Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2576 articles
Browse latest View live

Dieta me oriz e dr. Kempnerit për shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin dhe shëndet të veshkave: Është e sigurt që heq 7 deri në 10 kg për tri javë!

$
0
0

Ndiqni këtë meny dhe rezultatet me siguri nuk do të mungojnë

Po ju prezantojmë dietën me oriz, krijues i së cilës është doktor Walter Kempner, ndërkaq e ka krijuar në vitin 1939, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i këtij regjimi të ushqimit në atë kohë ka qenë ulja e shtypjes së gjakut, rregullimi i sheqerit, përmirësimi i shëndetit të veshkave të të sëmurëve.

Meqenëse ky ushqim ka pasur efekte në uljen e peshës, është filluar të përdoret edhe për dobësim.

Qe një variant të kësaj diete e cila për tri javë heq nga 7 deri në 10 kilogramë.

Plani i ushqimit:

Kafjalli gjithmonë i njëjtë: 1 filxhan oriz të zier në ujë, pa kripë apo sheqer.

Për shkak të shijes mund të shtrydhni pak lëng limoni dhe të shtoni pak vaj ulliri. Gjatë dietës zieni oriz (integral) të murrmë.

Zëmra (mesracioni): Një pemë.

Drekë për shtatë ditët e para: Një filxhan oriz, një filxhan fasule, bizele apo thjerrëza, një copë bukë integrale. Përdorni më shumë erëza dhe më pak kripë.

Zëmra: pemë.

Darka për shtatë ditë: Çdo ditë një filxhan oriz dhe 150 gramë mish pa yndyrë (mish pule apo gjoks gjeldeti, bërxollëi, peshk).

Mishit mos i qitni kripë, shtrydhni vetëm pak lëng limoni. Mund ta hani një copë të hollë bukë integrale.

Dreka për shtatë ditët e tjera: Një filxhan oriz, një copë bukë integrale

Darka për shtatë ditët e tjera: Një filxhan oriz dhe një copë bukë integrale.

Java e tretë: Ushqehuni sipas planit të ushqimit nga java e parë, por që të shtoni një mesracion qumësht midis drekës dhe darkës (200 ml qumësht apo një jogurt të vogël pemësh).

Para aplikimit të dietës patjetër konsultohuni me mjekun! /Telegrafi/

The post Dieta me oriz e dr. Kempnerit për shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin dhe shëndet të veshkave: Është e sigurt që heq 7 deri në 10 kg për tri javë! appeared first on Telegrafi.


Hummus produkt plot shije, i shëndetshëm, pa gluten, vegan dhe 100% natyral

$
0
0

Çka është Hummus?

Është një krem i përhapur, në formë pureje dhe nga përbërës tjerë të shëndetshëm që është bërë shumë i famshëm në mbarë botën gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Hummus është krejtësisht natyral, vegan, pa gluten dhe pa ndërhyrje gjenetike (GMO Free).

Përbërësit kryesorë të tij janë: qiqra, vaji i ullirit, hudhra, lëngu i limonit, kripa e detit dhe tahini.

Hummus nga NOA është i vetmi produkt origjinal, i kontrolluar, me përbërës të vërtetë, me efekte vetëm pozitive për shëndetin tuaj.

Një shtesë perfekte jashtëzakonisht e shijshme me shumë fibra. Provoje!

BURIM I MIRË I PROTEINAVE ME BAZË BIMORE – Hummus është një burim i shkëlqyer i proteinave për vegjetarianët, veganët dhe omnivorët (persona që ushqehen me ushqim me origjinë bimore & shtazore). Qiqra është baza e të gjitha recetave Hummus, sepse kanë proteina shumë, të cilat ndihmojnë që ju të ndiheni të ngopur pasi t’i keni konsumuar.

Ju do ta keni ndjenjën e ngopjes dhe më pak gjasa të hani ushqimm, si p.sh ‘snacks’ në mes të vakteve. Meqë Hummus shpesh konsumohet me bukë pita apo ndonjë lloj tjetër buke me drithëra, qiqrat dhe drithërat së bashku përbëjnë një “proteinë të plotë”, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale që janë të nevojshme për trupin që t’i sigurojë nga ushqimi dhe pastaj të përdoret për energji.

Tahini, i bërë nga farat susam të tokës, është gjithashtu një burim i madh i aminoacideve shumë të rëndësishme (specifikisht ajo që quhet metioninë), e cila lejon tahninin të krijoj një proteinë tjetër kur kombinohet me qiqrat.

 

(artikull i sponsorizuar)

The post Hummus produkt plot shije, i shëndetshëm, pa gluten, vegan dhe 100% natyral appeared first on Telegrafi.

Konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë është vdekjeprurës për zemrën!

$
0
0

Adhurues të vezëve merrni shënim: hulumtuesit kanë paralajmëruar se konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë mund ta rritë rrezikun e vdekjes dhe ndikon në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i ka analizuar dietat, shëndetin dhe shprehitë e stilit të jetesës të rreth 30,000 të rriturve amerikanë për 31 vjet, transmeton Telegrafi.

Kështu, shkencëtarët kanë zbuluar se kolesteroli që gjendet në vezë, kur konsumohet në sasi të mëdha, ndërlidhet me efekte të dëmshme shëndetësore.

Sipas ekspertëve, një vezë e madhe i përmban rreth 200 miligramë kolesterol.

Konsumimi i më shumë se 300 miligramëve kolesterol në ditë ndërlidhet me 17% rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 18% rritje të rrezikut të vdekjes.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje që njerëzit të shmangin konsumimin e tri vezëve çdo ditë, duke treguar se nutricioni ka të bëjë me balancim dhe sasi të moderuar.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Journal of the American Medical Association”. /Telegrafi/

The post Konsumimi i më shumë se dy vezëve në ditë është vdekjeprurës për zemrën! appeared first on Telegrafi.

Nëse vuani nga koliti, harrojeni shijen e këtyre ushqimeve: Përkeqësojnë seriozisht shëndetin tuaj

$
0
0

Koliti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e zorrës së trashë, e shkaktuar nga disa faktorë

Nëse vuani nga koliti, e dini mirë që shoqërohet me simptoma të ndryshme si: ënjtja, kapsllëku ose diarreja si dhe dhimbje barku pas vakteve.

Në fakt, shumë njerëz kanë tendencë ta ngatërrojnë atë me diarrenë, duke qenë një nga simptomat kryesore të problemit. Duke qenë një çrregullim i përsëritur, i karakterizuar nga periudha të dhimbjes dhe periudha të stazës, prandaj është shumë e rëndësishme të njihni ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat e tij.

Prandaj, le të ndalemi tek 8 kategoritë kryesore të këtyre ushqimeve: nëse vuani nga koliti do të bënit mirë të ulnit konsumin e tyre.

Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme: Ushqimet e skuqura dhe ato që përmbajnë sasi të larta të yndyrës përkeqësojnë simptomat e kolitit sepse vështirësojnë tretjen dhe rrisin inflamacionin. Konsumi i tepërt i ushqimeve të skuqura rrit spazmat e zorrëve dhe episodet e dhimbjes e diarresë.

Drithërat dhe farat me kokrra të mëdha: Megjithëse konsumi i fibrave rekomandohet gjithmonë për një tretje të mirë, nëse vuani nga koliti duhet të shmangni fibrat nga ushqime të tilla si drithërat dhe farat me kokrra të mëdha. Ato rrisin prodhimin e gazrave të zorrëve, rrjedhimisht edhe rrezikun e fryrjes dhe dhimbjes së barkut.

Kafenë dhe çajin: Në rastin e kolitit duhet të evitoni sa më shumë pijet me kafeinë, mes të cilave edhe çajin e kafenë. Konsumi i rregullt i çajit dhe kafesë mund të rrisë shpeshtësinë dhe intensitetin e dhimbjes së kolitit dhe acarimin e zorrës së trashë. Për më tepër, kafeina ka tendencë të grumbullohet në trup, duke ndikuar në sistemin e eliminimit të toksinave.

Qumështin dhe nënproduktet e tij: Qumështi dhe nënproduktet e tij janë numër një për personat që përballen me këtë shqetësim. Bulmeti duhet eliminuar jo vetëm për shkak të yndyrave të larta, por edhe prezencës së laktozës. Edhe pse jo të gjithë janë intolerantë ndaj saj, është një ide e mirë të reduktoni konsumin e bulmetit.

Sallamrat: Sallamrat përmbajnë shumë yndyra, por edhe kripë e substanca artificiale që rrisin inflamacionin e zorrëve. Konsumimi i tyre i rregullt shkakton vështirësi në tretje dhe rrit praninë e toksinave në zorrë. Për më tepër, ato rrisin rrezikun për t’u prekur nga mbipesha dhe sëmundjet e tjera inflamatore.

Margarinën: Margarina dhe gjalpi janë ushqime që nuk duhet të përfshihen në dietën tuaj nëse vuani nga koliti, shkruan Living. Përmbajnë shumë yndyra transgjenike dhe vajra të hidrogjenizua që përkeqësojnë inflamacionin e zorrëve. Gjithashtu stimulojnë prodhimin e substancave kimike që rrisin perceptimin e dhimbjes.

Miellin e rafinuar: Miellrat e rafinuara janë ushqime inflamatore që mund të përkeqësojnë shumë simptomat e atyre që vuajnë nga problemet me zorrët. Ato i nënshtrohen një përpunimi gjatë të cilit humbasin një numër të madh të elementeve ushqyese. Për pasojë, tretja e tyre është më e vështirë; tek disa njerëz ato gjithashtu shkaktojnë reaksione alergjike. Gjëja më shqetësuese është se janë të pranishme në shumë ushqime të përditshme dhe për pasojë, shmangia e tyre plotësisht, është e vështirë.

Pijet me gaz dhe ato alkoolike: Pijet alkoolike dhe ato me gaz irritojnë së tepërmi sistemin e tretjes. Përmbajtja e lartë e sheqernave, përveç dyoksidit të karbonit dhe ngjyruesve, rrit aciditetin dhe inflamacionin. Janë përgjegjëse për simptoma si gazrat e zorrëve, dhimbjen e barkut dhe diarrenë. Si përfundim, për të mbajtur nën kontroll simptomat e kolitit, do të ishte mirë të kufizonit në maksimum konsumin e këtyre 8 kategorive të ushqimeve. /Telegrafi/

The post Nëse vuani nga koliti, harrojeni shijen e këtyre ushqimeve: Përkeqësojnë seriozisht shëndetin tuaj appeared first on Telegrafi.

Shkatërruesi i yndyrave: Kur këtë artikull e përfshini në kafjall, kilogramët zhduken me shpejtësi të rrufeshme!

$
0
0

Zgjidhni me kujdes artikujt të cilët i fusni në organizëm nëpërmjet kafjallit

Kafjalli është racioni më i rëndësishëm gjatë ditës. Me të do të nxisni metabolizmin, mirëpo nëse zgjidhni llojin e duhur të artikujve, kilogramët do të fillojnë të shkrihen shumë shpejt, transmeton Telegrafi.

Kur flasim për kafjallin, është e domosdoshme që gjatë këtij racioni të marrim ushqimin i cili gjatë do të na mbajë të ngopur dhe do të na japë energji të mjaftueshme.

Pra, për cilin grup artikujsh është fjala? Përgjigjja është: albuminat.

Në hulumtime të shumta është zbuluar që racionet e pasura me albumina në mëngjes nxisin shpenzim më të lartë të kalorive.

Veç kësaj, albuminat ulin rrezikun nga sulmi i urisë gjatë pasdites.

Sipas ekspertëve, jogurti grek dhe vezët janë përbërës idealë të kafjallit dietal.

Jogurti grek përmban sasi të mëdha albuminash. Në hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 20 femra është zbuluar që ato të cilat kanë ngrënë jogurt grek kanë pasur ndjenjë më të vogël urie gjatë ditës, andaj vetvetiu kanë marrë 100 kalori më pak.

Edhe një hulumtim e ka konfirmuar këtë fakt. Personat të cilët kanë konsumuar rregullisht jogurt grek gjatë një muaji, kanë arritur rezultate më të mira kur është fjala për eliminimin e kilogramëve, nga ata të cilët për kafjall nuk kanë ngrënë jogurt grek. /Telegrafi/

The post Shkatërruesi i yndyrave: Kur këtë artikull e përfshini në kafjall, kilogramët zhduken me shpejtësi të rrufeshme! appeared first on Telegrafi.

Nutricionistja zbulon: Njerëzit me këto grupe gjaku vështirë humbin peshën trupore!

$
0
0

Nëse bëni pjesë ndër ata të cilët japin çdo gjë nga vetja për t’u dobësuar, ndërkaq assesi nuk ju shkon për dore, është e mundshme që shkaktari është grupi juaj i gjakut

Personat të cilët kanë grupin e gjakut AB + ose AB, kanë vështirësi të mëdha në eliminimin e kilogramëve të padëshiruar, thotë nutricionistja Sema Kana.

Ajo thekson që kjo ndodh për shkak që njerëzit të cilët kanë ato grupe gjaku vështirë ndryshojnë shprehitë e tyre ushqyese.

Nga ana tjetër, personat me grupet e gjakut O + B +, më lehtë do të lirohen nga shtresat e padëshiruara yndyrore.

“Njerëzit me grupin e gjakut B +, kanë vlerë më të lartë bazale metabolike (BMR), për ç’shkak vështirë shtojnë peshë, shpjegon dr. Sema.

Nëse keni grupin e gjakut A, atëherë gjenetika juaj varet nëse jeni të prirë që të shtoni peshë.

Naturopati Piter J. Dadamo thekson që artikujt të cilët i konsumojmë reagojnë me gjakun tonë dhe për këtë arsye ka shpikur dietën për secilin grup të gjakut.

Dieta nënkupton që ushqimi është shpikur në harmoni me grupet e gjakut dhe, siç thotë ajo, me të përshpejtohet tretja.

Pos kësaj, do të pengoni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme dhe lehtë mund të arrini peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetëgjatësinë. /Telegrafi/

The post Nutricionistja zbulon: Njerëzit me këto grupe gjaku vështirë humbin peshën trupore! appeared first on Telegrafi.

Ari i kuq: Mjedra ruan zemrën dhe mbron nga diabeti dhe kanceri!

$
0
0

Pasurojeni ushqimin me mjedra dhe do të keni shumë dobi shëndetësore

Mjedra ka cilësi të fuqishme antioksidative. Kjo do të thotë që zvogëloni veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbroheni nga kanceri, transmeton Telegrafi.

Konsumimi i rregullt i mjedrave përmirëson dukjen e tenit dhe mbron lëkurën nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit, ndërkaq nga mjedrat mund të bëni edhe maskë për fytyrë. Mjedra do ta bëjë tenin të shkëlqejë.

Pos dobive për lëkurën, mjedrat janë të shkëlqyeshme edhe për sistemin e tretjes dhe sistemin kardiovaskular.

Përdorimi i mjedrave forcon imunitetin dhe mbron nga ftohjet.

Në saje të cilësive antioksidative, zvogëlon veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbron nga kanceri i zorrës së trashë, i gjirit, i mitrës, i ezofagut dhe i prostatës.

Fitonutrienët të cilët gjenden në mjedër pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit, duke i nxitur në apoptozë, përkatësisht në vetëshkatërrim.

Dyqind gramë të kësaj peme përmbajnë sasinë e rekomanduar e vitaminës C.

Është e pasur me fibra, thartirë folike, vitamina K, E5, mangan, magnez, bakër, kalium dhe thartira yndyrore omega 3.

Personat, ushqimi i të cilëve është i pasur me mjedra, kanë rrezik më të vogël që të shtojnë peshë dhe të sëmuren nga diabeti.

Ketonet në këto fruta të kuqe ndihmojnë në kontrollimin e glukozës në gjak. Ato nxisin metabolizmin e yndyrave dhe zvogëlojnë shtresat yndyrore.

Edhe fleta e mjedrës është shëruese.

Çaji nga fletët e mjedrës ndihmon në zbutjen e ngërçeve menstruale dhe të gjakrrjedhjeve të mëdha. /Telegrafi/

The post Ari i kuq: Mjedra ruan zemrën dhe mbron nga diabeti dhe kanceri! appeared first on Telegrafi.

Hummus zvogëlon inflamacionin dhe largon toksinat nga trupi

$
0
0

Hummus është një krem në formë pureje, i cili është shumë i famshëm në pjatat e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Mesdheun. Fatmirësisht sot, falë shijes dhe benefiteve të shumta shëndetësore, hummus është duke u bërë më i popullarizuar në botën perëndimore.

Sipas disa hulumtimeve thuhet se origjina e hummus është shumë e vjetër dhe nuk dihet saktë, por sipas disa të dhënave thuhet se recetat e para të këtij kremi janë regjistruar në librat e kuzhinës së Lindjes së mesme qysh prej shekujve të 12-të ose 13-të.

Ka shumë arsye pse hummus preferohet nga një numër i madh i njerëzve, disa prej tyre janë se: është krejtësisht natyral, vegan, pa gluten dhe pa ndërhyrje gjenetike (GMO Free). Përbërësit e tij kryesorë janë: qiqra, vaj ulliri, hudhra, lëng limoni, kripë deti dhe tahini.

Hummus nga NOA është i vetmi produkt origjinal, i kontrolluar, me përbërës të vërtetë, me efekte vetëm pozitive për shëndetin tuaj të cilin mund ta gjeni edhe në markete në Kosovë.

ZVOGËLON INFLAMACIONIN – inflamacioni është mbrojtja natyrale e trupit për t’i hequr toksinat jashtë trupit. Megjithatë, kur trupi ka një nivel të lartë inflamacioni, kjo tregon që trupi juaj është përpjekur t’i mposhtë toksinat ushqimore, mjedisore dhe medicinale. Ushqimet që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit, gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e artritit dhe sëmundjeve, poashtu ndihmojnë në shërimin e trupit.

Hummus ka edhe hudhër, vaj ulliri dhe qiqra, të cilat janë të gjitha ushqime të njohura anti-inflamatore. Një studim i avancuar në Kore, ekstraktet nga hudhra kanë dëshmuar të jenë reduktues të inflalamcionit dhe në luftimin e rrudhave dhe plakjes. Derisa shekuj me radhë është përdorur hudhra për të rritur sistemin imunitar dhe për të kuruar sëmundje, akoma më shumë studime po bëhen për të kuptuar se si dhe çfarë e bënë hudhrën kaq efektive.

artikull i sponsorizuar

The post Hummus zvogëlon inflamacionin dhe largon toksinat nga trupi appeared first on Telegrafi.


Çka duhet të hani nëse djersiteni tepër?

$
0
0

Nutricionistja Rick Hay mënyrën se si ta freskoheni trupin me artikuj ushqimorë dhe lëngje

Ajo këshillon marrjen e vitaminës B, sepse ajo zvogëlon stresin i cili çon në djersitje të shtuar, si edhe zvogëlim të alkoolit dhe të kafeinës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, duhet konsumuar ushqim të lehtë dhe pemë, siç janë rrushi dhe shalqiri, të cilat treten më lehtë.

“Vitamina B rregullon hormonet dhe e mban nën kontroll nivelin e stresit. Kur djersitemi shpesh bëhemi nervozë për shkak të djersitjes dhe “njollave” të cilat krijohen në rroba. Atëherë edhe më shumë ngrihet temperatura e trupit tonë, andaj edhe bëhemi anksiozë dhe i nënshtrohemi stresit. E gjitha kjo çon deri në djersitje të shtuar”, thotë Rick Hay.

Vitamina B ka rolin kyç, sepse lidh endokrinet dhe sistemin nervor të cilat kanë rol të rëndësishëm në reagimin ndaj stresit. Kur jemi nën stres ai hormon punon më shumë.

Disa studime kanë treguar që vitaminat B6, B9 dhe B12 ndihmojnë në rregullimin e nivelit të stresit.

Magnezi gjithashtu është “luftëtar” kundër djersitjes së shtuar, sepse nëse nuk kemi mjaftueshëm magnez dhe kalcium, atëherë nervat humbin kontrollin mbi hapjen dhe mbylljen e poreve nëpër të cilat del djersa.

Magnezi ndihmon që organizmi të përshtatet me stresin ditor.

“Kur djersitemi humbim mjaft magnez. Kjo çon deri në djersitje të shtuar, andaj është e nevojshme të kompensohet. Hani perime që kanë ngjyrë të gjelbër të errët, arra dhe fara në mënyrë që të kompensoni magnezin, ndërsa vezët syze dhe tharmin e birrës për vitaminën B. Ato janë të mira për sistemin tuaj nervor dhe ndihmojnë në rregullimin e djersitjes”, thotë Rick Hay.

Femrave të cilat në menopauzë u rekomandohet të përdorin bimën schisandra, e cila rregullon djersitjen e natës. Hani pemë dhe perime midis racioneve. Kënaquni me shalqi, rrush, pjepër, por edhe kastravecë, selino dhe rrika.

Mos nënvlerësoni të mirat e sherbelës e cila me vite të tëra zgjidh këtë problem. Sherbela është burim natyral i flavonoideve dhe polifenoleve gjë që e bën antioksidant të mirë dhe mjet antibakterial. /Telegrafi/

The post Çka duhet të hani nëse djersiteni tepër? appeared first on Telegrafi.

Bajamja është aleati i shkëlqyeshëm i shëndetit, mirëpo kujdes në ç’sasi duhet ngrënë?

$
0
0

Shumë studime kanë treguar që një grusht bajame në ditë ul kolesterinën, mbron zemrën dhe venat, por i ndihmon edhe kujtesës

Një grusht fruta arrore në ditë është ajo që secili do të duhej të ketë në ushqimin e përditshëm, transmeton Telegrafi.

Ato “kokrra” të vogla do t’ju sigurojnë përbërës të vlefshëm ushqyes dhe do t’ju japin ndjenjën e të ngopurit.

Për shembull, bademet ndihmojnë në pengimin e absorbimit të yndyrave në organizëm, janë të pasura me vitaminën E, magnez dhe antioksidantë, por edhe me fibra.

Shumë studime kanë treguar që një grusht bademesh në ditë ndihmon në uljen e kolesterinës, ndihmon kujtesën…

Konsumimi i rregullt i bademeve do të përmirësojë metabolizmin, ndërkaq vitamina E, të cilën e përmban, do të ndikojë të keni lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

Megjithatë, nuk duhet tepruar me sasinë e këtyre artikujve të shëndetshëm, sepse sasia më e madhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Dozat e rekomanduara ditore të bajameve janë një grusht, përkatësisht rreth tridhjetë gramë.

Nëse konsumoni shumë, do të shkaktojë fryrje, gazra, por mund të shkaktojë edhe diarre në disa raste. /Telegrafi/

The post Bajamja është aleati i shkëlqyeshëm i shëndetit, mirëpo kujdes në ç’sasi duhet ngrënë? appeared first on Telegrafi.

Shkatërruesi i yndyrave: Kur këtë artikull e përfshini në kafjall, kilogramët zhduken me shpejtësi të rrufeshme!

$
0
0

Zgjidhni me kujdes artikujt të cilët i fusni në organizëm nëpërmjet kafjallit

Kafjalli është racioni më i rëndësishëm gjatë ditës. Me të do të nxisni metabolizmin, mirëpo nëse zgjidhni llojin e duhur të artikujve, kilogramët do të fillojnë të shkrihen shumë shpejt, transmeton Telegrafi.

Kur flasim për kafjallin, është e domosdoshme që gjatë këtij racioni të marrim ushqimin i cili gjatë do të na mbajë të ngopur dhe do të na japë energji të mjaftueshme.

Pra, për cilin grup artikujsh është fjala? Përgjigjja është: albuminat.

Në hulumtime të shumta është zbuluar që racionet e pasura me albumina në mëngjes nxisin shpenzim më të lartë të kalorive.

Veç kësaj, albuminat ulin rrezikun nga sulmi i urisë gjatë pasdites.

Sipas ekspertëve, jogurti grek dhe vezët janë përbërës idealë të kafjallit dietal. Jogurti grek përmban sasi të mëdha albuminash.

Në hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 20 femra është zbuluar që ato të cilat kanë ngrënë jogurt grek kanë pasur ndjenjë më të vogël urie gjatë ditës, andaj vetvetiu kanë marrë 100 kalori më pak.

Edhe një hulumtim e ka konfirmuar këtë fakt.

Personat të cilët kanë konsumuar rregullisht jogurt grek gjatë një muaji, kanë arritur rezultate më të mira kur është fjala për eliminimin e kilogramëve, nga ata të cilët për kafjall nuk kanë ngrënë jogurt grek. /Telegrafi/

The post Shkatërruesi i yndyrave: Kur këtë artikull e përfshini në kafjall, kilogramët zhduken me shpejtësi të rrufeshme! appeared first on Telegrafi.

Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese: Sa duhet të hani në ditë

$
0
0

Farërat janë një minierë mineralesh e lëndësh ushqyese e kjo është arsyeja pse shumë ekspertë të shëndetit apo nutricionistë e dermatologë rekomandojnë që këto të fundit t’i përfshini në regjimin tuaj të përditshëm

Në varësi të nevojave tuaja, mund të hani farëra të ndryshme, por ato të Chias e të kungullit janë më të shëndetshmet. Living liston të gjitha përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i këtyre të fundit.

Dy lugë fara chia pëmbajnë:

⦁ 64% me shumë kalium se një banane
⦁ 2 herë më shume antioksidante se boronicat
⦁ Plotësojne 41% te nevoja te trupit për fibra
⦁ 5 herë më shumë kalcium se qumështi
⦁ 100% më shumë omega3 se salmoni
⦁ 3 herë më shumë hekur se spinaqi
⦁ 20% proteina
⦁ Plotësojnë 32% të nevojave të trupit për magnez

Astekët ishin të parët që e përmendin farën Chia si ushqimin bazë që e kishin përdorur si pjesë të ritualeve fetare, por edhe për qëllime mjekësore.

Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra; gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Fara Chia është shumë e mirë për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës. Forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.

Nutricionistët pohojnë se fara Chia janë një prej gjërave më të mira që mund të konsumoni në qoftë se ndihemi të pa energji sepse ndikojnë në funksionimin e muskujve dhe i japin trupit energji prandaj edhe përdoret shpesh nga atletët.

Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.

Dieta e bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin,dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.

Një lugë e madhe me fara Chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse Chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë stomak të ndjeshëm.

Fara Chia ka shije shumë të butë dhe mënyra më e thjeshtë për ta përgatitur është duke e përfshirë në kose të ndryshëm me fruta të përgatitura vetë. /Telegrafi/

The post Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese: Sa duhet të hani në ditë appeared first on Telegrafi.

Zinku dhe kromi janë të domosdoshëm për humbje peshe: Cilët artikuj janë të pasur me këto minerale

$
0
0

Të gjithë thonë se dieta kërkon karakter të fortë. Mirëpo, shumica nuk e dinë që mungesa e vitaminës së caktuar në trup shkakton dëshirën e madhe për ëmbëlsira, por edhe për ushqimin e shpejtë

Nutricionistët këshillojnë që në ushqim të përfshihen zinku dhe kromi, gjë që do t’i kontribuojnë humbjes së shpejtë dhe të sigurt të kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Nëse deri tani dietat nuk kanë pasur sukses, kërkoni ndonjë e cila do të përmbajë produktet e përmendura më sipër, apo thjesht përfshini në ushqim shtesat me këto minerale.

Roli i kromit në humbjen e peshës

Kromi u ndihmon qelizave që të absorbojnë glukozën, duke shtuar ndjeshmërinë trupore ndaj insulinës.

Kur ka mjaftueshëm krom në organizëm, trupi shfrytëzon karbohidratet të cilat kanë hyrë në trup si burim energjie, pa u shndërruar në yndyra.

Nëse ju mungon kromi, vazhdimisht keni dëshirë për ëmbëlsira, nuk mund ta përballoni urinë, ndërkaq trupi vuan për çokollatë.

Kromin mund ta gjeni në frutat e detit, në mish gjedhi, mish shpendësh, fara kungulli.

Roli i zinkut në humbjen e peshës

Zinku ka rol në proceset metabolike në organizëm, posaçërisht për tretjen e yndyrave dhe të karbohidrateve.

Ai ka shumë funksione të tjera të rëndësishme në organizëm, posaçërisht i kontribuon qëndrueshmërisë fizike, imunitetit, kujtesës dhe funksionimit të sistemit riprodhues.

Pa sasi të mjaftueshme të zinkut në organizëm, kurrë nuk do të arrini rezultatet e dëshiruara të dietës.

Trupi zinkun e merr nëpërmjet ushqimit. Ushqim i pasur me zink është tharmi, susami, farat e kungullit, mishi i gjedhit, kakao, të verdhët e vezëve, mielli nga kokrrat e plota të grurit. /Telegrafi/

The post Zinku dhe kromi janë të domosdoshëm për humbje peshe: Cilët artikuj janë të pasur me këto minerale appeared first on Telegrafi.

Katër artikuj të cilët do t’jua shuajnë etjen njësoj mirë sikur edhe uji

$
0
0

A e keni ditur që etjen mund ta shuani edhe me ushqim të caktuar, jo vetëm me ujë?

Kur të jeni të etur, me siguri, sipas inercisë, pini ujë. Gjatë verës kjo është sigurisht sasi e dukshme e ujit. Mirëpo, nuk shuhet etja vetëm me këtë pije të bekuar, por edhe me katër artikuj magjikë, të cilët do të pengojnë trupin tuaj të dehidratohet, transmeton Telegrafi.

Kjo është lista e artikujve të përsosur për shuarje të etjes.

Kastraveci

Kastraveci përmban afërsisht 97 për qind ujë dhe është rehidrator i shkëlqyeshëm. Konsumoni të ftohtë dhe të freskët. Mirëpo për të nxjerrë maksimumin nga kastraveci, qiteni në blender, lëngun ftoheni dhe konsumoni gjatë gjithë ditës.

Shalqiri

Shalqiri është mbretëreshë e ëmbëlsirave verore. Përmban përafërsisht 92 për qind ujë dhe është shumë antioksidant. Shalqiri duhet të jetë gjithmonë zgjedhje numër një në ditët verore, sepse jo vetëm që do të rehidratojë trupin tuaj por edhe do t’ju mbrojë edhe nga sëmundjet e rrezikshme.

Kivi

Me kivin kurrë nuk do të gaboni. Ai është pemë e cila thjesht është e shëndetshme dhe e dobishme për gjithë trupin gjatë të gjitha stinëve të vitit. Jo vetëm që është rehidrator i madh, por është edhe mbrojtës i fuqishëm i shëndetit tuaj.

Domatja

Domatja përmban afërsisht 95 për qind ujë… edhe materie të tjera të cilat kanë dobi të mëdha për trupin tuaj. Përdorni domaten gjithmonë dhe gjithkund. Ajo është përbërës i pagabueshëm për të gjitha gjellët dhe zgjedhje e vërtetë verore. /Telegrafi/

The post Katër artikuj të cilët do t’jua shuajnë etjen njësoj mirë sikur edhe uji appeared first on Telegrafi.

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?

$
0
0

Siç dihet, frigoriferi është shpikur për të mbajtur ushqimet e freskëta dhe mbajtja e bukës aty është një nga këshillat që shpeshherë është marrë e mirëqenë, por në fakt, nuk është kështu.

Sipas një studimi të fundit në Britani, specialistët kanë arritur në përfundimin se arsyeja pse buka nuk duhet ruajtur në frigorifer fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave.

Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme.

Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të fortë. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.

Çfarë duhet bërë për të ruajtur më gjatë bukën?

Një nga specialistët e studimit, David Norman, këshillon që mënyra më e mirë për ta mbajtur bukën të freskët është të mos e blesh atë me feta, sepse kështu ajo thahet më ngadalë. Gjatë vaktit pret vetëm disa feta, aq sa do të konsumosh, dhe pjesën tjetër e lë të paprerë.

Në rast se sasia e bukës është e madhe dhe do ta ruash në frigorifer, mënyra më e mirë për të ndaluar procesin e rikristalizimit të niseshtesë është ta futësh në një enë hermetike ose në një qese. /Telegrafi/

The post Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer? appeared first on Telegrafi.


Gjashtë artikuj të cilët e ulin energjinë: Qe përse vazhdimisht jeni të lodhur!

$
0
0

Nëse zgjoheni të rraskapitur pa kurrfarë shkaku, me siguri hani ushqim të këtillë

Lodhja dhe mungesa e energjisë, të cilën ndonjëherë e ndiejmë, jo vetëm kur bëjmë aktivitete të përditshme, por edhe derisa pushojmë, mund të na krijojnë probleme, ndërkaq shkaktarët janë të shumtë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e gjendjes së tillë, pos tjerash, është edhe mënyra e ushqimit, edhe pse për këtë zakonisht nuk na shkon mendja.

Mirëpo, ekzistojnë artikuj të cilët, nëse i konsumojmë në sasi të mëdha, çojnë në ndjenjën e lodhjes dhe rraskapitjes së trupit.

Makaronat

Është e ditur që karbohidratet ngrenë energjinë, mirëpo karbohidratet e rafinuara munden edhe të shtojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të shkaktojnë rënie të insulinës. Ky është një ndër shkaqet përse ndonjëherë ndiejmë lodhje dhe dobësim pasi të kemi konsumuar sasi të mëdha makaronash.

Lëngu i portokallit

Shumica e lëngjeve nga portokalli përmbajnë shurup misri (i cili është plot fruktozë) dhe kanë sheqerna plotësues si edhe shije dhe ëmbëltues artificialë. Prandaj, më mirë hani portokall të freskët.

Jogurti

Jogurti i pastër dhe jogurti grek janë të mirë për shëndetin, mirëpo shumica e jogurtëve të tjerë jo. Në jogurtë ka shurup misri, ëmbëltues artificialë dhe kimikalie të tjera të cilat trupit tuaj nuk i janë të nevojshme.

Mishi i gjelit të detit

Mishi i gjeldetit përmban sedativ natyral, i cili quhet triptofan. Fjala është për amino-thartirën të cilën trupi e përdor në procesin e krijimit të vitaminës B3 dhe serotoninës, të cilat rregullojnë gjumin. Gjithashtu, për të iniciuar tretjen nevojitet shumë energji, prandaj trupi ynë e riorienton gjakun në sistemin e tretjes dhe kjo shkakton rraskapitje.

Buka e bardhë dhe pjekurinat

Qulli i rafinuar shton sheqerin në gjak, prandaj nëse hamë bukë të bardhë shpenzojmë energji. Prandaj, rekomandohet që ta zëvendësojmë me drithëra integrale të cilat janë të pasur me fibra.

Ushqimi i fërguar

Ushqimi i fërguar, siç janë pomfriti dhe mishi, kërkon punë më të sforcuar të tretjes për shkak të yndyrës që na lënë pa energji. /Telegrafi/

The post Gjashtë artikuj të cilët e ulin energjinë: Qe përse vazhdimisht jeni të lodhur! appeared first on Telegrafi.

Mundeni të hani bukë dhe të dobësoheni – vetëm nëse nuk e bëni këtë gabim

$
0
0

Nëse keni menduar që në tërësi patjetër duhet t’i shmangni hidrokarburet nga ushqimi në mënyrë që të arrini të ulni peshën, për ju kemi lajme të mira – mund të hani madje edhe 12 feta bukë gjatë një jave

Edhe pse ka marrë famë të keqe si një ndër artikujt të cilët më së shumti ju shtojnë peshë, e vërteta është që buka është burim i rëndësishëm i përbërësve ushqyes, siç janë albuminat, amino-thartirat, vitaminat A dhe B, transmeton Telegrafi.

A do t’ju ndihmojë vërtet shmangja e bukur nga ushqimi që të liroheni nga yndyrat? Po edhe jo.

Një fetë buke përmban rreth 74 kalori. Prandaj nëse pushoni të hani më shumë se një copë të vogël tost për kafjall, sandviç për drekë dhe ndoshta për darkë të shtoni pak bukë, me siguri me shmangie (apo zvogëlim) do të merrni më pak kalori, gjë që mund ta vëreni në trupin tuaj.

Kjo rregull vlen pothuajse për të gjithë: nëse pushoni të pini birrë, të hani biskota, të qitni sheqer në çaj – çfarëdo qoftë që hani dhe pini çdo ditë, me siguri do të zvogëloni marrjen e kalorive.

Shmangia apo zvogëlimi i marrjes së artikujve të pasur me karbohidrate zakonisht konsiderohet si veprimi më i rëndësishëm për dobësim, mirëpo zvogëlimi i peshës përfshin ndryshimin e kompozicionit të trupit, forcimin e masës muskulore në mënyrë që t’i ndihmoni trupit që më lehtë të shfrytëzojë rezervat e yndyrave.

Nuk mund të keni rezultate të dukshme së paku një muaj vetëm nga ndryshimi i ushqimit apo aplikimi i aktivitetit. /Telegrafi/

The post Mundeni të hani bukë dhe të dobësoheni – vetëm nëse nuk e bëni këtë gabim appeared first on Telegrafi.

Përveç shijes mahnitëse ky produkt ndihmon edhe në shëndetin e tretjes

$
0
0

Është një krem i përhapur, në formë pureje dhe nga përbërës tjerë të shëndetshëm që është bërë shumë i famshëm në mbarë botën gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Hummus është krejtësisht Natyral, Vegan, Pa Gluten dhe Pa Ndërhyrje Gjenetike (GMO Free).

Përbërësit kryesorë të tij janë: Qiqra, Vaj Ulliri, Hudhra, Lëng Limoni, Kripë Deti dhe Tahini.

Hummus nga NOA është produkt origjinal, i kontrolluar, me përbërës të vërtetë, me efekte vetëm pozitive për shëndetin tuaj.
Një shtesë perfekte jashtëzakonisht e shijshme me shumë fibra. Provoje!

Ndihmon në shëndetin e tretjes dhe zorrëve – qiqrat janë burim i shkëlqyer i fibrave, kanë përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë ndihmesën për të rritur një sistem të shëndetshëm të trejtjes, duke na bërë neve të ndihemi të plotë dhe të kënaqur, duke përmirësuar sistemin kardiovaskular dhe më shumë.

Konsumi i fibrave të mjaftueshëm në baza ditore (midis 25-35 gram varësisht nga gjinia dhe nevojave tuaja) lidhet me një peshë të shëndetshme trupore dhe shanse të vdekura të sëmundjeve që kanë të bëjnë me obezitetin, si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës etj. Hummus është një shtesë perfekte për çdo dietë me fibra të larta.

The post Përveç shijes mahnitëse ky produkt ndihmon edhe në shëndetin e tretjes appeared first on Telegrafi.

Keto-dieta rrit fertilitetin te femrat dhe te meshkujt?

$
0
0

Infertiliteti është problem gjithnjë e më i shpeshtë i çifteve. Ndonjëherë gjërat e thjeshta, siç janë përshtatjet e ushqimit, mund të ndihmojnë në ngjizje

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Journal AACE Clinical Case Reports, keto-ushqimi ndikon mirë edhe në fertilitet, transmeton Telegrafi.

Në të kanë marrë pjesë femrat obeze me vezore policistike të cilat nuk kanë mundur të mbeten shtatzënë. Janë vënë në ushqim ketogjen dhe gjendja e tyre është ndjekur gjashtë muaj.

Në atë periudhë kanë arritur të humbin kilogramët e tepërt, hormonet i kanë sjellë në ekuilibër, kanë rregulluar ciklin menstrual dhe kanë kthyer ovulacionin.

Të katërtat para keto-dietës kanë pasur cikle të parregullta. Gjatë atyre gjashtë muajve dy nga to janë ngjizur spontanisht në rrugë natyrale.

Pos në fertilitet te femrat, dieta ketogjene ndikon edhe në fertilitet mashkullor, duke ngritur cilësinë e spermës.

Ushqimi i cili është i pasur me konservanse, me karbohidrate të thata dhe sheqerna është e lidhur me cilësinë e keqe të spermës.

Ushqimi i pasur me yndyra të shëndetshme dhe thartira yndyrore omega -3, siç është ushqimi ketogjen, përmirëson shëndetin e spermës.

Mirëpo, edhe pse me këtë studim të vogël është vënë theksi në atë që këto-dieta ndikon pozitivisht në fertilitet, me të do të duhej të pushohej kur arrihet deri te ngjizja, sepse në atë moment trupi më nuk do të duhej të jetë në gjendje ketoze.

Gjatë shtatzënisë është me rëndësi të konsumohet ushqim i llojllojshëm dhe i pasur me nutrienë. /Telegrafi/

The post Keto-dieta rrit fertilitetin te femrat dhe te meshkujt? appeared first on Telegrafi.

Dieta reale e cila do t’i bëjë çudi linjës së trupit tuaj: Eksperti nga Harvardi ka metodën për ju!

$
0
0

Dr. David Ludwig, ekspert për nutricizëm dhe obezitet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit, ka shpikur planin e ushqimit të cilin e ka prezantuar në librin e vet “Always Hyngry”

Programi fillon me “frenimin e dëshirës” për artikuj të caktuar, ndërkaq gjatë asaj periudhe duhet të përmbaheni nga të gjitha drithërat, sheqeri i përpunuar, perimet që përmbajnë amidon, alkooli dhe ëmbëltuesit artificialë, transmeton Telegrafi.

Bishtajoret, perimet dhe pemët (deri në tri pemë në ditë) janë të lejuara. Çdo racion duhet të përmbajë porcion proteinash (mish, vezë, djathë apo jogurt) dhe yndyra (vaj ulliri, avokado, fruta arrore). Në këtë fazë rreth gjysmës së kalorive të marra gjatë ditës duhet t’i përbëjnë ato nga yndyrat.

Gjatë fazës së dytë dhe të tretë drithërat gradualisht përfshihen, mirëpo ato të papërpunuara, siç janë kinoa dhe tërshëra. Në fazën e dytë janë të lejuara perimet që përmbajnë amidon, siç janë kungulli, jo edhe patatja.

Faza e tretë është edhe shumë më e relaksuar, mirëpo rekomandohet që secili të gjejë sasinë ideale të karbohidrateve dhe sheqerit të cilat trupi i tyre i toleron.

Deri në fund të programit, rreth 40 për qind të kalorive duhet të kenë prejardhje nga yndyra, 40 për qind nga karbohidratet dhe 20 për qind nga proteinat.

Dr. Ludwig konstaton që planin e ka përpiluar në bazë të hulumtimeve të vëllimshme, mirëpo edhe duke hulumtuar studime të tjera për atë përse shtojmë peshë dhe si ta humbim atë.

Sqarimi i tij është ky: kur hamë karbohidrate siç janë buka dhe biskotat, niveli i insulinës në trupin tonë rritet. Qelizat tona yndyrore thithin kaloritë dhe i mbajnë ato, për ç’shkak nuk ka mjaftueshëm në gjak, ndërkaq truri ynë ende mendon që trupi është i uritur.

Meqenëse njëra ndër mënyrat më të shpejta që të fusim kalori në gjak është ajo që hamë përpunime të thjeshta karbohidratesh,i fusim në gjak dhe atëherë sërish do të jemi të uritur.

Ky është rrethi vicioz, thotë dr. Ludwig, i cili çon deri në ngadalësim të metabolizmit dhe në shtim peshe. Ai thotë që roli i fazës së parë të dietës është që “sërish t’i trajnojë qelizat tona yndyrore” që t’i lirojnë kaloritë të cilat i depoziton, në mënyrë që trupi të mund të “kuptojë” kur është vërtet i uritur.

Ludwig thotë që kjo ndodh kur karbohidratet e thjeshta zëvendësohem me yndyra.

“Kështu ulet niveli i insulinës dhe qetësohet inflamacionin kronik, ndërkaq qelizat yndyre pushojnë të marrin aq kalori dhe i lirojnë në trup. Uria natyrisht bie, metabolizmi përshpejtohet dhe filloni të humbni kilogramët duke bashkëpunuar me trupin tuaj, në vend që të shkoni kundër tij”, thotë dr. Ludwig.

Ai thekson që të personat të cilët kanë marrë pjesë në studim vërtet më pak kanë pasur dëshirë për karbohidrate në fazën e tretë të dietës.

Gjithashtu, ai propozon shëtitje të rregullta, qëllimi i të cilave nuk duhet të jetë “aktiviteti fizik”, si i tillë, por kënaqësia.

Dr. Ludwig është kundër numërimit të kalorive dhe konsideron që njerëzit duhet të hanë kur janë të uritur. /Telegrafi/

The post Dieta reale e cila do t’i bëjë çudi linjës së trupit tuaj: Eksperti nga Harvardi ka metodën për ju! appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2576 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>