Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2598 articles
Browse latest View live

Sa gramë sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës

$
0
0

Një lugë e çajit përmban rreth 4g sheqer. Mbajeni mend këtë sepse do t’ju duhet për të pasur parasysh sa sheqer jeni duke konsumuar.

P.sh., një kënaçe Coca-Cola përmban rreth 40g sheqer – ekuivalente me konsumimin e 10 lugëve të çajit me sheqer, transmeton Telegrafi.

Çdo 4g sheqer përmban rreth 16 kalori, dhe duhet të vraponi me shpejtësi 8 km/h për 90 sekonda që t’i digjni ato kalori.

Sheqeri i shtuar dhe sheqeri natyral

Ka dy lloje të kategorive të sheqerit: ai i shtuar, i cili shtohet në ushqime nga prodhuesit e ndryshëm; dhe sheqeri natyral, i cili gjendet në mënyrë natyrale në pemë dhe perime.

Përderisa sheqeri natyral nuk është diçka për të cilin duhet brengosur, sheqeri i shtuar është diçka që i shqetëson autoritetet shëndetësore dhe gjendet në të gjitha llojet e ushqimeve të procesuara dhe pijeve të ndryshme.

Sa shumë sheqer duhet të konsumoni në ditë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ta kufizoni konsumimin e sheqerit në më pak se 10 për qind të kalorive totale që i konsumoni brenda dite. Mesatarisht kjo do të thotë se nuk bën t’i konsumoni më shumë se 48g sheqer (12 lugë të çajit me sheqer) në ditë.

Lënia e sheqerit është e pamundur, kufizimi i sheqerit të shtuar është gjë e mençur

Sheqeri gjendet në shumë ushqime, duke i përfshirë edhe ushqimet e shëndetshme, prandaj është e pamundur që të hiqni dorë krejtësisht nga sheqeri. Por, është gjë e mençur ta kufizoni sheqerin e shtuar që e konsumoni. /Telegrafi/

The post Sa gramë sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës appeared first on Telegrafi.


Për një dimër pa sëmundje dhe pa depresion: Ushqimet të cilat duhet t’i keni në pjatën tuaj

$
0
0

Dimri mund të sjell gëzim të madh për shkak të festave të fund vitit, por gjithashtu sjell edhe temperatura të ulëta, i rritë shanset për t’u sëmurë dhe disave u sjell edhe depresion!

Megjithatë, në raste të tilla, duhet të kemi parasysh forcën e ushqimit, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi i dietës gjatë muajve të dimrit mund të na ndihmojë t’u bëjmë ballë ndikimeve negative që ka dimri në trupin tonë.

Specat e kuq

Vitamina C njihet për zvogëlimin e lodhjes dhe forcimin e sistemit të imunitetit, e këto dyja janë të nevojshme gjatë muajve të ftohët të dimrit. Specat e kuq kanë trefish më shumë vitaminë C sesa një portokall dhe janë shumë efektivë në forcimin e sistemit të imunitetit.

Specat e kuq gjithashtu përmbajnë pitokemikale dhe karotenoide, në veçanti beta-karoten, e këto ju mbushin me antioksidantë dhe efekte antipezmatuese.

Kërpudhat

Kërpudhat duhet të jenë pjesë e pjatës tuaj gjatë dimrit, sepse, siç thonë nutricionistët, ato posedojnë veti antivirale dhe antibakteriale, e të cilat i luftojnë infeksionet. Ato gjithashtu janë të pasura me vitaminë D dhe kjo ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit.

Djathi

Njëjtë sikurse vitamina C, edhe vitamina D është pjesë vitale e dietës së dimrit për shkak të përfitimeve që i sjell në mirëqenien mendore.

Vitamina D është mënyra më efektive për t’i luftuar ndjenjat e këqija dhe depresionit, ndërsa djathi njihet si ushqim që i rritë nivelet e vitaminës D, bashkë me të verdhët e vezës, lëngun e portokallit, qumështin e sojës, salmonin, etj.

Ushqime tjera të cilat duhet t’i konsumoni gjatë dimrit janë edhe bananet, kanellën, boronicat e egra dhe peshqit. /Telegrafi/

The post Për një dimër pa sëmundje dhe pa depresion: Ushqimet të cilat duhet t’i keni në pjatën tuaj appeared first on Telegrafi.

Dieta ‘16:8’ – gjithçka që duhet të dini për këtë dietë interesante

$
0
0

Dieta 16:8 është bërë një nga dietat më të njohura që i kemi parë për vite të tëra – dhe kjo për arsye të mira.

E kemi pasur dietën 5:2; ku hanit normalisht për 5 ditë dhe 2 ditët tjera i hanit vetëm 500 kalori. Dhe pavarësisht se kjo dietë ka qenë efektive sipas atyre që e kanë provuar, tani ka dalë një dietë e re e cila është edhe më e thjeshtë – dieta 16:8, transmeton Telegrafi.

Kjo është një përmirësim i dietës 5:2, ku nëse jeni ndjerë të uritur më herët, tani me dietën 16:8 ju do ta keni më të lehtë.

Si funksionon dieta 16:8?

Kjo dietë funksionon në bazë të orëve të ditës. Çdo ditë mund të hani brenda një kornize kohore 8 orëshe dhe të agjëroni për 16 orët tjera. Pjesa më e mirë e kësaj diete? Nuk keni nevojë ta kufizoni veten me konsumimin e vetëm 500 kalorive – mjafton të hani shëndetshëm brenda kësaj kornize kohore 8-orëshe dhe do të shihni si do të humbni peshë.

Ekspertët thonë se ky orar i kufizuar u jep trupave tonë mundësinë t’i procesojnë vlerat ushqyese që gjendet në ushqime dhe t’i djegim kaloritë.

Edhe yjet e njohur janë duke e aplikuar këtë dietë, ku Hugh Jackman ka raportuar se e ka përdorur dietën 16:8 për t’u përgatitur për filmat Wolverine.

Nga e ka origjinën dieta 16:8?

Dieta ka origjinë nga libri ‘8 Hour Diet’ me autor David Zinczenkon dhe Peter Moore, të cilët sugjerojnë se një periudhë më e gjatë e agjërimit mes ngrënies i jep trupit kohën e nevojshme për ta procesuar ushqimin dhe për t’i djegur rezervat e tepërta të dhjamit.

Gjatë cilës kohë të ditës mund të ha me dietën 16:8?

Mund ta zgjedhni vetën kohë sipas orarit që ju përshtatet – mund të jetë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, apo nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Ndërsa jashtë kësaj kornize 8-orëshe që lejohet ushqimi, keni të drejt të konsumoni çaj dhe kafe.

Çfarë ushqimesh guxoj të ha në dietën 16:8?

Dieta nuk sugjeron të hani të gjitha ushqimet që mundeni brenda 8 orëve. Por duhet të siguroheni se jeni duke ngrënë ushqime të balancuara dhe të shëndetshme. Ekspertët kryesisht këshillojnë të hani mish, vezë, produkte të bulmetit, perime, arra, etj. /Telegrafi/

The post Dieta ‘16:8’ – gjithçka që duhet të dini për këtë dietë interesante appeared first on Telegrafi.

Gabimisht e zieni orizin: Qe se si duhet të zihet!

$
0
0

Zierja e orizit tingëllon si një ndër punët më të zakonshme, të cilat mund t’i bëni në kuzhinë, mirëpo, në realitet, orizin rrallëkush di vërtet ta ziejë mirë.

Ose është tepër i thatë ose tepër kërcëllues, disave gjithmonë u ngjitet për tenxhere, të tjerët e zien aq shumë sa më nuk ngjason në oriz.

Teknika e përvetësuar njëherë teknikën e zierjes do të thotë nëse në shtëpinë tuaj orizi hahet shpesh, andaj ndërpriteni zierjen e këtij artikulli me “metodën e hamendësuar” dhe mësoni se si t’i zieni ato kokrra të vogla të bardha njëherë e përgjithmonë.

Receta tashmë e njohur mirë tregon që në një filxhan oriz shkojnë dy filxhanë ujë, ndërkaq shumica gabojnë që në fillim.

Ku qëndron truku?

Nëse orizin e ftohur e qitni në tenxhere me ujë të ftohtë dhe menjëherë e vendosni në shporet, vështirë se do të zieni orizin në mënyrë të përsosur.

Ekspertët thonë që të dy përbërësit duhet të jenë të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Pra, ndiqni këtë recetë:

1. Orizin e thatë ngroheni në tenxhere (pa vaj ose me pak vaj), ndërsa ujin ngroheni deri të vlojë në një tenxhere tjetër.

2. Pasi që të keni ngrohur orizin një ose dy minuta, shtoni ujin e vluar, kripë sa mund të kapni me gishta, përzieni dhe mbulojeni me kapak derisa sërish të vlojë.

3. Hiqjani kapakun, zvogëloni zjarrin dhe vazhdoni ta zieni duke e përzier derisa uji të avullojë (shikojeni në paketim edhe kohën e caktuar të zierjes).

4. Fikni zjarrin kur orizi të marrë teksturën e dëshiruar, nëse dëshironi oriz posaçërisht të butë, vënia kapakun tenxheres dhe lëreni të avullojë edhe pesë minuta – natyrisht, zjarri duhet të jetë i fikur! /Telegrafi/

The post Gabimisht e zieni orizin: Qe se si duhet të zihet! appeared first on Telegrafi.

Si të zieni Quinoa të përsosur

$
0
0

Quinoa është farë e cila quhet edhe pseudodrithë.

Lloji më i qasshëm te ne është ai me ngjyrë të verdhë, por ekzistojnë edhe lloje të tjera.

Ajo është e pasur me proteina, fibra, vitamina dhe minerale, ndërkaq, për dallim nga drithërat e vërteta, përmban të nëntë aminoacidet esenciale.

Nuk përmban gluten.

Këto cilësi që i ka e bëjnë ushqim të shkëlqyeshëm për të gjithë ata të cilët vuajnë nga sëmundja celiake.

Ndër efektet e saj të shumta shëruese në shëndetin janë edhe preventiva e sëmundjeve të sistemit të enëve të gjakut dhe diabetit.

Pos që është e shëndetshme, ajo është edhe shumë e shijshme. Kombinohet mirë me ushqimet e ndryshme, ndërkaq ju duhet të gjeni kombinimet që ju pëlqejnë.

Para se t’ju propozojmë disa syresh, po ju zbulojnë se si zihet quinoa e përsosur, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– quinoa e freskët (kur zihet, sasia e saj do të dyfishohet)
– dyfish ujë më shumë sesa quinoa e tharë
– një çerek luge kripë në një gotë quinoe

Më parë lani quinoen. Qiteni në kulluese rrjetë dhe shpëlajeni në ujë të rrjedhshëm së paku 30 sekonda dhe kullojeni mirë. Në këtë mënyrë eliminoni shijen natyrale të hidhur e cila krijohet në sipërfaqe të farës së quinoes.

Pastaj përzieni quinoen dhe ujin në tenxhere për pjekje. Prisni derisa përbërja të vlojë në zjarr të mesëm, pastaj ulni zjarrin që të zihet ngadalë. Le të zihet derisa të absorbojë tërë ujin, rreth 10 deri 20 minuta, varësisht nga sasia.

Gradualisht ulni zjarrin në të cilin zihet. Pastaj hiqeni tenxheren nga zjarri, mbulojeni me kapak dhe lëreni që ashtu të qëndrojë së paku 5 minuta.

Ky është veprimi sekret i cili do ta bëjë të mrekullueshëm.

Qitni erëza sipas dëshirës.

Mbetjet e quinos së zier dhe të ftohur në këtë mënyrë mund të qëndrojnë në frigorifer 4 deri në 5 ditë. /Telegrafi/

The post Si të zieni Quinoa të përsosur appeared first on Telegrafi.

Angelina Jolie ka zbuluar regjimin e vet të ushqimit: Për shkak të këtij regjimi kurrë nuk shtoj peshë!

$
0
0

Në vend të urisë, aktorja dhe regjisorja e njohur, Angelina Jolie, thjesht ka ndryshuar orarin e racioneve.

Atë që është ushqim i zakonshëm për kafjall e ka lënë për darkë, ndërkaq në mëngjes ha racion të pasur. Dhe kishte sukses!

Është bashkuar me nutricionisten dhe bashkërisht kanë shpikur planin nutricionist të balancuar në mënyrë të hollësishme.

Nëse zëvendësoni sasinë e kalorive të cilën e merrni në mëngjes me atë të cilën e merrni në mbrëmje, në masë të konsiderueshme do të ndryshojë mënyrën në të cilën trupi ynë djeg energjinë, përkatësisht ato kalori të njëjta, transmeton Telegrafi.

Në praktikë kjo do të thotë që kafjalli duhet të jetë i pasur dhe energjikisht i fortë.

Poenta është edhe që të hani në kohën e duhur dhe pastaj të keni ditë aktive.

Në mëngjes metabolizmi është më i shpejtë, ndërkaq duke përfunduar dita, ai bie.

Jolie ka thënë që në të kaluarën ka shmangur kafjallin, ka pirë vetëm kafe, mirëpo me kalimin e kohës ka vërejtur që ajo shprehi e keqe filloi të ndikojë në shëndetin e saj, por edhe në linjën e trupit.

Tashmë disa vite, në mëngjes ha kafjall të pasur, ndërkaq për darkë ha atë që zakonisht konsiderohet kafjall – një pjatë muesli me qumësht. /Telegrafi/

The post Angelina Jolie ka zbuluar regjimin e vet të ushqimit: Për shkak të këtij regjimi kurrë nuk shtoj peshë! appeared first on Telegrafi.

Pesë ndryshimet që duhet t’i bëni në ushqim për të humbur peshë

$
0
0

Humbja e peshës është proces i vështirë, e veçanërisht nëse nuk dini nga t’ia filloni.

Çfarë ushqimesh duhet të hani dhe kur duhet t’i hani ato? – transmeton Telegrafi.

Këtyre pyetjeve iu është përgjigjur Carolyn Brown, nutricioniste e njohur.

Hani më shumë

Shtimi i sasisë së ushqimit që e hani është i domosdoshëm. Por, jo shtimi i ushqimeve të pashëndetshme. Përpiquni të hani më shumë perime, më shumë peshk dhe të konsumoni më shumë ujë.

Kur hani është po aq e rëndësishme sa çfarë hani

Hani shujtat brenda një periudhe të caktuar kohore. Qëllimi është që të hani çdo shujtë brenda 12 orëve në mënyrë që të keni kohë ta tretni ushqimin.

Dreka le të jetë shujta më e madhe që e konsumoni

Bëjeni drekën shujtë kryesore. Shumicën e kohës darka është shujta kryesore e ditës, por ndryshojeni këtë. Një drekë ideale duhet të përmbajë perime me sasi të mëdha të fibrave, proteinë për të qëndruar të ngopur tërë ditën, dhe yndyra për ta ndihmuar trupin t’i absorbojë vlerat ushqimore.

Ndaloni së ngrëni dy orë para se të flini

Hani darkë herët në mënyrë që të keni kohë ta tretni ushqimin.

Gatuani në shtëpi

Në vend se të hani gjithmonë ushqime jashtë shtëpisë, më mirë është ta gatuani vet ushqimin që e hani. /Telegrafi/

The post Pesë ndryshimet që duhet t’i bëni në ushqim për të humbur peshë appeared first on Telegrafi.

Xheli Aloe vera shkatërron qelizat e tumoreve, ndihmon në kimioterapi…

$
0
0

Xheli është i pangjyrë dhe me strukturë xhelatinoze dhe gjendet në pjesën e brendshme të fletës së kësaj bime shëruese.

Xhelin mund ta pini dhe ta qitni në lëkurë

Aloe Vera merret në mënyrë orale dhe nxit tretjen, neutralizon thartirën e shtuar të lukthit, normalizon pH-në e jashtëqitjes, ndërkaq ndihmon nëse vuani nga kapsllëku.

Duke pasur parasysh që në doza të mëdha është laksativ i fuqishëm, konsultohuni me mjekun për aplikim oral.

Pastron mëlçinë nga toksina dhe ndihmon regjenerimin e këtij organi, por rekomandohet edhe si terapi shtesë te sëmundja e tëmblit, cirroza e mëlçisë, hepatiti akut dhe kronik.

Xheli do t’u ndihmojë edhe personave me diabet, sepse rregullon dhe ul nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlon oscilimin e sheqerit.

Forcon muskulin e zemrës, ul nivelin e kolesterinës në gjak, ul tensionin e gjakut, shkatërron qelizat e tumorit, forcon sistemin e imunitetit dhe zvogëlon efektet anësore të kimioterapisë, transmeton Telegrafi.

Me aplikim oral xheli nga aloeja zbut inflamacionin akut dhe kronik, mirëpo ndikon edhe në bakteret të cilat janë rezistuese ndaj antibiotikëve siç është Escherichia Colli.

Ndihmon edhe te inflamacioni akut dhe kronik i organeve respiratoresi p.sh. inflamacioni i sinuseve, fytit, kordhave të zërit, mushkërive…

Spektri i gjerë i ndikimit shërues të aloesë në organizmin tonë nuk mbaron me këto që i përmendëm më sipër.

Për atë me dëshirë e përdorin kundër djegies nga dielli, por edhe ata të cilët kanë ndonjë problem me lëkurën apo vragat.

Kjo bimë do të ndihmojë edhe në eliminimin e njollave të pleqërisë nga duart.

Me hulumtime është konstatuar se si xheli i kësaj bime përmban rreth 240 përbërës ushqyes dhe shërues, ndër të cilët vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, B12, C, E dhe thartirë folike, kalcium, kalium, magnez, mangan, polisaharide, të cilat forcojnë imunitetin, aminothartira të nevojshme për sintezën e albuminave, madje edhe 16 enzima…/Telegrafi/

The post Xheli Aloe vera shkatërron qelizat e tumoreve, ndihmon në kimioterapi… appeared first on Telegrafi.


Përfitimet shëndetësore që i sjell konsumimi i çajit

$
0
0

Çaji është ndër pijet më të preferuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fakt, çaji është pija e dytë më e konsumuar në botë menjëherë pas ujit, transmeton Telegrafi.

Ka shumë studime të publikuara të cilat sugjerojnë se pija e preferuar e britanikëve është e mirë për eshtrat, zemrën, sistemin vaskular, sytë dhe lëkurën.

Prandaj, duke filluar nga shëndeti i zemrës e deri tek ai oral, më poshtë i keni nëntë përfitimet shëndetësore që jua sjell konsumimi i çajit:

– Konsumimi i çajit jua mbron shëndetin e syve

– Është i mirë për mirëqenien psikologjike

– E lufton kancerin

– Çaji i gjelbër e forcon sistemin e imunitetit

– Ju ndihmon të humbni peshë

– Konsumimi i çajit i lehtëson simptomat e gripit

– Është i mirë për zbardhjen e dhëmbëve!

– E përmirëson shëndetin e zemrës

– Ndihmon në funksionin mendor dhe të plakjes. /Telegrafi/

The post Përfitimet shëndetësore që i sjell konsumimi i çajit appeared first on Telegrafi.

​Qumështi i dhisë, aleat i fuqishëm kundër disa sëmundjeve

$
0
0

Qumështi i dhisë është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë për shkak të vlerave që ka.

Ai është plot me kalcium dhe fosfor, të cilët janë të rëndësishëm për forcimin e kockave, si edhe zinku dhe seleni, antioksidantë të fuqishëm që e mbajnë të fortë sistemin e imunitetit.

Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopës dhe ka një nivel më të ulët të alergjenëve.

Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Gjithashtu në të gjenden vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor. /kp

The post ​Qumështi i dhisë, aleat i fuqishëm kundër disa sëmundjeve appeared first on Telegrafi.

Tri përfitimet që i sjell konsumimi i kivit

$
0
0

Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë dhe një nga burimet më të mira të vitaminës C.

Ai posedon vitaminën K, e cila ndihmon në absorbimin e vitaminës D.

Kjo pemë ekzotike është një burim i shkëlqyer i acidit folik, kalium, vitaminës E, beta-karoten, fibrave, magnezit, bakrit dhe fosforit.

Ndihmon simptomat e sëmundjes së sistemit të frymëmarrjes

Kjo është një nga avantazhet më të njohura të kivi.

Kivi lehtëson kollitjen, zbut simptomat e astmës dhe përshpejton shërimin nga gripi dhe ftohjet.

Kontribuon në shëndetin e sistemit kardiovaskular

Kivi përmban nivele të larta të vitaminës C, polifenole dhe kalium, që ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, rritjen e normës zemrës dhe zvogëlon rrezikun e arteriosklerozës.

Përmirëson shëndetin e syve

Konsumi i rregullt i kivi mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së syve. Kivi do të mbrojë sytë nga efektet negative të rrezatimit ultravjollcë.

Ekspertët theksojnë se para fillimit të konsumit të rregullt të kivi duhet të konsultoheni me mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje të caktuara apo nëse merrni barna. /kp

The post Tri përfitimet që i sjell konsumimi i kivit appeared first on Telegrafi.

Çaji i xhenxhefilit, pija që duhet ta pini pas çdo vakti nëse keni fryrje barku

$
0
0

Fryrja e barkut është një ndjesi vërtet e tmerrshme. Në një kohë kur do të dukesh sa më e dobët, barku të tregon sikur ke edhe pesë kilogram më shumë. Përveç kësaj, është edhe një ndjesi parehatie që të mërzit gjithë ditën.

Por ka një lajm të mirë për këto çrregullime të vazhdueshme dhe të bezdisura të barkut.

Gjithmonë mbani mend që ne jemi çfarë hamë. Trupi reagon në mënyra të ndryshme në varësi nga ushqimet që fut në të, sepse shumë ushqime dhe lëngje mund të shkaktojnë më shumë fryrje se të tjerat.

Disa prej ushqimeve nga të cilat duhet të rrish larg, sepse shkaktojnë fryrje janë pijet me gaz, bishtajoret, produktet e qumështit dhe thekra.

Po cila është pija që duhet të pini gjithmonë sa herë ke fryrje barku? Është çaji i xhenxhefilit!

Xhenxhefili është i mrekullueshëm për të eliminuar fryrjen.

Studimet kanë treguar se ky lloj çaji ndihmon në bllokimin e enzimave dhe gjeneve që i shkaktojnë trupit inflamacion.

Çaji i xhenxhefilit është gjithashtu i njohur për qetësimin e problemeve të ndryshme shëndetësore si kancer, dhimbjet e Alzheimer-it apo probleme të ndryshme irritimi të zorrëve.

Çaji i xhenxhefilit është i shkëlqyer për t’iu shtuar dietës, sidomos nëse fryrjet e barkut i keni kronike.

Nëse shija e xhenxhefilit të duket pak e fortë, shto disa pika limoni për ta bërë shijen pak më të butë.

Një filxhan çaj xhenxhefil në ditë, pas pak kohësh do ta eliminojë fryrjen krejtësisht.

The post Çaji i xhenxhefilit, pija që duhet ta pini pas çdo vakti nëse keni fryrje barku appeared first on Telegrafi.

Riktheni energjinë e humbur: Çka duhet të konsumoni për një imunitet të fortë

$
0
0

Në dimër, sistemi imunitar tenton të bëhet i brishtë, ndjeheni të lodhur, humbni motivimin dhe energjinë. Për t’u rimëkëmbur, nuk duhet hezituar të konsumoni ushqim energjik!

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com

Në organizmin tonë sistemi imunitar vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë atë.

Një imunitet i fortë do të thotë reagim më i mirë ndaj sëmundjeve dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Natyrisht që bëhet fjalë për ushqime natyrale të cilat kanë ndikimi imediat në metabolizëm dhe që tashmë janë sprovuar.

Stimulimi me aloe vera

Kjo bimë unike, e njohur dhe e përdorur qe 6000 vite për virtytet e saj të shumta, konsumohet sot më shumë së asnjëherë, si për shëndet, ashtu edhe për ruajtjen e bukurisë.

Pulpa e Aloe Verës përmban 250 komponime aktive, duke përfshirë acemannan (i domosdosshëm për shëndetin – trupi i njeriut e fabrikon vetëm deri në adoleshencë), polisakaride me veti anti-inflamatore dhe detoksifikuese. Gjithashtu posedon vitamina të shumta sikur A, C, E, B, minerale dhe amino-acide.

Aloe largon toksinat nga trupi dhe mbetjet e tjera ndotëse që e bëjnë funksionimin e organizmit më të vështirë dhe më të ngadalshëm; stimulon qarkullimin e gjakut, që ndikon pozitivisht tek energjia.

Konsumimi i aloes ndihmon edhe për pastrimin e zorrës së trashë; në këtë mënyrë absorbimi i lëndëve ushqimore është më efikas dhe natyrshëm energjia rikthehet.

Aloe ndikon pozitivisht te stresi dhe disponimi fal pranisë së vitaminës B. Është regjenerues i qelizave.

Duke patur parasysh të gjitha këto veti që përmban kjo bimë, konsumimi është i domosdoshëm, për të gjithë, sidomos për fëmijët, të cilët janë në zhvillim. Aloe Vera stimulon metabolizmin, mbron shëndetin tuaj dhe shëron shumë çrregullime. Tonik i fuqishëm.

Stimulimi me ginseng

Ginseng është bimë medicinale kundër humbjes së energjisë. Vitaminat e pranishme C dhe B rrisin rezistencën e përgjithshme të trupit, atë fizike dhe psikike.

Ginseng ndihmon oksigjenimin e gjakut, stimulon sistemin nervor dhe të mbrojtjes. Poashtu ndihmon në tejkalimin e lodhjes, stresit dhe ribërjen e organizmin.

Stimulimi me guarana

Ajo përmban pesë herë më shumë kafeinë se kafja, stimulon një efekt pothuajse të menjëhershëm.

Adrenalina nxitet, energjia kthehet dhe pak kohë pas konsumimit, jeni të gatshëm për të vrapuar në maratonë. /Telegrafi/

The post Riktheni energjinë e humbur: Çka duhet të konsumoni për një imunitet të fortë appeared first on Telegrafi.

Përse nuk bën të hani ushqim në aeroplan

$
0
0

Udhëtimet e gjata me aeroplan janë të mira vetëm për dy arsye: për shujtat falas dhe për filmat gjatë udhëtimit.

Sidoqoftë, duhet ta ri-mendoni mirë këtë punën e shujtës falas sepse ushqimi mund të jetë arsyeja pas lodhjes që e ndieni kur zbritni nga aeroplani, transmeton Telegrafi.

Melissa Biggs Bradley, themeluese e firmës së udhëtimeve luksoze, ‘Indagare’, ka shkruar për ‘Bloomberg’:

“Para dhjetë viteve ishte një pjesëtare e ekipit të kabinës së aeroplanit në ‘Singapore Airlines’, e cila kishte linjën më të gjatë në botë (17 orë nga Singapori për në Nju Jork).

Ajo më kishte treguar se truku i saj i vërtetë dhe i vërtetuar nga vetë ajo, kishte qenë të mos hante gjatë udhëtimit.

Parimisht, në një lartësi të madhe sistemi juaj i tretjes ndalet thuajse i tëri. Është sikurse të jeni nën efektin e anestezionit. Prandaj, kur zbritni nga aeroplani, çdo gjë rinis dhe sistemi i tretjes ka më shumë punë për të bërë, prandaj edhe ndiheni të lodhur”.

Megjithatë, Carolyn Pallister, nutricioniste e njohur, thotë se ndalja e sistemit të tretjes gjatë udhëtimit me aeroplan nuk ka mbështetje shkencore.

“Duke ia ndaluar vetes të hani për periudha të gjata kohore kur jeni në aeroplan do t’iu bëjë të ndiheni të dobët, të dridheni dhe mund të vuani nga dhimbjet e kokës dhe disponimi i ulët”, ka treguar ajo.

Por, siç thotë ajo dhe shumë ekspertë tjerë, këshilla më e mirë është të qëndroni të hidratuar dhe të hani vetëm kur jeni të uritur – e jo sepse jeni mërzitur! /Telegrafi/

The post Përse nuk bën të hani ushqim në aeroplan appeared first on Telegrafi.

10 ushqime me kalori të lartë, që ju nuk duhet t’i hani para gjumit

$
0
0

Nëse hani ushqim të yndyrshëm para se të shtriheni për të fjetur, mund t’ju shkaktojë urth. Po nëse vërtet keni nevojë për të ngrënë diçka, të paktën mos hani dy deri tre orë para se të shkoni në shtrat.

1. Makarona

Makaronat janë një nga ushqimet më të pasura me kalori, që duhet t’i shmangni para gjumit. Mund të jetë e lehtë për t’i gatuar, pasi ka shumë receta që marrin më pak se 30 minuta për t’u përgatitur, por mbani mend se makaronat janë një burim shumë i pasur i karbohidrateve që përfundimisht do të kthehet në yndyrë kur të shtriheni në shtrat.

2. Pica

Kush nuk e pëlqen një picë të shijshme? Megjithatë, ky nuk mund të quhet një vakt i lehta dhe sistemit tuaj të tretjes do t’i duhet një kohë e gjatë edhe kur e konsumoni gjatë ditës: imagjinoni se sa e vështirë do të ishte për tretjen e ushqimit gjatë mbrëmjes, kur duhet të pushoni. Pica është shumë e yndyrshme dhe ka përbërësit që përmbajnë nivele të larta të aciditetit, duke rritur kështu rrezikun për urth, transmeton Telegrafi.

3. Karamele, bonbone

Është një fakt i njohur se ushqimet yndyrore dhe produktet me karamele e sheqer të kenë një ndikim mbi valët e trurit tuaj dhe mund të shkaktojnë ankthe. Nëse doni një natë të qetë dhe relaksuese, pastaj të shmangni ushqim të vështirë për t’u tretur zgjidhni për zëvendësues bollgur p.sh., i cili janë më të lehta dhe përmbajnë më pak kalori.

4. Mishi i kuq

Edhe pse në përgjithësi mishin e kuq duhet ta përdorni, duke pasur parasysh faktin se ky është një burim i mirë i kalorive, proteinave dhe hekurit, një copë e madhe me lëng do ta bënte të pamundur arritjen e gjumit të thellë, relaksues dhe regjenerues që duhet pas një dite të gjatë dhe stresuese. Sistemet e trupit tuaj duhet të jenë të qetë: kjo është pikërisht ajo që nuk do të ndodhë, në qoftë se hani mish të kuq para gjumit.

5. Fast-food

Ashtu si çdo lloj tjetër ushqimi me kalori yndyrore të lartë, fast-food duhet gjithashtu të shmanget para se të shkoni në shtrat, sepse ata të stimulojë prodhimin e acidit në stomak dhe shkaktojë urth gjatë natës, ashtu si disa prej ushqimeve të tjera të përmendura më lart.

6. Çokollatë

Çokollata e errët është shumë e mirë për trurin dhe për kujtesën, por në të njëjtën kohë ajo është e keqe për barkun: veçanërisht në qoftë se keni ndërmend ta hani gjatë natës, kur të gjitha kaloritë do të ruhen si yndyrë, duke pasur parasysh faktin që trupi është pushim. Një pjesë e vogël e çokollatës do të shërbejë si një ëmbëlsirë pa shkaktuar ndonjë çrregullim, por problemi është se shumica prej nesh e përfundojë gjithë çokollatën, pastaj flenë. Një nga arsyet pse duhet shmangur çokollata para gjumit (sidomos çokollata e errët) është, se ajo është shumë e pasur në stimulues kafeine, e të tjera, që do të vënë zemrën tuaj në punë dhe do të mbajnë mendjen të përqendruar, në vend që ta lejonin atë për t’u çlodhur, thjesht me një shkëputje.

7. Alkooli, i çfarëdo lloji

Alkooli është padyshim një vrasës i gjumit, duke pasur parasysh faktin se mund të shkaktojë djersitje natën dhe do të bëjë që të zgjoheni në mënyrë të përsëritur gjatë natës. Alkooli (sidomos vera), jo vetëm e prish cilësinë e gjumit, por gjithashtu zvogëlon kohën e gjumit si pasojë e kalorive të shumta.

8. Salcat

Salca sigurisht që është shumë e shëndetshme dhe e dobishme kur përzihet me përbërësit specifike, por salca e ftohtë është një “JO” e madhe në qoftë se keni ndërmend të shkoni në shtrat së shpejti. Ky është një ushqim me kalori të lartë, mbushur me proteina dhe karbohidrate që digjen shumë ngadalë.

9. Perime

Perimet janë të shijshme, ushqyese madje të përshtatshme për dietë, por ato nuk janë me siguri një zgjedhje e mirë në qoftë se keni ndërmend të shkoni në shtrat së shpejti dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: perimet, të tilla si qepë, lakër, brokoli, karota, të cilat përmbajnë sasi të larta të fibrave të patretshme për një periudhë më të gjatë kohore. Do të ishte shumë mirë t’i konsumonit gjatë ditës, por gjatë natës fibrat lëvizin shumë ngadalë në sistemin e tretjes, për të mos përmendur se ato shkaktojnë edhe fryrje të tepruar.

10. ‘Snacks’ dhe patate të skuqura

Ushqime të përpunuara si meze pije duhet të shmangen në çdo kohë, jo vetëm para se të shkoni në shtrat, duke pasur parasysh faktin se ato përmbajnë sasi të larta glutamate monosodium, që është i njohur si shkaktar i shumë çrregullimeve të gjumit. /Telegrafi/

 

 

The post 10 ushqime me kalori të lartë, që ju nuk duhet t’i hani para gjumit appeared first on Telegrafi.


Pesë vitaminat më të mirë për shtim të energjisë (Foto)

$
0
0

Lodhja duket të jetë e pranishme te çdo njeri. Pavarësisht se a jemi duke punuar apo pushuar, po raportojmë se po ndihemi të lodhur.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, ekspertët kanë treguar se cilat vitamina mund t’ju ndihmojnë ta luftoni lodhjen dhe t’i mbani lart nivelet e energjisë, transmeton Telegrafi.

‘COENZYMEQ10’

Sipas Klinikës Mayo, coenzymeQ10 është një antioksidant i cili është i përfshirë në prodhimin e energjisë. Ky antoksidant njihet edhe për ndihmën që e ofron në përmirësimin e shëndetit të zemrës, në lehtësimin e dhimbjeve të migrenës dhe në rritjen e performancës fizike.

Coenzymeq10 mund ta gjeni në mish, në peshk, dhe në tërshërë.

MAGNEZI

Ka shumë studime të cilat tregojnë se magnezi ju ndihmon të ndiheni më energjik kur jeni të lodhur. Është suplement të cilin mund ta përdorni gjatë dietës tuaj të rregullt ose ta gjeni në ushqimet si avokado, bajamet dhe spinaqi.

VITAMINA B6

Kjo vitaminë është e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe për t’u siguruar se sistemi nervor dhe ai i imunitetit janë të shëndetshëm.

Vitamina mund të gjendet në peshk, në patate, banane, etj., por edhe mund të merret si suplement

VITAMINA B2

Të gjitha vitaminat B janë thuajse esenciale për energji; që të gjitha i shndërrojnë karbohidratet në energji. Studimet tregojnë se vitamina B2 ndihmon në luftimin e lodhjes, ndërsa mund ta gjeni në bajame, në oriz dhe në kërpudha.

OMEGA-3

Yndyrat omega-3 janë të rëndësishme për funksionin e qelizave dhe shëndetin e trurit, por edhe janë të përsosura si masë preventive e lodhjes. Kryesisht kjo yndyrë gjendet në vaj të peshkut, por edhe në perime dhe arra. /Telegrafi/

The post Pesë vitaminat më të mirë për shtim të energjisë (Foto) appeared first on Telegrafi.

 ‘HONEY POMELO’, fruti më i njohur për numrin e përfitimeve shëndetësore

$
0
0

Pomelo mban në vete shumë përfitime shëndetësore për shkak të sasive të larta të vitaminës C.

Disa nga përfitimet ushqyese të pomelës që duhet t’i dimë janë:

– E forcon sistemin e imunitetit. Vitamina C është e njohur për efektet e saja pozitive që i sjell në sistem të imunitetit.

– Ka aftësi në shërimin e plagëve dhe absorbimin e hekurit në trup

– Ndihmon në tretje. Për shkak të sasive të larta të fibrave, ai pomelo ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit në sistemin e tretjes. Gjithashtu ndihmon në shmangien e kapsllëkut dhe diarresë.

– I mban nivelet e shtypjes së gjakut në normalitet. Kaliumi që gjendet në pomeli mund të ndihmojë në lirimin e tensionit në enët e gjakut, si dhe në oksigjenimin e sistemeve të ndryshme të trupit.

– Ndihmon në humbjen e peshës. Konsumimi i pomelës gjithashtu është i mirë edhe për humbje të peshës, pasi që përmban enzima të cilat e djegin yndyrën.

– Lëvorja e pomelës ndihmon në zgjidhjen e çrregullimeve metabolike.

Kompania “ETC” ditëve të fundit i ka furnizuar të gjitha dyqanet e saja me frutin ‘Honey Pomelo’ në mënyrë që konsumatorët të jenë sa më afër këtij fruti magjik, i cili përveç përfitimeve tjera, luan rol kyç edhe në forcimin e sistemit të imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve gjatë motit të ftohët të dimrit.

Furnizimi është bërë në sasi të mjaftueshme dhe me çmime promocionale.  /Telegrafi/

The post  ‘HONEY POMELO’, fruti më i njohur për numrin e përfitimeve shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Konsumimi i perimeve ndihmon që të keni një tru të mprehtë në moshë të vjetër

$
0
0

Njerëzit të cilët hanë çdo ditë perime – në veçanti perime me gjethe të gjelbra – kanë një mendje më të mprehtë kur plaken.

Hulumtuesit kanë zbuluar se, krahasuar me njerëzit të cilët rrallëherë hanë perime të tilla, ata të cilët hanë perime të gjelbra një herë në ditë kanë një tru më të mprehtë dhe më të fortë, transmeton Telegrafi.

Pra, sa i përket funksionin të trurit, ata të cilët kishin konsumuar rregullisht perime me gjethe të gjelbra kishin qenë për 11 vite më të rinj në tru.

Zbulimet, e publikuara para disa ditëve në revistën ‘Neurology’, nuk dëshmojnë se perimet e ngadalësojnë plakjen e trurit.

“Nuk mund të arrish në konstatime të tilla duke u bazuar në studime si ky”, thotë Keith Fargo, drejtor i programeve shkencore. Por, rezultatet e studimit sugjerojnë për një lidhje mes këtyre dyjave: pra trurit të mprehtë dhe konsumimit të perimeve.

Sipas tij, në vazhdimësi po rriten dëshmitë se çfarë roli të rëndësishëm po kanë dietat dhe faktorët tjerë të stilit të jetesës për një tru të shëndetshëm.

Kur është fjala për perimet më të shëndetshme, spinaqi, lakra jeshile dhe zarzavatet e gjelbra janë më të mirat. /Telegrafi/

The post Konsumimi i perimeve ndihmon që të keni një tru të mprehtë në moshë të vjetër appeared first on Telegrafi.

Pse kemi nevojë për proteina

$
0
0

Aftësia juaj për të shikuar, dëgjuar, menduar dhe lëvizur kërkon funksionim të vazhdueshëm të qelizave të trurit dhe komunikim cilësor në mes tyre.

Transmetimin e mesazheve e mundësojnë neurotransmetuesit, të cilët janë të përbërë nga proteinat.

Trupi juaj përdor proteinat për të ndërtuar qeliza të reja, për t’i mbajtur indet të shëndetshme dhe për të kryer funksionet bazike trupore.

Trupi i njeriut është i mbushur me proteina:

• Proteinat janë të pranishme në membranën e brendshme dhe të jashtme të çdo qelize në trup.

• Flokët, thonjtë dhe pjesa e jashtme e lëkurës janë të përbëra nga proteina keratinë.

• Indi muskulor përmban miozinë, aktinë dhe mioglobinë.

• Eshtrat përmbajnë proteina, ashtu si edhe palca e eshtrave.

• Rruazat e kuqe të gjakut përmbajnë hemoglobinë, proteinë kjo që lejon qarkullimin e oksigjenit.

• Plazma përmban yndyrë dhe grimca të proteinave, të cilat janë të njohura si lipoproteina.

Për t’i dhënë trupit një sasi të mjaftueshme të proteinave, është e nevojshme t’i kushtohet më shumë vëmendje përzgjedhjes së ushqimit.

Çdo ditë duhet të konsumoni rreth 90 gramë proteina, dhe atë 30 gramë për çdo shujtë kryesore. /Telegrafi/

The post Pse kemi nevojë për proteina appeared first on Telegrafi.

Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë

$
0
0

Për festa, ushqimet e shijshme janë të shumta dhe e kemi shumë të vështirë t’u rezistojmë.

Ka shumë mundësi të shtojmë në peshë, e megjithatë asnjë nuk mund t’i rezistojë gjelit të detit të pjekur dhe ëmbëlsirave të përgatitura në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Por, mos u shqetësoni: mund të ruani peshën tuaj këto ditë feste, duke bërë zgjedhje të zgjuara:

l. Mos shkoni në darkën e Vitit të Ri me stomakun bosh. Hiqeni pak urinë, duke ngrënë ndonjë snack të vogël, si p.sh pak bukë e djathë ose një fryt. Pini një gotë ujë që të shuani etjen me diçka që nuk përmban kalori.

2. Zgjidhni të hani vetëm diçka të veçantë. Lërini mënjanë patatet, orizin dhe djathërat, që mund t’i shijoni në çdo periudhë të vitit. Preferoni të hani gjelin e detit, që mund të gatuhet edhe i mbushur. Plotësoni pjesën tjetër të pjatës me perime dhe mish të pjekur.

3. Hani një dhe të mirë. Bëni të njëjtën gjë edhe me të ëmblat: mos konsumoni kalori me çokollata dhe pasta. Preferoni një ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi.

4. Konsumoni një gotë ujë për çdo gotë alkool. Kështu, do të ngadalësoni ritmin me të cilin pini, do të shmangni kalori të boshe, por edhe dehjen.

Gjatë periudhës së festës:

• Gjatë periudhës së festës ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndroni besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri.

• Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe.

Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer. Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light).

• Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha.

Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

Caucasian woman eating Christmas cookies

Pas festës:

• Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës.

Shpeshherë, gjatë periudhës së festave, kjo mënyrë të ushqyeri anashkalohet duke u zëvendësuar me konsumimin e një ose dy vakteve të mëdha gjatë ditës.

Vaktet e shpeshta do të reduktojnë ndjesinë e urisë, ndërkohe që sasitë më të vogla të ushqimit do t’ju ndihmojnë në kontrollin më të mirë të peshës tuaj.

• Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes.
Kjo praktikë është një rregull bazë për kontrollin e peshës.

• Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi.

• Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash çdo javë. /Telegrafi/

The post Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2598 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>