Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2527 articles
Browse latest View live

Hani lakër çdo ditë për ta parandaluar shtypjen e lartë të gjakut

$
0
0

Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje e cila, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, i prekë 25% të të gjithët ë rriturve.

Sëmundja ndryshe njihet edhe si hipertension, ndërkaq shkakton ekstra stres në enë të gjakut dhe organe vitale.

Megjithatë, ju mund t’ia ulni vetes rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut duke ngrënë ushqime të caktuara.

Ekspertët pohojnë se duke shtuar më shumë lakër në pjatën tuaj, ju mund t’ia zvogëloni vetes shanset për ta zhvilluar këtë sëmundje.

Sipas organizatës ‘Blood Pressure UK’, lakra mund ta ulë shtypjen e gjakut pasi që është e pasur me kalium.

Kaliumi ndihmon në anulimin e ndikimeve negative të kripës në dietë.

Ky është mineral kyç në të cilin trupi mbështetet për të funksionuar siç duhet.

Përveç lakrës, edhe patatet, asparagusi dhe spinaqi janë të pasura me kalium. /Telegrafi/

The post Hani lakër çdo ditë për ta parandaluar shtypjen e lartë të gjakut appeared first on Telegrafi.


Lakrat e pagatuara dhe turshi janë miq të vërtetë të shëndetit

$
0
0

Edhe lakra e kuqe edhe ajo e gjelbër kanë shumë vitamina C (me zierje humben), kalcium, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, squfur, acid laktik, karoten, vitamina të grupit E, K dhe B. Vetëm në lakrën turshi është e pranishme edhe vitamina U, çudibërëse tek i thati në stomak.

Pasi që veçoritë shëruese të lakrës, edhe pse të vërtetuara edhe shkencërisht, nuk i shfrytëzojmë edhe aq mjaftueshëm, po ua rikujtojmë disa nga ato.

Lakra e pagatuar dhe në turshi parandalon avitaminozën, shëron mukozën e organeve tretëse dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit.

Bollëku i materieve minerale dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe shëron sëmundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndërsa squfuri lakrës i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shëllira) ndihmojnë te kapsllëku kronik.

Gjethet e freskëta dhe të shëndetshme përdoren edhe si kompresa. Duhen të lahen, të thahen, të hiqen pjesët e trasha, të zbuten dhe të nxehen pak para se të vihen në vendin e lënduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojnë të bronkiti dhe astma (duhen të mbahen gjatë natës), abscesi, i thati, dermatoza, plagët, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet.

Cabbage-Uses

Para vënies së kompresave plagën ose të thatin pastrojeni me alkool të lehtë ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe në pjesën e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Janë të dobishme edhe te inflamacioni i mitrës dhe menstruacionet e rënda.

Lëngu i freskët i lakrës ndihmon edhe te bronkiti (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, i thati në stomak, problemet tretëse, kollitja, ngjirja e zërit, dhimbja e kokës pas dehjes, anemia.

Lëngu vepron vetëm nëse është i freskët. E fitojmë ashtu që lakrën (500g) e pastrojmë, e presim, e kripim dhe e lëmë të qëndrojë. Masën e kullojmë me anë të një gaze të dyfishtë dhe shtojmë pak lëng limoni. Merret edhe në mes vakteve.

Lakra në turshi duhet të hahet e pazier. Me zierjen humbet një pjesë e madhe e acidit laktik shërues dhe mund të nxisë gazra dhe ngërçe. Lakra turshi është e pasur me kalcium.

E pazier është e shkëlqyeshme edhe kundër avitaminozës; te gjakderdhja e mukozës dhe lëkurës si dhe tek të plogështia e përgjithshme duhet të konsumohet çdo ditë.

Më shëruese është nëse gjatë procesit të bërjes turshi shtohet një gjeth i hardhisë, rrush, copa të ftoit dhe mollës, misër, qimnon, kopër dhe pak kripë. /Telegrafi/

0627-FERMENTED-JKB-077

The post Lakrat e pagatuara dhe turshi janë miq të vërtetë të shëndetit appeared first on Telegrafi.

Rregullat të cilat patjetër duhet t’i dini: Kjo është koha kur duhet të hani pemë dhe ëmbëlsira dhe kur makarona!

$
0
0

Çdo artikull e ka kohën e vet ideale, ndërsa ne po ju sjellim edhe disa rregulla të tjera të cilave duhet t’u përmbaheni

Është mendim i rrënjosur që në mëngjes është mirë të hani pemë, sepse përshpejton metabolizmin, mirëpo e vërteta është ndryshe, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, pemët dhe ëmbëlsirat duhet konsumuar në kohën kur në trup ekziston sasia më e vogël e insulinës – ajo është rreth orës 17:00.

Kështu nuk do të çrregulloni punën e pankreasit, prandaj në trup nuk do të ndodhin oscilime në sasinë e sheqerit dhe metabolizmi do të jetë i balancuar.

Duhet pasur kujdes edhe që sasia e pemëve të jetë e mjaftueshme, përkatësisht që të jetë sa mund të mbani në grusht.

Makaronat duhet ngrënë rreth orës 15:00, sepse atëherë është aktiviteti më i fuqishëm i enzimave, të cilat ndihmojnë në tretje, prandaj nuk do të grumbulloni tepricë kilogramësh, mund t’i kombinoni me mish.

Asgjë pa kafjallin?

Ekspertët këshillojnë që asnjëherë të mos e kaloni kafjallin. Pini kafe pas kafjalli, por mund të pini edhe çaj.

Midis racioneve bëni një distancë prej katër orësh, mirëpo kurrë mos i kombinoni proteinat me karbohidrate, si p.sh., mishin dhe patatet.

Mos hani asgjë një ose dy orë para gjumi, mirëpo deri në orën 11 të paradites mund të hani çfarëdo që të dëshironi! /Telegrafi/

The post Rregullat të cilat patjetër duhet t’i dini: Kjo është koha kur duhet të hani pemë dhe ëmbëlsira dhe kur makarona! appeared first on Telegrafi.

Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë

$
0
0

Për festa, ushqimet e shijshme janë të shumta dhe e kemi shumë të vështirë t’u rezistojmë.

Ka shumë mundësi të shtojmë në peshë, e megjithatë asnjë nuk mund t’i rezistojë gjelit të detit të pjekur dhe ëmbëlsirave të përgatitura në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Por, mos u shqetësoni: mund të ruani peshën tuaj këto ditë feste, duke bërë zgjedhje të zgjuara:

l. Mos shkoni në darkën e Vitit të Ri me stomakun bosh. Hiqeni pak urinë, duke ngrënë ndonjë snack të vogël, si p.sh pak bukë e djathë ose një fryt. Pini një gotë ujë që të shuani etjen me diçka që nuk përmban kalori.

2. Zgjidhni të hani vetëm diçka të veçantë. Lërini mënjanë patatet, orizin dhe djathërat, që mund t’i shijoni në çdo periudhë të vitit. Preferoni të hani gjelin e detit, që mund të gatuhet edhe i mbushur. Plotësoni pjesën tjetër të pjatës me perime dhe mish të pjekur.

3. Hani një dhe të mirë. Bëni të njëjtën gjë edhe me të ëmblat: mos konsumoni kalori me çokollata dhe pasta. Preferoni një ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi.

4. Konsumoni një gotë ujë për çdo gotë alkool. Kështu, do të ngadalësoni ritmin me të cilin pini, do të shmangni kalori të boshe, por edhe dehjen.

Gjatë periudhës së festës:

• Gjatë periudhës së festës ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndroni besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri.

• Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe.

Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer. Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light).

• Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha.

Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

Caucasian woman eating Christmas cookies

Pas festës:

• Rikthehuni në konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës.

Shpeshherë, gjatë periudhës së festave, kjo mënyrë të ushqyeri anashkalohet duke u zëvendësuar me konsumimin e një ose dy vakteve të mëdha gjatë ditës.

Vaktet e shpeshta do të reduktojnë ndjesinë e urisë, ndërkohe që sasitë më të vogla të ushqimit do t’ju ndihmojnë në kontrollin më të mirë të peshës tuaj.

• Mos dilni asnjëherë pa ngrënë mëngjes.
Kjo praktikë është një rregull bazë për kontrollin e peshës.

• Shoqëroni vaktin e drekës me sallatë perimesh, në këtë mënyrë rritet ndjesia e ngopjes, duke konsumuar një sasi më të vogël ushqimi.

• Shpesh konsumimi i dozave të mëdha të ushqimit nuk është në vetvete armik aq sa mund të jetë mungesa e aktivitetit fizik. Pra, merruni me aktivitet fizik të një intensiteti mesatar, prej 150 minutash çdo javë. /Telegrafi/

The post Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë appeared first on Telegrafi.

Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve

$
0
0

Kjo bimë e shijshme përmban shumë minerale, siç janë bakri, niacina dhe beta-karoteni, si dhe materiet tjera ushqyese.

Rigoni, sikurse edhe rozmarina dhe borziloku përmban të ashtuquajturin acid rozmarik.

Ky antioksidant i fortë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira, me çka reduktohet rreziku nga kanceri, sëmundjet e zemrës, arteroskleroza dhe plakja e hershme.

Meqenëse e karakterizon efekti kundërinflamator; acidi i rozmarinës paraqet trajtim efikas për astmën alergjike.

Rigoni po ashtu është i pasur me veçori antibakteriale, duke përfshirë vajin timol dhe karvakrol. Hulumtimet kanë treguar që këto dy komplekse ndalin rritjen e shumë llojeve të baktereve.

Rigoni është efektiv te aknet, artriti, sëmundjet kancerogjene, gjendja inflamatore dhe mutacionet e qelizave. Nxit tretjen dhe funksionimin e mëlçisë dhe stomakut, si dhe në mënyrë të suksesshme aplikohet te inflamacioni akut dhe kronik i sinuseve, virozat, gripi dhe ftohja, por edhe te dhimbja kronike e kokës.

Nëse e pëlqeni ushqimin italian, dhe veçanërisht picën, atëherë me siguri shumë herë e keni shijuar shijen e pasur të rigonit.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese të rigonit

100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium.

Si mund ta përdorim rigonin?

– Për të bërë çaj, përzieni 1 lugë çaji nga kjo barishte e thatë në një gotë me ujë të valuar. Rekomandohet për ftohjet, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet gastrointestinale.
– Ndihmon për të lehtësuar heqjen e gëlbazës dhe ushtron një veprim të caktuar qetësues për kollën.
– Zieni në ujë të valuar për 3 minuta 1 lugë çaji rigon të thatë, rekomandohet në rastet e tensionit nervor.
– Gargara e bërë me zierjen e luleve të rigonit pastron gojën dhe fytin.
– Banjë me rigon. Shtoni në vaskën e banjës rigon të zier për të qetësuar këmbët, si relaksues dhe aromantizues.
– Vaj esencial. Fuqia antiseptike e rigonit lufton kërpudhat e lëkurës, veçanërisht te këmbët. /Telegrafi/

The post Rigoni është burim i pashtershëm i antioksidantëve appeared first on Telegrafi.

Dieta e shpejtë për këndellje nga ushqimi i festave

$
0
0

Sa për shkak të traditës, sa për shkak të festave të dimrit dhe të pushimeve vjetore, jemi mësuar t’i barazojnë ditët e festave me një kulturë të ngrënies së tepërt, madje të atyre artikujve të cilët nuk i hamë shpesh apo fare gjatë vitit.

Kilogramët të cilët në atë mënyrë i grumbullojmë nuk janë aq të rrezikshëm siç duket në shikim të parë, sepse pikërisht për shkak që i kemi grumbulluar aq shpejt, mundemi relativisht shpejt t’i eliminojmë, transmeton Telegrafi.

Është e nevojshme t’i kushtohet kujdes marrjes së grumbullit të artikujve të cilët me veprimin e tyre antioksidativ ndikojnë në shëndetin e organizmit tonë, në pastrimin e toksinave të cilat grumbullohet në trup, etj.

Xhenxhefili dhe limoni

Xhenxhefili është artikull i cili kohëve të fundit ka marrë popullaritet për shkak të cilësive të tij shëruese, mirëpo është ideal edhe në luftën kundër nxjerrjes jashtë të toksinës së grumbulluar në trup. Në kombinim me limonin e shkrirë në ujë të zakonshëm pa gaz, do t’ju këndellë dhe do të forcojë imunitetin tuaj.

Çaji i gjelbër

Është një ndër pijet magjike, e cila përshpejton metabolizmin tuaj. Përmban cilësi të shumta për forcim të sistemit të imunitetit.

Kefiri

Është probiotik i shkëlqyeshëm dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme dhe të problemeve me lukthin dhe zorrët. Me konsumimin e rregullt të kësaj pijeje magjike do të forconi imunitetin dhe do ta pastroni organizmin nga toksina e grumbulluar.

Supat e lehta

Pos që janë të shëndetshme dhe plot përbërës të ndryshëm idealë për shëndetin e organizmit, me supa shtojmë edhe marrjen e lëngjeve, gjë që ka shumë rëndësi te pastrimi i organizmit nga toksina, sepse në atë mënyrë u mundësojmë materieve të dëmshme që sa më parë të tajiten nga organizmi. /Telegrafi/

The post Dieta e shpejtë për këndellje nga ushqimi i festave appeared first on Telegrafi.

Përzieni mjaltin, limonin dhe kanellën për t’i humbur disa kilogramë brenda jave

$
0
0

Është fakt i njohur se mënyra më efikase për të humbur peshë është kombinimi i një diete të shëndetshme me ushtrime të rregullta fizike.

Sidoqoftë, ka edhe disa mënyra natyrale për ta shpejtuar djegien e yndyrës dhe për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Më poshtë e keni një recetë natyrale të cilën mund ta përdorni për t’i arritur rezultatet që gjithmonë i keni dëshiruar.

Përbërësit:

– Lëngun e gjysmë limonit
– Një lugë gjelle mjaltë
– Një lugë gjelle kanellë
– Një gotë ujë të vaktë

Përgatitja:

Në një gotë, përzieni lëngun e limonit dhe mjaltën, pastaj shtojeni kanellën dhe përzieni mirë.

Pastaj, shtojeni ujin e vaktë dhe pijeni produktin menjëherë. Përsëriteni këtë një herë në ditë, çdo mëngjes, kur e keni lukthin bosh.

Ky kombinim i fuqishëm e detoksikon trupin, e mbush atë me energji dhe e stimulon procesin e humbjes së peshës.

Përderisa pektini që gjendet në limon e parandalon dëshirën për të ngrënë kanella e rregullon prodhimin e insulinës.

Mbani mend, kjo nuk është pije magjike, por thjesht e shpejton metabolizmin dhe procesin e djegies së dhjamit. Për rezultate shumë më të mira, ju duhet të bëni edhe ushtrime fizike rregullisht, në veçanti ushtrime kardio. /Telegrafi/

The post Përzieni mjaltin, limonin dhe kanellën për t’i humbur disa kilogramë brenda jave appeared first on Telegrafi.

Dhjetë fakte mbi keto-dietën e cila më së shumti ka pasur klikime në Google gjatë vitit 2018!

$
0
0

Të gjithë janë bërë si të krisur pas saj

Dieta Ketogjenike u krijua nga Dr. Geyelin në vitin 1920 dhe qëllimi i saj është minimizimi i konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve në mënyrë që trupi juaj të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë, transmeton Telegrafi.

1 • Dieta ketogjene apo siç quhet ndryshe keto-dieta, është mënyra e veçantë e ushqimit që nënkupton uljen drastike të marrjes së karbohidrateve dhe shtim të yndyrave, andaj është marrje adekuate e proteinave.

Kur ushqehemi në këtë mënyrë trupi hyn në gjendje ketoze, gjë që do të thotë që në vend të karbohidrateve shpenzon yndyrat si burim primar i energjisë.

2 • Arritja dhe mbajtja e gjendjes ketoze nuk është edhe aq e thjeshtë siç duket, sepse duhet patjetër të ulni marrjen e karbohidrateve, sipas rregullit në 20 deri 50 gramë në ditë.

Në keto-dietë duhet patjetër të kujdeseni që marrja e proteinave të jetë midis 20 dhe 25 për qind. Në të vërtetë, kur konsumoni më shumë proteina se sa është e nevojshme, trupi juaj atë tepricë e shndërron në karbohidrate nëpërmjet procesit i cili quhet glikoneogjeneza, gjë turpi juaj i nxjerr nga ketoza.

3 • Edhe pse për shumicën e njerëzve keto-dieta është e sigurt, si edhe te të gjitha dietat, para fillimit këshillohuni me mjekun, posaçërisht nëse jeni të sëmurë apo jeni duke marrë ndonjë ilaç.

4 • Kur jeni në keto-dietë preferohen këta artikuj: mishi, vezët, yndyrat natyrale siç janë gjalpi dhe vaji i ullirit, peshku dhe frutat e detit, perimet me përqindje të ulët karbohidratesh, djathërat e fortë, frutat arrore, por ndonjëherë pjesë e menysë suaj mund të jenë edhe pemët në formë kokrrash.

5 • Artikujt e ndaluar janë ata që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe amidoni, p.sh.: orizi, makaronat, buka, lëngjet, ëmbëlsirat, patatet, pemët, birra, qumështi dhe jogurti me përqindje të vogël yndyre.

6 • Derisa jeni në keto-dietë pini ujë, kafe dhe çaj pa sheqer. Përpiquni të mos përdorni ëmbëltues artificialë.

7 • Keto-dieta në mënyrë origjinale është përdorur për shërimin e sëmundjeve neurologjike siç është epilepsia, ndërkaq studimet kanë treguar që mund të ketë ndikim pozitiv në një sërë gjendjesh shëndetësore nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe deri te sëmundja e Alzheimerit. Gjithashtu, ndikim pozitiv ka në ten.

Me keto-dietë lidhen edhe disa fakte negative. Për fillim është “keto-gripi”. Derisa trupi të mësohet me ushqimin e ri, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, lodhja, marramendja dhe krupa.

8 • Dieta ketogjenike në fillimin mund të ndikojë edhe në rënie të libidosë, pikërisht për shkak të këtyre simptomave, mirëpo kur ato të tërhiqen edhe libidoja përmirësohet.

Mund të ndodhë edhe humbja e elektroliteve siç janë natriumi, magnezi dhe kaliumi, që mund të kenë efekt negativ në veshka dhe në rrahje të zemrës.

Dhe, natyrisht, këtu është gjithmonë efekti yo-yo, sepse shumica e kanë të vështirë të qëndrojnë gjatë në këtë ushqim strikt.

9 • Si të mësoni që jeni në ketozë? Një ndër shenjat më të pakëndshme që jeni në gjendje ketoze është era e keqe për shkak të rritjes së nivelit të ketonit. Edhe një shenjë – humbja e peshës.

Treguesi më i saktë i ketozës është testimi i nivelit ketonit në gjak, mirëpo ai më i qasshmi dhe mënyra më pak e saktë është blerja e shiritave në barnatore, të cilat do të tregojnë a jeni apo jo në gjendje ketoze me ndihmën e urinës.

10 • Alkooli dhe keto-dieta? Shumica e pijeve alkoolike përmbajnë karbohidrate, andaj më mirë është që të qëndroni larg tyre.

Mirëpo ekzistojnë pije pa karbohidrate apo me nivel të ulët të karbohidrateve, të cilat mund t’i konsumoni nëse vërtet nuk mundeni pa to. Pa karbohidrate janë uiski, xhini, tekila, rumi dhe vodka. Verërat gjithashtu kanë nivel të ulët karbohidratesh, por nëse mund të kënaqeni vetëm me një gotë, ajo tek ju do të numër të përgjithshëm do të sjellë 3 deri në 4.

Mirëpo, mos harroni që alkooli me vete sjell edhe dëshirën për ushqim të pashëndetshëm, mirëpo edhe keto-dieta ndikon në atë se si trupi juaj do të reagojë ndaj alkoolit andaj do të mund të përfundoni në gjendje edhe më të keqe se sa që keni planifikuar. /Telegrafi/

The post Dhjetë fakte mbi keto-dietën e cila më së shumti ka pasur klikime në Google gjatë vitit 2018! appeared first on Telegrafi.


Gjërat e mrekullueshme që i ndodhin trupit pasi të pini çaj xhenxhefili

$
0
0

Xhenxhefili është rrënjë tejet e shëndetshme që ofron aromë freskuese, por edhe një bollëk me përfitime shëndetësore për shkak të kombinimit të fuqishëm të vajrave esencialë.

Është i mbushur me vitamina dhe minerale, transmeton Telegrafi. Ndërkaq, sipas ‘MedicalNewsToday’, në 100 gramë rrënjë të freskët xhenxhefili, gjenden:

– 79 kalori
– 17.86 g karbohidrate
– 3.6 g fibra dietar
– 3.57 g proteinë
– 0 gramë sheqer
– 14 mg sodium
– 1.15 g hekur
– 7.7 mg vitaminë C
– 33 mg kalium

Nutrientët tjerë që gjenden në xhenxhefil janë:

– Vitamina B6
– Magnezi
– Fosfori
– Zinku
Riboflavini
– Niacini

Xhenxhefilin mund ta shtoni në lëng e në smoothie, në sallatë, në receta të peshqve, në ushqime të ndryshme, por edhe ta konsumoni si çaj.

Konsumimi i rregullt i çajit të xhenxhefilit është dëshmuar shkencërisht se e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.

Më poshtë i keni disa prej efekteve fitimprurëse:

– Ndihmon në sistemin e tretjes

– E forcon sistemin e imunitetit

– I lehtëson marramendjet

– I lehtëson dhimbje

– E përmirëson qarkullimin e gjakut

– E liron stresin

– I lehtëson problemet me frymëmarrje

– E rrit pjellorinë. /Telegrafi/

The post Gjërat e mrekullueshme që i ndodhin trupit pasi të pini çaj xhenxhefili appeared first on Telegrafi.

Si reagon trupi juaj kur nuk pini më kafe?

$
0
0

Reduktimi (ose eliminimi total) i marrjes së përditshme të kafeinës mund të shkaktojë efekte anësore që nuk janë gjithmonë pozitive.

Hulumtimi nga Universiteti Duke ka treguar se konsumi ditor i kafesë, çajit ose pijeve të gazuara rrit sasinë e sheqerit pothuajse 10%, duke rritur kështu rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare dhe obezitetit.

Kjo është arsyeja pse eliminimi i kafesë nga menyja mund të nënkuptojë kursim të qindra kalorive, në avantazh të plotë të belit (dhe gjithashtu të portofolit).

Marrja e yndyrës

Por, kafja gjithashtu vepron si një shtypës momental i oreksit, kështu që trupi tenton të kompensojë mungesën e kafeinës, duke shkaktuar dëshira të papritura ushqimore, gjë që bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i rezistuar. Dhe kështu në fund të ditës numërimi i kalorive ka të ngjarë të kalojë me bollëk.

Flini më mirë

Edhe pse në fillim ju ndiheni më të lodhur se zakonisht, sepse trupi duhet të mësohet me mungesën e stimuluesve, në afat të gjatë, abstinenca e kafeinës nuk mund të mos sjellë përfitime për pushimin e natës, edhe më shumë nëse keni pirë kafe në pasdite ose mbrëmje. Jo çuditërisht, një studim i botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine ka theksuar se është e mjaftueshme për të marrë kafeinën brenda gjashtë orësh para se të flini për të kompromentuar cilësinë e gjumit.

Vuani nga dhimbje koke të shpeshta

T’i thuash mirupafshim kafesë do të thotë t’i privosh trupit adrenalinës dhe dopaminës, hormonet që veprojnë si stimulantë natyrorë dhe ndihmojnë mendjen të qëndrojë zgjuar dhe aktive. Nga ana tjetër, sasi të mëdha të adenosinës, e cila është hormoni i lodhjes, lirohen, dhe ky ndryshim në kiminë e trurit shkakton dhimbje koke gjithnjë e më të shpeshta.

“Për të mbajtur nën kontroll dhimbjen, një reduktim gradual në marrjen e kafeinës mund të ndihmojë, ndoshta duke zëvendësuar kafen me çaj ose duke përzier kafe të rregullt me kafe të dekafeinuar”, këshillon Wesley Delbridge, zëdhënës i Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës, në faqen e Digestit të Reader’s.

Nuk ndiheni në formë (por për një kohë të shkurtër)

Mungesa e kafeinës jo vetëm që shkakton dhimbje koke, por gjithashtu mund të shkaktojë një sërë efektesh anësore, si fizike dhe psikologjike, duke filluar nga ankthi te marramendja, nga nervozizmi te humori i keq dhe deri në depresion.

Por, lajmi i mirë është se kjo situatë është e përkohshme: sëmundjet fizike kalojnë pas dy ditësh, ndërsa ato emocionale zgjidhen brenda një ose dy javësh.

Buzëqeshja është më e bukur

Duke qenë shumë acide, kafeja ndikon në smaltin e dhëmbëve dhe i njollos ato. Prandaj, duke eliminuar këtë pije nga konsumimi i përditshëm, buzëqeshja mund të përfitojë prej saj, sepse do t’i kthehet një jete të re (dhe të bardhë).

Trupi privohet nga antioksidantët

Sipas një studimi nga Universiteti i Scranton, për amerikanin mesatar, kafja është burimi i preferuar i antioksidantëve, të cilat janë substanca që mund të neutralizojnë radikalet e lira dhe të mbrojnë trupin nga veprimet e tyre negative. Është e qartë se duke eliminuar kafe, eleminohen gjithashtu përfitimet e saj shëndetësore.

Për fat të mirë, megjithatë, është e mundur të rivendoset ekuilibri i duhur duke zëvendësuar filxhanin tradicional me çaj, fruta dhe perime, të gjitha ushqimet që janë aq të pasura me antioksidantë.

Është e vështirë të përqendrohesh

Lodhja dhe nervoziteti janë dy nga efektet anësore të një diete pa kafe që mund të ndërhyjë negativisht me përqendrimin. Për të luftuar këtë fenomen, dhe për të ndihmuar trurin të qëndrojë aktiv dhe i përqendruar në atë që duhet bërë, mund të përpiqemi të përtypim një çamçakëz amerikan me shije menteje.

Kur në të vërtetë pjesëmarrësit në një studim të botuar në Revistën Britanike të Psikologjisë kanë përdorur këtë mjet të volitshëm jo vetëm kohët e tyre të reagimit janë zvogëluar, por gjithashtu kanë bërë një punë më të saktë. Dhe sikur të mos mjaftonte, vetëm një javë pa kafeinë dhe mund të shihni një përmirësim të përgjithshëm në kapacitetin prodhues, sepse eliminohet “abbiocco” klasike.

Mund të vuani nga kapsllëku

Kafeina ndihmon lëvizjen e zorrëve, gjë që shpjegon pse mund të rrezikoni vuajtje nga kapsllëku kur lini kafenë. Por mos u shqetësoni: nëse vendosni të hiqni dorë nga kafeja, ka shumë alternativa për rregullimin e zorrëve (nga fibra e plotë në atë të ujit për aktivitetin fizik), në mënyrë të plotë të përfitimit të sistemit të tretjes.

Jeni më të qetë

Duke qenë një nxitës i natyrshëm, kafeina rrit nivelin e adrenalinës, duke rritur kështu stresin: nëse ndjeheni të shqetësuar apo të paaftë për të mbajtur këmbët tuaja, është një shenjë se ka ardhur momenti për t’i thënë lamtumirë ekspresit të dyfishtë ditor, për të përqafuar një mënyrë jetese më të qetë dhe më paqësore. /Telegrafi/

The post Si reagon trupi juaj kur nuk pini më kafe? appeared first on Telegrafi.

Vetitë e specit djegës, ‘ari’ i kuq i tavolinës

$
0
0

Shumë njerëz pohojnë se nuk mund të hanë spec të kuq djegës, sepse “ndiejnë djegie në stomak”. Aspak e vërtetë. Madje në shumë kultura është e përhapur tradita popullore e çajit për tretjen e ushqimit i bërë me kamomil të ngrohtë, një lugë spec djegës pluhur dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues

Te specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur.

Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë ari i kuq i tavolinës.

Shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve. Por ajo që duhet theksuar është se duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara.

Nuk këshillohet përdorimi te fëmijët, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeç. Po ashtu, nuk duhet të abuzojnë edhe ata që vuajnë nga aciditeti i lartë i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund të shkaktojë irritim të mukozës së zorrëve, inflamacion gastrointestinal në stomak dhe në veshka. Megjithatë, në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje sëmundjesh.

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.

Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre. U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.

Studimi i vetive anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret.

Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e kapsaicinës në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky princip aktiv ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe zorrës së trashë.

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery që në revistën shkencore “Human Nutrition” kanë publikuar një studim me titullin “efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë.

Sipas këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300. /Telegrafi/

The post Vetitë e specit djegës, ‘ari’ i kuq i tavolinës appeared first on Telegrafi.

Shkenca i zbulon top shtatë përforcuesit e trurit

$
0
0

Çfarë janë “përforcuesit e trurit”? Pyetje e mirë. Përforcuesit e trurit janë çdo gjë – zakonisht në formë të ushqimi ose suplementi nutricional – që jua forcojnë aftësinë mendore.

Kjo na shpie te një pyetje tjetër: çfarë është aftësia mendore saktësisht? – transmeton Telegrafi.

Ndonëse disa njerëz mund ta ndërlidhin nivelin e inteligjencës me aftësi mendore, ne kemi një definicion pak më ndryshe. Aftësia mendore është aftësia për të gjeneruar mjaftueshëm burime kognitive – energji, përqendrim, vullnet, disiplinë, dhe inteligjencë – për t’i kryer detyrat e përditshme.

Secili prej përforcuesve të mëposhtëm e përforcon të paktën njërën nga këto elemente të aftësisë mendore.

1: Kafeina
Njerëzit i konsumojnë më shumë se 400 miliardë gota kafe në vit. Vetëm në Amerikë, thuajse gjysma e popullsisë mbi moshën 18 vjet konsumon kafe çdo ditë. Konsumuesit e rregullt të kafesë i konsumojnë mesatarisht tri kafe në ditë.

Tani, kafja mund të jetë e shijshme, por shumica e njerëzve nuk e pinë vetëm për shkak të shijes. Vetëm 240ml kafe përmban rreth 95 miligramë kafeinë.

Kafeina është një substancë natyrale psikoaktive dhe shërben si stimulues i sistemit nervor qendror.

Kafeina funksionon duke i bllokuar receptorët e adenozinës në tru të cilat prodhojnë ndjenja të lodhjes. Një dozë prej 40 deri 300 miligramëve kafeinë – varësisht nga toleranca – e rritë vëmendjen dhe e zvogëlon shpejtësinë e reagimit.

2: Ushtrimet aerobike
Ushtrimet aerobike mund të jenë lloji më i mirë i ushtrimeve për trurin, pasi që e rrisin qarkullimin e gjakut dhe pulsin e zemrës. Kjo mundëson që truri të furnizohet me më shumë oksigjen dhe, rrjedhimisht, të performojë më mirë. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se ushtrimet aerobike e rrisin madhësinë e hipokampusit, regjion i trurit që është përgjegjës për kujtesën verbale, mësimin, motivimin dhe emocionet.

3: L-theanine
L-theanine është amino acid që gjendet në lloje të caktuara të kërpudhave dhe në çaj të gjelbër. Kimikisht, ky amino acid ngjan me neurotransmetuesin glutamate, por kanë një dallim kyç. L-theanine është substancë relaksuese, ndërkaq glutamate është transmetues ngacmues. Në tru, është esenciale të keni balancim të këtyre dy kimikaleve.

Ky amino acid, përmes procesve të ndryshme, ndihmon në relaksimin e trurit dhe i lehtëson simptomat e ankthit.

Kreatina
Kreatina është amino acid që gjendet brenda muskujve dhe trurit. Në trup, kreatina funksionon duke e lehtësuar riciklimin e ATP-së, një kimikal organik që i furnizon qelizat me energji. Burimet më të mira ushqimore të kreatinës janë peshku, mishi i kuq, mishi i derrit.

Studimet kanë treguar se suplementet e kreatinës u ndihmojnë njerëzve t’i kryejnë më lehtë detyrat e vështira. Kreatina mund të ketë ndikim pozitiv edhe në kujdesë dhe shpejtësi të përpunimit të informacioneve.

5: GINKGO BILOBA
Ginkgo Biloba është barishte e korrur nga pema ‘maidenhair’ dhe daton qe 270 milionë vjet. Ginkgo shërben si tretman natyral për një sërë sëmundjesh, siç janë ankthi, demenca, Alzheimeri dhe glaukoma.

Hulumtuesit besojnë se ginko ofron përfitime kognitive përmes përmirësimit të qarkullimit të gjakut, por gjithashtu ka edhe veti neuro-mbrojtëse.

6: Curcumin-i
Ndonëse curcumini­ është ndërlidhur kryesisht me përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe inflamacionin, duket se është përbërës që na e mprehë edhe mendjen.

Curcimini gjendet kryesisht në shafran

7: Omega-3
Omega-3 është acid yndyror që kryesisht gjendet në peshq, fara chia, dhe në disa perime. DHA, që gjendet në sasi të larta në salmon, i kryen tri veprime kritike në tru. DHA  e përmirëson kujtesën dhe nësimin, plasticitetin sinoptik, dhe e redukton stresin oksiditiv.

Dëshmitë shkencore tregojnë se omega-3 i lufton edhe sëmundjet mendore si depresioni, skizofrenia dhe çrregullimet neurodegjeneruese si demenca. /Telegrafi/

The post Shkenca i zbulon top shtatë përforcuesit e trurit appeared first on Telegrafi.

Më e mira për 2019-n: Falë kësaj diete shumica kanë humbur peshë trupore dhe kanë parandaluar sëmundjet

$
0
0

Dieta nuk është e përkufizuar, mirëpo duhet pasur kujdes në madhësinë e porcionit dhe të kalorive

Vitin e kaluar keto-dieta ka qenë hit i vërtetë, mirëpo yll i 2019-s është dieta mediterane, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ekziston tashmë një kohë të gjatë, nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, U.S.News e ka shpallur dietën numër 1 në këtë vit.

Dekada më parë, ajo ishte mënyra natyrale e jetesës për shumë njerëz në pellgun e Mesdheut, veçanërisht në Spanjë, Itali dhe Greqi. Aktiviteti i lartë fizik dhe ushqimi mesdhetar zhvilluan një kulturë, e cila në vitin 2010 u shpall nga UNESCO si “Trashëgimi kulturore jo materiale për njerëzimin”.

Hulumtime të shumta kanë treguar që ata persona kanë më pak shanse të sëmuren nga kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti.

Kjo dietë është një mënyrë jetese që ka në fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave të gatimit me njëri-tjetrin), angazhimin fizik në sigurimin e ushqimit, përpunimin artizanal dhe jo industrial të tij, ekspozimin në diell dhe mbi të gjitha “gjithçka me masë”.

Dieta mediterane ka përparësi të shumta për shëndetin. Ajo që është më e rëndësishme, thjesht duhet t’i pasoni në këtë vit.

Çfarë është dieta mediterane?

Kjo dietë në të vërtetë është personi tipik i ushqimit i cili jeton në shtete të rrethuara me detin Mediteran.

Dieta mesdhetare nuk ofron ushqime që nuk janë të stinës. Kjo bën që frutat dhe perimet të jenë gjithmonë të freskëta dhe të shijshme, pasi konsumohen vetëm kur kanë kohën e tyre.

Sipas zbulimeve të publikuara në revistën ‘American Heart Association’, femrat që i nënshtrohen një diete mesdhetare mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru deri në 50%.

Kjo dietë rezulton më e shëndetshme se Dieta Vegjetariane. Studimet që kanë krahasuar impaktin e të dyja dietave në parametrat metabolikë dhe fiziologjikë të dy popullatave nën testim, kanë treguar se, për sa i përket rënies në peshë dhe rrezikut arterosklerotik, dieta mesdhetare ishte më efikase. Avantazhi i saj qëndron në cilësinë e yndyrave dhe në përbërjen e saj më të ekuilibruar në minerale.

Dieta Mesdhetare forcon shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se përmbajtja e lartë e dietës mesdhetare në yndyra esenciale dhe në vaj ulliri, të kombinuara me fitokimikatet e frutave, perimeve, fasuleve dhe drithërave të papërpunuar, ul kolesterolin e keq, rrit kolestorolin e mirë dhe ul inflamacionin që vë në rrezik arteriet.

Ushqimet që përbëjnë dietën mesdhetare mbrojnë nga kanceri: ofrojnë fitokimikate si polifenolet (kryesisht vaji i ullirit dhe vera e kuqe), të cilat ndërveprojnë me qelizat e dëmtuara duke i bërë ato të jenë më të afta në veteliminim, si dhe nëpërmjet një sërë mekanizmash të tjerë, arrijnë të ruajnë integritetin e qelizave të shëndosha dhe të mbrojnë ADN-në nga dëmtimet fatale.

Dieta Mesdhetare është ndër dietat më të dobishme në rrëzimin e shëndetshëm të mbipeshës dhe në ruajtjen e një peshë trupore optimale dhe parandalimin e diabetit. Përbërja e veçantë në acide lyrore parandalon shtimin e dhjamit sidomos në zonën qendrore (rreth barkut). Ndërsa përmbajtja e lartë në fibra bimore përbën një ndër armët më të mira në kontrollin e sheqerit në gjak.

Dieta mesdhetare përmban:

Çdo ditë fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime të stinës (me bazë ngjyrën e gjelbër), sa më pak të përpunuara;

Çdo ditë drithëra integrale të ndryshme (grurë, misër, oriz, bullgur, hikërror, tërshërë, elb); fasule të llojeve të ndryshme (thjerrëza, qiqra, fasule me ngjyra);

2-3 herë në javë peshk dhe prodhime deti; fruta të thatë dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); erëza si rigoni, rozmarina, sherebela, menta, trumza etj.;

Disa herë në javë, sasi të kufizuara mishi shpendësh, bulmet të yndyrshëm, vezë;

Pak herë në muaj: mish të kuq dhe ëmbëlsira;

Në gatim përdoret vetëm vaji i ullirit i përpunuar në të ftohtë dhe shumë pak gjalpi i bagëtisë;

Tipare të rëndësishme të dietës mesdhetare janë edhe konsumi i moderuar i verës së kuqe, konsumi i çajrave bimore si çaji i malit dhe hidratimi i mjaftueshëm me ujë natyral. /Telegrafi/

The post Më e mira për 2019-n: Falë kësaj diete shumica kanë humbur peshë trupore dhe kanë parandaluar sëmundjet appeared first on Telegrafi.

Egjiptianët e kanë quajtur ‘bima e përjetësisë’, shkenca i vërteton efektet shëruese të aloe veras

$
0
0

Aloe vera, bima që ngjan me kaktus dhe përmban një xhel shërues transparent, është dëshmi se mrekullitë ekzistojnë: bima natyrale ka aq shumë fuqi shëruese, saqë normalisht se i mposhtë të mirat e shumë gjërave artificiale.

Nga egjiptianët e lashtë, aloe vera është njohur si ‘bima e pavdekësisë’, ndërkaq nga amerikanët autokton si shkopi magjik i parajsës, transmeton Telegrafi.

Aloe vera mund të vendoset mbi të gjitha lëndimet sikur djegiet, ose edhe mund të konsumohet për përfitime tjera shëndetësore.

Bima i mban mbi 200 substanca aktive biologjike të cilat na ndihmojnë ne, duke përfshirë enzima, minerale, vitamina, amino acide, etj.

Sistemi jonë i imunitetit i reagon mirë aloe veras, pasi bima përmban edhe veti anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore të cilat i ndihmojnë trupat tonët ë pastrohen nga patogjenet dhe toksinat.

Në anën tjetër, mineralet janë ato që e mbajnë trupin të gjallë dhe aloe vera është e mbushur me shumë lloje të ndryshme të tyre, duke përfshirë magnezin, zinkun, selenin, kalciumin, kaliumin, hekurin, sodiumin, etj.

Edhe nëse keni probleme me sistemin e tretjes, aloe vera mund t’ju ndihmojë sepse përmban enzima të rëndësishme të cilat ndihmojnë në këto probleme.

Tjetër veçori e aloe veras është se përmban vitaminë B12, e kjo vitaminë është vështirë të merret përmes ushqimit. Vlen të ceket se vitamina B12 është e domosdoshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Aloe vera përmban edhe vitamina A, C, E, kolin, acid folik, B1, B2, B3, dhe B6.

22 amino acide janë esenciale për funksionin e trupit, ndërkaq aloe vera i përmban 20 prej tyre.

Pra, aloe vera është e aftë ta pastrojë trupin duke i larguar substancat toksike nga lukthi, fshikëza, mëlçia, veshkat, etj., por edhe trajton probleme të ndryshme. Nuk është çudi se kjo është njohur nga egjiptianët e lashtë si ‘bima e pavdekësisë’. /Telegrafi/

The post Egjiptianët e kanë quajtur ‘bima e përjetësisë’, shkenca i vërteton efektet shëruese të aloe veras appeared first on Telegrafi.

Superushqimet – Çka janë dhe cilat janë benefitet e tyre

$
0
0

Superushqimet janë shtesa dietike, shumica me bazë bimore, disa me bazë nga peshkut dhe një spektër i ngushtë janë me bazë nga prodhimet e qumështit. Si të tilla, superushqimet janë tejet nutritive që i bën të jenë të duhurat për një shëndet të mirëfilltë, të cilat efektin maksimal të tyre e arrijnë kur përdoren shtesë me ushqime tjera të shëndetshme, për një dietë të balancuar.

Superushqimet kanë një dozë ekstra të pasur me vitamina dhe minerale të shumëta krahasuar me ushqimet tjera, të cilat janë ndihmesa më e madhe për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar një jetë shëndetshëm të gjatë.

Disa vlera ushqyese të cilat superushqime specifike i përmbajnë janë:
Antioksidantë – ndihmojnë luftën kundër kancerit, pastrojnë organizmin nga helme të ndryshme të cilat rrezikojnë shëndetin;
Acide yndyrore të shëndetshme – parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e ndryshme kardiovaskulare;
Fibra – më të mirat për të parandaluar diabetin dhe çrregullime e probleme të shumta digjestive;
Fitokemikale (karotenoide, flavonoide, klorofil) – komponenta aktive bimore që u japin ngjyrë dhe aromë bimëve, luftojnë patogjenë (shkaktarët e sëmundjeve)

Vitamina – të gjitha tipet
Minerale si hekur, magnez, kalium, kalcium, bakër, natrium e shumë të tjera.
Përderisa dikur ka qenë problematikë gjetja e artikujve të tillë ushqimorë, sot ky problem është zgjidhur pasi të gjitha këto produkte si dhe shumë artikuj tjerë ushqimorë, të gjithë 100% organik të çertifikuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian, mund t’i gjeni te Dyqani BIO!

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth disa llojeve më të njohura të superushqimeve.

Açai
Si një nga përfaqësuesit më të shijshëm të superushqimeve, është një frut mjaftë i pasur me vlera ushqyese. Duke pasur shumë antioksidantë, forcon imunitetin dhe mbron qelizat nga dëmtimi si shkak i radikaleve të lira. I pasur me shumë fibra, jo vetëm që ndihmon tretjen, poashtu mbanë ngopur për një kohë më të gjatë dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak. Duke qenë burim i mrekullueshëm i omega-3, ruan zemrën dhe përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak. Forcon eshtrat, muskujt, zemrën dhe nervat me praninë e kalciumit.

Matcha
Përkrah benefiteve të saja shëndetësore, matcha është e pasur me antioksidantë (përfshirë EGCg), shpejton metabolizmin dhe djegë kalori, ndihmon në humbje peshe, detoksifikon efektshëm dhe natyrshëm, qetëson mendjen dhe relakson trupin, është e pasur me fibra, klorofil dhe vitamina, përmban vitaminë C, selen, krom, zink dhe magnez, parandalon shumë sëmundje, e ulë kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

Spirulina
E pasur me proteina, vitamina B1, B2 dhe B3, bakër dhe hekur, magnez, fosfor dhe mangan, ofron veti antioksiduese dhe antiinflamatore shumë të fuqishme, mbron qelizat dhe AND-në nga oksidimi, e ulë LDL dhe nivelin e triglicerideve në gjak, ka veti antikanceroze, kontrollon hipertensionin, përmirëson alergjitë, përmirëson forcën muskulare, mbanë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon aneminë.

Maca
Rrënjët e saj përmbajnë shumë komponenta, efektet kryesore të të cilave i hasim në trajtimin e anemive, rritjen e energjisë dhe memories. Në veçanti për femrat është e preferueshme për balancimin e nivelit hormonal, problemet menstruale, lehtësimin e simptomave të menopauzës, dhe përmirësimin e fertilitetit dhe osteoporozës. E përforëcon imunitetin.
Ngjashëm me të, te meshkujt, për përmirësimin e infertilitetit dhe osteoartritit e shumë çrregullimeve tjera të sistemit reproduktiv preferohet Ashwagandha. Por kjo nuk e kufizon të përdoret nga çdokush për eliminimin e stresit, të ankthit, sindromit bipolar, ataksisë dhe problemeve tjera si karcinomat e inflamacionet.

Green Magma
E fituar nga bari i elbit, green magma ka profilin më të balancuar nutritiv nga të gjitha bimët e gjelbra, falë pranisë së vitaminave, mineraleve, amino acideve, proteinave, enzimeve aktive dhe klorofilit. Përdorimi ditorë ndihmon në pastrimin e organizmit, në balancimin e pH, në tretje të mirë dhe lufton radikalet e lira. Prania e antioksidantëve përforëcon imunitetin dhe sistemin kardiovaskular. Ka benefite të shumëta lëkurore.

Chlorella
Me prejardhje nga algat, tërë bima përdoret për përfitime të suplementeve nutritive dhe mjekësore. Është burim i shëndetshëm i proteinave, lipideve, karbohidrateve, vitaminave fibrave, klorofilit dhe mineraleve. Reagon si antioksidues dhe ndihmon në zbritjen e kolesterolit. Ka efekte të kënaqshme për fitimin e hekurit gjatë shtatzënisë në rast të mungesës së tij.

Turmeriku/Kurkuma
Sigurisht e njihni turmerikun si përbërësi kryesor i pluhurit curry!
Por a e keni ditur se turmeriku ka shumë veti çudibërëse lidhur me shëndetin?
Kurkuma apo turmeriku përdoret kundër artritit, dispepsisë, dhembjes së nyjeve, dhembjes së barkut, sëmundjes së Crohn-it dhe kolitit ulçerativ, hemorragjive, diarresë, humbjes së apetitit, problemeve me mëlçi, infeksioneve me Helicobacter Pylori, ulçerave të lukthit, çrregullimeve të fshikëzës urinare dhe inflamacioneve të lëkurës nga rrezatimi.

Cimeti/Kanella e Ceylon-it
Si mëlmesë tejet e shijshme, ka veti të shumëta mjekësore që nga lashtësia.
E mbushur me antioksidantë (3, 4, 5), e mbron organizmin nga dëmtimi oksidativ i radikaleve të lira. Ka shumë veti antiinflamatore, i lufton infeksionet dhe riparon indet e dëmtuara, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ulë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, e përmirëson sensitivitetin e hormonit insulinë ashtuqë ka veti të fuqishme antidiabetike. Benefite të shumëta janë vërejtur edhe te sëmundjet neurodegjenerative (sëmundjet Alzhaimer dhe e Parkinsonit më të shpeshtat), lufton kancerin dhe infeksionet bakterore e fungale.
Jo të gjitha llojet e kanellës janë të krijuara njësoj, më e mira është kanella e Ceylonit, apo Kanella e Vërtetë!

Guarana
E njohur për efektet e saj stimulante dhe mjekësore, është përdorur shekuj me radhë për trajtimin e kokëdhembjes, temperaturës dhe ngërçeve. Guarana është e tretshme në ujë dhe përmbanë kafeinë 4 herë më shumë se farat e kafesë. Përbërësit e saj parandalojnë formimin e pllakave aterosklerotike duhe ulur dëmtimin oksidativ dhe nivelin e LDL. Prezenca e fosforit sillet si mutagjen dhe shkatërron bakteret patogjene të organizmit (E.coli, S. mutans, Salmonella). Ndihmon në humbje peshe, përmirëson shëndetin mendor, ka veti anti-kanceroze, rritë energjinë, rritë nivelin prodhues të kolagjenit lëkuror, ka rol antikoagulues dhe ndihmon tretjen metabolike.

Pluhur Psyllium
Psyllium-i është fibër e tretshme në ujë, e fituar nga bimë të cilat kryesisht rriten në Indi.
Si shkak i tretshmërisë së shkëlqyeshme, psyllium-i absorbon ujë dhe trashet duke krijuar një komponentë viskoze e cila i reziston tretjes në zorrët e holla. Kjo rezistencë i mundëson të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të kolesterolit, triglicerideve dhe sheqerit në gjak. Efektin kryesor e ka në rregullimin e metabolizmit dhe lirimin e konstipacionit, ndërsa njëkohësisht trajton edhe diarrenë.

Proteina nga Kërpi
Kërpi është proteinë e plotë, i përmbanë të gjitha prej nëntë amino acideve esenciale dhe acidet yndyrore omega-3 e omega-6. Është lehtësisht i tretshëm dhe një burim i mrekullueshëm i fibrave. I pasur me minerale (P, Mg, Ca, F, Mn, Z, Cu) dhe antioksidues mbron organizmin nga dëmtimi oksidativ, i cili njihet si shkak i shumë sëmundjeve kronike dhe ruan shëndetin e zemrës.

Farat Chia
Të pasura me shumë nutritientë të rëndësishëm pë trurin dhe trupin, janë një nga ushqimet më të shëndetshme në planet!
Fjala “chia” nga lashtësia nënkupton “fuqi”
Përmes sasisë të vogël të kalorive dhurojnë vlera të larta ushqyese. Janë të pasura me antioksidantë, pothuajse të gjitha karbohidratet e tyre janë fibra, janë të pasura me shumë proteina kualitative të cilat ndihmojnë në humbje peshe. Kanë sasi të lartë të omega-3 dhe të mineraleve të rëndësishme ashtërore (Ca, P, Mg). Ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë inflamacionet kronike.

The post Superushqimet – Çka janë dhe cilat janë benefitet e tyre appeared first on Telegrafi.


Ushqimi i shëndetshëm – miku “më i madh i trurit”

$
0
0

Prandaj është me rëndësi të përfshini ata artikuj në ushqimin tuaj sa më shpesh që të jetë e mundshme.

Çaji i gjelbër

Sipas shumë studimeve konsumi i çajit jeshil përmirëson funksionin njohës. Megjithatë, kjo nuk duhet ekzagjeruar, sepse mjafton që të pini një filxhan ose dy në ditë.

Salmoni

Salmoni është i pasur me omega-3 yndyrna dhe peshq të tjerë yndyror si ton, të cilat ndikojnë direkt në kujtesë. Sipas një studimi të kryer në SHBA, ata që hanin peshk të paktën një herë në javë kanë një kapacitet rënie prej 10 për qind më të ulët të kujtesës se sa ata që nuk hanë peshk.

Boronica

Studime të ndryshme kanë treguar se boronicat përmisojnë kujtesën dhe funksionin njohës. Disa komponime të tilla si boronica dhe manaferra ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës që vjen me moshën.

Shafrani ose shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë rrit ngjyrat e ushqimit, por gjithashtu përmban antioksidantë, të cilat luftojnë inflamacionin dhe rrisin funksionin e trurit.

Brokoli

Brokolit janë të pasura me antioksidantë, e cila ndihmon ruajtjen dhe aftësinë e kujtesës. Perime të tjera jeshile të tilla si lakëra, lulelakëra dhe spinaqi gjithashtu kanë të njëjtat benefite. /Telegrafi/

The post Ushqimi i shëndetshëm – miku “më i madh i trurit” appeared first on Telegrafi.

Nëse keni dashur zgjidhje për ushqime të shijshme e të sigurta, mësoni ku t’i gjeni në vendin tonë

$
0
0

Shumë njerëz gabimisht besojnë se ushqimi është vetëm ushqim, mirëpo ata nuk mund të largohen nga e vërteta. Ekziston një ndryshim i madh midis ushqimeve të modifikuara gjenetikisht dhe ushqimeve të pa modifikuara gjenetikisht (GMO free). 

Çfarë saktësisht janë ushqime të modifikuara gjenetikisht?

Ushqimet e modifikuara gjenetikisht janë kur një gjen futet në një organizëm që normalisht nuk gjendet në atë produkt. Gjeni zakonisht është nga një virus ose baktere dhe është projektuar për të ndryshuar mënyrën se si rritet ai ushqim. Besohet se ky gjenë mund të ndryshojë kodin gjenetik në bimë ose kafshë dhe t’i bëjë ata më rezistent ndaj dëmtuesve ose gjëra të tjera që do t’i vrisnin apo do t’i dëmtonin, gjithashtu do të bëj që të rritet apo piqet më shpejt, dhe një ashtu do t’a bënte kulturën më produktive që të jep sasi më të madhe të frutit.

Pse modifikim gjenetik të produkteve?

Kërkon më pak para për t’a prodhuar, rrjedhimisht kosto më e lirë e prodhimit, fitim më i lartë.
Më pak herbicide dhe pesticide janë të nevojshme që nënkupton kursim për kompanitë prodhuese.
Sasia e prodhuar nga bima e modifikuar gjenetikisht është më e madhe se sa bima e trajtuar në mënyrë natyrale.

Pse duhet të jeni kundër ushqimeve të modifikuara gjenetikisht?

Duke përzier gjene nga specie krejtësisht të palidhura, inxhinieria gjenetike nxjerr një mori efektesh anësore të paparashikueshme. Për më tepër, pavarësisht nga lloji i gjeneve që futen, vetë procesi i krijimit të një fabrike gjenetikisht të modifikuar mund të rezultojë në dëmtim masiv të kolateralit që prodhon toksina të reja, alergjin, substanca kancerogjene dhe mangësi të vlerave ushqyese.

Cka janë ushqimet organike apo GMO free?

Sigurisht, shumë njerëz e konsiderojnë faktin se ushqimet organike janë shumë më të shëndetëshme se sa produktet e modifikuara gjenetikisht. Pse është kjo? Ushqimet organike janë shumë më të shëndetëshme për faktin se ato trajtohen në mënyrë natyrale dhe me herbicide, të cilat janë të certifikuara organikisht dhe të cilat kanë një sistem rigoroz të kontrollit.
Kulturat organike nuk përdorin hekzanin toksik. Shumë vajra si sojë, misër dhe kanola përdorin hekzanin për nxjerrjen e vajrave. Hekzani është një neurotoksinë.
Llumi i ujërave të zeza nuk lejohet të përdoret në produktet organike.
Mishrat organike nuk kanë ndonjë hormon rritje që u shtohet atyre. Studimet tregojnë se produktet e mishit me hormone të rritjes mund të ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular.

Si mund t’i dallojmë produktet organike nga ato të modifikuara gjenetikisht?

Fatmirësisht, akoma ka kompani të cilat janë të ndërgjegjëshme dhe ruajnë shëndetin tonë duke ofruar produkte të cilat nuk janë të trajtuara me modifikim gjenetik.

Njëra nga këto kompani është edhe gjigandi Italian i supermarketeve COOP, i cili është i themeluar 7 vite para se të themelohet shteti Italian. COOP është markë tregtare që në produktet e veta nuk përdor asnjëherë përbërës të modifikuar gjenetikisht, nuk përdorë vaj palme, nuk përdorë ngjyra artificiale, gjithashtu nuk përdorë yndyrna të hidrogjenizuara, të gjithë këta përbërës janë të dëmshëm për shëndetin tonë dhe të cilët nuk gjenden në produktet COOP.

Vlenë të theksohet se COOP është një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Itali dhe i cilësuar si rrjeti më i besueshëm.

COOP tani më është edhe në tregun tonë dhe të gjitha produktet e tyre mund t’i gjeni në rrjetin më të madh të supermarketeve në Kosovë në Super Viva.

Artikull i Sponsoruar

The post Nëse keni dashur zgjidhje për ushqime të shijshme e të sigurta, mësoni ku t’i gjeni në vendin tonë appeared first on Telegrafi.

Fryrja e barkut: Zgjidheni këtë problem me ananas, mjaltë ose uthull molle

$
0
0

Fryrja e stomakut zakonisht ndodh pasi të keni ngrënë ushqim të cilin sistemi tretës ka problem ta tretë.

Pra, disa ushqime janë më problematike për sistemin e tretjes, ndërkaq konsumimi i tepërt mund të shkaktojë edhe dëme tjera, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve mund ta kenë përjetuar fenomenin e barkut të fryrë gjatë festave të fundvitit, shumica prej të cilëve tani duan ta formësojnë trupin si pjesë e synimeve për vitin 2019.

Ekspertët e nutricionit thonë se janë katër ushqime dhe pije që ndihmojnë në ndalimin e fryrjes së barkut dhe gazrave.

Ananasi
Ananasi e përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila ndihmon në sistemin e tretjes. Kjo enzimë ndihmon në tretjen e proteinës në lukth.

Mjalta
Mjalta është mënyrë e mahnitshme për t’i zbutur dëmet e sistemit të tretjes, e këtë e bën duke e neutralizuar acidin.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës mund të ndihmojë në aktivizimin e enzimave të lukthit që kërkohen për tretje normale.

Nivele te ulëta të këtyre enzimave mund të shkaktojnë probleme të tretjes, refluks gastrik dhe gazra. /Telegrafi/

The post Fryrja e barkut: Zgjidheni këtë problem me ananas, mjaltë ose uthull molle appeared first on Telegrafi.

Tre artikuj të cilët bëjnë çudira për mushkëritë: Nëse jeni duhanpirës, këta artikuj patjetër duhet t’i hani!

$
0
0

Këshilla më e mirë për mushkëri të shëndetshme është ndërprerja e pirjes së duhanit, mirëpo nëse nuk mund ta lini atë, do të duhej më shpesh të hani artikuj të cilët përmirësojnë shëndetin

Të gjithë e dimë mirë që pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin dhe që dukshëm shton rrezikun nga kanceri i mushkërive, transmeton Telegrafi.

Rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, si edhe shfaqjen e kancerit në mënyrë drastike i zvogëlon ndërprerja e pirjes së duhanit, mirëpo nëse e injoroni këtë fakt dhe çdo ditë thithni nikotinë, do të duhej të zgjidhnit se çfarë do të duhej të gjendej në pjatën tuaj.

Në të vërtetë, hulumtimet më të reja kanë treguar që disa artikuj mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive, andaj është e dëshirueshme më shpesh t’i konsumoni, sidomos nëse jeni duhanpirës.

Në hulumtim kanë marrë pjesë persona nga të cilët disa kanë qenë duhanpirës, disa ish-duhanpirës dhe të tjerët joduhanpirës, të cilët u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me ushqimin e tyre.

Të gjithë u janë nënshtruar matjes në spirometri, metodë e cila mat funksionin e mushkërive, përkatësisht vëllimin e mushkërive dhe shpejtësinë e qarkullimit të ajrit nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Testi është përsëritur edhe 10 vjet më vonë. Rezultatet kanë treguar që duhanpirësit të cilët kanë konsumuar shumë mollë, banane dhe domate kanë pasur më pak dëmtime në mushkëri gjatë kësaj periudhe.

Shkencëtarët thonë që arsyeja për atë që këta artikuj janë të pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të organeve të frymëmarrjes, përmirësojnë potencialisht shëndetin e mushkërive dhe ndihmojnë me rastin e përtëritjes së indeve të dëmtuara të cilat kanë ndodhur gjatë pirjes shumëvjeçare të duhanit. /Telegrafi/

The post Tre artikuj të cilët bëjnë çudira për mushkëritë: Nëse jeni duhanpirës, këta artikuj patjetër duhet t’i hani! appeared first on Telegrafi.

Qelizat kanceroze mund të vdesin kur i hani këto pesë ushqime

$
0
0

Ju e dini sa i rëndësishëm është ushqimi për mirëmbajtjen e shëndetit. Vitaminat dhe mineralet që gjenden në ushqime janë kruciale për funksionimin e duhur të trupit dhe secilit sistem që e përmban.

Është dëshmuar herë pas here se ajo çfarë hani ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin e trupit, transmeton Telegrafi.

Edhe zgjedhjet tjera të shëndetshme të stilit të jetesës – siç janë ushtrimet e rregullta fizike dhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit – do t’jua rrisin shanset për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni

Ushqimi si ilaç

Studimet e reja janë përqendruar në përdorimin e ushqimit si ilaç. Rezultatet nga laboratorët më prestigjiozë në botë tregojnë se jo vetëm që ushqimi i shëndetshëm e përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe i parandalon sëmundjet, por edhe i lufton sëmundjet.

Më poshtë jua sjellim disa prej ushqimeve që njihen në veçanti për shkatërrimin e qelizave kanceroze.

Ushqimi jonë duhet të jetë mjekësia jonë, dhe mjekësia jonë duhet të jetë ushqimi jonë” —  Hipokrati

Top ushqimet që e luftojnë kancerin

Hudhra
Bashkë me qepët dhe prasin, hudhra përmban antioksidantë të fuqishëm si allicini, i cili është dëshmuar se i largon rrezatimet e lira nga trupi. Hudhra e forcon sistemin e imunitetit, është e mbushur me vlera ushqyese, e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, e përmirëson funksionin e trurit dhe është detoksikues natyral.

Brokoli
Brokoli ka sasi të larta të fitokimikaleve dhe antioksidantëve glucorafanin dhe karbinol-indole-3, që janë dëshmuar për zvogëlimin e rrezikut të kancerit në zverk, gji, prostatë, etj. Brokoli është i mirë edhe për eshtrat dhe zemrën.

Çaji i gjelbër
Përbërësit që gjenden në çaj të gjelbër e bëjnë atë një luftëtar të jashtëzakonshëm të kancerit. Besohet se disa prej përbërësve të çajit të gjelbër janë më të fuqishëm se vitamina C për luftimin e rrezatimeve të lira. Në studime të shumta laboratorike, kjo pije e shijshme është dëshmuar se e tkurrë tumorin. Shumë ekspertë sugjerojnë se çaji i gjelbër është edhe parandalues natyral i kancerit.

Spinaqi
Ndonëse ka sasi të ulëta të kalorive, spinaqi ofron shumë përfitime shëndetësore sepse përmban shumë vitamina, minerale dhe acide yndyrore omega-3 që i nevojiten trupit për të qëndruar i fortë. Spianqi përmban edhe bio-kimikale të quajtura flavonoide, të cilat i largojnë rrezatimet e lira.

Lloji i agjërimit që i riparon qelizat, gjenet, e parandalon kancerin dhe na mbron zemrën Lloji i agjërimit që i riparon qelizat, gjenet, e parandalon kancerin dhe na mbron zemrën

Karotat
Kjo perime e adhuruar nga shumë njerëz është burim i mahnitshëm i beta-karotenit, antioksidues që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe mund ta ngadalësojë rritjen e qelizave kanceroze. Karotat përmbajnë edhe pesticide natyrale, për të cilat shkencëtarët thonë se e luftojnë kancerin. Veç tjerash, karotat janë të mira për një shikim më të mirë, lëkurë më të shëndetshme, etj. /Telegrafi/

The post Qelizat kanceroze mund të vdesin kur i hani këto pesë ushqime appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2527 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>