problemin tuaj me puçrra dhe akne. Ja se si.

Është e nevojshme t’i sulmoni nga jashtë dhe brenda. Çdo ditë bëni preparate për pastrimin e fytyrës – për heqjen e yndyrave dhe papastërtive. Nga rrepkat bëni një pastë në blender, përzieni me pak ujë dhe aplikoni në fytyrën tuaj, duke fërkuar butë me majë të gishtave. Shpëlahuni, largoni ujin e tepërt me peshqir dhe prisni 5 minuta që lëkura të thahet plotësisht.

Tani vjen “sulmi” me maskë. Bëni përsëri një pastë nga rrepka, këtë herë me shumë më pak ujë, aplikojeni atë në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Shpëlajeni dhe thajeni me peshqir. Me këto trajtime çdo ditë pini lëng të rrepkës, karotave dhe mollës.

Me lëng të rrepkës mund të luftoni edhe kundër zbokthit. Hani rrepka më shpesh dhe fërkojeni lëngun në majë të kokës, mbështillni me peshqir, dhe pastroni tërësisht pas një ore.

Blerja dhe ruajtja

Gjithmonë kërkoni rrepka të madhësisë së mesme (sepse e kanë shijen më të mirë). Rrënja duhet të jetë krejtësisht e fortë, në qoftë se është tharë apo nëse është më e butë do të thotë se afati ka kaluar. Gjethet duhet ta kenë një ngjyrë të gjelbër të çelët, ndërsa lëkura e kuqe e paplasaritur.

Që rrepkat të qëndrojnë të freskëta deri në shtatë ditë, ndani ato nga perimet e tjera. Largoni papastërtitë dhe shpëlani me ujë të ftohtë. Kur të thahen, palosni ato në një qese të cilën e keni mbuluar me peceta letre. Midis radhëve të rrepkës vendosni peceta. Largojeni ajrin e tepërt nga qesja dhe mbylleni atë mirë. /Telegrafi/

The post Rrepkat – fijet e kuqe të shëndetit appeared first on Telegrafi.

Si të ndihet më pak aroma e qepës së fërguar në shtëpi?

$
0
0

Qepa është e shëndetshme dhe artikull i domosdoshëm, por nuk ka edhe aromë aq të këndshme…

Gjella nuk është e njëjtë pa qepë dhe është e paimagjinueshme që ta eliminojmë nga recetat e caktuara.

Megjithatë, nuk mund të shmanget aroma e qepës, si gjatë kohës së grirjes, ashtu edhe gjatë fërgimit – kur vërtet di “të lirojë aromë të pakëndshme” në gjithë banesën.

Shumë njerëzve u pengon shija dhe aroma e qepës, por kjo nuk është arsye pse nuk duhet ta konsumoni, transmeton Telegrafi.

Ajo që mund ta bëjmë është që njëherë në javë, apo sipas nevojës, të përgatisim sasi më të madhe të qepës – dhe pastaj ta fusin në frigorifer me ngrirje të thellë.

Dhe, pastaj thjesht, me lugë e ndajmë sasinë e nevojshme të cilën, normalisht, do ta përdorim.

Qepa e ere fsheh shumë përparësi shëndetësore. Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore.

Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, C, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit. /Telegrafi/

The post Si të ndihet më pak aroma e qepës së fërguar në shtëpi? appeared first on Telegrafi.

Si ta zieni fasulen në mënyrën e duhur

$
0
0

Fasulja, dallon nga shumica e artikujve, kërkon edhe përgatitje paraprake.

Para se vërtet t’ia filloni përgatitjes së fasules, nevojiten shtesa të caktuara që të qëndrojnë një natë në tenxhere plot me ujë, për t’u bymyer dhe zbutur, gjë që goxha shumë ia lehtëson punën stomakut tuaj.

Dhe kur të ketë kaluar ajo natë e bujshme gjatë së cilës ka qëndruar fasulja në ujë, filloni përgatitjen pa u ndalur.

Derdheni ujin në të cilin ka qenë fasulja, qitni tjetrin dhe fasulen qiten në shporet (natyrisht, fasulja ende është në tenxhere).

Kur uji vlon, pritni 10-15 minuta dhe, sërish, derdheni ujin dhe qitni ujë tjetër dhe atëherë të vlojë, dhe sërish.

Kjo procedurë është goxha e lodhshme, mirëpo, në sa më shumë ujë që të zieni fasulen, ai do të jetë më i shijshëm dhe më pak do t’ju fryjë stomakun,  transmeton Telegrafi.

Kur pas vlimit të tretë të ujit keni vendosur që është bërë mjaft, atëherë merrni një apo dy qepë (varësisht sasisë së përgatitjes së fasules), fërgoni në një tenxhere të posaçme dhe pastaj qiteni në enën me fasule.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe mish të thatë me brinjë apo proshutë, sipas dëshirës suaj.

Në gjithë këtë qitni pak ose shumë ujë, varësisht se a doni fasule të hollë në formë çorbe apo për fasule më të dendur ju nevojiten më shumë qepë dhe në fund tepricën e ujit e derdhni dhe e fusni fasulen në furrë që të piqet.

Për shkak të shijes më të mirë, mund të qitni edhe një spec të plotë apo një karotë të grirë në rende.

Nga erëzat, në fillim qitni 2 – 3 kokrra piper dhe një fletë dafine, mirëpo fletën e dafinës mos e lini gjithë kohës, por pas rreth dhjetë minutave nxirreni nga tenxherja.

Në fund të gjithë kësaj, shtoni thelpinj të grirë hudhre dhe spec të kuq të bluar (që të marrë atë ngjyrën e bukur portokalli).

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Si ta zieni fasulen në mënyrën e duhur appeared first on Telegrafi.

Bima më shëruese në planet, e cila rritet në lëvore druri: Nobelisti me të ka shëruar kancerin!

$
0
0

Çaga është kërpudhë parazite që rritet në mështekën, në lëvore që ngjan si e djegur në formë brazdash. Me mijëra vjet përdoret në gjithë Evropën dhe Azinë, ku për shkak të cilësisë së saj shëruese ka qenë e njohur edhe me emrat “dhuratë e Zotit” dhe “Mbretëreshë e bimëve”…

Tanita Axhanela
dietologe
tel. 045 953 110

Rritet në male me mështekna në gjithë Evropën Veriore dhe Evropën Lindore, në Rusi, Kore, por edhe në trojet shqiptare. Banorët e vjetër të Azisë e kanë përdorur për ruajtjen e balancës së shëndetshme natyrore (chi), duke besuar që rinon organizmin, zgjat jetën dhe forcon imunitetin.

Cilësia e saj shëruese është dokumentuar në regjistrimin më të vjetër zyrtar të materieve shëruese, në librin kinez Shennong Ben Cao Jing të vjetër 2300 vjet.

Në atë vepër, falë cilësive të saj të llojllojshme dhe të gjithëmbarshme shëruese është quajtur edhe “bimë e mbifuqishme”.

Sot në këtë kërpudhë bëhen hulumtime të shumta dhe gjithnjë e më shumë njerëzit zbulojnë fuqinë e saj shëruese.

Hulumtimet moderne kanë treguar që çaga është përplot materie të çmueshme biologjike aktive, ndër të cilat disa nuk i përmban asnjë bimë tjetër. Ajo zë vendin e parë në listën e antioksidantëve.

Në përbërjen e saj gjenden më shumë se 20 përbërës të ndryshëm bioaktivë, fenole, melanina, triterpenoidet dhe një përqindje e vogël e thartirës betuline.

Si armën më e fuqishme të kësaj kërpudhe konsiderohet thartira e çagës, e cila normalizon metabolizmin dhe ndikon në shërimin e të gjitha organeve dhe indeve të organizmit të njeriut.

Veçanërisht të popullarizuar e ka bërë nobelisti rus Aleksandar Solzhenjicin, i cili ka arritur që të shërohet nga kanceri në fazën e vonshme duke pirë çaj nga çaga dhe arritur të jetojë edhe 50 vjet pas kësaj.

Çaga (Inonotus Oblikuus) është luftëtar natyrorë kundër tumoreve; pengon zhvillimin dhe zhduk qelizat kancerogjene, duke mos i dëmtuar qelizat e shëndosha.

Ka ndikim të suksesshëm si në fazat fillestare ashtu edhe te metastaza. Është i dobishëm edhe si shtojcë e hemoterapisë, sepse zbut efektet e saj anësore dhe forcon imunitetin.

Momentalisht ekzistojnë 135 tekste shkencore për këtë kërpudhë, në 44 prej tyre është ndërlidhur me shërimin e kancerit.

Çaga është edhe adaptogjen i fuqishëm i cili ndihmon në luftën kundër stresit i cili shkakton 90 për qind të të gjitha sëmundjeve; ajo ul nivelin e sheqerit në gjak, por përdoret edhe te sëmundjet e lëkurës, leukemia, zgjeba, reumatizma dhe artriti. Shëron inflamacionin e nyjave dhe ul shtypjen e gjakut.

Nuk ka shije as aromë. Mjafton vetëm një pjesë të kësaj kërpudhe përmes ekstrakteve ta zhytni në ujë dhe të përgatisni çaj. /Telegrafi/

The post Bima më shëruese në planet, e cila rritet në lëvore druri: Nobelisti me të ka shëruar kancerin! appeared first on Telegrafi.

Keni lëkurë të tharë, probleme me përqendrim dhe ndiheni të lodhur? Ky është shkaktari

$
0
0

Pas shumë dekadave me frikë se ushtrimet me peshë vetëm e zmadhojnë trupin dhe na bëjnë të dukemi si Hulk-u, tani shumë gra janë duke e vlerësuar lart rëndësinë e ushtrimeve të forcës.

Por, një regjim fitnesi me ushtrime të peshës kërkon një gjë të rëndësishme – shumë proteinë! – transmeton Telegrafi.

Dhe një dietë me mungesë proteinash jo vetëm se i dëmton rezultatet tona të fitnesit, por mund të na lë të ndihemi të uritur, të lodhur dhe të ndikojë në pamjen e lëkurës tonë.

Proteina është një nga molekulat më të rëndësishme të trupit, pasi është blloku ndërtues i thuajse çdo gjëje në trupin tonë, duke filluar nga muskujt e thonjtë, e deri te lëkura dhe flokët.

Proteina u mundëson hormoneve dhe enzimave të funksionojnë me efiçiencë, transporton molekula të ndryshme përgjatë trupit, si dhe i mirëmban dhe riparon muskujt.

Kur nuk kemi mjaftueshëm proteinë, trupi fillon që proteinën ta zëvendësojë me muskuj dhe kësisoj mungesa e proteinave shpije në humbje të masës muskulore, i zvogëlon nivelet e energjisë, etj.

Për ata të cilët punojnë dhe bëjnë ushtrime disa herë në javë, rekomandohet të konsumojnë një gram proteinë për çdo kilogram të tërë peshës trupore.

Ndërsa individët të cilët ushtrojnë rregullisht kanë nevojë për më shumë proteina – deri në 1.6g për kilogram të pesës trupore – në mënyrë që të ndihmojnë në riparimin e muskujve. /Telegrafi/

The post Keni lëkurë të tharë, probleme me përqendrim dhe ndiheni të lodhur? Ky është shkaktari appeared first on Telegrafi.

Cili vaj është më i shëndetshëm për fërgim?

$
0
0

Për pjekje – vaji i sinapit

Vaji nga bimët e sinapit ka 6 për qind të yndyrës së ngopur, ndërsa vaji i ullirit ka 14,3. Gjithashtu, ky vaj ka 10 herë më shumë acide yndyrore omega-3 dhe 50 për qind më shumë vitaminë E.

Meqë ka pikë të lartë të tymosjes, është i përshtatshëm për pjekje.

Për rizhoto – vaji nga krundet e orizit

Ky vaj nuk përmban trans yndyra, ndërsa përmban yndyra poli të pangopura, vitamina dhe antioksidantë dhe ndihmon për ta reduktuar kolesterolin e keq. Për shkak të pikës së lartë të tymosjes, vaji nga krundet e orizit është i mirë për fërgim, gatim dhe pasta, si dhe për përgatitjen e rizhotos.

Nëse fërgoni ushqim në vaj të thellë, zgjidheni këtë vaj.

Për fërgim – vaji i kokosit

Vaji i kokosit përmban 50 për qind acide laurike, yndyra të ngopura të shëndetshme.

Meqë në temperaturë dhome është në gjendje të ngurtë, ai nuk është i përshtatshëm për sallata, por është i shkëlqyeshëm për fërgim.

Për sallatë – vaji i arrës

Ky vaj përmban sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës.

Ka erë karakteristike dhe pikë të ulët tymosjeje, kështu që është më i përshtatshëm për sallata se për trajtim termik. /Telegrafi/

The post Cili vaj është më i shëndetshëm për fërgim? appeared first on Telegrafi.

​​A është ushqimi i shëndetshëm vetëm mit?

$
0
0

Nutricionisti i njohur Renne McGregor thotë se ushqimi i shëndetshëm është vetëm një mit, i cili mund të jetë i dëmshëm për organizmin tonë.

Ushqimi i shëndetshëm është bërë i komplikuar për shkak të rekomandimeve të ndryshme nga ana e personave që merren me këtë çështje.

McGregor konsideron se shumica e këtyre individëve që shkruajnë rreth ushqimit të shëndetshëm nëpër bloge të ndryshme në internet, në fakt nuk kanë kualifikime të duhura.

Trillimet vijnë dhe shkojnë, por në përgjithësi bazohen në besimin se disa grupe ushqimore janë të dëmshme për shëndetin tonë.

Renee McGregor punon me GB WCF në Skoci. Ai thotë se nuk ka fakte shkencore që sugjerojnë se dieta pa glyten sjell përfitime shëndetësore.

Sipas tij, dieta pa glyten nuk është domosdoshmëri dhe ndjekja pas ushqimit të shëndetshëm mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Produktet pa glyten kanë mungesë të drithërave të plota, të cilat sigurojnë vitamina B dhe fibra, të cilat janë të nevojshme për organizimin tonë.

Ndryshe, glyteni fajësohet për simptoma si fryrje, ënjtje dhe dhimbje në kyçe. /kp

The post ​​A është ushqimi i shëndetshëm vetëm mit? appeared first on Telegrafi.


Luftojeni inflamacionin duke e shtuar këtë ushqim në pjatën tuaj

$
0
0

Të gjithë e kemi përjetuar ndonjëherë ndjesinë e ënjtjes, skuqjes apo dhimbjes dhe nxehtësisë pas një vrapimi, e që kjo përkthehet në inflamacion.

Në rastin më të mirë, ju do të ndiheni kësisoj për disa orë, por në rastin më të keq, juve mund t’iu duhet të pauzoni nga aktiviteti i preferuar për një kohë, transmeton Telegrafi.

Në raste të tilla, ushqimet anti-pezmatuese mund ta ndihmojnë trupin të shërohet më shpejt, e gjithashtu i mbajnë larg lëndimet e ardhshme.

Një ushqim i tillë i mahnitshëm që ju mban të shëndetshëm dhe i parandalon lëndimet janë boronicat.

Shkenca thotë se boronicat janë Beyonce i super ushqimeve. Të pasura me flavanoide, ato veprojnë si antioksidantë dhe si antipezmatues, janë të mbushura me vitaminë C dhe kalium, ndërsa studime të ndryshme kanë treguar se ato e përmirësojnë edhe funksionin e aftësive njohëse.

Boronicat mund të ngrihen pa i humbur vlerat ushqyese, por janë të ndjeshme nga nxehtësia, prandaj duhet t’i mbani të freskëta dhe të blini vetëm boronica organike për t’i shmangur pesticidet.

Një tas boronica (mes 100 dhe 150) ka vetëm 80 kalori.

Boronicat mund t’i përzieni edhe në jogurtin apo smoothie-n tuaj, ose edhe në sallatë. /Telegrafi/

The post Luftojeni inflamacionin duke e shtuar këtë ushqim në pjatën tuaj appeared first on Telegrafi.

Humbni peshë pa qenë të uritur, kilogramët nuk kthehen: Dietë për të cilën betohen nutricionistët!

$
0
0

Me këtë dietë do të arrini efektin maksimal.

Dietat e shpejta nuk janë zgjidhje kur dëshironi të eliminoni tepricën e kilogramëve. Dietat mund të jenë goxha më të komplikuara, varen nga gjendja shëndetësore e personit, si edhe nga shprehitë dhe orari i aktiviteteve ditore.

Mbajtja e peshës së shëndetshme trupore është bazë e jetës së shëndetshme dhe recetë për shmangien e sëmundjeve të ndryshme.

Nuk duhet të shkohet në skajshmëri dhe të kërkohet e pamundshmja. Gjithmonë bëhuni realë. Megjithatë, me këtë dietë do të arrini efektin maksimal, transmeton Telegrafi.

Ndiqni udhëzimet dhe me këtë shembull bëni menynë e ngjashme për një muaj:

Kafjalli: Bukë integrale apo bukë nga mielli i kokrrave të mbira; djathë i freskët jo i yndyrshëm; kos apo jogurt probiotik bashkë me farat e bluara të lirit; domate të freskëta ose tranguj.

Zëmra e parë (racioni midis kafjallit dhe drekës): dredhëza, djathë i freskët bademi.

Dreka: supë perimesh, oriz integral, troftë e përgatitur në furrë në qese për pjekje bashkë me fletë majdanozi apo selinoje, hudhër e grirë, rozmarinë dhe disa feta limoni.

Zëmra e dytë: (racioni midis drekës dhe darkës): çokollatë e zezë me 70% kakao apo galetë orizi me limonadë pa sheqer/e ëmbëlsuar me stevia.

Darka: bukë integrale apo bukë nga mielli i kokrrave të mbira; mish i bardhë pule (i zier, i pjekur pa vaj apo në skarë); sallatë të stinës (sallatë shope, iceberg/sallatë e gjelbër) me vaj ulliri; çaj bimor pa sheqer/i ëmbëlsuar me stevia. /Telegrafi/

The post Humbni peshë pa qenë të uritur, kilogramët nuk kthehen: Dietë për të cilën betohen nutricionistët! appeared first on Telegrafi.

Këto perime janë shumë më të shëndetshme kur janë të ziera

$
0
0

Duhet konsumuar perime të ndryshme të cilat i përgatisim në mënyra të ndryshme, ndërkaq disa janë më të shëndetshme të hahen të ziera sesa të freskëta.

Rregull i pashkruar është që perimet e ziera kanë më pak përbërës ushqyes kur janë të ziera, mirëpo nuk është përherë kështu.

Disa perime është e domosdoshme të përpunohen në mënyrë termike nëse do të dëshironim të përftonim përbërës më të shëndetshëm.

Ka perime në të cilat përbërësit më të shëndetshëm gjenden në shtresat e forta të frytit të cilat patjetër duhet t’i ziejmë, në mënyrë që ato të lirohen dhe të jenë të ngrënshme, transmeton Telegrafi.

Këto pesë lloje perimesh patjetër zieni para se t’i hani.

Karota

Zierja e garrotës aktivizon karotenoidet e veta,të cilat janë të shkëlqyeshme kundër kancerit. Zierja shton dobishmërinë e tyre për 14 për qind, mirëpo assesi mos i fërgoni sepse ashtu zvogëloni praninë e këtyre përbërësve të dobishëm për 13 për qind.

Kërpudhat

Një filxhan kërpudha të ziera ka dyfish më shumë kalium të domosdoshëm për ndërtim të muskujve, niacin i cili është i shkëlqyeshëm për zemër, zink i cili rrit imunitetin, magnez i cili forcon eshtrat më shumë se një filxhan kërpudhash të freskëta. Zieni në zjarr të mesëm, ndërkaq ato vetë lirojnë mjaft ujë, prandaj kushtoni kujdes që të mos i zieni tepër.

Spinaqi

Kjo perime e gjelbër është e pasur me përbërës ushqyes, mirëpo shumë më tepër kalcium dhe hekur absorbojmë nga spinaqi i zier. Këta përbërës lirohen kur spinaqi u ekspozohet temperaturave të larta. Zieni spinaqin shkurt në ujë ngrohtë valë dhe pastaj qiteni në ujë të ftohtë.

Shpargulli

Studimi ka treguar që kur e zieni këtë artikull shtoni nivelin e gjashtë përbërësve ushqyes. Me zierje shtohet sasia e antioksidantëve të cilët janë të domosdoshëm në luftën kundër kancerit. Fundoseni të tërën në ujë të vluar dhe nxirreni nga uji kur të marrin ngjyrë gjelbër të shkëlqyeshme. Shtoni pak lëng limoni dhe vaj ulliri.

Domatja

Qoftë kur e piqni, fërgoni apo e zieni, temperaturat e larta ngrenë nivelin e likopenit, i cili gjendet në domate dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ngrohja e domates 30 minuta në 190 gradë shton nivelin e absorbimit të likopenit për 35 për qind. Edhe pse zvogëlohet sasia e vitaminës C, sasia e antioksidantëve të cilët luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme shtohet për 62 për qind. /Telegrafi/

The post Këto perime janë shumë më të shëndetshme kur janë të ziera appeared first on Telegrafi.

Shërojeni aneminë dhe nxirrni tepricën e lëngjeve nga organizmi: Përgatitni lëng shërues!

$
0
0

Ky lëng magjik është i pasur me hekur dhe përgatitet për më pak se dy minuta.

Nëse vuani nga mungesa e hekurit dhe jeni anemikë, atëherë pini çdo ditë këtë pije shëruese dhe ndihmoni trupit tuaj me dozën ditore shëndetësore! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 dardha,
– ½ filxhani spinaq,
– ½ filxhani sallatë të gjelbër,
– një grusht i vogël majdanoz,
– 1 limetë,
– 2-3 fletë herba

Përgatitja:

Lani pemët dhe perimet, limetës qërojani lëvoren. Të gjithë përbërësit bluani në mikser dhe kulloni.

Anemia është një ndër çrregullimet më të shpeshta të gjakut, që rezulton nga pakësimi, rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut.

Simptomat janë: lodhje, gulçim, marramendje, dhimbje koke, zbehje e fytyrës. /Telegrafi/

The post Shërojeni aneminë dhe nxirrni tepricën e lëngjeve nga organizmi: Përgatitni lëng shërues! appeared first on Telegrafi.

Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?

$
0
0

Siç sugjeron edhe emri, fillet prapa planit të dietës Paleo datojnë qysh nga epoka e Paleolitit.

Plani ushqimor i kësaj diete promovon konsumimin e ushqimeve të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, por gjithashtu është shumë kufizues dhe eliminon grupe të tëra të ushqimeve, transmeton Telegrafi.

Cili është qëllimi kryesor i dietës së Paleos?

T’i shmangë ushqimet e procesuara, sheqerin, produktet djathore dhe kripën, etj. Në vend të tyre, plani përqendrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, duke filluar nga arrat, farat, vajin e ullirit, mishrat e ushqyer me bari, e deri te vezët, pemët dhe perimet.

Pra, ideja kryesore është të hani përbërës të cilët kanë qenë në dispozicion gjatë epokës së Paleolitit. Në teori, ne kemi evoluar me këto ushqime, prandaj trupat tanë janë të mësuar mirë me këto ushqime, ndryshe nga ushqimet e proceduara.

Çfarë nuk guxoni të hani në dietën e Paleos?

Duke qëndruar besnik ndaj origjinës, plani ushqimor i kësaj diete nuk përfshin asnjë ushqim të cilin nuk e kanë konsumuar paraardhësit tanë.

Ndjekësit e kësaj diete guxojnë të hanë mishra, vezë dhe peshk, dhe këto e përmbushin sasinë ditore të rekomanduar të proteinës. Megjithatë, shmangia e produkteve djathore mund të jetë problematike sepse janë burim primar i kalciumit, fosforit, vitaminave dhe zinkut.

Si duket dieta ditore e Paleos?

Për mëngjes: Vezë të fërguara apo perime dhe omëletë salmoni me frut të freskët sezonal. Gjithashtu edhe kafe, çaj apo lëng të freskët të shtrydhur.

Për drekë:  Perime të freskëta nga kopshti, avokado dhe ushqim deti, sallatë me lëng limoni apo uthull dhe vaj ulliri. Ujë mineral, çaj bimor apo një gotë verë.

Për darkë: Mish të lopës, derrit apo peshk të freskët. Perime si brokoli, karotat, etj. Ujë, çaj dhe ujë mineral, ndërsa fruta dhe boronica të freskëta si desert.

Njerëzit i nënshtrohen dietës së Paleos në mënyrë që të humbin peshë, të shmangin ushqimet e procesuara, por nga nutricionistët është vlerësuar si dietë e kufizuar e cila mund të ketë rezultate afatshkurta, por në periudhë afatgjate nuk është e balancuar. /Telegrafi/

The post Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani? appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2529 articles
Browse latest View live