Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2532 articles
Browse latest View live

Produktet më të reja nga COOP që ia vlen t’i provoni

$
0
0

Produktet më të reja nga COOP Italia kanë ardhur tashmë në Kosovë dhe mund t’i gjeni vetëm dhe ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve Super Viva.

Produktet e COOP Italia janë të njohura në tërë Evropën për cilësinë e lartë dhe për sigurinë që ofrojnë. Këto produkte janë zgjedhja më e mirë për këdo që dëshiron të jetojë një jetë të shëndetshme duke konsumuar produkte të shijshme, me vlera dhe të sigurta.

Produktet COOP janë produkte organike, natyrale dhe shumë transparente me konsumatorët rreth përbërjes dhe mënyrës së prodhimit. Këto janë produktet e para në Evropë që nuk përmbajnë vaj palme, i cili njihet si shumë i dëmshëm për shëndetin tonë dhe për ambientin në përgjithësi.

Këto produkte NUK janë të modifikuara gjenetikisht dhe  nuk  janë të trajtuara pas korrjes, andaj janë të sigurta dhe preferohen edhe për persona që kanë alergji ndaj ushqimeve të ndryshme. Për më tepër, ato nuk përmbajnë laktozë, maja ose gluten të panevojshëm. Këta të gjithë janë përbërës artificial që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë duke shkaktuar probleme të ndryshme shëndetësore për ne.

Produktet e reja të sjella nga COOP janë të sigurta për konsumim dhe përfshijnë lloje të ndryshme të çokollatave organike pa sheqer të shtuar duke ruajtur shijen e tyre origjinale. COOP ofron edhe patatina, pasta e patate pa vaj palme dhe jogurt frutash 100% natyral me fruta të zgjedhura dhe të freskëta. Gjithashtu, ju mund të gjeni karkaleca e fruta deti nga Italia të lehtë dhe të shpejtë për t’u përgatitur. Ndërsa për personat që nuk preferojnë të konsumojnë mishin, COOP ofron burger vegjetarian dhe organik me shije fantastike.

COOP ka sjellë edhe shumë produkte të tjera ushqimore në Kosovë dhe e tëra që duhet të bëni është të drejtoheni në një prej supermarketeve më të afërta të Super Vivës dhe t’i provoni këto produkte. Ne ju sigurojmë se nuk do të zhgënjeheni.

(artikull i sponsorizuar)

The post Produktet më të reja nga COOP që ia vlen t’i provoni appeared first on Telegrafi.


Gordon Ramsay ka humbur 25 kilogramë me ndihmën dietës më të thjeshtë

$
0
0

Gordon Ramsay njëri ndër gjellëbërësit më të famshëm në botë, ka humbur madje 25 kilogramë dhe tani duket për mrekulli

Ai është 52 vjeç, i ka katër fëmijë dhe posedon disa restorante në Britaninë e Madhe. Është i njohur për temperamentin e tij dhe se si sillet në televizion, transmeton Telegrafi.

Në disa muaj të fundit fansat e tij të shumtë kanë vërejtur që ka filluar të dobësohet. Në të vërtetë, ai ka humbur madje 25 kilogramë.

Magjistari i kulinarisë më në fund ka vendosur ta ndajë sekretin e vet të dobësimit.

– Tani po ndihem shumë mirë dhe po ha pesë herë në ditë. Fjala është për racionet e vogla të cilat janë në kundërshtim të plotë me kafjallin, drekën dhe darkën e pasur – ka thënë Ramsay në një emision.

Fillon ditën me porcion të vogël qulli dhe vazhdon me porcione të vogla.

– Kurrë nuk do të ulen të drekoj, kështu do të veproj edhe me darkën – ka shkruar në Reddit.

Ka shtuar edhe se për të nuk ka gjë më keq se nga ajo darka në orën 17:30 dhe që ajo patjetër duhet të zihet gjatë tri orëve, sepse ajo është puna e tij.

Ka vendosur të hajë në këmbë racione të vogla pesë herë në ditë.

Ka pranuar që bashkëshortja Tana e ka inspiruar që të dobësohet.

– Tana nuk ishte e impresionuar me dukjen time, sepse i kam pasur më shumë se 100 kilogramë. Kam shikuar fotografinë tonë të përbashkët dhe fillova të mendoja se si një grua e bukur mund të qëndrojë pranë një njeriu të këtillë – është i sinqertë si edhe gjithmonë Ramsay.

Kur ia filloi, në rend të parë, i eliminoi produktet e qumështit nga ushqimi dhe i zëvendësoi me qumësht bajameje. Pos kësaj, ka pirë shumë ujë para çdo racioni, në mënyrë që të ndihej i ngopur.

Kjo ishte zgjidhja përfundimtare, sepse tani duket shkëlqyeshëm! /Telegrafi/

The post Gordon Ramsay ka humbur 25 kilogramë me ndihmën dietës më të thjeshtë appeared first on Telegrafi.

Kombinimi me mjaltë, limon dhe kanellë që ju ndihmon t’i humbni disa kilogramë brenda jave

$
0
0

Është fakt i njohur mirë se mënyra më efektive për humbjen e peshës së tepërt është kombinimi i një diete të shëndetshme me ushtrime të rregullta fizike.

Sidoqoftë, ka edhe disa mënyra tjera natyrale për t’i shpejtuar këto efekte, më saktësisht djegien e yndyrës dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Një ndër këto mënyra është edhe pija natyrale e mëposhtme, e cila ka pak përbërës, por që të gjithë janë të shëndetshëm.

Përbërësit:

– Lëngun e gjysmë limoni
– Një lugë gjelle mjaltë
– Një lugë çaji kanellë
– Një gotë ujë të vakët

Përgatitja:

Në një gotë, përzieni lëngun e limonit me mjaltë, pastaj shtojeni kanellën dhe përzieni mirë. Në fund, derdheni gotën me ujë të vakët dhe pijeni produktin menjëherë.

Këtë përsëriteni një herë në ditë, çdo mëngjes para se të hani bukë.

Ky kombinim i fuqishëm ndikon në detoksikimin e trupit, ju mbush energji dhe e stimulon procesin e humbjes së peshës.

Mos harroni, kjo nuk është pije magjike, por thjesht ndikon në shpejtimin e metabolizmit dhe procesin e djegies së yndyrës. Ju duhet të bëni ushtrime kardio për të vërejtur rezultate shumë më të mira në vetëm një javë. /Telegrafi/

The post Kombinimi me mjaltë, limon dhe kanellë që ju ndihmon t’i humbni disa kilogramë brenda jave appeared first on Telegrafi.

Çfarë duhet të hanë veganët që të jenë të shëndetshëm?

$
0
0

Nutricionistja britanike, Jenna Houp, ka zbuluar rregullat të cilave duhet t’u përmbahen të gjithë ata të cilët dëshirojnë të bëhen veganë, në mënyrë që të ruajnë imunitetin dhe të jenë të shëndetshëm

Ajo i ka treguar grupet kryesore të bimëve dhe vitaminave të cilat duhet rregullisht t’i marrin në mënyrë që organizmi të mos dobësohet, transmeton Telegrafi.

Llojllojshmëria e ushqimit është shumë e rëndësishme për marrjen e mikrobeve të shëndetshme të zorrëve për të cilat dimë që janë të lidhura me shumë faktorë të shëndetit të përgjithshëm, midis të cilëve janë për drejtimin e peshës trupore, gjumin dhe imunitetin.

“Ata të cilët janë në dietë vegane duhet të sigurojnë që shumica e dietave të tyre të përmbajnë perime, pemë, fasule, bishtajore, fruta arrore dhe farëra”, thotë JennaHoup.

Çdo pjatë vegane duhet të përmbajë bizele, brokoli, lulelakër, patëllxhan, kërpudha, speca, spinaq, moraçë, kungullesha etj.

“Racionet duhet të përmbajnë burime proteinash siç janë perimet, fasulja, thjerrëzat, barishtet, frutat arrore, patatja, orizi ngjyrë kafeje, kus-kus etj.

Këta përbërës janë burim i rëndësishëm i yndyrave dhe ndihmojnë në absorbimin e përbërësve ushqyes, insulinës, prodhimit të hormoneve dhe rregullimit të inflamacioneve.

Ushqimi siç janë farërat, vaji i ullirit dhe avokadoja janë opsione të shkëlqyeshme vegane”, ka theksuar ajo.

Kur është fjala për vitaminat, situata është paksa më e vështirë në zgjedhjen e ushqimit, por nuk është e pamundshme.

Kalciumi është esencial për shëndetin e eshtrave dhe mund të gjendet në produktet e qumështit, por ka edhe në perimet me fletë të gjelbra dhe në qumësht i cili nuk ka prejardhje shtazore.

Jodi gjithashtu gjendet në produktet e qumështit dhe në peshkun e bardhë, mirëpo veganët mund ta gjejnë edhe në ushqimet e detit, patate dhe në kumbulla të thata.

Veganët shpesh kanë problem me mungesën e vitaminës D prandaj duhet të marrin tableta të cilat e përmbajnë këtë vitaminë. /Telegrafi/

The post Çfarë duhet të hanë veganët që të jenë të shëndetshëm? appeared first on Telegrafi.

Benefitet e super ushqimit “Kefir”

$
0
0

Një gotë kefir në ditë, ndaq doktori me të ikë.

Qumështi është burim i mirë i proteinave dhe kalciumit, kefiri nuk është ndryshe, ka benifite edhe të probiotikëve. Probiotikët njihen si ‘baktere miqësore’ që mund të lehtësojnë simptomat e fryerjes së stomakut dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Kefiri me yndyrë të plotë nuk është vetëm një burim i madh i kalciumit, por edhe vitamina K2 – e cila luan një rol qendror në metabolizëm.
Ushqimet e zakonshme të bylmetit përmbajnë laktozë. Tek shumë njerëz, sidomos të rriturit, organizimi nuk është në gjendje të tretë laktozën siç duhet, kjo quhet jo tolerancë në laktozë.

Bakteret e acidit laktik në ushqimet e bylmetit të fermentuar – si në kefir dhe kos – kthejnë laktozën në acid laktik, kështu që këto ushqime janë shumë më të ulëta në laktozë se sa qumështi.

Në përgjithësi kefiri tolerohet mirë nga njerëzit me jo tolerancë ndaj laktozës, të paktën në krahasim me qumështin e zakonshëm.
Kefiri mund të përdoret në shumë mënyra, ashtu si përdoret qumështi dhe jogurti. Të pihet si pijet tjera të zakonshme, të përdoret si lëng i përzierjes në smoothie, ose të përzihet me drithëra apo tërshërë.

Në Meridian Express për të pestin vit me radhë organizohet kampanja Ditët e Bylmetit, ku gjatë kësaj jave ju mund të gjeni produkte të ndryshme të bylmetit në ofertë.

The post Benefitet e super ushqimit “Kefir” appeared first on Telegrafi.

A është e mundur të fusni në organizëm proteina të tepërta?

$
0
0

Si makronutrien i momentit dhe i ashtuquajturi material ndërtues i muskujve, proteina është bërë fetish, sa në saje të zinxhirëve të supermarketeve, aq edhe në vëllazërinë pneumatike të palestrave

Ngrënia e një pule të plotë gjatë një racioni mund t’ju sigurojë famë në disa qarqe, ndërkaq akulloret proteinike ngadalë po bëhen të popullarizuara që disa njerëz askund nuk shkojnë pa to, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, është e mundshme që të teprohet me gjërat e mira.

Sipas referencave të futjes së nutrienëve në organizëm, ju nevojiten 0,75 g proteina për një kilogram të peshës trupore, që do të thotë që njeriu prej 80 kilogramëve duhet të marrë rreth 60 g proteina (albumina) në ditë.

Mirëpo, nëse trupi i është ekspozuar stresit më të madh, kjo rrit kërkesat e tij për nutrienë të caktuar.

Njeriu me peshë të njëjtë i cili stërvit seriozisht, sipas nutriocionistëve, ka nevojë për 112 g proteina për një kilogram të peshës trupore. Mirëpo, nëse e tejkaloni këtë shifër, edhe përparësitë do të zhduken.

Një hulumtim tregon që ata të cilët kanë marrë më shumë se 1,62 g proteina për një kilogram (130 g mish apo dy copë të shijshme), nuk kanë shtuar muskuj as për një milimetër në krahasim me ata të cilët kanë ngrënë normalisht.

Copat e mishit dhe akullorja kanë qëllimin e vet. Mirëpo, nëse hani tri racione të balancuara në ditë, vështirë do të mbeteni pa rezultate.

Madje më parë do të ndodhë që ta teproni: trupi juaj lufton të zbërthejë tepricën e proteinave, andaj kjo do të mund të përfundojnë në atë mënyrë që të filloni t’i depozitoni si shtresa yndyrore.

Pra, mos e teproni! /Telegrafi/

The post A është e mundur të fusni në organizëm proteina të tepërta? appeared first on Telegrafi.

Përfitimet shëndetësore të jogurtit grek

$
0
0

Jogurti grek dallon nga jogurtët e tjerë, sepse kalon nëpër një proces tendosjeje për të hequr hirën.

Hira është një lëng që përmban laktozë, sheqer natyral që gjendet në qumësht.

Greek jogurti është i mirë për shëndetin falë ushqyesve që përmban, duke përfshirë: kalciumin, proteinat, jod dhe vitaminë b-12.

Përfitimet potenciale shëndetësore të jogurtit grek përfshijnë: përmirësimin e shëndetit të kockave, pasi që është i pasur me kalcium dhe proteina.

Kalciumi promovon shëndetin e kockave dhe mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës. Përveç kësaj jogurti grek, mund të ndihmoj në humbjen e peshës dhe përshpejtimin e metabolizmit.

Ushqime të pasura me proteina, të tilla si jogurti grek, mund të ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulare.

Hulumtimet tregojnë se një dietë me proteina të larta mund t’a rrisin masën e muskujve tek njerëzit që bëjnë stërvitje.

Në Meridian Express për të pestin vit me radhë organizohet kampanja Ditët e Bylmetit, ku gjatë kësaj jave ju mund të gjeni produkte të ndryshme të bylmetit në ofertë.

The post Përfitimet shëndetësore të jogurtit grek appeared first on Telegrafi.

10 perimet që rriten më lehtë

$
0
0

1. Sallata e gjelbër (po dhe rukola, lakra, spinaqi). Zgjidh atë lloj që të pëlqen më shumë dhe mbille: ka të përshtatshme për verë dhe për në dimër. Po t’i mbjellësh në pranverë dhe vjeshtë, do kesh sallatë gjatë gjithë vitit.

2. Patatet. Patatet ruhen më mirë kur mbahen në ajër të freskët. Një mënyrë e thjeshtë është t’i mbjellësh direkt në kashtë ku keni shtuar pak baltë se sa në tokë…Farat janë kokrra të plota ose copa të prera patatesh. Mbill vetëm patate organike.

3. Bishtaja. Ato rriten me lehtësi dhe janë produktive, bishtajat e gjelbra ruhen të ngrira dhe mund të bëhen turshi, pra ia vlen t’i kultivosh. Bishtajat rriten shumë mirë vertikalisht

4. Rrepat. Rrepat rriten edhe në tokë jo shumë mirë dhe ato mund të vilen brenda pak javësh. Mbilli në pranverë dhe vjeshtë. Shijo pastaj sallatën e shijshme të rrepave me hudhra dhe mustardë.

5. Qepët. Fillo me bimët e vogla. Nëse ato rriten mirë, mund të marrësh zhardhokë. Nëse jo, mund ta hash pjesën e gjelbër.

6. Dredhëzat. Janë shumë të shijshme nëse piqen natyralisht. Bli bimë me rrënjë të zhveshura në ditët e para të pranverës. Mbille në një vend me diell dhe pastroje nga barërat e këqija shpesh. Ato rriten shumë mirë në një kosh të vjetër.

7. Speci. Specat djegëse dhe ato të ëmbël rriten të dyja shumë lehtë. Fillo të mbjellësh fidanët dhe lëri specat të piqen për periudha të ndryshme kohe për të marrë ngjyra të ndryshme, shumica e specave kthehen nga të gjelbër në të kuq ose të kuqërremta dhe bëhen më të ëmbël. Mëso si t’i thash, ngrish, tymosësh dhe t’i ruash në formë gogozharesh.

8. Kungujt shkurre. Kungujt e vegjël nuk zënë shumë vend në kopsht si shumica e kungujve të tjerë. Mbille me fara ose transplant. Nuk të duhen shumë fara për të pasur kunguj mjaftueshëm. Mund t’i thash për t’i përdorur në supa ose si shtesë për mishin.

9. Domatet. Është pothuajse e pazëvendësueshme një domate e pjekur mirë në kopshtin e shtëpisë (kërko fidane me kërcell të trashë dhe gjethe shëndetshme). Mund edhe t’i grish ose t’i ruash në forma të tjera.

10. Borziloku. Shumë barëra rriten lehtë, por borziloku bën pjesë tek ata që rriten më lehtë nga gjithë. Ai plotëson domaten si kopsht dhe në kuzhinë; rritet nga farat dhe nga transplanti. /Telegrafi/

The post 10 perimet që rriten më lehtë appeared first on Telegrafi.


Me dietë mposhtni kandidën

$
0
0

Ndryshimi i mënyrës së ushqimit, dieta e rreptë dhe kombinimi me terapi të tjera mund të zgjidhë problemin me numrin e shtuar të kandidës në organizëm

Duke pasur parasysh që kërpudhat ushqehen me karbohidrate, është e nevojshme që të zvogëlohet marrja e tyre, transmeton Telegrafi.

Këtu bëjnë pjesë: sheqeri, amidoni dhe fibrat, mirëpo fibrat nuk futen në qarkullim gjaku dhe nuk ngrenë sheqerin në gjak, siç bëjnë sheqeri dhe amidoni.

Glukoza dhe fruktoza janë lloje sheqeri nga të cilat kërpudhat më së shpeshti jetojnë, prandaj është me rëndësi që të kufizohet konsumimi i tyre.

Zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve kompensohet me shtimin e marrjes së yndyrave të shëndetshme natyrale. Racioni do të duhej të përbëhej nga pjesa proteinike: mishi, peshku, vezët dhe perimet, bashkë me yndyrat në të cilat përgatitet ushqimi.

Dieta anti-kandidë e cila përjashton sheqernat dhe miellin e bardhë, por përmban miell nga kokrrat e plota të drithërave, orizi etj. nuk është plotësisht efikase, sepse të gjitha drithërat përbëhen nga amidoni i cili është glukozë e pastër.

Racionet do të duhej të ishin të llojllojshme dhe nuk është mirë të përsëriten shumë ditë një pas një.

DITA E PARË

Kafjalli: vezë të ziera fort me proshutë shtëpie dhe domate.
Dreka: spec i fërguar, qepë, presh, domate dhe kungulleshë me mish pule.
Darka: mish i bluar i fërguar (erëza sipas dëshirës), sallatë e gjelbër, lëng limoni.

DITA E DYTË

Kafjalli: kefir shtëpie me fara të freskëta të bluara liri.
Dreka: copë e pjekur mishi me lakra turshi.
Darka: mish i zier pule me sallatë nga perimet e sezonit.

DITA E TRETË

Kafjalli: kastravec me jogurt, hudhra dhe majdanoz.
Dreka: musaka nga mishi i bluar dhe patëllxhani.
Darka: peshk i kaltër, perime sipas dëshirës dhe vaj ulliri.

DITA E KATËRT

Kafjalli: lëng nga perimet, sipas dëshirës me mollë të gjelbër.
Dreka: peshk i pjekur bakalaro në folie me qepë dhe oriz i zier me qepë dhe lëng limoni.
Darka: spec, domate, kungulleshë dhe qepë e fërguar lehtë në vaj ulliri (gjysmë e gjelbër).

DITA E PESTË

Kafjalli: omëletë nga vezët me spec dhe proshutë shtëpie.
Dreka: mish në hell nga skara, perime (spec, patëllxhan, qepë) me sallatë të përzier me vaj ulliri dhe lëng limoni.
Darka: fletë lakre me hudhër, bërxollë e pjekur mishi. /Telegrafi/

The post Me dietë mposhtni kandidën appeared first on Telegrafi.

Sa gota ujë duhet të pish në bazë të peshës tënde trupore?

$
0
0

Uji është një burim thelbësor i jetës i nevojshëm për funksionimin e duhur të të gjithë organizmit. Kurrë mos e nënvlerësoni konsumimin dhe përpiquni të pini sa më shumë të jetë e mundur gjatë ditës

Mbajtja e vetes së hidratuar është e rëndësishme jo vetëm për të nxitur tretjen e shëndetshme, por edhe për të pasur lëkurë të butë dhe rrezatuese dhe për të parandaluar papërsosmëritë e lëkurës së celulitit.

Për të ditur sa ujë duhet të pini në ditë, ne duhet të marrim parasysh peshën dhe mënyrën e jetesës, në mënyrë që të jemi gjithmonë në formë. Megjithatë, nuk duhet të pini as shumë ujë, përndryshe rrezikoni të keni dhimbje në stomak.

Në përgjithësi, kërkesa ditore e ujit për një person që peshon 50 deri në 70 kg është 9 gotë ujë për ata që kanë një mënyrë jetese të ulur.

Nëse, në vend të kësaj, bëni një aktivitet të moderuar fizik, ideali është të pini një ose dy gota më shumë.

Për një jetesë shumë aktive të shoqëruar nga një aktivitet fizik i fortë do të jetë rasti për të arritur 14 gota ujë në ditë.

Nëse, nga ana tjetër, pesha varion nga 70 kg në 90 kg është e këshillueshme për të shtuar nga një gjysmë gotë më shumë në varësi të jetesës. Për shembull, ata që peshojnë 70 kg dhe bëjnë një mënyrë jetese të ulur këshillohen të pinë 9.5 gota ujë në ditë.

Sa më shumë që keni një mënyrë jetese aktive, për këtë arsye, aq më shumë duhet të pini ujë në mënyrë që të mbani veten të hidratuar dhe të rikuperoni lëngjet e humbura.

Përfitimet e ujit të pijshëm siç dihet janë të shumta. Ato ndihmojnë në humbjen e shqetësimeve të përditshme të bezdisshme, të tilla si dhimbje koke ose tretje e dobët.

Nëse, pra, e keni të vështirë të përqendroheni ose shpesh vuani nga dhimbjet në muskuj, shkaku mund të jetë me të vërtetë furnizim i pakët me ujë i cili çon në uljen e rrjedhjes së gjakut në tru dhe në zemër.

Pak ujë mund të shkaktojë kapsllëk dhe ngadalësim në tretje. Prandaj, uji ndihmon për të nxitur qarkullimin e mirë të gjakut, për të humbur peshë mirë dhe për të kapërcyer problemin e bezdisshëm të celulitit. /Telegrafi/

The post Sa gota ujë duhet të pish në bazë të peshës tënde trupore? appeared first on Telegrafi.

Ky është minerali kryesor për dobësim: Do të shkrini gjashtë herë më shumë kilogramë gjatë dietës

$
0
0

Mungesa e këtij minerali në organizëm i jep sinjal trurit që trupi nuk merr mjaft ushqim!

Femrat të cilat marrin kalcium si shtesë ushqimi mund të humbin edhe deri gjashtë herë më shumë kilogramë bashkë me të njëjtin ushqim, ka treguar hulumtimi i ri, transmeton Telegrafi.

Studimi ka ndjekur dy grupe femrash me peshë të madhe trupore te të cilat analiza ka treguar që kanë marrë më pak se 600 mg kalcium, derisa sasia e rekomanduar ditore është 1000 mg.

Studimi ka zgjatur 15 javë, gjatë të cilave kanë pasur regjim të kontrolluar të ushqimit.

Njëri grup ka marrë 1200 mg kalcium në ditë dhe për 15 javë është dobësuar madje për gjashtë kilogramë. Grupi kontrollues ka marrë tableta placebo dhe ka humbur vetëm një kilogram të peshës trupore.

Konsiderohet që mungesa e kalciumit i dërgon informacion trurit që është e domosdoshme marrje më e madhe e ushqimit, sepse mungon minerali i rëndësishëm jetësor.

Studimet tregojnë që njerëzit të cilët vuajnë nga deficiti i kalciumit kanë përqindje më të madhe të yndyrës në trup, më shumë shtresa dhjamore rreth belit dhe nivel më të lartë të kolesterinës së “keqe” (LDL).

Studimi tjetër konstaton që personat të cilët zvogëlojnë marrjen e produkteve të qumështit, kështu edhe pjesëmarrjen e kalciumit në ushqim, shpesh shtojnë peshë.

Gjithashtu, marrja e zvogëluar e kalciumit është e lidhur edhe me sëmurjen e shpeshtë nga sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

The post Ky është minerali kryesor për dobësim: Do të shkrini gjashtë herë më shumë kilogramë gjatë dietës appeared first on Telegrafi.

Sasia e gramëve të frutave arrore në ditë të cilën duhet patjetër ta hani, në mënyrë që truri juaj të jetë i shëndetshëm

$
0
0

Konsumimi i frutave arrore për një periudhë të gjatë kohore përmirëson shëndetin kognitiv te njerëzit e moshuar dhe zvogëlon rrezikun nga demenca

Hulumtimi, në të cilin kanë marrë pjesë 4.822 meshkuj dhe femra më të vjetër se 55 vjeç, ka arritur deri te përfundimi që ata të cilët kanë ngrënë më shumë se 10 gramë fruta arrore në ditë kanë pasur përmirësim të kujtesës, rezonimit dhe mendimit, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar që e njëjta sasi arrash mund të përmirësojë funksionet kognitive deri në 60 për qind, në krahasim me ata të cilët nuk kanë ngrënë fruta arrore.

Pjesëmarrësit në hulumtim kryesisht janë të moshuar kanë ngrënë kikirikë.

Për kikirikun besohet që përmban mjaft komponentë kundërinflamatore dhe antioksidante, të cilat ngadalësojnë rënien e aftësive kognitive.

– Frutat arrore janë të njohura edhe për shkak se përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra, me materie ushqyese të cilat zvogëlojnë kolesterinën dhe përmirësojnë shëndetin kognitiv, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit doktor Ming Li.

Edhe pse nuk mund të përmirësohet lehtë dëmi i ndodhur me humbjen e funksionit kognitiv, mund të zvogëlohet rënia e tij.

Meqenëse ka gjithnjë e më shumë persona të moshuar në botë, andaj edhe ky problem është shumë i rëndësishëm. /Telegrafi/

The post Sasia e gramëve të frutave arrore në ditë të cilën duhet patjetër ta hani, në mënyrë që truri juaj të jetë i shëndetshëm appeared first on Telegrafi.

Vitamina K2 i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës

$
0
0

Sëmundjet e zemrës ndodhin kur furnizimi me gjak në zemër ndalohet si pasojë e bllokimit të artereve.

Zakonisht arteret bllokohet si pasojë e akumulimit të depozitave të ndryshme, të cilat kryesisht përbëhen nga kalciumi dhe që ndikojnë në hollësimin e artereve, transmeton Telegrafi.

Kjo pastaj e ndalon gjakun të qarkullojë lirshëm në organe dhe mund të shpie në sulm të zemrës.

Por, çfarë e shkakton këtë të ndodh? Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës K2 mund të jetë shkaktar.

Ndonëse njerëzit e dinë rëndësinë e të pasurit nivele adekuate të kalciumit në trup, shumë pak njerëz e dinë se pa vitaminë K2, kalciumi nuk mund të funksionojë siç duhet.

Kur trupi ka sasi adekuate të vitaminës K2, proteinat aktivizohen, duke e drejtuar kalciumin në eshtra (aty ku nevojitet) dhe duke e mbajtur larg artereve dhe indeve të buta (ku mund të shkaktojë dëme).

Vitamina K2 me vështirësi mund të merret vetëm përmes ushqimit, që nënkupton se 97% e botës perëndimore ka mungesë të kësaj vitamine.

Doza ditore e rekomanduar e vitaminës K2 është 45 mikrogramë, por për ta marrë këtë sasi ju duhet t’i konsumoni ose 4 kilogramë mish, pesë litra qumësht, ose tetë të verdhë të vezës në ditë.

Kjo pra është pothuajse e pamundur, andaj për këtë arsye ju duhet ta merrni vitaminën K2 si suplement ditor.

Përndryshe, vitamina K2 funksionon më mirë kur kombinohet edhe me nutrientë tjerë, siç janë omega-3 dhe vitamina D3.

Omega-3 është acid esencial yndyror i cili njihet si nutrient i shëndetshëm për zemrën, ndërkaq vitamina D3 gjithashtu ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit në trup. /Telegrafi/

The post Vitamina K2 i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës appeared first on Telegrafi.

Nuk është mirë të konsumohen tepër pemë

$
0
0

Edhe shkenca konstaton që niveli i lartë i fruktozës mund të ndikojë keq në shëndetin e zorrëve, në balancën delikate të miliona baktereve dhe substancave, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit, rregullojnë imunitetin dhe në mënyra të ndryshme i kontribuojnë shëndetit

Niveli i lartë i fruktozës pa dyshim është i keq për shëndetin e zorrëve, është treguar edhe me studimin, i cili në vitin 2018 është bërë në minj, transmeton Telegrafi.

Te minjtë të cilëve u është dhënë mjaft fruktozë, zorra e hollë ka bërë punën më të madhe kur është fjala për tretjen, mirëpo një pjesë e ka “kaluar” në zorrën e trashë, gjë që mund të krijojë problem me bakteret në zorrë.

“Mikrobiomet në zorrë janë ndërtuar në atë mënyrë që kurrë të mos kenë sheqer”, thotë autori kryesor i studimit, profesor Joshua Rabinovich.

Kur merrni fruktozën me ushqim, ajo mund të kalojë nëpërmjet mikrobiomeve, mirëpo nëse kalimi është e tepërt, mund të shkaktojë probleme, shpjegon ai.

Çfarë bën fruktoza në zorrë?

Dy gjëra i brengosin ekspertët – depërtueshmëria e zorrëve dhe sasia e baktereve në zorrë.

Muret e zorrëve janë ndërtuar në atë mënyrë që të jenë butësisht të depërtueshme, jo jashtë mase, në mënyrë që përmbajtja nga to të mos rrjedhë – kur zorrët lirojnë më shumë se sa duhet, mund të kenë ndikim në problemet gastrointestinale, si p.sh. celiakia, sëmundjet e Kronit, sindroma e zorrëve nervoze, madje mund të ndikojë në disa gjendje autoimune.

Studimi i bërë në vitin 2018 në minj ka treguar që niveli i lartë i fruktozës shton depërtueshmërinë e zorrëve, ndërsa studimet e mëhershme kanë treguar edhe që ushqimi i cili përmban tepricë të këtyre sheqernave dëmton mëlçinë.

Studimi i tretë i publikuar në vitin 2018 ka treguar që niveli i lartë i fruktozës mund të rrisë sasinë e viruseve bakteriale në zorrë. Do të duhej të hanit një sasi tepër të madhe pemësh për të marrë nivelin e dëmshëm të fruktozës”, thonë ekspertët.

Përgjithësisht, pemët nuk janë burim i madh i fruktozës në ushqim, në krahasim me sheqernat plotësues.

Burimi i fruktozës i cili më shumë do të duhej të na brengoste është shurupi me nivel të lartë fruktoze, theksojnë ekspertët, i cili përdoret që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Jo vetëm që pemët nuk përmbajnë fruktozë të tepërt, por janë edhe plot fibra, të cilat janë të mira për shëndetin dhe llojllojshmërinë e mikrobiomeve në zorrë.

Nëse jeni të brengosur për fruktozë të tepërt në zorrë, kujdes nga sheqernat plotësues dhe ushqimi i cili përmban shurup me fruktozë të lartë, ndërkaq nutrienët dhe fibrat e pemëve zorrëve gjithsesi do t’u shkaktojnë më shumë dëme se dobi. /Telegrafi/

The post Nuk është mirë të konsumohen tepër pemë appeared first on Telegrafi.

Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe ilaç i vërtetë natyral

$
0
0

Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme në planet, ndërkaq lista e mënyrave se si ato e përmirësojnë shëndetin tonë është e pafundme.

100 gramë hurma përmbajnë:

Kalori: 277
Karbohidrate: 75 gramë
Fibra: 7 gramë
Proteina: 2 gramë
Kalium: 20% të sasisë së rekomanduar ditore
Magnez: 14% të sasisë së rekomanduar ditore
Hekur: 55 të sasisë së rekomanduar ditore
Vitaminë B6: 12% të sasisë së rekomanduar ditore, etj.

Hurmat po ashtu janë të mbushura me antioksidues, siç janë flavanoidet, karotenoidet, acidi felonik, etj.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që na sjell konsumimi i hurmave:

– Hurmat janë të pasura me kalium, i cili e ulë rrezikun e sulmit në tru deri në 40% dhe e përmirëson funksionin e sistemit nervor

– Përmbajtja e lartë e fosforit po ashtu e përmirëson funksionin e trurit

– Hurmat janë të mbushura me kalcium i cili e përmirëson florën intestinale, dhe në mënyrë efikase e trajton diarrenë

– Hurmat janë të mbushura me fibra, prandaj e përmirësojnë procesin tretës dhe e shtypin apetitin

– Duke qenë një prej burimeve më të pasura të hekurit, hurmat janë të shkëlqyeshme për trajtimin e anemisë dhe për rritjen e rrjedhës së oksigjenit në tru

– Përmbajtja e lartë e magnezit, e cila i zgjeron enët e gjakut, ndikon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut

– Hurmat e detoksikojnë trupin, e lirojnë kapsllëkun, e shpejtojnë metabolizmin, etj.

– Hurmat janë të mira edhe gjatë shtatzënisë sepse e lehtësojnë dhimbjen, e zvogëlojnë gjakderdhjen, e lehtësojnë procesin e lindjes dhe e parandalojnë depresionin pas-lindjes

– Hurmat e krijojnë ndjenjën se jeni ngopur me ushqim, dhe rrjedhimisht ndihmojnë në humbje të peshës. /Telegrafi/

The post Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe ilaç i vërtetë natyral appeared first on Telegrafi.


Ushqimi pa gluten: Çfarë bën të hani dhe çfarë nuk bën nëse vuani nga celiakia?

$
0
0

Gluteni përdoret në industri të ndryshme, posaçërisht në industrinë ushqimore. Pa marrë parasysh cilësitë nutritive të tij, konsumimi i zvogëluar i glutenit do të mundë t’i ndihmojë organizmit tuaj

Gluteni është materie elastike albuminoze i patretshëm në ujë, mirëpo lidhja më e shpeshtë me të janë drithërat, transmeton Telegrafi.

Gluten ka në grurë, elb dhe tërshërë. Për shkak të elasticitetit dhe ngjitshmërisë, gluteni përdoret në industrinë farmakologjike, kozmetike dhe ushqimore.

Për kë është i destinuar ushqimi pa gluten?

Kalimi në ushqimin pa gluten nuk është i thjeshtë dhe kërkon disiplinë, durim, sakrificë dhe kontroll të rreptë.

Ushqimi pa gluten ka shumë përparësi shëndetësore, mirëpo nëse nuk vuani na celiakia, mos e teproni me eliminimin e glutenit nga ushqimi.

Më pak se 1 për qind e popullatës vuan nga celiakia. Ky është çrregullim, i cili, për shkak të konsumimit të glutenit, dëmton zorrën e hollë.

Pacientët të cilët vuajnë nga celiakia patjetër duhet të përdorin ushqim pa gluten. Shumica e njerëzve mund të jenë të ndjeshëm ndaj glutenit edhe pa celiaki, mirëpo simptomat mund të jenë reagim i organizmit ndaj disa ndryshimeve të tjera, jo ndaj glutenit.

Nëse mendoni që të filloni të hani ushqim pa gluten, por që të mos ndryshoni asnjë shprehi tjetër ushqimore për të humbur ndonjë kilogram, nuk është ide e mirë.

Me humbjen e glutenit do t’ju mungojnë fibrat dhe vitamina B në organizëm, të cilat i mundësojnë trupit të marrë energji nga ushqimi, të cilin e hamë, por edhe i ndihmojnë të krijojë rruaza të kuqe të gjakut.

Ushqimi pa gluten kërkon që vitaminën B ta marrim nga artikujt e tjerë siç janë peshqit, mishi, vezët dhe produktet e qumështit, perimet e gjelbra, drithërat. Dhe posaçërisht kujdesuni të mos filloni me ushqimin pa gluten para se të konsultoheni me mjekun.

Përparësitë e ushqimit pa gluten

Me qëndrim pozitiv dhe shprehi të reja në përgatitjen e ushqimit, nuk do ta keni të vështirë të mësoheni me ushqimin pa gluten.

Ushqimi i këtillë ka përparësi shëndetësore të cilat vërehen shumë shpejt pas eliminimit të glutenit nga ushqimi:

– absorbim më i ri i materieve ushqyese
– pengimi i shfaqjes së diabetit
– mbrojtja nga sëmundjet malinje
– ulja e tensionit të gjakut
– nxitja e punës së metabolizmit
– zbutja e pengesave të tretjes
– ngritja e energjisë
– forcimi i përqendrimit
– zvogëlimi i lodhjes kronike dhe i rraskapitjes
– zvogëlimi i peshës së tepërt trupore
– lehtësimi i telasheve të menopauzës
– ngadalësimi i plakjes

Cilët artikuj nuk përmbajnë gluten?

Nëse vuani nga celiakia apo jeni vetëm të ndjeshëm ndaj glutenit, mos u brengosni, shumica e artikujve në ushqim është e lejuar.

Bën të hani:

⦁ pemë dhe perime të thara
⦁ ushqim të papërpunuar
⦁ fasule
⦁ farëra – hikërr, amaranth, misër, sojë, oriz dhe mel
⦁ pemë të plota të papërpunuara arrore
⦁ vezë
⦁ mish të freskët dhe peshk.

Nga drithërat të cilat bën t’i konsumoni mund të përpunoni ushqimin siç janë buka, simitet.

Nëse vuani nga celiakia kujdesuni shumë kur blini produkte si dhe për deklaratat e tyre. Shumica e teknologjisë nuk është problemi madh.

Cilët artikuj duhet shmangur në ushqimin pa gluten?

Gluteni gjendet pothuajse në çdo gjë, posaçërisht në grurë, elb dhe tërshërë. Nëse pëlqeni birrën, ndërkaq jeni të ndjeshëm ndaj glutenit, harroni pijen tuaj të dashur.

Nuk do të guxonit të hani as griz, grurë kokërrmadh, salca të ndryshme (lexoni deklaratën).

Shumicën e glutenit do ta gjeni në produkte të qumështit dhe patjetër lexoni deklaratën.

Gluteni nuk gjendet vetëm në ushqim, kështu që kujdesuni edhe kur blini grimin dhe lodrat e fëmijëve. /Telegrafi/

The post Ushqimi pa gluten: Çfarë bën të hani dhe çfarë nuk bën nëse vuani nga celiakia? appeared first on Telegrafi.

Shkrin kilogramët dhe pastron zorrët pas shtatë ditësh: Kefiri me këta përbërës është racioni më i mirë!

$
0
0

Për drekë hani çfarëdo që dëshironi, mirëpo kujdes të mos e teproni deri në atë masë saqë të mos mund të ngriheni nga tavolina

Humbja e peshës do të jetë e dukshme që në javën e parë. Mirëpo, gjëja kryesore është edhe shëndeti ka dobi.

Në rend të parë, zorrët pastrohen. Pas tri ditëve të para do të ndiheni të vetëdijshëm. Plus i madh është që kefiri gjithmonë mund të gjendet në dyqane!

Përgatitja:

Një mollë e madhësisë mesatare, 1-2 lugë kokrra tërshëre, 1 lugë të vogël mjaltë dhe gjysmë luge të vogël kanellë qitni në blender dhe bluani dhe shtoni një gotë kefir.

Për kafjall më të fortë në përzierje mund të shtoni edhe gjysmë banane, por edhe një lugë kokrra tërshëre. Nëse shtoni pak xhenxhefil të freskët do të keni djegës perfekt të yndyrës.

Për drekë hani çfarëdo që dëshironi, mirëpo kujdes të mos e teproni deri në atë masë që të mos mund të ngriheni nga tavolina.

Dhe, mbajeni në mend, darka nuk duhet të jetë pas orës 19!

Koktejin me kefir mund ta bëni në variante të ndryshme, duke përdorur cilëndo qoftë pemë apo perime në vend të mollës.

Nëse keni perimet (karota, spinaqi, selinoja, kastraveci, lakra), atëherë koktejin përgatitet jo vetëm me mjaltë, por edhe me perime të gjelbra (me kopër, majdanoz, qepë të reja) dhe me kripë deti, mund të përdorni edhe spec djegës. /Telegrafi/

The post Shkrin kilogramët dhe pastron zorrët pas shtatë ditësh: Kefiri me këta përbërës është racioni më i mirë! appeared first on Telegrafi.

Etiketat e të ushqyerit, si të dallosh të gabuarat?

$
0
0

Etiketa e të ushqyerit jep një informacion shumë preciz që lejon të krijosh një ide mbi ushqimin. Zakonisht tregohen vlerat ushqyese për 100 gr produkt dhe për porcion

Këshilla e mjekëve është të marrësh parasysh gjithmonë informacionet për 100 gr, në mënyrë që të mund të krahasosh sa më shpejt ushqime të ndryshme që shiten në porcione të ndryshme.

Shumë shpesh në fakt kur bëhet fjalë për të publikuar ushqimet hiperkalorik, prodhuesit emfatizojnë përmbajtjen e ulët të yndyrave ose të sheqernave për porcion duke kërkuar të mos enfatizojnë shumë faktin që porcionet në analizë janë shumë të vogla.

Nëse lexojmë vlerat për 100 gr truku nuk funksionon dhe nxirret natyra e vërtetë e ushqimit. Por nuk është e thënë që një ushqim hiperkalorik duhet të refuzohet me apriori. P.sh. arrat janë të pasura në yndyra dhe furnizojnë kalori për 100 gr, por nëse konsumohet në sasi të duhura mund të futen qetësisht në dietën e çdo dite.

Vlerat ushqyese

Etiketa e ushqyerit tregon kaloritë dhe sasinë makro ushqyesve të furnizuara nga një sasi e caktuar ushqimi.

Në disa raste tregohet sasia e vitaminave të përmbajtura në ushqim, sasia e kolesterolit dhe disa vlera si përmbajtja e sodiumit ose ndarja e yndyrave të ngopura dhe të pangopura.

Po si mund t’i dallojmë etiketat e gabuara?

Nuk është e rrallë të gjesh etiketa të ushqyerit të gabuara në konfeksionet e ushqimeve. Për të verifikuar që etiketat të jenë moskorrekte të paktën koherente, mjafton të llogaritësh energjinë të dhënë nga tre makroushqyesit dhe të verifikosh që korrespondon me vlerën energjike të treguar në etiketë.

Kujtojmë që proteinat dhe karbohidratet japin 4 kalori për çdo gram ndërsa yndyrat japin 9 kalori për gram. Por para se të arrini në konkuzionin që një etiketë e të ushqyerit është e gabuar duhet të kujtoni që përveç tre makroushyesve kryesorë ekzistojnë dhe tre makroushqyes të tjerë që mund të pasurojnë ushqime me energji. P.sh alkooli furnizon me 7 kalori për çdo 100 gr.

Është shumë e rëndësishme të nënvijëzosh që etiketa shërben për të patur një ide në lidhje me përmbajtjen e ushqimit: nuk na thuhet asnjë gjë në lidhje me cilësinë e përbërësve të përdorur si: ngjyrues, konservant, etj., ose mbi teknikat e përgatitjes.

Duke lexuar me kujdes listën e plotë të përbërësve është e vetmja mënyrë për të siguruar që ushqimi i blerë të jetë i përgatitur me përbërësit e shëndetshëm. /Telegrafi/

The post Etiketat e të ushqyerit, si të dallosh të gabuarat? appeared first on Telegrafi.

“Ilaçi” që jua zvogëlon stomakun

$
0
0

Tretja e shëndetshme e ushqimit dhe largimi i grumbullimit të lëngjeve në trup janë beneficionet më të mira ‘ujore’ për ata që dëshirojnë të humbin në peshë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ujin ta bëni edhe më të dobishëm dhe më të efektshëm në luftën tuaj për humbjen në peshë, nutricistja Cynthia Sass ka menduar një lëng, i cili zvogëlon fryrjet në stomak dhe përmirëson tretjen e ushqimit.

Lëngu që largon kilogramët dhe që freskon trupin tuaj nga brenda:

* 8 gota me ujë
* 1 lugë rrënjë të xhenxhefilit
* 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, i prerë dhe i qëruar në rriska shumë të holla
* 1 limon të madhësisë mesatare të prerë në rriska
* 12 gjethe mente

Të gjithë artikujt e lartpërmendur i përzieni me ujë, i lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës, në mënyrë që t’i thithë aromat dhe përbërësit e tjerë për ta konsumuar gjatë ditës tjetër.

Ky lëng nuk bën çudinë, por me një, meny ushqimore të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me ushtrime të rregullta fizike, beli juaj do të jetë më i hollë e stomaku shumë më i rrafshët pa vuajtur asnjë ditë të vetme urie. /Telegrafi/

The post “Ilaçi” që jua zvogëlon stomakun appeared first on Telegrafi.

Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni xhenxhefil çdo ditë për 1 muaj

$
0
0

Xhenxhefili është përbërës i njohur në kuzhinën indiane dhe aziatike, ndërkaq është përdorur qysh nga kohërat e lashta për shkak të vetive të mira që ka.

Kjo bimë fantastike jua përmirëson shëndetin e përgjithshëm në mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Është e pasur me shumë minerale dhe vitamina.

Madje, xhenxhefili ka një profil mjaft të mirë nutricional, ku 100 gramë xhenxhefil ju furnizojnë me:

* 80 kalori
* 17.8 gramë karbohidrate
* 1.8 gramë proteina
* 0.7 gramë yndyrë
* 2 gramë fibra
* 415 mg kalium
* 43 mg magnez
* 5 mg vitaminë C
* 34 mg fosfor
* 0.2 mg vitaminë B6, etj.

Xhenxhefili ndër tjerash përmban kalcium, zink, riboflavin, etj.

Nëse filloni të konsumoni xhenxhefil çdo ditë për 1 muaj, ju do t’i përjetoni efektet e mëposhtme shëndetësore:

– Xhenxhefili do t’jua forcojë sistemin e imunitetit, do t’i vret bakteret e dëmshme dhe t’i parandalojë problemet e ndryshme shëndetësore, duke përfshirë gripat dhe infeksionet

– Vetitë e veta antipezmatuese i lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga osteoporoza

– Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit do t’jua ulë nivelet e sheqerit në gjak, dhe rrjedhimisht i ndihmon personat me tip 2 të diabetit

– Xhenxhefili i zvogëlon edhe nivelet e kolesterolit dhe i ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës

– Xhenxhefili është zbuluar se i lehtëson dhimbjet e muskujve deri në 25%

– Përbërësit bioaktivë dhe antioksiduesit që gjenden në xhenxhefil e luftojnë inflamacionin në trup, e përmirësojnë kujtesën, shëndetin e trurit, e ulin rrezikun e demencës, etj. /Telegrafi/

The post Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni xhenxhefil çdo ditë për 1 muaj appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2532 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>