Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2537 articles
Browse latest View live

Tri ushqimet që duhet t’i hani për një gjumë më të mirë

$
0
0

Shumica prej nesh jemi tejet të ngarkuar me jetët tona të përditshme, ndërsa kemi probleme të biem në gjumë në mbrëmje.

Kur është fjala për vendosjen e kokës në jastëk dhe të fjeturit gjumë, nuk ka asgjë më frustuese sesa një trup dhe tru që nuk ndalojnë së garuari, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e madhe e të rriturve raportojnë për probleme me gjumë, ndërsa mungesa e gjumit shpie në koordinim të dobët të duarve me sy, probleme me lëkurë, sistem më të dobët të imunitetit, etj.

Sidoqoftë, Lisa Gatenby, nutricioniste, tregon se dieta e mirë mund ta përmirësojë kualitetin e gjumit. Sipas saj, janë tri ushqime të cilat duhet t’i hamë për gjumë më të mirë:

Qumësht

Mund të jetë diçka që edhe gjyshja ju ka këshilluar ta bëni si fëmijë, por faktikisht ka edhe dëshmi shkencore që e mbështesin këtë këshillë. Qumështi tregohet se i relakson muskujt dhe rrjedhimisht e ndihmon trupin të relaksohen dhe të bëhet gati për gjumë.

Karbohidratet

Ka një arsye se përse i kthehemi karbohidrateve në momentet e nevojshme. Karbohidratet e nxisin lirimin e serotoninës, gjë e cila shkakton ndjenja të mirëqenies dhe lumturisë.

Gatenby sugjeron që karbohidratet t’i konsumoni në shujtën e darkës – duke sugjeruar të konsumoni ushqime si patatet e ëmbla, patatet, orizi, pastat, etj.

Arrat braziliane

Nëse e gjeni veten duke pasur probleme gjatë natës, përpiquni t’i hani disa arra braziliane para se të vjen koha e gjumit.

Ato janë të pasura me selen, ndërsa seleni sjell shumë përfitime për aspekte të ndryshme të trupit, duke përfshirë përmirësimin e funksionit të aftësive njohëse, shëndetin e thonjve dhe flokëve, sistemin e imunitetit, dhe pjellorinë te dy gjinitë.

Nëse nuk konsumojmë mjaftueshëm selen, ne do të kemi probleme me gjumë, prandaj tri arra braziliane rekomandohen për gjumë të mirë. /Telegrafi/

 

The post Tri ushqimet që duhet t’i hani për një gjumë më të mirë appeared first on Telegrafi.


Mësoni përse ky është çaji më i kërkuar në botë!

$
0
0

Çaji i gjelbër i llojit Matcha prodhohet në krahinat japoneze Nishio dhe Uji, dhe falë përbërësve shërues, është një ndër çajet aktualisht më të kërkuara. Ka shije specifike dhe pihet bashkë me simite të ëmbla.

Tanita Axhanela
dietologe
tel. 045 953 110

Çaj mbi çaje, siç e quajnë shpesh në Lindjen e Largët, matcha është i njohur tashmë disa shekuj.

Përshpejton metabolizmin dhe i ndihmon organizmit në djegien e yndyrës madje rreth katër herë më shpejt, pa shkaktuar efekte anësore negative si p.sh. puna e shpejtuar e zemrës dhe shtypja e gjakut.

Fjala është për çajin ceremonial i cili prodhohet në mënyrë të veçantë. Fletët për përpunimin e këtij çaji mblidhen katër javë para mbledhjes së duhur, prandaj për shkak të procesit të tillë bëhen gjethet ngjyrë të gjelbër në të errët. Pas mbledhjes fletët pravullohen, mbyllen, thahen dhe bëhen pluhur në fund në mulli guri.

Është interesante që për 30 gramë çaji të këtillë, mulliri i gurit prej graniti duhet të punojë një orë – kjo e dhënë flet për çfarë pluhuri të mirë është fjala.

Mbase nuk e dini, mirëpo një filxhan i këtij çaji përmban pesë herë më shumë antioksidans nga cilido artikull tjetër dhe madje 100 herë më shumë antioksidansin e çmueshëm EGCG, i cili është lufton me sukses kundër kancerit.

Kjo pije e gjelbër me shije të hidhur na qetëson, shton përqendrimin dhe kujtesën, shton nivelin e energjisë dhe qëndrueshmërisë, djeg kaloritë, detoksikon trupin, është efikas në luftën kundër kolesterinës…

Katehina, e cila gjendet në çajin macha, ka cilësi antibiotike e cila përshpejton shëndetin e tërësishëm. Veç kësaj, vetëm një filxhan me këtë çaj na jep sasi të konsiderueshme kaliumi, vitaminat A dhe C, hekur, proteina dhe kalcium.

Për dallim nga çaji i zakonshëm i gjelbër i cili mund të qëndrojë, çaji gjithmonë duhet patjetër të përgatitet i freskët.

Është interesante që një gotë çaji matcha është ekuivalent me 10 gota çaji të gjelbër në fletë sipas cilësive nutritive dhe antioksidanse. /Telegrafi/

The post Mësoni përse ky është çaji më i kërkuar në botë! appeared first on Telegrafi.

‘Ushqimet e trurit’ të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni më shumë

$
0
0

Xhenseni, peshku, boronicat, apo kafeina? Nëse lexoni artikuj të rremë, do të besoni se disa ushqime të caktuara bëjnë mrekulli për rritjen e përqendrimit dhe forcimin e kujtesës.

Por, a funksionojnë vërtet? Nuk e mohon askush se duke kaluar vitet, edhe trupi jonë plaket, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, lajmi i mirë mbetet se mund t’ia rrisni vetes shanset të mirëmbani një tru të shëndetshëm nëse i shtoni pije dhe ushqime të shëndetshme dietës tuaj.

Kafeina ju bën më të alarmuar

Nuk ka ndonjë ilaç magjik që e rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substanca të caktuara, si kafeina, ju japin energji dhe ju ndihmojnë të përqendroheni.

E gjendur në kafe, çokollatë, pije energji dhe në disa medikamente, kafeina ju bën më të alarmuar dhe efektet e saja janë afat shkurtra.

Pra, kafeina është e mirë për rritje të përqendrimit në periudhë afatshkurtër, por mos e teproni!

Hani mëngjes për ta mbushur energji trurin

Jeni të prirë ta shmangni mëngjesin? Studimet tregojnë se ngrënia e mëngjesit mund të jetë çelësi për përmirësimin e memories afatshkurtër dhe përqendrimit.

Peshku me të vërtetë se është ushqim i trurit!

I pasur me proteina, acide yndyrore omega-3, etj., peshku është i mahnitshëm për shëndetin e trurit. Dietat me peshk ndërlidhen me rrezik të vogël të zhvillimit të demencës dhe sëmundjeve tjera.

Pra, për tru dhe zemër të shëndetshëm, hani dy herë në javë peshk!

Çokollata dhe arrat

Arrat dhe farat janë burime të mahnitshme të antioksidantëve, vitaminave dhe minerale, të cilat i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve të ndryshme. Çokollata e zezë ka gjithashtu veti të fuqishme antioksiduese, ndërsa përmban stimuluese natyral si kafeina që e përmirëson përqendrimin.

Përveç këtyre ushqimeve, ushqime tjera të mira për shëndetin e trurit dhe të trupit janë edhe boronicat, pemët, perimet, etj. /Telegrafi/

 

The post ‘Ushqimet e trurit’ të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni më shumë appeared first on Telegrafi.

Rrepa japoneze shkrin yndyrat

$
0
0

Konsumojeni të freskët dhe të zier.

Për shkak të sasisë së mjaftueshme të mineraleve, veçanërisht të kaliumit dhe natriumit, daikoni është një diuretik jashtëzakonisht i fortë.

Është i pasur me vitaminë C, karotinë, përkatësisht provitaminë A dhe vitamina të grupit B, ndërsa shpërbën masat e forta dhjamore nga organizmi dhe shpejton procesin e jashtëqitjes së helmeve.

Ka vlerë të ulët energjetike, vetëm 18 kilokalori në 100 gramë. Përmban shumë fruktozë, pektinë dhe celulozë.

Nga mineralet përmban kalium dhe kalcium, por edhe vitaminë C, dhe atë në sasi që plotëson 34 për qind të dozës së rekomanduar ditore, si dhe enzime aktive.

Është i pasur me glikozide dhe me materie specifike me efekt fitoncid dhe baktericid.

Rrënja hahet e papërpunuar, në formë të sallatës ose e përpunuar në mënyrë termike, transmeton Telegrafi.

Pastruese e shkëlqyeshme. e organizmit

Rrepa e bardhë japoneze e liron organizmin nga kolesteroli dhe trigliceridet, lehtëson tretjen e yndyrave dhe stimulon punën e fshikëzës së tëmthit.

Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës.

Përveç kësaj, është e pazëvendësueshme si diuretik.

Me rastin e zierjes me perime të tjera, rrepa do të thithë të gjitha aromat sepse vetë nuk e ka ndonjë shije të theksuar.

Gjithashtu, mund të bëhet pure nga rrepa e bardhë dhe mollët. /Telegrafi/

The post Rrepa japoneze shkrin yndyrat appeared first on Telegrafi.

Jeni në dietë, por nuk po humbni peshë: Problemi është te perimet të cilat i hani!

$
0
0

Nuk janë të gjitha perimet njësoj, prandaj, për të humbur kilogramët e dëshiruar, është e nevojshme që edhe këto t’i hiqni nga menyja. Jeni në dietë dhe kryesisht hani perime dhe proteina?

Kjo është mënyra e mirë të humbni kilogramët, mirëpo vetëm nëse hani perimet e duhura duke pasur parasysh që nuk janë njësoj të gjitha perimet, transmeton Telegrafi.

Misri

Dëshironi të hani misër? Edhe ne gjithashtu! Mirëpo gjatë kohës së dietës më mirë është ta shmangni, sepse përmban shumë amidon, përkatësisht hidrokarbure të zinxhirit të shkurtër, i cili shpejt hyn në gjak dhe ngre nivelin e sheqerit.

Kungulli

Kungulli ka përmbajtje relativisht të lartë të hidrokarbureve. Mund të vëreni edhe që ju rikujton shumë pataten. Nëse dëshironi të mbani nën kontroll kilogramët, kujdesuni të kufizoni sa më shumë të jetë e mundshme konsumimin e kungullit, edhe pse e dimë që çorba prej kungullit është njëra ndër më të dëshiruarat në dimër.

 

Karota e zier

Karota e freskët, pos që është super e shëndetshme, gjithashtu është ideale edhe për çdo formë të dietës. Mirëpo, indeksi i glikemisë i karotës së zier është dukshëm më i lartë, andaj ju rekomandojmë të hani karotë të freskët.

Patatja

Mendojnë që nuk është e nevojshme të përmendim pataten në disa forma siç është pomfriti i pashëndetshëm, dhe gjithsesi dëmton linjën e trupit tuaj. Mirëpo, madje edhe nëse gatuani patate pa yndyrë, ky artikull ka indeks të lartë të glikemisë, gjë që do të thotë që ngre nivelin e sheqerit në gjak, por ju shkakton uri më shpejt se artikujt e tjerë. /Telegrafi/

The post Jeni në dietë, por nuk po humbni peshë: Problemi është te perimet të cilat i hani! appeared first on Telegrafi.

Patjetër provoni: Pesë lloje farërash të cilat do t’jua shkrijnë dhjamin e stomakut dhe do t’jua eliminojë ushtrimet e barkut

$
0
0

Eliminimi i peshës trupore është shumë më i lehtë kur dini se cilat ushqime t’i përdorni në mënyrë që dhjami të shndërrohet në muskuj.

Shumica jush dinë që duhet të hani pemë arrore, por edhe farërat njësoj janë të rëndësishme dhe efikase në procesin e humbjes së peshës.

Farërat janë super ushqim i imët i pasur me vitamina dhe minerale, të cilat mund t’ju ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit dhe në ndërtimin e muskujve.

Mundeni lehtë t’i përfshini në ushqimin tuaj, duke i shtuar në smothie mëngjesi apo kur i hidhni në sallata dhe i hani.

Këto janë pesë super fara të cilat duhet urgjentisht t’i përfshini në ushqim, nëse dëshironi të kini trup perfekt, transmeton Telegrafi.

Farërat e kungullit

Janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për zbërthimin e yndyrës dhe për shtimin e prodhimit të testosteroneve që ju ndihmojnë në ndërtimin e muskujve. “Mishi” i kungullit gjithashtu mund t’ju ndihmojë, sepse fibrat janë shumë të rëndësishme për funksionim të traktit digjestiv.

Farërat e kërpit

Janë të shkëlqyeshme për humbje peshe dhe për funksionim të trurit. Përmbajnë mjaft proteina të domosdoshme për ndërtimin e muskujve.

Farërat chia

Edhe pse mund të shtohen në smothie dhe racione, janë përplot fibra, magnez, kalium, hekur dhe kanë pak yndyrë. Do t’ju ndihmojnë të zvogëloni apetitin dhe që të keni energji për një kohë të gjatë.

Farërat e lulediellit

Janë të shkëlqyeshme për sallatë dhe supë, por janë të pasura edhe me vitaminën E, e cila është antioksidant i shkëlqyeshëm. Kanë mjaft magnez, i cili ngre energjinë dhe djeg kaloritë.

Farërat e lirit

Janë burim i shkëlqyeshëm i yndyrës omega 3 dhe i ndihmojnë trupit që ta djegë yndyrën dhe të rregullojë insulinën. Përmbajnë edhe mjaft hekur, proteina dhe fibra. /Telegrafi/

The post Patjetër provoni: Pesë lloje farërash të cilat do t’jua shkrijnë dhjamin e stomakut dhe do t’jua eliminojë ushtrimet e barkut appeared first on Telegrafi.

Një trajtim efektiv kundër obezitetit

$
0
0

Hulumtimet e fundit të kryera, e vërtetojnë atë që e thoshte me shekuj mjekësia popullore: pulpa e marrë nga parenkima e fletës së aloe vera-s është një rregullator efektiv i oreksit dhe funksioneve të tretjes.

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com 

Një kurë e gjatë e pulpës se kësaj bime shumëvjeçare, e njohur edhe për shumë veti tjera shëruese, arrin ta rregullojë problemin e urisë, ndalon buliminë, duke shkaktuar një humbje të konsiderueshme të peshës, pa krijuar mungesa të vitaminave, mineraleve apo amino-acideve.

Gjithashtu, është tejet ushqyese, falë këtyre substancave që aloe vera posedon. Andaj, përveç faktit se është tejet ushqyese dhe e domosdosshme për organizmin, njëkohësisht parandalon shumë sëmundje, por edhe ndikon në shërimin e tyre.

Një eksperiment i kryer nga studiuesit e universitetit shëndetësor Fujita në Japoni, i kryer me 150 njerëz obez, tregoi një humbje peshe deri në 25 kg për 12 muaj, nga konsumi i 5-8 dcl lëng të pastër aloe në ditë, pa bërë ndonjë dietë tjetër.

Si të përcaktoheni për aloe vera?

Është e qartë se në rrethanat tona klimatike, nuk është e lehtë ta kultivojmë këtë bimë në kopsht, banesë ose në ballkon. Prandaj është më e lehtë të përdorën produktet që ofron tregu. Mos harroni se efikasiteti i produkteve të aloe vera-s, varet kryesisht nga pastërtia e produktit, nga metoda e paketimit dhe e ruajtjes apo konservimit.

Tashmë është gjetur se tharja e xhelit të fletës, zvogëlon në masë të madhe potencialin terapeutik.

Përqindja e aloe vera-s e cekur në etiketat e produktit, nuk merr parasysh faktorin e hollimit, as teknikën e ruajtjes.

Ju mund të gjeni ne treg lehtësisht produkte ku është e shënuar 100% aloe, përderisa ato përmbajnë vetëm një sasi të vogël të pluhurit të produktit të përzier me ujë. Hapni mirë sytë dhe jeni vigjilent.

Ka shumë prodhues të aloe vera-s dhe disa laboratorë shkëlqyeshëm e komercializojnë atë. Por, për të mbajtur të gjitha virtytet e saj, aloe duhet ta ruajë pastërtinë e saj, përndryshe do të jetë e pavlerë.

Blerësi, kur zgjedh pijen e aloa-s, por edhe produktet tjera të kompozuara me aloe, duhet të studiojë prejardhjen dhe të verifikojë se a është kjo pije e pastër dhe e stabilizuar. /Telegrafi/

The post Një trajtim efektiv kundër obezitetit appeared first on Telegrafi.

Truku më i mirë për t’i mbajtur të ngrohta ushqimet e shpejta (Foto)

$
0
0

Mund të jetë dilemë e zakonshme çdo herë që blini ushqime të shpejta dhe i merrni me vete: a i hani menjëherë sapo të arrini në veturën e parkuar?

Apo rrezikoni të vozisni deri në shtëpi për t’i ngrënë, me shpresën se pica, hamburgeri apo çfarëdo ushqimi tjetër nuk është ftohur, transmeton Telegrafi.

Epo, një përdorues i rrjetit social ‘Twitter’ ka gjetur një zgjidhje të mahnitshme për këtë problem. Karriget me ngrohje!

Po pra, krejt çfarë iu nevojitet është një veturë që i ka karriget me ngrohje – vetëm lidheni ushqimin me rrip të sigurisë, ngroheni karrigen dhe vozisni ngadalë deri në shtëpi pa pasur brengën se po ftohet ushqimi.

Kjo metodë, ndoshta paksa e çuditshme, është mirëpritur nga përdoruesit tjerë të Twitter-it, ndërsa shumë tjerë kanë filluar ta shpërndajnë eksperiencën e tyre me këtë truk. /Telegrafi/

The post Truku më i mirë për t’i mbajtur të ngrohta ushqimet e shpejta (Foto) appeared first on Telegrafi.


Sa kalori kanë bananet dhe a bën t’i hani kur jeni në dietë

$
0
0

A është e sigurt të hani banane kur përpiqeni të humbni peshë?

Rregulla e parë e ushqimit është gjithmonë që pemët janë ushqim i shëndetshëm, mirëpo është për t’u habitur që një numër i madh dietash ndalon konsumimin e bananes.

Banania është pemë, para së gjithash, mirëpo po fillon t’i dalë fama që është përplot me sheqer dhe kalori.

Më shumë se 70.000 herë në muaj është bërë pyetje në Google “Sa kalori ka banania?”, ndërkaq një numër i madh trajnerësh këshillojnë shmangien e kësaj peme.

Ja përse e bëjnë këtë. Një banane e madhësisë mesatare ka 27 gramë hidrokarbure, gjë që është më shumë se dy feta buke të bardhë, por edhe 14 gramë sheqer.

Sheqeri shfaqet në formë fruktoze, të cilën organizmi shpejt e tretë dhe ngre nivelin e sheqerit dhe të insulinës në gjak.

Bashkë me të gjitha këto, bananet kanë 105 kalori! – transmeton Telegrafi.

Nëse jeni adhurues i kësaj peme, nuk jeni të detyruar që të mos e hani kur dëshironi të eliminoni tepricën e peshës së trupit. Bananet nuk do të ndërpresin procesin tuaj të eliminimit të peshës së tepërt.

Ato vërtet përmbajnë sheqer, por ai sheqer nuk është artificial dhe është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave C dhe B6 dhe i antioksidantëve kundërinflamatorë.

Ato fibra mund t’ju ndihmojnë pikërisht që të humbni peshë, ndërkaq shtimi i sasisë së fibrave në 30 gramë në ditë mund të çojë deri te humbja e peshës.

Një banane e madhësisë mesatare ka 3.1 gramë fibra.

Hani banane me pak proteina dhe yndyrë nga gjalpi i bademeve dhe i kikirikëve dhe do të keni një shujtë të këndshme e cila do t’ju japë më shumë energji.

Hani para ose pas ushtrimeve, në mënyrë që të kini energji të mjaftueshme për ushtrime dhe këndellje.

Konkluzioni është që banania nuk është armike dhe, nëse përpiqeni të humbni ndonjë kilogram më shumë, përqendrohuni te ushqimi dhe ushtrimin tuaj, jo te pemët. /Telegrafi/

The post Sa kalori kanë bananet dhe a bën t’i hani kur jeni në dietë appeared first on Telegrafi.

Çfarë materiesh ushqyese ju mungojnë

$
0
0

Ata gjithashtu theksojnë se këto materie është më së miri të konsumohen përmes ushqimeve të caktuara, por nëse dyshoni se nuk jeni duke i marrë sa duhet, flisni me mjekun tuaj që të mund të merrni një shtesë dietale.

Kalciumi

– Sasia e nevojshme ditore është 1000 mg.
– Nevojitet për eshtra dhe dhëmbë të fortë.
– Do ta gjeni në qumësht, jogurt, perime me gjethe të gjelbra dhe salmon.

Vitamina C

– Sasia e nevojshme ditore është 75mg.
– Është e nevojshme për forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e lëkurës.
– Do ta gjeni në fruta dhe perime (frutat agrume, dredhëza, kivi, brokoli, speca të kuq).

Fibrat

– Sasia e nevojshme ditore është 25g.
– Nevojitet për tretje të shëndetshme dhe metabolizëm, sheqer stabil në gjak, nivel të shëndetshëm të kolesterolit dhe rregullim të peshës trupore.
– Do ta gjeni në drithëra, arra, shumicën e frutave dhe perimeve dhe fara.

Kaliumi

– Sasia e nevojshme ditore është 4700 mg.
– Është i nevojshëm për funksionimin e duhur të trurit, zemrës, veshkave dhe sistemit nervor.
– Do ta gjeni në shumicën e perimeve dhe frutave, në fasule dhe jogurt.

Magnezi

– Sasia e nevojshme ditore është 310mg.
– Është i nevojshëm për rregullimin e disponimit, funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe për përmirësimin e funksionit të eshtrave.
– Do ta gjeni në arra, fara, perime me gjethe të gjelbra dhe patate.

/Telegrafi/

The post Çfarë materiesh ushqyese ju mungojnë appeared first on Telegrafi.

Këshilla nga nutricionistja: Tri shprehitë ushqimore për humbje të peshës

$
0
0

Nëse jeni duke synuar të filloni të humbni peshë, pavarësisht sa shumë kile dëshironi t’i hiqni, Leslie Langevin, nutricionistje e certifikuar, ka ndarë disa këshilla të thjeshta të cilat duhet t’i inkorporoni në përditshmëri për të parë rezultate.

1. Hani më shumë perime

Nënat tona kanë pasur të drejtë, sepse Leslie thotë: “Hani më shumë perime”! Ato kanë pak kalori, dhe gjithashtu shumica prej tyre kanë pak karbohidrate. Përmbajtja e lartë e ujit dhe e tërë përtypja që duhet ta bëni ndihmojnë t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur më shpejt, prandaj në përgjithësi do të hani më pak ushqim, transmeton Telegrafi.

Plus, numri i lartë i fibrave në perime do t’ju ndihmojë të qëndroni të ngopur për periudha më të gjata. Hani perime në çdo shujtë!

2. Hani vetëm kur jeni të uritur

Mund t’ju duket si krejtësisht e vërtetë, por shumicën e rasteve hamë për shkak se e kemi shprehi, ose për shkak se ndihemi të mërzitur. Leslie rekomandon të hani vetëm kur ndieni uri në stomakun tuaj.

3. Pini më shumë ujë

Shpeshherë ndihemi të uritur, kur faktikisht jemi të etur. Nuk është nevoja të pini një bidon ujë, por të paktën tetë gota ujë në ditë. /Telegrafi/

The post Këshilla nga nutricionistja: Tri shprehitë ushqimore për humbje të peshës appeared first on Telegrafi.

Është shpallur djathi më i mirë në botë – shikoni si duket dhe çfarë shije ka

$
0
0

Shikoni për çfarë arsye është shpallur mu ky djathi më mirë në botë.

Djathi më i mirë në botë është zgjedhur – dhe vjen nga Britania e Madhe.

Djathi nga Konrvola ka fituar në konkurrencën e 34 shteteve të tjera dhe është shpallur më i miri në botë për vitin 2017.

Djathi i quajtur “Cornish Kern” është më i mirë se djathi italian “Blu Di Bufala” i cili ka zënë vendin e dytë, i Austrisë “Capellaro” dhe ai Afrikës Jugore “Delewood Hugenot” kanë zënë vendin e tretë, transmeton Telegrafi.

Përse ky djathë është më i miri se të tjerët?

Gjykuar sipas krijuesve të tij, këtë djathë e karakterizon fortësia e cila në brendësinë e tij ngadalë shkapërderdhet, mirëpo e zbukuron shija e butë me nota karameleje.

Si duket, ky kombinim ka kaluar shkëlqyeshëm te juria të cilën e përbëjnë prodhuesit e djathit dhe blerësit. /Telegrafi/

The post Është shpallur djathi më i mirë në botë – shikoni si duket dhe çfarë shije ka appeared first on Telegrafi.

Dieta e mbushur me patate që ndihmon në humbjen e peshës

$
0
0

Programet e humbjes së peshës shpeshherë janë fokusuar në zvogëlimin e sasive të karbohidrateve që i konsumoni, e kjo është paksa e vështirë për adhuruesit e karbohidrateve.

Por ekziston një mënyrë për të humbur peshë dhe njëkohësisht t’i shijoni këto karbohidrate, dhe kjo mënyrë përfshin patatet, transmeton Telegrafi.

Patatet e pjekura kanë pak yndyrë dhe pak kalori, ndërsa janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe vitaminës B6.

Sidoqoftë, shumë pak njerëz nuk i hanë ato të pjekura, por i preferojnë të fërguara dhe të zhytura në salca të ndryshme.

Ngrënia e patateve të pjekura është mënyra se si ato funksionojnë për humbje të peshës.

E mira tjetër e patateve është se ju ngopin për një kohë më të gjatë, që do të thotë se do të hani më rrallë dhe do të konsumoni më pak kalori. /Telegrafi/

The post Dieta e mbushur me patate që ndihmon në humbjen e peshës appeared first on Telegrafi.

Si të dini që vezët janë nga pula e sëmurë: Tri gjëra e zbulojnë këtë gjë!

$
0
0

Veza e shëndetshme, normalisht, vjen nga pula e shëndetshme! Prandaj, ushqimi i drejtë i shpezëve shtëpiake ka rëndësi të jashtëzakonshme për vezë të shëndetshme.

Pula patjetër duhet të ketë vend të mjaftueshëm për të lëvizur, si edhe ajër të pastër.

Pulat e mbyllura në hapësirë të vogël me siguri nuk do të japin vezë të cilësisë së njëjtë si ato të cilat jetën e kalojnë në kushtet e sipërpërmendura.

Sot do t’ju tregojnë se si t’i dalloni vezët e mira dhe të të shëndetshme nga ato të tjerat, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë kini parasysh këto gjëra:

1. Ngjyra e së verdhës së vezës

Ngjyra ideale e së verdhës së vezës do të duhej të ishte sa më afër të portokalltës!
Pra, më mirë shmangni vezët me të verdhë të shndritshme.

2. Trashësia e së verdhës së vezës

Sa më e trashë të jetë, aq më mirë! Vezët e shëndetshme janë më të trasha dhe plot përbërës ushqyes.

3. Trashësia dhe dendësia e lëvozhgës

Është e vështirë të vlerësohet lëvozhga vetëm në bazë të shikimit! Do të duhej të shqyrtoni dukjen e lëvozhgës dhe të konstatoni karakteristikat e saj. Vezët e shëndetshme do të keni lëvozhgë më të fortë dhe më të trashë!
Mos hezitoni të kontaktoni fermat lokale dhe të pyesni për kushtet nën të cilat i mbajnë dhe i ushqejnë pulat. /Telegrafi/

The post Si të dini që vezët janë nga pula e sëmurë: Tri gjëra e zbulojnë këtë gjë! appeared first on Telegrafi.

Vetitë shëruese të gështenjave

$
0
0

Gështenjat kanë veti terapeutike dhe për shkak të vlerës së tyre të lartë të energjisë, ato janë të rekomanduara veçanërisht për atletët dhe fëmijët.

Ato ndihmojnë me problemet e veshkave dhe tretjen, ndërsa çaji nga gështenja ndikon në zbutjen e simptomave të astmës dhe bronkitit, dhe mund të hahen me supë dhe sallata.

Gështenjat bëjnë pjesë në grupin e frutave të arrave, por nga bajamet, arrat dhe lajthitë dallojnë për nga vlerat e ulëta të yndyrës dhe përmbajnë vitaminë C. Kanë shije shumë të mirë.

Ekzistojnë qindra llojesh gështenjash. Kryesisht ndahen në të egra dhe të buta. Gështenjat e egra nuk janë për konsum, por posedojnë përbërje mjekuese.

Më shpesh përmenden si ndihmë te arteriet e zgjeruara dhe të dëmtuara, ndërsa ekstrakti i tyre përdoret për përgatitjen e përbërësve mjekues.

Gështenjat përmbajnë edhe vitaminën B6 dhe po ashtu janë burim i mirë i acidit folik dhe burim i kaliumit, dhe posedojnë fibra të domosdoshme për funksionimin normal të sistemit të tretjes.

Ato po ashtu karakterizohen nga vlera të larta energjetike, pasi 100 gramë të gështenjave të pjekura përmbajnë rreth 245 kalori.

Edhe pse gështenja është shumë ushqyese, ajo tretet me vështirësi. Është interesante se gështenjat e pjekura përmbajnë më shumë vitamina, ndërsa ato të ziera përmbajnë sasi të larta të mineraleve.

The post Vetitë shëruese të gështenjave appeared first on Telegrafi.


Qe përse assesi nuk bën ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë mishin e bluar

$
0
0

Keni blerë më shumë mish të bluar, sepse ishte me ulje çmimi dhe keni vendosur ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë. Nuk është ide e mirë.

Afatet deri kur nuk bën të mbahet mishi në frigorifer nuk gjenden në asnjë paketim apo deklaratë, ndërkaq nëse do ta ngrini mishin nuk do të thotë që ai mund të qëndrojë ashtu me muaj të tërë.

Mishin e bluar është e rrezikshme ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë dhe më së miri është që fare të mos e ngrini, transmeton Telegrafi.

Shkaku i kësaj është ky proces që zhvillohet në mishin e bluar: mishi bluhet, përzihet me ajër dhe ndikimi i oksigjenit vazhdon, ndërkaq bakteret me llojet e tjera të mishit bartin rrezikun e kontaminimit, sepse kur mishi ngrihet mikroorganizmat vetëm vdesin dhe pas shkrirjes mund të vazhdojnë jetën e tyre dhe të rrezikojnë shëndetin tonë.

Mishi gjatë bluarjes mbushet me ajër të cilin është shumë e vështirë të nxirret nga mishi, madje edhe me vakum, ndërkaq ai ajër nga yndyra e cila mund të përbëjë edhe deri në 30 për qind të mishit, krijon produkte oksiduese të cilat janë të dëmshme.

Njerëzit më vonë i fusin në organizëm dhe rrezikojnë të sëmuren.

Sa më gjatë të ruhet mishi i bluar në frigorifer me ngrirje të thellë, situata do të jetë edhe më e keqe.

Nëse para pak ditësh keni vënë mishin në frigorifer me ngrirje të thellë përdoreni sa më parë. Nëse mishi aty qëndron më gjatë se kaq, atëherë më mirë është ta hidhni poshtë. /Telegrafi/

The post Qe përse assesi nuk bën ta mbani në frigorifer me ngrirje të thellë mishin e bluar appeared first on Telegrafi.

Supa përplot vitamina: Heq dy kilogramë për vetëm 10 ditë!

$
0
0

Dëshironi të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme? Në këtë drejtim do t’ju ndihmojë supa e mrekullueshme nga artikulli më i shëndetshëm në botë – panxhari i kuq…

Panxhari i kuq është përplot hekur, andaj për këtë shkak është i shkëlqyeshëm për personat anemikë.

Është artikull me kalori të ulët plot fibra dhe proteina të mira të cilat na mbajnë të ngopur dhe na japin energji. Përmban edhe thartirë folike si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6.

Për të gjitha këto që i theksuam është shtojcë e shkëlqyeshme në ushqime dhe dieta.

Për ata të cilët dëshirojnë të humbin peshë në mënyrë të shëndetshme është zgjedhje e shkëlqyeshme supa nga panxhari i kuq që heq deri në dy kilogramë për vetëm 10 ditë.

Gjatë asaj periudhe kohore çdo ditë përfshijeni në menynë tuaj dhe eliminoni kilogramët e padëshiruar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit për supën nga panxhari i kuq:

– 500 ml ujë,
– 400 ml supë pule,
– 2 panxharë të kuq të madhësisë mesatare,
– 2 lugë të vogla uthull molle,
– 1 lugë të vogël ajkë,
– pak kripë,
– maraq,
– disa pika limoni,
– pak rrikë, sipas dëshirës.

Përgatitja:

1. Panxharin e kuq qërojeni, lajeni dhe priteni në kube të imëta. Pastaj qiteni në një tepsi me ujë, qitni kripë dhe zieni. Zieni panxharin rreth 25 minuta apo derisa të zbutet, domethënë derisa thikën të mund ta kaloni nëpër të.

2. Ngroheni supën e pulës. Qiteni në të panxharin e zier, uthullën e mollës dhe maraqin dhe me mikser apo blender të gjithë përbërësit shndërroni në supë krematoze.

3. Në fund shtoni në supë pak limon dhe një lugë të vogël ajkë, ndërsa sipas dëshirës në të mund të qitni pak maraq të freskët të grirë në rende i cili shkëlqyeshëm përshtatet me panxharin.

Këshillë e rëndësishme:

– Rekomandohet që dieta me panxhar të zgjasë 10 ditë. Pastaj bëni një pauzë të vogël së paku një javë.

– Gjatë kohës sa zgjat dieta çdo ditë pini minimum 2 litra ujë, duke mos i llogaritur lëngjet e tjera të cilat i pini gjatë ditës. /Telegrafi/

The post Supa përplot vitamina: Heq dy kilogramë për vetëm 10 ditë! appeared first on Telegrafi.

Çfarë është ‘dieta e mençur’? Ekspertët tregojnë se si ky truk ju ndihmon të humbni peshë

$
0
0

Njerëzit i nënshtrohen dietave me qëllimin e vetëm që t’i heqin kilet e tepërta, por posa të fillojnë të hanë prapë pesha rikthehet.

Ekspertja Marsha Hudnall tregon se duhet ta ndryshoni perspektivën rreth ushqimit. Duke u ushqyer mençur, ajo thotë se jo vetëm që do të qëndroni në formë, por edhe do ta vlerësoni atë që e hani, transmeton Telegrafi.

Në fakt, njerëzit të cilët e praktikojnë ngrënien e mençur mund të hanë çfarëdo që dëshirojnë.

Ata që ushqehen mençur nuk shtojnë peshë sepse i dëgjojnë nevojat e trupit sa i përket ushqimit. Kur janë të ngopur, ata thjesht ndalojnë së ngrëni.

Pra, kjo dietë do të thotë t’i kushtoni vëmendje asaj çfarë po bëni, mendimeve dhe ndjenjave.

Hudnall thotë se çdo shujtë duhet të jetë e kënaqshme për ju. Duhet ta përtypni ushqimin ngadalë, si dhe ta shijoni aromën dhe përbërjen e shujtës.

Në të njëjtën kohë largoni të gjitha paragjykimet – nuk është nevoja të mendoni se patatet janë të dëmshme, apo se pastat janë të mbushura me karbohidrate.

Por, mos harroni: e tërë esenca e kësaj diete bazohet në atë që të hani vetëm sa ka nevojë trupi juaj. Hani vetëm kur jeni të uritur, dhe posa të ndiheni të ngopur, ndaleni ushqimin. /Telegrafi/

The post Çfarë është ‘dieta e mençur’? Ekspertët tregojnë se si ky truk ju ndihmon të humbni peshë appeared first on Telegrafi.

Ekspertët thyejnë lajthitjen që vaji ekstravirgjin i ullirit nuk është i përshtatshëm për fërgim

$
0
0

E vërteta është që ky vaj përballon 190 – 200 gradë celsius, që është temperatura e cila arrihet në friteza.

Jeni mësuar të fërgoni në vaj luledielli, ndërsa vajin e ullirit e lini anash?

E keni gabim, thonë ekspertët të cilët thyejnë lajthitjen e shumicës së atyre që thonë që vaji ekstravigjin i ullirit nuk është i përshtatshëm për zierje.

E vërteta është që ky vaj përballon 190 – 200 gradë celsius, që është temperatura e cila arrihet në friteza.

Problemi paraqitet te nxehja e afatgjatë, mirëpo patjetër do të duhej të fërgoni më gjatë se 30 orë për të ndryshuar përbërjen kimike të vajit të ullirit, transmeton Telegrafi.

Është rregull i përgjithshëm që sa më shumë që të ketë yndyra të pangopura në vaj, ai është më stabil kur nxehet.

I tillë është edhe vaji i kokosit i cili madje edhe pas 8 orësh fërgimi nuk e humbë cilësinë.

Është burim i shkëlqyeshëm edhe vaji i avokados, i cili përballon temperatura ekstreme deri në 270 gradë, ndërkaq i mirë është edhe vaji i kikirikut i cili ka shije neutrale, gjë që është karakteristikë posaçërisht e veçantë te fërgimi i thellë.

Duhet shmangur vajin e lulediellit, pastaj vajin nga kokrrat e rrushit, të misrit dhe susamit.

Cilindo që të zgjidhni, përmbajuni rregullave të vjetra – kurrë dy herë mos fërgoni në të njëjtin vaj. /Telegrafi/

The post Ekspertët thyejnë lajthitjen që vaji ekstravirgjin i ullirit nuk është i përshtatshëm për fërgim appeared first on Telegrafi.

Qetësimi dhe kurimi i migrenës me Aloe Vera

$
0
0

Migrena dallon nga dhimbja “e zakonshme” e kokës, sidomos me kohëzgjatjen e saj, me intensitetin dhe simptoma tjera të ndryshme.

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com 

Një sulm i migrenës shpesh fillon me një dhimbje të ndjerë në njërën anë të kokës ose lokalizohet afër njërit sy.

Dhimbja shpesh perceptohet si pulsim në kafkë, përkeqësohet në praninë e dritës dhe zhurmës (ndonjëherë edhe nga aromat).

Migrena gjithashtu mund të shoqërohet edhe me të vjella.

Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës (cefalea). Ajo manifestohet me kriza të cilat mund të zgjasin disa orë, ndonjëherë edhe disa dite.

Frekuenca e krizave, dhimbjeve, ndryshon gjerësisht nga personi në person.

Sulmet e migrenës janë të forta dhe të dhimbshme, dhe me të vërtetë ndikojnë në cilësinë e jetës…

Çfarë ka të bëjë Aloe vera, në gjithë këtë?

Nëse shpesh keni migrenë, është e këshillueshme që të beni një trajtim/kurim me xhelin e Aloe Veras.

Acidi salicilik që gjindet në xhelin e Aloes, vepron kundër dhimbjes intensive të migrenës… Do të zvogëlojë kohëzgjatjen e dhimbjes dhe frekuencën e krizave të migrenës.

Kini kujdes, megjithatë, para se ta bleni Aloe; nëse nuk është e pastër dhe e stabilizuar (vetëm një firmë në botë e posedon patentet e stabilizimit), përfitimet e saj janë të dobëta, për të mos thënë jo-ekzistente.

/Telegrafi/

The post Qetësimi dhe kurimi i migrenës me Aloe Vera appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2537 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>