Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2535 articles
Browse latest View live

Çfarë të pini pas stërvitjes: Rrepani i kuq zvogëlon inflamacionin dhe shëron muskujt!

$
0
0

Nëse jeni duke kërkuar pije pas stërvitjeve, mendoni për rrepanin.

Ky “superushqim” u ndihmon muskujve që të këndellen pas stërvitjeve intensive, gjë që kanë treguar edhe shkencëtarët e Universitetit në Northumbri.

Ata kanë studiuar 30 meshkuj të moshës midis 18 dhe 28 vjeç, të cilët kanë stërvitur së paku dy herë në javë, transmeton Telegrafi.

Meshkujt e përmendur më sipër kanë pasur për detyrë që të bëjnë 100 ushtrime intensive pliometrike, dhe pastaj edhe në tri ditë të ardhshme janë ndarë në tri grupe nga të cilat grupi i parë ka pirë 250 ml lëng rrepani të kuq, i dyti 125 ml të të njëjtit lëng, ndërkaq grupi i tretë ka marrë placebo me përbërje të njëjtë kalorie dhe makronutritive.

Dr. Tom Clifford, i cili ka udhëhequr studimin, ka konstatuar që te personat të cilët tri ditë kanë pirë dozë të madhe lëng rrepani muskujt shumë më shpejt janë këndellur, se sa te pjesëmarrësit e tjerë të hulumtimit.

Gjithashtu, te ata është vërejtur ulje të inflamacionit të muskujve, që do të thotë se rrepani do të mund të jetë i dobishëm për ata të cilët bëjnë pauza të vogla midis dy stërvitjeve. /Telegrafi/

The post Çfarë të pini pas stërvitjes: Rrepani i kuq zvogëlon inflamacionin dhe shëron muskujt! appeared first on Telegrafi.


Sa gramë proteinë përmban një vezë?

$
0
0

E kujt nuk i pëlqejnë vezët? Përveç se kanë çmim të lirë, ato janë burim i mahnitshëm i proteinës, që është e nevojshme për humbjen e peshës apo ndërtimin e muskujve.

Plus, e mira e vezëve është se mund të përgatiten në forma të ndryshme – qoftë të fërguara, të ziera, etj., transmeton Telegrafi.

Por, a mundet vërtetë që një gjë aq e vogël të përmbajë shumë proteinë?

Ja sa gramë proteinë gjenden në një vezë

Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë, sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës:

– Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë
– Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë
– Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë
– Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë

Cila pjesë e vezës përmban më së shumti proteinë?

Ka shumë debate rreth asaj se a është më mirë ta hani vezën të tërën, apo ta hani vetëm të bardhët oes të verdhët.

Ndonëse të verdhët e vezës mund të përmbajë nutrientë të rëndësishëm si hekuri dhe vitaminat A, D, E dhe K, pjesa e bardhë e vezës përmban më së shumti proteinë. /Telegrafi/

The post Sa gramë proteinë përmban një vezë? appeared first on Telegrafi.

Përse çdo njeri duhet të fillojë të hajë më shumë të verdhë të vezës

$
0
0

Duke konsumuar më shumë të verdhë të vezës, ju vetëm sa e mbushni veten me më shumë nutrientë esencialë – dhe mos u brengosni fare për kolesterolin.

Eksperti i shkencave ushqimore, Donald K. Layman, thotë se eliminimi i kolesterolit dietar është pothuajse fare relevant kur është fjala për promovimin e niveleve të kolesterolit të shëndetshëm në gjak dhe për një zemër të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Me dekada të tëra, shumica e asaj çfarë ekspertët dinin për parandalimin e sëmundjeve të zemrës vinte nga një studim i viteve të 1940’ta, i cili i ndërlidhte nivelet e larta të kolesterolit në gjak me rrezik më të lartë të sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.

Prandaj, në mënyrë për t’i ulur këto nivele, komunitetit mjekësor kishte sugjeruar të eliminohej kolesteroli dietar, si ai që gjendet në vezë.

Por, këtu është problemi. Layman thotë se më pak se gjysma e njerëzve të studiuar të cilët kishin kishin pasur sëmundje të zemrës kishin pasur edhe nivele të larta të kolesterolit.

Kjo, sipas tij, nënkupton se kolesteroli i lartë nuk është fare i mirë në parashikimin e sëmundjeve të zemrës.

Kardiologët thonë se për t’i përmirësuar nivelet e kolesterolit në gjak në mënyrë natyrale, ju duhet të hani më pak ushqime trans-yndyrore, duhet të hani më shumë acide yndyrore omega-3 dhe më shumë fibra.

Fatkeqësisht për adhuruesit e vezëve, deri në vitin 2015 nuk ishte anuluar rekomandimi i dekadave të tëra për ta eliminuar konsumimin e kolesterolit.

Përveç se janë të shëndetshme, vlen të cekët se vezët gjithashtu janë burim i mahnitshëm i proteinave dhe i shumë nutrientëve tjerë. /Telegrafi/

The post Përse çdo njeri duhet të fillojë të hajë më shumë të verdhë të vezës appeared first on Telegrafi.

Çokollata jua shton meshkujve epshin seksual

$
0
0

A e dini se çokollata është një afrodiziak i vërtetë?

Po pra, mirë e lexuat! Çokollata përmban kimikale si triptofani, i cili përfshihet në eksitimin seksual, transmeton Telegrafi.

Një kimikal tjetër në çokollatë është phenylethylamine, stimulues i cili lidhet me amfetaminën e cila lirohet në tru kur njerëzit bien në dashuri.

Pra, çokollata i përmban të gjitha gjërat e mira!

Ndër tjerash, përveç se e rritë libidonë te njerëzit, çokollata, sipas hulumtimeve të reja, mund ta përmirësojë edhe performancën e meshkujve në shtrat.

Pasi ishin injektuar me një proteinë e cila gjendet në çokollata, meshkujt kishin raportuar se ndihen më të eksituar për të shikuar filma pornografikë.

Hulumtuesit kanë analizuar proteinën kisspeptin, dhe kanë zbuluar se kjo bën që meshkujt të eksitohen më shumë pasi të hanë çokollatë.

Duke marrë parasysh se problemet psiko-seksuale, siç është epshi i vogël seksual, i prekin një në tre meshkuj, padyshim se ky zbulim mund të jetë hap i rëndësishëm për meshkujt.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Journal of Clinical Investigation insight’, dhe ka konstatuar se kisspetini e rritë epshin seksual dhe e redukton depresionin. /Telegrafi/

The post Çokollata jua shton meshkujve epshin seksual appeared first on Telegrafi.

Mishi i dhisë është më i shëndetshëm sesa ai i lopës apo pulës

$
0
0

Mishi i dhisë është ushqimi bazë në shumë kultura, duke përfshirë atë të Afrikës Veriore, të Lindjes së Mesme dhe atë të kuzhinave Karaibeane.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, mishi i dhisë është alternativë e shëndetshme e mishit të lopës dhe të pulës sepse përmban më pak kalori, yndyrë dhe kolesterol, transmeton Telegrafi.

Përveç se ka një shije të mahnitshme, ka shumë arsye të ndryshme se përse duhet ta keni në konsideratë konsumimin e këtij lloji të mishi.

85 gramë mishi dhie përmbajnë rreth 122 kalori, 0.79 gramë yndyrë të ngopur dhe 3.2 miligramë hekur.

Këtë mund ta krahasoni me 179 kalori, 3 gramë yndyrë të ngopur dhe 2.9 miligramë hekur që gjenden në mish të lopës.

Pra, mishi i dhisë ka më shumë hekur, ka nivele më të krahasueshme të proteinës dhe nivele më të ulëta të yndyrës së ngopur, si dhe më pak kalori dhe kolesterol krahasuar me mishin e lopës dhe atë të pulës.

Sa i përket gatimit, mishi i dhisë mund të gatuhet në shumë mënyra, por që të gjitha kërkojnë gatim të ngadaltë dhe me temperaturë të ulëta. /Telegrafi/

The post Mishi i dhisë është më i shëndetshëm sesa ai i lopës apo pulës appeared first on Telegrafi.

Si të jetoni më gjatë: Vaji magjik që i parandalon sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme

$
0
0

Konsumimi i një diete të shëndetshme – që përfshin të paktën pesë porcione pemë e perime në ditë – mund ta zvogëlojë rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Edhe ushtrimet e rregullta fizike mund të ndikojnë në atë se sa vite do të jetoni – ku ekspertët rekomandojnë t’i bëni të paktën 150 minuta aktivitet në javë, transmeton Telegrafi.

Thënë më thjesht, jetëgjatësinë mund ta rritni duke bërë ndryshime në stil të jetesës.

Por, përveç kësaj, ekspertët tregojnë se edhe vaji i ullirit mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë duke i zvogëluar rreziqet e sëmundjeve të zemrës

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët më të mëdha të vdekjeve në botë.

Por, nutricistet Juliette Kellow dhe Dr. Sarah Brewer pohojnë se vaji i ullirit është çelësi për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe për reduktimin e kolesterolit të gjakut.

Gjaku është ai që i jep trupit jetë, duke bartur oksigjen dhe vlera ushqyese në qeliza dhe duke i larguar toksinat, ndërkaq zemra është pompa e cila e mban gjakun të qarkullojë.

Çdo pengim në qarkullim të gjakut mund t’jua ndryshojë jetën për keq, por nutricioni mund t’ju ndihmojë ta mirëmbani shëndetin e zemrës edhe në moshë të shtyrë.

Vaji i ullirit është i pasur në veçanti me acid oleik, i cili e zvogëlon kolesterolin e keq.

Edhe studimet laboratorike kanë treguar se folifenolet që gjenden në vaj të ullirit mund ta mirëmbajnë zemrën të shëndetshme falë fuqive antioksiduese që kanë.

Ndër tjerash, vaji i ullirit mund t’ju mbrojë edhe nga kanceri dhe t’jua zvogëlojë shanset e sulmit në tru deri në 41%. /Telegrafi/

The post Si të jetoni më gjatë: Vaji magjik që i parandalon sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme appeared first on Telegrafi.

Cilat pjesë të perimeve nuk duhet të hidhen

$
0
0

Si të pastroni perimet tuaja, mund të ishte titulli i këtij teksti, por kur dëgjohen nutricionistët, i bie që atë që na kanë mësuar nënat dhe gjyshet të mos ketë për së tepërmi kuptim. Kështu pastrimi klasik i perimeve na çon pikërisht në hedhjen e pjesëve më të dobishme të tyre.

Për shembull, tani ka filluar sezoni i patates së re që në treg ka çmim të mirë, kushton vetëm pak më shtrenjtë se patatja e vjetër. Shumica e njerëzve do ta qërojnë qetësisht pataten e re, sikur të jetë fjala për të vjetrën dhe të hedhin lëvoren. Gabimi nuk mund të jetë më i madh sepse korja e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Lëvorja e vetëm një patateje të re përmban 18 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të fibrave!

Gjethi i karotës me siguri as nuk ju shkon ndërmend si ushqim, por jeni të zemëruar në tregtarët që edhe ato ua masin në peshore. Por gjethi i karotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Pasi që zakonisht është e ithët, gjethet mund t’i preni imët dhe shtoni në sallata, ndërsa gjithsesi i shtoni në supë.

Gjethi i selinos po ashtu përmban edhe deri pesë herë më shumë magnez dhe kalcium se sa kërcelli ndërsa ka edhe veprim të fortë inflamtor, prandaj përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës.

Gjethi i brokolit zakonisht hedhet i pari, ndërsa 30 gramë ka 90 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm. Përveç kësaj, porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.

Sallata po ashtu duhet të dominojë në tavolinë, si shtesë ideale e peshkut, por rrënjët e saj më së shpeshti përfundojnë në bërllok. Dhe përsëri gabim, sepse në to gjendet glutamina, aminoacidi i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra, dhe kur përgatitni sallatën, priteni më imët dhe rrënjët përzini me gjethe. /Telegrafi/

The post Cilat pjesë të perimeve nuk duhet të hidhen appeared first on Telegrafi.

Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

$
0
0

Shanset janë se keni dëgjuar pak a shumë për dietën ketogjenike! Keni dëgjuar se e djegë yndyrën më shpejt, ju mbush me më shumë energji, i lufton sëmundjet, etj.

Edhe yjet e njohura i nënshtrohen dietës ketogjenike, duke përfshirë yllin Vinny Guadagnino, që ndan me tjerët receta dhe këshilla që i kanë ndihmuar t’i largojë 30 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë është fillimisht dieta ketogjenike?

Ketogjeneza ka ekzistuar prej ditës së parë kur kanë ekzistuar njerëzit. Nëse hani sasi të vogla të karbohidrateve, truri mbetet pa glukozë – që i shërben si burim primar i energjisë.

Përfitimet shëndetësore që i sjell dieta ketogjenike Përfitimet shëndetësore që i sjell dieta ketogjenike

Por, trupit prapëseprapë i nevojitet karburant për të funksionuar, kështu që i merr rezervat e ketoneve të cilat mëlçia i krijon nga yndyra kur insulina në gjak është e ulët.  Ky proces njihet si ketoza: është njësoj sikurse kur një veturë hibride mbetet pa gaz dhe si karburant e përdor elektricitetin.

Çfarë mund të hani në një dietë të tillë?

Dieta ketogjenike kërkon që 60-80% e totalit të kalorive që i konsumoni të jetë yndyrë. Proteina duhet të jetë 20% e totalit të kalorive që i konsumoni, ndërkaq 10% duhet të vijë nga karbohidratet.

Çfarë përfshin mëngjesi, dreka dhe darka e një diete ketogjenike?

Dieta që i vret urie qelizat kanceroze, e trajton tipin 2 të diabetit dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt Dieta që i vret urie qelizat kanceroze, e trajton tipin 2 të diabetit dhe ju ndihmon të humbni peshë shpejt

Mëngjesi: 4 vezë, gjysmë avokado, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
Dreka: 115 gramë salmon me 1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë tufe asparagusi me 1-2 lugë gjelle gjalpë
Darka: Copa mishi të brinjve, dy tasa spinaq me vaj kokosi, dhe 55 gramë arra makadame. /Telegrafi/

The post Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike appeared first on Telegrafi.


Dieta Mima, agjëroni pesë ditë në muaj dhe fitoni një bark të sheshtë

$
0
0

Kjo është një dietë që imiton agjërimin, por nuk heq dorë nga kënaqësia e ngrënies: kjo është ajo që ju duhet të dini në lidhje me dietën e agjërimit të Mimës, e cila zgjat vetëm pesë ditë në muaj.

Ajo quhet Mima e shpejtë dhe është një nga pak (në fakt, shumë pak) dietat e mbi të cilat komuniteti shkencor ka shprehur pëlqimin e tij të plotë, në mënyrë që krijuesi i tij, Valter Longo, jo vetëm që ka marrë çmime ndërkombëtare, por ai u përfshi gjithashtu në listën e 50 figurave më me influencë të vitit 2018-të të përpiluar nga revista “Time”.

Kjo është një dietë mjaft të ngushtë, që duhet të ndiqet nën një mbikëqyrje mjekësore, e cila lejon jo vetëm për të humbur shumë peshë, por edhe forcimin e sistemit imunitar, për të parandaluar plakjen e qelizave, për të përmirësuar pamjen e lëkurës dhe uljen e faktorët e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Por, çfarë e bën agjërimin e Mimës një model që eksportohet në të gjithë botën? Dhe a është e vërtetë se ata që e ndjekin duhet të ndalojnë së ngrëni? Ja gjithçka që duhet të dini!

Çfarë qëndron pas agjërimit të Mimës

Kjo dietë, e cila duhet të ndiqet për 5 ditë në muaj çdo 90 ditë, imiton agjërimin, por nuk heq kënaqësinë e uljes në tryezë: pak, por ju ende mund të hani! Gjëja e rëndësishme është se gjatë kësaj kohe vetëm perimet konsumohen, duke reduktuar marrjen e proteinave dhe duke hequr tërësisht sheqernat.

Ushqimi, pra, siguron bollëk të madh të perimeve të gatuara dhe të papërpunuara, me një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër të shtuar para: brokoli, lakra, fasule, domate, kunguj, kërpudha, spinaq, marule, etj.

Si është e artikuluar si dietë

Ditën e parë ju duhet të merrni pak më shumë se 1000 kalori. Fillon me mëngjesin, gjatë të cilit mund të konsumoni çaj jeshil, të pasur me antioksidantë, që janë aleatë të mirëqenies intestinale. Në drekë dhe darkë ju duhet të shtoni perime të dhëna nga dieta, ndoshta në formën e supave, të ngrohta ose të ftohta supave të ngrohta. Mund të hani 3 ose 4 pjata.

Për të furnizuar nevojat e duhura të proteinave, ne mendojmë për fruta të thata, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 20 gramë në total. Prej ditës së dytë deri ditën e pestë, kaloritë kalojnë në 800, pavarësisht modelit mbetet pothuajse i pandryshuar.

Kush mund ta bëjë këtë dhe kush nuk e bën

Mima-agjërimi është ideale për ata që duan të humbin peshë dhe të heqin qafe yndyrën e barkut, duke përqendruar përpjekjet dhe sakrificat në disa ditë në muaj. Natyrisht që nutriticionistët vlerësojnë kushtet shëndetësore dhe në mungesë të patologjive shoqëruese ose kundërindikacioneve të tjera të veçanta, mund të japin miratimin e tyre.

Ata që vuajnë nga diabeti ose hipertensioni, kanë sëmundje kronike ose presin një fëmijë, për shembull, nuk mund ta ndërmarrin këtë dietë, këshillon Class. Përfundimisht, nuk është i përshtatshëm për atletët që praktikojnë aktivitete konkurruese, sepse gjatë garave ata mund të ndjehen veçanërisht të lodhur dhe pa energji, duke kompromentuar rezultatin e performancës.

Cilat janë pikat e forta?

Para së gjithash, duke hequr plotësisht sheqernat për 5 ditë në muaj, trupi detyrohet të djegë dhjamin, në mënyrë që të mos ketë një rënie në energji dhe të mbijetojë. Gjatë këtij procesi trupat ketone futen në gjak, pra substancat që na lejojnë të qëndrojmë në lëvizje dhe të mos ndiejmë ndjenjën e urisë. Në këtë mënyrë, edhe në qoftë se në këtë periudhë kohore është ngrënë pak, nuk ka kurrë tundim për të konsumuar gjëra shtesë.

Ulja e proteinave, ende siguron mbrojtjen maksimale për indet dhe muskujt që ushqehen me to. Gjithashtu, ulja e sasisë së këtyre makronutrientëve lejon të ngadalësojë procesin e plakjes.

Pak, e dinë se sa më shumë proteina të konsumohen aq më shumë vihen në punë hormonet e rritjes që prodhon trupi. Substanca e fundit është thelbësore në moshën e zhvillimit, por në të rriturit, nëse paraqitet e tepërt, mund të jetë e dëmshme, sepse favorizon degjenerimin qelizor. Gjatë dietës Mima, fibrat dhe antioksidantët, në sajë të bollëkut të bimëve, të cilat nga njëra anë mbrojnë dhe rregullojnë zorrët dhe në aktin tjetër lëkurën, ju bën të ndiheni të freskët, të rinj dhe rrezatues.

Ka pak veta kundër saj

Ata që ndjekin këtë dietë duhet të marrin parasysh se në 5 ditët e kufizimit ushqimor është e mundur të ndiheni të lodhur! Në fund të fundit, trupi nuk është përdorur për të agjëruar. Ju mund të ndjeni edhe pak dhimbje koke, por kalon! /Telegrafi/

The post Dieta Mima, agjëroni pesë ditë në muaj dhe fitoni një bark të sheshtë appeared first on Telegrafi.

Vlerat e vajit të kërpit: Njihuni me farën që ju jep shëndet dhe bukuri!

$
0
0

Është një nga llojet e rralla të vajit që është i pasur me aminoacidet e ndryshme. Shumë studime kanë dëshmuar se përfshirja e vajit të kërpit në ushqim e forcon sistemin imun dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme të organizmit.

Vaj i kërpit është një vaj vegjetal që përdoret për vetitë e tij antioksiduese, anti-inflamatore dhe imunomodulator: është i pasur me acide yndyrore esenciale, me vitamina dhe me kripëra minerale.

Ai mund të konsiderohet si një shtojcë e vërtetë natyrore, e dobishme për trupin tonë si në fazën parandaluese ashtu edhe në trajtimin e disa problemeve: forcon sistemin imunitar, ul kolesterolin dhe trigliceridet, ndihmon në luftimin e dhimbjeve menstruale dhe më shumë.

Vaji i kërpit merret nga farat e Cannabis sativa: ka një ngjyrë që ndryshon nga jeshile e lehta deri në te gjelbër të errët, ka një erë pak të theksuar, ndërsa shijen e ka të përafërt me atë të lajthive. Vaj i kërpit përdoret si në kuzhinë, ashtu edhe në kozmetikë, për kujdesin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

Vetitë e vajit të kërpit

Vaj i kërpit është i njohur për bilancin e tij të shkëlqyer të Omega 3 dhe Omega 6 acidet yndyrore esenciale. Ai është gjithashtu i pasur me aminoacide, të rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit tonë. Në mesin e vitaminave ne gjejmë vitaminë A, C, E, si dhe disa vitamina B, të tilla si B1 dhe B2.

Përmban pastaj minerale të tilla si kalcium, hekur, magnez, kalium dhe fosfor, si dhe phytosterols dhe cannabinoideve, veçanërisht CBD (Cannabidiol). Sipas studimeve të fundit mjekësore dhe shkencore, ka një funksion thelbësor të modulimit për sistemin imunitar dhe për funksionet njohëse.

Vaji i kërpit është një aleat i vlefshëm në rast të problemeve në traktin e sipërm dhe të poshtëm të frymëmarrjes, të tilla si astma, në sajë të aftësisë së saj për të bronkodilatuar. Ndër vlerat e të stij kryesore, vaji i kërpit është një antioksidant i mirë dhe anti-inflamator: kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për forcimin e sistemit imunitar dhe mund të supozohet si një shtojcë natyrale, veçanërisht me fillimin e të ftohtit të parë.

Është me të vërtetë iu dobishme për të luftuar simptomat e sëmundjeve të ftohjes: e shkëlqyeshme ndaj sinusit, traketit dhe të gjithë inflamacionit të traktit respirator. Vaji i kërpit është përdorur si një ilaç natyral në rast të kapsllëkut ose sindromës së irritimit të zorrëve, si dhe për infeksionet kronike të fshikëzës dhe çrregullimeve të sistemit gastrointestinal dhe mëlçisë. Falë vetive të tij anti-inflamatore është gjithashtu i dobishëm në rast të dhimbjes së muskujve artritit dhe dhimbjeve menstruale.

Konsumoni rregullisht vaj kërpi, sepse ju ndihmon për të ulur kolesterolin e keq (LDL) dhe triglicerideve në gjak, ul nivelin e yndyrës në trup me përfitime në sistemin kardiovaskular. Është gjithashtu i dobishëm për sistemin nervor, pasi ndihmon për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen. Përdoret për përdorim të përditshëm, vaji i kërpit është gjithashtu i dobishëm në rastet e problemeve të lëkurës si puçrra, dermatit, ekzema, psoriasis dhe zbokthi.

Si ta përdorni vajin e kërpit në kuzhinë

Vaji i kërpit mund të blihet në dyqanet e ushqimit organik ose në internet. Për të përfituar nga të gjitha vlerat e tij është e rëndësishme që ta konsumoni atë të papërpunuar. Ju mund ta përdorni atë në, sallatë, supa dhe çdo gjë që ju preferoni. Nëse doni ta përdorni atë si një shtojcë natyrore, duke përfituar nga vlerat anti-inflamatore, antioksiduese dhe imunomodulator, ju mund të merrni 1 lugë çaji në ditë si një parandalim, ose nga 1 deri në 3 lugë për shërim.

Gjithmonë kërkoni mendimin e mjekut para se ta përdorni, më shumë përsa i përket dozës. Sapo të hapet, është i rëndësishme të mbani vajin e kërpit me kujdes: ruajeni në frigorifer për të ruajtur cilësinë e tij dhe konsumojeni brenda një muaji nga hapja.

Përdorim kozmetik i vajit të kërpit

Vaji i kërpit është përdorur edhe në kozmetikë. Përdoret si një përbërës aktiv në kozmetikë anti-plakje, por është përdorur edhe në praktikat Ayurvedic. Gjithashtu i shkëlqyer për lëkurën e thatë dhe si një përbërës në vajrat që përdoren për masazh. Ky është një vaj shumë i çmuar për lëkurën, pasi rivendos balancën e saktë të substancave të yndyrshme: është i dobishëm si për lëkurat që prodhojnë sebum të vogël dhe për lëkurë të thatë.

Për përdorim kozmetik, vaji i kërpit gjithashtu mund të përdoret në flokë: aplikoni një sasi të vogël, dhe masazhoni kokën dhe flokët për disa minuta. Duke e përdorur në këtë mënyrë do të ndihmojë në luftën kundër zbokthit, duke i bërë flokët të shëndetshëm dhe më të ndritshëm.

Kundërindikacione

Vaji i kërpit nuk ka kundërindikacione të veçanta, nëse nuk e kaloni dozën e konsumimit. Ai gjithashtu mund të konsumohet nga të moshuarit dhe fëmijët. Sa i përket përmbajtjes së THC, substanca aktive që i jep kanabist vetitë e tij, të mahnitshme është shumë e ulët, kështu që nuk ushtron efektet psikotrope.

Ju duhet të pini disa litra vaj kërpi për një kohë të gjatë për të pasur një koncentrim të konsiderueshëm të kësaj substance në trupin tuaj. /Telegrafi/

The post Vlerat e vajit të kërpit: Njihuni me farën që ju jep shëndet dhe bukuri! appeared first on Telegrafi.

Orizi i kaftë është shumë më i shëndetshëm sesa orizi i bardhë, por përmban më shumë kalori

$
0
0

Ditëve të sotme shumë shpesh hasim në artikuj që na tregojnë se si tërshëra e papërpunuar është e shëndetshme për ne.

Orizi i kaftë është i përsosur për shëndetin tonë sepse është i mbushur me nutrientë dhe fibra, e gjithashtu nuk përmban gluten, transmeton Telegrafi.

Por, a e keni ditur se orizi i kaftë është më i shëndetshëm sesa i bardhi?

Që të dy llojet e orizit fillimisht fillojnë si oriz i kaftë. Pasi të përpunohet orizi i kaftë, ai bëhet i bardhë.

Fatkeqësisht, gjatë këtij procesi hiqen shumica e fibrave, mineraleve dhe vitaminave.

P.sh., 100 gramë oriz të kaftë përmbajnë katërfish më shumë fibra sesa 100 gramë oriz të bardhë.

Fibrat janë të rëndësishme sepse ju mbajnë të ngopur për periudha më të gjata kohore, i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, si dhe i zvogëlojnë nivelet e kolesterinës.

Por vlen të ceket se orizi i kaftë përmban më shumë kalori sesa ai i bardhi. /Telegrafi/

The post Orizi i kaftë është shumë më i shëndetshëm sesa orizi i bardhë, por përmban më shumë kalori appeared first on Telegrafi.

Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë

$
0
0

Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes, transmeton Telegrafi.

Duke ngrënë një kombinim të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjate.

Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht ta kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.

Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm magjik që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:

Inkurajohet t’i konsumoni:

  • Perimet e freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)
  • Yndyrat e shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)
  • Arrat
  • Ushqimin e detit

Gjithashtu përfshini:

  • Pemët (në veçanti boronicat)
  • Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti
  • Drithërat

USHQIMET QË DUHET KUFIZUAR

  • Ushqimet e fërguara
  • Ëmbëlsirat
  • Ushqimet e përpunuara
  • Mishin e kuq
  • Kripën

/Telegrafi/

The post Çka të hani e çfarë të shmangni për mendje të shëndoshë appeared first on Telegrafi.

Shumë vitamina, shije e mrekullueshme, shkrin kilogramët: Pija magjike për dobësim

$
0
0

Belushi është plot vitamina, konsiderohet që ndikon mirë në rregullimin e baktereve në organizëm.

Edhe një e mirë e këtyre kokrrave është efekti që ka ndaj kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Po ju sjellim recetën për këtë pije me shije të mirë, e cila pastron organizmin dhe ndikon në dobësim pas dhjetë ditëve të para të konsumimit.

Ju nevojiten:

– 2 litra lëng belushi,
– 1 lugë e vogël kanellë,
– 1 lugë e vogël xhenxhefil të bluar,
– 1 lugë e vogël arra të bluara,
– 2 dl lëng të freskët portokalli,
– 1 dl lëng të freskët limoni.

Pija përgatitet duke e nxehur lëngun e belushit (boronicës së kuqe) në temperaturë të ulët, pastaj i shtohen erëzat.

Pasi që të ftohet, shtoni lëngun e freskët të limonit dhe të portokallit.

Konsumoni këtë pije në mëngjes dhe në mbrëmje, sasia maksimale e rekomanduar e kësaj pijeje 2 litra në ditë.

Ekziston konstatimi që lëngu i agrumeve më i efektshëm është drejtpërdrejt pas shtrydhjes, prandaj pini menjëherë këto lëngje dhe përpiquni që t’i shtrydhni të freskëta edhe në çaje dhe në pije të tjera të cilat i përgatitni.

Xhenxhefili dhe kanella gjithashtu njihen si antioksidantë dhe erëza të cilat ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit. /Telegrafi/

The post Shumë vitamina, shije e mrekullueshme, shkrin kilogramët: Pija magjike për dobësim appeared first on Telegrafi.

Tri ushqimet që duhet t’i hani për një gjumë më të mirë

$
0
0

Shumica prej nesh jemi tejet të ngarkuar me jetët tona të përditshme, ndërsa kemi probleme të biem në gjumë në mbrëmje.

Kur është fjala për vendosjen e kokës në jastëk dhe të fjeturit gjumë, nuk ka asgjë më frustuese sesa një trup dhe tru që nuk ndalojnë së garuari, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e madhe e të rriturve raportojnë për probleme me gjumë, ndërsa mungesa e gjumit shpie në koordinim të dobët të duarve me sy, probleme me lëkurë, sistem më të dobët të imunitetit, etj.

Sidoqoftë, Lisa Gatenby, nutricioniste, tregon se dieta e mirë mund ta përmirësojë kualitetin e gjumit. Sipas saj, janë tri ushqime të cilat duhet t’i hamë për gjumë më të mirë:

Qumësht

Mund të jetë diçka që edhe gjyshja ju ka këshilluar ta bëni si fëmijë, por faktikisht ka edhe dëshmi shkencore që e mbështesin këtë këshillë. Qumështi tregohet se i relakson muskujt dhe rrjedhimisht e ndihmon trupin të relaksohen dhe të bëhet gati për gjumë.

Karbohidratet

Ka një arsye se përse i kthehemi karbohidrateve në momentet e nevojshme. Karbohidratet e nxisin lirimin e serotoninës, gjë e cila shkakton ndjenja të mirëqenies dhe lumturisë.

Gatenby sugjeron që karbohidratet t’i konsumoni në shujtën e darkës – duke sugjeruar të konsumoni ushqime si patatet e ëmbla, patatet, orizi, pastat, etj.

Arrat braziliane

Nëse e gjeni veten duke pasur probleme gjatë natës, përpiquni t’i hani disa arra braziliane para se të vjen koha e gjumit.

Ato janë të pasura me selen, ndërsa seleni sjell shumë përfitime për aspekte të ndryshme të trupit, duke përfshirë përmirësimin e funksionit të aftësive njohëse, shëndetin e thonjve dhe flokëve, sistemin e imunitetit, dhe pjellorinë te dy gjinitë.

Nëse nuk konsumojmë mjaftueshëm selen, ne do të kemi probleme me gjumë, prandaj tri arra braziliane rekomandohen për gjumë të mirë. /Telegrafi/

 

The post Tri ushqimet që duhet t’i hani për një gjumë më të mirë appeared first on Telegrafi.

Po ju zbulojmë se cili ushqim është më i miri për mbrojtje të eshtrave tuaja, – ai nuk është qumështi!

$
0
0

Avokado është pemë për të cilën njerëzit nuk janë të informuar akoma përse shërben, ndërkaq ne do ta përmendim aplikimin e tij të gjerë në kuzhinë, pastaj mundësinë e madhe të furnizimit të organizmit tonë me vitaminën D.

Shumica e njerëzve e shmang këtë pemë, sepse është plot me yndyrë, transmeton Telegrafi.

Nëse i takoni grupit të rrezikuar nga osteoporoza që lidhet me humbjen e masës kockore, avokado është për ju.

avocado51

Përdoreni ashtu që ta qëroni avokadon dhe ta shtrydhni, pastaj përzieni me djathë të payndyrshëm apo me jogurt.

Me këtë kombinim, pos vitaminës D, do të furnizoheni edhe me kalcium dhe kështu do të merrni edhe nutritivet për nevojat e organizmit për eshtra të forta.

Avokado përmban edhe vitaminën E, e cila është shumë e mirë edhe për zemër. Një copë e këtij fruti përmban 15 për qind të kërkesës ditore për magnez.

Duhet të mësoni t’i gatuani vetes ushqim nga ky artikull dhe të kënaqeni me shijet e avokados. /Telegrafi/

AvocadoOil

 

The post Po ju zbulojmë se cili ushqim është më i miri për mbrojtje të eshtrave tuaja, – ai nuk është qumështi! appeared first on Telegrafi.


Tri ditë nga dy lugë dhe dhjami më nuk do të shtresohet: Kush e provon këtë, më nuk do të shtojë peshë!

$
0
0

Kur hani shumë sheqer, atëherë krijoni kushte të cilat akumulojnë tepricën e sekrecioneve në trupin tuaj, ndërkaq ajo tepricë e sekrecionit është bazë e përsosur për kërpudhat dhe bakteret që të riprodhohen dhe të shumëzohen.

Mënyra më e mirë natyrale që të zhduken këta parazitë është me ndihmën e disa metodave të shëndetshme dhe efikase të pastrimit, transmeton Telegrafi.

Duhet të shmangni sheqerin dhe drithërat sado që të mundeni, nëse dëshironi të arrini rezultate më të mira. Dhe kur të pastroni trupin tuaj nga këta parazitë të dëmshëm, do të jeni sërish e freskët dhe plot energji!

Ja cilët përbërës ju nevojiten për të bërë këtë recetë shtëpiake për pastrim nga parazitët: 100 gramë fara liri dhe 10 gramë xhenxhefil.

woman-mirror-stomach

Përgatitja: E gjitha që duhet të bëni është që të bluani këta përbërës, derisa të përftoni formën e pluhurit.

Aplikimi: Duhet të merrni dy lugë të këtij pluhuri tri ditë në çdo mëngjes. Mund ta përzieni këtë pluhur me qumësht të ngrohtë të filtruar, por mund ta shtoni edhe në drithërat tuaj për kafjall.

Pas tri ditësh duhet të bëni 3 ditë pauzë, dhe përsëri nga fillimi.

Duhet të përsërisni këtë metodë një muaj.

Nëse dëshironi t’i eliminoni parazitët e dëmshëm, duhet disa herë në vit të përsërisni këtë proces pastrimi. /Telegrafi/

The post Tri ditë nga dy lugë dhe dhjami më nuk do të shtresohet: Kush e provon këtë, më nuk do të shtojë peshë! appeared first on Telegrafi.

Rreziqet e fshehura në ushqimet e ‘shëndetshme’ që mund të shkaktojnë sëmundje

$
0
0

Zgjoheni në mëngjes, hani diçka të shijshme e të shëndetshme. Të njëjtën gjë e përsëritni në drekë dhe në darkë me qëllimin që të ushqeheni shëndetshëm për të pasur një jetë të gjatë e pa probleme shëndetësore. Por sot është koha të njoftoheni me realitetin e hidhur, ngase shumica e ushqimeve që i keni ngrënë deri sot me mendimin se janë të shëndetshme, Dr. Steven Gundry na mëson se nuk janë!  

Kush është Dr. Steven Gundry?

Steven Gundry ka mbi 40 vjet që punon në fushën e mjekësisë. Gjatë karrierës së tij ka punuar si kardiolog dhe kirurg i zemrës, por sot është i përqendruar në diçka krejt tjetër: në atë se si t’i mësojë njerëzit t’i shmangin ndërhyrjet kirurgjike përmes ushqimit të shëndetshëm, shkruan Telegrafi.

Në foto: Dr. Steven Gundry

Misioni i tij është t’ua përmirësojë ndjekësve të tij shëndetin, lumturinë dhe jetëgjatësinë thjesht duke bërë ndryshime të thjeshta në mënyrën e të ushqyerit.

Ai është drejtor dhe themelues i Institutit Internacional të Zemrës dhe Mushkërive, e gjithashtu edhe i Qendrës për Mjekësi Tonike në Palm Springs.

Gjatë karrierës së tij ai kishte kryer qindra ndërhyrje kirurgjike kardiovaskulare, madje kishte qenë njëri nga 20 kirurgët e parë që kishin testuar pajisjen asistuese për implantimin e ventrikulës së majtë – një lloj artificial i zemrës. Gundry mban edhe rekordin e procedurës së quajtur ksenotransplantim.

Sidoqoftë, pas tërë këtyre sukseseve dhe shumë tjerave si kirurg i zemrës dhe kardiolog, ai kishte kuptuar diçka që do t’ia ndryshonte atij karrierën dhe ndjekësve të tij jetën: ne nuk kemi nevojë për ndërhyrje kirurgjike, por vetëm për ushqim të duhur, duke u fokusuar në eliminimin e ushqimeve të ‘shëndetshme’ që përmbajnë lektina.

Çfarë janë lektinat dhe pse janë të dëmshme për ne?

Lektinat janë proteina bimore, të cilat e lidhin sheqerin dhe e ngjitin për membrana qelizore. Lektinat mund të jenë burime të fshehura të shtimit të peshës dhe të shëndetit të keq, madje edhe nëse ushqeheni shëndetshëm.

Pasi që janë të pranishme në shumë lloje bimësh, edhe nëse hani ushqim natyral ju mund ta gjeni veten në situatë duke luftuar me mbipeshën dhe probleme tjera serioze shëndetësore.

Shumë lektina në ushqim janë proinflamatorë, imunotoksikë, neurotoksikë dhe citotoksikë.

Si e shkatërrojnë lektinat shëndetin?

Dr. Steven Gundry thotë se disa lektina bimore mund të çojnë deri te simptoma te kalimit të zorrëve dhe lidhen për qeliza në murin e zorrëve dhe përzihen në absorbimin e materieve ushqyese.

Pasi ato veprojnë si antinutrientë, lektinat mund të kenë ndikim të keq në florën e zorrëve.

Lektinat në artikujt ushqimorë: Si të zvogëlohen këto substanca toksike në ushqimin tuaj Lektinat në artikujt ushqimorë: Si të zvogëlohen këto substanca toksike në ushqimin tuaj

Ndër tjerash, lektinat janë të lidhura me shumë sëmundje autoimune, e dëmtojnë organizmin, i dëmtojnë proteinat në gjëndrën tiroide dhe në nyja, etj.

Disa lektina mund të rrisin viskozitetin e gjakut, mund të pengojnë ekspresionin e gjeneve dhe të çrregullojnë funksionin endokrin.

Pra, çfarë ushqimesh duhet t’i hani dhe çfarë ushqimesh duhet t’i shmangni?

Në librin e tij “The Plant Paradox: The Hidden dangers in ‘Healthy’ Foods That Cause Disease and Weight Gain”, Dr. Steven Gundry i ka listuar të gjitha ushqimet që bën dhe nuk bën t’i hani për shkak të përmbajtjes së lektinave.

Telegrafi më poshtë jua sjell listën e plotë me këto ushqime që Gundry jua rekomandon t’i hani, dhe me ushqimet që i ka futur në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni.

VËREJTJE: Në listat e mëposhtme ka disa produkte të cilat nuk janë përfshirë pasi që nuk gjenden në tregun tonë, por që mund t’i shihni në vegëzen më lart ku është lista origjinale në gjuhën angleze.

USHQIMET QË DOKTOR GUNDRY I REKOMANDON PËR T’I KONSUMUAR

Vajrat:
– Vaj ulliri
– Vaj kokosi
– Vaj i algave
– Vaj makadamia
– Vaj MCT
– Vaj avokado
– Vaj Perilla
– Vaj arrash
– Vaj susami
– Vaj të mëlçisë së merlucit
– Vaj i palmës të kuqe

Ëmbëltuesit:
– Stevia
– Pema monk
– Inulin
– Yacon
– Xylitol
– Eritritol
– Luo han guo

Produktet arrore dhe farat:
– 170 gramë makadamia, arra, fëstëkë, arra pishe
– Arra amerikane
– Kokos
– Gështenja
– Fara liri
– Fara susami
– Arra braziliane
– Fara kanabisi
– Psyllium
– 
Pluhur proteine kanabisi

Ullinjtë:
– Të gjithë

Çokollata e zezë:
– Me 72% përmbajtje të çokollatës së zezë ose më të madhe

Uthulla
– Të gjitha llojet e uthullës që nuk përmbajnë sheqer të shtuar

Bimët dhe erëzat
Të gjitha (përveç biberit të kuq me fara)
– Miso

Llojet e miellrave:
– Miell kokosi
– Bademi
– Lajthie
– Susam
– Banane të gjelbër
– Patate të ëmbël
– Fara rrushi
– Arrë tigri
– Kasava

Akulloret:
– Akullore kokosi
– Desert i ngrirë pa qumësht/bulmet me 1gr sheqer

Produktet e bulmetit:
– Qumësht me kazeinë A2B
–  30 gramë djathë ose 120 gramë jogurt në ditë
– Gjalpë franceze/italiane
– Tlynë
– Gjalpë dhie
– Djathë dhie
– Gjalpë italiane ose franceze (ushqyer me bari)
– Kefir dhie dhe deleje
– Djathë deleje
– Jogurt kokosi
– Djathëra francezë/italianë me sasi të lartë të yndyrës
– Djathë zviceran me sasi të lartë të yndyrës
– Mozzarella të buallit (nga qumështi i buallit)
– Krem organik të thartë
– Krem djathi organik (bulmeti me sasi të lartë të yndyrës nuk ka kazeinë)

Pijet alkoolike:
Shampanjë (0.17 litra në ditë)
– Verë të kuqe (0.17 litra në ditë)

Llojet e peshkut:
– Peshk i egër (30 deri në 120 gramë në ditë)
– Peshk të bardhë
– Levrek
– Salmon alaske
– Tuna të konservuar
– Shojzë alaske
– Peshk Hawaiian
– Karkalec
– Gaforre
– Karavidhe
– Skalop
– Kalamari/oktopod
– Guaca
– Sardele
– Midhje
– Ankovi

Pemët:
– Avokado ose të gjitha frutat manore në sezonë dhe me raste

Perimet:
– Brokoli
– Lakra Brukseli
– Lulelakër
– Bok Choy
– Lakër ‘Napa’
– Lakër kineze
– ‘Swiss chard
Arugula
– Watercres
– Keli
– Radik
– Lakër turshi “kimchi”
– Kaktus Nopali
– Celer
– Qepë
– Selino
– Presh
Chives
Çikore
– Karrota
– Lulet e karrotës
– Karçof
– Panxhar
– Rrepa
– Rrepë Daikon
– Karçof
– Karçof Jeruzalemi
– Bamje
– Asparagus
– Hudhra
– Zarzavate me gjethe
Romain
– Spinaq
Mesclun
Endive
Fennel
Escarole
Mizuna
Majdanoz
– Borzilok
– Mint
– Perilla
– Purslane
– Alga
– Alga deti
– Perime deti
– Kërpudha

Shpendë të rritura me kullosje
– Pulë
– Gjeldet
– Struc
– Vezë bio (4 të verdhë të vezës në ditë ose 1 të bardhë të vezës)
– Rosë
– Patë
– Thëllëzë
– Pëllumb

Mishrat (nga kafshët e ushqyera me bari):
– Bizon
– Dreri

Mishra me bazë bimore:
– Quorn
– Kërpudha tofu
– Qepa e Hilaryt
– Burger perimesh
– Tempeh (pa kokrra)

USHQIMET QË DOKTOR GUNDRY NUK I REKOMANDON PËR KONSUMIM

Ushqimet e rafinuara:
– Pastat
– Orizin
– Patatet
– Çipsat me patate
– Qumështin
– Bukën
– Tortillat
– Tortat
– Biskotat
– Drithin
– Sheqerin
– Agaven
– Splenda
– Pijet dietike
Maltodextrin

Perimet:
– Domatet (përveç nëse janë të qëruara dhe pa fara)
– Kastravecët (përveç nëse janë të qëruar dhe pa fara)
– Pjeshkat
– Fasulet e gjelbra
Chickpea
– Sojën
– Tofu-në
Edamame
– Proteinën e sojës

Arrat dhe farat:
– Kungullin
– Lulediellin
– Chia
– Kikirikun
– Shqemen

Pemët/Perimet
– Të gjitha pemët (përveç nëse janë sezonale)
– Bananet me njolla kafe në lëvore
Zucchini
– Kungullin
– Pjeprin
– Patëllxhanin
– Domatet (përveç nëse janë të qëruara dhe pa fara)
– Spec të kuq (përveç nëse është pa fara)

Produktet nga qumështi i lopës që nuk janë nga Evropa Jugore:
– Jogurtin që përmban kazeinë A1
– Jogurtin grek
– Jogurtin e ngrirë
– Djathin amerikan
Ricotta
– Kefirin
– Pluhurat e proteinës me kazeinë

Vajrat:
– Vajin e sojës
– Vajin e lulediellit
– Vajin me fara rrushi
– Vajin e misrit
– Vajin e kikirikut
– Kanola
– Vajin ‘safflower’
– Perimet pjesërisht të hidrogjenizuara ose kanolën

Drithërat e mbirë, pseudo-drithërat dhe barishtet:
– Drithërat e papërpunuar
– Gruri Einkorn
– Gruri Kamut
– Quinoa
– Tërshëra
– Thekra
– Orizin e kaftë
– Orizin e bardhë
– Misrin
– Produktet e misrit
– Miellin e misrit
– Shurupin e misrit
– Kokoshkat
– Barin e elbit. /Telegrafi/

Për të parë listën origjinale, klikoni KËTU

The post Rreziqet e fshehura në ushqimet e ‘shëndetshme’ që mund të shkaktojnë sëmundje appeared first on Telegrafi.

Si të ushqeheni për të pasur më shumë energji

$
0
0

Shumica e njerëzve e kanë një fazë gjatë ditës ku ndihen pa fare energjie.

Mungesa e energjisë mund të ndikojë në aktivitetet ditore që i keni, e po ashtu ju bën më pak produktivë, transmeton Telegrafi.

Fakti është se lloji dhe sasia e ushqimit që e hani luan rol esencial në atë se çfarë nivele të energjisë keni gjatë ditës.

Edhe pse të gjitha ushqimet ju japin energji, disa ushqime përmbajnë nutrientë të caktuar që jua rrisin nivelet e energjisë ndërkohë që jua mirëmbajnë përqendrimin dhe vëmendjen në nivel.

Më poshtë e keni një listë me disa prej ushqimeve që është dëshmuar se ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë:

– Bananet

– Orizi i kaftë

– Patatet e ëmbla

– Kafja

– Vezët

– Mollët

– Uji

– Çokollata e zezë

– Quinoa

– Tërshëra

– Jogurti

– Hurmet

– Avokadot

– Portokajtë

– Produktet arrore. /Telegrafi/

The post Si të ushqeheni për të pasur më shumë energji appeared first on Telegrafi.

Nga dobitë e deri te efektet tek të sëmruët – gjithçka që duhet të dini për Glutenin​

$
0
0

Gluteni është një proteinë e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb.

Kjo i jep bukës dhe brumërave formën, teksturën dhe volumin. Meqenëse gjendet në tre drithërat më të përdorur, gjen përdorim edhe në ushqime tjera që përmbajnë këto drithëra si mielli, buka, pastat, drithërat e mëngjesit, supat dhe birra.

Gluteni nuk gjendet në fruta, perime, mish dhe produkte të qumështit, peshk, vezë, fara dhe fasule.

​Për personat me sëmundjen e celiakisë – që i përbën rreth 1% të popullatës, konsumimi i produkteve me gluten shkakton reaksion imunologjik mjaft të fortë për të dëmtuar mukozën e zorrës së hollë, e cila është përgjegjëse për absorbimin e nutrientëve.

Kjo shkakton simptoma si dhimbje në pjesën abdominale, fryerje, diarre, humbje në peshë dhe kequshqyerje, si pasojë e mos – absorbimit të nutrientëve që i marrim nga ushqimi. Prandaj, personat me sëmundjen e celiaksë duhet të jenë tejet të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë, dhe të edukohen mirë se cilat ushqime përmbajnë gluten.

Disa prej tyre që përdoren çdo ditë, si p.sh malta apo proteina bimore e hidrolizuar gjenden në supa, sosëra, produkte të mishit të procesuara(virshlle, sallamë, përshutë). Prandaj, leximi me kujdes i etiketave ushqimore, është i domosdoshëm për personat me celiaki.

​Përveç sëmundjes së celiakisë, tashmë ka dalë edhe një term tjetër lidhur me intolerancën ndaj glutenit që quhet ‘ndjeshmëri ndaj glutenit’. Përkundër sëmundjes së celiakisë, nuk ka një test të mirëfilltë diagnostikimi për ndjeshmërinë ndaj glutenit.

Ndjeshmëria ndaj glutenit karakterizohet me simptoma si fryerje në pjesën abdominale, diarre apo konstipacion. Për personat që dyshojnë se kanë ndjeshmëri ndaj glutenit, eliminimi i glutenit për një kohë, dhe ri-kthimi i tij në dietë do të ishte një mënyrë e mirë për të identifikuar problemin.

Studimet rreth ndjeshmërisë ndaj glutenit janë kontradiktore, ku te disa studime është gjetur se dieta pa gluten nuk përbën ndonjë ndryshim, e te disa tjera se i redukton problemet me tretje, fryerjen, disponimin dhe lodhjen.

Për personat që preferojnë të ndjekin një dietë pa gluten, duhet t’a dijnë se eliminimi total i drithërave mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, për shkak se privohen nga nutrientët si fibrat, antioksidantët, vitaminat B dhe mineralet si hekuri, magnezi apo seleni. Prandaj, duhet të gjenden alternativa të shëndetshme dhe pa gluten.

Këtu përfshihen drithërat/fasulet dhe farat si:
Orizi/mielli i orizit
Misri/mielli i misrit
Mielli
Tëshëra – e specifikuar si pa – gluten/Miell tërshëre pa gluten
Meli
Kuinoa
Amaranti
Fasulet e ndryshme(fasulet e bardha, kuqe, zeza)
Thjerrëzat
Qiqrrat/mielli i qiqrrave
Farat chia
Farat e lirit
Bajamet/mielli nga bajamet
Ushqimet tjera të specifikuara si pa- gluten(buka, pastat, drithërat e mëngjesit)

Të gjitha këto produkte mund t’i gjeni te Dyqani BIO në Veternik, apo t’i porosisni online në Dyqani – BIO – Gjirafa Mall.

/Telegrafi/

The post Nga dobitë e deri te efektet tek të sëmruët – gjithçka që duhet të dini për Glutenin​ appeared first on Telegrafi.

Në fytyrë shihen shenjat e jotolerancës ndaj ushqimit

$
0
0

Nga racionet e forta rrudhat janë më të theksuara dhe skuqja, pigmentimi rreth mjekrës janë pasojë e mosdurimit të glutenit.

Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda, ajo do të pastrohet nga jashtë, transmeton Telegrafi.

Derisa gjurmët e netëve pa gjumë lehtë vërehen në lëkurë, shprehitë e këqija afatgjata në ushqim, gjithashtu, lënë gjurmë, të cilat është paksa e vështirë “të interpretohen”.

Në të vërtetë, çdo gjë që fusim në organizëm mund të pasqyrohet në lëkurë. Për shembull, nga ushqimi i fortë rrudhat dhe skuqja janë më të theksuara, mirëpo nëse madje jeni edhe më së paku jotolerantë ndaj ndonjë ushqimi apo alkooli, kjo qartë do të vërehet në fytyrën tuaj.

Ekzistojnë katër grupe sipas tipave të lëkurës, ato janë “fytyrë qumësht, “fytyrë sheqer”, “fytyrë gluteni” apo “fytyrë vere”.

Lloji i këtillë i “hartimit të fytyrës” nuk është risi, por praktikë e lashtë ajurverde, e cila e lidh pikën në fytyrë me pjesën e trupit.

Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda ajo do të pastrohet nga jashtë.

Fytyrë gluteni

Nëse faqet janë të skuqura dhe ekziston pigmentimi përreth mjekrës, këshillohet që të eliminoni glutenin për tri javë, të pini më shumë ujë dhe të merrni fibra.

Fytyrë qumështi

E karakterizojnë kapakët e ënjtur, qeskat e syve dhe pikat e vogla të bardha dhe vrima në mjekër. Mos hani produkte qumështi tri javë dhe patjetër merrni shtesa kalciumi.

Fytyrë sheqeri

Sheqeri i tepërt e bën tenin të hirtë dhe shkakton akne në fytyrë, supe dhe gjoks. Përgjysmojeni marrjen e sheqerit dhe gradualisht zvogëlojeni. Shumë shpejt do të shihni edhe efektet në lëkurë.

Fytyrë vere

Linjat apo skuqja midis syve, qeskave të syve, faqet dhe hunda të skuqura janë pasojë e jotolerancës ndaj verës. Alkooli dehidraton lëkurën, gjë që përkeqëson dukjen e linjave dhe të rrudhave.

Mëlçia vështirë e përpunon alkoolin prandaj do të keni linja të thella dhe skuqje midis vetullave. Mos konsumoni alkool tri javë, dhe pas kësaj mund të pini një gotë verë një herë në javë dhe do të vëreni dallimin në lëkurë. /Telegrafi/

The post Në fytyrë shihen shenjat e jotolerancës ndaj ushqimit appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2535 articles
Browse latest View live