Quantcast
Channel: Ushqimi dhe Dieta – Telegrafi
Viewing all 2527 articles
Browse latest View live

Tri përfitimet shëndetësore të djathit

$
0
0

Konsumimi i tepërt i djathit në përditshmëri nuk është dietë e shëndetshme për t’u ndjekur, e posaçërisht kur dëshironi ta ulni sasinë e yndyrave të ngopura që i konsumoni.

Por, produktet e bulmetit përmbajnë vitamina dhe minerale esenciale, andaj edh ekspertët shëndetësorë po rekomandojnë që një sasi të ulët të tyre ta përfshini në ushqimin tuaj, transmeton Telegrafi.

Djathi shpeshherë nuk rekomandohet për shkak të sasisë së lartë të kalorive, yndyrës dhe kripës, por faktikisht është i mbushur edhe me një sasi të konsiderueshme të vlerave ushqyese.

Sipas ekspertëve, nëse konsumohet në sasi të moderuar, djathi ofron përfitime të ndryshme shëndetësore.

Këto janë tri arsyet kryesore se përse është mirë ta përfshini djathin në dietë:

Është i mirë për dhëmbët
Djathi ka nivele të larta të kalciumit, i cili është krucial për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm. Sipas Bill Schaeffer, kirurg dental, kalciumi ndihmon në formimin e dhëmbëve, por edhe kontribuon në nofull më të fortë.

Përmban vitamina esencialë
Llojet e ndryshme të djathit përmbajnë vitamina të shumtë, përfshirë vitaminën A, B2, B6, B12, D dhe K.

Vitamina A ndihmon në funksionin e sistemit të imunitetit; vitamina B2 ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, syve dhe sistemit nervor; dhe vitamina B6 ndihmon në formimin e hemoglobinës.

Vitamina b12 përfshihet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut; vitamina D e rregullon kalciumin në trup; dhe vitamina K nevojitet për ‘bllokadat’ e gjakut – u ndihmon plagëve të shërohen siç duhet.

Djathi është burim i mirë i proteinës
Në fund, djathi mbetet burim i mirë i proteinës – nutrient esencial që është përgjegjës për ndërtimin e indeve, qelizave dhe muskujve, por edhe në rregullimin e hormoneve dhe antitrupave. /Telegrafi/

The post Tri përfitimet shëndetësore të djathit appeared first on Telegrafi.


Mishi që ul presionin e lartë të gjakut: Si të kënaqeni me ushqim dhe të mposhtni hipertensionin

$
0
0

Ata të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut do të duhej të përfshinin mënyrën e këtillë të ushqimit në stilin e tyre të jetës

Shtypja e lartë e gjakut mund të ketë komplikime serioze shëndetësore nëse nuk e shëroni, transmeton Telegrafi.

Sulmet në zemër dhe pika në tru janë komplikime të hipertensionit të cilat shpesh janë të pahetueshme gjithnjë derisa të mos shkaktojnë probleme shumë serioze.

Një ndër mënyrat që të pengoni ngritjen e tensionit apo të kontrolloni hipertensionit nëse tashmë e keni, është që të aplikoni ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar në stilin tuaj të jetës.

A do të thotë kjo që patjetër duhet të hiqni dorë nga mishi?

Gjithsesi, jo! Mirëpo, duhet të shmangni mishin e kuq: të derrit, të viçit dhe të qengjit, si edhe produktet e mishit – proshutën, salsiçet, etj.

Në të vërtetë, këta artikuj janë plot yndyra të pangopura dhe kripëra, ngrenë kolesterinën dhe kështu shtojnë edhe rrezikun nga infarkti dhe pika në tru.

Në meny mund të përfshihet mishi pa yndyrë – mish gjeldeti, mish pule, por sa më shpesh duhet të hani edhe mish peshku.

Kënaqja gastronomike nuk është e përjashtuar – edhe sarmaja mund të bëhet me mish pule, ndërsa bërxollat nga mishi i gjelit të detit dhe mishi i pjekur në skarë janë zëvendësim i shkëlqyeshëm i bërxollave të mishit të derrit dhe qebapët.

E vetmja gjë është që të kujdeseni të mos e teproni me ushqime shumë të kripura. /Telegrafi/

The post Mishi që ul presionin e lartë të gjakut: Si të kënaqeni me ushqim dhe të mposhtni hipertensionin appeared first on Telegrafi.

Arsyet pse duhet t’i hani lëkurat e frutave dhe perimeve, flasin ekspertët

$
0
0

Sipas ekspertëve, duket se ngrënia e lëkurave të frutave dhe perimeve mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes suaj, të bëjë që ju të dukeni gjithmonë të rinj, madje të luftoni bindshëm edhe kancerin

Studime të ndryshme duket se e kanë konfirmuar këtë, me fruta të tilla si banane, kivi, madje edhe ananas është kjo lista e frutave, por edhe shumë tjerave që duhet t’i hani me gjithë lëkurë.

Pra, është koha të mendohesh mirë përpara se t’i hidhni frutat apo perimet e radhës që do të konsumoni!

Mandarina

Sipas një studimi të vitit 2004 në Journal of Agriculture and Food Chemistry, antioksidantët e fuqishëm të quajtur flavonoid, janë gjetur në lëkurën e portokallit dhe mandarinës. Ato mund të zvogëlojnë nivelin total të kolesterolit, madje dhe atij të keq.

Antioksidantët mposhtin radikalet e lira të dëmshme që prodhohen nga trupat. Por, ato që marrim nga lëkura e frutave është 20 herë më e fuqishme se kur i konsumoni ato si lëng. “E njëjta gjë vlen për të gjitha frutat e agrumet”, thotë nutricionistja Anita Bean.

Molla

Hedhja e lëkurës së mollës do të thotë të hedhësh një mundësi të artë vitamine. “Pothuajse gjysma e vitaminës C qëndron brenda 1mm të sipërfaqes së lëkurës kështu që ju po humbisni dukshëm”, thotë Anita. Ndërsa, bërthama dhe farat nuk përmbajnë nivele më të larta të antioksidantëve, por janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshëm për të ndihmuar stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ndihmën e tretjes.

Lëkura e mollës së kuqe është veçanërisht e pasur me anthocyanins, të cilat janë antioksidantë që mund të rë mbrojnë kundër disa llojeve të kancerit, në veçanti kancerit të prostatës. Molla e verdhë përmban karotenoide si betacarotene që ndihmojnë në ruajtjen e syve të shëndetshëm dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Dhe lëkurat e mollës së gjelbërt janë të pasura me lutein, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kataraktave dhe defekteve të lindjes si edhe mbrojtjen nga kanceret.

Ananasi

Së bashku me fibrat dhe vitaminën C, përfitimet e vërteta shëndetësore të ananasit shtrihen në enzimën bromelain, e cila mund të shkatërrojë shumë herë peshën e saj të proteinave brenda pak minutash. Kjo e bën atë të shkëlqyeshme për njerëzit me dispepsi, pasi ushqimi tretet dhe absorbohet më shpejt, duke zvogëluar fryrjen, thotë Anita. Bromelaini është gjithashtu një anti-inflamator.

Banane

Një ekip kërkimor Taiwanez nga Universiteti Mjekësor Chung Shan zbuloi se ekstrakti i lëvozhgës së bananes mund të lehtësojë depresionin sepse është e pasur me serotoninë, hormonin e balancimit të humorit. Gjithashtu mbron retinën tuaj sepse përmban lutein, një antioksidant nga familja karotenoide, e cila mbron qelizat e syve nga ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë.

Si ta hani: Ekipi hulumtues këshillon që banania të zhvishet10 minuta përpara konsumit të hidhet në një gotë me ujë të ftohtë dhe të pihet lëngu. Ose vendosni thjesht lëkurën në një shtrydhëse frutash, dhe më pas përziejeni masën e përftuar me ujë dhe pijeni si lëng.

Kivi

Lëkura me qime e kivit është e lartë në komponimet fenolike, të tilla si flavonoidet, të cilat kanë potencial të anti-kancerit, anti-inflamator dhe anti-alergjik, thotë Anita. Lëkura përmban tre herë më shumë antioksidantë se vetë fruti, madje lufton edhe baktere si E.Coli.
Patate

Ju do të dyfishoni marrjen e ushqyesve duke ngrënë lëkurën, thotë Anita. “Vetëm një lëkurë me patate siguron gjysmën e fibrave të tretshme, kaliumit, fosforit, hekurit, zinkut dhe vitaminës C”, thotë ajo. Lëkura e patateve përmban më shumë vitaminë C, kështu që ato do ju mbrojnë nga ftohjet dhe kështu do të rrisni edhe sistemin tuaj imunitar. /Telegrafi/

The post Arsyet pse duhet t’i hani lëkurat e frutave dhe perimeve, flasin ekspertët appeared first on Telegrafi.

Gjashtë rregullat e arta për metabolizëm të shpejtë nga nutricionistja e Jennifer Lopez

$
0
0

Ndoshta e mendoni metabolizmin si diçka të vendosur, të parashikuar gjenetikisht. Por, siç thotë nutricionistja e yjeve Haylie Pomroy, aftësitë tuaja për të humbur ose shtuar peshë s’kanë pse varen nga metabolizmi i shpejtë a i avashtë

Ajo thotë se çdokush mund të optimizojë mënyrën si trupat procesojnë ushqimin dhe këtë filozofi ua përcjell edhe klientëve të saj të famshëm.

1. Hani ushqime të vërteta

Ky rregull duhet të kthehet në realitetin tuaj. Ushqimi që konsumoni duhet të ketë prejardhje tokën, qiellin ose detin, shpjegon ajo.

Në fjalë të tjera, përqendrohuni te perimet, frutat, drithërat, mishi, vezët dhe peshku dhe qëndrojini larg ushqimeve të procesuara që përmbajnë kimikate, ëmbëltues artificialë, bojëra dhe konservantë që “çrregullojnë aktivitetin metabolik.”

2. Ushtrohuni me zgjuarsi

Ushtrimet që bëni kanë po aq rëndësi sa të ushtruarit në përgjithësi. Pomroy këshillon një miksim të kardios me trajnimin me pesha çdo javë, si dhe të hani diçka të lehtë para çdo stërvitjeje. “Në të kundërt, gjëndrat mbiveshkore do të prodhojnë kortizol, i cili do të shpërbëjë muskujt që po ndërtoni.”

3. Sigurohuni të hani 30 minuta pas zgjimit

Pomroy këshillon që mëngjesin ta konsumoni fill pasi zgjoheni, jo më shumë se 30 minuta më vonë. “Nëse nuk hani fill pasi zgjoheni, po i kërkoni trupit të operojë pa energji,” shpjegon ajo. “Si rrjedhim, gjëndrat mbiveshkore do të prodhojnë kortizol, një hormon urgjence që i thotë trupit të magazinojë yndyra, pasi s’i dihet kur do të ushqehet sërish.”

Pra, vakti i parë duhet ngrënë brenda 30 minutash nga zgjimi dhe në total, gjatë ditës duhen konsumuar tre vakte të plota dhe dy të lehta. Në fjalë të tjera, fusni diçka në gojë çdo tre orë.

4. Ndryshoni vaktet

Pomroy citon një studim sipas të cilit sa më e shumëllojshme të jetë dieta e dikujt, aq më të ulëta janë shanset që ai person të ketë dhjam të tepërt apo simptoma të sindromës së metabolizmit.

Përpiquni të hani sa më shumë gjëra të ndryshme nga java në javë, gjithnjë duke pasur parasysh rregullin e parë.

5. Mos u fiksoni me kaloritë

Kufizimet strikte në kalori rezultojnë shumicën e herëve në ngadalësim të metabolizmit. “Kur hani më pak e përkeqësoni situatën,” shpjegon Pomroy.

“Kur metabolizmi është shumë i ngadaltë, edhe sallatën e magazinon si dhjam.” Edhe studimet këshillojnë që të fokusoheni te cilësia e ushqimeve që hani dhe jo te sasia.

6. Hani gjëra që ju pëlqejnë

Njësoj si me kaloritë, nëse hiqni dorë nga ushqimet që ju falin kënaqësi, mos prisni rezultate të jashtëzakonshme. “Kënaqësia është një mjet shumë i fuqishëm,” thotë ajo.

Hani ushqime që stimulojnë prodhimin e endorfinave dhe pakësojnë hormonet e stresit. Si rrjedhim, edhe metabolizmi juaj do të përmirësohet. Pra hajeni atë copë pice, thjesht mos e teproni. /Telegrafi/

The post Gjashtë rregullat e arta për metabolizëm të shpejtë nga nutricionistja e Jennifer Lopez appeared first on Telegrafi.

Super ushqimet që jua pastrojnë arteret dhe ju mbrojnë nga sulmi në zemër

$
0
0

Akumulimi i tepërt i substancave të ndryshme në muret arteriale i ngushton ato dhe me kohën shpie në një sëmundje që njihet si arterioskleroza.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, nuk ka ndonjë ilaç të shpejtë që i shkrinë këto substanca që i bllokojnë arteret, por thonë se ndryshimi në stil të jetesës i shkrinë gradualisht dhe e parandalon akumulimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Këto substanca zakonisht janë kombinim i yndyrës, kalciumi, kolesterolit dhe mbetjeve nga qelizat në trup.

Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në bllokimin e artereve, si:

– Mbipesha
– Ushqimi i pashëndetshëm
– Shtypja e lartë e gjakut
– Kolesteroli i lartë
– Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti
– Mungesa e aktivitetit fizik
– Pirja e duhanit

Por, fatmirësisht mund ta trajtoni këtë çështje në mënyrë natyrale, me ndihmën e këtyre ushqimeve:

– Hudhrës
– Mollëve
– Arrave
– Xhenxhefilit
– Spinaqit
– Vaji ullirit
– Vaji peshkut
– Domatet
– Çaji i gjelbër

Por, mbani mend se përveç që duhet t’i konsumoni këto ushqime, ju duhet ta bëni më të mirën për ta ulur stresin dhe për të ushtruar rregullisht. /Telegrafi/

The post Super ushqimet që jua pastrojnë arteret dhe ju mbrojnë nga sulmi në zemër appeared first on Telegrafi.

Ekspertët kanë vendosur: Cila është dieta më e mirë dhe cila më e keqe për këtë vit

$
0
0

Kështu duhet të ushqeheni gjatë gjithë vitit.

Kujdes kur zgjidhni se cilin ushqim do ta konsumoni, sepse ekspertët kanë konstatuar se cila dietë është më e keqe dhe cila më e mirë për vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Ekspertët janë pajtuar në një gjë – dieta më e mirë është ajo e cila ju pëlqen dhe nga e cila me siguri nuk do të hiqni dorë.

Megjithatë, ata i kanë radhitur dietat dhe kanë bërë listën nga më të këqijat deri te më të mirat.

– Për të qenë ndonjë dietë e vlerësuar si më e mirë, ajo patjetër duhet të jetë e sigurt, relativisht e lehtë për t’iu përmbajtur, e ushqyeshme dhe efikase kur është fjala për humbje të kilogramëve – vlerëson U.S. News and World Report.

Në kumtesë thuhet edhe se dieta nuk bën të shkaktojë diabetin dhe sëmundje të zemrës, por përkundrazi që në raport me ato sëmundje të bëhet programi i ushqimit.

Dietat më të mira janë ndarë në disa kategori dhe po ju tregojmë cila e zë vendin e parë:

– ushqimi më i mirë dietal – dieta mediterane;
– dieta më e mirë për humbje të kilogramëve – WW dieta (Weight Watchers diet)
– plani më i mirë i ushqimit – WW dieta;
– dieta më e mirë e diabetikëve – dieta mediterane;
– dieta më e mirë për ushqim të shëndetshëm – dieta mediterane;
– dieta më e mirë për humbje të shpejtë të kilogramëve – HMR dieta (zëvendësim i racioneve);
– dieta më e mirë për vegjetarianë – dieta mediterane;
– dieta më e lehtë – dieta mediterane.

Shumë dieta të popullarizuara janë gjendur poshtë në listën e radhitur të ekspertëve.

Kur është fjala për ushqimin më të mirë, paleo-dieta është gjendur mezi në vendin e 33-të, ndërkaq keto-dieta në vendin e 38-të.

Dietat më të këqija për humbje të kilogramëve janë dietat alkale dhe dietat e “resetimit të trupit”, ndërkaq ndër të fundit janë ato dieta për shtim të fertilitetit dhe për abdomen.

Dieta mediterane ka zënë vendin e parë në shumë kategori, ndërkaq më e rëndësishme është që radhitet në ushqimin e përgjithshëm më të mirë. /Telegrafi/

The post Ekspertët kanë vendosur: Cila është dieta më e mirë dhe cila më e keqe për këtë vit appeared first on Telegrafi.

Këto ushqime mos i lani para gatimit, sepse mund të kthehen në vatra infeksioni

$
0
0

Që të vegjël na kanë mësuar të lajmë çdo gjë që hamë. Përjashtim bëjnë ushqimet e përpunuara, pasi higjiena është e vetmja mënyrë që arrin të mbajë larg bakteret dhe infeksionet e ndryshme, që merren nëpërmjet ushqimit

Në të vërtetë, larja e disa produkteve mund të ketë ndikime negative për shëndetin. Më poshtë kemi renditur tri ushqimet që nuk duhet t’i lani kurrë pasi mund të kthehen në vatra infeksioni.

Pula – Është ushqim që mungon rrallë në tryezën e shqiptarëve, por a jeni të sigurt që e gatuani ashtu siç duhet?

Mjekët infektologë këshillojnë të mos e lani kurrë pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’ju marrin jetën.

Mishi i kuq – Kur bëhet fjalë për mishin e kuq, ekspertët e shëndetit dhe konsumatorët, ndahen në dy kampe. Nga njëra anë janë ata që këshillojnë ngrënien e tij pasi është një burim i shkëlqyer i hekurit, dhe në anën tjetër janë ata që e ndalojnë ngrënien e tij, duke e konsideruar si kancoregjen dhe shkaktar të disa sëmundjeve si diabeti, Alzheimer, depresioni etj.

Megjithatë pavarësisht qëndrimit që mbani, nuk duhet ta lani kurrë mishin e kuq pasi njëlloj si pula, përmban baktere që më pas shpërndahen gjatë larjes së tij. Këshillohet që shkrirja e tij të mos bëhet në mikrovalë, por të lihet të pushojë në një enë çfarëdo.

Kërpudhat – Ato janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve që përmbajnë.

Mënyrat e përgatitjes së tyre janë nga më të ndryshmet, ndonëse sipas një kërkimi të fundit këshillohet të mos skuqen, pasi ky proces gatimi redukton vlerat e tyre ushqyese.

Gjithashtu këshillohet të mos i shpëlani kurrë, ose t’i lini në ujë për një kohë të gjatë, pasi humbasin elasticitetin dhe shpërbëhen lehtësisht, si dhe kthehen në vatra infeksioni. /Telegrafi/

The post Këto ushqime mos i lani para gatimit, sepse mund të kthehen në vatra infeksioni appeared first on Telegrafi.

Dieta braziliane që po bën namin: Humbisni 12 kilogram për një muaj

$
0
0

Regjimi ushqimor që ofron ditë pas dite, ndihmon humbjen e peshës, por pa lënë mënjanë lëndët ushqyese, vitaminat dhe mineralet e nevojshme

Sekreti qëndron te shtimi i vakteve, te gatimi me pak yndyrë, te kufizimi i pijeve me gaz dhe të ëmblave. Kjo ju lejon të humbisni deri në 12 kg në muaj, sepse është shumë e lehtë.

Humbja e kaq shumë kilogramëve në një muaj të vetëm nuk është aspak e mirë për trupin tuaj, në të vërtetë para se të vendosni një dietë duhet patjetër të konsultoheni me një dietist.

Ndërkohë, mund të themi se dieta braziliane ndalon të gjitha yndyrat dhe karbohidratet komplekse.

Një dietë në të cilën agjërimi nuk pritet qartë, por falë marrjes së frutave dhe perimeve çdo ditë, metabolizmi mbetet aktiv dhe trupi mund të humbë kile shtesë.

Le të shohim detajet!

Një dietë që kujton frutat dhe ngjyrat e Brazilit, pasi frutat dhe perimet janë rendi i ditës.

Siç e përmendëm fillimisht, ky lloj i dietës përfshin 5 vakte për të ruajtur metabolizmin aktiv.

Çdo vakt, i cili është 3 kryesore dhe 2 të nën vakte, përfshin fruta dhe perime si bazë.

Natyrisht është e mundur të hahet, për shembull, një drekë me një pjatë me oriz ngjyrë kafe (rreth 60 gr) dhe një darkë të alternuar me proteina ose djathëra.

Mëngjes, megjithatë, duhet të bazohen në ‘smoothies’ ose fruta të freskëta ose lëngje. Sheqernat jo, (kështu që nuk ka ëmbëlsira)! Salcat dhe alkooli janë absolutisht të ndaluara.

Ajo zgjat vetëm një muaj dhe nuk mund të zgjatet më shumë: është shumë hipokalorike dhe organizmi mund të preket. Mjekët, për shembull, rekomandojnë që të vazhdoni me dietën për 2 javë, të largoheni për 7 ditë dhe ta rifilloni edhe për 2 javë.

Le të kujtojmë se sa e rëndësishme është të konsultohemi me ekspertin sepse çdo organizëm ka nevoja të ndryshme.

Ju prezantojmë variantin e shëndetshëm:

E hënë

Kafjalli: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Paraditja: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë dhe perime të pagatuara;
Darka: – e njëjtë si mëngjesi;
Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur.

E martë

Kafjalli: një vezë e zier butë, një filxhan lëng molle;
Paraditja: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë e gjelbër.
Darka: 200 gramë peshk të zier, një vezë shumë e zier, sallatë e gjelbër, bizele e gjelbër.
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, bukë të thekur.

E mërkurë

Kafjalli: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Paraditja: 100 gramë djathë të payndyrshëm;
Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me salce të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe sallatë të gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur.

E enjte

Kafjalli: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas;
Paraditja: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur.

E premte

Kafjalli: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Paraditja: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur.

E shtunë

Kafjalli: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Paraditja: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara.
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta.

E diel

Kafjalli: një banane, një grusht rrush të thatë;
Paraditja: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe sallatë të gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë. /Telegrafi/

The post Dieta braziliane që po bën namin: Humbisni 12 kilogram për një muaj appeared first on Telegrafi.


Çfarë të hamë në mot të ftohtë

$
0
0

Ndihma më e mirë për trupin që ta ruajë nxehtësinë trupore mund të jenë perimet rrënjore. Këto janë të gjitha bimët që nuk piqen shpejt, por që u duhet një kohë e caktuar.

Rritjes së tyre nuk i pengon as era dhe as acari, por u konvenon moti i ftohtë i dimrit, ndërsa pjesët e ushqyeshme të tyre ndodhen nën sipërfaqen e tokës. Perimet rrënjore të copëtuara imët dhe të ziera mund të përdoren si “bazë” për një supë të lehtë.

Kjo është gjithashtu periudha e vitit kur është e mundur ta ndieni një nevojë më të madhe për konsumin e mishit dhe të produkteve të mishit se sa në periudhën e verës. Dhe mishi përmban elemente që e ndihmojnë trupin ta mbajë nxehtësinë.

Nëse jeni adhurues të sallatave, në vend të sallatave të gjelbra të zakonshme, provoni sallata që përmbajnë më shumë perime rrënjore, fasule apo bimë me fibra. Në sallatë mund të shtoni pak mish.

Njerëzit të cilët jetojnë në rajone të ftohta, në muajt e ftohtë duhet t’i largojnë krejtësisht sallatat e gjelbra nga menytë e tyre. Në kushtet tona me dimra pjesërisht të ftohtë, ne lirisht mund ta konsumojmë atë herë pas here për shembull në një sallatë të përzier me mish pule.

Nëse ju pëlqen peshku, atë mund ta përgatisni në mënyrën tuaj të preferuar dhe ta shërbeni si shtesë: bimët e ziera rrënjore dhe perimet e dimrit, apo patate në vend të orizit të zakonshëm.

Ja disa nga ushqimet më të shëndetshme për ditë të ftohta që do t’ju mbajnë të ngrohtë dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe në formë të mirë: karota, panxhari, rrepa, patatet, lakra e gjelbër, fasulet, gruri i papërpunuar, lakra. /Telegrafi/

The post Çfarë të hamë në mot të ftohtë appeared first on Telegrafi.

Artikujt të cilët duhet t’i konsumoni saktësisht në kohën e caktuar të ditës

$
0
0

A e keni ditur që pemët duhet konsumuar në kohë të caktuar të ditës në mënyrë që konsumimi i tyre të ketë ndikim më të mirë në shëndetin tuaj

Te shumë artikuj është shumë me rëndësi në cilën kohë të ditës i hani, përkatësisht ndonjëherë ndikojnë mirë, por ndonjëherë ndikojnë keq në trupin tonë.

Bananet

Më së miri është t’i hani rreth mesditës, sepse forcojnë imunitetin dhe pastrojnë lëkurën. Nuk rekomandohet që bananet të hahen në mbrëmje, sepse në atë kohë nxisin krijim të shtuar të mukozës dhe mund të vështirësojnë tretjen.

Mollët

Mollët përmbajnë pektinë e cila ul sheqerin në gjak, edhe kolesterinën – nëse i hani në mëngjes për kafjall. Pra, në mbrëmje më mirë shmangni, sepse pektina natën vështirë tretet.

Patatet

Hani ekskluzivisht gjatë ditës, sepse janë plot minerale, dhe ulin kolesterinën. Pasi që patatja ka shumë kalori, më së miri është të mos i hani në mbrëmje – që të mos shtoni peshë trupore.

Qumështi

Qumështi i ngrohtë është qetësues dhe ju bën të flini gjumë më të mirë – pra, pini një filxhan qumësht para se të flini gjumë. Mirëpo, në mëngjes më mirë do të ishte që ta shmangni – sepse vështirëson tretjen nëse gjatë ditës nuk merreni mjaft me sport.

Frutat arrore

Nëse rreth pasdites hani fruta arrore, ato ulin shtypjen e gjakut. Në mbrëmje nuk rekomandohen – kanë shumë kalori.

Portokalli

Gjatë ditës është e lejueshme, madje edhe ju bën mirë. Atëherë nxisin tretje Lajm i keq: nuk rekomandohet që të pihet lëngu i portokajve të shtrydhur për kafjall, sepse irriton lukthin.

Çokollata e zezë

Për kafjall lejohet. Përmban antioksidante të cilat ngadalësojnë plakjen dhe mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Nëse nuk dëshironi të shtoni peshë, mos i hani në mes të racioneve, përkatësisht ulni maksimalisht konsumimin.

Fiqtë

Në mëngjes forcojnë imunitetin dhe nxisin tretjen. Në mbrëmje mos i hani, sepse shkaktojnë fryrje stomaku.

Djathi

Djathi më së miri është të konsumohet në mëngjes, sepse në sasi të vogla nxit humbjen e peshës dhe pengon fryrjen. Mirëpo, assesi nuk rekomandohet në orët e mbrëmjes. Djathi vështirë tretet dhe mund t’ju shkaktojë probleme me lukthin. /Telegrafi/

The post Artikujt të cilët duhet t’i konsumoni saktësisht në kohën e caktuar të ditës appeared first on Telegrafi.

A jeni akoma duke shpenzuar para në ushqime jo të shëndetshme?

$
0
0

Ushqimi jo i shëndetshëm shkakton probleme të zemrës, presion të lartë të gjakut dhe një mori problemesh të tjera shëndetësore. Për më tepër, hulumtimet e ndryshme tregojnë se ushqimi jo i shëndetshëm lidhet edhe me shkaktimin  e sëmundjeve mendore.

Sipas raporteve të shumta del se çdo vit 600 milionë njerëz, ose  1 në 10 njerëz në botë, sëmuren pas konsumimit të ushqimit jo të shëndetshëm. Raportet e tilla tregojnë se sëmundjet shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë, toksina dhe kimikate që gjenden në ushqimet që i konsumojmë çdo ditë. Por nëse ushqimi jo i shëndetshëm është kaq i keq për ne, pse të mos fillojmë të konsumojmë vetëm produkte ushqimore të shëndetshme?

Kërkoni ushqime që nuk përmbajnë yndyra të hidrogjenizuara. Ngrënia e produkteve që përmbajnë yndyra të hidrogjenizuara rrit rrezikun që të prekeni nga sëmundjet e zemrës dhe të pësoni infarkt. Si pasojë e konsumimit të ushqimeve të tilla ju rrezikoni edhe të prekeni nga  diabeti i tipit 2.

Kërkoni produkte që nuk janë të modifikuara gjenetikisht. Këto produkte  kanë efekte negative afatgjate në shëndetin tonë. Toksinat nga insekticidet e përdorura në bimë kalojnë në gjakun tonë dhe mbesin aty ndërsa ndryshimet që bëhen në gjenet e produkteve ndikojnë në rritjen e numrit të baktereve të dëmshme në trupin tonë. Si pasojë e produkteve të modifikuara gjenetikisht shfaqen edhe shumë sëmundje  kronike dhe dëmtojnë ndjeshëm imunitetin tonë.

Kërkoni produkte që nuk përdorin ngjyrues artificial. Efektet e ngjyruesve artificial fillojnë nga hiperaktiviteti te fëmijët deri te shkaktimi i alergjive dhe kancerit.

Prandaj kërkoni ushqime që nuk përmbajnë  këto elemente. Shembulli më i mirë i ushqimeve të shëndetshme janë produktet COOP. Produktet COOP  janë produkte evropiane të cilësisë më të lartë. Këto njihen si produkte të shëndetshme fal mënyrës sesi prodhohen, ruajtjes dhe përmbajtjes që kanë.

COOP kujdeset që produktet e tyre të mos përmbajnë asnjë nga elementet e përmendur më lartë dhe elemente të tjera të dëmshme për ne.

(artikull i sponsorizuar)

The post A jeni akoma duke shpenzuar para në ushqime jo të shëndetshme? appeared first on Telegrafi.

Çfarë të hani në mëngjes për ta shmangur shtypjen e lartë të gjakut

$
0
0

Shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje e cila i prekë miliona njerëz anë e mbanë botës.

Hipertensioni, pra shtypja e lartë e gjakut, shkaktohet nga ushqimi i pashëndetshëm apo mungesa e ushtrimeve fizike, transmeton Telegrafi.

Kjo sëmundje karakterizohet sepse i shkakton ekstra stres enëve të gjakut dhe organeve vitale.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se mund ta zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje nëse rregullisht hani vezë për mëngjes.

Vezët janë ushqim i mirë edhe për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, sepse përmbajnë shumë proteinë.

Një vezë e vetme e madhe përmban më shumë se 6g proteinë, ndërkaq konsumimi i proteinës është ndërlidhur me reduktim të shtypjes së jakut.

Çdo njeri duhet të synojë t’i hajë disa vezë në javë pasi që jua zvogëlojnë shtypjen e gjakut deri në 21%.

Përveç proteinës, vezët janë të mbushura edhe me vlera tjera esenciale ushqyese, si riboflavini, fosfori dhe seleni.

Duke ngrënë një vezë në ditë, por duke ia bashkëngjitur edhe një dietë të shëndetshme e të balancuar, ju mund ta zvogëloni edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit të trurit.

Ndër tjerash, vezët janë urim i mahnitshëm i vitaminës D, e cila ndihmon në mbrojtjen e eshtrave dhe parandalimin e osteoporozës. /Telegrafi/

The post Çfarë të hani në mëngjes për ta shmangur shtypjen e lartë të gjakut appeared first on Telegrafi.

Sa kohë mund të qëndrojë një vezë e zier pa u konsumuar?

$
0
0

Ne duam të ziejmë vezë për veten apo familjarët tanë dhe të gjithë pyesim veten: sa kohë mund të qëndrojë një vezë e zier pa u konsumuar edhe pasi e keni zier atë!

Ka një arsye pse fraza: erë vezë e kalbur është e lidhur me një erë të bezdisshme acaruese. Si erë squfuri vjen një vezë e prishur. Pra, si mund të shmangim pikat e zeza në lëvozhgën e vezëve të ziera fort.

Këtu është gjithçka duhet të dini për mënyrën e ruajtjes së sigurt dhe konsumimit të tyre, pasi i keni zier ato.

Sa kohë qëndron një vezë e zier në frigorifer?

A duhet të mbahen vezët e ziera të pa konsumuara për një kohë të gjatë? Përgjigja e shkurtër është “Po”.

Sipas Administrimit Amerikan të Ushqimit dhe të Barnave, vezët e ziera fort zgjasin pikërisht për një javë, të pastruara ose të pastruara, nëse ruhen në kushte frigoriferike. Jo keq, apo jo?

Kjo do të thotë se është e sigurt që të përgatisni një grumbull vezësh të ziera fort dhe t’i ruani pse jo për një javë rresht.

Gjithmonë ruani ato në një enë të mbyllur, për mbrojtje maksimale. Enët që janë prodhuar enkas për të ruajtur vezët e ziera, mund të rrinë ashtu edhe 3-4 ditë në frigorifer të mbuluara me kapak.

Nuk rekomandohet të ngrini vezët e ziera, pasi humbet cilësia e tyre.

A mund të konsumohen vezët e ziera që janë ruajtur në temperaturë dhome?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk rekomandon të hahen vezë që janë lënë jashtë në temperaturë dhome për më shumë se dy orë. Pra, thjesht mos prisni shumë kohë. /Telegrafi/

The post Sa kohë mund të qëndrojë një vezë e zier pa u konsumuar? appeared first on Telegrafi.

Dieta e limonit, midis të vërtetës dhe miteve të rreme

$
0
0

Ky agrum shoqërohet me idenë e ushqimit të shëndetshëm dhe detoksifikimit: është e vërtetë, por nuk duhet t’i atribuojmë virtyte të mrekullueshme

Dieta e limonit është një klasik i madh i kohës kur doni të “zbrazni” ose ndjeni dëshirën për të pastruar nga përdorimi i tepruar i ushqimeve jo të shëndetshme.

Janari dhe fundi i pranverës janë momentet kur agrumet e verdha kthehen në një protagonist të madh të zakoneve tona ushqimore. Bëhet fjalë për një agrum me shumë vlera ushqyese. Sidoqoftë, nuk duhet të presim që të bëjë mrekulli.

Vlerat ushqyese të limonit – Përtej disa regjimeve shumë drastike, të cilat ne i konsiderojmë si rekord dhe jo t’i sugjerojmë si strategji ushqimore, limoni është me të vërtetë një koncentrat i shëndetit. Ndër vlerat e shumta ekziston një fuqi e mirë kulluese dhe diuretike që ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe luftimin e celulitit, aftësinë për të lehtësuar tretjen dhe për të përmirësuar punën e mëlçisë.

Lëngu i limonit, sidomos nëse pihet në mëngjes në një stomak bosh holluar në ujë të ftohtë ose të nxehtë dhe në mënyrë rigoroze pa shtuar sheqer, ka aftësinë për të alkalizuar trupin, ribalancuar pH fiziologjik. Lëngu i limonit gjithashtu mund të konsumohet në një meze të shkurtër në mes të mëngjesit dhe në mes të pasdites apo në perime të papërpunuara ose gatuara.

“Dieta e limonit” – Meqë nuk ka një dietë limoni të “regjistruar”, regjimet që mbajnë këtë emër janë të shumta. Këto shpesh janë plane shumë kufizuese dhe të pabalancuara ushqyese, të cilat në fakt i bëjnë njerëzit të humbin peshë, por kjo duhet të trajtohet me kujdes, e ndjekur për disa ditë dhe me dijeninë se në fund të dietës do të jetë shumë e lehtë të rimarrësh kilet e humbura.

Ushqimi më i njohur quhet “Lemonade Detox Diet”, ose Lemon Detox Diet, i njohur edhe si “Master Cleanse”. Regjimi, i cili është bërë i famshëm, pasi këngëtarja Beyonce foli për këtë, u zhvillua nga Stanley Burroughs, i cili deklaroi se e kishte përdorur me sukses të shëronte një pacient që vuante nga ulçera e stomakut. Ky shërim “mrekullues” është vënë në pikëpyetje nga komuniteti shkencor dhe plani i dietës është vënë në pikëpyetje gjithashtu. Në çdo rast, dieta bazohet në marrjen e përditshme të gjashtë deri në dymbëdhjetë gota të një pije të përbërë nga lëng limoni ose limoni, shurup i pastër panje, piper i kuq i përzier në ujë të ngrohtë ose të ftohtë.

Asnjë ushqim tjetër nuk merret gjatë ditës. Kjo vazhdon për një maksimum prej dhjetë ditësh, pas së cilës ushqimet e tjera shtohen gradualisht, duke filluar me lëng portokalli, ditën e parë, supat në ditën e dytë dhe perimet në ditën e tretë. Në praktikë kjo është një formë agjërimi dhe prandaj është një strategji e papërshtatshme e ushqimit.

Për të humbur peshë – Një dietë më e arsyeshme, por gjithmonë shumë restriktive, mjaft monotone dhe për t’u ndjekur me kujdes, për një kohë të shkurtër dhe ndoshta me një plan të personalizuar të studiuar nga mjeku, ofron një limonadë (të përgatitur me lëng limoni, shurup panje dhe piper, siç përshkruhet më sipër), të marrë gjysmë ore para mëngjesit, pastaj një kos me yndyrë të ulët dhe fruta të freskëta, ose dy lugë bollgur ose disa bajame të shtohen në kos.

Pas një shujte mëngjesi në bazë të limonadës së freskët dhe frutave, në drekë mund të hani një supë me perime me një fetë bukë të imët, sallatë me perime dhe maja, ose një pjatë makarona ose oriz ngjyrë kafe me perime. Ende limonadë në mes të pasdites me disa bajame ose fruta, dhe në darkë mish të bardhë ose peshk, ose një omëletë me perime të kalitur me lëng limoni. Para se të flini, pini një tjetër limonadë. Ju mund të humbni edhe tre kile në javë, por mund të vuani nga dobësia dhe mungesa e përqendrimit.

Një qasje më e butë – Nëse qëllimi ynë është të ulim pak peshën dhe të humbasim disa kile, lëngu i limonit mund të ndihmojë me të vërtetë. Vetëm ndiqni një regjim hipokalorik të moderuar, në të cilin të gjithë ushqyesit janë të pranishëm në mënyrë të ekuilibruar, me përjashtim të sheqernave, alkoolit, ushqimeve të skuqura dhe ushqimeve jo të shëndetshme, dhe shtoni lëngun e dy limonëve biologjike në një shishe me ujë një dhe një gjysmë litër konsumoni gjatë gjithë ditës.

Lëngu i limonit do të na ndihmojë për të nxjerrë lëngjet dhe të na bësh më të lehtë dhe me humor të mirë. Nuk duhet të harroni sigurisht edhe aktivitetet fizike.

Së bashku me xhenxhefil – Çajrat bazuar në xhenxhefil dhe limon janë një klasik i madh, në të cilën vlerat e dy ushqimeve janë të zgjeruara dhe të përforcuar reciprokisht.

Xhenxhefili, me prekjen e tij të këndshme pikante, është një ndihmë e shkëlqyer për sistemin imunitar të angazhuar për të luftuar sëmundjet e dimrit dhe rrit vlerat e hollimit të limonit. /Telegrafi/

The post Dieta e limonit, midis të vërtetës dhe miteve të rreme appeared first on Telegrafi.

Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit

$
0
0

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalta mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.

Kombinimi i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjalta para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.

Bëni gjumë shumë më të mirë
Mjalta përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalta.

Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut
Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalta përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Do t’i ulni trigliceridet
Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak. Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalta është ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.

Ju forcohet sistemi i imunitetit
Mjalta është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.

Yndyra fillon të digjet më shpejt
Mjalta mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup. Kjo nënkupton se e rritë qarkullimin, i cili e rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë. /Telegrafi/

The post Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit appeared first on Telegrafi.


Ushqimet ‘e rrezikshme’ që nuk duhen konsumuar asnjëherë në mëngjes

$
0
0

Të gjithë e dimë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe që nuk duhet evituar për asnjë arsye. Por një mëngjes i shëndetshëm, më tepër është i rëndësishëm sepse mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje të tilla si kanceri dhe diabeti

Më poshtë gjeni ushqimet që nuk duhen konsumuar në mëngjes, sepse janë me rrezik për sëmundjet që përmendëm.

Proshutë dhe sallam

Mishi i përpunuar ka nitrate, të cilat janë të lidhura me kancerin. Instituti për Kërkimet e Kancerit (ICR), pak kohë më parë publikoi një listë me dhjetë gjërat që duhen reduktuar për të ulur rrezikun e kancerit dhe një prej tyre ishte eliminimi i nitrateve.

Drithëra me sheqer

Disa drithëra janë plot me karbohidrate dhe me sheqer. Si mund ta bësh dallimin? Kur i ha, sheqeri fillon të kërcasë në dhëmbë. Nëse nuk do që energjia të të bjerë që në fillim të ditës, atëherë duhet t’i eliminosh këto lloj drithërash. Një opsion tjetër? Shto në një filxhan me kos arra për më shumë proteina dhe fibra.

Ëmbëlsira të paketuara (edhe me sherbet)

Ka shumë lloje sheqernash artificiale në treg që shoqërojnë ëmbëlsirat e paketuara. Kanë përmbajtje të lartë fruktoze që mund të çojë në dhjamosje në zonën e barkut dhe yndyrë në organet e brendshme. Është yndyrë që çon në kancer.

Brumërat

Jo vetëm për shkak të përbërjes, por edhe sepse kanë shumë sheqer në përbërjen e tyre. Sheqeri është mënyra më e keqe për të nisur ditën, sepse ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sheqerit në gjak.

Sandviçë të përgatitur në mikrovalë

Ndër to ka edhe opsione të shëndetshme, por pjesa më e madhe mbushen me kimikate të pashëndetshme nga mikrovala apo sende të ngjashme që përdorin ‘fast food’-et.

Jogurt me ngjyra

Mund të kenë shumë kalori dhe mund të të shijojnë, por ngjyrat janë veçse ëmbëltues artificialë dhe aspak të shëndetshëm. Zakonisht janë të mbushur me kimikate. Këshillohet për mëngjes vetëm kosi me yndyrë të ulët.

‘Muffins’

Sepse janë shumë të ngjeshura në përbërje dhe kanë përmbajtje të lartë mielli, vaji apo gjalpi. Një ‘muffins’ ka më shumë kalori edhe se një vezë. /Telegrafi/

The post Ushqimet ‘e rrezikshme’ që nuk duhen konsumuar asnjëherë në mëngjes appeared first on Telegrafi.

Thartira në lukth luftohet me ushqimet e duhura

$
0
0

Një çrregullim shumë i zakonshëm që mund të zgjidhet në sajë të të ushqyerit! Këtu janë ushqimet anti-acid që duhet të përfshihen në dietën tuaj!

Thartira në lukth, për fat të keq, është një çrregullim shumë i zakonshëm që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Për shembull, mund të jetë rezultat i dietës së varfër, stresit të tepruar ose problem për shkak të marrjes së medikamenteve të caktuara.

Zakonisht, kush vuan prej saj, ndjen një ndjesi djegieje dhe dhimbje në stomak dhe ka vështirësi në tretje.

Për të parandaluar shfaqjen e thartirës në lukth rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot. Nevojitet një ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë.

Në fakt, për të luftuar aciditetin e lukthit duhet të përfshini në ushqimet tuaja dietën anti-aciditet! Ja ku është ajo!

Largimi i ushqimeve acidike

Kjo ndoshta nuk do e largojë problemin tuaj me aciditetin, mirëpo sigurisht që zvogëlon ashpërsinë e simptomeve. Largimi i ushqimeve të tilla si kafeina, yndyra, dhjami dhe ushqimet të tjera të pasura me acid, do të largojë pak sikletin në stomakun tuaj.

Qumësht i ftohtë

Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit që ndihmon në uljen e prodhimit të acideve në stomak dhe të absorbojë tepricën e tyre. Kjo gjë do të ulë simptomet e aciditetit të tepërt.

Xhenxhefili

Numri një i ushqimeve anti-acid! Xhenxhefili, i rekomanduar edhe gjatë shtatzënisë, mund të ndihmojë për të eliminuar problemin. Ajo mund të merret në formën e çajit bimor, ëmbëlsirat në shtëpi ose të hani një copë të vogël direkt në mëngjes sapo të zgjoheni.

Karotat

Një shërim i vërtetë për shëndetin, sepse ato japin një efekt qetësues për trupin dhe janë të përsosura kundër urthit. E përkryer edhe për thonjtë dhe flokët e shëndetshëm dhe të fortë.

Banane

Asnjëherë mos e ekzagjeroni, por një banane në ditë mund të ndihmojë në eliminimin e acidit të stomakut: ky frut, në fakt, përmirëson tretjen!

Papaja

Një nga pemët më të mira që ekziston, papaja është e shkëlqyer kundër thartirës: e pasur me vitamina dhe minerale, gjithashtu ndihmon në tretjen më të lehtë të ushqimit.

Të gjithë drithërat

Të përsosura për t’u ngrënë për drekë ose darkë, drithërat e pjesshme lejojnë eliminimin e helmeve dhe përmirësimin e shëndetit të barkut.

Lëng Aloe Vera

Aloe Vera mund të ndihmojë në uljen e përmbajtjes acidike në lukth dhe në largimin e spazmës së lukthit. Pini të paktën 50 gramë në ditë, zgjidhni lëngun aloe vera që nuk është i procesuar pasi që lëngu i procesuar ka efekt më të zbehtë në organizëm.

Soda e bukës

Është një nga ilaçet që ndoshta nuk ka shije të hijshme por sigurisht që është efektiv. Para se të shkoni në shtrat, pini një përzierje të ujit me sodë të bukës, kjo gjë do të balancojë nivelet e juaja të acidit dhe alkalineve. Përzierja përbëhet nga një lugë çaji me sodë të bukës dhe një gotë me ujë. /Telegrafi/

The post Thartira në lukth luftohet me ushqimet e duhura appeared first on Telegrafi.

Ushqim jo të shëndetshëm? Ja si ta zgjidhni atë?

$
0
0

Të gjithë jemi lodhur nga ushqimet jo të shëndetshme dhe ndikimin negativ që këto ushqime kanë në jetën tonë. Për disa nga ne mund të jetë e vështirë që të dallojmë ushqimet e shëndetshme nga ato jo të shëndetshme.

Ju mund t’i ndjekni këto këshilla kur bëni zgjedhjen tuaj që të siguroheni se produktet që konsumoni janë të shëndetshme.

Mos përdorni produkte jo të sigurta. Produktet jo të sigurta nuk janë transparente me konsumatorët rreth mënyrës së prodhimit të produktit ose përmbajtjes së tij. Ato mund të përmbajnë baktere të dëmshme, viruse, parazitë ose substanca kimike . Andaj, kërkoni produkte që janë transparente dhe me vlera.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gluten. Gluteni është një protein që gjendet te gruri dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te shumë persona dhe ka efekt negativ te persona me sëmundje të ndryshme, duke filluar nga intoleranca ndaj glutenit deri te një numër i sëmundjeve mendore.

Mos përdorni produkte që përmbajnë vaj palme. Vaji i palmës përmban sasi të madhe të yndyrnave të ngopura,të cilat janë të dëmshme për zemrën dhe enët e gjakut.

Mos përdorni produkte që përmbajnë maja buke. Ajo është shumë e dëmshme për persona që kanë alergji ndaj majas së bukës ose personat që kanë probleme me zorrët. Për më tepër, personat që kanë probleme me sheqerin në gjak(diabetin) duhet që të kenë kujdes të mos përdorin produkte që përmbajnë maja buke pa u konsultuar me mjekun.

Mos përdorni produkte që përmbajnë laktozë nëse keni intolerancë ndaj laktozës. Në fakt, intoleranca ndaj laktozës është shumë e përhapur dhe përdorimi i produkteve që përmbajnë këtë karbohidrat shkakton probleme serioze shëndetësore.

Zgjidhja më e mirë që kemi janë produktet COOP. Këto janë produkte të shëndetshme, të shijshme, transparente, të sigurta dhe me vlera. Produktet COOP janë 100% europiane dhe mund t’i gjeni vetëm në rrjetin e supermarketeve Super Viva.

Artikull i Sponsoruar

The post Ushqim jo të shëndetshëm? Ja si ta zgjidhni atë? appeared first on Telegrafi.

Hudhra është 100 herë më efikase sesa antibiotikët

$
0
0

Shtimi i hudhrës në shujta, sallata dhe gjëra tjera ushqimore e bën çdo gjë më të shijshme.

Por, pavarësisht shijes së mahnitshme (ndonëse një pjesë e madhe nuk janë adhurues të erës), hudhra është gjithashtu një prej ushqimeve më të shëndetshme në planet, transmeton Telegrafi.

Në fakt, hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral që është krijuar nga vet Natyra, dhe e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.

‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.

Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që shpijnë në diarre, grip de dhimbje barku.

Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.

Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:

– E forcon sistemin e imunitetit
– E pastron gjakun nga toksina
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– E zvogëlon rrezikun e kancerit
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
– E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut. /Telegrafi/

The post Hudhra është 100 herë më efikase sesa antibiotikët appeared first on Telegrafi.

Zgjatjani vetes jetën duke ngrënë një grusht arra në ditë

$
0
0

Të mbushura me proteina, fibra dhe shumë vitamina e minerale, nuk është befasuese që për shumicën e personave që pëlqejnë të ushqehen shëndetshme, arrat janë pjesë e pashmangshme e shujtës së mëngjesit.

Pra, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shijshme dhe të shpejtë për ta mbushur veten me energji tërë ditën, rritni sasinë e proteinave dhe fibrave që i konsumoni, duke ngrënë pemë, arra dhe fara, transmeton Telegrafi.

Në fakt, shitja e pemëve të thara, arrave dhe farave ka shënuar rritje rekord viteve të fundit, sepse shumica e njerëzve anë e mbanë botës janë duke kërkuar mënyra të shëndetshme për t’u ushqyer, ndërsa njëkohësisht është rritur numri i vegjetarianëve dhe veganëve.

Sipas studimeve të ndryshme, konsumuesit e rregullt të arrave jetojnë më gjatë, kanë nivel më të vogël të kolesterolit dhe rrezik më të vogël të sëmundjeve të zemrës dhe disa formave të caktuara të kancerit.

Kjo për shkak se arrat dhe farat janë burim i mahnitshëm i mikronutrientëve si magnezi, kaliumi, hekuri, zinku, vitaminat A dhe B.

Ato gjithashtu kanë nivele të larta të fibrave dhe proteinave. /Telegrafi/

The post Zgjatjani vetes jetën duke ngrënë një grusht arra në ditë appeared first on Telegrafi.

Viewing all 2527 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>