Kolesteroli është substancë yndyrore në trup, e cila është vitale për funksionin normal trupor.
Ka dy lloje të kolesterolit – LDL (njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL (njohur si kolesteroli i mirë), transmeton Telegrafi.
Sasitë e mëdha të kolesterolit të keq mund ta rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, siç është ngushtimi i artereve, sulmi i zemrës, sulmi në tru, etj.
Megjithatë, nivelet e kolesterolit mund të ulen duke i bërë disa ndryshime të thjeshta në ushqim.
Produktet arrore
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani produkte arrore, sepse hulumtimet tregojnë se ato e zvogëlojnë kolesterolin, e posaçërisht arrat, kikirikët dhe bajamet.
Këto përmbajnë vitaminë E, e cila ka ndikim në kolesterol.
Soja
Nuk është ushqimi i preferuar i secilit, por soja është dëshmuar se e zvogëlon kolesterolin – 25g proteinë soje në ditë mund ta zvogëlojë kolesterolin për 5%, sipas ekspertëve. /Telegrafi/
Agjërimi mund t’i ndihmojë organizmit të luftojë kundër sëmundjeve
Sipas një studimi të ri, vetëm dy ditë abstenim nga ushqimi mund të përtërihet sistemi i imunitetit, duke i ndihmuar trupit që të luftojë kundër infeksioneve, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë deklaruar që rezultatet do të mund të kenë implikime të mëdha për personat e moshuar dhe te personat të cilët vuajnë nga sistemi i dëmtuar i imunitetit, siç janë pacientët të cilët vuajnë nga kanceri.
Hulumtuesit kanë testuar efektet e agjërimit në periudhën prej dy deri në katër ditë gjatë gjashtë muajve në minj dhe në njerëz.
Në të dyja rastet, periudhat e gjata të abstenimit nga ushqimi dukshëm kanë ulur numrin e rruazave të bardha të gjakut.
Te minjtë çdo cikël i urisë “ka përmbytur çelësin regjenerues”, i cili ka nxitur rigjenerimin e rruazave të reja të bardha të gjakut në bazë të qelizave amë, me çka është përtëritur sistemi i mbrojtjes së trupit.
Valter Longo, profesor i gerontologjisë dhe i shkencave biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë: “Kjo u jep sinjal qelizave amë që të fillojnë të shumëzohen dhe të përtërijnë gjithë sistemin e imunitetit. Mirëpo, lajm i mirë është që trupi gjatë agjërimit është liruar nga pjesët e dëmtuara dhe joefikase të sistemit të imunitetit.“
Image may be NSFW. Clik here to view.
Ai ka shtuar edhe këtë: “Nëse filloni me sistemin i cili është rëndë i dëmtuar me kimioterapi apo me plakje, cikli i urisë mund të krijojë sistem të ri të imunitetit”.
Studimi gjithashtu ka treguar që agjërimi zvogëlon nivelin e enzimave PKA, për të cilat dihet që shtojnë jetëgjatësinë në organizma të thjeshtë, si edhe nivelin e hormonit IGF-1, i cili është i lidhur me plakjen, avancimin e tumorit dhe rrezikun nga kanceri.
Veç kësaj, me studimin e vogël pilot klinik është konstatuar që uria në periudhën prej 75 orësh para kimioterapisë mbron pacientët nga helmet.
Derisa kimioterapia shpëton jetë, shkakton edhe dëmtime të konsiderueshme kolaterale të sistemit të imunitetit.
“Rezultatet e këtij studimi tregojnë që agjërimi mund të zbusë disa efekte të dëmshme të kimioterapisë”, ka thënë Tanya Dorff, docente e mjekësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
“Janë të nevojshme më shumë studime klinike, mirëpo intervenimi i këtillë dietal duhet të ndërmerret vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve”. /Telegrafi/
Në këtë mënyrë do ta zgjasni afatin e qumështit, djathit dhe produkteve të tjera, por disa prej tyre nuk ka kuptim të ngrihen, sepse pas shkrirjes nuk do ta kenë të njëjtën shije.
Qumështi
Ai reagon mjaft mirë ndaj ngrirjes. Atë mund ta “paketoni” në shishe plastike dhe ta vendosni në ngrirës.
E shkrini në frigorifer (më së miri nëse lihet të qëndrojë gjatë natës). Nëse e keni ngrirë qumështin e papërpunuar të pavluar, më së miri është ta vendosni (tashmë të shkrirë) në një tigan në shporet (në temperaturë mesatare) dhe të lihet të vlojë. (Bëni kujdes, qumështi është “mashtrues”, – ai mund të vlojë shpejt).
Mos e pini qumështin derisa të shkrihet plotësisht – yndyrat dhe pjesa e lëngshme nuk shkrihen në të njëjtën kohë, kështu që po të shkrihej qumështi do të mbetej vetëm një përzierje e bardhë e holluar me ujë. Vetëm lëreni të shkrihet ngadalë dhe përzieni para se ta përdorni. Ai do ta ketë të njëjtën shije sikurse kur e keni blerë.
Djathërat
Edhe djathërat mund t’i ngrini lehtë, vetëm bëni kujdes me shkrirjen. Në qoftë se përdorni djathë të fortë dhe dëshironi ta përdorni në ushqimin ku ai duhet të shkrihet, vetëm vendoseni të ngrirë – në salca dhe supa. Atë mund ta imtësoni edhe të ngrirë mbi pica apo ndonjë ushqim tjetër dhe vetëm e lini në furrë për disa minuta.
Nuk do të duhej ta shkrini në frigorifer, sidomos djathërat e forta, sepse më pas fillojnë të shpërbëhen. Më së miri është nëse e shkrini në temperaturë dhome, pastaj e vendosni në frigorifer për një orë ose dy para se ta përdorni. Ai do të jetë pothuajse i njëjtë si kur e keni blerë.
Djathërat e tjerë mund t’i shkrini në frigorifer – si djathi i dhisë, krem djathi … Ato mund t’i konsumoni pa ndonjë përgatitje të veçantë kur të shkrihen.
Djathi i shtëpisë reagon në mënyrë të ngjashme me qumështin. Duhet ta keni parasysh që ai ndonjëherë shtrihet kur ngrihet, prandaj bëni kujdes në çfarë do ta vendosni kur ta vendosni në frigorifer – opsioni më i mirë janë enët plastike. Lëreni atë të shkrihet në frigorifer.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Gjalpi
Nuk ka asgjë më të thjeshtë. Vetëm vendoseni në ngrirës, dhe më pas nxirreni të shkrihet në frigorifer apo vetëm përdoreni një pjesë (sikurse në gjendje të shkrirë), dhe pjesën tjetër kthejeni në frigorifer. (Nëse gjalpi është në ulje çmimi, blijeni në sasi më të madhe dhe ngrijeni).
Ajka
Për këtë produkt të qumështit nuk rekomandohet ngrirja. Kur e shkrini në frigorifer mund ta hani pa ndonjë rrezik, por ajo do të jetë e shpërbërë dhe krejtësisht ndryshe. Më së miri është që ngrirjen e ajkës ta anashkaloni dhe atë ta përdorni të freskët. /Telegrafi/
Të pjekura, të ziera, të fërgura…, vezët shpesh i kemi në meny për kafjall. Nuk flitet mirë për to, sepse konsiderohen bomba kolesterine
Nutricionistët gjermanë theksojnë që kjo është pjesërisht e saktë. Një vezë ka sasi solide kolesterine, mesatarisht rreth 400 miligramë, transmeton Telegrafi.
Shefi i Klinikës së Spitalit Universitar të Fëmijëve në Munih, profesor Berthold Kletzko, sqaron: “Dy të tretat e kolesterinës në qarkullim të gjakut në të vërtetë i prodhon vetë organizmi. Kolesterina nga vezët e pulave ka rol më të vogël në metabolizëm sesa mendojnë njerëzit”, thotë Koletzko.
Mirëpo, nutricionistët thonë që duhet pasur kujdes sa vezë do të hani. Theksojnë që çelësi i shëndetit është ushqimi i balancuar, jo eliminimi i artikujve të caktuar nga menyja. Rasti i tillë është edhe me vezët e pulave.
“Rekomandimi ynë do të ishte deri në tri vezë në javë”, ka thënë zëdhënësja e Shoqërisë së nutricionistëve gjermanë, Antje Gahl. Kjo përfshin edhe vezët në artikujt e tjerë siç janë buka, ëmbëlsirat, makaronat apo majoneza.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Gahl pranon që është “shumë e vështirë të numërohen sa kolesterinë ka në to”, por shton që nuk është rrezik nëse ndonjëherë teprohet doza e rekomanduar javore.
Vezët nuk janë të pasura vetëm me kolesterinë. Janë të pasura me proteina dhe me vitaminën A, janë të mira për sytë, sistemin e imunitetit dhe lëkurën.
– Përmbajnë edhe lecitinë që është “ushqim për trurin”, përkatësisht për sistemin nervor. Prandaj janë të mira për popullatën e moshuar, thotë Koletzko.
Edhe një këshillë: Vezët duhet të zihen mirë apo të piqen. Kështu do të vrasin salmonelën. Nëse dëshironi t’i konsumoni të papërpunuara, sigurohuni që të jenë të freskëta. /Telegrafi/
Shtypja e lartë e gjakut mund të shpie në sulme të zemrës dhe trurit nëse nuk trajtohet, prandaj është esenciale t’i ndërmerrni hapat e nevojshëm për ta ulur atë nëse është shumë e lartë.
Një prej gjërave më të rëndësishme që mund ta bëni kur e keni shtypjen e lartë, është ta përmirësoni mënyrën se si ushqehen, transmeton Telegrafi.
Shmangia e ushqimeve me sasi të lartë të kripës dhe yndyrave të ngopura është një mënyrë e mirë për ta ulur shtypjen e gjakut, por ju gjithashtu mund t’i hani disa ushqime që e kanë aftësinë t’jua zvogëlojnë atë.
Hudhra Hudhra përmban allcin, antibiotik natyral, i cili ndërlidhet me përmirësime të shtypjes së gjakut.
Shega Sipas ekspertëve, shega ka shumë veti fitimprurëse të cilat e parandalojnë formimin e substancave bllokuese të artereve dhe në përgjithësi e përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
Ushqimet me magnez Magnezi nevojitet ë muskujt të relaksohen pas kontraksioneve dhe gjithashtu ndihmon në shtypjen e lartë të gjakut.
Magnezin mund ta merrni si suplement, por edhe përmes spinaqit, orizit të kaftë, produkteve arrore, etj. /Telegrafi/
Kjo dietë ju lejon të humbni deri në pesë kilogramë në një javë, kështu funksionon dieta e orizit dhe mollës!
Një dietë e ulët kalori që gjithashtu ndihmon në pastrimin e trupit, duke e pasuruar atë kryesisht me fibra dhe vitamina.
Ajo nuk mund të zgjasë më shumë se një javë, pikërisht për shkak se nuk përbëhet nga një dietë e ekuilibruar për organizmin.
Gjithsesi, ju duhet të konsultoheni së pari me mjekun tuaj, në mënyrë që të vlerësoni nëse ky program ushqimor mund të shkojë mirë me vetë peshën dhe gjendjen tuaj shëndetësore.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Në vetëm shtatë ditë mund t’i themi lamtumirë pesë kilogramëve nëse natyrisht i respektojmë rregullat e dietës. Përveç përfshirjes së orizit dhe mollës në dietën tuaj çdo ditë, duhet gjithashtu të ndihmoni trupin me aktivitet fizik.
Ju nuk duhet domosdoshmërisht të keni stërvitje në palestër, madje një shëtitje e shpejtë prej rreth 40 minuta në ditë mund të bëjë ndryshime. Sigurisht që nuk duhet ta humbisni ujin, prandaj mos harroni të pini të paktën dy litra në ditë.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Tani ne zbulojmë menynë tipike të javës që përfshin pesë vakte…Mëngjesi mund të përfshijë: një kavanoz kos, një mollë dhe dy arra; si alternativë, një gotë qumësht, etj. Ne mund të pimë me siguri kafe.
Më së shumti është e mundur të hani fruta të tjera si dardha, portokall ose banane. Maksimumi 60 gram oriz i zier në vakt për aq kohë sa ka perime të pranishme në të është fantastik.
Mes vaktet gjithmonë përfshijnë fruta, ndërsa darkë mund të ndryshoni! Mund të hani një vezë të zier me një supë perimesh dhe disa ëmbëlsira orizi ose gjok pule me spinaq të zier dhe ëmbëlsira orizi.
Megjithëse mund të duket si një nga dietat më të mira të humbjes së peshës, duhet patjetër të kujtojmë që të mos kalojmë kufirin shtatë ditor përndryshe trupi ynë mund të preket.
Tipi 2 i diabetit është sëmundje e cila ndikon që nivelet e sheqerit në gjak të një personi të jenë shumë të larta.
Nëse nuk trajtohet, mund të shfaqen probleme me sy, veshka, këmbë dhe nerva, transmeton Telegrafi.
Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në menaxhimin e sheqerit në gjak, por është gjithashtu e rëndësishme ta keni parasysh se sheqeri, yndyra dhe kripa duhet të konsumohen me sasi të kufizuar.
Veç kësaj, është e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme, si pemët dhe perimet.
Ushqime dhe pije të caktuara gjithashtu janë dëshmuar se kanë veti të cilat e zvogëlojnë sheqerin në gjak – një në veçanti është lëngu i lakrës së gjelbër.
Një studim i përmasave të vogla ka zbuluar se lëngu i lakrës së gjelbër ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Kjo lakër është e mbushur me vitamina esenciale, minerale dhe nutrientë të cilët kanë ndikim minimal negativ në nivele të sheqerit në gjak.
Perime tjera të shëndetshme të cilat mund t’i konsumoni janë edhe lakra, spinaqi dhe brokoli. /Telegrafi/
Ndoshta të gjithë e dinë për ndikimin pozitiv të mjaltit në organizëm, por a e dini se çfarë ndodh kur së bashku me mjaltë konsumoni edhe ujë?
Filloni ditën me një ose dy lugë të mesme me mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë. Pastaj përdorni mjaltin në çaj ose kafe. Kështu, trupi do të funksionojë në nivelin e tij optimal dhe do ta djegë dhjamin më shpejt.
Megjithatë, mos e teproni – mjalti i tepërt do ta rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu edhe nivelet e insulinës, dhe kështu do t’i anulojë të gjitha përfitimet.
Image may be NSFW. Clik here to view.
1. Rekomandohet që të konsumoni një gotë më ujë të ngrohtë dhe mjaltë para dhe gjatë vakteve pasi ju bën të ndiheni e ngopur për një periudhë të gjatë. Kjo gjithashtu do t’ju bëjë të konsumoni më pak ushqim e të humbisni peshë.
2. Në vend që të konsumoni thjesht një gotë me ujë të ngrohtë të miksuar me mjaltë, ju mund t’i shtoni asaj një lugë me lëng limoni. Kombinimi i ëmbëlsisë së mjaltit me shijen citrike të limonit do të krijojë një pije freskuese.
3. Para se të hani mëngjesin, ju mund të pini një çaj të nxehtë me mjaltë i cili do t’ju nxisë urinë si dhe të mos vuani nga mungesa e sheqerit përgjatë ditës.
4. Në vend që të shtoni ujë në masën e mjaltit, mund të eksperimentoni edhe duke shtuar një lugë kanellë. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë të humbisni peshë, por edhe të keni një frymë të freskët. /Telegrafi/
Obeziteti është sëmundje e cila ndërlidhet me yndyrë të tepërt trupore.
Yndyra e akumuluar mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë probleme me zemrën, me sistemin e tretjes dhe me sistemin e imunitetit, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, mbipesha dhe obeziteti e shkurtojnë edhe jetëgjatësinë.
Megjithatë, fatmirësisht ka ilaçe natyrale të cilat ju ndihmojnë që në mënyrë efektive ta humbni peshën dhe ta përmirësoni shëndetin.
Më poshtë jua sjellim një pije natyrale e cila premton rezultate të shpejta.
Pija në fjalë e shpejton metabolizmin dhe rrjedhimisht ju ndihmon të humbni peshë më shpejt.
Normalisht, mos harroni të jeni aktiv edhe në ushtrime fizike duke bërë më shumë kardio, not, etj.
Përbërësit:
– Dy lugë çaji lëng limoni
– Një lug çaji mjaltë
– Ujë
Përgatitja:
Përgatitja është shumë e lehtë. Krejt çfarë duhet të bëni është ta përzieni mjaltën me lëngun e limonit në një gotë me ujë.
Përdorimi:
Konsumojeni këtë pije në mëngjes, në stomakun bosh. Gjithashtu, ju mund ta konsumoni edhe gjatë natës para se të flini.
Por, duhet të keni parasysh se ushtrimet e rregullta fizike dhe ushqimi i shëndetshëm janë esencialë për ta luftuar obezitetin dhe mbipeshën. /Telegrafi/
Magnezi është tejet i rëndësishëm për trupin tonë, pasi përfshihet në më shumë se 300 reaksione bio-kimike dhe është esencial për prodhimin e energjisë qelizore.
Veç kësaj, ky mineral është komponent bazë për materialet e eshtrave, për ADN-në, është vital për rregullimin e sheqerit në gjak, funksionin nervor, etj., transmeton Telegrafi.
Ekspertë të shumtë shëndetësorë e quajnë magnezin “mineral i mrekullive”, dhe këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që i keni nëse e konsumoni rregullisht.
Magnezi e promovon komunikimin qelizor Në mënyrë që ta mirëmbajmë shëndetin, qelizat trupore duhet të komunikojnë me qelizat përreth, ndërkaq magnezi është i domosdoshëm për këtë proces.
I relakson muskujt Magnezi është relaksuesi më i fuqishëm natyral i muskujve që ekziston dhe shpeshherë përdoret nga doktorët për trajtimin e kapsllëkut para ndërhyrjeve kirurgjike, te femrat para lindjes, etj.
E mpreh trurin Magnezi luan rol esencial edhe në funksionet në zonat e shëndetit të trurit dhe kognitivitetit. Magnezi i relakson muskujt, gjë e cila e mundëson qarkullimin e gjakut në tru, i zvogëlon nivelet e kortizolit, i forcon aftësitë kognitive, aftësitë e mësimit dhe memorien.
Magnezi e normalizon gjumin Magnezi ndikon në melatoninë, hormon i cili e rregullon gjumin. /Telegrafi/
Kjo dietë do të rezultojë si më e shëndetshmja në botë me të cilën shumica e njerëzve do t’i zgjidhin problemet me mbipeshën
Shkencëtarët kanë zhvilluar trukun dyminutësh, i cili do t’u mundësojë njerëzve të zgjidhin problemin me tepricën e kilogramëve, sepse fjala është për metodën me ndihmën e së cilës tërësisht shkatërrohet dëshira që të hahet ushqim i yndyrshëm, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, studimi më i ri ka treguar që është e mjaftueshme që t’i merrni erë ushqimit të yndyrshëm vetëm dy minuta dhe që më nuk do të keni nevojë ta hani.
Kjo është e gjitha që kanë dëshiruar njerëzit të cilët synojnë që të eliminojnë racionet me kalori të larta.
Gjatë hulumtimit është treguar që vetëm ekspozimi ndaj aromës së ushqimit të këtillë plotëson dëshirën për racionin e tillë dhe nuk është e domosdoshme që ta hani për të qenë të kënaqur.
Receptorët e trurit të ngarkuar për kënaqësinë njësoj reagojnë edhe ndaj aromës, edhe ndaj shijes, gjë që është mirë, sepse lë mundësinë që të aplikojmë teknikën e re dhe të mbrojmë shëndetin tonë.
– Aromat ambientale janë të mjaftueshme që të shuajnë urinë për ushqim. Në të vërtetë, sensorëtsuptilë të aromave mund të jenë më efikas nëzgjedhjen e ushqimit sesa vetë shija, gjë që më së miri tregojnë fëmijët e vegjël të cilët sapo fillojnë të zgjedhin artikujt duke i nuhatur – thotë njëri ndër hulumtuesit, Dipanjan Biswas nga Universiteti Florida.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Kjo do të mund të bëhet edhe pjesë e edukimit. Për shembull, prindërit kur shkojnë në shitore do të mund t’i mbajnë fëmijët afër ëmbëlsirave rreth dy minuta dhe pasta t’i dërgojnë deri te pemët, ku fëmijët do të përcaktoheshin me siguri për ushqim të shëndetshëm.
Gjithashtu, shkencëtarët konstatojnë që me përdorimin e spërkatësve të ndryshëm në mensa, kantina dhe shitore do të mund të bëhej zgjedhje natyrale e ushqimit të shëndetshëm për çdo racion, prandaj njerëzit më nuk do të jenë obezë.
I gjithë studimi është bërë në 900 pjesëmarrës të cilët janë ushqyer në kantinë. Përdorimi i ushqimit të pashëndetshëm ka rënë në 23,41 për qind, gjë që është rezultat fantastik.
Është interesante edhe që nëse vetëm nuhatet në shpejtësi ushqimi i pashëndetshëm, apetiti për të shtohet madje dyfish – thonë ekspertët dhe shtojnë që është e domosdoshme që të jeni të ekspozuar ndaj aromave së paku dy minuta në mënyrë që truri juaj të regjistrojë ngopjen. /Telegrafi/
Është lehtë të bini viktimë e shprehive të këqija të ushqimit kur keni një stil të ngarkuar të jetesës.
Megjithatë, shmangia e mëngjesit dhe konsumimi i darkës në orët e vona të mbrëmjes mund të sjellin komplikime direkte në zemrën tuaj.
Sipas një studimi të ri, ngrënia e darkës shumë afër orarit të fjetjes dhe mos konsumimi i mëngjesit mund të shpijnë në probleme serioze pasi të keni pësuar një herë sulm në zemër.
Zbulimet, të cilat janë publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, kanë zbuluar se pacientët të cilët veçse kishin pësuar një herë sulm në zemër, kishin pasur deri në pesëfish shanse më të mëdha të pësonin sulm të dytë të zemrës nëse e kishin ndjekur atë mënyrë të të ushqyerit.
Konsumimi i vonshëm i darkës definohet si konsumimi i shujtës brenda dy orëve para kohës së gjumit për të paktën tri herë në javë.
Nëse jeni në mesin e këtyre personave, atëherë është më mirë t’i ndiqni këto këshilla nga ekspertët – pra ta hani darkën me kohë dhe të mos e shmangni shujtën e mëngjesit, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja e ditës. /Telegrafi/
Karotat dhe portokalliet pritini në feta mesatare. Shtoni në blender karotat dhe gjethet e majdanozit.
Më pas në të hidhni ujin dhe lëngun e shtrydhur të portokallieve.
Lërini të përgatiten në blender për disa minuta që të kombinohen të gjithë përbërësit.
Shërbejeni në moment me kube akulli. Duke shtuar këtë lëng në dietën tuaj të përditshme, ai do të rrisë metabolizmin tuaj dhe do t’iu ndihmojë të digjni shumë kalori.
Rekomandohet të pihet me stomakun bosh për të rritur efektet e tij të dobishme.
Shënim: Keni kujdes që ta konsumoni në formën e shtojcës dhe jo duke e zëvendësuar atë me një ushqim të rregullt.
Çdo vit, raporti i SHBA-ve dhe Raporti Botëror rendit dietat më të mira për vitin në vazhdim. Për 2019-ën, dieta mesdhetare mori çmimin më të lartë
Për të përcaktuar dietat më të mira, një panel nutricienësh dhe specialistësh të diabetit, shëndetit të zemrës dhe humbjes së peshës shqyrtuan 41 dietat, duke përfshirë më populloret si ajo ketonike, Atkins, e disa të tjera që janë “përqafuar” në masë nga njerëzit në të gjithë botën.
Dieta mesdhetare doli në krye. Ajo gjithashtu renditet në vendin e parë në disa renditje në kategori, duke përfshirë dietën më të mirë të zemrës dhe dietën më të mirë të perimeve.
Dieta mesdhetare është e lartë në konsumimin e frutave dhe perime të freskëta, ndërsa paraqitet e ulët në konsumin e mishit të kuq dhe sheqerit. Koncepti i dietës mesdhetare vjen nga vendet që kufizojnë Detin Mesdhe, ku njerëzit historikisht hanë kryesisht arra dhe yndyrna të shëndetshme.
Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit dhe një institut i quajtur Oldways krijuan një dietë të bazuar në parimet e përgjithshme të ngrënies së këtyre vendeve, sipas US News.
Ndryshe nga dietat shumë kufizuese si dieta Keto ose dieta Atkins, dieta mesdhetare është e balancuar dhe i lejon njerëzit të hanë një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh me moderim. Në të vërtetë, dieta është e sigurt për shumicën e njerëzve, duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Ushqime si salmoni, frutat e freskëta dhe perimet janë prodhime të dietës mesdhetare. Dieta mund të ndihmojë me humbjen e peshës, shëndetin e zemrës dhe parandalimin e diabetit.
Kur një person ndjek dietën me llojet e ushqimeve të freskëta dhe të papërpunuara që gjenden në dietën mesdhetare, ata mund të humbin peshë, të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe të parandalojnë diabetin.
Dieta mesdhetare përqendrohet në yndyra të shëndetshme të zemrës, si vaji i ullirit, avokado dhe salmoni, gjithashtu mund të ulë kolesterolin e keq, një shkak kryesor i sëmundjeve të zemrës, sipas Klinikës Mayo.
“Dieta mesdhetare dekurajon yndyra të ngopura dhe vajrave të hidrogjenizuar, të cilët kontribuojnë në sëmundjet e zemrës”.
Ju mund të pini verë në dietën mesdhetare
Ndryshe nga disa dieta të tjera, dieta mesdhetare ju lejon të pini verë. “Sigurisht ju mund të pini një gotë në ditë për gratë dhe dy në ditë për meshkujt dhe kjo është ideale”, shkroi SHBA News. /Telegrafi/
Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është një ndër patologjitë më të shpeshta të diagnostikuara viteve të fundit
Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit.
Simptomat kryesore janë dhimbjet e barkut, diarreja, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje.
Ja, disa këshilla rreth ushqimeve që duhet konsumuar nëse vuani nga koliti:
1. Kosi
Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Mjekët rekomandojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani shqeto ose të shoqëruar me fruta.
2. Ujë patatesh
Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng ka fuqi alkaline, lufton kolitin dhe diarrenë, si dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës. Zieni në tenxhere disa patate me madhësi mesatare, në qoftë se nuk i qëroni, kujdesuni t’i lani paraprakisht. Pasi t’i keni zier, filtronin lëngun dhe pini vazhdimisht gjatë ditës.
Image may be NSFW. Clik here to view.
3. Lëngu i orizit
Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.
4. Karota
Karota është e pasur me fibra dhe përbërës me veti anti-inflamatiore që rrit florën bakteriale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.
5. Banania
Banania përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe kalojini në frulator me pak mjaltë. /Telegrafi/
Aloe vera është përbërës ideal në produktet e kujdesit
Janë të njohura të mirat e saj në mjekësi dhe kozmetikë, ndërkaq për shërimin e lëkurës përdoret që nga koha e faraonëve, transmeton Telegrafi.
Kjo bimë ka përbërje unike dhe cilësi shëruese të cilat gjithnjë e më shumë po i befasojnë shkencëtarët.
Formula magjike e aloe verës është xheli i lëngshëm dhe i tejdukshëm i cili gjendet në fletët e saj të mëdha të gjelbra.
Ky xhel përmban më shumë se 200 përbërës të dobishëm aktivë siç janë amino-thartirat, enzimat, ligninat, sterolat, saponinat, vitaminat dhe mineralet. Ndërkaq disa përbërës ende nuk janë zbuluar.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Mësoni se çfarë mund të shëroni me këtë bimë magjike:
1. Zvogëlon dhembjen dhe të kruarit e shkaktuar nga pickimi i insekteve
Qitja e xhelit të ftohur në vendin e pickimit relakson dhe qetëson vendin e dhembjes.
2. Ndihmon në rastet e sukrepit dhe reaksioneve alergjike
Nëse nuk keni mundësi të gjeni xhel mund të përdorni ekstraktin e aloe verës. Përdoreni së paku tri herë në ditë në zonën e përfshirë me sukrep.
3. Eliminon virusin e lisë së ujit
Qitni losion aloe vere në plagë të lisë së ujit dhe lëreni që të thahet. Kështu do të zbusni pasojat e shpërthimit të lisë së ujit.
4. Zvogëlon problemet me aknet
Qitni xhel të pastër drejtpërdrejt pas larjes dhe pastrimit të lëkurës.
5. Lehtëson simptomat e psoriazës, dermatitit dhe ekzemave
Aloe vera është nektar i vërtetë për lëkurën. Ajo ka ndikim qetësues, pastron lëkurën nga papastërtitë, dezinfekton dhe përshpejton shërimin.
6. Pastron organizmin nga jashtë dhe nga brenda
Losioni, xheli dhe shampoja mund të aplikohen lokalisht për pastrimin dhe kurën e lëkurës dhe flokëve. Marrja gojore e aloe verës ndihmon në detoksikimin e traktit të tretjes dhe gjakut.
7. Zvogëlon pigmentimin dhe njollat e errëta në lëkurë
Nëse keni probleme me tenin jo të unifikuar, rregullisht aplikoni xhelin e aloe verës apo kremin në zonat problematike.
8. Masazhi i lëkurës me piling nga aloe vera
Bëni piling natyral për trupin! Përzieni dy lugëxhel aloe vere, një lugë të vogël lëng limoni dhe dy lugë sheqer të kafenjtë. Bëni masazh të mirë lëkurës, pastaj shpëlani me ujë të vakët.
9. Kura kulmore e lëkurës
Xheli i aloe verës dhe lëngu hidratojnë dhe zbusin lëkurën. Qiteni në fytyrë dhe pas 20 minutash shpëlajeni me ujë të zakonshëm.
10. Mbrojtja nga vragat dhe strijat
Përzieni 2 filxhanë të vegjël kripë deti, 1 filxhan të vogël vaj kokosi, 1 filxhan të vogël aloe vere dhe 2 filxhanë të vegjël mjaltë. Përzierjen qiteni në trup dhe lëreni të veprojë gjysmë ore. Pas kësaj shpëlajeni.
11. Rinimi i lëkurës
Nëse e aplikoni rregullisht, kjo bimë kontribuon në dukjen rinore, zbut plakjen e lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave.
12. Rritje e shpejtë dhe dukje më e mirë e flokëve
Aloe vera përshpejton rritjen e flokëve dhe u jep shkëlqim mëndafshi. Bëni masazh rrënjës me preparate në bazë aloe vere, pastaj shpëlani flokët mirë.
13. Kuron natyrshëm dhëmbët
Përdorimi i pastës së dhëmbëve në bazë aloe vere i mban dhëmbët të shëndetshëm dhe forcon mishin e dhëmbëve. /Telegrafi/
Njëra ndër dietat më të popullarizuara këto ditë është keto-dieta e njohur për marrjen e vogël të karbohidrateve, por që i ndihmon trupit që karburantin kryesor të trupit – glukozën ta shndërrojë në ketone
Ketonet janë komponentë që krijohen me shtresimin e yndyrës të cilat shërbejnë së karburant alternativ, transmeton Telegrafi.
Keto-dieta jo vetëm që ndihmon në humbjen e peshës, por është e lidhur edhe me benefite të shumta, siç janë zvogëlimi i nivelit të kolestrinës së mirë dhe zvogëlimin e sheqerit n gjak, insulinës dhe trigliceriteve.
Ajo që përherë kemi pyetur është sa duhet trupi të hyjë në ketozë. Ajo është gjendje metabolike në të cilën trupi juaj e shndërron yndyrën në molekula të quajtura ketone, të cilat trupi i shfrytëzon si burim kryesor energjie, kur glukoza është e kufizuar.
Mënyra më e mirë që të hyni në ketozë është që në mënyrë dramatike të zvogëloni marrjen e karbohidrateve.
Nëse trupi juaj ka tepricë glukoze, ajo mund të shtresohet në mëlçi dhe muskuj në formë glikogjenësh.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Koha për të hyrë në ketozë dallon varësisht nga personi. Parimisht, duhen 2 deri në 4 ditë që të hyni në ketozë nëse hani 20 deri 50 gramë karbohidratesh në ditë. Disave do t’u duhen edhe më shumë se një javë.
Koha e hyrjes në ketozë varet nga marrja juaj e zakonshme e hidrokarbureve, marrjes ditore të yndyrës dhe proteinave, ushtrimeve, moshës dhe metabolizmit.
Kur trupi juaj hyn në ketozë mund të ndieni diçka që quhet keto-grip, i cili përfshin dhembjen e kokës, lodhjen, krupën, erën e keqe të gojës dhe shtimin e etjes. Edhe pse kjo mund të jetë shenjë që keni hyrë në ketozë, mënyra më e mirë që ta verifikoni këtë është që të kontrolloni ketonet në organizmin tuaj.
Ekzistojnë tri lloje ketonesh – acetoacetat, aceton dhe beta-hidroksibutirat, të cilat mund të maten në urinë, erën e gojës dhe në gjak.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Niveli i ketoneve mbi 0.5 mmol tregon që trupi ynë është në ketozë, niveli i ketoneve në përpjesëtim prej 1.5 – 3.0 mmol për një litër është ideal për mbajtjen e ketozës.
Nëse dëshironi që të përshpejtoni hyrjen në ketozë, zvogëloni marrjen e karbohidrateve të cilat pengojnë prodhimin e ketoneve.
Mos bëni gabim dhe të merrni pak më shumë yndyrë, sepse kjo mund të shtyjë prodhimin e ketoneve dhe humbjen e peshës. Merrni së paku 70 për qind kalori në nivelin ditor, 20 për qind nga proteinat dhe 10 për qind nga karbohidratet. Kini kujdes me proteinat, sepse edhe ato mund të pengojnë këtë proces.
Ushtroni, flini gjumë mjaftueshëm dhe pushoni gjatë ditës që trupi dhe organizmi juaj të jenë të gatshëm që t’i përkushtohen ketozës.
Nëse edhe pas gjithë kësaj luftoni me prodhimin e ketoneve, kërkoni nga ekspertët që t’ju tregojnë ku po gaboni. /Telegrafi/
Në raport me mjedisin dhe reagimet e trupit tonë ndaj faktorëve të jashtëm dimë shumë pak. Ndikimi që ka mjedisi, mënyra e të ushqyerit etj, nuk është e njëjtë te secili person dhe kjo ndryshon për shkak të gjeneve.
Raportimi epigjenetik sqaron se si gjenet e njëjta mund të shprehe në qindra mënyra të ndryshme kur ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe mjedisin.
Në kohën e kulmimi të teknologjisë në kombinim me shkencën, është ky kombinim ai që po tregon se ne nuk jemi më të kufizuar për shkak të gjeneve të trashëguara.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Ne mund të çlirohemi nga ushqimi joadekuat, mjdeisi dhe mënyra e jetesës në të cilat ne i vendosim gjenet tona.
ADN-ja llogarit vetëm 3% të shëndetit (mirëqeies) tonë, kurse pjesa tjetër prej 97% është për shkak të Epigjenetikës dhe Gjenetikës.
Procesi satelitor sjell një mirëqenie të kohës tashmë digjitale për secilin prej nesh.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Në Human Plus, qendër diagnostike kjo që gjendet te Rruga B (te banesat e Royalit) ju mund të bëni të gjitha testet, për të përcaktuar mënyrën ideale të të ushqyerit me anë të Raportit Epigjenetik i cili nxjerr rezultate për: Vitaminat, Kripërat minerale Proteinat, Yndyrnat, Antioksidantët, Substancat Kimike, metalet toksike, fushta elektromagnetike, valët e celularëve, vlerëson parazitet, bakteret, viruset.
Këtu përfshihet edhe dieta e personalizuar, ndërsa zgjatja e vizitës është maksimalisht 15 minuta, e analiza bëhet me anë të Flokut.
Përgjigjen do ta merrni brenda 2-3 javëve në bazë të përgjigjes së secilit prej mjekëve sllovenë të cilët realizojnë Dietën e Personalizuar për ju.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Realizimi i testit në Human Plus nuk ka kufizim të moshës, mund ta bëjnë edhe fëmijët dhe gratë shtatzëna, po ashtu edhe të moshuarit.
Mund të bëhen në çdo orë të ditës dhe mund të hani e të pini normalisht para se ta bëni testin.
Realizimi i Raportit Epigjenetik mund të bëhet vetëm me termine të caktuara nga data 1 deri 4 maj, kurse për termine mund të kontaktoni në numrin 044 709 072.
Për 180 euro ju do të realizoni vizitën, testin dhe do të caktoni rregjimin ushqimor, ndërkaq pagesa mund të bëhet me 6 këstë pa interes me anë të kartelave BKT, Raiffeisen, NLB dhe TEB. /Telegrafi/
Aparati tretës luan një rol jetësor në shëndet, pasi është përgjegjës për përthithjen e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbetjeve ushqimore
Sipas Medicine.net, përpunimi i lëndëve ushqyese në stomak, kalimi i këtyre të fundit në gjak dhe nxjerrja e lëndëve të panevojshme përmes zorrës së trashë apo të hollë, është një proces metabolik që duhet të ndodhë çdo ditë. Nëse ky proces ndodh më pak se tre herë në javë, atëherë me shumë gjasa ju vuani nga konstipacioni.
Shkaku i këtij problemi shëndetësor ndryshon për individë të ndryshëm, megjithatë kura duket të jetë e njëjtë. Përveç medikamenteve apo kurave të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund të ndihmojnë në këtë gjendje. Ato janë:
1. Frutat e malit
Të gjitha frutat e kësaj familjeje si manaferrat e ëmbla, dredhëzat dhe mjedrat mund të ndihmojnë me konstipacionin. Vetëm 1 filxhan dredhëza të freskëta siguron 3 gram fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.
2. Kivi
Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur “actinidain”. Kjo enzime ka efektin e ngjashëm sikurse dhe enzima bromelainë që vepron si katalizator për tretjen e proteinave. Një studim i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re përmirësime. Po ashtu, si këshillë shtesë ju themi se nuk ka asgjë më të shëndetshme dhe më të dobishme për tretjen se sa një sallatë e përgatitur me kivi, papajë dhe ananas.
3. Dardha
Ky frut është i ngarkuar me vitamina dhe antioksidantë. Gjithashtu, dardhat janë një nga frutat më fibroze, prandaj përfshirja e tyre në dietën tuaj është një mënyrë tjetër për të lehtësuar ndonjë shqetësim me aparatin tretës. Vetëm 1 dardhë e mesme me lëkurë, do t’ju japë 5 gramë fibra, kështu që nëse hani 2, jeni afër gjysmës së dozës së përditshme të fibrave.
Image may be NSFW. Clik here to view.
4. Kumbullat (të thara apo jo)
Kumbullat përmbajnë sorbitol dhe fructozë, sheqerna fermentuese që mund të kenë efekt laksativ.
Ananasi
Ky fryt i bukur përmban një enzimë kruciale të quajtur bromelainë, e cila e ndihmon tretjen. Bromelaina është lloj i enzimës, që e përshpejton reaksionin biokimik, duke e bërë ideale për të asistuar në tretje dhe te proteinat e tjera. Ananasi gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe është ideal për ta kombinuar me sallatë për drekë, sepse është lloj fryti që kombinohet lehtë me të gjitha llojet e ushqimeve.
Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat i pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet e tretjes. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten për to dhe nxirren jashtë.
Molla
Mollët detoksikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë të pasura me pektinë, për të cilën arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët. /Telegrafi/
Harrojeni këshillën se duhet ta hani një mollë në ditë. Nëse vërtet dëshironi ta mbani doktorin larg jush, atëherë provoni të hani një copë çokollatë çdo ditë.
Konsumimi i rregullt i çokollatës mund t’jua ndihmojë trurin të mos ketë probleme të dobësimit të aftësive kognitive, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët italianë, transmeton Telegrafi.
E mbushur me antioksidues dhe hekur, çokollata e zezë veçse njihet si zgjedhje e mençur për adhuruesit e ëmbëlsirave.
Vetitë që i posedon për përforcimin e trurit janë të mahnitshme.
Shkencëtarët thonë se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë jua përmirëson vëmendje, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, memorien, rrjedhshmërinë verbale, etj.
Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Frontiers in Nutrition”. /Telegrafi/