Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2543 articles
Browse latest View live

Çfarë është piramida e ushqimit dhe pse është e rëndësishme

$
0
0

Piramida e Ushqimit ju pajisë me informata bazike në lidhje me grupet e ushqimit në një formë piktoreske dhe të thjeshtë për të ju ndihmuar të planifikoni një dietë të ekuilibruar.

Piramida mund të ju ndihmojë të planifikoni menutë dhe vaktet tuaja të përditshme duke ju ofruar energji të mjaftueshme, proteina, karbohidrate, vitamina, minerale dhe fibra të cilat ju duhen që t’i mposhtni tensionet tuaja të përditshme psikofizike. Kjo piramidë ushqimore përgjithësisht e pranuar, u krijua nga ekpertët e Orgnizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kuptimi i piramidës ushqimore

Grupet ushqimore në piramidë janë të ndara në seksione: aq më i gjërë është seksioni, aq më e lartë është përqindja e konsumit ditor. Ushqimet e vendosura në krye të piramidës duhet të konsumohen në sasi më të vogla dhe sa më rrallë, ndërsa ushqimet e vendosura në fund të piramidës mund të konsumohen në sasi më të mëdha dhe më shpesh.

Pozicionet e ushqimeve në piramidë përcaktohen nga vlerat ushqyese të tyre. Për shembull, ëmbëlsirat janë të larta në kalori, sidoqoftë përmbajnë shumë pak vitamina dhe minerale, dhe për këtë arsye janë në maje të piramidës. Sfondi i piramidës bazohet në dritat e trafikut konkretisht atë të semaforave. Ushqimet e klasifikuara si të gjelbëra duhet të konsumohen shpesh, ushqimet e klasifikuara si ngjyrë qelibari duhe të hahen në sasi të limituar, dhe ushqimet e klasifikuara si të kuqe duhet të hahen vetëm nganjëherë në sasi shumë të vogla.

Ku gjendet mishi i pulës në piramidë?

Është i vendosur në qendër të piramidës dhe sipas Rekomandimeve të OBSH-së, është mishi më i përshtatshëm në mesin e të gjitha atyre ushqimeve, së bashku me mishin e peshkut, që duhet konsumuar më shpesh. Ne sigurisht që po i referohemi pjesëve të mishit të shpendëve siç janë mishi i pulës dhe gjeldeti. Ekspertët rekomandojnë ushqimin e pulës dhe gjeldeti për vlerat ushqyese që kanë, sepse janë burim i pasur i proteinave, vitaminave, fibrave, mineraleve dhe yndyrnave të shëndetshme.

Cilësia mbi çdo gjë tjetër

Piramida mund të përdoret si udhëzues për t’ju ndihmuar që të zgjidhni grupet ushqimore. Megjithatë, mbani në mend se gjithçka që konsumoni duhet të jetë e shëndetshme me cilësi të lartë, veçanërisht kjo vlen për mishin. Vetëm ushqimi i shëndetshëm me cilësi të lartë, është burimi i të gjitha lëndëve ushqyese që i bënë ekpertët të vendosin për pozicionin e tyre në piramidë.

Artikull i sponsoruar

The post Çfarë është piramida e ushqimit dhe pse është e rëndësishme appeared first on Telegrafi.


Si ta dini nëse një vezë është e shëndetshme dhe organike

$
0
0

Nëse jeni në mesin e personave që vazhdimisht brengoset se a i konsumon vezët të shëndetshme dhe organike, atëherë ky artikull do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

Ekspertët e nutricionit së fundmi kanë treguar se si mund ta dalloni një vezë organike dhe të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, sekreti gjendet në ngjyrën e të verdhës së vezës, prandaj duhet t’i konsideroni vëmendje kësaj ngjyre.

Nëse ajo mban ngjyrë të verdhë të mbyllur, atëherë kjo nënkupton se pula është ushqyer shëndetshëm dhe ka jetuar në ambient natyral me mjaftueshëm rreze diellit.

Pra, kjo ngjyrë e pjesës së verdhë të vezës nënkupton se mund ta konsumoni atë lirshëm.

Në anën tjetër, nëse e verdha e vezës mban ngjyrë të lehtë, atëherë pula është rritur me ushqim të pashëndetshëm dhe është mbajtur në vende ku nuk ka pasur mjaftueshëm rreze të diellit. /Telegrafi/

The post Si ta dini nëse një vezë është e shëndetshme dhe organike appeared first on Telegrafi.

Tekila ju ndihmon të humbni peshë

$
0
0

Për disa njerëz, dietat strikte janë mënyra më e mirë për të arritur deri te humbja e peshës. Por hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse me dietë strikte nënkuptoni edhe mos konsumimin e alkoolit, atëherë mund ta keni gabim.

Po pra: hulumtimet e reja sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave – e cila përdoret për ta krijuar tekilën – ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.

Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh. Pra kjo ju bën të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin. Ata kanë zbuluar se minjtë të cilët kishin konsumuar agavine kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak. /Telegrafi/

The post Tekila ju ndihmon të humbni peshë appeared first on Telegrafi.

Ushqimet që e luftojnë depresionin më mirë sesa ilaçet

$
0
0

Depresioni i ka efektet e veta në shëndetin fizik sikurse në atë mendor, prandaj trajtimi i kësaj sëmundje duhet ta përfshijë edhe shëndetin fizik edhe atë mendor.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa ushqime të cilat, sipas ekspertëve, ndihmojnë në trajtimin e sëmundjes së depresionit.

Boronicat
Boronicat kanë veti antioksiduese të cilat e zvogëlojnë stresin oksidativ, e që është karakteristika kryesore e kësaj sëmundje. Boronicat po ashtu e mbështesin rritjen e qelizave të reja, e kjo është një mënyrë tjetër për ta trajtuar depresionin.

Bananet
Bananet janë të mbushura me triptofan, i cili konvertohet në 5-HTP nga truri. Pas kësaj, 5-HTP shndërrohet në neurotransmetues pozitiv si serotonina dhe melatonina. Veç kësaj, bananet janë të pasura me kalium dhe magnez.

Bajamet
Magnezi është ilaç i mrekullueshëm për trajtimin e migrenës dhe depresionit, ndërkaq vetëm 100 gramë bajame i përmbajnë 268 miligramë magnez.

Çokollata
Çokollata e zezë, ose më saktësisht kakao në të, i rritë nivelet e serotoninës dhe dopaminës në tru, si dhe i ulë nivelet e kortizolit.

Spinaqi
Spinaqi sasi të larta të acidit folik dhe personave depresivë shpeshherë kanë mungesë. Acidi folik gjithashtu i rritë nivelet e dopaminës dhe serotoninës në tru. Veç kësaj, spinaqi është i pasur edhe me magnez. /Telegrafi/

The post Ushqimet që e luftojnë depresionin më mirë sesa ilaçet appeared first on Telegrafi.

Ismaili: Nuk ka dieta të suksesshme pa aktivitet fizik

$
0
0

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është diskutuar për dietat dhe fitnesin si mënyra për të hequr apo shtuar peshën trupore.

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili është njëri nga personat që ka humbur 60 kilogram si rezultat e ndjekjes së një diete.

Fisi ka thënë se nuk mund të ketë dietë të suksesshme pa një aktivitet të shtuar fizik.

Ai thotë se për shkak të suksesit personal, ka vendosur që të jap një kontribut edhe në shoqëri duke hapur edhe një palestër që ka edhe restorantin e shëndetshëm.

Deputeti i PSD-së thotë se humbja e peshës kërkon vendosmëri në veprimet që djegin kalori. Ai thotë se nga momenti kur ka filluar dietën nuk ka hipur asnjëherë në lift duke ecur për shtatë tetë kate.

“Nuk duhet të nënçmohet asnjë shkallë sa i përket djegies së kalorive”, shton Ismaili, përcjell Telegrafi.

Fisi thotë se dieta ka ndikuar te ai që të bëj disa veprime që nuk ka bërë asnjëherë më parë.

“Pas dietës kam vendosur shembull të hap derën nëse vjen ndonjë mysafirë. Deri te hapja e derës janë rreth shtatë hapa, dhe po aq deri sa të kthehesh në vendin ku ishe”, tha ndër të tjera Fisnik Ismaili./Telegrafi/

The post Ismaili: Nuk ka dieta të suksesshme pa aktivitet fizik appeared first on Telegrafi.

Diola Dosti-Baftiu: Dieta është një mënyrë jetese rutinore jo një regjim strikt

$
0
0

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është diskutuar për dietat dhe fitnesin si mënyra për të hequr apo shtuar peshën trupore.

Nutriticionistja dhe dietologia Diola Dosti-Baftiu ka thënë se është shumë e rëndësishme që gjatë dietës të mos shtrihemi e të qëndrojmë para televizionit por duhet të bëhet edhe aktivitet fizik.

Dietologia thotë se dita nuk duhet të jetë stresuese për personin që e fillon atë.

“Duhet të ketë një plan ushqimor. Duhet të dish se çfarë duhet të konsumosh e çfarë jo. Nuk është dieta se duhet të programosh që në orën pesë ti duhet të hash dy kokrra rrush”.

Ajo thotë se dieta duhet të bëhet një rutinë e të ushqyerit të shëndetshëm.

“Individët që kanë probleme me mbipeshën nuk duhet të shkojnë të vrapojë tek dietat strikte për t’u dobësuar por thjesht duhet të marrin një kulturë të përgjithshme për mënyrën se si duhet të ushqehemi”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Dosti-Baftiu  thotë se njerëzit duhet të kenë kujdes nga ato që u shfaqen në internet pasi preparatet që blejnë mund të funksionojnë për dobësim, por efektet anësore mund të lënë pasoja për tërë jetën.

Dietologja thotë se mjekët nuk kanë të drejt të flasin me pacientët për dieta nëse këta të fundit nuk kanë ndonjë patologji.

“Mjekët janë të profilizuar për sëmundje, por jo për ushqim. Dietologu apo nutricionisti janë për atë punë”.

Nutriticionistja thotë se dieta nuk mund të ketë ndikim nëse personi që futet në të nuk është i qetë./Telegrafi/

The post Diola Dosti-Baftiu: Dieta është një mënyrë jetese rutinore jo një regjim strikt appeared first on Telegrafi.

Psokologia Blerta Koca: Dietat e shpeshta dhe të shpejta dëmtojnë organizmin

$
0
0

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është diskutuar për dietat dhe fitnesin si mënyra për të hequr apo shtuar peshën trupore.

Psokologia Blerta Koca ka thënë se edhe mbipesha edhe nënpesha kanë lidhje psikike.

Ajo ka thënë se dietat e shpeshta dhe të shpejta zakonisht kanë efekte anësore dhe dëmtojnë organizmin.

“Dieta shkakton presion psikik pasi mua personalisht më shkakton presion çdo minutë. Shikoj orarin e të ngrënit, një pemë apo një perime, pra vazhdimisht të mban në presion. Aktivitetet fizike ta largojnë stresin. Nuk duhet të fokusohemi vetëm në ushqim”.

Koca thotë se në Kosovë pak persona zgjedhin konsultën me psikologun për dietë ndërsa shumica orientohen te stafi mjekësor.

Aktorja Valina Muçolli e cila ishte pjesë e panelit, thotë se ajo kishte humbur 38 kilogram pas konsultimeve që kishte pasur para shumë vitesh me një nutricioniste nga Maqedonia.

Diola Dosti-Baftiu: Dieta është një mënyrë jetese rutinore jo një regjim strikt Diola Dosti-Baftiu: Dieta është një mënyrë jetese rutinore jo një regjim strikt

Aktorja thotë se tashmë ndjekë një dietë duke evituar brumërat por thotë se kjo dietë nuk i jep stres.

Valina Muçolli thotë se peshën e ka marrë më shumë për shkak të menaxhimit jo të duhur të dietave./Telegrafi/

The post Psokologia Blerta Koca: Dietat e shpeshta dhe të shpejta dëmtojnë organizmin appeared first on Telegrafi.

Ideale për dembelët: Humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë

$
0
0

Dëshironi t’i humbni kilogramët e tepërt, por palestra nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje.

Po, e kuptojmë këtë ndjenjë! – transmeton Telegrafi.

Për t’i lehtësuar gjërat për të gjithë personat dembelë, ekspertët kanë prezantuar një pije krejtësisht natyrale e cila ju ndihmon të humbni peshë.

Kjo pije, sipas ekspertëve, i djegë qindra kalori sepse e shpejton metabolizmin dhe rrjedhimisht kontribuon në procesin e humbjes së peshës.

Përbërësit:

– 2 lugë çaji mjaltë
– 1 lugë çaji kanellë
– 1 gotë ujë (235 ml)

Përgatitja:

Vlojeni ujin dhe pastaj shtojeni kanellën. Mbulojeni dhe lëreni ashtu deri sa të ftohet pak, por duhet të jetë mjaftueshëm e vaktë sa për ta pirë.

Pastaj shtojeni mjaltën. Por, duhet ta mbani mend se asnjëherë nuk duhet ta shtoni mjaltën kur është duke vluar sepse nxehtësia ndikon në kualitetin e saj dhe mund t’i shkatërrojë të gjitha enzimat dhe nutrientët e rëndësishëm.

Pijeni gjysmën e pijes para se të flini, ndërkaq në mëngjes pijeni gjysmën tjetër. /Telegrafi/

The post Ideale për dembelët: Humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë appeared first on Telegrafi.


Sa gramë sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës

$
0
0

Një lugë e çajit përmban rreth 4g sheqer. Mbajeni mend këtë sepse do t’ju duhet për të pasur parasysh sa sheqer jeni duke konsumuar.

P.sh., mesatarisht një kënaçe e një pije freskuese i përmban rreth 40g sheqer – ekuivalente me konsumimin e 10 lugëve të çajit me sheqer, transmeton Telegrafi.

Çdo 4g sheqer i përmban rreth 16 kalori, dhe duhet të vraponi me shpejtësi 8 km/h për 90 sekonda që t’i digjni ato kalori.

Sheqeri i shtuar dhe sheqeri natyral

Ka dy lloje të kategorive të sheqerit: ai i shtuar, i cili shtohet në ushqime nga prodhuesit e ndryshëm; dhe sheqeri natyral, i cili gjendet në mënyrë natyrale në pemë dhe perime.

Përderisa sheqeri natyral nuk është diçka për të cilin duhet brengosur, sheqeri i shtuar është diçka që i shqetëson autoritetet shëndetësore dhe gjendet në të gjitha llojet e ushqimeve të procesuara dhe pijeve të ndryshme.

Sa shumë sheqer duhet të konsumoni në ditë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ta kufizoni konsumimin e sheqerit në më pak se 10 për qind të kalorive totale që i konsumoni brenda dite. Mesatarisht kjo do të thotë se nuk bën t’i konsumoni më shumë se 48g sheqer (12 lugë të çajit me sheqer) në ditë.

Lënia e sheqerit është e pamundur, kufizimi i sheqerit të shtuar është gjë e mençur

Sheqeri gjendet në shumë ushqime, duke i përfshirë edhe ushqimet e shëndetshme, prandaj është e pamundur që të hiqni dorë krejtësisht nga sheqeri. Por, është gjë e mençur ta kufizoni sheqerin e shtuar që e konsumoni. /Telegrafi/

The post Sa gramë sheqer guxoni t’i konsumoni brenda ditës appeared first on Telegrafi.

Këshillat e nutricionistes: Për çka uji nuk duhet të pihet, para, gjatë dhe menjëherë pas racionit

$
0
0

Lexoni këshillat e nutricionistes dhe mësoni kur është më së miri të pini ujë

Edhe pse ekziston teoria mbi atë se sa ujë duhet të pimë para, gjatë dhe pas ushqimit, shumica e njerëzve pa u menduar konsumojnë sasi të mëdha uji derisa hanë, duke shpresuar që kështu më mirë do ta tretin ushqimin, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekspertët rekomandojnë t’i kushtoni kujdes sasisë së ujit që e pini, sepse ai e pengon procesin e tretjes.

“Trupit tuaj i nevojitet pothuajse dy orë ta tretë atë që e hani. Ushqimi kalon nëpërmjet fytit deri në stomak dhe atëherë nëpërmjet zorrëve, para se të nxirret nga organizmi. Në trup ekziston lëngu i cili ndihmon në tretjen dhe nëse pini ujë para ushqimit, o vetëm që e rralloni lëngun por edhe e shqetësoni organizmin gjatë tretjes. Për këtë shkak nuk rekomandohet të pini ujë para ushqimit. Dhe nëse megjithatë vendosni të pini ujë, pini gjysmë ore para se të filloni të hani”, thotë nutricionistja Dr. Anju Sood.

Ajo gjithashtu këshillon që të mos pini ujë gjatë ushqimit, sepse i rëndon zorrët dhe lukthin që në mënyrë normale të tretë atë që e keni ngrënë.

“Disa njerëz të cilët pinë ujë gjatë racioneve kanë zorrë të zgjeruara”, thotë ajo.

Në hulumtimet e saj theksohet që nuk duhet “ngarkuar shumë” me ujë pas ushqimit, sepse ai ju “fryn” dhe do të çrregulloni procesin normal të tretjes dhe më shpejt do të jeni sërish të uritur. Propozon të pritet gjysmë ore para se të pini ujë pas ushqimit.

Rekomandimi ynë është që të ndani dy litra ujë në gjithë ditën dhe gradualisht të pini, kështu që kurrë të mos stërmbusheni.

Uji i tepërt çrregullon tretjen, andaj mund të ndodhë që teprica e ushqimit të mbetet në organizëm dhe të çrregullojë nivelet e insulinës dhe të sheqerit, – kjo çon në diabet. /Telegrafi/

The post Këshillat e nutricionistes: Për çka uji nuk duhet të pihet, para, gjatë dhe menjëherë pas racionit appeared first on Telegrafi.

Recetë me mjaltë, kanellë e ujë: Pijeni para se të flini dhe do të humbni peshë shumë shpejt

$
0
0

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk është detyrë e lehtë.

Madje, humbja e peshës është një problem që e preokupon një numër të madh të njerëzve dhe ata shpeshherë provojnë çdo gjë për ta arritur qëllimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ekspertët kanë treguar për një pije natyrale e cila mund t’ju ndihmojë ta realizoni qëllimin që e keni.

Përbërësit:

– 2 lugë gjelle mjaltë

– 1 lugë çaji kanellë

– 250mL ujë

Vlojeni ujin, shtojeni kanellën dhe vlojeni ujin edhe për 2-3 minuta tjerë.

Lëreni të freskohet pak dhe pastaj shtojeni mjaltin. Gjysmën e pijes konsumojeni para se të flini.

Përveç humbjes së peshës, kjo pije ndihmon edhe për infeksionet e ndryshme, për nivelet e larta të kolesterolit, për sëmundjet e zemrës, e forcon imunitetin, etj. /Telegrafi/

The post Recetë me mjaltë, kanellë e ujë: Pijeni para se të flini dhe do të humbni peshë shumë shpejt appeared first on Telegrafi.

Vitaminat shtëpiake

$
0
0

Perimet nuk përmbajnë yndyrë, por vetëm pak karbohidrate. Ato përbëhen prej 85 deri 95 përqind nga uji dhe marrja e tyre përbënë me pak energji se artikujt tjerë ushqimore. Por, për të ruajtur vlerat e tyre ushqyese dhe terapeutike, duhen konsumuar të freskëta dhe “të gjalla”, transmeton Telegrafi.

Spinaqi: Ky lloj i perimeve të gjelbra me fletë është i mbushur me lëndë ushqyese. Një filxhan me spinaq përmban 75% të nevojave ditore të vitaminës A dhe 27% të nevojave ditore të vitaminës C. Spinaqi është burim i mirë i folateve. Spinaqi gjithashtu përmban luteinë, që është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Brokoli: Gjysmë kupe brokoli të copëtuara dhe të freskëta përmban 68% të nevojave ditore të vitaminës C. Është i pasur edhe me lëndë kimike bimore të ndryshme. Brokoli ka treguar sukses edhe në uljen e rrezikun të zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Kungulli: Ka më shumë se 40 lloje të kungullit. Kungujt veror, të njohur edhe si kunguj të njomë, përmbajnë variete të vitaminave dhe mineraleve, por në masë shumë më të vogël se kungujt e dimrit. Përveç kungullit veror, mbjellni edhe ndonjë lloj kungulli të dimrit.

Domatet: Nëse konsumohet i freskët është burim i mirë vitaminës C. Domatet përmbajnë likopen i cili lidhet me ulje të riskut të zhvillimit të kancerit në prostatë. Një fakt interesant është se likopeni në domate është më shumë i pranishëm në trup kur merret pasi të jetë nxehur. Prandaj krahas shijimit të domateve të freskëta nga kopshti, mendoni edhe përpunimin e domateve në domate të konservuara apo si salcë për pasta. /Telegrafi/

 

The post Vitaminat shtëpiake appeared first on Telegrafi.

Si ta sheshoni barkun duke bërë këtë gjë para çdo vakti

$
0
0

Gjëja më e padëshiruar kur marrim kilogramë është pa dyshim barku, i cili bëhet menjëherë i dukshëm

Të gjithë e dimë që nuk është aq e thjeshtë ta sheshojmë barkun, por jo e pamundur. Edhe pse mund të keni provuar çdo gjë, keni ende shpresë. Jo, nuk do t’ju themi të shkoni në palestër se e dimë që jeni shumë dembelë për ta bërë.

Zgjidhja në këtë rast është uthulla e mollës.

Ajo njihet për benefitet e saj të shumta, si përshembull: ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin, përmirëson shëndetin e zemrës dhe e fundit, ku do të ndalemi paksa, djeg yndyrën në zonën e barkut.

Uthulla e mollës është e pasur me vitamina dhe antioksidantë.

Po ashtu, është ndër të paktit përbërës bio që mban pH natyral në trupin tuaj, gjë që e bën perfekte për djegien e yndyrës.

Me uthullën e mollës dhe me përbërës të tjerë natyralë mund të përgatisni një pije që do t’ju ndihmojë të sheshoni barkun brenda pak ditëve.

Përbërësit që ju duhen për të përgatitur pijen:

– 1 filxhan ujë i vakët
– 1 lugë gjelle lëng limoni i freskët
– 1 lugë gjelle uthull molle (e papërpunuar)
– 1 lugë gjelle pluhur speci i kuq
– 1 lugë gjelle mjaltë

Konsumojeni këtë pije 30 minuta para çdo vakti, rregullisht të paktën për një muaj për të parë rezultatet. /Telegrafi/

The post Si ta sheshoni barkun duke bërë këtë gjë para çdo vakti appeared first on Telegrafi.

Dieta verore

$
0
0

Ushqime të lehta

Ky është “password”-i për të hyrë tërësisht në stinën e verës. Ha ushqime të përshtatshme për ditët e nxehta, që e mbrojnë lëkurën nga ekspozimi i gjatë në diell. Kjo do të thotë të korrigjosh ditën tënde me ushqime të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, transmeton Telegrafi.

Në dritën e diellit

Në kohën e lirë, gjatë ditëve të verës, kalo më shumë kohë në dritën e diellit. Pas shumë kohëve të kaluara brenda shtëpisë, mbuluar nga veshjet, trupi ka nevojë për dritë, por edhe për ushqime të freskëta dhe të lehta. Kështu, nuk e rëndon organizmin me një proces të gjatë tretjeje, që përkon energji e që shpesh favorizon ndjesinë e nxehtësisë dhe gjumit.

Kripëra minerale

Përveç shtimit të rrezeve diellore, detyrimisht trupi ndjen edhe rritjen e temperaturave. Të nxehtit favorizon djersitjen e bashkë me to organizmi humbet edhe kripëra minerale, që janë vërtet shumë të rëndësishme. Prandaj, në dietën tënde, nuk duhet të mungojnë dozat e duhura të potasit dhe kripërave minerale.

Diell dhe vetëm diell

Trupi yt ka nevojë për diell. Ekspozimi nën rreze garanton në mënyrë të mjaftueshme prodhimin e brendshëm të vitaminës D. Por me kalimin e moshës prodhimi i brendshëm nuk mjafton. Organizmit i duhen shtuar së jashtmi produkte të pasura me vitaminë D, për të arritur dozat e përditshme të rekomanduara. Prandaj, sa më shumë salmon! Është një minierë vitaminash D.

Domate kundër plakjes

Lufto radikalet e lira duke konsumuar sa më shumë domate. Shumë varietete për një koncentrat shëndeti. Vera është momenti i duhur për t’i shijuar: në sallatë, të mbushura dhe si një garniturë për të gjitha pjatat e ftohta.

Fruta që në mëngjes

Filloje ditën me një dozë vitaminash, zëvendëso pijet e nxehta si kafeja dhe çaji me një lëng frutash të shtrydhura ose të centrifuguara. Është gotë plot me shëndet, ëmbëltues natyralë, energji dhe shije.

Vaj ulliri

Cilësitë ushqyese të produktit të famshëm mesdhetar janë ideale për të mbrojtur lëkurën nga brenda. Vaji i ullirit ka aciditet të ulët, përmban vitaminë E, acide yndyrore dhe fenole. Është një antioksidues natyral.

Pijet alkoolike

Vera, birra, dhe pijet e tjera alkoolike duhen eliminuar nga tavolina, nëse ke si qëllim të dobësohesh. E para: janë shumë të pasura me kalori. E dyta: e rrisin edhe më shumë ndjesinë e vapës.

Lëkura mbrohet kështu

Dieta nuk mjafton për të mbrojtur lëkurën. Duhet të mbrohet gjithë sipërfaqja e trupit me produkte solare. Kremi formon një mbrojtje kundër sulmeve të rrezeve të diellit, kripës dhe erës. /Telegrafi/

The post Dieta verore appeared first on Telegrafi.

Asnjë tabletë nuk mund t’i zëvendësojë: Gjashtë artikuj të cilët imunitetin e bëjnë super të rezistueshëm!

$
0
0

Harroni ftohjet e shpeshta, viruset dhe infeksionet

Konsumimi i rregullt i këtyre gjashtë artikujve do ta bëjnë sistemin tuaj të imunitetit që të jetë më rezistues se kurrë më parë! – transmeton Telegrafi.

Kërpudhat shitake

Janë të pasura me beta-glukan dhe aminothartira esenciale.

Lakra me gjethe

Është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat pastrojnë mëlçinë nga toksina.

Spinaqi

Përmban vitaminat A, B2, B6, C, K dhe E, thartira yndyrore omega 3 dhe antioksidante.

Lakërishta

E pasur me kalcium, hekur, vitamina K, C dhe A.

Lakra ‘kale’

E pasur me thartirë folike, thartira yndyrore omega 3, fibra dhe vitamina B, C dhe K.

Boronicat

Janë plot fibra të shkrishme, flavonide dhe ulin nivelin e kolesterinës LDL. /Telegrafi/

The post Asnjë tabletë nuk mund t’i zëvendësojë: Gjashtë artikuj të cilët imunitetin e bëjnë super të rezistueshëm! appeared first on Telegrafi.


Si t’i mbajmë sa më gjatë të freskëta pemët dhe perimet

$
0
0

Disa artikuj nuk mund të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë, andaj shpejt kalben, ndërsa gjendja e tyre e mirë është e domosdoshme për shëndetin e secilit

Është shumë me rëndësi që ta mbajmë në mënyrë të drejtë ushqimin i cili i ekspozohet prishjes së shpejtë, transmeton Telegrafi.

Selinoja

Fjala është për artikullin i cili për një kohë të shkurtër kalbet. Mirëpo, nëse e përgatisim në mënyrën e duhur do t’ia zgjasim afatin e qëndrueshmërisë.

Është me rëndësi se si e lani, e thani, e mbështillni me folie alumini në mënyrë që të mbajë ajrin.

Bananet

Si edhe shumica e pemëve, bananet piqen duke emetuar gazin etilen, andaj rekomandohet që nëse nuk mund të konsumohet menjëherë, t’ia mbështillni fundin me folie plastike. Kjo është me rëndësi që në fund të bananes ka më së shumti gaz. Në atë mënyrë pema do të qëndrojë më gjatë e freskët, si edhe pemët e tjera të cilat qëndrojnë pranë bananeve, sepse gazi i emetuar ndikon edhe në prishjen e shpejtë të pemëve në afërsi.

Sallata

Perime e njomë që kalbet shpejt në frigorifer për shkak të lagështisë. Prandaj do të duhej që sallatën ta thanit me fasule të letre të kuzhinës, dhe pastaj ta fusni në frigorifer. Kështu do të pengoni të zbutet dhe kalbet.

Frutat malore

Dredhëzat, boronicat, manat, mjedrat mund të ruhen nëse i lani në përzierje të uthullës dhe ujit (tri herë më shumë ujë se uthull). Kështu do të vrisni bakteret në mënyrë që myku të mos krijohet. Kur i lani, shpëlani në ujë dhe futni të thata në frigorifer.

Patatet

Duhet pasur kujdes që të ruhen në vend të ftohtë dhe të thatë. Në mes të patateve mund të qitni edhe mollë, sepse në atë mënyrë do të qëndrojnë më gjatë të freskëta.

Kërpudhat

Qeset plastike të cilat i përdorim për perime të ndryshme, kërpudhave mund t’u bëjnë më shumë dëm se dobi, përkatësisht më shpejt do të krijohet myku. Prandaj duhet mbështjellë në qese letre. /Telegrafi/

The post Si t’i mbajmë sa më gjatë të freskëta pemët dhe perimet appeared first on Telegrafi.

Pemët e freskëta e ulin rrezikun e sulmit në zemër

$
0
0

Sulmet e zemrës janë të papritura deh tronditëse.

Simptomat zakonisht përfshijnë dhimbje në gjoks dhe dhimbje në dorën e djathë apo të majtë, transmeton Telegrafi.

Për të shpëtuar nga ky sulm, njeriu duhet të veprojë sa më shpejt që është e mundshme.

Zakonisht ky sulm ndodh si pasojë e shprehive të pashëndetshme të stilit të jetesës, siç është pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Megjithatë, dëshmitë shkencore tregojnë se ndryshimet e thjeshta në stil të jetesës mund t’ju ndihmojnë ta shmangni këtë sulm.

Sipas hulumtimeve të reja të publikuara në “New England Journal of Medicine”, njerëzit që hanë pemë të freskëta shpesh janë më pak të rrezikuar sesa ata që rrallëherë hanë.

Këto zbulime vijnë pas një studimi shtatëvjeçar me gjysmë milioni të rritur në Kinë, ku konsumimi i pemëve të freskëta është shumë më i ulët sesa në shtetet si SHBA apo Mbretëritë e Bashkuara.

Pemët janë të pasura me kalium, fibra, antioksidantë, përmbajnë pak sodium apo yndyrë dhe kanë pak kalori.

Studimi po ashtu ka zbuluar se konsumimi i  pemëve (kryesisht molla apo portokaj) ka qenë fuqishëm i lidhur edhe me faktorë tjerë, siç është edukimi, shtypja e ulët e gjakut, nivelet e ulëta të glukozës dhe mos pirja e duhanit.

Sidoqoftë, vlen të ceket se konsumimi i 100 gramëve pemë në ditë është ndërlidhur me 30% më pak rrezik të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

The post Pemët e freskëta e ulin rrezikun e sulmit në zemër appeared first on Telegrafi.

Vaji i ullirit-të mirat dhe të këqijat

$
0
0

Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme, transmeton Telegrafi.

Dobitë

– Ul sasinë e kolesterolit “të keq” në gjak, që rezulton në uljen e sëmundjeve të zemrës.

– Rrit sasinë e kolesterolit “të mirë”, duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.

– Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës.

– Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit.

– Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.

– Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit.

– Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti.

– Mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme

– Studimet e reja tregojnë se ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit.

– Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.

– Ndihmon metabolizmin dhe rregullimin e sheqerit në gjak.

Padobitë

Vaji i ullirit është produkti që kalori më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër! Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.

Ullinjtë në krahasim me vajin e ullirit kanë natyrisht më pak kalori për të njëjtën sasi dhe përmbajnë fibrat bimore të cilat nuk gjenden te vaji.

1 kupë ullinj ka 150 kalori, 24% hekur, 17% fibra. Vaji nuk i ka këto dhe vetëm 1 lugë ka kaq kalori. Por, vaji është koncentrat vitamine E dhe antioksidantësh tepër të fuqishëm. /Telegrafi/

The post Vaji i ullirit-të mirat dhe të këqijat appeared first on Telegrafi.

Si t’i përballoni temperaturat e larta: Shmangni kafen, hani kastravecë dhe domate

$
0
0

Ndërsa temperaturat e larta janë karakteristikë e kësaj stine të vitit, ekzistojnë gjëra të caktuara nga të cilat duhet pasur kujdes dhe të cilave ia vlen t’u përmbahemi, në mënyrë që të mbrohemi dhe t’i përballojmë ditët e nxehta

Më me rëndësi është që të mos ekspozohemi në diell në periudhën midis orës 10:00 dhe 17:00, transmeton Telegrafi.

Kjo vlen posaçërisht për fëmijët, shtatzënat, personat e moshuar dhe personat që vuajnë nga sëmundja e zemrës.

Qëndrimi i gjatë në diell dhe në temperatura të larta mund të rezultojë me simptoma të ndryshme të nxehjes së trupit, si edhe me rënie e diellit në kokë. Qe se çfarë duhet të bëni në mënyrë që të mos ju ndodhin këto gjëra.

Është me rëndësi që të pini shumë lëngje për shkak të humbjes me djersitje. Uji është më i preferuari, ndërsa kafen dhe alkoolin duhet shmangur duke pasur parasysh që shkaktojnë dehidratim.

Pos ujit, është me rëndësi edhe ushqimi i pasur me ujë siç janë kastraveci, domatja, sallata apo shalqiri.

Qëndrimi në hije

Te simptomat e para të ndikimit të vapës në trup është me rëndësi të hyni në hije. Djersitja e tepruar, krupa, ndjenja e molisjes apo pulsi i shpejtuar janë shenja që koha është për freskim dhe lëngje.

Rrobat e tejdukshme

Ngjyrat e shndritshme, kapelat në formë cilindri, syzet e diellit dhe zgjedhja e materialit të lehtë kanë rol të veçantë në mbrojtje nga vapa dhe nga pasojat e padëshiruara.

Mjetet me faktorin mbrojtës

Është me rëndësi përdorimi i mjeteve me faktorin përkatës mbrojtës të cilat mbrojnë nga rrezatimi ultraviolet. Posaçërisht duhet pasur kujdes për fëmijët dhe bebet dhe për ta të përdorni faktorët mbi 30. /Telegrafi/

The post Si t’i përballoni temperaturat e larta: Shmangni kafen, hani kastravecë dhe domate appeared first on Telegrafi.

Si ta kuptoni nëse mjalti që e keni blerë është organik

$
0
0

Nëse dëshironi të merrni  përfitimet të cilat vijnë nga mjalti atëherë pastërtia e mjaltit është ajo që duhet marrë parasysh para se ta blini atë.

Ka disa teste dhe eksperimente të thjeshta që mund të kryhen në shtëpi për të verifikuar se mjalti që keni blerë është me të vërtetë natyral.

Një mënyrë e  thjeshtë për ta kuptuar këtë është eksperimenti me ujë. Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë.

Nëse është mjalti i falsifikuar apo artificial, ai do të shkrihet në ujë dhe do ta shihni përreth gotës.

Ndërsa nëse është mjalti i pastër dhe organik, ai do të qëndrojë në fund të gotës.

Pra, keni parasysh këtë mënyrë kur blini mjaltë dhe mos hezitoni ta provoni këtë eksperiment për ta testuar pastërtinë e këtij produkti të shëndetshëm! /Telegrafi/

 

The post Si ta kuptoni nëse mjalti që e keni blerë është organik appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2543 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>