Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2543 articles
Browse latest View live

A mund të zëvendësojë aloa vera kremin pas rrezitjes?

$
0
0

Duket që kremi pas rrezitjes mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, shikoni se si është kjo e mundshme

Të gjithë e dimë sa është e rëndësishme mbrojtja e drejtë nga dielli për shëndetin e lëkurës sonë, transmeton Telegrafi.

Përdorimi i kremrave dhe i mjeteve të tjera për rrezitje, si edhe kremrave pas rrezitjes, veprojnë për mbrojtje të lëkurës gjatë diellit të fortë.

Sipas shkencëtarëve, të cilët e kanë bërë hulumtimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e kremit pas rrezitjes, mjetet e tilla mund të bëjnë më shumë dëm se dobi për lëkurën tuaj.

Kremrat për rrezitje e bëjnë lëkurën më të ndjeshme

Formulat e dedikuara për përdorim pas rrezitjes shpesh përmbajnë konsistenca të dendura me vaj i cili zbut barrierat në lëkurë dhe andaj është shumë më e ekspozuar për të krijuar përskuqje.

Të gjitha mjetet për përdorim pas rrezitjes në vete kanë kimikate të ndryshme dhe parfume, gjë që edhe më shumë dëmtojnë edhe ashtu tashmë lëkurën e dëmtuar.

Disa kremra për rrezitje (edhe pas rrezitjes) madje kanë edhe përbërës toksikë, gjë që mund të shkaktojnë probleme të mëdha me lëkurën, dhe si të tilla gjoja as nuk pengojnë shfaqjen e karcinomit të lëkurës.

Zgjidhja është aloe vera?

Dermatologët dhe hulumtimet theksojnë se alternativa më e dobishme për kremrat pas rrezitjes është aloe vera shëruese.

Për të mirat e aloe verës të gjithë dimë, mirëpo çfarë lidhje ka me lëkurën tonë gjatë dhe pas rrezitjes? Në të vërtetë, aloe vera ka veprim kundër-inflamator,prandaj është e shkëlqyeshme për lëkurën pas rrezitjes, si edhe te djegiet e shkaktuara nga ndikimi i fortë i diellit në lëkurë.

Aloe vera gjithashtu zvogëlon irritimin e lëkurës, gjë që është e shkëlqyeshme nëse lëkura juaj është e dëmtuar me veprimin e rrezeve të dëmshme ultraviolete.

Xheli i aloe verës ndihmon rigjenerimin e lëkurës. Përmban minerale, vitamina, polisaharide, tanina. Është posaçërisht e pasur me vitaminat C, E dhe me zink.

Është shtojcë e shkëlqyeshme për të gjitha llojet e produkteve, për shkak që i ndihmon hidratimit, përshpejton tonusin, vepron në akne, ekzema, djegie.

Ka veprim antibakterial, kështu që në sinergji me disa vajra eterikë me sukses pengon infeksione të llojeve të ndryshme. /Telegrafi/

 

The post A mund të zëvendësojë aloa vera kremin pas rrezitjes? appeared first on Telegrafi.


Pija e zakonshme që vërtet e shpejton procesin e humbjes së peshës

$
0
0

Hulumtimet e reja kanë dëshmuar se uthulla e mollës mund të shpie në humbje të peshës pa pasur nevojë të bëni ushtrime fizike apo ta ndërroni dietën.

Njerëzit që ishin përfshirë në studim kishin arritur të humbin peshë vetëm duke i shtuar dy lugë çaji uthull molle në dietën e tyre, transmeton Telegrafi.

Ata e kanë arritur këtë pa bërë ndryshime tjera në dietë dhe nuk e kanë rritur fare aktivitetin fizik.

Uthulla po ashtu kishte shpirë në nivele më të ulëta të triglicerideve, që është indikator i një shëndeti më të mirë të zemrës.

Megjithëse uthulla e mollës nuk e ka shijen aq të mirë, ju thjesht mund ta përzieni atë me një gotë ujë – ose çfarëdo pije tjetër.

Përfitimet tjera të uthullës së mollës përfshijnë uljen e shtypjes së gjakut, uljen e sheqerit në gjak, etj. /Telegrafi/

The post Pija e zakonshme që vërtet e shpejton procesin e humbjes së peshës appeared first on Telegrafi.

Shumica e njerëzve e bën këtë gabim kur ha mollë: E hidhni pjesën më të shëndetshme!

$
0
0

Pjesën më të mirë të baktereve të dobishme të cilat gjenden në mollë shumica e njerëzve e hedh në kontejner mbeturinash, thonë shkencëtarët

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit Teknologjik në Grace, Austri,  kanë testuar kërcellin, bërthamën, farat dhe lëvoren e mollëve organike dhe mollëve të blera, transmeton Telegrafi.

Rezultati ka treguar se bërthama dhe farat e mollëve përmbajnë baktere të dobishme, ndërkaq ato shumica i hedhin.

Bërthamat, veç tjerash, përmbajnë edhe laktobacile – baktere të cilat gjenden në probiotikë.

Mirëpo, edhe pse mollët organike dhe mollët e marketeve kanë përafërsisht sasi të njëjtë bakteresh të mira, ato organike megjithatë kanë dukshëm sasi më të llojllojshme, më të barabartë dhe më të ndryshme të bashkësive bakteriale dhe efekte më efikase shëndetësore për konsumatorët.

– Në pikëpamje të shëndetit të zorrëve tona, ende nuk e dimë se a është sasia më e madhe e baktereve më e përshtatshme.

“Ky është studim interesant i cili, shpresojmë që do të na orientojnë në hulumtim më të hollësishëm të pjesëve të ushqimit të cilat zakonisht e kemi shprehi t’i hedhim”, thotë dr. Jennifer Ashton. /Telegrafi/

The post Shumica e njerëzve e bën këtë gabim kur ha mollë: E hidhni pjesën më të shëndetshme! appeared first on Telegrafi.

Vuani nga ankthi? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni

$
0
0

Ankthi është një nga sëmundjet më të zakonshme dhe të përhapura në ditët e sotme, pavarësisht se një pjesë e madhe e njerëzve nuk preferojnë të flasin për të

Kjo sëmundje prek dy herë më shumë gratë se burrat, por ka disa mënyra të ndryshme të cilat mund t’ju ndihmojnë në luftimin e tij.

I duhet kushtuar një rëndësi shumë e veçantë ushqimeve që konsumoni, sepse ato ndikojnë në hormonet e trupit që kanë lidhje me stresin, ankthin apo depresionin.

Këto janë disa metoda që do ju ndihmojnë t’i mbani nivelet e tyre nën kontroll:

Balanconi nivelin e sheqerit në gjak

Kur konsumoni diçka të ëmbël trupi juaj punon në mënyrë të shpejtë për ta larguar sheqerin nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Kjo gjë është faktori kyç që ndikon në ankthin kronik.

Në vend që të konsumoni produkte të tilla si buka, makarona, apo drithëra, duhet të hani më shumë fruta dhe perime që kanë karbohidrate dhe fibra natyrale.

I kushtoni rëndësi konsumimit të kafeinës

Njerëzit që vuajnë nga ankthi nuk kanë aftësi të metabolizojnë kafeinën, që do të thotë se efektet e saj zgjasin më gjatë.

Kur merret në doza të larta një njeri mund të ndjehet nervoz dhe i irrituar, prandaj asnjëherë nuk duhet kaluar niveli normal i konsumit të kafeinës.

Rrisni sasinë e magnezit

Magnezi ka si rol kryesor stimulimin e neurotransmetuesve, të cilët transmetojnë informacionin në tru dhe rregullojnë përgjigjen ndaj stresit. Një nivel jo i përshtatshëm i magnezit mund të shkaktojë ankth dhe të reduktojë tolerancën ndaj stresit.

Ushqimet që përmbajnë më shumë magnez janë perimet e gjelbra, farat e susamit dhe farat e kungullit. /Telegrafi/

The post Vuani nga ankthi? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni appeared first on Telegrafi.

Vitamina që e parandalon tipin 2 të diabetit

$
0
0

Një studim i ri ka zbuluar se dozat e larta të vitaminës D për personat para-diabetik mund ta shpejtojnë metabolizmin e glukozës, gjë e cila pastaj e ngadalëson zhvillimin e kësaj sëmundje.

Reagimi i insulinës te indet muskulore është përmirësuar kur pacientët e diagnostikuar së fundmi me diabet kishin përdorur vitaminë D3, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë përdorur një dozë rreth 5 deri 10 fish më të madhe sesa sasia e rekomanduar ditore për një periudhë prej 6 muajve.

Sipas raportimeve, më shumë se 100 milionë amerikanë janë duke jetuar për momentin me diabet ose me para-diabet.

Para-diabeti ndërlidhet me nivele më të larta të glukozës në gjak sesa nivelet normale.

Nëse nuk trajtohet, brenda 5 viteve mund të shpie në tipin 2 të diabetit.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “European Journal of Endocrinology”. /Telegrafi/

The post Vitamina që e parandalon tipin 2 të diabetit appeared first on Telegrafi.

Pse duhet të hani më shumë ullinj

$
0
0

Të gjithë duam të sigurohemi se ushqimi që e hamë është më i miri në treg.

Në këtë artikull do të mësoni se përse është mirë të hani më shumë ullinj dhe cilat përfitime shëndetësore i sjellin ata, transmeton Telegrafi.

Ullinjtë e forcojnë sistemin e imunitetit dhe i mbrojnë enët e gjakut

Ullinjtë, në veçanti ata të zinjtë, kanë sasi të larta të antioksidantëve dhe e pastrojnë trupin duke i eliminuar bakteret e këqija.

Ullinjtë i rregullojnë nivelet e kolesterolit dhe na mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Veç kësaj, ata e forcojnë sistemin e imunitetit dhe nutrientët e caktuar ju ndihmojnë t’i luftoni alergjitë.

Humbja e peshës

Ullinjtë janë të pasur me yndyra të shëndetshme për të cilat ka nevojë trupi. Këto yndyra nuk ruhen në trup si depozita dhjamore, por metabolizohen lehtë dhe kontribuojnë në proces të shëndetshëm të humbjes së peshës.

Janë të mirë për lëkurën dhe flokët

Ullinjtë dhe përbërësit e vajit të ullirit e mbrojnë lëkurën dhe flokët. Acidet yndyrore omega-3 e ushqejnë, mbrojnë dhe hidratojnë lëkurën, por edhe flokët.

Gjithashtu ata janë të pasur me vitaminë E, e cila është përgjegjëse për të na mbrojtur nga rrezet ultravjollcë. /Telegrafi/

The post Pse duhet të hani më shumë ullinj appeared first on Telegrafi.

Nga kanceri i zorrëve deri tek humbja e peshës: Të gjitha arsyet përse duhet të gatuani më shpesh kungulleshka

$
0
0

Kungulleshka përbëhet nga 95% ujë. Kur gatuani këtë perime mos e hiqni lëkurën, sepse përmban lëndët ushqyese beta-karoten,vitamina që veprojnë edhe si antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi i oksidimit

Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini sa më shumë në recetat tuaja të përditshme

Kungulli i gjelbër është një burim i mirë i vitaminave

Përmban vitaminë C, mangan. Gjithashtu, ai përmban magnez, vitaminë A, kalium, folate, fosfor dhe bakër. Kjo perime verore gjithashtu ka përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të zinkut, omega-3, proteina dhe niacinë.

Grave shtatzëna u rekomandohet ta përfshijnë kungullin në regjim për shkak të fibrave të tretshme, mineraleve, natriumit, aminoacideve dhe folate.

2. Ndihmon në uljen e kolesterolit

Kungull i njomë ka një përmbajtje të lartë të fibrave, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nivelet e larta të vitaminës A dhe vitaminës C, ndihmojnë në parandalimin e arteriosklerozës, duke ulur nivelet e kolesterolit. Kungulli jeshil ndihmon trupin tuaj të largojë toksinat e tepërta.

3. Ndihmon në humbjen e peshës

Konsumimi i kungulleshkave ju ndihmon të humbni peshë në mënyrë të konsiderueshme. Kungull i njomë është i varfër në kalori, por ju jep ndjenjën e të qenit të ngopur. ka një përmbajtje të lartë uji dhe është i pasur me fibra, prandaj, kur konsumoni këtë ushqim, stomaku juaj nuk është bosh.

4. Shëndeti i zemrës

Kungull i njomë përmban një sasi të mirë të kaliumit, 295 miligram për filxhan, ose 8% e vlerës suaj të rekomanduar ditore. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kaliumi mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut, sepse zvogëlon efektet e dëmshme të kripës në trupin tuaj.

Kungull i njomë gjithashtu ka përmbajtje të lartë antioksiduese dhe vitaminë C, të cilat mund të ndihmojnë në mirëfunksionimin e qelizave tuaja të gjakut, të mbrojnë nga arteriet e bllokuara dhe të ulin presionin e gjakut. Vetëm një filxhan kungull i njomë me feta ka 20 miligram, ose rreth 33% të vlerës ditore.

5. Parandalon kancerin e zorrës së trashë

Fibrat në kungullin e njomë janë ato që mbajnë larg qelizat kancerogjene nga zorra e trashë. Fibrat thithin ujin e tepërt në zorrë, mban lagështinë në lëndën e fekaleve në nivele optimale dhe e ndihmon atë të kalojë pa probleme nga trupi juaj. /Telegrafi/

 

The post Nga kanceri i zorrëve deri tek humbja e peshës: Të gjitha arsyet përse duhet të gatuani më shpesh kungulleshka appeared first on Telegrafi.

Nëse perimet nuk i gatuani si duhet, nuk do përfitoni asnjë vlerë: Cila është mënyra më e mirë?

$
0
0

Cila është mënyra më e mirë për të gatuar perimet, duke ruajtur njëkohësisht edhe vlerat e tyre ushqyese?

Një ekip studimi spanjoll bëri më shumë se 300 eksperimente të veçanta me 20 perime dhe 6 mënyra gatimi, duke përllogaritur gjatë gjithë kohës, 3 mënyra të ndryshme matjeje të antioksiduesve.

Ata testuan pjekjen në furrë, në tigan, zierjen, skuqjen, gatimin në mikrovalë dhe në tenxhere me presion.

Le të fillojmë me metodën më të keqe për sa i përket humbjes së antioksiduesve: zierja në tenxhere me presion.

Kur ju përdorni këtë mënyrë, disa nga ushqyesit humbasin në ujin e gatimit. Për shembull, studiuesit zbuluan se zierja largon mesatarisht 14 për qind të kapacitetit antioksidues të perimeve. Pra, nëse ju pëlqen misri i zier, shtoni edhe gjysmë kalliri më shumë në tenxhere. (Një kalli e gjysmë i zier mund të ketë fuqinë e një kalliri të pjekur, të gatuar në mikrovalë ose të pagatuar.)

Nga të gjashta mënyrat e gatimit që u studiuan, pjekja në tigan pa vaj dhe ajo në mikrovalë ishin më të mirat. Gatimi i perimeve në mikrovalë duket se ruan më shumë se 95 për qind të kapacitetit të tyre antioksidues.

Megjithatë, këto janë mesataret e testuara në 20 perime. Disa perime janë më rezistente, kurse te disa të tjera fuqia antioksiduese rritet me anë të gatimit.

Si mendoni, cila ishte perimja më delikate, ajo që do të ishte më mirë të konsumohej e pagatuar?

Nëse po mendonit për specat, keni të drejtë. Specat kanë treguar se humbasin rreth 70 për qind të aftësisë së tyre antioksiduese kur gatuhen në furrë.

Nga ana tjetër, 3 perime nuk ndikoheshin fare nga gatimi: angjinarja, panxhari dhe qepa. Edhe nëse i zieni, ato e ruajnë 97.5 për qind të fuqisë së tyre antioksiduese.

Janë edhe dy perime të cilat janë akoma më të shëndetshme nëse gatuhen: karota dhe kërcelli i selinosë, shkruan Living. Pavarësisht nga mënyra se si i gatuani, edhe nëse i zieni, karotat dhe selinoja fitojnë fuqi antioksiduese.

Bishtajat ia vlen t’i përmendim, sepse fuqitë e tyre antioksiduese rriten kur gatuhen me metodat e tjera, përveç zierjes dhe gatimit në tenxhere me presion.

Bishtajat e pjekura në mikrovalë, për shembull, kanë më shumë antioksidues se ato të pagatuarat. Kështu që bëni një supë të shijshme me perime, dhe njëkohësisht rritni edhe përmbajtjen antioksiduese të përbërësve. /Telegrafi/

The post Nëse perimet nuk i gatuani si duhet, nuk do përfitoni asnjë vlerë: Cila është mënyra më e mirë? appeared first on Telegrafi.


Keto-dieta ndikon në regjim të stërvitjes – këshilla për ushtrime

$
0
0

Rruga deri te dobësimi i shëndetshëm është nëpërmjet dietës adekuate dhe stërvitjeve të rregullta

Mirëpo, kur është fjala për dietën ketogjene, në të cilën trupin e privojmë nga sheqeri dhe karbohidratet, rutina ndryshon, transmeton Telgrafi.

Arsyeja është e thjeshtë – për të fituar energji, trupi djeg yndyrën në vend të karbohidrateve. Yndyrat nuk japin instant energji, andaj ndihemi të pavullnetshëm dhe të ngadalshëm.

Edhe pse stërvitja derisa jemi në këto-dietë nuk është e mundshme, ndryshimet e caktuara në rutinë janë të pashmangshme.

Duke pasur parasysh që ndryshon tërësisht plani i ushqimit, simptomat e mundshme janë të ngjashme me gripin – mungesë energjie, pavullnet, krupë, dhembje koke dhe përgjumje, ndërkaq aktiviteti fizik është një barrë më shumë.

Megjithatë, këto simptoma më së shpeshti kalojnë në afat prej 2 javësh.

Simptomat shfaqen për shkak të ndryshimit në metabolizëm – trupi si “karburant” djeg yndyrat në vend të sheqerit.

Gjatë dietave në të cilat nuk ka restriksion të karbohidrateve dhe sheqerit, trupi depoziton materie në muskuj dhe i djeg sipas nevojës.

Me rastin e keto-dietës, nuk ka rezerva në muskuj, kështu që trupi automatikisht kalon në djegie të yndyrave. Megjithatë, zgjidhje nuk është heqja dorë nga stërvitja.

Ushtrimet të cilat kërkojnë energji, si p.sh. HIIT-i, sprinti dhe ngritja e peshave, mund të paraqesin problem madje edhe pas pushimit të simptomave të “keto-etheve”.

Nga ana tjetër, aerobia, joga dhe vozitja e biçikletës mund të bëhen forma tuaja të adhuruara të aktivitetit fizik.

Gjithë kohën kushtoni kujdes intensitetit të stërvitjes, duke pasur parasysh që keni në dispozicion shumë më pak energji, andaj edhe më parë do të arrini maksimumin tuaj momental.

Ana pozitive e ushtrimeve derisa jemi në keto-dietë, është që rezultatet janë të shpejta.

Ndryshimet në muskuj janë të dukshme që pas disa stërvitjeve të moderuara.

Keto-dietën mund t’ia përshtatni mundësive tuaja. Në të vërtetë, ekzistojnë edhe dieta ciklike ketogjene, të cilat nënkuptojnë që pjesën më të madhe të javës e ndjek plani i ushqimit, mirëpo ekzistojnë edhe ditë pushimi.

Ato ditë është e lejueshme marrja e karbohidrateve, andaj, vetvetiu edhe nivel më i lartë energjie.

Ajo që është realitet, është që stërvitja gjatë keto-dietës nuk do të jetë e lehtë dhe pa stres. /Telegrafi/

The post Keto-dieta ndikon në regjim të stërvitjes – këshilla për ushtrime appeared first on Telegrafi.

Hani pemë me masë: Fruktoza e tepërt mund të dëmtojë organizmin

$
0
0

Pemët përmbajnë fruktozë, prandaj edhe janë aq të shijshme dhe të ëmbla, mirëpo fruktoza e tepërt mund të krijojë probleme në organizëm

Një mollë i ndihmon shëndetit, ndërsa tri mollë shpesh rezultojnë me mëlçi të yndyrshme, transmeton Telegrafi.

Kur të bëhet mëlçia e yndyrshme, shumica supozon që kjo ndodh për shkak të alkoolit. Mjekët thonë që në 20 deri në 30 për qind të rasteve kjo nuk ka lidhje me alkoolin, por është pasojë e fruktozës së tepërt.

A do të thotë kjo që do të duhej të hanim vetëm perime? Jo, thotë mjeku gjerman Carsten Lekutat.

“Do të isha i lumtur sikur pacientët e mi të hanin më shumë pemë”, sepse njerëzit hanë shumë pak.

Mirëpo duhet menduar cilin lloj pemësh të hamë dhe në cilën sasi, sepse nuk përmbajnë të gjitha pemët të njëjtën sasi sheqeri.

Bananet, mollët, kumbullat kanë shumë më tepër sheqer në krahasim me portokajtë dhe pemët e malit.

Rekomandimi i nutricionistëve është pesë porcione pemësh dhe perimesh në ditë.

Perimet kanë prioritet. Për shembull, dy copë të ndonjë peme, dhe tri perime. Nuk është me rëndësi as se si i hani pemët.

“Pemët e freskëta janë më të mira se pemët e përpunuara fabrikisht”, thotë mjeku Lekutat dhe shton që në lëngun e pemëve sheqeri është mjaft i pranishëm dhe shpejt arrin në qarkullimin e gjakut, prandaj nuk është mbështetës i lëngut nga portokalli në mëngjes.

Shumica e ekspertëve nuk janë të ngazëllyer as me smoothiet e popullarizuara – përzierjet nga lëngjet e freskëta të kulluara.

Kur të shikoni të gjithë përbërësit, me siguri nuk do të hani aq sasi pemësh në një racion. Mirëpo në formë lëngu kjo ndodh shumë shpejt.

A do të thotë kjo që duhet hequr dorë nga lëngu i portokallit apo smoothie për kafjall? Përgjigja sërish është – jo.

Me fjalë të tjera, duhet përshtatur stilit të jetës sasinë e pemëve të cilat i hani.

Kush dëshiron të fillojë ditën me lëng portokalli do të duhej edhe të ushtrojë në mënyrë që të shpenzojë sheqerin të cilin e ka futur në organizëm. /Telegrafi/

The post Hani pemë me masë: Fruktoza e tepërt mund të dëmtojë organizmin appeared first on Telegrafi.

Vaji i ricinit pastron komplet sistemin limfatik: Receta e dr. David Williams ka shpëtuar shumë njerëz!

$
0
0

Sistemi limfatik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përtëritjen e indeve dhe shërimin e shumicës së organeve të përflakura

Edhe për imunitet ka rëndësi të madhe që çdo ditë të stimulohet drenazhi limfatik, në mënyrë që sistemi limfatik të pastrohet, transmeton Telegrafi.

Sistemi limfatik pastron lëngjet të cilat rrethojnë qelizat, eliminon mbetjet dhe papastërtitë dhe kështu u mundëson qelizave të funksionojnë normalisht.

Nëse sistemi limfatik nuk është i shëndetshëm, mund të ndodhin një sërë problemesh serioze shëndetësore, ndër të cilat janë edhe skleroza multiple, sindroma e lodhjes kronike, dhembje, obezitet, fryrje, probleme me tretjen dhe firbomialgjia.

Sistemi limfatik pastrohet shumë lehtë – me vaj ricini.

Nuk ekziston ilaç i cili mund të përmirësojë qarkullimin e limfës, mirëpo ky problem lehtë mund të zgjidhet me ndihmën e vajit të ricinit.

Recetën që e ka shpikur dr. David Williams është kjo:

– Qitni vaj ricini në shumë pjesë të trupit;

– Për të stimuluar qarkullimin e limfës, qitni një pikë vaj ricini në stomak;

-Njomni disa tuferë në vaj të ftohtë ricini dhe qitni në lëkurë;

– Lini të qëndrojnë gjatë natës.

Vaji i ricinit do të përmirësojë qarkullimin e lëngjeve limfatike dhe tretjen dhe do të eliminojë përflakjet.

Mënyrat e tjera të mira për pastrim të limfës, por edhe të gjithë trupit nga helmet janë djersitja gjatë aktivitetit fizik dhe sauna. /Telegrafi/

The post Vaji i ricinit pastron komplet sistemin limfatik: Receta e dr. David Williams ka shpëtuar shumë njerëz! appeared first on Telegrafi.

Çfarë nuk bën të hani assesi pas orës 19:00

$
0
0

Ekspertët thonë që nuk duhet të hani pas orës 19:00 dhe shpjegojnë përse darka e vonshme mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

Megjithatë, transmeton Telegrafi, nëse vendosni të hani pas orës 19:00, atëherë shmangni këto ushqime:

1. Ushqimin e fërguar

Ushqimi i yndyrshëm dhe i rëndë është i stërmbushur me kalori dhe yndyrë, por edhe vështirë tretet, për ç’shkak në mëngjes mund të ndiheni të lodhur dhe të plogësht, përkatësisht të pagjumë.

Nëse jeni të uritur, në vende të ushqimit me kalori dhe të yndyrshëm, zgjidhni një sandviç të vogël në bukë pa tharmë me mish gjeldeti.

2. Mishi i kuq

Si edhe mishi i yndyrshëm, edhe mishi i kuq vështirë tretet dhe për këtë shkak do të mundë të kini problem me gjumin. Mishi i kuq është zgjedhja më e keqe e ushqimit pas orës 19:00, mirëpo edhe porcioni i madh i mishit të pulës do të ketë efekt të keq.

Nuk jeni të detyruar të shmangni albuminat, vetëm kujdesuni të hani mish tul në sasi të vogla, si p.sh. gjoks gjeldeti apo një gotë jogurt.

3. Ushqimi të cilit i janë hedhur erëza

Kënaqja me ushqimin djegës dhe me erëza pas orës 19:00 mund t’ju bëjë që të mos bëni gjumë të mirë.

Veç kësaj, ushqimi që ka erëza të tepërta shkakton fryrje dhe probleme me tretjen, posaçërisht nëse gjysmë ore pas konsumimit të ushqimit të tillë shkoni të flini në shtrat.

4. Makaronat

Të gjitha format e brumërave janë përplot hidrokarbure, prandaj ato assesi nuk do të duhej t’i konsumoni, përveçse pasi të hani do të bëni aktivitet fizik.

5. Sheqeri dhe kafeina

Sheqeri dhe kafeina mund të shkaktojnë gjumë të parehatshëm. P.sh. çokollata përmban edhe njërën edhe tjetrën dhe ajo nuk na bën të ndihemi të ngopur. Andaj nëse ndieni nevojë të madhe për çokollatë, nuk është e thënë që jeni të uritur, por thjesht keni nevojë për ëmbëlsira.

Zgjedhje më e mirë do të jetë çaji i ngrohtë apo një gotë qumësht me çokollatë me përqindje të ulët yndyre. /Telegrafi/

The post Çfarë nuk bën të hani assesi pas orës 19:00 appeared first on Telegrafi.

Dieta me kumbulla të thata: Për tri ditë, humben tre kilogramë

$
0
0

Vetëm gjashtë kokrra të thata në ditë e furnizojnë organizmin me 15 gramë sheqer fruktozë dhe glukozë dhe diku rreth 25 gramë karbohidrate

Fitonutrienët të cilët shërbejnë për forcim të imunitetit, neutralizim të radikaleve të lira, por edhe për ruajtjen e qelizave të cilat pengojnë shfaqjen e kancerit, gjithashtu janë pjesë përbërëse e kësaj peme, transmeton Telegrafi.

Nëse keni mundësi, ju këshillojmë që në ditë të merrni së paku një të katërtën e filxhanit kumbulla të thata, sepse në këtë mënyrë merrni 17 për qind sasi të nevojshme ditore vitamine A.

Po e njëjta sasi e kumbullave të thata përmban 15 për qind fibra dietale (ato na ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak) dhe 10 për qind nga vlera e rekomanduar ditore e kaliumit (me konsumimin e artikujve të pasur me kalium mundemi të ulim rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, sulmi në zemër si edhe të sëmundjeve të tjera të zemrës).

100 gramë kumbulla të thata kanë afër 270 kalori.

Dieta me kumbulla të thata – menyja:

Kafjalli: 6 kumbulla të thata
Zëmra (mesracoini): një mollë
Dreka: 1 salsiçe dhe një vezë e zier
Zëmra e pasdites: njësoj si edhe për drekë
Darka: 1 gotë jogurt.

Siç po e shihni, dieta e shpejtë me kumbulla të thata dukshëm është restriktive, andaj për këtë shkak assesi nuk bën ta mbani më gjatë se 3 ditë.

Ju tërheqim vërejtjen që këtë dietë të rreptë mund ta aplikojnë vetëm personat e shëndetshëm. Më së miri do të ishte që të konsultoheni me mjekun para fillimit të kësaj diete.

Aktiviteti fizik është dukshëm i rëndësishëm, andaj rekomandohet shëtitja, d.m.th. ecja e shpejtë së paku gjysmë ore në ditë.

Ekziston një variant ku njerëzit në çdo të dytën ditë aplikojnë këtë dietë, ndërkaq ushtrojnë çdo ditë.

Nëse mbani dietën çdo të dytën ditë, ajo gjithsej bën të zgjasë 6 ditë. /Telegrafi/

The post Dieta me kumbulla të thata: Për tri ditë, humben tre kilogramë appeared first on Telegrafi.

Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

$
0
0

Kur është fjala për flokët e holla apo rënien e tyre, shumica e meshkujve e kërkojnë ndihmën e ndërhyrjeve kirurgjike apo produkteve të ndryshme.

Pro, sipas një eksperti, mjafton t’i hani ushqimet e duhura që të ballafaqoheni me këtë problem, transmeton Telegrafi.

Falë vitaminave që gjenden në pemët e ndryshme, ekspertët besojnë se ato janë antidota më e mirë kundër hollimit të flokëve.

Përderisa shkaktari më i zakonshëm i rënies së flokëve është gjenetika, ka edhe disa lloje tjera të hollimit të flokëve dhe rënies së tyre dhe që shkaktohen nga gjendja e pashëndetshme e skalit, e që mund të parandalohen.

Pasi që duke ngrënë shëndetshëm për një lëkurë të mirë, ju gjithashtu mund të shtoni ushqime tjera për një skalp më të shëndetshëm.

Ekspertët thonë se ushqimet të cilat e ngadalësojnë rënien e flokëve dhe hollimin e tyre, janë:

– Pjeshkat
– Papaja
– Kiwi
– Mollët
– Ananasi. /Telegrafi/

The post Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve appeared first on Telegrafi.

Ky ndryshim në dietë jua shton rreth 10 vite jetë

$
0
0

Aftësia për të jetuar gjatë ndikohet nga kombinimi i gjenetikës së një personi dhe ambientit.

Çfarë hamë është më e rëndësishme sesa ajo se sa shumë hamë dhe direkt ndikon në jetëgjatësinë e një personi, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, shmangia e ushqimeve të kafshëve dhe përqendrimi në një dietë të bazuar në bimë mund t’jua shtojë rreth një dekadë jetë më shumë.

Kjo është bazuar në një studim nga shkencëtarët amerikanë dhe ka treguar se vegjetarianët jetojnë më gjatë sesa adhuruesit e mishit.

Studimi gjithashtu ka treguar se ushqimet e përfshira në dietat vegjetariane – si pemët, perimet, arrat dhe bishtajoret – e reduktojnë rrezikun për sëmundje të ndryshme, si kanceri, sëmundjet e zemrës, tipin 2 të diabetit, e forcojnë shëndetin e trurit, etj.

Studimi po ashtu ka treguar se veganët kanë mesatarisht 15 kilogramë më pak peshë sesa konsumuesit e mishit. /Telegrafi/

The post Ky ndryshim në dietë jua shton rreth 10 vite jetë appeared first on Telegrafi.


Tri ushqimet të cilat jua pastrojnë arteriet

$
0
0

Arteriet e bllokuara mund të jenë të rrezikshme në periudhë afatgjate sepse shkaktojnë shtypje të lartë të gjakut, por edhe nivele të larta të kolesterolit.

Arteriet janë përgjegjëse për furnizimin e oksigjenit nga zemra në pjesën tjetër të trupit, prandaj edhe duhet të jenë të forta, fleksibile, por edhe elastike, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, kur arteriet bllokohen, ne jemi më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës sepse nuk ka mjaftueshëm gjak që qarkullon përgjatë sistemit tonë.

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë.

Por, ka disa mënyra se si mund t’i pastroni arteriet – madje janë mënyra shumë të thjeshta!

Sipas ekspertëve, produktet e mëposhtme jua pastrojnë arteret dhe jua ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kafja

Nëse jeni adhurues i kafesë, atëherë sigurisht se do t’ju pëlqejë ky lajm. Përveç se është mënyrë e mirë për t’i rritur nivelet e energjisë në mëngjes, kafja gjithashtu është efektive edhe për reduktimin e bllokimeve tëa rtiereve.

Kanella

Kanella është tjetër ushqim që duhet ta shtoni në dietë sepse e zvogëlon rrezikun e arterosklerozës, por edhe të sëmundjeve të zemrës.

Shtimi i kanellës në dietë gjithashtu i ulë trigliceridet, glukozën, por edhe kolesterolin.

Peshku

Ka disa keqkuptime që thonë se yndyra nuk është e mirë për ju. Megjithëse ka të vërtetë në këtë pohim, faktikisht ka edhe yndyra të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, siç janë yndyrat që gjenden në peshk.

Sardelet, tuna dhe llojet tjera të peshqve janë prej burimeve më të mira të acideve yndyrore omega-3, që njihen si shumë të rëndësishme për zemrën.

 

The post Tri ushqimet të cilat jua pastrojnë arteriet appeared first on Telegrafi.

Pse burrat dobësohen më shpejt se gratë, ky studim zbulon gjithçka

$
0
0

Nëse ju dhe partneri juaj keni vendosur ndonjëherë të ndiqni të njëjtën dietë për të humbur peshë, ju mund të keni vënë re se ai është në gjendje të humbasë kilogramët e tepërt shumë më shpejt se ju

Diçka e ngjashme ndodh në të kundërt. Nëse të dy nuk ndiqni më një dietë specifike, gruaja grumbullon yndyrë më shpejt se burri.

Një studim shpjegon pse burrat humbin peshë më lehtë, ndërsa gratë më vështirë. Për tetë javë, pjesëmarrësit ndoqën të njëjtën dietë me yndyrë të ulët.

Të dy gjinitë, gratë dhe burrat konsumonin gjithsej 800 kalori në ditë në formën e supave, drithërave dhe sallatave.

Rezultatet

Në përfundim të periudhës së provës, mjekët vërejtën se burrat kishin humbur mesatarisht 12 kilogramë, ndërsa gratë kishin humbur një mesatare prej 10 kilogramësh.

Për më tepër, ata vunë re se pjesëmarrësit meshkuj përmirësuan shëndetin e tyre të përgjithshëm, humbën yndyrën e trupit dhe rritën masën e muskujve.

Rreziku i diabetit ishte zhdukur, pasi niveli i kolesterolit dhe sheqerit në gjak është ulur ndjeshëm.

Edhe pse gratë nuk humbën të njëjtën sasi të peshës trupore, ato ishin në gjendje të zvogëlonin më shumë yndyrë tek zona e ijëve.

Sidoqoftë, dieta e rreptë ndaj të cilës iu nënshtruan bënë që ato të humbnin densitetin e kockave dhe masën e muskujve.

Përfundimi?

Sondazhi arriti në përfundimin se, burrat kanë një shkallë më të lartë të masës muskulore sesa yndyra. Kjo e bën metabolizmin e tyre më të shpejtë. Përkundrazi, gratë kanë më shumë yndyrë sesa muskuj.

Dieta hipokalorike të cilës iu nënshtruan burrat ishte më agresive sesa në rastin e grave. Ata humbin shumë energji gjatë ditës sepse trupi i tyre ka një përqindje më të madhe të muskujve.

Gratë grumbullojnë yndyrë dhe dhjam tek ijët, kofshët dhe vithet. Metabolizmi nuk pëson asnjë ndryshim kur arrin të humbasë yndyrën në ato zona.

Prandaj, humbja e peshës gjatë provës ishte më e ulët tek gratë, se tek burrat. /Telegrafi/

The post Pse burrat dobësohen më shpejt se gratë, ky studim zbulon gjithçka appeared first on Telegrafi.

Tri pemë frutore të cilat ulin shtypjen e gjakut: Ilaçe natyrale për hipertension

$
0
0

Kur keni ngritje të shtypjes së gjakut, gjëja e parë të cilën duhet ta bëni është rregullimi i regjimit të ushqimit

Ekspertët për fillim rekomandojnë të përkufizoni kripën dhe të hani më shumë pemë dhe perime organike, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet tregojnë që disa lloje pemësh janë ilaçe të shkëlqyeshme natyrale kundër hipertensionit.

Më së shumti rekomandohen shalqiri, kivi dhe pemët me kokrra.

Shalqiri

Citrulina nga shalqiri ndihmon në rregullimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Amino-thartira të cilën e përmban shalqiri ndikon që trupi të prodhojë azot-monoksidin, gaz i cili relakson enët e gjakut dhe ndikon në fleksibilitetin e arterieve.

Në këtë mënyrë sigurohet qarkullim i lirë i gjakut dhe ulet shtypja.

Kivi

Hulumtimet kanë treguar që nëse hani 3 kivi në ditë gjatë tetë javësh do të arrini të rregulloni hipertensionin sistolik dhe diastolik.

Kivi me sukses ul tensionin e lartë, sepse përmban vitaminën C.

Pemët me kokrra

Pemët me kokrra (dredhëzat dhe boronicat) përmbajnë antioksidantë dhe janë ilaç natyral i shkëlqyeshëm kundër shtypjes së lartë.

Hulumtimi i bërë në 34 mijë njerëz, të cilët kanë marrë antocian nga dredhëzat dhe boronicat, ka treguar që personat të cilët kanë marrë këtë bashkim kanë rrezik më të vogël të sëmuren nga hipertensioni.

Pos ndryshimit të regjimit të ushqimit, rekomandohet që rregullisht të ushtroni më mënyrë që të pengoni shtypjen e lartë të gjakut. Ekspertët theksojnë që personi i rritur në javë duhet të ushtrojë 2 orë e 30 minuta. /Telegrafi/

The post Tri pemë frutore të cilat ulin shtypjen e gjakut: Ilaçe natyrale për hipertension appeared first on Telegrafi.

Zgjatni afatin e qëndrueshmërisë artikujve edhe deri në gjysmë viti: Truke të thjeshta të cilat do t’ju kursejnë shumë para

$
0
0

Disa truqe të thjeshta dhe paksa të pazakonshme do t’ju ndihmojnë që artikujve një kohë të gjatë tua ruani freskinë dhe të kurseni!

Vendosni qepët në çorape najloni

Në vend që t’i hidhni poshtë getet e shqyera të najlonit, lani mirë, ndërkaq këmbët pritni në copa gjatësie rreth 15 centimetra. Fusni qepët e paqëruara në to, lidhni skajet dhe vendosni në depo.

Tekstura me vrima e çorapeve perimeve do t’u lejojnë të marrin frymë dhe kështu do të shmanget kalbja e parakohshme. Qepëve tuaja ua keni zgjatur afatin e qëndrueshmërisë edhe për gjashtë muaj! – transmeton Telegrafi.

Kulluesja do ta mbrojë shalqirin nga prishja

Shalqirit do t’ia zgjasni freskinë edhe për disa ditë nëse copat i vendosni në kulluese plastike nën të cilën ndodhet një enë.

Teprica e lëngut do të kullohet, ndërkaq procesi i kalbjes do të pengohet.

Ngrijeni pastën e domates

Në një letër të prerë më parë për pjekje vendoseni një lugë, dy pasta, me kujdes mbyllni letrën dhe paketat e vogla fusni në frigorifer me ngrirje të thellë.

Në këtë mënyrë domates do t’ia zgjasni qëndrueshmërinë edhe për pesë muaj të tjerë.

Djathin ruajeni në ujë të njelmët

Kombinimi i ujit të vluar dhe të ftohur dhe kripës krijon ambient të përsosur për ruajtjen e freskisë së djathërave si p.sh. djathit feta dhe mozzarella.

Përgatitja e këtillë e djathit mund të mbahet në frigorifer edhe për disa muaj pa u frikuar që do të prishet, vetëm është e nevojshme që herë pas here t’ia ndërroni ujin.

Dafinë për miell pa insekte

Insektet kanë zakon që të zhvillohen në artikujt “pluhur” siç është mielli, ndërkaq shumë lehtë do t’i ndiqni me dafinë. Në një kavanoz me miell vendosni disa fletë të kësaj erëze dhe do të zhduken mysafirët e padëshiruar!

Insektet nuk e përballojnë aromën e fortë të erëzave, ndërkaq ky truk mund të aplikohet edhe në oriz, muesli…

Mollët dhe patatet shkojnë bashkë

Për të penguar pataten që të mbijë, është e nevojshme ta mbani në një shportë të thatë dhe t’i shtoni nga ndonjë mollë.

Pektinat nga molla pengojnë procesin e mbirjes te perimet, ndërkaq në këtë mënyrë do t’ia zgjasni afatin e qëndrueshmërisë edhe deri në tetë javë. /Telegrafi/

The post Zgjatni afatin e qëndrueshmërisë artikujve edhe deri në gjysmë viti: Truke të thjeshta të cilat do t’ju kursejnë shumë para appeared first on Telegrafi.

Regjimi i ushqimit i cili bukuroshin e Hollywoodit e ktheu në jetë: Çfarë ha dhe pi Matthew McConaughey

$
0
0

Aktori praktikon regjim të llojllojshëm, por të rregullt të ushtrimeve të cilat përfshijnë treningun interval dhe rrethor, vrapimin dhe kërcimin në konop

Ushqimi i tij përbëhet nga perimet dhe shumë fibra, me përmbajtje proteinash dhe sasi të matura të yndyrave të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Është i njohur për dietën e vet për rolin në filmin “Dallas Buyers Club” për të cilin është dobësuar 25 kilogramë, sepse ka ngrënë vetëm peshk dhe perime.

Që atëherë, Matthew angazhohet për mënyrën e “balancuar” 80/20 të jetës që promovon paleo-dieta – gjë që përfshin edhe një gotë vere dhe shejk proteinik në ditë midis racioneve. Ushqimi i këtillë përkrah stilin e tij aktiv të jetës.

Çfarë është paleo-dieta?

Plani ushqimor i kësaj diete promovon të shmangë ushqimet e procesuara, sheqerin, produktet djathore dhe kripën, etj. Në vend të tyre, plani përqendrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, duke filluar nga arrat, farat, vajin e ullirit, mishrat e ushqyer me bari, e deri te vezët, pemët dhe perimet.

Pra, ideja kryesore është të hani përbërës të cilët kanë qenë në dispozicion gjatë epokës së Paleolitit. Në teori, ne kemi evoluar me këto ushqime, prandaj trupat tanë janë të mësuar mirë me këto ushqime, ndryshe nga ushqimet e proceduara.

Mirëpo, kjo dietë ka efekt vetëm me ushtrime të rregullta, siç i praktikon Matthew.

Çfarë të hamë

Mish viçi, mish derri, dhe mish shpezësh, sipas mundësisë mish kafshësh të cilat janë të ushqyera me bimë dhe prodhime organike.

Egërsira – shkurta dhe mish kaprolli. Vezë – mirëpo deri në 6 kokrra në javë, shtëpiake.

Të gjitha llojet e peshkut dhe guaca deti.

Pemë – në rend të parë dredhëzat, pjepri, mango dhe shega.

Perime – pa qull – qepë, speca të vegjël, kungull, shpargull.

Pemë arrore dhe fara – bajame, arra indiane, arra, fara kungulli.

Vaj ulliri, vaj liri dhe arra.

Shmangni

Të gjitha produktet e qumështit – qumështin, djathin, jogurtin, gjalpin.

Drithërat – grurin, thekrën, elbin, orizin.

Bishtajoret – fasulen, bizelen, kikirikun.

Perime me qull, siç është patatja.

Ëmbëlsirat – të gjithë ëmbëltuesit artificialë – pijet e ëmbla dhe lëngjet e pemëve.

Mishin e përpunuar – proshuta, salsiçet, mishi i thatë. /Telegrafi/

The post Regjimi i ushqimit i cili bukuroshin e Hollywoodit e ktheu në jetë: Çfarë ha dhe pi Matthew McConaughey appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2543 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>